{"id":70447,"date":"2022-12-21T15:50:26","date_gmt":"2022-12-21T14:50:26","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/komisioneri-publik-dhe-gjyqtarja-elona-toro-debatojne-per-balancat-negative\/2022\/12\/21\/"},"modified":"2023-04-06T14:32:22","modified_gmt":"2023-04-06T12:32:22","slug":"komisioneri-publik-dhe-gjyqtarja-elona-toro-debatojne-per-balancat-negative","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/komisioneri-publik-dhe-gjyqtarja-elona-toro-debatojne-per-balancat-negative\/2022\/12\/21\/","title":{"rendered":"Komisioneri Publik dhe gjyqtarja Elona Toro debatojn\u00eb p\u00ebr balancat negative"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 21 dhjetor 2022 me q\u00ebndrimet e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa dhe gjyqtares s\u00eb Apelit Tiran\u00eb, Elona Toro, lidhur me analiz\u00ebn financiare t\u00eb kryer n\u00eb shkall\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb vetingut, bazuar n\u00eb shkaqet e ankimit.<\/p>\n<p>Ashtu si n\u00eb ankim, edhe gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb par\u00eb publike n\u00eb Kolegj m\u00eb 5 dhjetor, Ballhysa e konsideroi t\u00eb paplot\u00eb hetimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK lidhur me burimet financiare q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb nga familja e subjektit, konkretisht p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur p\u00ebr nj\u00eb hua dhe dhurimet e kryera.<\/p>\n<p>Toro k\u00ebmb\u00ebnguli se analiza duhet t\u00eb kryhet vet\u00ebm p\u00ebr vler\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb hua apo ato t\u00eb dhuruara, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb renditi nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh aktesh dhe dokumentesh me t\u00eb cilat pretendoi se v\u00ebrteton ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve t\u00eb personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur. Seanca e par\u00eb u shty p\u00ebr t\u00eb kryer analiz\u00ebn financiare t\u00eb k\u00ebrkuar nga komisioneri lidhur me burimet q\u00eb kishin sh\u00ebrbyer p\u00ebr dhurimet dhe huan\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Elona Toro u konfirmua me shumic\u00eb votash n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 17 qershor 2020, pasi kryesuesja e trup\u00ebs, Firdes Shuli dhe relatorja Pamela Qirko u bind\u00ebn nga shpjegimet e saj. An\u00ebtarja n\u00eb pakic\u00eb, Etleda \u00c7iftja arsyetoi n\u00eb favor t\u00eb shkarkimit, duke vler\u00ebsuar se Toro kishte kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Analiza financiare<\/strong><\/p>\n<p>Kryesuesi i trupit gjykues t\u00eb Kolegjit, Sokol \u00c7omo b\u00ebri me dije t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn se pal\u00ebve u ishte vendosur n\u00eb dispozicion analiza financiare dhe u k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb paraqesin q\u00ebndrimet e tyre.<\/p>\n<p>Komisioneri Ballhysa u ndal fillimisht n\u00eb analiz\u00ebn e kryer p\u00ebr burimet e dhurimeve t\u00eb babait t\u00eb subjektit n\u00eb vlerat 6000 euro dhe 4000 USD. Sipas tij, n\u00eb z\u00ebrin e t\u00eb ardhurave jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb likujditete, q\u00eb bazuar n\u00eb situat\u00ebn faktike, kan\u00eb sh\u00ebrbyer edhe p\u00ebr kryerjen e disa pagesave. Nisur nga ky konstatim, komisioneri k\u00ebrkoi q\u00eb k\u00ebto vlera t\u00eb konsiderohen edhe si shpenzim.<\/p>\n<p>Po ashtu, Ballhysa k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb mos konsiderohen si burim t\u00eb ardhurat e babait t\u00eb subjektit nga dh\u00ebnia me qira e nj\u00eb apartamenti, me argumentin se nuk jan\u00eb paguar detyrimet tatimore dhe se nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar se cili e ka pasur k\u00ebt\u00eb detyrim.<\/p>\n<p>Sias komisionerit, babai i Toros rezulton me balanc\u00eb negative rreth 700 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr kryerjen e dhurimeve.<\/p>\n<p>Toro e kund\u00ebrshtoi q\u00ebndrimin e komisionerit. Ajo k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb zgjatet periudha e analiz\u00ebs p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e babait p\u00ebr dhurimet, duke pretenduar se i jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2009. Po ashtu, ajo k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb mos konsiderohen si shpenzim t\u00eb ardhurat e babait me argumentin se \u2018investimi \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb dhurim\u2019.<\/p>\n<p>Lidhur me t\u00eb ardhurat e t\u00eb atit nga qiraja, Toro solli n\u00eb v\u00ebmendje ndryshimet ligjore p\u00ebr faljen e detyrimeve tatimore t\u00eb prapambetura. Sipas saj, edhe n\u00ebse do t\u00eb vler\u00ebsohej hipotetikisht se nuk ishte kryer pagesa e detyrimeve nga qiramarr\u00ebsi, ato jan\u00eb falur me ligj. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se ka qen\u00eb detyrimi i qiramarr\u00ebsit p\u00ebr t\u00eb shlyer detyrimet.<\/p>\n<p>Sipas saj, duke u shtyr\u00eb afati i analiz\u00ebs p\u00ebr dhurimet deri n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2009, si dhe duke p\u00ebrjashtuar shpenzimin e konsideruar nga Komisioneri, babai rezulton me balanc\u00eb pozitive.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Ballhysa u shpreh se subjekti kishte arritur t\u00eb provonte se vjehrri kishte pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr dh\u00ebnien e shum\u00ebs 10 mij\u00eb euro q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb garazhi.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Komisioneri vler\u00ebsoi se subjekti nuk ka arritur t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb edhe mund\u00ebsin\u00eb e huadh\u00ebn\u00ebsit A.Ll. p\u00ebr krijimin e vler\u00ebs 45 mij\u00eb euro. Sipas tij, subjekti ka pretenduar se huadh\u00ebn\u00ebsi ka p\u00ebrfituar t\u00eb ardhura nga dh\u00ebnia e nj\u00eb prone me qira, por duke arritur t\u00eb provoj\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb vit, nd\u00ebrsa vitet e tjer\u00eb jan\u00eb marr\u00eb t\u00eb ardhurat nga bashk\u00ebpronari i A.Ll.<\/p>\n<p>Lidhur me nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar nga huadh\u00ebn\u00ebsi pas nj\u00eb procesi gjyq\u00ebsor ndaj bashk\u00ebpronarit t\u00eb k\u00ebsaj prone p\u00ebr gjysm\u00ebn e vler\u00ebs s\u00eb qiras\u00eb, Ballhysa v\u00ebrejti se prej verifikimeve t\u00eb dokumentacionit bankar rezulton se shumat jan\u00eb marr\u00eb koh\u00eb pasi \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb huaja dhe nuk mund t\u00eb ken\u00eb sh\u00ebrbyer si burim.<\/p>\n<p>Komisioneri konstatoi se pavar\u00ebsisht t\u00eb ardhurave nga qiradh\u00ebnia e pronave t\u00eb tjera, ka rezultuar pamund\u00ebsi e shtetasit A.Ll. p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb huan\u00eb 45 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Toro deklaroi se huadh\u00ebn\u00ebsi ka pasur gjendje t\u00eb sh\u00ebndetshme financiare. Sipas saj, duhet q\u00eb n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb gjej\u00eb pasqyrim gjendja reale, prej nga do t\u00eb rezultone mund\u00ebsi e shtetasit A.Ll. p\u00ebr dh\u00ebnien hua t\u00eb shum\u00ebs 45 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Lidhur me t\u00eb ardhurat nga puna e bashk\u00ebshortit, Ballhysa u shpreh se duhen konsideruar ato p\u00ebr t\u00eb cilat v\u00ebrtetohet se jan\u00eb t\u00ebrhequr.<\/p>\n<p>Komisioneri vler\u00ebsoi se nga p\u00ebrllogaritja e t\u00eb ardhurave, shpenzimeve jetike e atyre t\u00eb udh\u00ebtimeve, si dhe p\u00ebr shlyerjen e huave, rezultojn\u00eb balanca negative n\u00eb vitet 2012, 2014, 2015 dhe 2016 n\u00eb shum\u00eb totale rreth 1 milion\u00eb e 650 mij\u00eb \u2013 ndryshe nga sa \u00ebsht\u00eb konkluduar nga Kolegji n\u00eb shum\u00ebn rreth 900 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Toro i konsideroi balancat negative t\u00eb konstatuara nga Kolegji p\u00ebr vitet 2012, 2014, 2015 dhe 2016 brenda marzhit t\u00eb proporcionalitetit. Ajo u shpreh se ndihej e surprizuar nga balancat negative t\u00eb konstatuara prej Komisionerit Publik, duke argumentuar se nj\u00eb analiz\u00eb e till\u00eb e fakteve nuk ishte pasqyruar n\u00eb ankim, q\u00eb t\u2019i jepej mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb paraqitur prova. Sipas saj, komisioneri e ka thelluar tej shkaqeve t\u00eb ankimit analiz\u00ebn e tij p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb n\u00eb k\u00ebto vite.<\/p>\n<p>\u201cTheksoj se gjith\u00eb kjo analiz\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb apartament q\u00eb e kemi bler\u00eb me \u00e7mimin e tregut. Un\u00eb dhe bashk\u00ebshorti jemi p\u00ebrpjekur t\u00eb jemi korrekt me ligjin,\u201d pohoi Toro.<\/p>\n<p>Pasi trupi gjykues u t\u00ebrhoq p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendim p\u00ebr ecurin\u00eb e procesit, relatorja Ina Rama u drejtoi disa pyetje komisionerit Ballhysa dhe subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Lidhur me pyetjen p\u00ebr analiz\u00ebn e likujditeteve t\u00eb babait t\u00eb subjektit, Ballhysa ritheksoi se k\u00ebrkonin q\u00eb t\u00eb konsideroheshin si e ardhur dhe si shpenzim. Ai shpjegoi se e bazonte k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkim n\u00eb deklarimet e dh\u00ebna prej gjyqares Toro n\u00eb KPK.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyetjeve t\u00eb Ram\u00ebs, Ballhysa k\u00ebrkoi q\u00eb edhe analiza e viteve 2012, 2014, 2015 dhe 2016 t\u00eb kryhej bazuar n\u00eb aq sa arrihej t\u00eb provohej prej akteve t\u00eb administruara.<\/p>\n<p>Relatorja Rama i k\u00ebrkoi subjektit q\u00eb t\u00eb ishte m\u00eb e qart\u00eb lidhur me q\u00ebndrimin e komisionerit p\u00ebr konsiderimin e likujditeve t\u00eb babait edhe si shpenzim. Gjyqtarja Toro k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohej si shpenzim vet\u00ebm shuma 120 mij\u00eb lek\u00eb nga 630 mij\u00eb lek\u00eb q\u00eb ishte e gjitha vlera. Sipas saj, shuma 630 mij\u00eb lek\u00eb nga bonot e thesarit ishte mbajtur nga babai, i cili kishte kryer pagesa vet\u00ebm n\u00eb shum\u00ebn 120 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo pretendoi se babai e kishte futur s\u00ebrish n\u00eb bank\u00eb vler\u00ebn 630 mij\u00eb lek\u00eb dhe ua kishte dh\u00ebn\u00eb kur kishin bler\u00eb apartamentin.<\/p>\n<p>Rama e pyeti subjektin edhe lidhur me konstatimin e komisionerit se huadh\u00ebn\u00ebsi A.Ll. e kishte marr\u00eb fizikisht vler\u00ebn e p\u00ebrfituar nga procesi gjyq\u00ebsor me bashk\u00ebpronarin, koh\u00eb pasi ishte dh\u00ebn\u00eb huaja.<\/p>\n<p>Po ashtu, subjekti u pyet p\u00ebr q\u00ebndrimin e Ballhy\u00ebs lidhur me balancat negative n\u00eb vitet 2012, 2014, 2015 dhe 2016.<\/p>\n<p>Toro u shpreh se kishte nevoj\u00eb t\u00eb konsultohej me aktet dhe trupa vendosi t\u2019i jap\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb sqarime n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, \u00c7omo solli n\u00eb v\u00ebmendje se ve\u00e7 13 denoncimeve t\u00eb depozituara m\u00eb par\u00eb tek t\u00eb cilat nuk u gjet\u00ebn indicie, ishin depozituar edhe dy denoncime t\u00eb reja. Komisioneri Ballhysa v\u00ebrejti se shkaqet e ankimit jan\u00eb ngritur vet\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb dhe shtoi se nuk kishte gjetur shkaqe t\u00eb mjaftueshme tek denoncimet.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Toro pohoi se q\u00ebndrimet e saj p\u00ebr denoncuesit i ka dh\u00ebn\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet arsyetimit t\u00eb vendimeve p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e tyre.<\/p>\n<p>Edhe trupa e Kolegjit vler\u00ebsoi se denoncimet e reja nuk plot\u00ebsonin kriteret p\u00ebr fillimin e hetimit gjyq\u00ebsor kryesisht.<\/p>\n<p>Seanca e radh\u00ebs kur pritet q\u00eb subjekti t\u2019u p\u00ebrgjigjet pyetjeve t\u00eb relatores u shty p\u00ebr m\u00eb dat\u00eb 10 janar 2023, n\u00eb or\u00ebn 10:00. \u00c7omo u k\u00ebrkoi pal\u00ebve q\u00eb t\u00eb marrin masa p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur e paraqitur edhe konkluzionet p\u00ebrfundimtare, n\u00ebse do t\u00eb munden.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 21 dhjetor 2022 me q\u00ebndrimet e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa dhe gjyqtares s\u00eb Apelit Tiran\u00eb, Elona Toro, lidhur me analiz\u00ebn financiare t\u00eb kryer n\u00eb shkall\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb vetingut, bazuar n\u00eb shkaqet e ankimit. Ashtu si n\u00eb ankim, edhe gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb par\u00eb publike [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70448,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,115],"tags":[125,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Gjyqtarja-Elona-Toro.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Elona Toro | Foto: BIRN\/ Vladimir Karaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70447"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70447"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70447\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70449,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70447\/revisions\/70449"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70448"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70447"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70447"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70447"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}