{"id":70423,"date":"2022-12-27T11:41:27","date_gmt":"2022-12-27T10:41:27","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/si-u-ndane-fatet-e-elbana-llurit-dhe-ish-bashkeshortit-gerd-hoxha-ne-kpa\/2022\/12\/27\/"},"modified":"2023-04-06T14:31:29","modified_gmt":"2023-04-06T12:31:29","slug":"si-u-ndane-fatet-e-elbana-llurit-dhe-ish-bashkeshortit-gerd-hoxha-ne-kpa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/si-u-ndane-fatet-e-elbana-llurit-dhe-ish-bashkeshortit-gerd-hoxha-ne-kpa\/2022\/12\/27\/","title":{"rendered":"Si u ndan\u00eb \u2018fatet\u2019 e Elbana Llurit dhe ish-bashk\u00ebshortit Gerd Hoxha n\u00eb KPA"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Apelit Tiran\u00eb, Elbana Lluri u shkarkua nga detyra prej Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA m\u00eb 6 korrik 2022, p\u00ebr mosjustifikimin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb burimeve p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Vlor\u00eb s\u00eb bashku me ish-bashk\u00ebshortin Gerd Hoxha, i cili n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb ruajti me shumic\u00eb votash konfirmimin e tij.<\/p>\n<p>Vendimi i KPA p\u00ebr konfirmimin e Hoxh\u00ebs u kund\u00ebrshtua nga Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit, q\u00eb theksoi se vendimmarrja duhej t\u00eb ishte bazuar n\u00eb fakte dhe jo t\u2019i p\u00ebrshtatej rezultatit t\u00eb d\u00ebshiruar.<\/p>\n<p>Ankimet e Komisioner\u00ebve Publik\u00eb ndaj vendimeve t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr konfirmimin e Llurit dhe t\u00eb Hoxh\u00ebs u shqyrtuan n\u00eb Kolegj nga trupa q\u00eb kishin n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje kat\u00ebr gjyqtar\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtar\u00ebt Sokol \u00c7omo dhe Ina Rama mbet\u00ebn n\u00eb pakic\u00eb kur vler\u00ebsuan se Hoxha duhej t\u00eb shkarkohej p\u00ebr mungesa financiare dhe fshehje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb mbi nj\u00eb automjet luksoz, pasi dy an\u00ebtareve Albana Shtylla dhe Natasha Mulaj ju bashkua Rezarta Szhuetz q\u00eb nuk i gjet\u00ebn bind\u00ebse shkaqet e ankimit.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e gjykimit t\u00eb Llurit, arsyetimi i \u00c7omos dhe Ram\u00ebs u mb\u00ebshtet nga gjyqtarja Mimoza Tasi e cila nuk ishte pjes\u00eb e gjykimit t\u00eb Hoxh\u00ebs, duke krijuar k\u00ebshtu shumic\u00ebn q\u00eb solli ndryshimin e vendimit t\u00eb Komisionit. N\u00eb vendimmarrjen p\u00ebr Llurin mbet\u00ebn n\u00eb pakic\u00eb Shtylla dhe Mulaj, q\u00eb edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast mbajt\u00ebn q\u00ebndrim t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb si p\u00ebr ish-bashk\u00ebshortin e subjektit.<\/p>\n<p>Problemi kryesor q\u00eb u evidentua gjat\u00eb dy proceseve n\u00eb Kolegj kishte t\u00eb b\u00ebnte me ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Elbana Lluri u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb prej Komisionit m\u00eb 2 shkurt 2021, por Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit rekomandoi apelimin e saj, duke arsyetuar se hetimi nuk kishte qen\u00eb i plot\u00eb ose ishte n\u00eb kund\u00ebrshtim me praktik\u00ebn e vendosur tashm\u00eb nga Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit. Komisioneri Publik ankimoi gjithashtu vendimin e konfirmimit duke k\u00ebrkuar rihetim p\u00ebr Llurin.<\/p>\n<p><strong>Q\u00ebndrimet ndryshe p\u00ebr burimet<\/strong><\/p>\n<p>Kolegji v\u00ebren se Komisioneri hoqi dor\u00eb nga shkaqet e ankimit q\u00eb lidheshin me nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb; me verifikimin e mund\u00ebsis\u00eb financiare t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb subjektit p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb asaj nj\u00eb hua prej 25 mij\u00eb eurosh q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr shlyerjen e nj\u00eb kredie; si edhe ato p\u00ebr t\u00eb drejtat e Llurit mbi automjetin tip \u201cAudi Q7\u201d n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb babait t\u00eb ish-bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00ebrheqje t\u00eb Komisionerit nga nj\u00eb pjes\u00eb e shkaqeve t\u00eb ngritura, Kolegji ka \u00e7muar t\u00eb analizoj\u00eb dhe shqyrtoj\u00eb pretendimet e ngritura p\u00ebr pamund\u00ebsi financiare t\u00eb blerjes s\u00eb nja apartamenti n\u00eb Vlor\u00eb n\u00eb vitin 2016 kundrejt \u00e7mimit 55 mij\u00eb e 546 euro.<\/p>\n<p>Sipas komisionerit, deklarimi i subjektit n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d dhe n\u00eb at\u00eb fillestare t\u00eb vitit 2004 lidhur me kursimet cash n\u00eb mas\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr shumat e p\u00ebrfituara nga motra n\u00eb shum\u00ebn 35 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj p\u00ebr periudh\u00ebn 1997-2004 dhe p\u00ebr dhurimin e nj\u00eb vlere 2 milion\u00eb lek\u00eb, rezultojn\u00eb se mb\u00ebshteten n\u00eb deklarime kontradiktore dhe t\u00eb paprovuara, q\u00eb nuk mund\u00ebsojn\u00eb kontrollin e v\u00ebrtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Po ashtu, Ballhysa pretendoi se analiza e deklarimeve p\u00ebr kursimet n\u00eb cash t\u00eb subjektit e personit t\u00eb lidhur p\u00ebr vitet 2006- 2012, tregon p\u00ebr vlera t\u00eb ndryshme nga ato q\u00eb pretendon Lluri, duke pak\u00ebsuar k\u00ebshtu mas\u00ebn kursimeve t\u00eb mundshme e t\u00eb provuara si t\u00eb ligjshme q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti.<\/p>\n<p>Mosllogaritja si kursim e shum\u00ebs prej 1.2 milion lek\u00ebsh nga shitja e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2011, s\u00eb bashku me rillogaritjen e shpenzimeve t\u00eb udh\u00ebtimit p\u00ebr vitin 2016 sipas deklarimeve t\u00eb subjektit dhe metodologjis\u00eb s\u00eb aplikuar nga Kolegji, konsiderohen prej komisionerit se afektojn\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb apartamentit n\u00eb Vlor\u00eb, por edhe t\u00eb gjith\u00eb analiz\u00ebs financiare.<\/p>\n<p>Lluri ka deklaruar n\u00eb vitin 2004 si gjendje cash t\u00eb kursyer vler\u00ebn prej 5 milion\u00eb lek\u00ebsh, si t\u00eb holla \u201ccash\u201d t\u00eb ruajtura n\u00eb sht\u00ebpi, me burim nga t\u00eb ardhurat e saj e t\u00eb familjes dhe dhurat\u00eb nga motra.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet n\u00eb vijim, ajo ka deklaruar kursime t\u00eb tjera cash q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr t\u00eb krijuar fondin e p\u00ebrbashk\u00ebt bashk\u00eb me ish-bashk\u00ebshortin, p\u00ebr financimin e pasuris\u00eb apartament n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkohg\u00eb, ish-bashk\u00ebshorti Hoxha ka deklaruar n\u00eb vitin 2003 se ka disponuar cash shum\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb krijuar nga t\u00eb ardhurat t\u00eb realizuara nga paga mujore gjat\u00eb viteve 2000-2003 si student n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs, si dhe t\u00eb ardhura nga puna n\u00eb sektorin privat gjat\u00eb periudh\u00ebs shtator 1995 deri n\u00eb janar t\u00eb 2000-it. Ashtu si Lluri, edhe Hoxha ka deklaruar kursime t\u00eb tjera n\u00eb vitet n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>Kolegji konstaton se subjekti nuk ka pasqyruar n\u00eb vitin 2004, n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d dhe as n\u00eb pyet\u00ebsorin e par\u00eb, vler\u00ebn e pretenduar si t\u00eb dhuruar nga motra n\u00eb shum\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb, duke vler\u00ebsuar t\u00eb pabesuesh\u00ebm k\u00ebt\u00eb deklarim gjat\u00eb hetimit administrativ.<\/p>\n<p>\u201cKjo paqart\u00ebsi dhe paplot\u00ebsi e p\u00ebrs\u00ebritur n\u00eb deklarime dhe e pashoq\u00ebruar me akte shkresore provuese t\u00eb koh\u00ebs, por vet\u00ebm me deklarimet noteriale t\u00eb motr\u00ebs e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, p\u00ebr vler\u00ebn e t\u00eb cilave Kolegji tashm\u00eb ka nj\u00eb jurisprudenc\u00eb t\u00eb konsoliduar17 , i v\u00ebn\u00eb organet e rivler\u00ebsimit n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb verifikuar v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e tyre\u201d, vler\u00ebson shumica dhe i konsideron t\u00eb pabazuara pretendimet e p\u00ebrs\u00ebritura t\u00eb subjektit gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb Komision dhe n\u00eb Kolegj, se e motra g\u00ebzonte nj\u00eb situat\u00eb financiare shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe kishte mund\u00ebsi financimin jo vet\u00ebm t\u00eb k\u00ebsaj shume apo t\u00eb privilegjeve t\u00eb tjera, por edhe t\u00eb vlerave shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse motra e subjektit ka justifikuar burimin e vlerave t\u00eb pretenduara nga subjekti, Kolegji vler\u00ebson se Lluri n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e magjistrates ka pasur detyrim kushtetues dhe ligjor t\u00eb shpjegoj\u00eb bindsh\u00ebm burimet e ligjshme t\u00eb pasurive t\u00eb saj. Po ashtu, shumica thekson se ka mbetur i paprovuar p\u00ebrfitimi nga subjekti i shum\u00ebs 2 milion\u00eb lek\u00eb e deklaruar si e dhuruar nga motra.<\/p>\n<p>Shumica ka rr\u00ebzuar si jo bind\u00ebse edhe deklarimet e Llurit lidhur me p\u00ebrfitimin prej pun\u00ebsimit tek biznesi i motr\u00ebs gjat\u00eb periudh\u00ebs 1997-2004 t\u00eb shum\u00ebs 3 milion\u00eb e 360 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji konstaton se n\u00eb versionin e paraqitur n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, subjekti e ka p\u00ebrshkruar si nj\u00eb marrdh\u00ebnie pun\u00ebsimi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk ka depozituar asnj\u00eb dokument p\u00ebr ta provuar nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDeklarimet se k\u00ebto shuma ishin simbolike p\u00ebr subjektin e rivler\u00ebsimit e, p\u00ebr pasoj\u00eb, nuk dukej se meritonin nj\u00eb interes t\u00eb dedikuar drejt dokumentimit t\u00eb tyre p\u00ebr efekt provueshm\u00ebrie, konsiderohen prej Kolegjit si pa vend, p\u00ebr sa koh\u00eb k\u00ebto shuma t\u00eb p\u00ebrfituara sipas deklarimit t\u00eb subjektit, tejkalonin ndjesh\u00ebm edhe pagat e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve n\u00eb koh\u00ebn e p\u00ebrfitimit t\u00eb tyre dhe, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e nj\u00eb shume prej 5.000.000 lek\u00ebsh gjendje cash n\u00eb banes\u00eb, e cila nuk mund t\u00eb n\u00ebnvleft\u00ebsohej p\u00ebr koh\u00ebn e krijimit, madje edhe sot, kur pagat e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve jan\u00eb rritur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ndjeshme\u201d, argumenton shumica.<\/p>\n<p>I pamb\u00ebshtetur \u00ebsht\u00eb gjetur edhe pretendimi se p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj shume kan\u00eb sh\u00ebrbyer edhe t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve e dhurimet q\u00eb motra u ka b\u00ebr\u00eb atyre periodikisht n\u00eb vite, q\u00eb sipas saj do t\u00eb ndryshonin balanc\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]Fakti q\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit prezanton n\u00eb mbrojtjen n\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore n\u00eb Kolegj, dy versione q\u00eb lidhen me situat\u00ebn financiare t\u00eb familjes s\u00eb saj, t\u00eb ndryshme n\u00eb z\u00ebrat q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb t\u00eb ardhurat e shpenzimet, vler\u00ebsohet nga Kolegji si nj\u00eb element q\u00eb potencon munges\u00ebn e besueshm\u00ebris\u00eb te deklarimet e subjektit, p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb ajo vet\u00eb nuk ka nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb vetme jet\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb mbrojtur, por e prezanton at\u00eb n\u00eb versione alternative, n\u00eb p\u00ebrputhje dhe n\u00eb funksion t\u00eb nj\u00eb rezultati pozitiv p\u00ebr t\u00eb\u201d, vler\u00ebson shumica dhe \u00e7mon se Lluri d\u00ebshtoi t\u00eb provonte p\u00ebrfitimin e shum\u00ebs 3 milion e 360 mij\u00eb lek\u00eb duke mos e p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebt\u00eb vler\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr kursimet 5 milion\u00eb lek\u00eb. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 3.7 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Dy an\u00ebtaret n\u00eb pakic\u00eb, Albana Shtylla dhe Natasha Mulaj q\u00eb kan\u00eb votuar kund\u00ebr shkarkimit t\u00eb Llurit vler\u00ebsojn\u00eb ndryshe. Shtylla \u00e7moj se n\u00eb analiz\u00ebn e fakteve dhe provave t\u00eb administruara, si dhe pretendimeve t\u00eb paraqitura n\u00eb ankim, Lluri ka arritur vler\u00ebsim t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo shpreh mosdakord\u00ebsin\u00eb me shumic\u00ebn lidhur me vler\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb dhuruar subjektit nga e motra, duke argumentuar se subjekti ka deklaruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detajuar burimet e krijimit t\u00eb shum\u00ebs 5 milion\u00eb lek\u00eb. Shtylla v\u00ebren se Lluri ka deklaruar si burim t\u00eb kursimeve t\u00eb ardhurat paga si studente e Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs; pun\u00ebsimi si pedagoge n\u00eb nj\u00eb universitet jopublik; pun\u00ebsimi tek biznesi i motr\u00ebs; si dhe dhurime nga motra p\u00ebr shkak t\u00eb mbarimit shk\u00eblqyer t\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs.<\/p>\n<p>Ajo ka sqaruar se t\u00eb gjitha shpenzimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudhe jan\u00eb p\u00ebrballuar nga bursa si studente e shk\u00eblqyer nga Fakulteti i Drejt\u00ebsis\u00eb; nga prind\u00ebrit me cil\u00ebt banonte; si dhe nga e motra.<\/p>\n<p>Shtylla vler\u00ebson se p\u00ebrcaktimi i vler\u00ebs s\u00eb dhuruar gjat\u00eb hetimit administrativ ka pasur si q\u00ebllim evidentimin e k\u00ebsaj shume dhe jo nevoj\u00ebn p\u00ebr ndreqje t\u00eb situat\u00ebs financiare. Sipas Shtyll\u00ebs, kjo duket dhe nga fakti se Komisioni nuk ka evidentuar ndonj\u00eb problem n\u00eb momentin q\u00eb ka pyetur subjektin, q\u00eb do t\u00eb mund ta kishte shtyr\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb jepte vlera jo t\u00eb sakta dhe jo t\u00eb v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>K\u00ebrkes\u00ebn e shumic\u00ebs p\u00ebr formalizimin e marrdh\u00ebnies s\u00eb dhurimit dhe p\u00ebr v\u00ebrtetimin me transfert\u00eb bankare t\u00eb koh\u00ebs, Shtylla e konsoideron p\u00ebrtej jurispudenc\u00ebs s\u00eb Kolegjit.<\/p>\n<p>Fakti se motra e subjektit ka pasur burime financiare t\u00eb ligjshme t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr dhurimin e kryer, vler\u00ebsohet prej Shtyll\u00ebs me pesh\u00eb bind\u00ebse p\u00ebr besueshm\u00ebrin\u00eb e ekzistenc\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebdh\u00ebnie, si dhe p\u00ebr vler\u00ebn.<\/p>\n<p>Lidhur me t\u00eb ardhurat e deklaruara prej subjektit si t\u00eb p\u00ebrfituara n\u00eb vitet 1997-2004 nga pun\u00ebsimi te biznesi i motr\u00ebs n\u00eb vitet 1997-2004, Shtylla e kund\u00ebrshton shumic\u00ebn duke u bazuar n\u00eb shpjegimet e subjektit.<\/p>\n<p>Sipas saj, Luri nuk ka pranuar asnj\u00ebher\u00eb se marr\u00ebdh\u00ebnia e saj me biznesin e familjar\u00ebve t\u00eb saj ka qen\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie pun\u00ebsimi e mir\u00ebfillt\u00eb, duke shpjeguar se kjo marr\u00ebdh\u00ebnie nuk ka qen\u00eb e formalizuar. \u201cDo t\u00eb ishte naiv prezumimi se subjekti i rivler\u00ebsimit, znj. Elbana Lluri, n\u00eb plot\u00ebsimin e deklarat\u00ebs s\u00eb rivler\u00ebsimit, nuk ka qen\u00eb e nd\u00ebrgjegjshme p\u00ebr konsekuencat q\u00eb sillte deklarimi se marr\u00ebdh\u00ebnia e pun\u00ebsimit nuk ka qen\u00eb e formalizuar, n\u00eb raport me parashikimin kushtetues t\u00eb nenit D, pika 3 e Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs, se pasuri t\u00eb ligjshme konsiderohen t\u00eb ardhurat q\u00eb jan\u00eb deklaruar dhe p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb paguar detyrimet tatimore\u201d, v\u00ebren Shtylla dhe vler\u00ebson se deklarimi i k\u00ebsaj marr\u00ebdh\u00ebnie pune ka pasur si q\u00ebllim theksimin e periodicitetit t\u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb shp\u00ebrblimit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga familjar\u00ebt e saj, p\u00ebr nj\u00eb pun\u00eb apo ndihm\u00eb q\u00eb ajo ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb viteve.<\/p>\n<p>Sipas Shtyll\u00ebs, pretendimet e subjektit jan\u00eb t\u00eb besueshme edhe p\u00ebr shkak t\u00eb faktit se t\u00eb ardhurat e motr\u00ebs s\u00eb saj e kalojn\u00eb testin e ligjshm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Shtylla arrin n\u00eb konikluzionin se Lluri kishte mund\u00ebsi q\u00eb me burime t\u00eb ligjshme t\u00eb krijonte kursimet n\u00eb cash, n\u00eb shum\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me kursimet deklaruara prej subjektit se jan\u00eb krijuar deri n\u00eb vitin 2012, sipas shumic\u00ebs \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb justifikohet vet\u00ebm shuma 1 milion e 789 mij\u00eb lek\u00eb, kundrejt vlerave 6.2 milion\u00eb lek\u00eb dhe 5 milion e 994 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb pretenduara nga Lluri n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb alternative.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa pakica vler\u00ebson se kursimet gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe jan\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 824 mij\u00eb lek\u00eb. Sipas Shtyll\u00ebs, vlera e ndryshme e konstatuar nga shumica vjen si pasoj\u00eb e shp\u00ebrndarjes s\u00eb ndryshme matematikore t\u00eb shum\u00ebs totale t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb p\u00ebrfituara nga subjekti nga nj\u00eb universitet jopublik.<\/p>\n<p>Duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe shum\u00ebn 5 milion lek\u00eb, Shtylla vler\u00ebson se n\u00eb fund t\u00eb vitit 2012, shuma e kursimeve e disponuar prej subjektit ishte n\u00eb vler\u00ebn 5 milion e 824 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e tret\u00eb t\u00eb shtruar p\u00ebr zgjidhje e q\u00eb u referohet kursimeve t\u00eb deklaruara n\u00eb cash t\u00eb ish-bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit Gerd Hoxha n\u00eb vitin 2003 n\u00eb shum\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00ebsh dhe ato n\u00eb vijim deri n\u00eb 2012-\u00ebn, Kolegji ka analizuar deklarimet e tij dhe ka verifikuar mund\u00ebsin\u00eb e kursimeve t\u00eb deklaruara, si nj\u00eb nga burimet e kursimeve q\u00eb ka krijuar shum\u00ebn e financuar p\u00ebr blerjen e apartamentit Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Duke ju referuar jurispudenc\u00ebs s\u00eb KPA-s\u00eb, shumica e vler\u00ebson t\u00eb pamundur t\u00eb p\u00ebrllogaris\u00eb t\u00eb ardhurat e ish-bashk\u00ebshortit nga puna n\u00eb sektorin privat p\u00ebr periudh\u00ebn 1995-2000, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb dokumentacionit provues. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, deklarimet e subjektit dhe t\u00eb Hoxh\u00ebs p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb ardhura jan\u00eb konsideruar n\u00eb nivel deklarativ.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, Kolegji ka p\u00ebrllogaritur si t\u00eb ardhura t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat e tjera t\u00eb ish-bashk\u00ebshortit t\u00eb dokumentuara, por sipas shumic\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb provohet krijimi i kursimeve nga Hoxha n\u00eb mas\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2003-in, pasi ka rezultuar me balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 281 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr pretendimet e Komisionerit Publik p\u00ebr balanca negative n\u00eb vitet 2012 dhe 2016, Kolegji ka konkluduar se Lluri rezulton me bilanc pozitiv n\u00eb 2012-\u00ebn, nd\u00ebrsa balanca negative n\u00eb vler\u00ebn 6.2 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2016-\u00ebn \u00ebsht\u00eb konkluduar p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb burimeve p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Vlor\u00eb, konkluzion q\u00eb solli shkarkimin e saj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa pakcia vler\u00ebson se gjendja e kursimeve t\u00eb ligjshme cash t\u00eb ish-bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit n\u00eb fund t\u00eb vitit 2004 ka qen\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 713 mij\u00eb lek\u00eb. Shtylla sqaron se ky vler\u00ebsim i ndrysh\u00ebm vjen p\u00ebr shkak t\u00eb analizimit n\u00eb nj\u00eb optik\u00eb objektive t\u00eb deklarimit t\u00eb ish-bashk\u00ebshortit n\u00eb vitin 2004. \u201c[\u2026]Pakica \u00e7moi se gjendja e kursimeve n\u00eb cash n\u00eb fund t\u00eb vitit 2004, \u00ebsht\u00eb produkt kumualtiv i kursimeve t\u00eb ligjshme t\u00eb mbetura nga viti 2003, n\u00eb shum\u00ebn 70.438 lek\u00eb, dhe mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb kursimit t\u00eb subjektit gjat\u00eb vitit 2004, n\u00eb shum\u00ebn 643.382 lek\u00eb, e rezultuar si diferenc\u00eb mes t\u00eb ardhurave t\u00eb p\u00ebrfituara dhe shpenzimeve t\u00eb kryera gjat\u00eb k\u00ebtij viti\u201d, arsyeton Shtylla.<\/p>\n<p>KPA ka analizuar deklaratat e periodike t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb ish-bashk\u00ebshortit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar gjendjen e cash-it q\u00eb ai mund t\u00eb kishte si shumatore deri n\u00eb vitin 2012. Nga analiza e kryer prej Kolegjit ka rezultuar se pas pak\u00ebsimit t\u00eb kursimeve p\u00ebr shkak t\u00eb blerjes s\u00eb nj\u00eb automjeti tip \u201cCitroen C4\u201d, gjendja e cashit ka rezultuar n\u00eb vler\u00ebn zero lek\u00eb.<\/p>\n<p>Duke ju referuar deklarimeve t\u00eb subjektit dhe ish-bashk\u00ebshortit p\u00ebr gjendjen cash n\u00eb vitet 2013, 2014, 2015 dhe 2016, gjendja e likujditeteve jasht\u00eb sistemit bankar deri n\u00eb momentin e blerjes s\u00eb apartamentit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrllogaritur se mund t\u00eb ishte rreth 1 milion lek\u00eb, q\u00eb sipas shumic\u00ebs \u00ebsht\u00eb e pamjaftueshme p\u00ebr shlyerjen e \u00e7mimit rreth 7.6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Shtylla n\u00eb pakic\u00eb konstaton se shuma kumulative e kursimeve n\u00eb cash q\u00eb ish-bashk\u00ebshorti dispononte nga burime t\u00eb ligjshme n\u00eb fund t\u00eb vitit 2011, ishte n\u00eb vler\u00ebn 2.3 milion\u00eb lek\u00eb. Duke konsideruar pak\u00ebsimin e kursimeve p\u00ebr vlerjen e automjetit tip \u201cCitrohen C4\u201d, pakica vler\u00ebson se kursimet evolojn\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 1 milion e 629 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb analiz\u00eb, pakica vler\u00ebson se Lluri dhe Hoxha kan\u00eb pasur kursime t\u00eb akumuluara n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2016 n\u00eb mas\u00ebn 6 milion e 953 mij\u00eb lek\u00eb dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb mbetet nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 957 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Vlor\u00eb, por q\u00eb Mulaj dhe Shtylla e konsiderojn\u00eb t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb penalizim.<\/p>\n<p>Kyesuesja Natasha Mulaj shpreh dakord\u00ebsi me vler\u00ebsimin ligjor dhe financiar t\u00eb an\u00ebtares tjet\u00ebr n\u00eb pakic\u00eb, Albana Shtylla. Ajo konstaton se gjat\u00eb gjykimit \u00ebsht\u00eb evidentuar se gjyqtarja Elbana Lluri ka formim si magjistrate e shk\u00eblqyer dhe se ajo e meritonte t\u00eb ishte pjes\u00eb e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Ajo shprehet se shumica duhej t\u00eb kishte vler\u00ebsuar me objektivitet provat e administruara n\u00eb raport me rrethanat e \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Apelit Tiran\u00eb, Elbana Lluri u shkarkua nga detyra prej Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA m\u00eb 6 korrik 2022, p\u00ebr mosjustifikimin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb burimeve p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Vlor\u00eb s\u00eb bashku me ish-bashk\u00ebshortin Gerd Hoxha, i cili n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb ruajti me shumic\u00eb votash konfirmimin e tij. Vendimi i [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70424,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,204,114,115],"tags":[205,206,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Foto-arkive-seance-gjyqesore-ne-KPA.jpg","fifu_image_alt":"Foto arkive - seanc\u00eb gjyq\u00ebsore n\u00eb KPA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70423"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70423"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70423\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70425,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70423\/revisions\/70425"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70424"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70423"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70423"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70423"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}