{"id":70468,"date":"2022-12-20T12:39:14","date_gmt":"2022-12-20T11:39:14","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-alfred-konomi-perballet-me-vetingun\/2022\/12\/20\/"},"modified":"2023-04-06T14:32:59","modified_gmt":"2023-04-06T12:32:59","slug":"gjyqtari-alfred-konomi-perballet-me-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-alfred-konomi-perballet-me-vetingun\/2022\/12\/20\/","title":{"rendered":"Gjyqtari Alfred Konomi p\u00ebrballet me vetingun"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari Alfred Konomi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Fier u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 20 dhjetor 2022 me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore nuk u evidentuan probleme dometh\u00ebn\u00ebse n\u00eb asnj\u00eb prej kritereve t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtarin Konomi po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Pamela Qirkon dhe an\u00ebtare Brunilda Bekteshin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Steven Kessler.<\/p>\n<p>Alfred Konomi e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1994 dhe punon prej m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash si gjyqtar pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Fier.<\/p>\n<p>Relatorja Qirko evidentoi gjetjet e hetimit administrativ p\u00ebr mij\u00ebra metra katror\u00eb troje dhe objekte n\u00eb vendin e quajtur Uji i Ftoht\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb, pasuri t\u00eb p\u00ebrfituara nga familja Konomi n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e ish-pronar\u00ebve n\u00ebp\u00ebrmjet vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Kthimit dhe Kthimit t\u00eb Pronave, KKKP n\u00eb vitin 1994, si dhe n\u00ebp\u00ebrmjet vendimeve gjyq\u00ebsore n\u00eb rastet e mosdakort\u00ebsis\u00eb p\u00ebr sip\u00ebrfaqet e kthyera nga ana e KKKP-s\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Qirkos, subjekti ka shpjeguar se k\u00ebto prona t\u00eb paluajtshme jan\u00eb trash\u00ebguar prej gjyshit t\u00eb tij t\u00eb ndjer\u00eb dhe se ai vet\u00eb zot\u00ebron pjes\u00eb takuese 4.7%.<\/p>\n<p>Relatorja evidentoi mosp\u00ebrputhje p\u00ebr deklarimin e disa prej sip\u00ebrfaqeve t\u00eb trojeve me ato t\u00eb disponuara n\u00eb dokumentacionin e Kadastr\u00ebs. Konomi v\u00ebrejti se sip\u00ebrfaqet jan\u00eb ato t\u00eb deklaruara prej tij dhe faj\u00ebsoi Kadastr\u00ebn se kishte kryer regjistrime jo t\u00eb rregullta, p\u00ebr t\u00eb cilat shpjegoi se i kishin kund\u00ebrshtuar.<\/p>\n<p>Gjyqtari Konomi kund\u00ebrshtoi edhe konstatimet e Komisionit p\u00ebr disa objekte pa leje t\u00eb gjendura n\u00eb trojet e trash\u00ebguara, duke shpjeguar se ato objekte jan\u00eb nd\u00ebrtuar nga gjyshi n\u00eb vitin 1932 dhe se e kishte provuar k\u00ebt\u00eb fakt, pasi evidentohej leht\u00eb se ishin objekte t\u00eb vjetra.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, p\u00ebr t\u00eb fituar t\u00eb drejt\u00ebn e trash\u00ebgimis\u00eb mbi gjith\u00eb pasurit\u00eb q\u00eb zot\u00ebron, familja Konomi ka ndjekur procese t\u00eb gjata gjyq\u00ebsore deri n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese. Qirko dhe ai dhan\u00eb sqarime edhe p\u00ebr nj\u00eb proces q\u00eb familja Konomi ka hapur kund\u00ebr Konfederat\u00ebs s\u00eb Sindikatave p\u00ebr dy objekte q\u00eb gjenden n\u00eb nj\u00eb prej trojeve, q\u00eb kjo e fundit ka p\u00ebrfituar me nj\u00eb vendim qeverie t\u00eb vitit 1992.<\/p>\n<p>Gjyqtari Konomi deklaroi se nuk kishin kryer investime n\u00eb k\u00ebto pasuri, pasi nuk kishin gjetur ende investitor. Ai konstatoi se jan\u00eb mbi 21 trash\u00ebgimtar\u00eb ligjor\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre trojeve dhe objekteve dhe se ende nuk kishin gjetur nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr t\u00eb kryer investim. Subjekti shtoi se ka qen\u00eb nj\u00eb prej trash\u00ebgimtareve q\u00eb i ka ndjekur proceset p\u00ebr pronat, pasi ai vet\u00eb nuk kishte pasur koh\u00eb. I pyetur nga Komisioni, ai deklaroi se nuk ka pasur deri tanim\u00eb asnj\u00eb t\u00eb ardhur t\u00eb p\u00ebrfituar nga pronat e trash\u00ebguara.<\/p>\n<p>Qirko relatoi edhe lidhur me nj\u00eb apartament n\u00eb qytetin e Fierit ku jeton familja e gjyqtarit Konomi, e p\u00ebrfituar n\u00ebp\u00ebrmjet privatizimit n\u00eb vitin 1994. Sipas relatores, pasuria \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb vitin 2000 n\u00eb emrin e nj\u00eb shtetasi tjet\u00ebr dhe nga sa \u00ebsht\u00eb konstatuar nga dokumentet e p\u00ebrcjella prej ASHK-s\u00eb Fier, duket se ka pasur nj\u00eb transaksion p\u00ebr shitje t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, por q\u00eb \u00ebsht\u00eb anuluar.<\/p>\n<p>Gjyqtari Konomi e konsideroi k\u00ebt\u00eb transaksion t\u00eb anuluar si gabim t\u00eb ASHK-s\u00eb Fier. Sipas tij, shitja \u00ebsht\u00eb kryer p\u00ebr nj\u00eb apartament tjet\u00ebr n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb nj\u00eb shtetasi tjet\u00ebr, por se ka qen\u00eb gabim sh\u00ebnimi i apartamentit t\u00eb tij. Konomi pohoi se i kishte k\u00ebrkuar Kadastr\u00ebs q\u00eb t\u00eb korrigjonte gabimin.<\/p>\n<p>I pyetur nga Qirko se ku kishte banuar, Konomi theksoi se ka 60 vjet q\u00eb jeton n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin apartament n\u00eb Fier, q\u00eb \u00ebsht\u00eb privatizuar n\u00eb vitin 1994.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se gjyqtari Konomi ka pasur burime financiare t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr blerjen nj\u00eb automjeti n\u00eb shum\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb dhe krijimin e dy depozitave, nj\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 353 mij\u00eb lek\u00eb dhe tjetra 108 mij\u00eb lek\u00eb. Qirko v\u00ebrejti se analiza financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016 ka rezultuar me bilanc pozitiv.<\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK ka dor\u00ebzuar fillimisht raport pozitiv p\u00ebr gjyqtarin Konomi. Por, pas p\u00ebrdit\u00ebsismit t\u00eb raportit ka ngritur dyshime p\u00ebr favorizimin e nj\u00eb pale n\u00eb proces dhe i ka k\u00ebrkuar Komisionit q\u00eb t\u00eb dal\u00eb n\u00eb konkluzion lidhur me kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Relatorja Qriko pohoi se nga verifikimi i k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje nuk jan\u00eb konstatuar indicie apo probleme lidhur me kriterin e figur\u00ebs, si dhe as p\u00ebr profesionalizmin.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, u v\u00ebrejt se subjekti kishte tejkaluar afatin 6-mujor n\u00eb shqyrtimin e tre \u00e7\u00ebshtjeve, pasi n\u00eb dy prej tyre gjykimi kishte zgjatur rreth 9 muaj, kurse n\u00eb nj\u00eb rast 6 muaj e 15 dit\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtari Konomi shpjegoi se seancat ishin shtyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur njoftimin e pal\u00ebve, p\u00ebr shkak t\u00eb ekspertit dhe munges\u00ebs s\u00eb avokat\u00ebve.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur probleme n\u00eb 7 denoncimet e kryera nga publiku.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundimn t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, gjyqtari Alfed Konomi k\u00ebrkoi konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 22 dhjetor, n\u00eb or\u00ebn 12:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari Alfred Konomi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Fier u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 20 dhjetor 2022 me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore nuk u evidentuan probleme dometh\u00ebn\u00ebse n\u00eb asnj\u00eb prej kritereve t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar. Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtarin Konomi po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70469,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,115],"tags":[208,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Alfred-Konomi-pas-seances.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Alfred Konomi pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70468"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70468"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70468\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70470,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70468\/revisions\/70470"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70469"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70468"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70468"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70468"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}