{"id":70450,"date":"2022-12-21T14:41:25","date_gmt":"2022-12-21T13:41:25","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-elion-mustafaj-perballet-me-vetingun\/2022\/12\/21\/"},"modified":"2023-04-06T14:32:26","modified_gmt":"2023-04-06T12:32:26","slug":"prokurori-elion-mustafaj-perballet-me-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-elion-mustafaj-perballet-me-vetingun\/2022\/12\/21\/","title":{"rendered":"Prokurori Elion Mustafaj p\u00ebrballet me vetingun"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn seanc\u00ebn d\u00ebgjimore ndaj prokurorit Elion Mustafaj, t\u00eb cilit iu k\u00ebrkuan shpjegime kryesisht sa i p\u00ebrket kontratave kontradiktore p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Yzberisht Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Mustafajt po ashtu iu k\u00ebrkuan shpjegime p\u00ebr bilance negative prej rreth 700 mij\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb total, nd\u00ebrsa u vler\u00ebsua pozitivisht sa i p\u00ebrket profesionalizmit dhe figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Prokurori nga ana e tij vler\u00ebsoi procesin dhe fal\u00ebnderoi trup\u00ebn. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se kontradiktat n\u00eb dy kontratat ishin gabime, por edhe se kishte dh\u00ebn\u00eb shpjegime q\u00eb v\u00ebrtetonin pohimet e tij. I pyetur nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar Theo Jacobs mbi faktin se kishte firmosur kontrata p\u00ebrmbajtja e t\u00eb cilave nuk p\u00ebrputhej me realitetin, Mustafaj tha se kishte qen\u00eb nj\u00eb gabim. \u201cI mir\u00ebkuptoj dyshimet tuaja,\u201d tha ai, nd\u00ebrsa p\u00ebrs\u00ebriti se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gabim.<\/p>\n<p>Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Valbona Sanxhaktari kryesuese, Olsi Komici an\u00ebtar dhe Firdes Shuli, relatore.<\/p>\n<p>Elion Mustafaj e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb si kancelar n\u00eb prokurorin\u00eb e Durr\u00ebsit. Ai \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar prokuror n\u00eb vitin 2012 dhe e ka ushtruar funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Kor\u00e7\u00ebs, at\u00eb t\u00eb Vlor\u00ebs si dhe n\u00eb prokurorin\u00eb e Lushnjes.<\/p>\n<p><strong>Kontrata p\u00ebr apartamentin<\/strong><\/p>\n<p>Relatorja Firdes Shuli vuri n\u00eb dukje n\u00eb shpjegimet e dh\u00ebna se p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb Yzberisht bler\u00eb p\u00ebrfundimisht p\u00ebr rreth 42 mij\u00eb euro, ishin dy kontrata me \u00e7mime t\u00eb ndryshme. Mustafaj zot\u00ebron 50% t\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>N\u00eb kontrat\u00ebn e par\u00eb n\u00eb vitin 2005 \u00e7mimi i apartamentit ishte 33 mij\u00eb euro, nd\u00ebrsa prind\u00ebrit e Mustafajt kishin paguar 20 mij\u00eb euro nd\u00ebrtuesit para n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs dhe premtonin shlyerjen e pjes\u00ebs tjet\u00ebr me kredi pas marrjes s\u00eb pron\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Por n\u00eb kontrat\u00ebn e dyt\u00eb, apartamenti rezultonte 42 mij\u00eb euro. N\u00eb kontrat\u00eb nuk p\u00ebrmendej pagesa e kryer n\u00eb vitin 2005 dhe premtohej pagesa me k\u00ebste n\u00eb vijim. Sipas KPK-s\u00eb, \u00a0subjekti pretendonte se pagesa n\u00eb 2005 ishte kryer dhe se mosp\u00ebrmendja e saj n\u00eb kontrat\u00ebn e vitit 2007 ishte nj\u00eb gabim i noteres. Subjekti kishte sjell\u00eb edhe fatur\u00eb sa i p\u00ebrket k\u00ebsaj pagese.<\/p>\n<p>N\u00eb shpjegimet e tij, Mustafaj i q\u00ebndroi kontrat\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai tha se u b\u00eb pjes\u00eb pasi prind\u00ebrit nuk mund t\u00eb merrnin kredi p\u00ebr shkak t\u00eb mosh\u00ebs.\u00a0 KPK nuk kishte gjetur probleme t\u00eb burimeve, por Shuli vuri n\u00eb dukje se subjektit i ishin k\u00ebrkuar shpjegime sa i p\u00ebrket kontradikt\u00ebs n\u00eb kontrata dhe vler\u00ebs reale t\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>Mustafaj k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb seanc\u00eb se \u00e7mimi i paguar plus shtes\u00ebn prej rreth 10 mij\u00eb euro p\u00ebr punime t\u00eb tjera, ishte \u00e7mimi real. Ai solli dokumente nga Kadastra dhe kontrata t\u00eb fqinjve n\u00eb t\u00eb cilat sipas tij v\u00ebrtetohej se ishte paguar e nj\u00ebjta vler\u00eb p\u00ebr pron\u00ebn.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb prokurori pranoi problemin me kontratat, duke pretenduar se ishte n\u00eb gabim i noterit t\u00eb cilit ata nuk i kishin kushtuar r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb momentin e n\u00ebnshkrimit. Ai tha se familja e tij e kishte pasur t\u00eb pamundur t\u00eb paguante m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr apartamentin dhe se ai ishte bler\u00eb n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb pazhvilluar pik\u00ebrisht p\u00ebr \u00e7mimin.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesi Jacobs megjithat\u00eb nuk u duk i bindur nga shpjegimet. Jacobs duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje ndryshimet mes dy kontratave, deklarimet e vet\u00eb Mustafajt dhe nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb tij, tha se procesi e kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb dyshonte dhe se nj\u00ebri nga deklaruesit \u201cpo g\u00ebnjente\u201d. \u201cNuk e kuptoj dot se si magjistrat\u00ebt, prokuror\u00eb apo gjyqtar\u00eb, firmosin deklarata q\u00eb nuk p\u00ebrputhen me realitetin. Kjo m\u00eb b\u00ebn dyshues. Po shpresoja mos hidhni pak drit\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rr\u00ebmuj\u00eb,\u201d tha Jacobs.<\/p>\n<p>Mustafaj pranoi pjes\u00ebrisht v\u00ebrejtjet, nd\u00ebrsa p\u00ebrs\u00ebriti argumentet e dh\u00ebna p\u00ebr komisionin. K\u00ebmb\u00ebnguljes s\u00eb Jacobs ai iu p\u00ebrgjigj se e mir\u00ebkuptonte dyshimin. \u201c\u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gabim, por ju siguroj q\u00eb kjo q\u00eb po deklaroj \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Mustafaj iu k\u00ebrkuan shpjegime dhe p\u00ebr dy bilance negative. Nj\u00eb prej rreth 600 mij\u00eb lek\u00ebsh para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs dhe nj\u00eb i dyt\u00eb prej 100 mij\u00eb lek\u00ebsh pas fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb kryesisht nga bilance negative m\u00eb t\u00eb vogla n\u00eb disa vite.<\/p>\n<p>Mustafaj tha n\u00eb seanc\u00eb se bilanci i par\u00eb krijohej pasi KPK nuk kishte marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb se disa prej k\u00ebsteve t\u00eb kredis\u00eb p\u00ebr apartamentin ishin paguar nga prind\u00ebrit dhe po ashtu nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortes, p\u00ebr t\u00eb cilat ai tha se kishte sjell\u00eb prova.<\/p>\n<p>Ai po ashtu k\u00ebmb\u00ebnguli se bilanci i dyt\u00eb ndikohej kryesisht prej t\u00eb parit. Mustafaj po ashtu pretendoi se kat\u00ebr udh\u00ebtime p\u00ebr t\u00eb cilat i ishin llogaritur shpenzime ishin b\u00ebr\u00eb n\u00eb fakt p\u00ebr llogari t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Prokurori dha shpjegime edhe mbi shpenzimet e lindjes s\u00eb nj\u00eb f\u00ebmije n\u00eb SHBA. Ai tha se ai dhe bashk\u00ebshortja ishte rezident\u00eb n\u00eb Konektikat dhe se shpenzimet i kishte mbuluar siguracioni i bashk\u00ebshortes, p\u00ebr t\u00eb cilin kishte sjell\u00eb nj\u00eb email n\u00eb t\u00eb cilin detajoheshin pagesat dhe shpenzimet e kryera.<\/p>\n<p>Shuli p\u00ebrmendi disa nga denoncimet dhe dy kall\u00ebzime penale t\u00eb mosfilluara ndaj Mustafajt. Ajo tha se KPK nj\u00ebsoj si K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb nuk i kishte gjetur probleme t\u00eb pun\u00ebs prokurorit. Mustafaj po ashtu u vler\u00ebsua pozitivisht edhe sa i p\u00ebrket figur\u00ebs. N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs ai k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn seanc\u00ebn d\u00ebgjimore ndaj prokurorit Elion Mustafaj, t\u00eb cilit iu k\u00ebrkuan shpjegime kryesisht sa i p\u00ebrket kontratave kontradiktore p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Yzberisht Tiran\u00eb. Mustafajt po ashtu iu k\u00ebrkuan shpjegime p\u00ebr bilance negative prej rreth 700 mij\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb total, nd\u00ebrsa u vler\u00ebsua pozitivisht sa i [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":70451,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,115],"tags":[118,119,196],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Elion-Mustafaj-pas-seances-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Elion Mustafaj pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Foto: Vladimir Karaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70450"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70450"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70450\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70452,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70450\/revisions\/70452"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70451"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70450"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70450"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70450"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}