{"id":70549,"date":"2022-12-09T16:10:54","date_gmt":"2022-12-09T15:10:54","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kerkesat-per-perjashtimin-e-komisionereve-shtyhet-per-te-treten-here-seanca-per-andri-ymerin\/2022\/12\/09\/"},"modified":"2023-04-06T14:36:35","modified_gmt":"2023-04-06T12:36:35","slug":"kerkesat-per-perjashtimin-e-komisionereve-shtyhet-per-te-treten-here-seanca-per-andri-ymerin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kerkesat-per-perjashtimin-e-komisionereve-shtyhet-per-te-treten-here-seanca-per-andri-ymerin\/2022\/12\/09\/","title":{"rendered":"K\u00ebrkesat p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e komisionereve, shtyhet p\u00ebr t\u00eb tret\u00ebn her\u00eb seanca p\u00ebr Andri Ymerin"},"content":{"rendered":"<p>Seanca d\u00ebgjimore p\u00ebr gjyqtarin e Shkodr\u00ebs, Andri Ymeri u shty p\u00ebr t\u00eb tret\u00ebn her\u00eb t\u00eb premten m\u00eb 9 dhjetor, pas k\u00ebrkesave t\u00eb tij p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e dy prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb trup\u00ebs s\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK. Ngjash\u00ebm, bazuar n\u00eb k\u00ebrkesat p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e dy an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb trup\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme, u shty edhe seanca e 13 qershorit, nd\u00ebrsa n\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb m\u00eb 27 maj u shty p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb koh\u00eb avokatit t\u00eb zgjedhur nga Ymeri, p\u00ebr t\u2019u njohur me dosjen.<\/p>\n<p>Ymeri u paraqit n\u00eb sanc\u00eb me dy p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tij ligjor\u00eb, avokatin Arben Llangozi dhe avokatin Gerti Ymeri, p\u00ebr t\u00eb cilin sqaroi se \u00ebsht\u00eb i v\u00ebllai.<\/p>\n<p>Kryesuesja e trup\u00ebs s\u00eb KPK, Pamela Qirko paraqiti detaje rreth ecuris\u00eb s\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr Ymerin, prej seanc\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme \u00eb ne vijim. Ajo sqaroi se Komisioni kishte pranuar k\u00ebrkesat e subjektit p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e dy an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb trup\u00ebs, ish-relatorin Roland Ilia dhe an\u00ebtaren Etleda \u00c7iftja q\u00eb jan\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar me komisioneret Firdes Shuli dhe Genta Tafa Bungo.<\/p>\n<p>Sipas Qirkos, pasi Ymerit i jan\u00eb njoftuar rezultatet e hetimit, ai ka k\u00ebrkuar disa her\u00eb shtyrje dhe n\u00eb fund t\u00eb muajit n\u00ebntor ka d\u00ebrguar shpjegime dhe prova, ku ka k\u00ebrkuar prej Komisionit q\u00eb t\u00eb lexohet me kujdes pasi n\u00eb brendi gjendeshin edhe k\u00ebrkesa procedurale.<\/p>\n<p>Qirko v\u00ebrejti se KPK i ka k\u00ebrkuar subjektit q\u00eb t\u00eb formalizoj\u00eb k\u00ebrkesat e tij procedurale, por Ymeri \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur se pasi ishte k\u00ebshilluar me avokat\u00ebt, ata i kan\u00eb sygjeruar q\u00eb t\u00eb mos i depozitoj\u00eb ve\u00e7mas, duke vler\u00ebsuar se \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e vet\u00eb Komisionit q\u00eb t\u2019i konstatoj\u00eb ato k\u00ebrkesa n\u00eb parashtrimet e dor\u00ebzuara prej tij.<\/p>\n<p>Kryesuesja b\u00ebri me dije se Ymeri kishte paraqitur s\u00eb fundmi n\u00ebp\u00ebrmjet email-it edhe nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb re p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e an\u00ebtares Firdes Shuli. Ajo e ftoi subjektin q\u00eb t\u00eb paraqiste para Komisionit t\u00eb gjitha k\u00ebrkesat q\u00eb kishte.<\/p>\n<p>Gjyqtari Ymeri v\u00ebrejti se kishte pasakt\u00ebsi n\u00eb korrespodenc\u00ebn q\u00eb u relatua. Ai k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb mos i kufizohej e drejta e mbrojtjes. \u201cDua t\u00eb p\u00ebrdoret dhe oraliteti, dua t\u00eb lexoj, pasi drejt\u00ebsia jo vet\u00ebm duhet t\u00eb b\u00ebhet, por edhe t\u00eb duket se b\u00ebhet\u201d, pohoi Ymeri.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs kryesuesja Qirko i k\u00ebrkoi dhe e ftoi Ymerin t\u00eb ishte m\u00eb i p\u00ebrmbledhur, por ai e konsideroi si nj\u00eb nd\u00ebprerje. Komunikimet mes tyre ngjasonin me replika t\u00eb nd\u00ebrsjellta lidhur me \u00e7far\u00eb parashtronin dhe k\u00ebrkonin.<\/p>\n<p>Ymeri sqaroi detaje t\u00eb p\u00ebrmbajtjes s\u00eb nj\u00eb email-i q\u00eb sipas tij, ishte d\u00ebrguar nga kryesuesja Qirko dhe thuhej se Komisioni ishte fyer dhe k\u00ebrc\u00ebnuar prej tij. \u201cJu lutem t\u00eb m\u00eb thoni se ku ju kam fyer dhe k\u00ebrc\u00ebnuar. Ju e keni c\u00ebnuar besimin tim. M\u00eb thoni kur ju kam fyer dhe k\u00ebrc\u00ebnuar dhe do t\u2019ju k\u00ebrkoj ndjes\u00eb para publikut dhe sy m\u00eb sy\u201d, pohoi Ymeri.<\/p>\n<p>Qirko u shpreh se mendonte se kishte p\u00ebrball\u00eb profesionist\u00eb q\u00eb duhet ta dinin se Komisioni shprehet me vendim. \u201cNuk jemi k\u00ebtu p\u00ebr t\u2019u pyetur nga ju dhe p\u00ebr t\u2019ju dh\u00ebn\u00eb intervist\u00eb\u201d, pohoi ajo dhe e nd\u00ebpreu subjektin teksa ai k\u00ebrkoi t\u2019i drejtohej me k\u00ebrkes\u00eb procedurale q\u00eb i referohej vet\u00ebm an\u00ebtares Firdes Shuli. Kryesuesja v\u00ebrejti se k\u00ebrkesat i drejtohen Komisionit dhe jo an\u00ebtarit t\u00eb trup\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Ymeri deklaroi se do t\u00eb paraqiste fakte se an\u00ebtarja Shuli dhe kryesuesja Qirko nuk plot\u00ebsonin kushtet p\u00ebr t\u00eb garantuar nj\u00eb gjykat\u00eb t\u00eb formuar me ligj. Nd\u00ebrsa Ymeri vijoi t\u00eb k\u00ebrkonte t\u2019i lejohej t\u00eb paraqiste k\u00ebrkesat, kryesuesja Qirko v\u00ebrejti se nuk po d\u00ebgjonin k\u00ebrkesa, por fjal\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00ebrish, Ymeri rip\u00ebrs\u00ebriti se ishin k\u00ebrkesa p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e an\u00ebtares Shuli dhe kryesueses dhe ju rikthye p\u00ebrmbajtjes s\u00eb email-it ku sipas tij, Qirko \u00ebsht\u00eb shprehur se \u00ebsht\u00eb fyer dhe k\u00ebrc\u00ebnuar. \u201cKa nj\u00eb parim, se askush nuk mund t\u00eb jet\u00eb i d\u00ebmtuari, akuzuesi dhe gjyqtari nj\u00ebkoh\u00ebsisht\u201d, tha nd\u00ebr t\u00eb tjer Ymeri dhe pretendoi se kjo situat\u00eb c\u00ebnonte procesin e rregullt ligjor.<\/p>\n<p>Ai deklaroi se Qirko \u00ebsht\u00eb n\u00eb konflikt interesi t\u00eb hapur dhe t\u00eb vazhduar p\u00ebr vijimin e shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb tij. \u201c\u00cbsht\u00eb e nj\u00ebjta k\u00ebrkes\u00eb si p\u00ebr komisioneren Shuli. Komisionerja ka konsumur me dashje kat\u00ebr rrethna t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit dhe un\u00eb e kam humbur besimin. Nj\u00eb nga k\u00ebto \u00ebsht\u00eb edhe kufizimi i fjal\u00ebs time nga kryesuesja Qirko q\u00eb e b\u00ebri vet\u00ebm dhe pa u k\u00ebshilluar me an\u00ebtaret e tjera t\u00eb trup\u00ebs\u201d, deklaroi Ymeri.<\/p>\n<p>Ai pretendoi se ndryshe nga sa ishte proceduar p\u00ebr \u00e7do subjekt tjet\u00ebr rivler\u00ebsimi deri tani, Komisioni kishte njoftuar jo vet\u00ebm orarin e fillimit t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, por edhe t\u00eb mbarimit duke parashikuar se seanca do t\u00eb zgjaste p\u00ebr 7 or\u00eb me radh\u00eb. Subjekti v\u00ebrejti se ky njoftim ishte korrigjuar m\u00eb pas nga Komisioni, por deklaroi se dispononte prov\u00eb q\u00eb e v\u00ebrtetonte nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb pasi e kishte fotografuar dhe e cil\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb rrethan\u00eb si indice.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb m\u00eb bullizoj\u00eb, gj\u00eb q\u00eb e b\u00ebri edhe tani. Duhet q\u00eb komisioneri t\u00eb ket\u00eb vet\u00ebp\u00ebrmbajtje, por nuk e ruajti\u201d, pohoi Ymeri p\u00ebr Qirkon dhe shtoi se ajo duhej t\u00eb kishte qen\u00eb e vet\u00ebp\u00ebrmbajtur edhe n\u00eb email-in q\u00eb i kishte d\u00ebrguar ku sh\u00ebnohej se ishte fyer dhe k\u00ebrc\u00ebnuar. \u201cMund t\u00eb shprehej p\u00ebr sjelljen time n\u00eb vendimin p\u00ebrfundimtar\u201d, pohoi subjekti dhe pretendoi se Komisioni duhet q\u00eb me arsyetimin e vendimit t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm t\u00eb mos paragjykoj\u00eb at\u00eb p\u00ebrfundimtar. \u201cParagjykimi se kam qen\u00eb problematik e b\u00ebn\u00eb t\u00eb qart\u00eb q\u00ebndrimin q\u00eb do t\u00eb mbaj\u00eb. Veprimi nuk \u00ebsht\u00eb afatshkurt\u00ebr, se po t\u00eb ishte i till\u00eb do ta kisha neglizhuar\u201d, pohoi Ymeri.<\/p>\n<p>Ai vijoi me pretendimet e tij se Qirko ka qen\u00eb kryesuese edhe e trup\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme q\u00eb e kishte p\u00ebrmbyllur hetimin vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb. Ymeri sqaroi se trupa aktuale e p\u00ebrmbylli hetimin p\u00ebr t\u00eb tre kriteret, duke pranuar provat e tij p\u00ebr t\u00eb ardhurat e ligjshme t\u00eb familjar\u00ebve, \u00e7\u2019ka kishte sjell\u00eb ndryshim t\u00eb analiz\u00ebs financiare. Sipas tij, trupa e m\u00ebparshme n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebllimshme nuk i kishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb ardhurat e ligjshme. \u201cKomisionerja Qirko i bie t\u00eb ket\u00eb dh\u00ebn\u00eb vendim me trup\u00ebn e par\u00eb\u201d, pohoi subjekti.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto argumente, Ymeri e rikonstatoi si t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm q\u00ebndrimin e Qirkos dhe e konsideroi n\u00eb c\u00ebnim t\u00eb procesit t\u00eb rregullt ligjor.<\/p>\n<p>Po ashtu, Ymeri pretendoi se Qirko kishte mbajtur q\u00ebndrime t\u00eb nj\u00ebnashme edhe n\u00eb seanc\u00ebn e 13 qershorit, kur ai kishte k\u00ebrkuar p\u00ebrjashtimin e an\u00ebtarit Roland Ilia. Sipas subjektit, kryesuesja, pa u k\u00ebshilluar me Ilian, kishte deklaruar se ky i fundit nuk e kishte ditur gjendjen n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit, pasi hetimi ishte kryer vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb kriter, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Ymeri tha se Qirko ishte p\u00ebrpjekur t\u2019i kufizonte koh\u00ebn p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e Ilias, si dhe nuk kishte marr\u00eb masa p\u00ebr fillimin e procedimit disiplinor ndaj tij p\u00ebr shkak t\u00eb mosdeklarimit t\u00eb gjendjes n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Si argument p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e Qirkos, subjekti solli edhe pretendimin se q\u00ebndrimi Ilias tregonte nj\u00eb marrdh\u00ebnie armiq\u00ebsore ndaj tij. Sipas Ymerit, marr\u00ebdh\u00ebnia armiq\u00ebsore q\u00eb shfaqte Ilia ndaj tij dhe marr\u00ebdh\u00ebnia e miq\u00ebsis\u00eb me komisioner\u00ebt, p\u00ebrb\u00ebnte shkak p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur k\u00ebrkesat p\u00ebr p\u00ebrjashtim.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim paraqiti situat\u00eb konflikti interesi edhe avokati Llangozi. Ai u shpreh se gjendej n\u00eb konlikt interesi me an\u00ebtaren Shuli, pasi zyra e tij p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr falsifikim, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn gjykata ka vendosur t\u00eb hetohet edhe komisionerja. Llangozi v\u00ebrejti se Shuli mund t\u00eb mos e dinte k\u00ebt\u00eb fakt, por pretendoi se situta t\u00eb dukje paraqitej e till\u00eb se Shuli nuk mundej t\u00eb realizonte drejt\u00ebsi n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykim. \u201cNuk kemi asgj\u00eb kund\u00ebr komisioneres, kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje profesionale\u201d, pohoi Llangozi dhe v\u00ebrejti se mendonte se Shuli nuk mund ta ket\u00eb ditur k\u00ebt\u00eb situat\u00eb.<\/p>\n<p>Ymeri deklaroi se komisionerja Shuli kishte shkak p\u00ebr t\u2019u dor\u00ebhequr.<\/p>\n<p>Trupa e KPK u t\u00ebrhoq dhe vendosi t\u00eb kaloj\u00eb p\u00ebr shqyrtim n\u00eb trupa t\u00eb tjera t\u00eb Komisionit k\u00ebrkesat p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e Qirkos dhe t\u00eb Shulit. Komisioni njoftoi se seanca e radh\u00ebs do t\u00eb zhvillohet t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, m\u00eb 12 dhjetor, n\u00eb or\u00ebn 13:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Seanca d\u00ebgjimore p\u00ebr gjyqtarin e Shkodr\u00ebs, Andri Ymeri u shty p\u00ebr t\u00eb tret\u00ebn her\u00eb t\u00eb premten m\u00eb 9 dhjetor, pas k\u00ebrkesave t\u00eb tij p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e dy prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb trup\u00ebs s\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK. Ngjash\u00ebm, bazuar n\u00eb k\u00ebrkesat p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e dy an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb trup\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme, u shty edhe seanca [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":70550,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,115],"tags":[213,132,107],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Gjyqtari-Adnri-Ymeri-dhe-avokati-Arben-Llangozi-duke-dale-nga-KPK-Foto-nga-Edmond-Hoxhaj-BIRN-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Adnri Ymeri dhe avokati Arben Llangozi duke dal\u00eb nga KPK | Foto:  Edmond Hoxhaj BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70549"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70549"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70549\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70551,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70549\/revisions\/70551"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70550"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70549"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70549"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70549"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}