{"id":70534,"date":"2022-12-13T11:05:37","date_gmt":"2022-12-13T10:05:37","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-majlinda-dogga-jep-shpjegime-per-pasurine-dhe-dyshimet-per-konflikt-interesi\/2022\/12\/13\/"},"modified":"2023-04-06T14:35:53","modified_gmt":"2023-04-06T12:35:53","slug":"gjyqtarja-majlinda-dogga-jep-shpjegime-per-pasurine-dhe-dyshimet-per-konflikt-interesi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-majlinda-dogga-jep-shpjegime-per-pasurine-dhe-dyshimet-per-konflikt-interesi\/2022\/12\/13\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja Majlinda Dogga jep shpjegime p\u00ebr pasurin\u00eb dhe dyshimet p\u00ebr konflikt interesi"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja Majlinda Dogga e Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 12 dhjetor 2022 me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr pasakt\u00ebsit\u00eb dhe mosp\u00ebrputhjet n\u00eb deklarimet e likujditeteve; p\u00ebr balanca negative n\u00eb krijimin e pasurive dhe mbulimin e shpenzimeve.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Dogga u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, nd\u00ebrsa u evidentuan ankesa t\u00eb pal\u00ebve n\u00eb proces p\u00ebr zvarritje t\u00eb gjykimit si dhe p\u00ebr gjykimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtaren Dogga po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relatore Etleda \u00c7iftjan dhe an\u00ebtare Alma Faskajn. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Steven Kessler.<\/p>\n<p>Majlinda Dogga e ka filluar karrier\u00ebn e saj n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1995 dhe punon prej m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash si gjyqtare pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb. Gjyqtarja Dogga u paraqit n\u00eb seanc\u00eb me avokatin Sokol Malaj, i cili paraqiti shpjegimet p\u00ebr gjetjet e Komisionit.<\/p>\n<p><strong>Hetimi pasuror <\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong>Komisioni nuk ka gjetur probleme p\u00ebr nj\u00eb apartament t\u00eb p\u00ebrfituar nga familja e gjyqtares n\u00ebp\u00ebrmjet privatizimit, si dhe p\u00ebr nj\u00eb llogari bankare n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj me gjendje 421 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Dogga \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb pamund\u00ebsi per blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2007 kundrejt \u00e7mimit 9000 euro. Si burime krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, subjekti ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn &#8220;veting&#8221; kursimet familjare dhe t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfitura nga shitja e mjetit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm p\u00ebr shum\u00ebn 3000 euro. Sipas \u00c7iftjas,\u00a0n\u00eb vitin 2007 nuk \u00ebsht\u00eb pasqyruar burimi i shum\u00ebs 6000 euro.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se autojmeti i m\u00ebparsh\u00ebm ka rezultuar t\u00eb jet\u00eb shitur pes\u00eb dit\u00eb pas blerjes s\u00eb makin\u00ebs s\u00eb re, Komisioni nuk e ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare shum\u00ebn 3000 euro. Po ashtu, KPK konstatoi pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e kursimeve p\u00ebr vler\u00ebn 6000 euro dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 1.1 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e Benz-it n\u00eb 2007-\u00ebn.<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimin p\u00ebr shitjen e makin\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme disa dit\u00eb pas blerjes s\u00eb makin\u00ebs s\u00eb re, avokati i Dogg\u00ebs argumentoi se vlera 3000 euro ishte likujduar p\u00ebrpara n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs. Ai theksoi se kishin dor\u00ebzuar deklarat\u00eb noteriale t\u00eb pal\u00ebs bler\u00ebse lidhur me koh\u00ebn kur ishte shlyer vlera e mjetit dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb ardhurat e deklaruara si t\u00eb p\u00ebrfituara nga shitja e Benz-it n\u00eb 2007-\u00ebn n\u00eb shum\u00ebn 3000 euro, t\u00eb konsiderohen n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Avokati Malaj i cil\u00ebsoi deklarimet e gjyqtares Dogga t\u00eb drejta dhe t\u00eb sakta. N\u00eb vijim ai v\u00ebrejti se subjekti nuk e kishte kuptuar, si dhe nuk e kishte pasur detyrim q\u00eb n\u00eb deklarimet periodike t\u00eb pasqyronte shtimin dhe pak\u00ebsimin e gjendjes cash. Si argument ai solli munges\u00ebn e trajnimeve p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e deklarimeve.<\/p>\n<p>Sipas Malajt, analizat financiare p\u00ebr tre vitet e fundit para 2007-\u00ebs rezultojn\u00eb me balanca pozitive. Avokati \u00a0k\u00ebrkoi q\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn p\u00ebr burimet e blerjes s\u00eb Benz-it 2009 t\u00eb p\u00ebrfshihet mund\u00ebsia e kursimit t\u00eb subjektit n\u00eb vite, si dhe t\u00eb konsidrohet vlera e p\u00ebrfituar nga shitja e Benz-it t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm. Relatorja \u00c7iftja v\u00ebrejti se gjyqtarja Dogga nuk ka sh\u00ebnuar likujditete cash n\u00eb deklarat\u00ebn &#8220;veting&#8221;. Edhe gjat\u00eb deklarimeve t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb ILDKPKI n\u00eb vitin 2013 \u00ebsht\u00eb shprehur se nuk dispononte gjendje cash.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa nga viti 2010 deri n\u00eb 2016-\u00ebn ka deklaruar kursime t\u00eb saj dhe t\u00eb vajz\u00ebs. &#8220;Duket se subjekti ka deklaruar vet\u00ebm shtesat dhe jo pak\u00ebsimet,&#8221; pohoi \u00c7iftja dhe v\u00ebrejti se subjekti a kryer deklarime t\u00eb paqarta dhe kontradiktore. Sipas relatores, referuar deklarimeve periodike, subjekti duhej t\u00eb dispononte gjendje cash n\u00eb momentin e plot\u00ebsimit t\u00eb deklarat\u00ebs &#8220;veting&#8221;.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare p\u00ebr kursimet cash jan\u00eb konstatuar balanca negative n\u00eb disa vite, konkretisht ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 460 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2013; rreth 540 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2014 dhe pamund\u00ebsi n\u00eb vler\u00ebn 576 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2016-\u00ebn.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se Dogga nuk ka deklaruar nj\u00eb prej burimeve q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e nj\u00eb llogarie bankare n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vajz\u00ebs I.D., n\u00eb shum\u00ebn 362 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas avokatit Malaj, subjekti ka konsideruar se duke deklaruar t\u00eb ardhurat e ka ezauruar deklarimin e mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb kursimeve. Sipas tij, ILDKPKI nuk ka dh\u00ebn\u00eb sqarim t\u00eb qart\u00eb se si duhej t\u00eb kryhej deklarimi shtesave dhe i pak\u00ebsimeve. \u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb keqkuptim jo i q\u00ebllimsh\u00ebm q\u00eb e kan\u00eb pasur edhe subjekte t\u00eb tjer\u00eb rivler\u00ebsimi\u201d, pohoi Malaj dhe shtoi se t\u00eb ardhurat kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se shpenzimet dhe se ka deklaruar ato q\u00eb ka kursyer \u00e7do vit dhe jo gjendjen fizike t\u00eb likujditeteve. Avokati i cil\u00ebsoi pasakt\u00ebsit\u00eb si rrjedhoj\u00eb t\u00eb mosnjohjes s\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb deklarimit.<\/p>\n<p>Relatorja \u00c7iftja solli n\u00eb v\u00ebmendje se vajza e subjektit ka deklaruar kursime cash n\u00eb vitin 2010 n\u00eb shum\u00ebn 400 mij\u00eb lek\u00eb dhe n\u00eb 2011-\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb. Ajo sqaroi se nevojitej t\u00eb kuptonte m\u00ebnyr\u00ebn e deklarimit dhe pyeti n\u00ebse n\u00eb fund t\u00eb vitit 2011, kursimet ishin 500 mij\u00eb lek\u00eb, apo vlera e t\u00eb dy kursimeve t\u00eb deklaruara n\u00eb shum\u00ebn totale 900 mij\u00eb lek\u00eb. Subjekti shpjegoi se kursimet e t\u00eb dyja viteve ishin n\u00eb mas\u00ebn 900 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton balanc\u00eb negative n\u00eb shumen 506 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr krijimin e nj\u00eb depozite n\u00eb vler\u00ebn 1 milion e 60 mij\u00eb lek\u00eb nga vajza tjet\u00ebr e subjektit, shtetasja E.D.. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, avokati subjektit pretendoi se \u00ebsht\u00eb kryer pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin e gjendjes s\u00eb likujditeteve. Sipas tij, nuk mund t\u00eb konsiderohet si shtes\u00eb deklarimi i kursimeve, pasi p\u00ebrfaq\u00ebson gjendjen e llogaris\u00eb bankare. Malaj k\u00ebmb\u00ebnguli se vajza e Dogg\u00ebs ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e depozit\u00ebs bankare.<\/p>\n<p>Po ashtu, vajza e gjyqtares Dogga \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 623 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr pages\u00ebn e dy k\u00ebsteve n\u00eb vler\u00ebn 15 mij\u00eb euro t\u00eb nj\u00eb apartamenti t\u00eb porositur n\u00eb 2016-\u00ebn p\u00ebr \u00e7mimin 49 mij\u00eb e 600 euro. Si burime t\u00eb pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj shume jan\u00eb deklaruar kursimet familjare. Avokati Malaj pretendoi se sipas analiz\u00ebs s\u00eb tyre financiare, rezultonte bilanc pozitiv n\u00eb shlyerjen e vler\u00ebs 15 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme paraprake p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016 ka rezultuar bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 3.2 milion\u00eb lek\u00eb. Kjo balanc\u00eb negative u kund\u00ebrshtua nga subjekti q\u00eb k\u00ebrkoi konsiderimin e p\u00ebrllogaritjes s\u00eb tyre t\u00eb shtesave dhe pak\u00ebsimeve n\u00eb vite, si dhe uljen e shpenzimeve t\u00eb udh\u00ebtimit.<\/p>\n<p><strong>Dyshimet p\u00ebr konflikt interesi <\/strong><\/p>\n<p>Komisioni ka verifikuar transaksionet dhe burimet p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2008 nga vajza e subjektit, shtetasja E.D., p\u00ebr \u00e7mimin 3000 euro. Si burime krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie vajza e gjyqtares Dogga ka deklaruar kursimet familjare.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se pala shit\u00ebse, shtetasja E.S., e kishte bler\u00eb k\u00ebt\u00eb makin\u00eb nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb me kilometrazh &#8216;zero&#8217;, kundrejt \u00e7mimit 1 milion e 350 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nisur nga ky konstatim, KPK ka hetuar p\u00ebr trajtim preferencial t\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb subjektit n\u00eb k\u00ebt\u00eb transaksion.\u00a0 Gjytarja Dogga ka sqaruar p\u00ebr Komisionin se nuk ka ndonj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me pal\u00ebn shit\u00ebse, por e njeh si vajz\u00ebn e shokut t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Nga verifikimet e KPK ka rezultuar se Dogga ka gjykuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ku pal\u00eb ka qen\u00eb babai i shit\u00ebses s\u00eb mjetit, t\u00eb cilit i \u00ebsht\u00eb pranuar nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb padi p\u00ebr p\u00ebrmbushje t\u00eb detyrimeve kontraktore dhe kthimin e nj\u00eb huaje.<\/p>\n<p>Komisioni konstatoi se vendimarrja e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi edhe nga Apeli, si dhe \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar rekursi i pal\u00ebs s\u00eb paditur. Duke vler\u00ebsuar se amortizimi i mjetit p\u00ebr nj\u00eb vit ka qen\u00eb i ul\u00ebt, si dhe nisur nga shitja p\u00ebr nj\u00eb \u00e7mim disa her\u00eb m\u00eb t\u00eb lir\u00eb, Komisioni ngre dyshime se \u00e7mimi 300 mij\u00eb lek\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb paguar p\u00ebr mjetin.<\/p>\n<p>\u00c7iftja konstatoi se gjykimi i \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb babait t\u00eb pal\u00ebs shit\u00ebse \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit. Avokati i subjektit deklaroi se vajza e saj nuk kishte pasur marrdh\u00ebnie me shtetasen E.S., nga e cila kishte bler\u00eb makin\u00ebn. \u201cN\u00eb momentin e blerjes nuk ka pasur \u00e7mim preferencial ashtu si konstaton KPK, por \u00ebsht\u00eb vlera reale e mjetit,\u201d pohoi Malaj dhe pretendoi se mjeti kishte qen\u00eb i p\u00ebrdorur keq.<\/p>\n<p>Lidhur me shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjes ku pal\u00eb kishte qen\u00eb babai i pal\u00ebs shit\u00ebse, avokati shpjegoi se subjekti kishte qen\u00eb an\u00ebtare e trup\u00ebs me tre gjyqtar\u00eb. Sipas tij, vendimi \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi nga gjykatat m\u00eb t\u00eb larta.<\/p>\n<p>Subjekti pretendoi se nuk kishte pasur njohje me baban\u00eb e pal\u00ebs shit\u00ebse dhe se k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit i njihte si vajz\u00ebn e shokut t\u00eb bashk\u00ebshortit. Sipas saj, bashk\u00ebshorti kishte shok\u00eb t\u00eb shumt\u00eb, pork jo nuk do t\u00eb thoshte se ajo i njihte t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Avokati i Dogg\u00ebs sqaroi n\u00eb vijim se bashk\u00ebshorti i subjektit dhe babai i pal\u00ebs shit\u00ebse ishin njohur p\u00ebr shkak t\u00eb pun\u00ebs. Ai pohoi se bashk\u00ebshorti i subjektit ishte arsimtar, nd\u00ebrsa babai i pal\u00ebs shit\u00ebse kishte ushtruar aktivitet tregtar.<\/p>\n<p>Malaj pohoi se Dogga nuk kishte pasur marrdh\u00ebnie familjare apo njohje me baban\u00eb e pal\u00ebs shit\u00ebse dhe as me at\u00eb vet\u00eb dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk kishte pasur shkak ligjor p\u00ebr heqje dor\u00eb nga gjykimi i \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Gjyqtarja Majlinda Doga u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs. P\u00ebr profesionalizmin u konstatuan disa gjetje p\u00ebr nj\u00eb nga tre dosjet e p\u00ebrzgjedhura nga Dogga, p\u00ebr dy nga pes\u00eb t\u00eb shortuarat, si dhe p\u00ebr dhjet\u00ebra ankesa n\u00eb vite e denoncimet e kryera nga publiku n\u00eb kuad\u00ebr te procesit t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>Nga verifikimi tre dosjeve t\u00eb dor\u00ebzuara nga vet\u00eb subjekti, Komisioni ka konstatuar se Dogga ka gjykuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje administrative kur kishte hyr\u00eb n\u00eb fuqi legjislacioni p\u00ebr Gjykatat Administrative, duke mos respektuar kompetenc\u00ebn l\u00ebndore.<\/p>\n<p>N\u00eb tre nga pes\u00eb dosjet e shortuara nuk jan\u00eb gjetur probleme. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb nj\u00eb prej tyre ka rezultuar se nj\u00eb vendimarrje e subjektit \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar nga Apeli. Sipas \u00c7iftjas, duket se Dogga nuk ka arsyetuar mbi pavlefshm\u00ebrin\u00eb e titujve ekzekutiv\u00eb q\u00eb ishin objekt i gjykimit.<\/p>\n<p>Sipas relatores, Dogg\u00ebs i \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar dhe nj\u00eb tjet\u00ebr vendimarrje nga ato t\u00eb p\u00ebrzgjedhura me short lidhur me nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb. \u00c7iftja deklaroi se dukej se subjekti nuk ka vler\u00ebsuar kriteret p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Nga verifikimi burimeve arkivore ka rezultuar se ndaj subjektit jan\u00eb kryer 24 ankesa gjat\u00eb periudh\u00ebs 2006-2012, nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cilave kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebr zvarritje t\u00eb procesit. Gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb rivler\u00ebsimit, 2013-2016 jan\u00eb kryer 9 ankesa. P\u00ebr nj\u00eb prej ankesave p\u00ebr zvarritje t\u00eb procesit, subjektit i \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebrejtje me shkrim.<\/p>\n<p>\u00c7iftja relatoi n\u00eb seanc\u00eb gjetjet p\u00ebr rreth 14 denoncime t\u00eb kryera nga publiku, p\u00ebr shumic\u00ebn e t\u00eb cil\u00ebve nuk jan\u00eb konstatuar probleme q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me procesin e vetingut.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb prej denoncimeve u konstatua se arsyetimi i subjektit nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me Kodin Civil dhe praktik\u00ebn e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb;\u00a0n\u00eb nj\u00eb rast ka rezultuar se Dogga ka marr\u00eb vendim pushimi pa vler\u00ebsuar k\u00ebrkes\u00ebn e pal\u00ebs padit\u00ebse p\u00ebr vijimin e gjykimit; n\u00eb nj\u00eb gjykim tjet\u00ebr ka rezultuar se nuk ka kryer hetim t\u00eb plot\u00eb e t\u00eb gjithansh\u00ebm; si dhe n\u00eb nj\u00eb gjykim tjet\u00ebr nuk ka hetuar mbi pretendimin e pal\u00ebs padit\u00ebse.<\/p>\n<p>Lidhur me gjetjet p\u00ebr profesionalizmin, avokati Malaj tha se kishin dor\u00ebzuar shpjegime t\u00eb plota. Ai u shpreh se gjetjet jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb pak\u00ebta n\u00eb krahasim me \u2018morin\u00eb\u2019 e \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb ka shqyrtuar Dogga.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrundim, gjyqtarja Majlinda Dogga k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 15 dhjetor, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja Majlinda Dogga e Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 12 dhjetor 2022 me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr pasakt\u00ebsit\u00eb dhe mosp\u00ebrputhjet n\u00eb deklarimet e likujditeteve; p\u00ebr balanca negative n\u00eb krijimin e pasurive dhe mbulimin e shpenzimeve. Gjyqtarja Dogga u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70535,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117],"tags":[111,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Majlinda-Dogga-pas-seances.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Majlinda Dogga pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me 12 dhjetor 2022. Foto: BIRN. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70534"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70534"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70534\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70536,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70534\/revisions\/70536"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70535"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70534"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70534"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70534"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}