{"id":70516,"date":"2022-12-15T10:19:43","date_gmt":"2022-12-15T09:19:43","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/shpjegimet-e-andri-ymerit-per-barrat-e-proves-ne-tre-kriterert-gjate-dy-seancave-maratone\/2022\/12\/15\/"},"modified":"2023-04-06T14:34:57","modified_gmt":"2023-04-06T12:34:57","slug":"shpjegimet-e-andri-ymerit-per-barrat-e-proves-ne-tre-kriterert-gjate-dy-seancave-maratone","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/shpjegimet-e-andri-ymerit-per-barrat-e-proves-ne-tre-kriterert-gjate-dy-seancave-maratone\/2022\/12\/15\/","title":{"rendered":"Shpjegimet e Andri Ymerit p\u00ebr barrat e prov\u00ebs n\u00eb tre kriterert gjat\u00eb dy seancave maraton\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrgjat\u00eb dy seancave maraton\u00eb t\u00eb mart\u00ebn dhe t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 13 dhe 14 dhjetor 2022, t\u00eb paprecedenta n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, gjyqtari i Shkodr\u00ebs, Andri Ymeri paraqiti p\u00ebr rreth 15 or\u00eb shpjegimet e tij p\u00ebr barrat e prov\u00ebs t\u00eb kaluara n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit, t\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit, por pa i p\u00ebrmbyllur ato, duke \u2018fituar\u2019 pas k\u00ebrkesave t\u00eb shumta edhe nj\u00eb tjet\u00ebr seanc\u00eb q\u00eb do t\u00eb njoftohet n\u00eb vijim nga trupa q\u00eb po kryen vetingun e k\u00ebtij subjekti.<\/p>\n<p>Seancat d\u00ebgjimore p\u00ebr Ymerin kan\u00eb filluar m\u00eb 27 maj, por jan\u00eb shtyr\u00eb vazhdimisht p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebrkesave p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb trup\u00ebs. T\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 12 dhjetor u zhvillua p\u00ebr gjasht\u00eb or\u00eb seanca e kat\u00ebrt q\u00eb po ashtu d\u00ebshtoi t\u00eb p\u00ebrfundonte pas k\u00ebrkesave t\u00eb reja t\u00eb subjektit p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e an\u00ebtareve t\u00eb trup\u00ebs. Megjithat\u00eb, Komisioni arriti t\u00eb relatonte gjetjet e hetimit administrativ q\u00eb lidheshin me munges\u00eb burimesh dhe dyshime p\u00ebr pasuri t\u00eb fsehura n\u00eb kriterin e figur\u00ebs, si dhe pap\u00ebrshtatshm\u00ebri p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>Ashtu si n\u00eb seancat e m\u00ebparshme, t\u00eb h\u00ebn\u00ebn dhe t\u00eb mart\u00ebn Ymeri u paraqit me dy p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tij ligjor\u00eb, avokatin Arben Llangozi dhe avokatin Gerti Ymeri. Ky i fundit u z\u00ebvend\u00ebsua n\u00eb seanc\u00ebn e t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs nga avokatja Orgesta Serani, nd\u00ebrsa Llangozi nuk u paraqit, ashtu si dhe kishte njoftuar, se do t\u00eb largohej p\u00ebr vizit\u00eb mjek\u00ebsore jasht\u00eb shtetit.<\/p>\n<p><strong>K\u00ebrkesa t\u00eb reja<\/strong><\/p>\n<p>Gjyqtari Ymeri dhe avokati Llangozi k\u00ebrkuan t\u00eb mart\u00ebn q\u00eb t\u00eb revokohej vendimmarrja e Komisionit p\u00ebr vijimin e seancave deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e shqyrtimit t\u00eb k\u00ebresave t\u00eb tyre p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e an\u00ebtareve t\u00eb trup\u00ebs. Por trupa e rr\u00ebzoi k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb dhe vijoi seanc\u00ebn duke argumentuar se nuk do t\u00eb merrej vendim nga kjo trup\u00eb deri n\u00eb shqyrtimin e k\u00ebrkesave p\u00ebr p\u00ebrjashtim.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim Ymeri k\u00ebrkoi s\u00ebrish p\u00ebrjashtimin e t\u00eb tre an\u00ebtareve t\u00eb trup\u00ebs, kryesueses Pamela Qirko, relatores Genta Tafa Bongo dhe Komisioneres Firdes Shuli me argumentin se ndaj tyre kishte kryer kall\u00ebzim penal p\u00ebr sh\u00ebp\u00ebrdorim detyre, falsifikim t\u00eb dokumenteve dhe falsifikim t\u00eb formular\u00ebve, pasi nuk ishin deklaruar prej tyre t\u00eb dh\u00ebnat reale gjat\u00eb aplikimit p\u00ebr nj\u00eb pozicion n\u00eb KPK. Ymeri pretendoi se nuk ishin deklaruar masat disiplinore ndaj Bungos dhe Shulit, nd\u00ebrsa p\u00ebr Qrikon u pretendua se nuk kishte depozituar list\u00ebn e notave q\u00eb ishte nj\u00eb prej kritereve t\u00eb aplikimit, pasi k\u00ebrkohej mestare m\u00eb e lart\u00eb nga vler\u00ebsimi 8.<\/p>\n<p>Ata pretenduan se procesi po kryhej n\u00eb shkelje t\u00eb gjith\u00eb procedurave, pasi gjykimi nuk po kryhej nga nj\u00eb gjykat\u00eb e krijuar me ligj, p\u00ebr shkak se an\u00ebtaret e trup\u00ebs nuk p\u00ebrmbushin kriteret.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesat p\u00ebr p\u00ebrjashtim u pranuan dhe u kaluan p\u00ebr shqyrtim n\u00eb Komision, por trupa vendosi t\u00eb vijoj\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar shpjegimet e subjektit lidhur me barrat e prov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Gjyqtari Ymeri i filloi shpjegimet t\u00eb mart\u00ebn lidhur me barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr figur\u00ebn, duke e cil\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb kriter si m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmin.<\/p>\n<p>Komisioni relatoi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn se Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK ka depozituar fillimisht raport pozitiv p\u00ebr gjyqtarin Ymeri. Por pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb KPK p\u00ebr p\u00ebrdit\u00ebsimin e t\u00eb dh\u00ebnave, ka informuar p\u00ebr dyshime t\u00eb p\u00ebrfshirjes s\u00eb subjektit n\u00eb veprime korruptive dhe favorizim t\u00eb pal\u00ebve. Bazuar n\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna, DSIK ka konstatuar pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e subjektit p\u00ebr t\u00eb vijuar detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>Komisioni ka verifikuar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb dosjeve ku jan\u00eb ngritur dyshime edhe n\u00eb aspektin profesional. N\u00eb nj\u00eb rast ngrihen dyshime se Ymeri ka gjykuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ku pal\u00eb ka qen\u00eb babai i nj\u00eb avokati me t\u00eb cilin ka pasur njohje dhe miq\u00ebsi. Bungo tha se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ka dyshime p\u00ebr favorizim t\u00eb k\u00ebsaj pale.<\/p>\n<p>Sipas KPK, subjekti ka gjykuar 122 \u00e7\u00ebshjtje ku pal\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga avokati L.K., p\u00ebr t\u00eb cilin Ymeri ka shpjeguar se kan\u00eb qen\u00eb shok\u00eb shkolle.<\/p>\n<p>Ymeri e kund\u00ebrshtoi konstatimin e Komisionit duke pretenduar se e kishte njohur thjesht si shok shkolle, por se nuk kishin pasur miq\u00ebsi. P\u00ebr rreth 7 udh\u00ebtime q\u00eb kishin kryer s\u00eb bashku jasht\u00eb shtetit, Ymeri deklaroi se kishin qen\u00eb t\u00eb rast\u00ebsishme ose n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e personave t\u00eb tjer\u00eb, kur kishin shkuar bazuar n\u00eb udh\u00ebtime turistike.<\/p>\n<p>Ymeri k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk kishte pasur favorizim t\u00eb avokatit L.K. apo pal\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuara prej tij. P\u00ebr nj\u00eb mesazh t\u00eb d\u00ebrguar nga ky avokat q\u00eb kishte sh\u00ebrbyer si baz\u00eb p\u00ebr shtyrjen e nj\u00eb s\u00e9ance, subjekti sqaroi se vet\u00eb teksti tregonte se nuk kishin pasur miq\u00ebsi.<\/p>\n<p>Ymeri theksoi se komunimi kishte qen\u00eb mjaft zyrtar dhe se avokati i kishte k\u00ebrkuar mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr shtyrje t\u00eb seanc\u00ebs pasi kishte shkuar jasht\u00eb shtetin p\u00ebr t\u00eb kryer nd\u00ebrhyrje kirurgjikale t\u00eb babait t\u00eb tij, i ciuli dhe kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb pak koh\u00eb m\u00eb von\u00eb. Subjekti sqaroi se k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb i\u2019ua kishte paraqitur pal\u00ebve q\u00eb kishin r\u00ebn\u00eb dakort p\u00ebr shtyrjen e seanc\u00ebs, pasi kishte mir\u00ebkuptuar situat\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gjendej avokati l.K..<\/p>\n<p>N\u00eb vijim ai ngriti pretendim se nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb konstatohej konflikt interesi ndaj tij, ishin n\u00eb konflikt vet\u00eb kryesuesja Qirko dhe ish-an\u00ebtari i trup\u00ebs, Roland Ilia i p\u00ebrjashtuar pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb subjektit p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn arsye.<\/p>\n<p>Ymeri pretendoi se Qirko e kishte marr\u00eb n\u00eb mbrojtje Ilian kur kishte deklaruar se Ilia nuk mund t\u00eb kishte pasur dijeni p\u00ebr konfliktin e interesit q\u00eb kishte me subjektin pasi ishte hetuar vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb. Sipas Ymerit, q\u00ebndrimi i Ilias ishte arim\u00ebq\u00ebsor ndaj tij dhe p\u00ebr shkak t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb q\u00eb ai kishte me Qirkon, kjo e fundit gjendej n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Subjekti pretendoi se vendimarrjet e tij ku pal\u00ebt ishin p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga avokati L.K., konfirmonin se nuk gjendej n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Ymeri dekjlarii se ndihej krenar p\u00ebr figur\u00ebn e tij, duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje se kishte vendosur burgime t\u00eb p\u00ebrjetshme dhe me m\u00eb shum\u00eb se 20 vjet p\u00ebr personat q\u00eb kishin kryer vepra t\u00eb r\u00ebnda penale, si dhe kishte dh\u00ebn\u00eb vendime p\u00ebr sekuestrimin e pasurive t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>Avokati Llangozi deklaroi se Ymeri kishte b\u00ebr\u00eb favorizim vet\u00ebm po\u00ebr pensionist\u00ebt duke u dh\u00ebn\u00eb atyre t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Ymeri iu rikthye k\u00ebsaj gjetje t\u00eb KPK edhe t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn gjat\u00ebe shpjegimeve p\u00ebr profesionalizmin.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb shpjegimeve ai u pyet gjat\u00eb nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar Steven Kessler lidhur me marrdh\u00ebnien e tij me avokatin L.K.. Ymeri deklaroi se ishin njohur kur ishin student, por nuk kishin qen\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin grup. Gjithashtu, k\u00ebmb\u00ebnguli se udh\u00ebtimet kishin qen\u00eb t\u00eb rast\u00ebsishme dhe se kur ishte takuar ndonj\u00ebher\u00eb me avokatin L.K., bisedat q\u00eb ishin zhvilluar kishin qen\u00eb p\u00ebr tematika t\u00eb p\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>Gjyqtari Ymeri kund\u00ebrshtoi edhe gjetjet n\u00eb kriterin profesional. Ai i mbrojti vendimarrjet e tij edhe n\u00eb rastet kur ishin rr\u00ebzuar nga Apeli duke argumentuar se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr intepretim ligjor t\u00eb objektit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve. Sipas subjektit, Komisioni nuk mund t\u00eb vler\u00ebsonte lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn e intepretimit t\u00eb fakteve t\u00eb objektit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve, pasi ishte tag\u00ebr i gjykatave.<\/p>\n<p>Lidhur me d\u00ebnimin minmal t\u00eb nj\u00eb personi t\u00eb akuzuar p\u00ebr vjedhje t\u00eb impulsive t\u00eb energjis\u00eb elektrike, Ymeri argumentoi se i pandehuri ishte kryefamiljar dhe i varf\u00ebr dhe se do t\u00eb ishte \u00e7enjer\u00ebzore n\u00ebse do ta d\u00ebbonte me mas\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb shembull.<\/p>\n<p>P\u00ebr disa prej denoncimeve, subjekti shpjegoi se ishin trajtuar edhe prej ILD-s\u00eb, q\u00eb sipas tij nuk kishte gjetur probleme.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb cilat i ishte kaluar barr\u00eb prove p\u00ebr favorizim t\u00eb pal\u00ebve, Ymeri deklaroi se kishte qen\u00eb n\u00eb pakic\u00eb duke dal\u00eb kund\u00ebr dhe i k\u00ebrkoi Komisionit t\u00eb verifikonte vendimet q\u00eb kishte dor\u00ebzuar si prova.<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimet e Komisionit p\u00ebr p\u00ebrfundimin e gjykimit t\u00eb disa \u00e7\u00ebshtjeve n\u00eb rastet kur pal\u00ebt kan\u00eb k\u00ebrkuar pezullimin e proceseve p\u00ebr shkak se kan\u00eb kryer kall\u00ebzime penale p\u00ebr falsifikime, Ymeri i cil\u00ebsoi ato si pretendime t\u00eb pabazuara. Sipas tij, pal\u00ebt i kan\u00eb p\u00ebrdorur ato kall\u00ebzime p\u00ebr t\u00eb zvarritur \u00e7\u00ebshtjet. Ai argumentoi se pezullimi b\u00ebhet n\u00eb raste p\u00ebrjashtimore dhe shtoi se n\u00eb ,c\u00ebshtjet e shqyruara prej tij nuk kishte t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Lidhur me denoncime t\u00eb kryera nga disa institucione p\u00ebr vendimarrje t\u00eb subjektit, ky i fundit aludoi se Komisioni ka mbajtur t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim si ministria q\u00eb drejtohet nga motra e nj\u00eb prej an\u00ebtareve t\u00eb trup\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai kund\u00ebrshtoi gjetjet p\u00ebr gjykim t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb parashkruara duke argumentuar se koha nuk p\u00ebrllogaritej nga momenti kur kishte ndodhur fakti, por kur i d\u00ebmtuari merrte dijeni mbi pasojat e pritshme.<\/p>\n<p><strong>Shpjegimet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Gjyqtari Ymeri i kund\u00ebrshtoi t\u00eb gjitha konstatimet p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare dhe dyshimet e ngritura nga Komisioni p\u00ebr fshehje pasurie. Ai pranoi gabimet n\u00eb disa deklarime vjetore dhe n\u00eb at\u00eb veting p\u00ebr pretendoi se i kishte korrigjuar n\u00eb vijim me iniciativ\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Lidhur me mosp\u00ebrputhjet e \u00e7mimit n\u00eb kontrat\u00ebn e porosis\u00eb dhe t\u00eb shitjes s\u00eb nj\u00eb apartamenti t\u00eb bler\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb atit por n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb tij, Ymeri shpjegoi se diferenca kishte t\u00eb b\u00ebnte me moskonsiderimin e sip\u00ebrfaqes s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb kontrat\u00ebn finale. Ai pohoi se \u00e7mimi ishte 3.9 milion\u00eb lek\u00eb sa ishte p\u00ebrcaktuar n\u00eb kontrat\u00ebn e porosis\u00eb.<\/p>\n<p>Por konstatimin e Komisionit se dukej se kishte trajtim preferncial, subjekti deklaroi se kishte dor\u00ebzuar shtat\u00eb kontrata t\u00eb tjera shitblerje p\u00ebr apartamente t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit pallat, q\u00eb rezultonin me t\u00eb nj\u00ebjtin \u00e7mim p\u00ebr met\u00ebr katror.<\/p>\n<p>Ymeri deklaroi se nuk kishte asnj\u00eb indice p\u00ebr fshehje t\u00eb k\u00ebsaj pasurie. Ai tha se kishte kontribuar si gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e familjes s\u00eb origjin\u00ebs p\u00ebr blerjen e apartamentit, por theksoi se ajo pron\u00eb \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga i ati n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kryefamiljarit.<\/p>\n<p>\u201cFakti i kalimit t\u00eb nj\u00eb kohe prej 16 vjet\u00ebsj dhe moskryerja e ndonj\u00eb veprimi juridik tregon se nuk jam pronar i vet\u00ebm i k\u00ebtij apartamenti. Nga ana ime nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb shtes\u00eb n\u00eb ket\u00eb pasuri, \u00e7\u2019ka tregon se nuk kam qen\u00eb pronari faktik. Nuk kam ushtruar pushtet juridik\u201d, argumentoi ai dhe shtoi se fakti pse prind\u00ebrit kan\u00eb pasur nj\u00eb apartament tjet\u00ebr nuk mb\u00ebshtet dyshimin se \u00ebsht\u00eb pasuri e fshehur e tij. Ymeri theksoi se e kishte deklaruar p\u00ebrdorimin e k\u00ebtij apartamenti dhe se nuk kishte ndonj\u00eb arsye pse t\u00eb ngriheshin dyshime p\u00ebr fshehje.<\/p>\n<p>Ai kund\u00ebrtshtoi konstatimin e KPK se n\u00eb at\u00eb banes\u00eb nuk kishte jetuar tjet\u00ebr an\u00ebtar i familjes s\u00eb origjin\u00ebs, duke shpjeguar se gjat\u00eb p\u00ebrmbytjeve t\u00eb vitit 2012 prind\u00ebrit ishin transferuar aty. sipas subjektit, tashm\u00eb q\u00eb prind\u00ebrit jan\u00eb t\u00eb moshuar dhe kan\u00eb shqet\u00ebsime sh\u00ebndet\u00ebsore q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb apartamentin ku jeton dhe ai, pasi pallati ka ashensor dhe gjenden af\u00ebr institucionet sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Ymeri dha shpjegime konstatimin p\u00ebr mosdeklarimin e dy huave q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr apartamentin. Ai pretendoi se deklarimi i paplot\u00eb nuk mund t\u00eb sjelli penalizim dhe se mang\u00ebsit\u00eb e deklarat\u00ebs veting i kishte korrigjuar gjat\u00eb pyet\u00ebsor\u00ebve. Sipas subjektit, n\u00ebse paskat\u00ebsia nuk lidhet me fshehje pasurie, at\u00ebher\u00eb nuk mund t\u00eb jet\u00eb penalizuese.<\/p>\n<p>Ymeri solli n\u00eb v\u00ebmendje vendimarrje t\u00eb Komisionit dhe Kolegjit p\u00ebr raste t\u00eb ngjashme, ku sipas tij, huat\u00eb jan\u00eb pranuar si burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Subjekti argumentoi se kishte dor\u00ebzuar si prova kontratat e huamarrjeve nga babai t\u00eb kryera n\u00eb vitin q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim ai pohoi se huat\u00eb ishin shlyer Brenda vitit dhe se nuk p\u00ebrb\u00ebnin burimin real t\u00eb apartamentit. Ymneri kund\u00ebrshtoi konstatimin e Komisionit p\u00ebr pamund\u00ebsi financiare n\u00eb krijimin e k\u00ebsaj pasurie dhe shlyerjen e huave. Ai k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb pranohen si burime t\u00eb ligjshme ve\u00e7 pagave t\u00eb tij dhe t\u00eb familjar\u00ebve, edhe t\u00eb ardhurat pensioni suplemetar i babait dhe nga aktiviteti i tij si tregtar ambulant, si dhe t\u00eb ardhurat e v\u00ebllait si avokat.<\/p>\n<p>Ai theksoi se situata lidhur me t\u00eb ardhurat e familjar\u00ebve nga aktiviteti privat ishte e ngjashme me \u00e7\u00ebshtjet e subjekteve t\u00eb tjera q\u00eb jan\u00eb pranuar si burime t\u00eb ligjshme nga Komisioni, ku kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e trup\u00ebs edhe komisionere q\u00eb po kryejn\u00eb rivler\u00ebsimin e tij. \u201cNjohja e k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave do ta vendoste proceisn n\u00eb rrug\u00ebn e barazis\u00eb dhe drejtesis\u00eb\u201d, pohoi Ymeri dhe theksoi se k\u00ebto t\u00eb ardhura i kishte deklaruar n\u00eb koh\u00eb reale.<\/p>\n<p>Sipas tij, moskonsiderimi i tyre mund t\u00eb c\u00ebenonte vet\u00ebm mund\u00ebisne e kthimit t\u00eb huave nga babai, por jo burimet e apartamentit.<\/p>\n<p>Ymeri e cil\u00ebsoi t\u00eb pasakt\u00eb analiz\u00ebn e Komisionit p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2016. sipas tij, nuk jan\u00eb p\u00ebrllogaritur drejt t\u00eb ardhurat e familjes s\u00eb tij, konkretisht t\u00eb bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>Subjekti kund\u00ebrshtoi konstatimin se dukej se nj\u00eb automjet q\u00eb p\u00ebrdorej nga bashk\u00ebshortja dhe q\u00eb ishte n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb v\u00ebllait, ishte pasuri e fshehur e tij. Ymeri shpjegoi se i v\u00ebllai e kishte bler\u00eb automjetin p\u00ebr bashk\u00ebshorten e tij pasi punonte n\u00eb nj\u00eb fshat, por pasi ajo ishte dakord\u00ebsuar me disa koleg\u00eb nuk e kishte p\u00ebrdorur.<\/p>\n<p>Subjekti shtoi se dhe bashk\u00ebshortja e tij punonte larg dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye v\u00ebllai kishte ofruar mjetin p\u00ebr p\u00ebrdorim. N\u00eb vijim ai v\u00ebrejti se Komisioni nuk evidenton shkres\u00ebn e institucionit t\u00eb mbikqyrjes financiare ku rezulton se policia e sigurimit n\u00eb vitet 2017-2019 \u00ebsht\u00eb prer\u00eb nga v\u00ebllai dhe jo prej bashk\u00ebshortes s\u00eb tij. Ymeri e cil\u00ebsoi t\u00eb pasakt\u00eb konsattimin e KPK p\u00ebr dyshimet p\u00ebr fshehje.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se v\u00ebllai kishte pasur mund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e makin\u00ebs. Sipas tij, Komisioni kishte konstatuar balanc\u00eb negative pasi nuk kishte konsideruar nj\u00eb shum\u00eb 400 mij\u00eb lek\u00eb q\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb t\u00eb atit. Subjekti shpjegoi se v\u00ebllai jeton me prind\u00ebrit dhe k\u00ebrkoi q\u00eb ashtu si i ishte p\u00ebrllogaritur si shpenzim dh\u00ebnia e k\u00ebsaj vler\u00eb babait, atyre t\u2019u konsiderohej si e ardhur.<\/p>\n<p>Subjekti cil\u00ebsoi t\u00eb gabuar edhe p\u00ebrllogaritjet e Komisionit p\u00ebr mobilimin e apartamentit n\u00eb p\u00ebrdorim duke pretenduar se dhoma e gjumit ishte dhuruar nga familja e bashk\u00ebshortes dhe k\u00ebrkoi zbritje t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb p\u00ebrllogaritur n\u00eb analiz\u00eb.<\/p>\n<p>Ymeri dha shpjegime p\u00ebr gjith\u00eb konstatimet p\u00ebr t\u00eb ardhurat e tij e t\u00eb familjes. Ai pretendoi se kishte v\u00ebrtetuar t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga familja e origjin\u00ebs nga dh\u00ebnia me qira e nj\u00eb sip\u00ebrafqe toke; si dhe dhuratat p\u00ebr martes\u00ebn dhe lindjen e djalit. Subjekti pretendoi se n\u00eb raste t\u00eb ngjashme Komisioni i kishte konsideruar sit \u00eb ligjshme k\u00ebto lloj t\u00eb ardhurash.<\/p>\n<p>Ai u ndal gjat\u00eb n\u00eb shpjegimet e tij p\u00ebr burimet q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr investimet n\u00eb bono thesari prej vitit 2009, p\u00ebr t\u00eb cilat Komisioni ka konstatuar pamund\u00ebsi.<\/p>\n<p>Ai pretendoi se bilanci negative rritdhte si pasoj\u00eb e moskonsiderimit t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb babait dhe v\u00ebllait nga aktiviteti privat, si dhe nga qiradh\u00ebnia e tok\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar balanc\u00eb negative t\u00eb babait t\u00eb subjektit p\u00ebr \u00e7eljen e nj\u00eb depozite dy dit\u00eb para se t\u00eb vendosej nga Ymeri si garanci p\u00ebr marrjen e nj\u00eb kredie q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr investimet n\u00eb bono thesari. Bazuar n\u00eb k\u00ebto konstatime KPK ka ngritur dyshime se depozita \u00ebsht\u00eb pasuri e fshehur e subjektit, por ky i fundit e konsideroi t\u00eb pabazuar k\u00ebt\u00eb gjetje.<\/p>\n<p>Ai v\u00ebrejti se depozita nuk ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr investime apo shpenzime, si dhe as p\u00ebr shlyerjen e kredis\u00eb. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se depozita p\u00ebrfaq\u00ebson t\u00eb ardhurat e familjes s\u00eb tij t\u00eb origjin\u00ebs dhe k\u00ebrkoi t\u00eb konsideron t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat e familjar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ymeri pranoi se kishte kryer pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarime q\u00eb sillnin balanc\u00eb negative p\u00ebr nj\u00eb prej depozitave n\u00eb bono thesari, por ai k\u00ebmb\u00ebnguli se pamund\u00ebsia rridhte nga pasakt\u00ebsia n\u00eb deklarim dhe jo p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb likujditeteve.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkoi korrigjim t\u00eb analiz\u00ebs financiare t\u00eb KPK-s\u00eb duke pretender se prind\u00ebrit rezultonin me balanc\u00eb pozitive edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti tjet\u00ebr n\u00eb 2004-\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, Komisioni e pranoi k\u00ebrkes\u00ebn e subjektit p\u00ebr t\u00eb paraqitur konkluzione p\u00ebrfundimtare t\u00eb p\u00ebrmbledhura dhe njoftoi se seanca e radh\u00ebs do t\u00eb njoftohet pas vendimarrjeve p\u00ebr k\u00ebrkesat e depozituara nga Ymeri p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e an\u00ebtareve t\u00eb trup\u00ebs.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrgjat\u00eb dy seancave maraton\u00eb t\u00eb mart\u00ebn dhe t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 13 dhe 14 dhjetor 2022, t\u00eb paprecedenta n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, gjyqtari i Shkodr\u00ebs, Andri Ymeri paraqiti p\u00ebr rreth 15 or\u00eb shpjegimet e tij p\u00ebr barrat e prov\u00ebs t\u00eb kaluara n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit, t\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70517,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,115],"tags":[213,132,107,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Gjyqtari-Andri-Ymeri-ne-KPK-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Andri Ymeri n\u00eb KPK. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70516"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70516"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70516\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70518,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70516\/revisions\/70518"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70517"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70516"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70516"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70516"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}