{"id":70558,"date":"2022-12-08T15:24:24","date_gmt":"2022-12-08T14:24:24","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/onm-totalisht-kunder-si-e-mbajti-ne-detyre-kpa-gjyqtarin-gerd-hoxha\/2022\/12\/08\/"},"modified":"2023-04-06T14:36:56","modified_gmt":"2023-04-06T12:36:56","slug":"onm-totalisht-kunder-si-e-mbajti-ne-detyre-kpa-gjyqtarin-gerd-hoxha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/onm-totalisht-kunder-si-e-mbajti-ne-detyre-kpa-gjyqtarin-gerd-hoxha\/2022\/12\/08\/","title":{"rendered":"ONM \u2018totalisht kund\u00ebr\u2019; Si e mbajti n\u00eb detyr\u00eb KPA gjyqtarin Gerd Hoxha"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Tiran\u00ebs, Gerd Hoxha u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb me shumic\u00eb votash nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK m\u00eb 3 qershor 2021, rezultat q\u00eb e ruajti po me shumic\u00eb votash n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA m\u00eb 6 korrik 2022, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb vendimmarrje t\u00eb diskutueshme, q\u00eb u kund\u00ebrshtua gjat\u00eb shpalljes edhe nga Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit, ONM.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, Kolegji vendosi me shumic\u00eb votash shkarkimin nga detyra t\u00eb ish-bashk\u00ebshortes s\u00eb gjyqtarit Hoxha, Elbana Lluri, megjith\u00ebse nj\u00eb pjes\u00eb e shkaqeve t\u00eb ankimit t\u00eb Komisioner\u00ebve Publik\u00eb p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb ishin t\u00eb nj\u00ebjta. Shkaqet e ngritura p\u00ebr profesionalizmin nuk u gjet\u00ebn penalizuese.<\/p>\n<p>Vendimi i arsyetuar i KPA tregon se shumica e trupit gjykues e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kryesuesja Rezarta Schuetz, relatorja Albana Shtylla dhe an\u00ebtarja Natasha Mulaj jan\u00eb kujdesur t\u00eb interpretojn\u00eb faktet dhe legjislacionin n\u00eb funksion t\u00eb heqjes s\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs p\u00ebr Hoxh\u00ebn lidhur me nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shkaqeve t\u00eb ngritura nga ish-komisioneri Darjel Sina q\u00eb p\u00ebrfshinin edhe ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve t\u00eb kursimeve t\u00eb ish-bashk\u00ebshortes t\u00eb subjektit dhe nj\u00eb huaje t\u00eb marr\u00eb prej saj nga prind\u00ebrit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk i jan\u00eb p\u00ebrgjigjur plot\u00ebsisht nj\u00eb shkaku ankimi p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb e krijimit t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb kursimeve cash t\u00eb deklaruara nga subjekti n\u00eb vitin 2003, si dhe jan\u00eb bindur me shpjegimet e tij kontradiktore lidhur me burimin e nj\u00eb automjeti luksoz t\u00eb bler\u00eb nga i ati dhe t\u00eb p\u00ebrdorur prej tij.<\/p>\n<p>Pakica e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga gjyqtar\u00ebt Ina Rama dhe Sokol \u00c7omo e cil\u00ebsojn\u00eb t\u00eb pabazuar arsyetimin e shumic\u00ebs, duke konkluduar se Hoxha gjendet n\u00eb pamund\u00ebsi financiare n\u00eb vlera t\u00eb konsiderueshme p\u00ebr krijimin e pasurive, si dhe se ka fshehur t\u00eb drejtat e pron\u00ebsis\u00eb mbi nj\u00eb automjet \u201cAudi Q7\u201d, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb babait t\u00eb tij \u2013 pasuri p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn konkludojn\u00eb se prind\u00ebrit e subjektit nuk kan\u00eb pasur mund\u00ebsi financiare ta blinin.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas shpalljes s\u00eb vendimit p\u00ebr l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb konfirimit t\u00eb gjyqtarit Gerd Hoxha, reagoi n\u00eb seanc\u00eb v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Theo Jacobs i cili u shpreh se po mbante q\u00ebndrim n\u00eb em\u00ebr t\u00eb v\u00ebzhguesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. \u201c[\u2026]Do doja t\u00eb theksoja se jemi totalisht kund\u00ebr k\u00ebtij vendimi, jo vet\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrmbajtjen, por edhe p\u00ebr procesin e vendimmarrjes. Drejt\u00ebsia sh\u00ebrbehet kur vendimi bazohet n\u00eb fakte, jo kur faktet i p\u00ebrshtaten rezultatit t\u00eb d\u00ebshiruar. Reforma n\u00eb drejt\u00ebsi, procesi i vetingut, ky Kolegj dhe qytetar\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb meritojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa ky vendim,\u201d tha Jacobs dhe shtoi se vendimi hedh hije mbi imazhin e Kolegjit.<\/p>\n<p>Problemet q\u00eb u evidentuan gjat\u00eb dy proceseve n\u00eb Kolegj t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve p\u00ebr Llurin dhe Hoxh\u00ebn, kishin t\u00eb b\u00ebnin me ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Vlor\u00eb dhe nj\u00eb tjetri n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Kat\u00ebr an\u00ebtar\u00eb t\u00eb t\u00eb dy trupave gjykuese q\u00eb shqyrtuan n\u00eb Kolegj ankimet ndaj Llurit dhe Hoxh\u00ebs, ishin t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Arsyetimet e kund\u00ebrta p\u00ebr burimet<\/strong><\/p>\n<p>Komisioneri Publik k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb rivler\u00ebsohen nga Kolegji burimet e krijimit t\u00eb deklaruara nga Hoxha se kishin sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e likujditeteve dhe investimet e kryera n\u00eb pasurit\u00eb e paluajtshme.<\/p>\n<p>Konkretisht, u k\u00ebrkura verifikimi kursimeve t\u00eb deklaruara nga subjekti n\u00eb shum\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb, si t\u00eb p\u00ebrfituara nga puna n\u00eb sektorin privat n\u00eb periudh\u00ebn 1995-2000 q\u00eb ishin pasqyruar si pjes\u00eb e kursimeve n\u00eb vitin 2003 dhe p\u00ebr nj\u00eb hua 25 mij\u00eb euro e marr\u00eb prej ish-bashk\u00ebshortes nga prind\u00ebrit e saj, q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr rregullimin e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas komisioner\u00ebve Darjel Sina q\u00eb kreu ankimin dhe z\u00ebvend\u00ebsueses s\u00eb tij, Irena Nino q\u00eb parashtroi shkaqet dhe k\u00ebrkimet n\u00eb seanca, \u00ebsht\u00eb provuar se nuk jan\u00eb paguar detyrimet tatimore p\u00ebr t\u00eb ardhurat e siguruara prej subjektit nga puna n\u00eb sektorin privat n\u00eb vitet 1995-2000, duke mos plot\u00ebsuar kushtet p\u00ebr t\u2019u konsideruar t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Pas shpjegimeve t\u00eb Hoxh\u00ebs, shumica vler\u00ebsoi se, edhe pse provat e paraqitura prej tij hedhin drit\u00eb mbi indicie t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje pune, ato nuk arrit\u00ebn t\u00eb provojn\u00eb ekzistenc\u00ebn e elementeve t\u00eb detyrueshme t\u00eb p\u00ebrfitimit periodik t\u00eb pag\u00ebs, si dhe p\u00ebr pages\u00ebn e detyrimeve tatimore<strong>. <\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, shuma 1.5 milion\u00eb lek\u00eb e deklaruar si e p\u00ebrfituar nga puna n\u00eb sektorin privat n\u00eb periudh\u00ebn 1995-2000, para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar se nuk p\u00ebrmbushin k\u00ebrkesat p\u00ebr t\u2019u konsideruar t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb vetingut t\u00eb magjistrat\u00ebve. Por, shumica \u00ebsht\u00eb mjaftuar me k\u00ebt\u00eb konkluzion dhe nuk ka arsyetuar n\u00ebse subjekti duhej t\u00eb ishte penalizuar ose jo lidhur me balanc\u00ebn negative t\u00eb konstatuar p\u00ebr krijimin e kursimeve n\u00eb shum\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2003-in.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, gjyqtar\u00ebt n\u00eb pakic\u00eb, Ina Rama dhe Sokol \u00c7omo vler\u00ebsojn\u00eb ndryshe. Ata \u00e7mojn\u00eb se konkluzioni i shumic\u00ebs nuk i p\u00ebrgjigjet plot\u00ebsisht k\u00ebrkimit t\u00eb Komisionerit Publik, si dhe nuk p\u00ebrfaq\u00ebson sipas konceptit t\u00eb ligjit, efektin q\u00eb ky p\u00ebrfundim ka n\u00eb verifikimin dhe kontrollin e burimeve t\u00eb krijimit t\u00eb pasurive t\u00eb subjekteve t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Sipas pakic\u00ebs, si pasoj\u00eb e mosp\u00ebrfshirjes n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb shum\u00ebs 1.5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb pretenduar si t\u00eb p\u00ebrfituar nga puna n\u00eb sektorin privat p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb provuar burimi i ligjsh\u00ebm, Hoxha gjendet me balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 1 milion e 281 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr kursimin e 2.5 milion\u00eb lek\u00ebve t\u00eb deklaruara prej tij n\u00eb 2003-in.<\/p>\n<p>Komisioner\u00ebt e kund\u00ebrshtuan konkluzionin e KPK p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e gjyqtarit Hoxha nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar burimet e ligjshme t\u00eb huas\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 25 mij\u00eb euro t\u00eb marr\u00eb nga ish-bashk\u00ebshortja e subjektit prej prind\u00ebrve t\u00eb saj, shum\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb shlyer nj\u00eb kredi e p\u00ebrdorur p\u00ebr apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi t\u00eb ish-bashk\u00ebshort\u00ebve Lluri-Hoxha, ku subjekti rezulton t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e dor\u00ebzan\u00ebsit.<\/p>\n<p>Komisioner\u00ebt konstatuan se subjekti dhe ish-bashk\u00ebshortja kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb posedim t\u00eb apartamentit, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb n\u00eb marrdh\u00ebnie interesi, koh\u00eb m\u00eb par\u00eb nga momenti i deklarimit t\u00eb fitimit t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb k\u00ebsaj pasurie. Bazuar n\u00eb k\u00ebto rrethana, ata vler\u00ebsuan se Hoxha ka pasur detyrimin p\u00ebr t\u00eb provuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb huas 25 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Shumica e Kolegjit v\u00ebren se komisioner\u00ebt e mb\u00ebshtet\u00ebn k\u00ebt\u00eb pretendim vet\u00ebm n\u00eb faktin se huaja \u00ebsht\u00eb deklaruar nga subjekti se ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr shlyerjen e kredis\u00eb s\u00eb marr\u00eb nga ish-bashk\u00ebshortja, q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb funksion t\u00eb pasuris\u00eb apartament n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi t\u00eb tyre, si dhe faktit se Hoxha ka qen\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e dor\u00ebzan\u00ebsit n\u00eb k\u00ebt\u00eb kredi.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, shumica vler\u00ebson se dor\u00ebzania ka p\u00ebrfunduar me shlyerjen e kredis\u00eb, p\u00ebrpara se apartamenti t\u00eb posedohej nga subjekti. Sipas shumic\u00ebs, fakti pse subjekti ka qen\u00eb dor\u00ebzan\u00ebs n\u00eb kredin\u00eb e marr\u00eb nga ish-bashk\u00ebshortja nuk e vendos at\u00eb n\u00eb kushtet e detyrimit p\u00ebr t\u00eb justifikuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve t\u00eb shlyerjes s\u00eb k\u00ebsaj kredie.<\/p>\n<p>Shumica sjell si argument edhe faktin se subjekti i rivler\u00ebsimit e ka ushtruar formalisht cil\u00ebsin\u00eb e dor\u00ebzan\u00ebsit dhe konkludon se si burim financiar p\u00ebr rikonstruksionin dhe arredimin e apartamentit ka sh\u00ebrbyer kredia, nd\u00ebrsa huaja e marr\u00eb nga ish-bashk\u00ebshortja e subjektit prej prind\u00ebrve t\u00eb saj, ka sh\u00ebrbyer vet\u00ebm p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebsaj kredie.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto konstatime dhe argumentime, shumica \u00e7mon se huaja 25 mij\u00eb euro nuk mund t\u2019i atribuohet gjyqtarit Hoxha. Por, shumica i rikthehet s\u00ebrish k\u00ebtij shkaku ankimi dhe vler\u00ebson se prind\u00ebrit e ish-bashk\u00ebshortes se subjektit nuk kishin pasur mund\u00ebsi p\u00ebr dh\u00ebnien hua t\u00eb shum\u00ebs 25 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2011.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse gjyqtarja Natasha Mulaj \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e shumic\u00ebs q\u00eb la n\u00eb fuqi konfirmimin e Hoxh\u00ebs, ajo ka paraqitur mendim paralel lidhur me analizimin e konceptit t\u00eb dor\u00ebzanis\u00eb. Mulaj \u00e7mon se ekziston marr\u00ebdh\u00ebnia e interesit pasuror mes subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe bank\u00ebs, pasi n\u00eb kontrat\u00ebn e kredis\u00eb bankare Hoxha ka n\u00ebnshkruar n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e dor\u00ebzan\u00ebsit.<\/p>\n<p>Ajo gjykon se dor\u00ebzan\u00ebsi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ngarkohet gjithashtu me detyrimin ligjor si kredimarr\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb justifikuar m\u00ebnyr\u00ebn e shlyerjes s\u00eb kredis\u00eb, por bashkohet me arsyetimin e shumic\u00ebs p\u00ebr sa i p\u00ebrket likujdimit t\u00eb kredis\u00eb nga ish-bashk\u00ebshortja, duke mos e ngarkuar Hoxh\u00ebn me p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb.<\/p>\n<p>Rama dhe \u00c7omo \u00e7mojn\u00eb se, bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e administruara, rezulton nj\u00eb situat\u00eb e ndryshme nga sa konkludon shumica. Sipas pakic\u00ebs, mbetet i paprovuar dhe i pabesuesh\u00ebm pretendimi i subjektit se ai nuk ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr justifikimin e burimeve t\u00eb ligjshme t\u00eb k\u00ebsaj huaje.<\/p>\n<p>Duke iu referuar Kodit Civil, pakica v\u00ebren se subjekti dhe ish-bashk\u00ebshortja q\u00ebndronin karshi bank\u00ebs huadh\u00ebn\u00ebse si debitor\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, Rama dhe \u00c7omo gjejn\u00eb t\u00eb pamb\u00ebshtetur pretendimin e subjektit se nuk ishte n\u00eb posedimin e apartamentit deri n\u00eb momentin e fillimit t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs n\u00eb vitin 2011. \u201cNga analiza e t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb rezultojn\u00eb n\u00eb dosje, duket se subjekti i rivler\u00ebsimit dhe personi i lidhur kan\u00eb nisur jetes\u00ebn faktike n\u00eb apartamentin p\u00ebr rikonstruksionin e t\u00eb cilit u mor huaja m\u00eb par\u00eb se kjo bashk\u00ebjetes\u00eb t\u00eb deklarohej prej subjektit n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb pasuris\u00eb t\u00eb vitit 2011\u201d, v\u00ebren pakica dhe rendisin provat q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb konkluzionin e tyre, ku ve\u00e7ojn\u00eb dokumentet e n\u00ebnshkruara p\u00ebr kredin\u00eb n\u00eb vitin 2009, ku si subjekti dhe ish-bashk\u00ebshortja kan\u00eb sh\u00ebnuar apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb si adres\u00eb banimi p\u00ebr njoftimet q\u00eb do t\u2019u b\u00ebheshin prej bank\u00ebs.<\/p>\n<p>Po ashtu, ka rezultuar nj\u00eb kontrat\u00eb noteriale e ish-bashk\u00ebpronar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij apartamenti e shkurtit 2009, me an\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs kalonin pron\u00ebsin\u00eb e k\u00ebsaj banese n\u00eb favor t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe ish-bashk\u00ebshortes, brenda nj\u00eb viti nga data e hartimit t\u00eb deklarat\u00ebs.<\/p>\n<p>Pakica vler\u00ebson se kjo rrethan\u00eb tregon se interesi i subjektit n\u00eb marrjen e kredis\u00eb p\u00ebr rikonstruksionin e apartamentit, ishte i nj\u00ebjt\u00eb si ai i personit t\u00eb lidhur, pasi sendi do t\u00eb kalonte n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt brenda vitit.<\/p>\n<p>Parashikim i nj\u00ebjt\u00eb \u00ebsht\u00eb gjetur edhe n\u00eb kontrat\u00ebn e kredis\u00eb, ku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar se huamarr\u00ebsi do t\u00eb transferonte titullin e pron\u00ebsis\u00eb nga ish-bashk\u00ebpronar\u00ebt, tek subjekti dhe ish bashk\u00ebshortja e tij brenda dat\u00ebs 31 mars 2010. Kjo kontrat\u00eb rezulton t\u00eb jet\u00eb n\u00ebnshkruar edhe nga vet\u00eb gjyqtari Hoxha dhe pakica vler\u00ebson t\u00eb provuar dijenin\u00eb e tij e plot\u00eb rreth t\u00eb ardhmes s\u00eb af\u00ebrt t\u00eb tij me k\u00ebt\u00eb pasuri, si bashk\u00ebpronar i saj.<\/p>\n<p>Po ashtu, pakica konstaton se fotot e gjetura bashk\u00ebngjitur aktit p\u00ebr shlyerjen e parakohshme t\u00eb kredis\u00eb, tregojn\u00eb se punimet kan\u00eb p\u00ebrfunduar p\u00ebrpara vitit 2011.<\/p>\n<p>Pagesa e disa k\u00ebsteve t\u00eb kredis\u00eb nga gjyqtari Hoxha konsiderohet prej pakic\u00ebs si e dh\u00ebn\u00eb q\u00eb tregon p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00ebmarrje me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb t\u00eb tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto argumente, Rama dhe \u00c7omo arrijn\u00eb n\u00eb konkluzionin se jetesa e subjektit n\u00eb apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb ka filluar koh\u00eb m\u00eb par\u00eb nga sa deklarohej n\u00eb vitin 2011 dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ka pasur nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie detyrimi me bank\u00ebn ashtu si dhe ish-bashk\u00ebshortja.<\/p>\n<p>Ashtu si shumica, edhe pakica vler\u00ebson se prind\u00ebrit e ish-bashk\u00ebshortes s\u00eb Hoxh\u00ebs nuk kan\u00eb pasur burime t\u00eb ligjshme t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr kursimin e vler\u00ebs 25 mij\u00eb euro t\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua. Por, ndryshe nga shumica, Rama dhe \u00c7omo \u00e7mojn\u00eb se Hoxha nuk arriti t\u00eb justifikoj\u00eb plot\u00ebsisht shum\u00ebn e marr\u00eb hua prej personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur, prind\u00ebrve t\u00eb ish-bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik ka parashtruar n\u00eb ankim nevoj\u00ebn e rivler\u00ebsimit t\u00eb z\u00ebrave p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs t\u00eb analiz\u00ebs financiare dhe mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb subjektit dhe ish-bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, p\u00ebr t\u00eb mbuluar me burime t\u00eb ligjshme, blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 126.5 m2 n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>KPK dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ka arritur n\u00eb konkluzionin se Hoxha ka kryer deklarim t\u00eb sakt\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin, si dhe ka pasur burime t\u00eb ligjshme financiare p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa komisioneri e ka kund\u00ebrshtuar duke vler\u00ebsuar se subjekti rezulton me balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 5.9 milion\u00eb lek\u00eb, pasi nuk jan\u00eb konsideruar si t\u00eb ligjshme t\u00eb ardhurat e pretenduara nga puna e tij me koh\u00eb t\u00eb pjesshme n\u00eb sektorin privat p\u00ebr periudh\u00ebn 1995-2000; me pretendimin se deklarimet periodike vjetore t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb ish-bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit mbi kursimet n\u00eb cash t\u00eb periudh\u00ebs 2006-2010 nuk mb\u00ebshtesin pretendimet e Hoxh\u00ebs t\u00eb dh\u00ebna gjat\u00eb hetimit administrativ; si dhe p\u00ebr faktin se kursimet jasht\u00eb sistemit bankar t\u00eb vitit 2011 nga shitja e nj\u00eb automjeti n\u00eb shum\u00ebn 1.2 milion\u00eb lek\u00eb, nuk jan\u00eb deklaruar si t\u00eb disponuara cash.<\/p>\n<p>Shumica ka vler\u00ebsuar q\u00eb t\u00eb konsideroj\u00eb si burim t\u00eb kursimeve cash p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Vlor\u00eb pjes\u00ebn e vler\u00ebs 2.5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb deklaruar n\u00eb 2003-in, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb provuar ligjshm\u00ebria. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb shuma 1.2 milion\u00eb lek\u00eb nga shitja e automjetit me argumentin se \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb 2011-\u00ebn.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr nj\u00eb kursim n\u00eb shum\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb deklaruar nga Lluri n\u00eb vitin 2004 si kursim, shumica konstaton se ligjshm\u00ebria e k\u00ebsaj vlere nuk \u00ebsht\u00eb kontestuar n\u00eb ankim apo n\u00eb rekomandimin e ONM-s\u00eb dhe e ka marr\u00eb t\u00eb mir\u00ebq\u00ebn\u00eb si burim t\u00eb ligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Duke konsideruar k\u00ebto vlera si burime p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Vlor\u00eb, shumica ka konkluduar nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 662 mij\u00eb lek\u00eb, por e ka konsideruar k\u00ebt\u00eb munges\u00eb t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb penalizim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa pakica ndan t\u00eb nj\u00ebjtin mendim me Komisioner\u00ebt Publik\u00eb. Rama dhe \u00c7omo qart\u00ebsojn\u00eb n\u00eb fillim q\u00ebndrimin e tyre lidhur me kufijt\u00eb e shkaqeve t\u00eb paraqitura p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri duke konstatuar se ankimi i Komisionerit Publik p\u00ebrfshin edhe kontrollin e verifikimin e kursimeve t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim pakica sjell n\u00eb v\u00ebmendje paragraf\u00ebt e ankimit t\u00eb komisionerit, ku referohet nevoja e kontrollit p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb deklaruar. Sipas Ram\u00ebs dhe \u00c7omos, komisioneri i ka ngritur n\u00eb nivelin e nj\u00eb shkaku ankimi pretendimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Pakica vler\u00ebson se pas paraqitjes s\u00eb analiz\u00ebs paraprake financiare t\u00eb p\u00ebrgatitur prej Kolegjit dhe t\u00eb mb\u00ebshtetur mbi shkaqet e ankimit t\u00eb Komisionerit Publik, rezulton se ky i fundit \u00ebsht\u00eb shprehur qart\u00eb se kursimi i bashk\u00ebshortes n\u00eb shum\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb ishte nj\u00eb nga burimet q\u00eb duhej t\u2019i n\u00ebnshtrohej kontrollit.<\/p>\n<p>Duke konsideruar gjendjen e munges\u00ebs s\u00eb burimi t\u00eb ligjsh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb kursimeve cash t\u00eb deklaruara nga subjekti n\u00eb vitin 2003; pamund\u00ebsin\u00eb e kursimeve t\u00eb ish-bashk\u00ebshortes n\u00eb vler\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2004-\u00ebn; kursimet e saj n\u00eb vitet 2006-2012 dhe kursimet e p\u00ebrbashk\u00ebta n\u00eb vitet 2012-2016, pakica vler\u00ebson se subjekti dhe ish-bashk\u00ebshortja mund t\u00eb justifikonin vet\u00ebm shum\u00ebn rreth 1 milion lek\u00eb, duke rezultuar me nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn totale rreth 6.5 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb apartamentin n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas pakic\u00ebs, rezultati i shumic\u00ebs ndryshon pasi jan\u00eb konsideruar si burime t\u00eb ligjshme kursimet e bashk\u00ebshortes n\u00eb vler\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb dhe shuma 1.2 milion\u00eb lek\u00eb nga shitja e nj\u00eb automjeti.<\/p>\n<p><strong>Automjeti luksoz <\/strong><\/p>\n<p>Kolegji \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb edhe n\u00eb vler\u00ebsimin e p\u00ebrdorimit nga subjekti t\u00eb nj\u00eb automjeti luksoz tip \u201cAudi Q7\u201d, t\u00eb bler\u00eb nga babai i gjyqtarit Hoxha n\u00eb vitin 2011, kundrejt shum\u00ebs 37 mij\u00eb USD + 932 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr zhdoganimin.<\/p>\n<p>KPK ka konstatuar se babai i Hoxh\u00ebs ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie, rezultat q\u00eb \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar nga komisioneri, i cili ka \u00e7muar t\u00eb nevojsh\u00ebm rivler\u00ebsimin e fakteve dhe t\u00eb rrethanave mbi burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebtij automjeti, p\u00ebrdorimi dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia fizike e t\u00eb cilit i kaloi subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit nj\u00eb jav\u00eb pas nxjerrjes s\u00eb lejes s\u00eb qarkullimit.<\/p>\n<p>Shumica rendit disa rrethana q\u00eb i cil\u00ebson n\u00eb favor t\u00eb shpjegimeve t\u00eb subjektit se mjeti ka qen\u00eb vet\u00ebm n\u00eb p\u00ebrdorim. Sipas KPA, Hoxha e ka formalizuar p\u00ebrdorimin e k\u00ebtij mjeti n\u00eb vitin 2011; ka deklaruar k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebrdorimi; pagesa p\u00ebr blerjen e mjetit \u00ebsht\u00eb kryer me transfert\u00eb bankare nga babai; se subjekti \u00ebsht\u00eb kujdesur q\u00eb t\u00eb pasqyroj\u00eb n\u00eb nj\u00eb pages\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrbimet e makin\u00ebs se e ka kryer p\u00ebr llogari t\u00eb t\u00eb atit; faktin se ky i fundit e ka shitur n\u00eb 2018-\u00ebn; se subjekti ka pasur automjet tjet\u00ebr; si dhe rrethana t\u00eb tjera q\u00eb sipas shumic\u00ebs mb\u00ebshtesin p\u00ebrfundimin se ky mjet nuk \u00ebsht\u00eb pasuri e fshehur.<\/p>\n<p>Po ashtu, shumica ka konkluduar se n\u00eb anakiz\u00ebn e kryer n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb regjimit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt familjar ku jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb dhe t\u00eb ardhurat e subjektit dhe t\u00eb motrave, babai ka rezultuar me mjaftueshm\u00ebri t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb automjetin tip \u201cAudi Q7\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebto konkluzione kund\u00ebrshtohen nga pakica q\u00eb vler\u00ebson se kontrolli i t\u00eb drejtave t\u00eb subjektit drejt k\u00ebsaj pasurie, duhet t\u00eb nis\u00eb sipas pretendimit t\u00eb Komisionerit Publik &#8211; nga kontrolli i burimeve t\u00eb financimit.<\/p>\n<p>Sipas analiz\u00ebs s\u00eb kryer nga pakica, ku jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb si burime t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve t\u00eb gjyqtarit Hoxha, pa konsideruar t\u00eb ardhurat e k\u00ebtij t\u00eb fundit dhe t\u00eb motrave gjat\u00eb shkollimit t\u00eb tyre, ka rezultuar nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 4.9 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti ka pretenduar se t\u00eb ardhurat e tij dhe ato t\u00eb motrave t\u00eb tij duhet t\u00eb konsiderohen si burime t\u00eb krijimit t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr financimin e k\u00ebsaj pasurie, pretendim t\u00eb cilin e ka ngritur n\u00eb hetimin administrativ n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb avancuar, pasi Komisioni i kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje problematikat me financimin e pasuris\u00eb\u201d, v\u00ebren pakica dhe vler\u00ebson se ky pretendim i subjektit nuk duhet t\u00eb merret n\u00eb konsiderat\u00eb pasi bie n\u00eb kund\u00ebrshtim me shpjegime q\u00eb ai vet\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb hetimit administrativ.<\/p>\n<p>Pakica sjell si argument nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb subjektit t\u00eb dor\u00ebzuar prej tij n\u00eb fillim t\u00eb procesit t\u00eb vetingut, ku kan\u00eb deklaruar se ata kishin p\u00ebrballuar shpenzimet jetike t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve gjat\u00eb arsimimit t\u00eb tyre, duke i lejuar t\u00eb kursenin sa m\u00eb shum\u00eb, me q\u00ebllim p\u00ebrdorimin e k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave n\u00eb momentin e daljes si familje m\u00eb vete.<\/p>\n<p>Po ashtu, ata kan\u00eb deklaruar se t\u00eb ardhurat e tyre q\u00eb prej vitit 1973 kishin qen\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr blerjen e apartamentit, shpenzimet jetike, si dhe p\u00ebr automjetin.<\/p>\n<p>Duke ju referuar k\u00ebtyre deklarimeve, pakica vler\u00ebson se ata kan\u00eb dashur t\u00eb forcojn\u00eb faktin se automjeti \u00ebsht\u00eb bler\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht me t\u00eb ardhurat e krijuara nga puna e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, pakica v\u00ebren se Hoxha e ka p\u00ebrdorur automjetin jasht\u00eb vendit n\u00eb 24 raste, si dhe rezulton t\u00eb jen\u00eb pajisur edhe me polic\u00ebn e sigurimit t\u00eb detyruesh\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrdorimin brenda vendit p\u00ebrgjat\u00eb t\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs q\u00eb automjeti ka qen\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb babait t\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna tregojn\u00eb se subjekti \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb me sendin si pronar dhe duket se vet\u00ebm p\u00ebrdorimi i zakonsh\u00ebm dhe i rregullt edhe brenda vendit, ka detyruar at\u00eb t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij edhe policat e sigurimit t\u00eb detyruesh\u00ebm p\u00ebr l\u00ebvizjen e automjeteve n\u00eb territorin e vendit\u201d, vler\u00ebson pakica dhe duke iu referuar analiz\u00ebs financiare q\u00eb konstaton pamund\u00ebsi t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb subjektit p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij automjeti, \u00e7mon se Hoxha ka qen\u00eb para fshehjes s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Tiran\u00ebs, Gerd Hoxha u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb me shumic\u00eb votash nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK m\u00eb 3 qershor 2021, rezultat q\u00eb e ruajti po me shumic\u00eb votash n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA m\u00eb 6 korrik 2022, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb vendimmarrje t\u00eb diskutueshme, q\u00eb u kund\u00ebrshtua gjat\u00eb shpalljes edhe nga Operacioni [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70559,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,204,114],"tags":[206,111,107,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/KPA-foto-arkive.jpg","fifu_image_alt":"Foto arkive e KPA | BIRN\/Nensi Bogdani","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70558"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70558"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70558\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70560,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70558\/revisions\/70560"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70559"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70558"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70558"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70558"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}