{"id":70561,"date":"2022-12-08T11:14:36","date_gmt":"2022-12-08T10:14:36","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-genci-mane-jep-shpjegime-per-te-ardhurat-e-prinderve\/2022\/12\/08\/"},"modified":"2023-04-06T14:37:04","modified_gmt":"2023-04-06T12:37:04","slug":"prokurori-genci-mane-jep-shpjegime-per-te-ardhurat-e-prinderve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-genci-mane-jep-shpjegime-per-te-ardhurat-e-prinderve\/2022\/12\/08\/","title":{"rendered":"Prokurori Genci Mane jep shpjegime p\u00ebr t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori Genci Mane i Prokuroris\u00eb s\u00eb Fierit u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 7 dhjetor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime dhe kund\u00ebrshtoi konstatimin p\u00ebr pamund\u00ebsi t\u00eb prind\u00ebrve p\u00ebr t\u2019i paguar atij pjes\u00ebn takuese t\u00eb nj\u00eb banese n\u00eb Berat, vler\u00eb q\u00eb subjekti e ka deklaruar si nj\u00eb prej burimeve p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Fier. Mane mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe dha shpjegime p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb kriterin profesional.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr prokurorin Genci Mane po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relator Roland Ilian dhe an\u00ebtare Brunilda Bekteshin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Gerrit Sprenger.<\/p>\n<p>Genci Mane e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb si oficer i policis\u00eb gjyq\u00ebsore dhe prej vitit 2005 ai e ushtron funksionin si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Fier. Aktualisht ai ushtron funskionin e drejtuesit t\u00eb k\u00ebsaj prokurorie.<\/p>\n<p><strong>Konstatimet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur probleme p\u00ebr nj\u00eb banes\u00eb me sip\u00ebrfaqe 82 m2 + verand\u00eb dhe oborr me sip\u00ebrfaqe 57 m2 n\u00eb Berat, t\u00eb p\u00ebrfituar nga familja e tij e origjin\u00ebs n\u00ebp\u00ebrmjet privatizimit, pasuri n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn subjekti ka zot\u00ebruar \u00bc-\u00ebn pjes\u00eb takuese.<\/p>\n<p>Po ashtu, nuk jan\u00eb gjetur probleme n\u00eb blerjen e nj\u00eb automjti n\u00eb vitin 2015 kundrejt shum\u00ebs 180 mij\u00eb lek\u00eb, si dhe p\u00ebr dy hua t\u00eb marra p\u00ebr periudha t\u00eb shkurt\u00ebra n\u00eb vitet 2008 dhe 2009, q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdorur si garanci p\u00ebr marrjen e vizave dhe jan\u00eb rikthyer.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, relatori Ilia evidentoi disa gjetje p\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 140 m2 + 15 m2 sip\u00ebrfaqe e p\u00ebrbashk\u00ebt e bler\u00eb n\u00eb vitin 2013 n\u00eb qytetin e Fierit kundrejt \u00e7mimit 4 milion e 650 mij\u00eb lek\u00eb \u2013 konstatime p\u00ebr t\u00eb cilat subjekti i rivler\u00ebsimit dha shpjegime. Sipas Ilias, prokurori Mane ia ka likujduar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb apartamentit shoq\u00ebris\u00eb \u201cI. 2004\u201d para n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs n\u00eb vitin 2013, kurse pjes\u00ebn tjet\u00ebr e ka shlyer me kredi.<\/p>\n<p>Si burime krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, Mane ka deklaruar nj\u00eb kredi bankare n\u00eb shum\u00ebn 2.9 milion\u00eb lek\u00eb, vler\u00ebn 1.7 milion lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar shitja e \u00bc-\u00ebs pjes\u00eb takuese n\u00eb banes\u00ebn n\u00eb Berat, si dhe kursimet nga pagat.<\/p>\n<p>Ilia v\u00ebrejti se subjekti ka dor\u00ebzuar si prov\u00eb p\u00ebr shitjen e pjes\u00ebs s\u00eb tij takuese t\u00eb banes\u00ebs n\u00eb Berat nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale, por nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar kalimi i vler\u00ebs 1.7 milion\u00eb lek\u00eb nga prind\u00ebrit tek ai, si dhe nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebretuar mund\u00ebsia e tyre financiare p\u00ebr kursimin e k\u00ebsaj shume.<\/p>\n<p>Sipas Ilias, subjekti ka dor\u00ebzuar dokumentacion se i ati nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb pension, ka punuar si specialist n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri gjat\u00eb periudh\u00ebs 2007-2012. Relatori sqaroi se shoq\u00ebria ka dor\u00ebzuar dokumentacion p\u00ebr t\u00eb ardhurat.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nga analiza paraprake e Komisionit ka rezultuar se prind\u00ebrit nuk kan\u00eb pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr t\u00eb paguar vler\u00ebn 1.7 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e pjes\u00ebs takuese t\u00eb djalit t\u00eb tyre, prokurorit Mane. Sipas Komisionit, n\u00eb analiz\u00eb nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb ardhurat nga puna e t\u00eb atit n\u00eb k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri pasi nuk jan\u00eb paguar detyrimet tatimore.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, KPK konstaton se duket se subjekti e ka shitur pjes\u00ebn e tij takuese n\u00eb vler\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe nga ajo e tregut.<\/p>\n<p>Ilia pohoi se duket se kontrata e shitjes s\u00eb pjes\u00ebs takuese t\u00eb banes\u00ebs n\u00eb Berat \u00ebsht\u00eb fiktive.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u konstatua se Mane ka p\u00ebrfituar kredi me kushte leht\u00ebsuese nga Bashkia e Fierit. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se subjekti nuk ka ndjekur asnj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb Bashkis\u00eb Fier. Megjithat\u00eb, Komisioni konstatoi se duket se subjekti e ka p\u00ebrfituar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb kredin\u00eb e but\u00eb, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e t\u00eb pastrehut, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb bashk\u00ebpronar n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb Berat kur ka aplikuar.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit me an\u00eb t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb deklaruar si t\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e pjes\u00ebs takuese t\u00eb banes\u00ebs n\u00eb Berat.<\/p>\n<p>Sipas KPK, duket se subjekti ka pasur trajtim preferencial n\u00eb \u00e7mimin e apartamentit, si dhe p\u00ebr faktin se ka rezultuar se ka jetuar aty rreth tre vjet e gjysm\u00eb p\u00ebrpara se ta blinte. Por, Ilia shtoi se nuk rezulton q\u00eb subjekti t\u00eb ket\u00eb hetuar ortakun e k\u00ebsaj shoq\u00ebrie apo administratorin A.\u00c7..<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme paraprake, ku nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb shuma 1.7 milion\u00eb lek\u00eb e dh\u00ebn\u00eb nga prind\u00ebrit p\u00ebr pjes\u00ebn takuese t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Berat, ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn totale rreth 1.2 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2013.<\/p>\n<p>Prokurori Mane e konsideroi objektiv hetimin e Komisionit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn financiare p\u00ebr apartamentin e bler\u00eb n\u00eb Fier, duke u ndaluar n\u00eb konstatimin p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb e prind\u00ebrve p\u00ebr t\u2019i paguar atij shum\u00ebn 1.7 milion lek\u00eb p\u00ebr pjes\u00ebn takuese t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Berat.<\/p>\n<p>Mane v\u00ebrejti se rezultonte e qart\u00eb se babai i tij i ndjer\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb nga specialist\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb vend p\u00ebr restaurimin e monumenteve ariktekturore dhe prandaj ishte licensuar p\u00ebr kryerjen e punimeve t\u00eb tilla. \u201cMegjith\u00ebse ka qen\u00eb n\u00eb pension ai ka vijuar t\u00eb punoj\u00eb\u201d, pohoi Mane dhe shtoi se, p\u00ebr shkak se ka kaluar koh\u00eb e gjat\u00eb dhe babai ka nd\u00ebrruar jet\u00eb, ka arritur t\u00eb gjej\u00eb dokumentacion ligjor provues vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri ku i ati ka punuar.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, subjekti i rivler\u00ebsimit shtoi se n\u00eb vitet 1998-1999 babai ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb projektet e zyr\u00ebs p\u00ebr pun\u00ebt publike dhe se k\u00ebt\u00eb fakt e v\u00ebrtetonte me dokumentet p\u00ebr punimet ku ai kishte n\u00ebnshkruar.<\/p>\n<p>\u201cKjo zyr\u00eb e konfirmon pun\u00ebn e tij dhe kam dor\u00ebzuar dokumentacion me n\u00ebnshkrimin e tij, q\u00eb provon se babai ka krijuar t\u00eb ardhura t\u00eb tjera ve\u00e7 pensionit\u201d, k\u00ebmb\u00ebnguli Mane.<\/p>\n<p>Lidhur me t\u00eb ardhurat e siguruara nga shoq\u00ebria, subjekti solli n\u00eb v\u00ebmendje se ishte v\u00ebrtetuar se ishite shlyer tatimi n\u00eb burim p\u00ebr pagesat e kryera n\u00eb favor t\u00eb t\u00eb atit, por sipas tij, nuk mund t\u00eb paguheshin sigurimet shoq\u00ebrore nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai ishte n\u00eb pension. \u201cVler\u00ebsoj se t\u00eb ardhurat nga shoq\u00ebria R.T. duhet t\u00eb konsiderohen t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme\u201d, pohoi Mane.<\/p>\n<p>Ai shtoi se prind\u00ebrit kishin siguruar edhe t\u00eb ardhura t\u00eb tjera, duke ve\u00e7uar nj\u00eb shum\u00eb 500 mij\u00eb lek\u00eb q\u00eb sipas tij e \u00ebma e kishte p\u00ebrfituar nga shitja e nj\u00eb objekti n\u00eb vitin 1996, q\u00eb e kishte bler\u00eb m\u00eb par\u00eb nga nd\u00ebrmarja komunale. \u201cVler\u00ebsoj se prind\u00ebrit e mi kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb kryer pages\u00ebn 1.7 milion\u00eb lek\u00eb\u201d, theksoi Mane.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim subjekti u ndal n\u00eb konstatimin p\u00ebr trajtimin preferencial n\u00eb dukje. Sipas tij, \u00e7mimi i apartamentit n\u00eb Fier i p\u00ebrket vlerave q\u00eb u \u00ebsht\u00eb shitur edhe banor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Ai shpjegoi se banesa ka nj\u00eb problem teknik q\u00eb ia ul vler\u00ebn pasi sjell d\u00ebmtime t\u00eb her\u00ebpashershme q\u00eb duhen riparuar. Mane tha se kishte dor\u00ebzuar edhe nj\u00eb akt teknik q\u00eb v\u00ebrtetonte k\u00ebt\u00eb fakt.<\/p>\n<p>Kryesuesja Pamela Qirko ritheksoi faktin se subjekti kishte jetuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament tre vjet e gjysm\u00eb para se ta blinte dhe e pyeti at\u00eb p\u00ebr marrdh\u00ebnien q\u00eb kishte me pronarin e kompanis\u00eb q\u00eb i\u2019a kishte shitur.<\/p>\n<p>Mane deklaroi se, n\u00eb kushtet q\u00eb gjendej apartamenti, kishte qen\u00eb n\u00eb interes t\u00eb firm\u00ebs q\u00eb t\u00eb priste pasi nuk i shiteshin p\u00ebr shkak t\u00eb problemit teknik t\u00eb shpjeguar prej tij. Pasi Qirko insistoi duke e pyetur n\u00ebse kishte pasur marrdh\u00ebnie me pal\u00ebn shit\u00ebse, Mane argumentoi se nuk kishte lidhje pasi dhe prejardhja e tij nuk ishte nga qyteti i Fierit.<\/p>\n<p>Subjekti kund\u00ebrshtoi edhe dyshimet p\u00ebr fiktivitet t\u00eb deklarat\u00ebs noteriale p\u00ebr blerjen e pjes\u00ebs takuese t\u00eb tij t\u00eb banes\u00ebs n\u00eb Berat nga prind\u00ebrit. Ai v\u00ebrejti se kishte dor\u00ebzuar dokumentcion q\u00eb v\u00ebrtetonte se kishte hequr dor\u00eb dhe nga pjesa e trash\u00ebgimis\u00eb ligjore nga ajo banes\u00eb pasi i ati kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me kredin\u00eb e but\u00eb, prokurori Mane sqaroi se kishte aplikuar si i pastreh q\u00eb prej vitit 2009 dhe kishte rezultuar p\u00ebrfitues n\u00eb 2013-\u00ebn.<\/p>\n<p>I pyetur nga Bekteshi p\u00ebr t\u00eb sqaruar rrethanat ligjore t\u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb kredis\u00eb s\u00eb but\u00eb, Mane deklaroi se kishte dor\u00ebzuar n\u00eb bashki gjith\u00eb dokumentacionin q\u00eb nevojitej p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar kredi si i pastreh. Ai argumentoi se sht\u00ebpia n\u00eb Berat ndahej nga kat\u00ebr pronar\u00eb dhe se sip\u00ebrfaqja 82 m2 nuk ishte e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e familjeve t\u00eb bashk\u00ebpronar\u00ebve. Sipas tij, nj\u00eb banor duhej t\u00eb kishte t\u00eb pakt\u00ebn 12 m2 n\u00eb dispozicion dhe duke qen\u00eb se nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk plot\u00ebsohej nga sip\u00ebrfaq\u00ebja e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Berat, familja e tij gjendej n\u00eb kushtet si e pastreh.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK ka dor\u00ebzuar raporte pozitive p\u00ebr prokurorin Genci Mane duke konstatuar se nuk ka dyshime p\u00ebr p\u00ebrfshirje t\u00eb tij n\u00eb veprimtari t\u00eb paligjshme apo kontakte me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar.<\/p>\n<p>Relatori Ilia pohoi se Komisioni ka kryer hetime bazuar n\u00eb disa indicie pasi subjekti ka udh\u00ebtuar jasht\u00eb shtetit me mjetet e shtetasve R.\u00c7., M.R., M.Xh. dhe E.M.. Sipas relatorit, subjekti ka sqaruar se i njeh k\u00ebta persona dhe se ka miq\u00ebsi. Nga verifikimet ka rezultuar se Mane nuk ka hetuar ndonj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me pal\u00eb personat me mjetet e t\u00eb cil\u00ebve ka udh\u00ebtuar, duke mos u gjetur probleme.<\/p>\n<p>Ilia shtoi se bazuar n\u00eb indicie \u00ebsht\u00eb verifikuar n\u00ebse subjekti ka hetuar shtetasit A.I, V.M, F.M dhe A.K, por as n\u00eb k\u00ebto raste nuk jan\u00eb gjetur probleme.<\/p>\n<p>Komisioni ka hetuar edhe mbi numrat telefonik\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorur nga Mane, por nuk ka gjetur indice.<\/p>\n<p>Ashtu si DSIK, edhe Komisioni konkludon se prokurori Mane nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtashme, duke e vler\u00ebsuar pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur probleme n\u00eb tre dosjet e p\u00ebrzgjedhura nga vet\u00eb subjekti n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, si dhe as n\u00eb 10 denoncimet e depozituara nga publiku. Po ashtu, ka rezultuar se ndaj Manes nuk \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb mas\u00eb disiplinore.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb prej pes\u00eb dosjeve t\u00eb shortuara lidhur me nj\u00eb procedim penal t\u00eb vitit 2014 me nj\u00eb t\u00eb pandehur p\u00ebr drejtim mjeti n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb parregullt, Ilia konstatoi se nuk jan\u00eb kryer hetime t\u00eb plota p\u00ebr personin q\u00eb \u00ebsht\u00eb larguar nga vendi ngjarjes.<\/p>\n<p>Prokurori Mane deklaroi se i pandehuri n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, shtetasi G.K. ishte d\u00ebrguar p\u00ebr gjykim, nd\u00ebrsa kishte ndar\u00eb procedimin lidhur me autorin tjet\u00ebr q\u00eb ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas tij, ishin kryer veprime hetimore p\u00ebr zbulimin e autorit t\u00eb larguar.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs prokurori Genci Mane k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 13 dhjetor, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori Genci Mane i Prokuroris\u00eb s\u00eb Fierit u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 7 dhjetor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime dhe kund\u00ebrshtoi konstatimin p\u00ebr pamund\u00ebsi t\u00eb prind\u00ebrve p\u00ebr t\u2019i paguar atij pjes\u00ebn takuese t\u00eb nj\u00eb banese n\u00eb Berat, vler\u00eb q\u00eb subjekti e ka deklaruar si nj\u00eb prej burimeve [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70562,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,115],"tags":[224,118,149,128],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Prokurori-Genci-Mane-ne-KPK-Foto-Edmond-Hoxhaj-BIRN.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Genci Mane n\u00eb KPK | Foto: Edmond Hoxhaj\/ BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70561"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70561"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70561\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70563,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70561\/revisions\/70563"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70562"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70561"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70561"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70561"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}