{"id":70417,"date":"2023-01-04T11:34:46","date_gmt":"2023-01-04T10:34:46","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/eglantina-mikani-u-konfirmua-pasi-kundershtoi-pjeserisht-balancat-negative\/2023\/01\/04\/"},"modified":"2023-04-06T14:30:48","modified_gmt":"2023-04-06T12:30:48","slug":"eglantina-mikani-u-konfirmua-pasi-kundershtoi-pjeserisht-balancat-negative","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/eglantina-mikani-u-konfirmua-pasi-kundershtoi-pjeserisht-balancat-negative\/2023\/01\/04\/","title":{"rendered":"Eglantina Mikani u konfirmua pasi kund\u00ebrshtoi pjes\u00ebrisht balancat negative"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja Eglantina Mikani e Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Kor\u00e7\u00eb u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 26 tetor 2022, pasi arriti t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs p\u00ebr balancat negative t\u00eb konstatuar n\u00eb disa vite p\u00ebr krijimin e depozitave bankare dhe likujditeve cash. Vler\u00ebn negative t\u00eb mbetur nga analiza financiare p\u00ebrfundimtare, n\u00eb zbatim t\u00eb parimit t\u00eb objektivitetit dhe proporcionalitetit, Komisioni e konsideroi t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb penalizim. Mikani u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr figur\u00ebn dhe se arrin nivel kualifikues p\u00ebr profesionalizmin.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtaren Mikani u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Pamela Qirkon dhe an\u00ebtare Brunilda Bekteshin.<\/p>\n<p>Eglantina Mikani e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1996 dhe punon prej m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash si gjyqtare e Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Kor\u00e7\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Analiza financiare<\/strong><\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar nj\u00eb depozit\u00eb bankare n\u00eb vler\u00ebn 3.3 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortit, ku secili zot\u00ebron 50% pjes\u00eb takuese, si dhe nj\u00eb gjendje cash n\u00eb shum\u00ebn 1, milion e 150 mij\u00eb lek\u00eb \u2013 likujditete, ndryshimet e t\u00eb cilave jan\u00eb deklaruar rregulllisht prej vitit 2006 e n\u00eb vijim. Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebtyre pasurive Mikani ka deklaruar kursimet familjare gjat\u00eb martes\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni i ka gjetur t\u00eb sakta deklarimet e subjektit n\u00eb lidhje me gjendjen e llogaris\u00eb dhe cash-it, por nga analiza finanicare jan\u00eb konstatuar balanca negative n\u00eb disa vite. KPK v\u00ebren se analiza \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb deklarimet e subjektit dhe dokumentacionin e administruar gjat\u00eb hetimit administrativ lidhur me investimet e kryera n\u00eb depozita dhe kursimet cash gjat\u00eb periudh\u00ebs 2006-2016.<\/p>\n<p>Nga analiza paraprake jan\u00eb konstatuar balanca negative p\u00ebr krijimin e depozitave, kursimeve cash dhe mbulimin e shpenzimeve n\u00eb vitet 2006, 2007, 2008, 2011 dhe 2013, n\u00eb shum\u00ebn totale 1 milion e 242 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti e ka prap\u00ebsuar analiz\u00ebn financiare p\u00ebr secilin vit, duke pretenduar se me t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara dhe reduktimin e shpenzimeve, t\u00eb cilat duhet t\u00eb konsiderohen nga Komisioni, ajo dhe bashk\u00ebhsorti kan\u00eb pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar investimin n\u00eb depozita, krijimin e gjendjes cash dhe p\u00ebrballimin e shpenzimeve t\u00eb tjera t\u00eb evidentuara gjat\u00eb hetimit.<\/p>\n<p>P\u00ebr analiz\u00ebn financiare t\u00eb vitit 2006, subjekti ka pretenduar se bashk\u00ebshorti ka p\u00ebrfituar t\u00eb ardhura nga e \u00ebma, n\u00ebp\u00ebrmjet ushtrimit t\u00eb aktivitetit tregtar s\u00eb bashku me bashk\u00ebshorten e daj\u00ebs s\u00eb tij, regjistruar si person fizik t\u00eb nj\u00eb aktiviteti me objekt \u201cloj\u00ebra kompjuterash p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb\u201d, si dhe nga aktiviteti i ushtruar vet\u00ebm nga n\u00ebna e tij.<\/p>\n<p>Mikani ka shpjeguar se t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara i jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb bashk\u00ebshortit p\u00ebr shkak t\u00eb kontributit t\u00eb tij n\u00eb administrimin e k\u00ebtyre aktiviteteve tregtare.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga bashk\u00ebshorti jan\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb vitet 2006 dhe 2007, nga 180 mij\u00eb lek\u00eb, vlera p\u00ebr t\u00eb cilat ka theksuar se jan\u00eb pasqyruar n\u00eb deklaratat periodike, n\u00eb at\u00eb \u201cveting\u201d, si dhe gjat\u00eb hetimit administrativ.<\/p>\n<p>Mikani ka k\u00ebrkuar q\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn e t\u00eb ardhurave t\u00eb vitit 2006, t\u00eb p\u00ebrfshihen edhe t\u00eb ardhurat e tjera t\u00eb bashk\u00ebshortit nga puna n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri n\u00eb total n\u00eb shum\u00ebn 98 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, subjekti ka pretenduar se n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb vitit 2006 duhet t\u00eb p\u00ebrfshihet edhe nj\u00eb gjendje likuiditeti e pap\u00ebrdorur prej 318 mij\u00eb lek\u00ebsh, q\u00eb ka qen\u00eb gjendje cash, e krijuar nga mbyllja e dy depozitave n\u00eb maj t\u00eb atij viti.<\/p>\n<p>Subjekti ka k\u00ebrkuar reduktimin e shpenzimeve t\u00eb qiras\u00eb ku \u00ebsht\u00eb ushtruar aktiviteti i basteve sportive nga bashk\u00ebshorti, duke argumentuar se ky i fundit ka pasur nj\u00eb marr\u00ebveshje verbale me ortakun K.D, q\u00eb t\u00eb gjitha shpenzimet t\u2019i p\u00ebrballonin s\u00eb bashku. Mikani ka pretenduar se kishte p\u00ebrmbysur barr\u00ebn e prov\u00ebs duke reuzltuar me balanc\u00eb pozitive n\u00eb 2006-\u00ebn.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr vitin 2007, subjekti ka mbajtur pothuajse t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim si p\u00ebr 2006-\u00ebn, duke pretenduar se t\u00eb nj\u00ebjtat z\u00ebra duhet t\u00eb reflektohen n\u00eb analiz\u00eb q\u00eb sipas saj do t\u00eb sillnin balanc\u00eb pozitive.<\/p>\n<p>Ashtu si p\u00ebr dy vitet e m\u00ebparshme, Mikani ka k\u00ebrkuar q\u00eb p\u00ebr 2008-\u00ebn t\u00eb ulen shpenzimet e qiras\u00eb s\u00eb aktivitetit t\u00eb bashk\u00ebshortit. N\u00eb analiz\u00ebn e k\u00ebtij viti ajo ka k\u00ebrkuar korrigjimin e vler\u00ebs s\u00eb shpenzimeve p\u00ebr arsimimin e bashk\u00ebshortit, duke sqaruar se pagesat ishin kryer n\u00eb vitet 2007 dhe 2009, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk kishte shpenzim t\u00eb till\u00eb n\u00eb 2008-\u00ebn.<\/p>\n<p>Duke pretenduar likujditete t\u00eb dhuruara nga t\u00eb af\u00ebrmit dhe shoq\u00ebria p\u00ebr shkak t\u00eb lindjes s\u00eb f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit 2007, subjekti ka vler\u00ebsuar se edhe analiza e vitit 2008, do t\u00eb rezultonte pozitive.<\/p>\n<p>Me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn logjik\u00eb si p\u00ebr vitet e m\u00ebparshme, edhe p\u00ebr vitet 2011 dhe 2013, subjekti ka k\u00ebrkuar reduktimin e shpenzimeve t\u00eb aktivitetit t\u00eb bashk\u00ebshortit n\u00eb bastet sportive.<\/p>\n<p>Ajo ka k\u00ebrkuar p\u00ebrfshirjen n\u00eb analiz\u00ebn finanicare t\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhure t\u00eb bashk\u00ebshortit si an\u00ebtar i KZAZ-s\u00eb n\u00eb zgjedhjet vendore t\u00eb 2011-\u00ebs, si dhe shp\u00ebrblimin e fituar p\u00ebr lindjen e f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit 2010 duke pretenduar bilanc pozitiv.<\/p>\n<p>N\u00eb 2013-\u00ebn, ka k\u00ebrkuar q\u00eb nj\u00eb shpenzim p\u00ebr automjetin t\u00eb konsiderohet si pjes\u00eb e shpenzimeve jetike, duke arsyetuar se vlera e deklaruar prej saj p\u00ebrfaq\u00ebson pages\u00ebn e taksave t\u00eb detyrueshme vjetore dhe jo ndonj\u00eb servis.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit p\u00ebr vitet 2006 dhe 2007, t\u00eb p\u00ebrfituara nga n\u00ebna e tij n\u00ebp\u00ebrmjet aktiviteteve tregtare t\u00eb ushtruara, Komisioni konstaton se prej verifikimit t\u00eb dokumentacionit ka rezultuar se ajo ka p\u00ebrfituar n\u00eb total shum\u00ebn 260 mij\u00eb lek\u00eb q\u00eb jan\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare, duke e konsideruar k\u00ebshtu pjes\u00ebrisht t\u00eb bazuar pretendimin e subjektit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar me dokumentacion ligjor p\u00ebrfitimi i pag\u00ebs nga bashk\u00ebshorti nga nj\u00eb shoq\u00ebri p\u00ebr periudh\u00ebn shkurt-gusht 2006 n\u00eb shum\u00ebn 98 mij\u00eb lek\u00eb dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, z\u00ebri k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave ka mbetur i pandryshuar.<\/p>\n<p>Komisioni ka rr\u00ebzuar pretendimin tjet\u00ebr p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e t\u00eb ardhurave t\u00eb p\u00ebrfituara nga bashk\u00ebshorti prej shitjes s\u00eb biletave t\u00eb basteve sportive. Sipas trupit gjykues, subjekti nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb n\u00eb asnj\u00eb faz\u00eb t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit marr\u00ebveshjet e arritura nga bashk\u00ebshorti i saj me shoq\u00ebrit\u00eb e basteve sportive p\u00ebr ushtrimin e aktivitetit tregtar dhe realizimin e marzhit t\u00eb fitimit n\u00ebp\u00ebrmjet komisioneve t\u00eb pretenduara p\u00ebr vitet p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>I paprovuar \u00ebsht\u00eb konsideruar edhe pretendimi Mikanit p\u00ebr uljen e shpenzimeve t\u00eb qiras\u00eb s\u00eb ambjentit deri n\u00eb gjysm\u00ebn e vler\u00ebs totale t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb qiras\u00eb p\u00ebr vitet 2006 \u2013 2013, p\u00ebr shkak t\u00eb bashkortak\u00ebris\u00eb me shtetasin K.D.. Duke ju referuar jurispudenc\u00ebs s\u00eb Kolegjit, KPK vler\u00ebson se nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale e paraqitur nga subjekti gjat\u00eb hetimit administrativ p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur pretendimijn e saj ka vler\u00eb t\u00eb kufizuar dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, vlera e qiras\u00eb ka mbetur si shpenzim ashtu si \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb kontrat\u00ebn e n\u00ebnshkruar prej bashk\u00ebshortit, 90 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vit p\u00ebr periudh\u00ebn 2006-2010. P\u00ebr periudh\u00ebn 2010-2013, nuk jan\u00eb p\u00ebrllogaritur shpenzime qiraje pasi kontrata \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar nga persona t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni vler\u00ebson deklarative pretendimet e Mikanit se duhet t\u00eb p\u00ebrllogariten likujditete t\u00eb tjera t\u00eb krijuara nga mbyllja e dy depozitave, duke arsyetuar se z\u00ebri \u201clikuiditete\u201d cash apo n\u00eb bank\u00eb \u00ebsht\u00eb pasqyruar n\u00eb analiz\u00eb bazuar n\u00eb deklarimet e subjektit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, \u00ebsht\u00eb \u00e7muar t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb analiz\u00ebn financiare shuma 51 mij\u00eb lek\u00eb e p\u00ebrfituara nga bashk\u00ebshorti si an\u00ebtar i KZAZ-s\u00eb n\u00eb vitin 2011.<\/p>\n<p>KPK ka rr\u00ebzuar k\u00ebrkimin e subjektit p\u00ebr p\u00ebrfshirjen n\u00eb z\u00ebrin e shpenzimeve jetike t\u00eb shum\u00ebs 30 mij\u00eb lek\u00eb q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e dokumentacionit t\u00eb automjetit. Sipas Komisionit, \u201cshpenzimet jetike\u201d p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb z\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare, referuar si dysheme q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrllogaritur sipas INSTAT-it mbi nj\u00eb mesatare t\u00eb p\u00ebrgjithshme q\u00eb p\u00ebrfshin edhe nivelin e varf\u00ebris\u00eb, bazuar n\u00eb shpenzimet e p\u00ebrditshme jetike t\u00eb q\u00ebndrimit dhe jetes\u00ebs n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, si dhe t\u00eb pagave mujore. Trupa v\u00ebren se ky z\u00eb nuk p\u00ebrfshin asnj\u00eb shpenzim tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 shpenzimeve t\u00eb p\u00ebrditshme jetike, qoft\u00eb periodik vjetor.<\/p>\n<p>Po ashtu, nuk \u00ebsht\u00eb pranuar pretendimi p\u00ebr heqjen nga analiza financiare t\u00eb shpenzimeve t\u00eb bashk\u00ebshortit p\u00ebr arsimim n\u00eb vitin 2008, pasi nuk \u00ebsht\u00eb provuar me dokumentacion ligjor provues.<\/p>\n<p>Bzuar n\u00eb rishikimet e kryera n\u00eb analiz\u00ebn financiare, rezultati financiar total p\u00eb vitet 2006 \u2013 2013 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsur, ku balanca negative nga 1 milion e 242 mij\u00eb lek\u00eb, ka mbetur n\u00eb shum\u00ebn 831 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Trupa e KPK \u00e7mon se kjo balanc\u00eb negative nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb at\u00eb nivel sa t\u00eb passjell\u00eb penalizimin e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb. [\u2026]Vler\u00ebsuar n\u00eb optik\u00ebn e parimit t\u00eb objektivitetit dhe proporcionalitetit, p\u00ebr shkak se subjekti ka arritur mjaftuesh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb situat\u00ebn financiare, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u2019i provoj\u00eb Komisionit n\u00ebp\u00ebrmjet provave indirekte ushtrimin e aktivitetit tregtar t\u00eb basteve sportive nga bashk\u00ebshorti i saj N.M dhe, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, mungesa e burimeve t\u00eb ligjshme n\u00eb shum\u00ebn -831,045 lek\u00eb, si e vetme, nuk mund t\u00eb ngrihet n\u00eb nivelin e nj\u00eb shkaku shkarkimi, bazuar edhe n\u00eb standardet e vendosura nga jurisprudenca e deritanishme e Kolegjit\u201d, arsyeton Komisioni dhe ka vendosur n\u00eb p\u00ebrfundim konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtares Eglantina Mikani.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja Eglantina Mikani e Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Kor\u00e7\u00eb u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 26 tetor 2022, pasi arriti t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs p\u00ebr balancat negative t\u00eb konstatuar n\u00eb disa vite p\u00ebr krijimin e depozitave bankare dhe likujditeve cash. Vler\u00ebn negative t\u00eb mbetur nga analiza financiare p\u00ebrfundimtare, n\u00eb zbatim t\u00eb parimit [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70418,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,115],"tags":[202,147,107,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/Gjyqtaja-Eglantina-Mikani-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtaja Eglantina Mikani","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70417"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70417"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70417\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70419,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70417\/revisions\/70419"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70418"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70417"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70417"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70417"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}