{"id":70477,"date":"2022-12-19T18:53:06","date_gmt":"2022-12-19T17:53:06","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-armida-hamiti-jep-shpjegime-per-te-ardhurat-e-prinderve-nga-bujqesia\/2022\/12\/19\/"},"modified":"2023-04-06T14:33:17","modified_gmt":"2023-04-06T12:33:17","slug":"prokurorja-armida-hamiti-jep-shpjegime-per-te-ardhurat-e-prinderve-nga-bujqesia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-armida-hamiti-jep-shpjegime-per-te-ardhurat-e-prinderve-nga-bujqesia\/2022\/12\/19\/","title":{"rendered":"Prokurorja Armida Hamiti jep shpjegime p\u00ebr t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve nga bujq\u00ebsia"},"content":{"rendered":"<p>Prokurorja Armida Hamiti (Mo\u00e7ka) e Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Tiran\u00eb u\u00a0p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 19 dhjetor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, ku gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr burimet e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Vlor\u00eb t\u00eb regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj, pasuri p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn pretendoi se e kishte n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me an\u00ebtar\u00ebt e familjes s\u00eb origjin\u00ebs dhe se ishte bler\u00eb me t\u00eb ardhurat e siguruara prej prind\u00ebrve nga bujq\u00ebsia e blegtoria, p\u00ebrpara se ajo t\u00eb fillonte detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>Po ashtu, subjekti i rivler\u00ebsimit pretendoi se edhe nj\u00eb pjes\u00eb e \u00e7mimit t\u00eb nj\u00eb garazhi ishte paguar nga i nj\u00ebjti burim financiar, prej nga kishte rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb analiz\u00ebn financiare paraprake t\u00eb KPK-s\u00eb.\u00a0Hamiti k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb mos penalizohej p\u00ebr pasuri t\u00eb krijuara p\u00ebrpara fillimit t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Prokurorja Hamiti u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs si dhe nuk u evidentuan probleme n\u00eb kriterin profesional.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr prokuroren Hamiti po kryhet nga trupa e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Brunilda Bekteshin dhe an\u00ebtare Pamela Qirkon. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhgueses nd\u00ebrkomb\u00ebtare ishte e pranishme Elka Ermenkova.<\/p>\n<p>Armida Hamiti (Mo\u00e7ka) p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2012 dhe u em\u00ebrua prokurore pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs. Prej vitit 2015, ajo e ushtron funksionin pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Gjetjet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur probleme n\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke bujq\u00ebsore t\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb vitin 1994 nga familja e origjin\u00ebs s\u00eb subjektit n\u00eb Ak\u00ebrni t\u00eb Vlor\u00ebs. Po ashtu, ka rezultuar i rregullt p\u00ebrfitimi i 18 mij\u00eb m2 tok\u00eb bujq\u00ebsore n\u00eb vitin 1993 po nga familja e origjin\u00ebs, n\u00eb Mifol t\u00eb Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>Por nga verifikimi i dokumentacionit, ka rezultuar se subjekti nuk ka deklaruar regjistrimin e tok\u00ebs n\u00eb Mifol, p\u00ebrpara se t\u00eb shpron\u00ebsohej nj\u00eb pjes\u00eb e saj n\u00eb funksion t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb autostrad\u00ebs Fier-Vlor\u00eb. Bekteshi sqaroi se Hamiti ka deklaruar se ka qen\u00eb nj\u00eb pasakt\u00ebsi formale mospasqyrimi i regjistrimit t\u00eb tok\u00ebs n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb familjes s\u00eb saj, ku ajo zot\u00ebron pjes\u00eb takuese 20%.<\/p>\n<p>Prokurorja Hamiti u p\u00ebrball me barr\u00eb prove p\u00ebr burimet e krijimit t\u00eb nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe t\u00eb brendshme 106 m2 + 10 m2 sip\u00ebrfaqe e p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb Vlor\u00eb, t\u00eb porositur prej saj n\u00eb vitin 2011 kundrejt \u00e7mimit 50 mij\u00eb euro, pasuri p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ajo ka deklaruar si burime krijimi t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve nga bujq\u00ebsia dhe blegtoria prej vitit 1994 e n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>Relatorja Bekteshi sqaroi se Komisioni ka konstatuar se apartamenti rezulton t\u00eb jet\u00eb porositur nga subjekti dhe t\u00eb jet\u00eb regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj. Po ashtu, ka rezultuar se pagesat jan\u00eb kryer prej saj, por prokurorja Hamiti deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se kjo pasuri \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes dhe se ajo zot\u00ebron vet\u00ebm 1\/5 pjes\u00eb takuese.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve nga bujq\u00ebsia dhe blegtoria, Hamiti ka dor\u00ebzuar si prova dokumente p\u00ebr zot\u00ebrimin e tok\u00ebs dhe rreth 270 rr\u00ebnj\u00eb ullinjve; p\u00ebr vet\u00ebpun\u00ebsimin e n\u00ebn\u00ebs n\u00eb bujq\u00ebsi; p\u00ebr pun\u00ebsimin e babait nga viti \u201893 e n\u00ebn vijim; dokumentacion p\u00ebr mbar\u00ebshtimin e gjedh\u00ebve; si dhe p\u00ebr shitjen e produkteve bujq\u00ebsore dhe blegtorale.<\/p>\n<p>Bekteshi pohoi se me k\u00ebto dokumente nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb provohen t\u00eb ardhurat e deklaruara si t\u00eb p\u00ebrfituata nga aktiviteti bujq\u00ebsor dhe blegtoral dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>I nj\u00ebjti rezultat \u00ebsht\u00eb konkluduar prej Komisionit edhe p\u00ebr krijimin e nj\u00eb depozite n\u00eb vler\u00ebn 53 mij\u00eb euro, si burim i s\u00eb cil\u00ebs jan\u00eb deklaruar t\u00eb ardhurat nga bujq\u00ebsia, blegtoria dhe emigracioni. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e nj\u00eb garazhi n\u00eb vitin 2012 p\u00ebr \u00e7mimin 500 mij\u00eb lek\u00eb, pasuri p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka deklaruar se kan\u00eb sh\u00ebrbyer si burim t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve nga aktiviteti bujq\u00ebsor e blegtoral n\u00eb mas\u00ebn 3000 euro, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb mbuluar nga pagat e saj. Hamiti ka deklaruar se edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri zot\u00ebron 20%.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb, pasi dhe garazhi rezulton i regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Prokurorja Armida Hamiti theksoi n\u00eb fillim t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj se pasurit\u00eb q\u00eb ka deklaruar jan\u00eb krijuar p\u00ebrpara fillimit t\u00eb detyr\u00ebs. Ajo pretendoi se kishte arritur t\u00eb provonte ekzistenc\u00ebn e familjes bujq\u00ebsore; pages\u00ebn e detyrimeve p\u00ebr tok\u00ebn; t\u00eb sigurimeve shoq\u00ebrore e sh\u00ebndet\u00ebsore p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn; si dhe faktin se familja e saj e origjin\u00ebs zot\u00ebron 271 rr\u00ebnj\u00eb ullinj.<\/p>\n<p>Ajo v\u00ebrejti se i ishte drejtuar fillimisht Ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer nj\u00eb ekspertim t\u00eb mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb t\u00eb ardhurave nga prind\u00ebrit prej aktivitetit t\u00eb tyre bujq\u00ebsor e blegtoral, por p\u00ebr shkak se i kishin kthyer p\u00ebrgjigje se nuk mund t\u00eb kryenin nj\u00eb p\u00ebrllgaritje t\u00eb till\u00eb, u ishte drejtuar ekspert\u00ebve privat\u00eb.<\/p>\n<p>Hamiti deklaroi se sipas akt-ekspertimit t\u00eb dor\u00ebzuar prej saj si prov\u00eb n\u00eb KPK, familja e saj bujq\u00ebsore ka krijuar 21.9 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb ardhura p\u00ebr periudh\u00ebn 1994-2011. Ajo sqaroi se, p\u00ebr kryerjen e p\u00ebrllogaritjeve, eksperti \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb referencat e institucioneve shtet\u00ebrore dhe studimet shkencore.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim ajo renditi disa vendime t\u00eb KPK-s\u00eb dhe t\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, duke theksuar se k\u00ebrkesa e saj p\u00ebr pranimin e k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave si burim p\u00ebr krjimin e pasurive bazohej n\u00eb k\u00ebt\u00eb praktik\u00eb. \u201cT\u00eb zbatohen t\u00eb nj\u00ebjtat standarte. T\u00eb pranohet akti i ekspertimit dhe t\u00eb konsiderohen t\u00eb ligjshme t\u00eb ardhurat e familjes time bujq\u00ebsore,\u201d k\u00ebrkoi ajo.<\/p>\n<p>Hamiti kund\u00ebrshtoi konstatimet p\u00ebr pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin e pjes\u00ebs takuese, duke argumentuar se kishte sh\u00ebnuar gjithmon\u00eb si burime t\u00eb k\u00ebtyre pasurive t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve. \u201cPjesa ime nuk mund t\u00eb jet\u00eb 100%, por \u00ebsht\u00eb 20%,\u201d k\u00ebmb\u00ebnguli Hamiti dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsohet fakti se t\u00eb gjitha pasurit\u00eb jan\u00eb krijuar p\u00ebrpara se t\u00eb ushtronte detyr\u00ebn e prokurores.<\/p>\n<p>An\u00ebtarja Pamela Qirko e pyeti subjektin se kur ishte njohur me bashk\u00ebshortin dhe se kur kishte filluar bashk\u00ebjetes\u00ebn. Hamiti sqaroi se ishin njohur n\u00eb ver\u00ebn e vitit 2011, nd\u00ebrsa bashk\u00ebjetes\u00ebn e kishin filluar n\u00eb janar 2012.<\/p>\n<p>Kur u pyet se kur e kishte marr\u00eb n\u00eb dor\u00ebzim apartamentin n\u00eb Vlor\u00eb, Hamiti pohoi se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb ishte kujdesur babai. Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjigje, Qirko ngriti pik\u00ebyetje lidhur me faktin se kontrata e porosis\u00eb dhe pagesat ishin realizuar prej subjektit q\u00eb e zot\u00ebron apartamentin edhe si pronare \u201cde jure\u201d. Hamiti deklaroi se n\u00eb familjen e saj, gjith\u00e7ka ishte e p\u00ebrbashk\u00ebt. Ajo sqaroi se apartamenti p\u00ebrdorej nga t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebt e familjes s\u00eb origjin\u00ebs kur ata kishin nevoj\u00eb.<\/p>\n<p>Bekteshi relatoi gjetjet e hetimit administrativ p\u00ebr nj\u00eb makin\u00eb dhe kursimet e bashk\u00ebshortit p\u00ebr t\u00eb cilat nuk u evidentuan probleme. P\u00ebr t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit nga nj\u00eb aktivitet dhe shitja e nj\u00eb trualli, u sqarua se do t\u00eb trajtohen n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Komisioni konstatoi se bashk\u00ebshorti i subjektit ka n\u00eb p\u00ebrdorim nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb, ku n\u00eb vitin 2017 ka n\u00ebnshkruar kontrat\u00eb qiramarrje kundrejt vler\u00ebs 20 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj. Sipas Bekteshit, Hamiti ka sqaruar se bashk\u00ebshorti ka jetuar koh\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament bazuar n\u00eb dakord\u00ebsim verbal me pronarin. Sipas KPK-s\u00eb, duket se ka pasur favorizim n\u00eb \u00e7mimin e qiras\u00eb mujore.<\/p>\n<p>Prokurorja Hamiti e kund\u00ebrshtoi konstatimin e Komisionit p\u00ebr trajtim preferencial t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb qiras\u00eb. Sipas saj, vlera e qiras\u00eb nuk ishte aspak preferenciale dhe se ishte bazuar n\u00eb dakord\u00ebsin\u00eb e pal\u00ebve rreth 10 vjet m\u00eb par\u00eb kur ishte marr\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim apartamenti; p\u00ebr faktin se mobilimi sipas saj ishte modest; se pallati ishte i vjet\u00ebr si dhe p\u00ebr faktin se ishte mir\u00ebmbajtur.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurorja Armida Hamiti k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 21 dhjetor, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurorja Armida Hamiti (Mo\u00e7ka) e Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Tiran\u00eb u\u00a0p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 19 dhjetor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, ku gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr burimet e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Vlor\u00eb t\u00eb regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj, pasuri p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn pretendoi se e kishte n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70478,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117],"tags":[118,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Armida-Hamiti-pas-seances-degjimore.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Armida Hamiti pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70477"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70477"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70477\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70479,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70477\/revisions\/70479"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70478"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70477"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70477"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70477"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}