{"id":70522,"date":"2022-12-13T14:39:18","date_gmt":"2022-12-13T13:39:18","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-ricel-hetimin-per-gjyqtaren-miranda-andoni\/2022\/12\/13\/"},"modified":"2023-04-06T14:35:30","modified_gmt":"2023-04-06T12:35:30","slug":"kpa-ricel-hetimin-per-gjyqtaren-miranda-andoni","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-ricel-hetimin-per-gjyqtaren-miranda-andoni\/2022\/12\/13\/","title":{"rendered":"KPA ri\u00e7el hetimin p\u00ebr gjyqtaren Miranda Andoni"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit d\u00ebgjoi t\u00eb mart\u00ebn parashtrimet e Komisioneres Publike, Irena Nino n\u00eb ankimin ndaj vendimit t\u00eb KPK p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, Miranda Andoni. KPA po ashtu d\u00ebgjoi parashtrimet e Andonit q\u00eb k\u00ebrkoi l\u00ebnie n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit, nd\u00ebrsa k\u00ebmb\u00ebnguli se pretendimet e Komisionerit Publik p\u00ebr munges\u00eb burimesh dhe probleme t\u00eb profesionalizmit nuk q\u00ebndronin.<\/p>\n<p>Andoni u konfirmua n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit n\u00eb qershor 2020, por KPK relatoi at\u00eb pran\u00eb Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb sa i p\u00ebrket nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb kriterin e profesionalizmit. Ish-Komisioneri Publik Dariel Sina nuk ra dakord me vendimin e KPK dhe ankimoi n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi konfirmimin e Andonit, duke arsyetuar n\u00eb munges\u00eb burimesh p\u00ebr pasurin\u00eb dhe problemet e profesionalizmit.<\/p>\n<p>Trupa q\u00eb po gjykon \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb Kolegj kryesohet nga Natasha Mula, me relator Sokol \u00c7omo dhe an\u00ebtare Albana Shtylla, Ina Rama dhe Mimoza Tasi.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb Komisionerja Irena Nino, q\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoi Sin\u00ebn pas em\u00ebrimit t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, i q\u00ebndroi ankimit. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli t\u00eb hetohej n\u00ebse personat e lidhur me gjyqtaren kishin apo jo kontrata t\u00eb tjera me OSHE-n\u00eb p\u00ebr energjin\u00eb elektrike dhe po ashtu t\u00eb hetoheshin kontratat e kredive t\u00eb n\u00ebnshkruara nga bashk\u00ebshorti i subjektit. Komisionerja tha se p\u00ebr k\u00ebto kontrata p\u00ebr t\u00eb cilat KPK ishte njoftuar nga Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Parandalimit t\u00eb Pastrimit t\u00eb Parave (DPPPP), nuk kishte pasur hetim nga KPK.<\/p>\n<p>Andoni i kund\u00ebrshtoi pretendimet e ngritura. Ajo solli si prov\u00eb nj\u00eb dokument fotokopje nga OSHE sipas t\u00eb cilit emrat q\u00eb rezultonin si abonent\u00eb ishin thjesht\u00eb t\u00eb ngjash\u00ebm, pasi kishin at\u00ebsi dhe dat\u00eblindje t\u00eb ndryshme. Andoni po ashtu e cil\u00ebsoi t\u00eb pasakt\u00eb pretendimin e Komisioneres sa i p\u00ebrket kontratave t\u00eb kredive, q\u00eb ajo tha se ishin n\u00ebnshkruar nga bashk\u00ebshorti si drejtor i nj\u00eb dege banke dhe jo si p\u00ebrfitues.<\/p>\n<p>Nino k\u00ebrkoi t\u00eb mos konsideroheshin t\u00eb ligjshme nj\u00eb shum\u00eb e marra nga n\u00ebna e subjektit prej rreth 3700 eurosh. Shuma rezulton e deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn vjetore 2008, por nuk \u00ebsht\u00eb rideklaruar n\u00eb at\u00eb veting. Nj\u00ebsoj Nino k\u00ebrkoi t\u00eb mos njiheshin si t\u00eb ligjshme t\u00eb ardhurat nga qiraja tatimi mbi t\u00eb cilat ishte paguar gjat\u00eb procesit t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>Andoni i kund\u00ebrshtoi k\u00ebto gjetje. Ajo tha se qoft\u00eb shuma n\u00eb euro qoft\u00eb ajo nga qirat\u00eb nuk ndikonin n\u00eb analiz\u00ebn financiare. Gjyqtarja tha se ajo dhe bashk\u00ebshorti kishin paguar rregullisht tatimet mbi qiran\u00eb, por se nuk kishin gjetur dokumente p\u00ebr disa vite. Ajo shtoi se me pages\u00ebn e tyre gjat\u00eb vetingut, ato ndoshta ishin paguar dy her\u00eb.\u00a0 Ajo tha se me bashk\u00ebshortin kishin pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb mbuluar shpenzimet.<\/p>\n<p>Duke iu referuar vler\u00ebsimit t\u00eb aft\u00ebsive profesionale Nino tha se ishin gjetur probleme q\u00eb duhej t\u00eb vler\u00ebsoheshin nga Kolegji. Ai tha se n\u00eb dosjet e rivler\u00ebsuara kishte zvarritje dhe probleme t\u00eb procedur\u00ebs, p\u00ebrfshi mos njoftim t\u00eb pal\u00ebve dhe munges\u00eb t\u00eb vendimeve t\u00eb nd\u00ebrmjetme.<\/p>\n<p>Andoni tha se nuk \u201cishte krenare\u201d me vler\u00ebsimin q\u00eb kishte marr\u00eb n\u00eb kriterin e profesionalizmit. Ajo tha se \u00e7\u00ebshtja e relatura n\u00eb ILD nga Komisioni ishte arshivuar, nd\u00ebrsa k\u00ebmb\u00ebnguli se disa nga problemet e gjetura vinin prej \u00e7\u00ebshtjeve komplekse.<\/p>\n<p>Pasi d\u00ebgjoi pal\u00ebt KPA n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi pranoi t\u00eb merrte si prova t\u00eb gjitha dokumentet e sjella nga gjyqtarja p\u00ebrve\u00e7 dokumentit fotokopje nga OSHE q\u00eb sipas Kolegjit nuk ishte n\u00eb form\u00ebn e k\u00ebrkuar nga ligji. M\u00eb pas Natasha Mulaj k\u00ebrkoi t\u00eb dinte n\u00ebse pal\u00ebt ishin gati p\u00ebr konkluzionet p\u00ebrfundimtare dhe vendosi pas konsultimin n\u00eb sall\u00eb q\u00eb seanca e konkluzioneve t\u00eb zhvillohej m\u00eb 19 dhjetor n\u00eb or\u00ebn 10.00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit d\u00ebgjoi t\u00eb mart\u00ebn parashtrimet e Komisioneres Publike, Irena Nino n\u00eb ankimin ndaj vendimit t\u00eb KPK p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, Miranda Andoni. KPA po ashtu d\u00ebgjoi parashtrimet e Andonit q\u00eb k\u00ebrkoi l\u00ebnie n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit, nd\u00ebrsa k\u00ebmb\u00ebnguli se pretendimet e Komisionerit Publik [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":70523,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,115],"tags":[214,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Miranda-Andoni-ne-KPA-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Miranda Andoni pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto: Vladimir Karaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70522"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70522"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70522\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70524,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70522\/revisions\/70524"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70523"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70522"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70522"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70522"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}