{"id":70531,"date":"2022-12-13T11:44:35","date_gmt":"2022-12-13T10:44:35","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/mes-kerkesave-per-perjashtim-kpk-gjen-probleme-te-pasurise-dhe-figures-per-andri-ymerin\/2022\/12\/13\/"},"modified":"2023-04-06T14:35:46","modified_gmt":"2023-04-06T12:35:46","slug":"mes-kerkesave-per-perjashtim-kpk-gjen-probleme-te-pasurise-dhe-figures-per-andri-ymerin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/mes-kerkesave-per-perjashtim-kpk-gjen-probleme-te-pasurise-dhe-figures-per-andri-ymerin\/2022\/12\/13\/","title":{"rendered":"Mes k\u00ebrkesave p\u00ebr p\u00ebrjashtim, KPK gjen probleme t\u00eb pasuris\u00eb dhe figur\u00ebs p\u00ebr Andri Ymerin"},"content":{"rendered":"<p>Seanca e kat\u00ebrt d\u00ebgjimore e zhvilluar t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 12 dhjetor 2022 n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Andri Ymeri u zhvillua pjes\u00ebrisht dhe d\u00ebshtoi t\u00eb p\u00ebrfundonte pas k\u00ebrkesave t\u00eb reja t\u00eb subjektit p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e an\u00ebtareve t\u00eb trup\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e kryesueses Pamela Qirko drejtuar Ymerit p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb shpjegime rreth objektit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, duke v\u00ebrejtur se detajet q\u00eb ai po shtjellonte kishin lidhje me ankimin, u cil\u00ebsua e mjaftueshme p\u00ebr avokatin Arben Llangozi q\u00eb t\u00eb konsiderohej si paragjykim i \u00e7\u00ebshtjes dhe vendimarrje e paracaktuar, duke k\u00ebrkuar rishtazi p\u00ebrjashtimin e saj.<\/p>\n<p>Komisioni arriti t\u00eb relatoj\u00eb gjetjet e hetimit administrativ n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit, duke konstatuar balanca negative dhe pap\u00ebrshtatshm\u00ebri t\u00eb Ymerit p\u00ebr t\u00eb vijuar detyr\u00ebn, por seanca d\u00ebshtoi t\u00eb p\u00ebrfundonte pas k\u00ebrkesave t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura dhe t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e komisionereve.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes k\u00ebrkesave p\u00ebr p\u00ebrjashtim dhe lutjes p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb se ndihej i tronditur shpirt\u00ebrisht nga situata e krijuar, pas nj\u00eb beteje q\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00ebn zgjati p\u00ebr gjasht\u00eb or\u00eb, Ymeri arriti t\u00eb fitoj\u00eb gati nj\u00eb dit\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>Seancat d\u00ebgjimore p\u00ebr Ymerin kan\u00eb filluar m\u00eb 27 maj, por jan\u00eb shtyr\u00eb vazhdimisht p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebrkesave p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb trup\u00ebs. Ashtu si n\u00eb seancat e m\u00ebparshme, edhe t\u00eb h\u00ebn\u00ebn Ymeri u paraqit me dy p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tij ligjor\u00eb, avokatin Arben Llangozi dhe avokatin Gerti Ymeri.<\/p>\n<p><strong>Munges\u00eb burimesh dhe pasuri t\u00eb fshehura <\/strong><\/p>\n<p>Komisioni ngre dyshime se gjyqtari Ymeri ka fshehur nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 111 m2 n\u00eb em\u00ebr t\u00eb prind\u00ebrve. Bungo sqaroi se subjekti ka deklaruar p\u00ebrdorimin e k\u00ebtij apartamenti t\u00eb porositur dhe likujduar nga i ati n\u00eb vitin 2006 p\u00ebr \u00e7mimin rreth 3.9 milion\u00eb lek\u00eb. Si burime krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, Ymeri ka deklaruar t\u00eb ardhurat e tij dhe t\u00eb familjes s\u00eb origjin\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se prind\u00ebrit kan\u00eb zot\u00ebruar nj\u00eb apartament tjet\u00ebr dhe se kan\u00eb investuar nj\u00eb shtes\u00eb n\u00eb 2008-\u00ebn. Nga analiza financiare ka rezultuar pamund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e apartamentit t\u00eb 2006-\u00ebn.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se apartamenti \u00ebsht\u00eb bler\u00eb kur subjekti ka qen\u00eb n\u00eb detyr\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb burimeve financiare, Komisioni ka ngritur dyshime se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasuri e tij e fshehur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb prind\u00ebrve.<\/p>\n<p>Bungo v\u00ebrejti se Ymeri ka ndryshuar deklarimet e p\u00ebr burimet e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, duke shtuar edhe dy hua, nj\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb dhe tjetra 2 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas KPK, nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar mund\u00ebsia e huadh\u00ebn\u00ebsve dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb k\u00ebto shuma nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn finaciare.<\/p>\n<p>Po ashtu, sipas Bungos nuk jan\u00eb v\u00ebrtetuar t\u00eb ardhurat nga aktiviteti privat i babait t\u00eb subjektit dhe \u00ebsht\u00eb konstatuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 3.8 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e apartamentit. \u201cEdhe sikur t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb analiz\u00eb huat\u00eb, subjekti nuk ka pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr kthimin e tyre\u201d, deklaroi Bungo duke theksuar se s\u00ebrish rezulton balanc\u00eb negative n\u00eb krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi e subjektit dhe e bashk\u00ebshortes s\u00eb tij p\u00ebr krijimin e dy depozitave n\u00eb bono thesari, nj\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 3 milion e 150 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2008 dhe 4.2 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2009-\u00ebn.<\/p>\n<p>Si burim p\u00ebr krjimin e k\u00ebtyre pasurive jan\u00eb deklaruar kursimet familjare dhe nj\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb. Si garanci p\u00ebr kredin\u00eb \u00ebsht\u00eb vendosur nj\u00eb depozit\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 1.8 milion\u00eb lek\u00eb e \u00e7elur n\u00eb vitin 2009 n\u00eb em\u00ebr t\u00eb babait t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se kjo depozit\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7elur dy dit\u00eb para aplikimit p\u00ebr kredin\u00eb, si dhe p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb burimeve financiare p\u00ebr krijimin e saj, Komisioni ka ngritur dyshimet se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pasuri t\u00eb fshehur t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Komisioni konstaton mosp\u00ebrputhje n\u00eb deklarimet e Ymerit p\u00ebr vler\u00ebn e shpenzuar nga kredia p\u00ebr investimet n\u00eb bono thesari dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk e ka konsideruar k\u00ebt\u00eb shum\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare, duke vler\u00ebsuar se b\u00ebhet i pamundur verifikimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb burim.<\/p>\n<p>Komisioni ngre dyshime edhe p\u00ebr fshehjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb em\u00ebr t\u00eb v\u00ebllait, q\u00eb e ka pasur n\u00eb p\u00ebrdorim bashk\u00ebshortja e subjektit. Makina \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga v\u00ebllai i Ymerit p\u00ebr shum\u00ebn 350 mij\u00eb lek\u00eb, por ai ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi financiare. Nd\u00ebrkoh\u00eb, bashk\u00ebshortja e subjektit ka rezultuar polic\u00ebmbajt\u00ebse p\u00ebr p\u00ebrdorimin e k\u00ebtij mjeti, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ata nuk kan\u00eb zot\u00ebruar ndonj\u00eb mjet tjet\u00ebr n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb. Bazuar n\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna, KPK ka ngritur dyshimet p\u00ebr fshehje.<\/p>\n<p>Balanc\u00eb negative \u00ebsht\u00eb konstatuar edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip Benz p\u00ebr \u00e7mimin 930 mij\u00eb lek\u00eb, si dhe shpenzime p\u00ebr riparimin dhe pajisjen me dokumentacion n\u00eb shum\u00ebn 80 mij\u00eb lek\u00eb dhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti tjet\u00ebr me sip\u00ebrfaqe 73 m2 nga familja.<\/p>\n<p>Bungo tha se nga analiza kumulative ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn totale 4.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK ka depozituar fillimisht raport pozitiv p\u00ebr gjyqtarin Ymeri. Por pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb KPK p\u00ebr p\u00ebrdit\u00ebsimin e t\u00eb dh\u00ebnave, ka informuar p\u00ebr dyshime t\u00eb p\u00ebrfshirjes s\u00eb subjektit n\u00eb veprime korruptive dhe favorizim t\u00eb pal\u00ebve. Bazuar n\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna, DSIK ka konstatuar pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e subjektit p\u00ebr t\u00eb vijuar detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>Komisioni ka verifikuar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb dosjeve ku jan\u00eb ngritur dyshime edhe n\u00eb aspektin profesional. N\u00eb nj\u00eb rast ngrihen dyshime se Ymeri ka gjykuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ku pal\u00eb ka qen\u00eb babai i nj\u00eb avokati me t\u00eb cilin ka pasur njohje dhe miq\u00ebsi. Bungo tha se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ka dyshime p\u00ebr favorizim t\u00eb k\u00ebsaj pale. Sipas relatores, nj\u00eb rast i ngjash\u00ebm \u00ebsht\u00eb konstatuar kur t\u00eb pandehurit e gjykuar jan\u00eb mbrojtur nga nj\u00eb avokat me miq\u00ebsi me subjektin.<\/p>\n<p>Dyshime p\u00ebr favorizim t\u00eb pal\u00ebs padit\u00ebse jan\u00eb ngritur edhe n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje, ku sipas Bungos, Ymeri rezulton t\u00eb ket\u00eb shqyrtuar n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tre objekte t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb shqyrtuar nga subjekti brenda nj\u00eb dite dhe se vendimarrja p\u00ebrfundimtare \u00ebsht\u00eb marr\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmen.<\/p>\n<p>Edhe gjetjet n\u00eb kriterin profesional u dominuan nga konstatimet p\u00ebr gjendjen e subjektit n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Ymeri ka rezultuar pa problem n\u00eb tre \u00e7\u00ebshtjet e p\u00ebrzgjedhura prej tij, p\u00ebr kat\u00ebr nga pes\u00eb dosjet e shortuara i \u00ebsht\u00eb kaluar barr\u00eb prove.<\/p>\n<p>Sipas Bungos, n\u00eb nj\u00eb rast Ymeri ka c\u00ebnuar t\u00eb drejtat e pronar\u00ebve t\u00eb sendit p\u00ebr t\u2019u mbrojtur.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje nuk ka regjistruar seancat gjyq\u00ebsore dhe nuk ka relatuar shkakun. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb i pandehuri \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me mas\u00ebn 1.3% t\u00eb d\u00ebnimit maksimal, megjith\u00ebse ka rezultuar se paraqiste rrezikshm\u00ebri shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>KPK v\u00ebren se subjekti nuk ka respektuar afatet n\u00eb nj\u00eb gjykim, nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr mungojn\u00eb konfirmimet e njoftimeve t\u00eb t\u00eb paditurve.<\/p>\n<p>Ndaj gjqytarit Andri Ymeri jan\u00eb depozituar 29 denoncime nga publiku, ku jan\u00eb evidentuar edhe raste t\u00eb gjykimit n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit. Po ashtu, Bungo relatoi gjetje p\u00ebr zvarritje t\u00eb procesit, shkelje t\u00eb parimit t\u00eb kontradiktoritetit, si dhe vendimarrje p\u00ebr konflikte civile p\u00ebrpara p\u00ebrfundimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve penale t\u00eb lidhura me ato gjykime.<\/p>\n<p>N\u00eb ve\u00e7anti, Bungo u ndal n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e shqyrtua ku pal\u00ebt jan\u00eb mbrojtur prej avokatit L.K.. Sipas Komisionit, subjekti ka deklaruar se me avokatin L.K. kan\u00eb qen\u00eb shok\u00eb shkolle. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ka rezultuar se ata kan\u00eb udh\u00ebtuar bashk\u00eb disa her\u00eb jasht\u00eb shtetit, ku n\u00eb disa raste ka qen\u00eb edhe bashk\u00ebshortja e Ymerit.<\/p>\n<p>Bungo konstatoi se subjekti ka shqyrtuar 122 \u00e7\u00ebshtje n\u00eb t\u00eb cilat L.K. ka qen\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i pal\u00ebve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb konsideruar prej Komisionit se ata kan\u00eb marrdh\u00ebnie shoq\u00ebrore dhe familjare.<\/p>\n<p>Relatorja shtoi se nga hetimi administrativ n\u00eb kriterin profesional jan\u00eb konstatuar gabime thelb\u00ebsore e serioze, si dhe gjykime t\u00eb gabuara. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb Komisioni e konsideron Ymerin t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Gjyqtari Ymeri e nisi mbrojtjen e tij p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe vijoi me gjetjet n\u00eb kriterin profesional. \u201cSjellja e Komisionit p\u00ebr informacionet e institucioneve t\u00eb cilat nuk i p\u00ebrmend, duket si tullumbace pa prova\u201d, deklaroi ai dhe ngriti dyshime se vendimarrja ndaj tij ishte e paragjykuar dhe e paracaktuar.<\/p>\n<p>Ai kund\u00ebrshtoi si t\u00eb pabazuar konstatimin p\u00ebr gjendjen n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb gjykimin e \u00e7\u00ebshtjeve ku pal\u00ebt jan\u00eb mbrojtur nga avokati L.K. me t\u00eb cilin ka qen\u00eb shok shkolle. Ymeri solli si shembull faktin se me shok\u00ebt e shkoll\u00ebs je si n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien me koleg\u00ebt, me t\u00eb cil\u00ebt ke njohje e p\u00ebrsh\u00ebndetje, por jo miq\u00ebsi.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, kan\u00eb qen\u00eb gjithsej 7 udh\u00ebtime ku ai dhe avokati L.K. kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm. Ymeri theksoi se n\u00eb disa prej k\u00ebtyre udh\u00ebtimeve kan\u00eb qen\u00eb edhe persona t\u00eb tjer\u00eb dhe se L.K. \u00ebsht\u00eb ndodhur rast\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Subjekti vijoi se n\u00eb periudh\u00ebn kur jan\u00eb kryer udh\u00ebtimet, L.K. nuk ka ushtruar profesionin e avokatit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, solli n\u00eb v\u00ebmendje se p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ku sipas Komisionit ngrihen dyshime se ka favorizuar nj\u00eb pal\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga L.K., ai ka dal\u00eb n\u00eb pakic\u00eb duke k\u00ebrkuar rr\u00ebzimin e k\u00ebrkes\u00eb padis\u00eb. Ymeri tha se e kishte vendosur n\u00eb dispozicion t\u00eb Komisionit k\u00ebt\u00eb vendim ku paraqitej q\u00ebndrimi i tij kund\u00ebr.<\/p>\n<p>Si prov\u00eb ai solli n\u00eb v\u00ebmendje edhe nj\u00eb mesazh telefonik q\u00eb L.K. i kishte d\u00ebrguar, p\u00ebr t\u00eb cilin KPK ka konstatuar se v\u00ebrteton miq\u00ebsin\u00eb. Por, subjekti deklaroi se mesazhi i d\u00ebrguar nga L.K. p\u00ebr shtyrje s\u00e9ance v\u00ebrtetonte se ata nuk kan\u00eb pasur miq\u00ebsi, pasi teksti \u00ebsht\u00eb formal dhe zyrtar. Ai shpjegoi se L.K. kishte pasur t\u00eb atin s\u00ebmur\u00eb q\u00eb edhe kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb m\u00eb von\u00eb dhe p\u00ebr shkak se e kishte d\u00ebrguar p\u00ebr kurim jasht\u00eb shtetit, kishte k\u00ebrkuar shtyrjen e nj\u00eb s\u00e9ance, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ishin dakort\u00ebsuar edhe pal\u00ebt.<\/p>\n<p>Sipas Ymerit, \u00e7\u00ebshtjet ku pal\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga L.K. p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb 0.8% t\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 13 mij\u00eb dosjeve q\u00eb ka gjykuar. Subjekti v\u00ebrejti se vet\u00ebm n\u00eb pak \u00e7\u00ebshtje avokati L.K. kishte fituar.<\/p>\n<p>Ai e konsideroi konfliktin e interesit n\u00eb dukje t\u00eb konstatuar nga KPK si jo faktik. Ymeri v\u00ebrejti se rastet n\u00eb dukje t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit mund t\u00eb rr\u00ebzohen me d\u00ebshmitar\u00eb ose me raste analoge. Si t\u00eb till\u00eb ai solli n\u00eb v\u00ebmendje rastin e ish-relatorin t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb tij, Roland Ilia.<\/p>\n<p><strong>K\u00ebrkesat p\u00ebr p\u00ebrjashtim<\/strong><\/p>\n<p>Kryesuesja e trup\u00ebs s\u00eb KPK, Pamela Qirko paraqiti detaje rreth ecuris\u00eb s\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr Ymerin dhe sqaroi se dy trupat e tjera t\u00eb shortuara kishin shqyrtuar k\u00ebrkesat p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e saj dhe t\u00eb an\u00ebtares Firdes Shuli, si dhe kishin vendosur t\u00eb mos i pranonin ato.<\/p>\n<p>Avokati Llangozi v\u00ebrejti se n\u00eb seanc\u00ebn parardh\u00ebse kishte kryer dhe ai nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb personale n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e avokatit, duke k\u00ebrkuar p\u00ebrjashtimin e Shulit. Qirko tha se \u00ebsht\u00eb marr\u00eb vendim dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb.<\/p>\n<p>Por Llangozi nuk u ndal dhe k\u00ebrkoi p\u00ebrjashtimin e relatores s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, Genta Tafa Bungo. Ai u shpreh se kishte pasur dyshime se email-i ku pretendohej se ishte fyer Komisioni ishte konceptuar nga Bungo n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e relatores. Me k\u00ebrkes\u00ebn e re p\u00ebr p\u00ebrjashtim ai pretendoi se Bungo c\u00ebnonte gjykat\u00ebn e formuar me ligj dhe se nuk kishte plot\u00ebsuar kriteret p\u00ebr t\u2019u zgjedhur n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Llangozi ngriti si pretendim edhe m\u00ebnyr\u00ebn e trajtimit t\u00eb subjekteve nga Bungo. Sipas tij, ka video t\u00eb publikuara ku komisionerja Bungo p\u00ebraqfohet me subjektin q\u00eb ka gjykuar. \u201cKa ajo moral t\u2019i thot\u00eb subjektit se ka udh\u00ebtuar jasht\u00eb shtetit me nj\u00eb avokat q\u00eb ka p\u00ebrfaq\u00ebsuar pal\u00ebt n\u00eb proces\u2026,\u201d deklaroi Llangozi dhe shtoi se si ka mund\u00ebsi q\u00eb komisionerja nuk ka pasur informacion se ai subjekt rivler\u00ebsimi kishte shpallur t\u00eb pafajsh\u00ebm nj\u00eb t\u00eb pandehur t\u00eb akuzuar p\u00ebr vrasjen e nj\u00eb komisari policie.<\/p>\n<p>Duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje vendimarrjen e Gjykat\u00ebs Evropiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e prokurorit Besnik Cani kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb, ku u gjet shkelje e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb nj\u00eb gjykat\u00eb t\u00eb krijuar me ligj p\u00ebr shkak t\u00eb zgjedhjes s\u00eb paligjshme t\u00eb Luan Dacit si an\u00ebtar i Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, Llangozi k\u00ebrkoi p\u00ebrjashtimin e Bungos p\u00ebr mosp\u00ebrmbushje t\u00eb kritereve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb ngjashme Llangozi e paraqiti edhe p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e an\u00ebtares Firdes Shuli. Llangozi parashtroi dhe k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr shtyrje t\u00eb seanc\u00ebs deri t\u00eb h\u00ebn\u00ebn e ardhshme, duke pretenduar se do t\u00eb shkonte ai vet\u00eb p\u00ebr vizit\u00eb mjek\u00ebsore jasht\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Pasi u t\u00ebrhoq, trupa e KPK vendosi kalimin p\u00ebr shqyrtimin e k\u00ebrkesave dy trupave t\u00eb tjera t\u00eb Komisionit, t\u00eb cilat vendos\u00ebn mospranimin e k\u00ebtyre k\u00ebrkesave.<\/p>\n<p>Komisioni arriti q\u00eb pas k\u00ebtyre vendimarrjeve t\u00eb parashtroj\u00eb gjetjet p\u00ebr t\u00eb tre kriteret, por kur subjekti po paraqiste kund\u00ebrshtimet e tij p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizmin, p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar konstatimet n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit ai p\u00ebrdori si argument konstatimin e tij p\u00ebr konfliktin e interesit me relatorin e m\u00ebparsh\u00ebm Rolan Ilia, p\u00ebr t\u00eb cilin KPK pranoi k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrjashtim.<\/p>\n<p>Subjekti deklaroi se Qirko kishte marr\u00eb n\u00eb mbrojtje Ilian, duke u shprehur se ky i fundit nuk kishte nga ta dinte konfliktin e interesit, pasi hetimi ishte kryer vet\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb. Duke replikuar m\u00eb nj\u00ebri-tjetrin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, Qirko u shpreh se k\u00ebto detaje kishin lidhje me ankimin dhe jo me figur\u00ebn.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb, avokati Arben Llangozi k\u00ebrkoi p\u00ebrjashtimin e kryesueses Pamela Qirko. \u201cKu e dini ju se klienti im do ta ankimoj\u00eb vendimin tuaj,\u201d pohoi Llangozi dhe k\u00ebrkoi p\u00ebrjashtimin e Qirkos.<\/p>\n<p>Kryesuesja tha se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kishte cituar baz\u00ebn ligjore dhe se kishte t\u00eb b\u00ebnte me vendimet e trupave q\u00eb do t\u00eb shqyrtojn\u00eb k\u00ebrkesat p\u00ebr p\u00ebrjashtim.<\/p>\n<p>Por Llangozi vijoi me k\u00ebrkes\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e Qirkos, duke pretenduar se ajo nuk ishte dor\u00ebzuar vler\u00ebsimin e saj n\u00eb arsimin universitar gjat\u00eb aplikimit p\u00ebr nj\u00eb pozicion si komisionere. \u201c\u2026Ne nuk jemi budallenj dhe e konsideroj fyerje dhe k\u00ebrkoj p\u00ebrjashtimin tuaj p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn her\u00eb. Kam detyrim ligjor t\u00eb b\u00ebj kall\u00ebzim penal ndaj jush, pasi ju jo vet\u00ebm e keni paragjykuar, por edhe keni dh\u00ebn\u00eb vendimin,\u201d deklaroi Llangozi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa gjyqtari Ymeri u shpreh se ndihej i tronditur nga ajo q\u00eb tha Qirko dhe k\u00ebrkoi koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrjashtim.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim nd\u00ebrhyri relatorja Bungo, e cila sqaroi se ajo \u00e7far\u00eb tha Qirko kishte t\u00eb b\u00ebnte me baz\u00ebn ligjore dhe se asnj\u00eb komisioner ndaj t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar p\u00ebrjashtimi nuk do t\u00eb marr\u00eb vendim derisa nj\u00eb trup\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb shqyrtoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn.<\/p>\n<p>Por Llangozi k\u00ebrkoi edhe p\u00ebrjashtimin e Bungos me pretendimin se kishte marr\u00eb n\u00eb mbrojtje Qirkon.<\/p>\n<p>Pasi u t\u00ebrhoq, Komisioni njoftoi se dy k\u00ebrkesat e reja p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e Qirkos dhe t\u00eb Bungos ju p\u00ebrcoll\u00ebn p\u00ebr shqyrtim trupave t\u00eb tjera gjykuese.<\/p>\n<p>Seanca u vendos t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 13 dhjetor, n\u00eb or\u00ebn 15:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Seanca e kat\u00ebrt d\u00ebgjimore e zhvilluar t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 12 dhjetor 2022 n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Andri Ymeri u zhvillua pjes\u00ebrisht dhe d\u00ebshtoi t\u00eb p\u00ebrfundonte pas k\u00ebrkesave t\u00eb reja t\u00eb subjektit p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e an\u00ebtareve t\u00eb trup\u00ebs. Nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e kryesueses [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70532,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117],"tags":[132,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Ymeri-pas-seances-se-katert.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Andri Ymeri pas seanc\u00ebs s\u00eb kat\u00ebrt d\u00ebgjimore me KPK. Foto: BIRN. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70531"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70531"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70531\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70533,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70531\/revisions\/70533"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70532"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70531"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70531"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70531"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}