{"id":70501,"date":"2022-12-16T14:49:30","date_gmt":"2022-12-16T13:49:30","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-olkeda-lice-i-nenshtrohet-procesit-te-vetingut\/2022\/12\/16\/"},"modified":"2023-04-06T14:34:15","modified_gmt":"2023-04-06T12:34:15","slug":"gjyqtarja-olkeda-lice-i-nenshtrohet-procesit-te-vetingut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-olkeda-lice-i-nenshtrohet-procesit-te-vetingut\/2022\/12\/16\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja Olkeda Li\u00e7e i n\u00ebnshtrohet procesit t\u00eb vetingut"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi t\u00eb premten seanc\u00ebn d\u00ebgjimore me gjyqtaren e Gjykat\u00ebs s\u00eb Fierit Olkeda Li\u00e7e.<\/p>\n<p>Trupa q\u00eb hetoi \u00e7\u00ebshtjen e kryesuar nga Etleda \u00c7iftja, me an\u00ebtare Suela Zhegun dhe relatore Alma Faskaj, vuri n\u00eb dukje se Li\u00e7es i ishte kaluar barr\u00eb prove sa i p\u00ebrket pasakt\u00ebsis\u00eb n\u00eb deklarimin e nj\u00eb depozite n\u00eb t\u00eb cilin ajo kishte 50 p\u00ebr qind t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb, munges\u00ebn e burimeve p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb prej 370 mij\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Asaj po ashtu iu k\u00ebrkuan shpjegime mbi at\u00eb q\u00eb K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor kishte vler\u00ebsuar si \u201cmunges\u00eb aft\u00ebsish organizative\u201d, sa i p\u00ebrket numrit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb seancave p\u00ebr dy \u00e7\u00ebshtje, zvarritjen e disa dosjeve dhe pyetje mbi nj\u00eb denoncim dhe nj\u00eb rast t\u00eb dyshuar p\u00ebr konflikt interesi.<\/p>\n<p>Li\u00e7e vler\u00ebsoi hetimin e kryer nga Komisioni dhe gjetjet, nd\u00ebrsa k\u00ebrkoi q\u00eb KPK t\u00eb ndante pasurin\u00eb e saj nga ajo e ish-bashk\u00ebshortit duke k\u00ebmb\u00ebngulur se t\u00eb ardhurat e saj dokumentonin pjes\u00ebn e saj n\u00eb depozit\u00eb. Megjithat\u00eb e pyetur nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar Theo Jacobs mbi baz\u00ebn ligjore p\u00ebr k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb, Li\u00e7e pranoi se nuk kishte nj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Debati mbi pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Edhe pse Komisioni kishte hetuar disa pasuri t\u00eb personave t\u00eb lidhur me Li\u00e7en dhe po ashtu edhe t\u00eb ish-bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, gjyqtares u vu n\u00eb dukje se i ishte kaluar barr\u00eb prove p\u00ebr pasakt\u00ebsin\u00eb n\u00eb deklarimin e nj\u00eb depozite 1.8 milion lek\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me ish-bashk\u00ebshortin dhe munges\u00ebn e burimeve prej 370 mij\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb t\u00eb ardhurat p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj depozite.<\/p>\n<p>Relatorja Faskaj vuri n\u00eb dukje se Li\u00e7e e kishte deklaruar depozit\u00ebn n\u00eb shum\u00ebn 1.4 milion lek\u00eb, nd\u00ebrsa ishte gjetur nga KPK se n\u00eb bank\u00eb ishin t\u00ebrhequr 1.8 milion lek\u00eb. Po ashtu KPK tha se nuk njihte si t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme ato q\u00eb bashk\u00ebshorti kishte deklaruar si t\u00eb fituara nga bastet, p\u00ebr sa koh\u00eb p\u00ebr k\u00ebto nuk ishin deklaruar shpenzime.<\/p>\n<p>N\u00eb shpjegimet e saj Li\u00e7e shpjegoi se pasakt\u00ebsia n\u00eb deklarim ishte pasoj\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb ajo kishte me ish-bashk\u00ebshortin e saj. Ajo tha se ky i fundit kishte p\u00ebrdorur nevoj\u00ebn e saj p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar deklarimit veting, p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb takim me t\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019i k\u00ebrkuar asaj t\u00eb rikthehej n\u00eb sht\u00ebpi edhe pse defakto ata ishin t\u00eb ndar\u00eb. Ajo tha se shuma e deklaruar ishte ajo q\u00eb i kishte th\u00ebn\u00eb ish-bashk\u00ebshorti i cili kishte t\u00ebrhequr parat\u00eb nga banka n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme.<\/p>\n<p>Li\u00e7e tha se kishte depozituar kall\u00ebzim penal p\u00ebr sasin\u00eb e munguar t\u00eb parave dhe pretendoi se nuk kishte dijeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb Li\u00e7e pretendoi se KPK duhej t\u00eb konsideronte t\u00eb ligjshme nj\u00eb shum\u00eb prej 400 mij\u00eb lek\u00ebsh q\u00eb bashk\u00ebshorti i kishte deklaruar si fitim nga bastet. Li\u00e7e tha se ky ishte deklarimi i tij dhe ajo nuk kishte mund\u00ebsi t\u00eb m\u00ebsonte m\u00eb shum\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo po ashtu i k\u00ebrkoi Komisionit t\u00eb mbante parasysh se ajo zot\u00ebronte vet\u00ebm 50 p\u00ebr qind t\u00eb depozit\u00ebs s\u00eb krijuar pak dit\u00eb para lindjes s\u00eb f\u00ebmij\u00ebs. Ajo tha se KPK kishte prova t\u00eb plota se pjesa e saj e depozit\u00ebs ishte me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme dhe se nuk duhet t\u00eb mbahej p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr pjes\u00ebn e bashk\u00ebshortit, q\u00eb m\u00eb pas ndikonte edhe n\u00eb bilancin negativ t\u00eb saj prej 370 mij\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Po k\u00ebto pretendime soll\u00ebn nj\u00eb seri pyetjesh nga KPK dhe v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Jacobs fillimisht i tha Li\u00e7es, se duke e mir\u00ebkuptuar situat\u00ebn e saj familjare, dukej sikur gjith\u00eb shpjegimet e saj bazoheshin te kjo e fundit. Jacobs k\u00ebrkoi t\u00eb dinte p\u00ebr baz\u00eb ligjore sa i p\u00ebrket k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb shqyrtimin e pasuris\u00eb dhe i vuri n\u00eb dukje Li\u00e7es se n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit ishte ajo q\u00eb mbante p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe jo ish-bashk\u00ebshorti. Li\u00e7e nga ana e saj u q\u00ebndroi shpjegimeve, por pranoi se nuk kishte nj\u00eb baz\u00eb ligjore. Ajo tha se nuk i referohej situat\u00ebs q\u00eb t\u00eb viktimizohej.<\/p>\n<p>Jacobs po ashtu k\u00ebrkoi shpjegime mbi m\u00ebnyr\u00ebn si Li\u00e7e vler\u00ebsonte fitimet nga bastet prej ish-bashk\u00ebshortit. \u201cUn\u00eb e di q\u00eb p\u00ebr \u00e7do 1 euro t\u00eb fituar duhet t\u00eb shpenzosh 5\u201d, tha Jacobs duke i k\u00ebrkuar Li\u00e7es n\u00ebse dinte se sa para ishin shpenzuar p\u00ebr t\u00eb fituar shum\u00ebn e pretenduar.<\/p>\n<p>Por gjyqtarja tha se ajo nuk kishte luajtur vet\u00eb kurr\u00eb dhe deklarimi i saj ishte i bazuar mbi at\u00eb q\u00eb i kishte th\u00ebn\u00eb personi i lidhur. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se \u00e7do deklarues mbante p\u00ebrgjegj\u00ebsi m\u00eb vete p\u00ebr deklarimin e tij.<\/p>\n<p>Drejtuersja e seanc\u00ebs Etleda \u00c7iftja po ashtu k\u00ebmb\u00ebnguli mbi baz\u00ebn ligjore p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar disatancim. \u00c7iftja po ashtu i vuri n\u00eb dukje Li\u00e7es se n\u00eb procesi ishte ajo dhe jo ish-bashk\u00ebshorti. Nga ana e saj Li\u00e7e tregoi se ajo ishte detyruar t\u00eb dor\u00ebzonte deklarat\u00ebn n\u00eb momentin e fundit dhe se ish-bashk\u00ebshorti e kishte firmosur vet\u00ebm pas nd\u00ebrhyrjes nga drejtues t\u00eb ILDKPKI dhe nj\u00eb takimi me t\u00eb t\u00eb cilin e kishte p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u2019i k\u00ebrkuar t\u00eb rilidheshin.<\/p>\n<p><strong>Problemet e profesionalizmit<\/strong><\/p>\n<p>Relatorja Faskaj dhe m\u00eb pas v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar vun\u00eb n\u00eb dukje se KLGJ kishte sjell\u00eb nj\u00eb raport me probleme p\u00ebr Li\u00e7en.<\/p>\n<p>Jacobs tha se ishte hera e par\u00eb p\u00ebr t\u00eb q\u00eb lexonte kritika p\u00ebr nj\u00eb magjistrat nga KLGJ, q\u00eb zakonisht tha ai i ka t\u00eb mbushura vler\u00ebsimet me lavd\u00ebrime. \u201cDuhet t\u00eb jet\u00eb e dhimbshme q\u00eb t\u00eb jesh nj\u00eb p\u00ebrjashtim\u201d, shtoi v\u00ebzhguesit.<\/p>\n<p>Li\u00e7e nga ana e saj pretendoi se gjetjet nuk ishin shkarkuese. Ajo tha se rastet e v\u00ebna n\u00eb ndukje u p\u00ebrkisin \u00e7\u00ebshtjeve me probleme dhe komplekse, vuri n\u00eb dukje se nj\u00eb pjes\u00eb e vonesave ishin p\u00ebr shkak t\u00eb post\u00ebs dhe theksoi se n\u00eb nj\u00eb rast padit\u00ebsi ishte i moshuar q\u00eb k\u00ebrkonte t\u00eb b\u00ebnte vet\u00eb mbrojtje dhe se ajo ishte p\u00ebrpjekur t\u00eb ishte mir\u00ebkuptuese p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb akses n\u00eb drejt\u00ebsi. Li\u00e7e k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb ngarkes\u00ebn q\u00eb kishte pasur dhe po ashtu arsyetoi se vendimet n\u00eb fjal\u00eb kishin q\u00ebndruar n\u00eb apel.<\/p>\n<p>Jacobs megjithat\u00eb tha se Li\u00e7e kishte pasur mund\u00ebsi t\u00eb korrigjonte disa nga problemet, duke th\u00ebn\u00eb se ajo mund t\u2019i kishte p\u00ebrgatitur \u00e7\u00ebshtjet m\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>E pyetur p\u00ebr nj\u00eb dosje me akuza t\u00eb shfryt\u00ebzimit t\u00eb prostitucionit, t\u00eb akuzuarve p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u kishte dh\u00ebn\u00eb masa t\u00eb lehta sigurimi, Li\u00e7e theksoi n\u00eb seanc\u00eb se t\u00eb arrestuarat ishin gra dhe se ajo kishte krijuar bindjen se nj\u00eb prej tyre shfryt\u00ebzohej nga t\u00eb af\u00ebrm.<\/p>\n<p>Faskaj relatoi po ashtu nj\u00eb rast t\u00eb dyshuar p\u00ebr konflikt interesi. Sipas relatores gjyqtarja kishte gjykuar dy \u00e7\u00ebshtje me pal\u00eb t\u00eb pandehur ish-qiradh\u00ebn\u00ebsin e saj. Dy seancat ishin pushuar pasi pal\u00ebt ishin pajtuar n\u00eb gjyq.<\/p>\n<p>Li\u00e7e tha n\u00eb seanc\u00eb se ajo kishte marr\u00eb vendimin p\u00ebr t\u00eb mos dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen pasi situata nuk parashikohej n\u00eb ligj dhe p\u00ebrs\u00ebriti se dor\u00ebheqja do i ishte refuzuar. Sipas saj pal\u00ebt kishin ardhur n\u00eb seanc\u00eb dhe kishin deklaruar se do t\u00eb zgjidhin gjith\u00e7ka me pajtim dhe se ajo n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb nuk e kishte par\u00eb t\u00eb arsyeshme t\u00eb largohej nga gjykimi.<\/p>\n<p>Sipas gjyqtares ajo nuk kishte pasur kontakte me qiradh\u00ebn\u00ebsin t\u00eb cilin e kishte gjetur familja dhe ishte paguar o prej motr\u00ebs s\u00eb saj o prej prind\u00ebrve. Ajo tha se kontakti i vet\u00ebm me t\u00eb ishte n\u00ebnshkrimi i nj\u00eb kontrate dhe se n\u00eb momentin e gjykimit marr\u00ebdh\u00ebnia e qiras\u00eb kishte p\u00ebrfunduar prej disa koh\u00ebsh.<\/p>\n<p>Por Jacobs n\u00eb q\u00ebndrimet e tij i tha Li\u00e7os se pavar\u00ebsisht normave Ligjore ajo nuk duhej t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb nj\u00eb gjykim kur njihte nj\u00ebr\u00ebn nga pal\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs Li\u00e7o k\u00ebrkoi konfirmim n\u00eb detyr\u00eb. Vendimi do t\u00eb njoftohet me 19 dhjetor n\u00eb or\u00ebn 9.50.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi t\u00eb premten seanc\u00ebn d\u00ebgjimore me gjyqtaren e Gjykat\u00ebs s\u00eb Fierit Olkeda Li\u00e7e. Trupa q\u00eb hetoi \u00e7\u00ebshtjen e kryesuar nga Etleda \u00c7iftja, me an\u00ebtare Suela Zhegun dhe relatore Alma Faskaj, vuri n\u00eb dukje se Li\u00e7es i ishte kaluar barr\u00eb prove sa i p\u00ebrket pasakt\u00ebsis\u00eb n\u00eb deklarimin e nj\u00eb depozite n\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":70502,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,115],"tags":[208,103,118,216],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/IMG-0539-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Seanca ndaj gjyqtares s\u00eb Fierit Olkeda Li\u00e7e n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Foto:Vladimir Karaj\/BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70501"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70501"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70501\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70503,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70501\/revisions\/70503"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70502"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70501"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70501"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70501"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}