{"id":70471,"date":"2022-12-19T20:12:16","date_gmt":"2022-12-19T19:12:16","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-kledian-llaho-jep-shpjegime-per-pasurine-dhe-profesionalizmin\/2022\/12\/19\/"},"modified":"2023-04-06T14:33:06","modified_gmt":"2023-04-06T12:33:06","slug":"prokurori-kledian-llaho-jep-shpjegime-per-pasurine-dhe-profesionalizmin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-kledian-llaho-jep-shpjegime-per-pasurine-dhe-profesionalizmin\/2022\/12\/19\/","title":{"rendered":"Prokurori Kledian Llaho jep shpjegime p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori Kledian Llaho i Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Sarand\u00eb u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 19 dhjetor 2022 me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr barrat e prov\u00ebs p\u00ebr munges\u00eb burimesh n\u00eb kriterin pasuror, si dhe p\u00ebr gjetjet n\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuara dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuara prej tij. Laho evidentoi pasakt\u00ebsi t\u00eb Komisionit n\u00eb kryerjen e analiz\u00ebs financiare duke pretenduar se rezultonte me bilanc pozitiv, si dhe paraqiti q\u00ebndrimin e tij p\u00ebr secil\u00ebn prej \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb relatuara n\u00eb seanc\u00eb.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr prokurorin Llaho po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Firdes Shulin dhe an\u00ebtare Xhensila Pinen. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Gerrit Sprenger.<\/p>\n<p>Kledian Llaho e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2004 si oficer i policis\u00eb gjyq\u00ebsore n\u00eb ish-Prokurorin\u00eb e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda. N\u00eb vitin 2014, ai u em\u00ebrua prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Vlor\u00ebs dhe prej vitit 2022 e ushtron funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Sarand\u00ebs, ku aktualisht mban dhe funksionin e drejtuesit.<\/p>\n<p><strong>Mungesat financiare <\/strong><\/p>\n<p>Komisioni konstaton munges\u00eb burimesh fiannciare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb garazhi n\u00eb Durr\u00ebs n\u00eb vitin 2014 kundrejt \u00e7mimit 500 mij\u00eb lek\u00eb. Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, Llaho ka deklaruar kursimet familjare, por nga verifikimi deklarimeve periodike ka rezultuar se ai nuk ka pasqyruar kursime p\u00ebr periudh\u00ebn kur ushtronte detyr\u00ebn si oficer i Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore. Sipas relatores Shuli, bazuar n\u00eb deklarimet e subjektit, \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr mbulimin e \u00e7mimit t\u00eb garazhit n\u00eb 2014-\u00ebn.<\/p>\n<p>Llaho ka deklaruar n\u00eb vitin 2015 krijimin e nj\u00eb depozite n\u00eb vler\u00ebn 5 milion lek\u00eb dhe si burim t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, t\u00eb ardhurat nga shitja po at\u00eb vit e nj\u00eb apartamenti n\u00eb shum\u00ebn 7 milion\u00eb lek\u00eb, pasuri q\u00eb e kishte ble\u00eb n\u00eb 2014-\u00ebn p\u00ebr \u00e7mimin 50 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Shuli shpjegoi se, pavar\u00ebsisht se apartamenti \u00ebsht\u00eb bler\u00eb p\u00ebrpara fillimit t\u00eb detyr\u00ebs si prokuror, Komisioni ka verifikuar mund\u00ebsin\u00eb e Llahos p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie. Si burime krijimi t\u00eb apartamentit, Llaho ka deklaruar kursimet familjare.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej pagesave p\u00ebr apartamentin n\u00eb shum\u00ebn 10 mij\u00eb euro rezulton t\u00eb jet\u00eb kryer nga nj\u00eb depozit\u00eb e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb subjektit, po me k\u00ebt\u00eb vler\u00eb. Subjekti ka shpjeguar se n\u00ebna e krijuar depozit\u00ebn me t\u00eb ardhurta e pag\u00ebs s\u00eb tij dhye t\u00eb bashk\u00ebshortes, po nga analiza financiare ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 288 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr kursimin e vler\u00ebs 10 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Llaho ka deklaruar si burim edhe 7000 euro t\u00eb dh\u00ebna si ndihm\u00eb nga v\u00ebllai q\u00eb jeton dhe punon n\u00eb Itali. Por p\u00ebr shkak se v\u00ebllai rezulton q\u00eb t\u00eb ket\u00eb bler\u00eb nj\u00eb apartament t\u00eb tijin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin pallat dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb p\u00ebr \u00e7mimoin 49 mij\u00eb euro, nga analiza financiare \u00ebsht\u00eb konkluduar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 1668 euro.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk jan\u00eb gjetur probleme n\u00eb pages\u00ebn e pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb apartamentit me nj\u00eb kredi bankare n\u00eb shum\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb. Po ashtu, ka rezultuar se prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb shum\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr apatamentin.<\/p>\n<p>Por, prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes jan\u00eb gjetur n\u00eb pamund\u00ebsi n\u00eb vler\u00ebn rreth 537 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb djalit t\u00eb subjektit shum\u00ebn 7000 euro n\u00eb vitin 2013. Shuli sqaroi se subjekti ka pretenduar t\u00eb ardhura t\u00eb vjehrrit nga dh\u00ebnia me qira e ambjenteve n\u00eb Sarand\u00eb dhe se nuk \u00ebsh\u00eb kujdesur t\u00eb formalizoj\u00eb marrdh\u00ebnien p\u00ebr shkak se nuk ka qen\u00eb subjekt deklarues.<\/p>\n<p>Nga analiza e p\u00ebrgjithshme paraprake p\u00ebr burimet financiare q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr apartamentin, ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 1 milion e 390 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr investimet e kryera dhe mbulimin e shpenzimeve.<\/p>\n<p>Prokurori Llaho e vler\u00ebsoi hetimin e Komisioni si shterues, por ai evidentoi disa pasakt\u00ebsi n\u00eb analiz\u00ebn financiare, duke pretenduar se ato e sillnin balanc\u00ebn negative. Llaho konstatoi se nuk ishte p\u00ebrllogaritur n\u00eb analiz\u00eb paga e bashk\u00ebshortes gjat\u00eb vitit 2009 n\u00eb shum\u00ebn 297 mij\u00eb lek\u00eb, si dhe pensionet e n\u00ebn\u00ebs p\u00ebr tre vjet n\u00eb shum\u00ebn 287 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkoi q\u00eb t\u2019i ulen shpenzimet p\u00ebr dy udh\u00ebtime q\u00eb sipas tij jan\u00eb mbuluar nga OBDAT dhe GIZ. Sipas Llahos, n\u00ebse do t\u00eb sakt\u00ebsohen k\u00ebto parregullsi, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb rezultonte me balanc\u00eb pozitive p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 10 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Subjekti pretendoi se prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes kishin pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr dh\u00ebnien e shum\u00ebs 7000 euro p\u00ebr djalin e tij. Ai solli n\u00eb v\u00ebmendje faktin se vjehrra e kishte kryer transfert\u00ebn n\u00ebp\u00ebrmjet sistemit banakr, duke theksuar se ky fakt tregonte se prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes ishin t\u00eb sigurt\u00eb p\u00ebr burimet e vler\u00ebs 7000 euro.<\/p>\n<p>Llaho shpjegoi se vjehrri nuk i kishte formalizuar kontratat p\u00ebr qiradh\u00ebnien e garazheve pasi nuk i kishte pasur ende t\u00eb regjistruara. Sipas tij, vjehrri kishte pasur marrdh\u00ebnie t\u00eb mira me qiramarr\u00ebsisn dhe se pagesat p\u00ebr rreth gjasht\u00eb muaj ishte kryer cash. Subjekti k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb analiz\u00eb vlera 498 mij\u00eb lek\u00eb q\u00eb vjehrri ka p\u00ebrfituar nga qiradh\u00ebnia e garazheve n\u00eb Sarand\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Shuli realatoi p\u00ebr p\u00ebrdorimin nga subjekti t\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb Vlor\u00eb, por q\u00eb nga hetimi nuk \u00ebsht\u00eb konstatuar ndonj\u00eb indice p\u00ebr konflikt t\u00eb mundsh\u00ebm interesi.<\/p>\n<p>Relatorja evidentoi nj\u00eb konstatim t\u00eb Inspektoratit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesave, ILDKPKI p\u00ebr shkelje t\u00eb ligjit p\u00ebr konfilktin e interesit, pasi prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes q\u00eb zot\u00ebrojn\u00eb aktivitet privat, kishin lidhur kontrata me institucionet shtet\u00ebrore. Nga sa u relatua n\u00eb seanc\u00eb, kontratat kishin qen\u00eb n\u00eb vlera 22 mij\u00eb lek\u00eb dhe 69 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Shuli pohoi se subjekti ka pretenduar se ndihma e dh\u00ebn\u00eb nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes \u00ebsht\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme nga momenti i lidhjes s\u00eb kontratave me institucionet shtetarore. Po ashtu, ai ka shtuar se n\u00eb koh\u00ebn kur jan\u00eb lidhur k\u00ebto kontrata me institucione vendore n\u00eb Sarand\u00eb, ai punonte n\u00eb Vlor\u00eb nd\u00ebrsa bashk\u00ebshortja n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Edhe gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, Laho theksoi se vjehrri i ka dh\u00ebn\u00eb ndihmat p\u00ebrpara se ai t\u00eb em\u00ebrohej si prokuror. Ai v\u00ebrejti se nuk b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr prokurime publike, por kontrata me vlera t\u00eb vogla p\u00ebr t\u00eb cilat ishte l\u00ebshuar fatur\u00eb tatimore. \u201cMungon p\u00ebrputhja n\u00eb vler\u00eb dhe n\u00eb koh\u00eb. E kam ushtruar detyr\u00ebn n\u00eb rreth tjet\u00ebr dhe nuk kam lidhje me aktiivtetet e institucioneve. Nuk q\u00ebndron konflikti i interesit\u201d, k\u00ebmb\u00ebnguli Llaho.<\/p>\n<p>ILDKPKI ka administruar edhe nj\u00eb informacion sipas t\u00eb cilit pretendohet se prokurori Llaho ka investuar s\u00eb bashku me vjehrrin n\u00eb dy katet e sip\u00ebrme t\u00eb hotelit q\u00eb zot\u00ebron familja e bashk\u00ebshortes n\u00eb Sarand\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Shulit, subjekti e ka cil\u00ebsuar t\u00eb rrem\u00eb k\u00ebt\u00eb informacion, duke k\u00ebmb\u00ebngulur se hoteli \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar me kat\u00ebr kate para vitit 2007, kur ai ka lidhur kuror\u00eb me bashk\u00ebshorten.<\/p>\n<p>Llaho deklaroi se ai dhe bashk\u00ebshortja nuk kishin asnj\u00eb kontribut n\u00eb nd\u00ebrtimin e hotelit n\u00eb Sarand\u00eb. Sipas tij, denoncuesi ka qen\u00eb person n\u00ebn hetim dhe i proceduar disa her\u00eb, \u201cQasja e tij kuptohet\u201d, tha Llaho lidhur me denoncuesin.<\/p>\n<p>Ai pretendoi se ishte e qart\u00eb se prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes e kishin nisur aktivitetin prej vitit 1994 dhe se me aktet q\u00eb kishte dor\u00ebzuar, mes tyre dhe ortofoto, provonte se nd\u00ebrtimi i gjith\u00eb objektit t\u00eb hotelit kishte p\u00ebrfunduar p\u00ebrpara se t\u00eb lidhte martes\u00eb n\u00eb vitin 2007. \u201cProvat jan\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me pretendimet e denoncuesit P.M.\u201d, pohoi Llaho.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare paraprake e kryer nga Komisioni ka rezultuar balanca negative n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 390 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn p\u00ebrpara fillimit t\u00eb detyr\u00ebs si prokuror, nd\u00ebrsa n\u00eb vijim nuk kan\u00eb rezultuar pamund\u00ebsi financiare.<\/p>\n<p>Llaho ritheksoi se n\u00ebse korrigjohen pasakt\u00ebsit\u00eb e KPK n\u00eb analiz\u00ebn financiare, at\u00ebher\u00eb ai rezulton me balanc\u00eb pozitive n\u00eb shum\u00ebn 200 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Gjetjet p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizmin<\/strong><\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK ka dor\u00ebzuar raport pozitiv p\u00ebr prokurorin Llaho. Pas p\u00ebrdit\u00ebsimit t\u00eb informacioneve, jan\u00eb administruar t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb sipas relatores Shuli, jan\u00eb shqyrtuar n\u00eb drejtim t\u00eb aspektit profesional. P\u00ebr nj\u00eb kall\u00ebzim t\u00eb kryer ndaj subjektit n\u00eb vitin 2018 \u00ebsht\u00eb vendosur mosfillimi procedimit penal.<\/p>\n<p>Llaho solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Komisionit se K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb e kishte vler\u00ebsuar pozitivisht. N\u00eb vijim ai iu ndal n\u00eb gjetjet e KPK p\u00ebr disa \u00e7\u00ebshtje penale t\u00eb hetuara e p\u00ebrfaq\u00ebsuara prej tij, p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb t\u00eb cilave u evidentuan mes t\u00eb tjerash mosrespektim afatesh dhe pretendime t\u00eb denoncuesve p\u00ebr zvarritje hetimesh, p\u00ebr t\u00eb cilat i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime.<\/p>\n<p>Shuli evidentoi nj\u00eb procedim penal t\u00eb regjistruar nga ish-Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda n\u00eb vitin 2019 pas publikimit t\u00eb nj\u00eb regjistrimi nga emisioni \u201cFiks Fare\u201d, ku pretendohej se nj\u00eb i hetuar kishte paguar nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb hollash tek avokati i tij p\u00ebr t\u00eb mbyllur nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb po hetohej nga Llaho.<\/p>\n<p>Subjekti deklaroi se kishte dor\u00ebzuar dokumentacion se SPAK e kishte p\u00ebrcjell\u00eb \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr kompetenc\u00eb n\u00eb Prokurorin\u00eb e Vlor\u00ebs pasi ishte konkluduar se nuk b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr korrupsion, por p\u00ebr mashtrim t\u00eb t\u00eb hetuarit.<\/p>\n<p>Ai shtoi se hetimi ndaj denoncuesit nuk kishte pasur nj\u00eb fokus t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk kishte pasur veprime t\u00eb shpejta. Sipas Llahos, pasi jan\u00eb kryer veprime hetimore, \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb pezulluar.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast kur \u00ebsht\u00eb konstatuar mosrespektim i afateve p\u00ebr regjistrimin e procedimit penal, subjekti shpjegoi se n\u00eb at\u00eb \u00e7\u00ebshtje nuk kishte caktim mase sigurie q\u00eb t\u00eb vendosej si prioritet. Ai shtoi se mosregjistrimi brenda afatit kishte ndodhur p\u00ebr shkaqe objektive, pasi ishte dashur t\u00eb siguroheshin disa akte nga nj\u00eb notere n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb thyer, q\u00eb e kishte arkiv\u00ebn tek nj\u00eb tjet\u00ebr noter.<\/p>\n<p>Ndaj subjektit jan\u00eb depozituar shtat\u00eb denoncime nga publiku. P\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb pretenduar se subjekti ka zvarritur hetimet duke mos kryer nj\u00eb akt ekspertimit t\u00eb k\u00ebrkuar nga kall\u00ebzuesi.<\/p>\n<p>Llaho shpjegoi se se falsifikimi i akteve pretendohej p\u00ebr nj\u00eb dokument t\u00eb vitit 1996, prej nga rezultonte t\u00eb ishte parashkruar vepra penale. Ai shtoi se \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjykim.<\/p>\n<p>Subjekti deklaroi se ngarkesa e madhe q\u00eb kan\u00eb prokurorit\u00eb, e b\u00ebn\u00eb t\u00eb pamundur p\u00ebrfundimin e hetimit t\u00eb t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjeve brenda afateve t\u00eb p\u00ebrcaktuara.<\/p>\n<p>Lidhur me rr\u00ebzimin e nj\u00eb vendimi mosfillimi nga gjykata, Llaho deklaroi se pasi kishte kryer heitmet kishte kryer k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr pushim t\u00eb hetimeve, q\u00eb ishte vler\u00ebsuar si e drejt\u00eb edhe prej gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, subjekti ka ndryshuar cil\u00ebsimin juridik t\u00eb vepr\u00ebs penale nga \u201cvrasje\u201d n\u00eb \u201cvdekje nga pakujdesia\u201d lidhur me nj\u00eb aksident n\u00eb pun\u00eb me pasoj\u00eb vdekje. I pyetur dhe nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar lidhur me q\u00ebndrimin e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, subjekti u shpreh se fillimisht ka regjistruar nj\u00eb vep\u00ebr penale m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb jepej mund\u00ebsia p\u00ebr kryerjen e veprimeve procedurale, q\u00eb t\u00eb lejohej p\u00ebrgjimi, etj..<\/p>\n<p>\u201cKishte humbje jete dhe prokuroria e ka vler\u00ebsuar maksimalisht. Jan\u00eb kryer veprime hetimore, \u00ebsht\u00eb zbardhur ngjarja dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar akuza\u201d, pohoi Llaho dhe shtoi se rikualifikimi i vepr\u00ebs penale \u00ebsht\u00eb gjetur i drejt\u00eb nga dy gjyqtar\u00eb, nga ai i seanc\u00ebs paraprake dhe gjyqtari themelit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Shuli evidentoi edhe nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr t\u00eb trajtuar n\u00eb nj\u00eb media, lidhur me nj\u00eb t\u00eb proceduar p\u00ebr zaptim t\u00eb tokave n\u00ebp\u00ebrmjet dokumenteve jo t\u00eb rregullta, ku jan\u00eb ngritur pretendime p\u00ebr lirimin e t\u00eb hetuarit.<\/p>\n<p>Llaho e cil\u00ebsoi shkrimin si t\u00eb pasakt\u00eb dhe intimidues. Ai tha se prokuroria kishte k\u00ebrkuar \u2018arrest n\u00eb burg\u201d dhe gjykata kishte vendosur \u201carrest sht\u00ebpie\u201d. \u201cKa qen\u00eb p\u00ebrgjegjshm\u00ebria ime p\u00ebr avancimin e k\u00ebtyre hetimeve q\u00eb ka sjell\u00eb sekuestrimin e 10 mij\u00eb m2 n\u00eb Kanalin e \u00c7uk\u00ebs n\u00eb Sarand\u00eb, ku jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe zyrtar\u00eb. Mendoj se kam treguar nivel dhe integritet t\u00eb lart\u00eb\u201d, pohoi Llaho.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim Llaho k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 22 dhjetor, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori Kledian Llaho i Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Sarand\u00eb u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 19 dhjetor 2022 me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr barrat e prov\u00ebs p\u00ebr munges\u00eb burimesh n\u00eb kriterin pasuror, si dhe p\u00ebr gjetjet n\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuara dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuara prej tij. Laho evidentoi [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70472,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,115],"tags":[210,118,149,134],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Kledian-Llaho-ne-KPK-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Kledian Llaho n\u00eb KPK","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70471"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70471"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70471\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70473,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70471\/revisions\/70473"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70472"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70471"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70471"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70471"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}