{"id":70420,"date":"2023-01-04T11:18:21","date_gmt":"2023-01-04T10:18:21","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-arjana-gumbardhi-u-shkarkua-per-balanca-negative-ne-vlera-te-medha\/2023\/01\/04\/"},"modified":"2023-04-06T14:30:52","modified_gmt":"2023-04-06T12:30:52","slug":"gjyqtarja-arjana-gumbardhi-u-shkarkua-per-balanca-negative-ne-vlera-te-medha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-arjana-gumbardhi-u-shkarkua-per-balanca-negative-ne-vlera-te-medha\/2023\/01\/04\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja Arjana Gumbardhi u shkarkua p\u00ebr balanca negative n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja Arjana Gumbardhi (Caco) e Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb u shkarkua nga detyra m\u00eb 7 tetor 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi balanca negative n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr krijimin e pasurive dhe likujditeteve. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ajo u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe se kishte arritur nivel minimal kualifikues p\u00ebr profesionalizmin.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtaren Gumbardhi u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relator Roland Ilian dhe an\u00ebtare Etleda \u00c7iftjan.<\/p>\n<p>Ariana Gumbardhi (Caco) e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1993. Ajo punoi prej m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash si gjyqtare pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb ardhurat dhe depozitat<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, bashk\u00ebshorti subjektit ka deklaruar t\u00eb ardhura nga avokatia n\u00eb vler\u00ebn 24.3 milion\u00eb lek\u00eb; nga angazhimi pran\u00eb nj\u00eb projekti t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 2000 \u2013 2006, n\u00eb mas\u00ebn 40 mij\u00eb USD; nga angazhimi pran\u00eb dy shoq\u00ebrive shumat 1 milion e 950 mij\u00eb lek\u00eb, 960 mij\u00eb lek\u00eb dhe 24 mij\u00eb euro; si dhe nga administrimi i pronave t\u00eb nj\u00eb familje, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk ka p\u00ebrcaktuar nj\u00eb vler\u00eb konkrete.<\/p>\n<p>Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb, ai ka sh\u00ebnuar depozita t\u00eb krijuara me t\u00eb ardhurat nga puna si avokat, konkretisht n\u00eb vlerat 22 mij\u00eb e 779 USD; 40 mij\u00eb e 255 euro; 1 milion e 992 mij\u00eb lek\u00eb; 80 mij\u00eb e 652 USD; 2.348 USD;\u00a0 37 mij\u00eb e 159 USD; si dhe nj\u00eb llogari rrjedh\u00ebse n\u00eb vler\u0451n 51 mij\u00eb e 438 USD.<\/p>\n<p>Komisioni ka hetuar mund\u00ebsin\u00eb e krijimit t\u00eb k\u00ebtyre depozitave sipas burimit t\u00eb deklaruar. Nga verifikimet ka rezultuar se bashk\u00ebshorti i subjektit ka ushtruar aktivitet t\u00eb ligjsh\u00ebm prej vitit 2007 e n\u00eb vijim dhe vet\u00ebm t\u00eb ardhurat e siguruara n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 t\u00eb ardhurave nga puna si avokat q\u00eb v\u00ebrtetohen me dokumentacion tatimor nga viti 2007 e n\u00eb vijim, KPK ka konsideruar edhe t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga nj\u00eb projekt i Ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb p\u00ebr vitet 2000-2005. Nga kjo analiz\u00eb ka rezultuar se bashk\u00ebshorti i subjektit ka krijuar t\u00eb ardhura nga puna si avokat n\u00eb mas\u00ebn 17.2 milion\u00eb lek\u00eb deri n\u00eb vitin 2016, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gjendja e depozitave n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij n\u00eb fund t\u00eb 2016-\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 41.3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimit administrativ, Komisioni ka arritur n\u00eb konkluzionin se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk provoi me dokumentacion justifikues ligjor burimin e krijimit t\u00eb totalit t\u00eb likuiditeteve bankare me burim t\u00eb deklaruar t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit nga puna si avokat.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar t\u00eb ardhurat nga administrimi i pronave t\u00eb familjes M., subjekti ka sjell\u00eb si prove nj\u00eb prokur\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb vitit 2001; nj\u00eb vendim t\u00eb vitit 1996 t\u00eb Komisionit t\u00eb Kthimit dhe Kompesimit t\u00eb Pronave n\u00eb favor t\u00eb familjes M.; disa kontrata qiraje p\u00ebr nj\u00eb pron\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj familjeje; si dhe urdh\u00ebrpagesat n\u00eb banka t\u00eb ndryshme p\u00ebr likuidimet e qirave.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimit KPK ka evidentuar shum\u00eb veprime bankare ku rezulton t\u00eb jen\u00eb kryer depozitime cash nga shtetasi A.H. dhe t\u00eb tjer\u00eb persona. Subjekti ka shpjeguar se shtetasi q\u00eb ka kryer depozitimet e vlerave cash ka marr\u00eb me qira nj\u00eb lokal t\u00eb familjes M., pronat e t\u00eb cil\u00ebs administrohen prej bashk\u00ebshortit t\u00eb saj prej vitit 2001.<\/p>\n<p>KPK v\u00ebren se Gumbardhi nuk ka shpjeguar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shteruese se sa ka qen\u00eb vlera e qiras\u00eb q\u00eb bashk\u00ebshorti u ka dh\u00ebn\u00eb pronar\u00ebve t\u00eb lokalit dhe sa \u00ebsht\u00eb \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrblimi nga dh\u00ebnia e sh\u00ebrbimit t\u00eb avokatis\u00eb dhe administrimi i pronave q\u00eb ai duhet t\u00eb mbante.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb deklarimet e subjektit, KPK v\u00ebren se, po t\u00eb b\u00ebhet diferenca mes vlerave q\u00eb Gumbardhi pranon t\u00eb ket\u00eb marr\u00eb bashk\u00ebshorti nga familja M. p\u00ebr periudh\u00ebn 2000 \u2013 2016 n\u00eb shum\u00ebn totale 535 mij\u00eb USD dhe shumave t\u00eb transferuara tek kjo familje n\u00eb mas\u00ebn 246 mij\u00eb USD, rezulton se nga kjo marr\u00ebdh\u00ebnie \u00ebsht\u00eb mbajtur duke shtuar pasuria n\u00eb nj\u00eb vler\u00eb totale prej 289 mij\u00eb USD.<\/p>\n<p>KPK konstaton se subjekti n\u00eb asnj\u00eb deklarat\u00eb periodike dhe as n\u00eb at\u00eb \u201cveting\u201d, nuk ka sh\u00ebnuar ndonj\u00eb detyrim p\u00ebr t\u2019i kthyer familjes pronat e s\u00eb cil\u00ebs i administron bashk\u00ebshorti, si dhe as vler\u00ebn monetare q\u00eb ju takon nga k\u00ebto t\u00eb ardhura.<\/p>\n<p>Gumbardhi ka deklaruar se puna e bashk\u00ebshortit t\u00eb saj n\u00eb marrdh\u00ebnien me familjen M., ka qen\u00eb kryesisht administrim dhe se ai duhet t\u00eb trajtohet si individ natyral dhe jo si avokat. Ajo ka theksuar se nuk ka p\u00ebrfunduar kontrata e porosis\u00eb dhe se shumat e vjela t\u00eb qirave t\u00eb pronave t\u00eb familjes M jan\u00eb n\u00eb bank\u00eb dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb bashk\u00ebshorti i saj nuk ka shtuar pasuri me to, prandaj nuk duhet t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb analiz\u00ebn finnaciare.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Gumbardhi ka pretenduar se shp\u00ebrblimi i pun\u00ebs dhe p\u00ebrqindjes s\u00eb bashk\u00ebshortit p\u00ebr administrimin e pronave t\u00eb familjes M. do t\u00eb p\u00ebrcaktohet pas rakordimit p\u00ebrfundimtar, ku do t\u00eb ndahet sh\u00ebrbimi i avokatis\u00eb nga ai i administrimit, duke zbritur edhe shpenzimet e kryera.<\/p>\n<p>Por, Komisioni i vler\u00ebson kontradiktore dhe n\u00eb nivel deklarativ k\u00ebto pretendime dhe e konsideron t\u00eb pamundur verifikimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb p\u00ebrfituara nga secili burim. \u201cK\u00ebto likuiditete n\u00eb llogari dhe depozita nga administrimi i pronave t\u00eb familjes M jan\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00eb disa llogari bankare dhe ndarja e tyre nga t\u00eb ardhurat e tjera t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit \u00ebsht\u00eb pothuajse e pamundur\u201d, citohet n\u00eb vendimin e arsyetuar.<\/p>\n<p>KPK konstaton se sh\u00ebrbimi dhe administrimi i kryer nd\u00ebr vite nga bashk\u00ebshorti i subjektit p\u00ebr familjen M. \u00ebsht\u00eb i pashoq\u00ebruar me fatur\u00eb tatimore dhe se ky fakt pranohet edhe nga vet\u00eb Gumbardhi.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]Bashk\u00ebshorti i subjektit, gjithsesi, n\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie sh\u00ebrbimi dhe administrimi me familjen M, edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb hipotetike, po t\u00eb ishte e sqaruar tashm\u00eb pozita dhe roli i bashk\u00ebshortit n\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie, prap\u00ebseprap\u00eb do t\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnin me nj\u00eb veprim (kontrat\u00eb apo marr\u00ebveshje), q\u00eb pason ofrimin e sh\u00ebrbimit nga bashk\u00ebshorti i subjektit n\u00eb baz\u00eb t\u00eb prokur\u00ebs s\u00eb vitit 2001 (moment kohor i m\u00ebparsh\u00ebm) dhe m\u00ebnyra e shp\u00ebrndarjes s\u00eb fitimit nuk do t\u00eb shuante detyrimin ligjor t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit p\u00ebr t\u00eb faturuar sh\u00ebrbimin e ofruar n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn dhe detyrimin e subjektit p\u00ebr ta deklaruar at\u00eb nd\u00ebr vite\u201d, arsyeton trupa e KPK dhe arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se \u00e7do sh\u00ebrbim i bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit n\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie sh\u00ebrbimi dhe administrimi me familjen M., do t\u00eb duhej t\u00eb shoq\u00ebrohej me fatur\u00eb tatimore.<\/p>\n<p>Komisioni arrin n\u00eb n\u00eb konkluzionin se depozitat e pasqyruara nga bashk\u00ebhsorti n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d dhe n\u00eb ato periodike, me burim nga avokatia dhe nga administrimi i pronave t\u00eb familjes M., jan\u00eb pasuri t\u00eb krijuara me t\u00eb ardhura p\u00ebr t\u00eb cilat nuk u arrit t\u00eb provohej me dokumentacion justifikues ligjor p\u00ebrkat\u00ebsia dhe ndarja e tyre. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, Komisioni vler\u00ebson se jan\u00eb pasuri t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb provohej me dokumentacion ligjor vlera e k\u00ebtyre likuiditeteve n\u00ebdhe pagesa e detyrimit tatimor p\u00ebrkat\u00ebs, KPK vler\u00ebson se Gumbardhi dhe bashk\u00ebshorti i saj kan\u00eb b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb me q\u00ebllim fshehjen e vlerave reale t\u00eb p\u00ebrfituara nga sh\u00ebrbimi dhe administrimi i pronave t\u00eb familjes M..<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Komisioni \u00e7mon se Gumbardhi gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb dhe se ka munges\u00eb burimesh financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar likujditetet bankare n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj.<\/p>\n<p><strong>Veprime fiktive dhe balanca negative<\/strong><\/p>\n<p>Bashk\u00ebshorti i subjektit ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke 20 mij\u00eb m2 n\u00eb Lezh\u00eb, e p\u00ebrfituar n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb kontrate shitblerje t\u00eb vitit 2013 p\u00ebr \u00e7mimin 2.5 milion\u00eb lek\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ka rezultuar se n\u00eb vend t\u00eb pages\u00ebs jan\u00eb ofruar sh\u00ebrbime avokatie, konsulenca ligjore dhe p\u00ebrfaq\u00ebsim n\u00eb gjykim, por pa u dokumentuar faturimi sh\u00ebrbimit q\u00eb i \u00ebsht\u00eb ofruar bashk\u00ebpronar\u00ebve t\u00eb tok\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga hetimi Komisionit \u00ebsht\u00eb konstatuar se bashk\u00ebshorti i subjektit dhe nj\u00eb kolegu tij kan\u00eb n\u00ebnshkruar kontrat\u00ebn p\u00ebr shitblerjen e pasuris\u00eb mo\u00e7al me sip\u00ebrfaqe 20 mij\u00eb m2 me \u00e7mim 2.5 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr efekt regjistrimi t\u00eb pasuris\u00eb n\u00eb ZVRPP.<\/p>\n<p>KPK arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se bashk\u00ebshorti i subjektit, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e avokatit, ka kryer veprime fiktive, duke n\u00ebnshkruar nj\u00eb kontrat\u00eb shitblerjeje, e cila realisht ishte kontrat\u00eb shk\u00ebmbimi, duke mos l\u00ebshuar fatur\u00eb tatimore p\u00ebr sh\u00ebrbimin e kryer, si dhe duke shmangur pagimin e detyrimeve p\u00ebrkat\u00ebse n\u00eb buxhetin e shtetit.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e kryer n\u00eb KPK ka rezultuar pamund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2006 p\u00ebr vler\u00ebn 350 mij\u00eb lek\u00eb, me burim t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit si avokat. Komisioni i ka kaluar subjektit barr\u00eb prove p\u00ebr mosv\u00ebrtetimin e burimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, pasi nuk jan\u00eb v\u00ebrtetuar t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit nga puna si avokat n\u00eb vitin 2006. Nisur nga fakti se n\u00eb shpjegimet p\u00ebrfundimtare, Gumbardhi ka pretenduar se si kontribut p\u00ebr blerjen e mjetit kan\u00eb sh\u00ebrbyer edhe t\u00eb ardhurat e saj, KPK vler\u00ebson se ajo ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse n\u00eb analiz\u00ebn p\u00ebrfundimtare Komisioni ka konsideruar t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit nga pagat prej angazhimit n\u00eb projektin e Ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb, s\u00ebrish ka rezultuar balanc\u00eb negative.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur probleme p\u00ebr nj\u00eb apartament banimi me sip\u00ebrfaqe 39 m2 n\u00eb Tiran\u00eb e p\u00ebrfituar nga familja e origjin\u00ebs s\u00eb subjektit n\u00ebp\u00ebrmjet privatizimit n\u00eb vitin 1993, ku ajo rezulton se zot\u00ebron 1\/3-\u00ebn pjes\u00eb takuese. Po ashtu, nuk jan\u00eb gjetur probleme n\u00eb p\u00ebrfitimin e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 54 m2 n\u00eb Vlor\u00eb nga familja e bashk\u00ebshortit n\u00eb vitin 1994.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, \u00ebsht\u00eb konkluduar se Gumbardhi ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe se nuk ka pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb shtese 68 m2 n\u00eb vitin 2000 bashk\u00ebngjitur apartamentit t\u00eb p\u00ebrfituar prej familjes s\u00eb saj nga privatizimi n\u00eb \u201993-in.<\/p>\n<p>Vlera e shpenzimeve p\u00ebr shtes\u00ebn \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb dhe si burim t\u00eb ardhurat e subjektit nga pagat si gjyqtare, si dhe t\u0451 bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se subjekti nuk ka paraqitur dokumentacion ligjor p\u00ebr vler\u00ebn e punimeve, por ka pasqyruar nj\u00eb vler\u00eb deklarative. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb dokumentacionit ligjor p\u00ebr kostot e punimeve, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00eb nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb p\u00ebrllogaritur sipas referencave t\u00eb Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave p\u00ebr vitin 2000, q\u00eb ka rezultuar shuma 1 milion e 685 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>KPK ka pranuar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb provave lidhur me t\u00eb ardhurat e siguruara nga bashk\u00ebshorti i subjektit si m\u00ebsues, por nuk ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00eb ato t\u00eb siguruara nga puna si avokat. N\u00eb vendimin e arsyetuar sqarohet se Gumbardhi ka depozituar vendime gjyq\u00ebsore ku bashk\u00ebshorti figuron si gjyqtar, por nuk jan\u00eb konsideruar t\u00eb ardhurat nga ky profesion, p\u00ebr shkak se nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar pagesa e detyrimeve tatimore.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, nga analiza financiare p\u00ebrshtimin e pasurive, likujditeteve dhe mbulimin e shpenzimeve t\u00eb jetes\u00ebs gjat\u00eb periudh\u00ebs 1993-2000, ka rezultuar nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 4.3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm ka rezultuar edhe lidhur me nj\u00eb shtes\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtuar bashk\u00ebngjitur apartamentit t\u00eb familjes s\u00eb bashk\u00ebshortit n\u00eb Vlor\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar k\u00ebrkesa p\u00ebr legalizim n\u00eb vitin 2013. Komisioni konstaton deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme p\u00ebr nd\u00ebrtimin e shtes\u00ebs s\u00eb apartamentit n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni e ka ndar\u00eb n\u00eb dy pjes\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebrfundimtare. P\u00ebr periudh\u00ebn 1993-2002 ka rezultuar balanc\u00eb negative financiare n\u00eb shum\u00ebn totale 6.7 milion\u00eb lek\u00eb, kurse p\u00ebr vitet 2003-2016 n\u00eb mas\u00ebn 35.5 milion\u00eb lek\u00eb, ku pamund\u00ebsia financiare p\u00ebr gjith\u00eb periudh\u00ebn e hetuar arrin n\u00eb vler\u00ebn 42.3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja Arjana Gumbardhi (Caco) e Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb u shkarkua nga detyra m\u00eb 7 tetor 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi balanca negative n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr krijimin e pasurive dhe likujditeteve. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ajo u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe se kishte arritur nivel minimal kualifikues p\u00ebr [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70421,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,115],"tags":[203,111,107,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/Arjana-Gumbardhi-ne-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Arjana Gumbardhi n\u00eb KPK","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70420"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70420"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70420\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70422,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70420\/revisions\/70422"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70421"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70420"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70420"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70420"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}