{"id":70564,"date":"2022-12-07T18:23:50","date_gmt":"2022-12-07T17:23:50","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/jam-stoik-ne-bindjen-se-do-te-konfirmohem-kudusi-shahu-jep-shpjegime-ne-seancen-e-dyte\/2022\/12\/07\/"},"modified":"2023-04-06T14:37:08","modified_gmt":"2023-04-06T12:37:08","slug":"jam-stoik-ne-bindjen-se-do-te-konfirmohem-kudusi-shahu-jep-shpjegime-ne-seancen-e-dyte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/jam-stoik-ne-bindjen-se-do-te-konfirmohem-kudusi-shahu-jep-shpjegime-ne-seancen-e-dyte\/2022\/12\/07\/","title":{"rendered":"\u201cJam stoik n\u00eb bindjen se do t\u00eb konfirmohem\u201d: Kudusi Shahu jep shpjegime n\u00eb seanc\u00ebn e dyt\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Kudusi Shahu u p\u00ebrball p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 7 dhjetor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, pas ri\u00e7eljes s\u00eb hetimit administrativ p\u00ebr dy kriteret e tjer\u00eb, figur\u00ebn dhe profesionalizmin. N\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb m\u00eb 2 n\u00ebntor u evidentuan mosp\u00ebrputhje e pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin e pasuris\u00eb, si dhe balanca negative n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr krijimin e tyre, ku p\u00ebr periudh\u00ebn 2009-2011 u relatua balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 10.8 milion\u00eb lek\u00eb. Shahu parashtroi n\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb karrier\u00ebn e tij profesionale dhe dha shpjegime t\u00eb p\u00ebrmbledhura p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb gjetjeve, nd\u00ebrsa k\u00ebrkoi ri\u00e7eljen e hetimit n\u00eb dy kriteret e tjer\u00eb, past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin &#8211; k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb pranuar nga KPK.<\/p>\n<p>Procesi i rivler\u00ebsimit p\u00ebr prokurorin Shahu po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relatore Etleda \u00c7iftjan dhe an\u00ebtare Xhensila Pinen. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ka qen\u00eb i pranish\u00ebm Gerrit Sprenger.<\/p>\n<p>Prokurori Shahu e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb vitin 1991 n\u00eb ish-hetuesin\u00eb e Kuk\u00ebsit e n\u00eb vijim n\u00eb ish-Hetuesin\u00eb e P\u00ebrgjithshme duke vijuar m\u00eb pas si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme. N\u00eb vitin 1999 ai \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs, ka punuar p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb n\u00eb ish-Prokurorin\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda dhe aktualisht e ushtron funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb par\u00eb, prokurori Kudusi Shahu deklaroi se zot\u00ebron certifikat\u00eb sigurie t\u00eb nivelit tep\u00ebr sekret dhe viz\u00eb t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, viz\u00eb Kanadeze dhe t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar. Ai k\u00ebrkoi q\u00eb pas \u00e7eljes s\u00eb hetimit p\u00ebr dy kriteret e tjer\u00eb t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb, me argumentin se kishte punuar gjithmon\u00eb me ndershm\u00ebri.<\/p>\n<p>Relatorja \u00c7iftja sqaroi n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn se pas vendimit t\u00eb Komisionit p\u00ebr \u00e7eljen e hetimit administrativ p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizmin, ishte p\u00ebrmbyllur verifikimi edhe p\u00ebr k\u00ebto dy kritere. Prokurori Shahu e fal\u00ebnderoi Komisionin p\u00ebr marrjen n\u00eb konsiderat\u00eb dhe pranimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr \u00e7eljen e hetimit p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>Shahu mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb dha shpjegime p\u00ebr gjetjen n\u00eb kriterin profesional.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb, KLP ka paraqitur raport pozitiv n\u00eb KPK p\u00ebr Shahun. Komisioni nuk ka gjetur probleme n\u00eb tre dosjet e dor\u00ebzuara nga vet\u00eb subjekti n\u00eb funksion t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb nj\u00eb prej dosjeve t\u00eb shortuara p\u00ebr trafikimin t\u00eb personave t\u00eb mitur, \u00ebsht\u00eb pushuar prej subjektit pa u administruar m\u00eb par\u00eb deklarimet e nj\u00eb shtetasi maqedonas.<\/p>\n<p>Lidhur me procedimin penal p\u00ebr trafikimin e q\u00ebnieve njer\u00ebzore, Shahu u shpreh se kishte qen\u00eb pakujdesi e tij kur sapo kishte filluar pun\u00eb tek ish-Krimet e R\u00ebnda, kur i ishte kaluar kjo dosje q\u00eb ishte hetuar nga nj\u00eb tjet\u00ebr prokuror m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Ai pohoi se n\u00eb arsyetimin e zgjatjes s\u00eb hetimeve krijohet ideja se jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat detyra. \u201cN\u00eb fakt nuk \u00ebsht\u00eb kjo p\u00ebr faktin se ka ndodhur nj\u00eb ng\u00ebr\u00e7. Un\u00eb e gjeta at\u00eb procedim t\u00eb regjistruar tek ish-Krimet e R\u00ebnda. \u2026Ra interesi kall\u00ebzueses. Fillimisht ajo ishte shprehur se do ta sillte vet\u00eb shtetasin maqedonas\u201d, shpjegoi nd\u00ebr t\u00eb tjera Shahu dhe shtoi se u ishte d\u00ebrguar let\u00ebrporosi autoriteteve maqedonase, por nuk ishte kthyer p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Sipas Shahut, kall\u00ebzuesja kishte shprehur d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb krijuar lidhje martesore me k\u00ebt\u00eb shtetas, familja e t\u00eb cilit kishte ardhur disa her\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Ai argumentoi se, k\u00ebto situata dhe nj\u00eb udh\u00ebzim i Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr mbylljen e hetimeve n\u00eb rast t\u00eb mosp\u00ebrgjigjes s\u00eb let\u00ebrporosive, ishin rrethanat ku ishte bazuar p\u00ebr pushimin e \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr konstatim q\u00eb u relatua kishte t\u00eb b\u00ebnte me nj\u00eb kall\u00ebzim penal t\u00eb kryer n\u00eb vitin 2018 n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs, ku sipas relatores dukej se subjekti n\u00eb vendimin e mosfillimit p\u00ebr nj\u00eb konflikt pron\u00ebsie nuk ka kryer veprimet e plota hetimore, pasi nuk ka caktuar nj\u00eb ekspert.<\/p>\n<p>Shahu sqaroi se kishte vendosur mosfillim t\u00eb hetimeve duke pasur ndjeshm\u00ebri p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje. Ai pohoi se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kishte pasur disa probleme dhe se nuk diskutohej pjesa e pron\u00ebsis\u00eb. \u201cVendosa mosfillim se nuk kishte vep\u00ebr penale dhe konflikti ishte me natyr\u00eb civile\u201d, theksoi Shahu duke argumentuar se provat dhe rrethanat e b\u00ebnin t\u00eb paqart\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e pal\u00ebve.<\/p>\n<p>Ndaj prokurorit Kudisi Shahu jan\u00eb depozituar gjasht\u00eb denoncime nga publiku. N\u00eb tre denoncime t\u00eb vitit 2018 pretendohet p\u00ebr moskryerjen e veprimeve hetimore nga ana e subjektit.<\/p>\n<p>Sipas relatores \u00c7iftja, Denoncuesi L.S. e akuzon Shahun p\u00ebr shkelje ligjore, nj\u00ebnashm\u00ebri dhe p\u00ebr vendim abuziv. Denoncuesit P.T. dhe H.D. pretendojn\u00eb se Shahu ka mbajtur q\u00ebndrim t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm dhe ka pushuar hetimin. Nj\u00eb prej denoncuesve ka kryer kall\u00ebzim penal ndaj Shahut, por \u00ebsht\u00eb vendosur mosfillimi i procedimit penal.<\/p>\n<p>Shahu i kund\u00ebrshtoi pretendimet e denoncuesve p\u00ebr nj\u00ebanshm\u00ebri. Ai sqaroi se n\u00eb nj\u00eb rast kishte pasur lidhje gjaku shum\u00eb t\u00eb larg\u00ebt me t\u00eb dy pal\u00ebt, por theksoi se nuk i njihte. Sipas subjektit, n\u00ebse do kishte qen\u00eb i nj\u00ebansh\u00ebm do t\u00eb kishte ankimuar vendimin e gjykat\u00ebs. \u201cNuk jam treguar asnj\u00ebher\u00eb i nj\u00ebansh\u00ebm\u201d, deklaroii aid he shtoi se kall\u00ebzuesja e tij kishte kryer akt t\u00eb falsifikuar pasi ka kryer kall\u00ebzimin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve kur ata kan\u00eb rezultuar se gjendeshin jasht\u00eb shetit.<\/p>\n<p>\u00c7iftja sqaroi se Shahu ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime p\u00ebr nj\u00eb denoncim anonim t\u00eb kryer n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2022, ku pretendohet tejkalim i afateve ligjore ne nj\u00eb procedim t\u00eb vitit 2018, si dhe p\u00ebr mosarsyetim t\u00eb shkakut p\u00ebrse gjykata ka kthyer \u00e7\u00ebshtjen.<\/p>\n<p>Shahu deklaroi se pavar\u00ebsisht situat\u00ebs dhe pasoj\u00ebs s\u00eb ardhur nga aksidenti, nuk mund t\u00eb penalizonte nj\u00eb person pa faj. Ai pohoi se edhe Gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Tiran\u00eb kishte vler\u00ebsuar si ai duke e pranuar k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr pushimin e \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Sipas tij, Apeli e ka prishur vendimin duke arsyetuar se akti-ekspertimit p\u00ebr aksidentin nuk ishte kryer nga ekspert\u00eb teknik\u00eb. \u201cKam b\u00ebr\u00eb akt ekspertimi me grup ekspert\u00ebsh, me pes\u00eb ekspert\u00eb dhe rezulton se drejtuesi i mjetit ishte pa shkelje dhe b\u00ebra kerkes\u00eb per miratimin e pushimit\u201d, pohoi Shahu dhe shtoi se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb \u00ebsht\u00eb transferuar n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme dhe nuk ka mundur t\u00eb siguroj\u00eb t\u00eb dh\u00ebna pasi \u00e7\u00ebshtja vijon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb hetim.<\/p>\n<p>Prokurori Shahu dha shpjegime n\u00eb seanc\u00eb edhe lidhur me nj\u00eb mas\u00eb disiplinore t\u00eb dh\u00ebn\u00eb ndaj tij n\u00eb vitin 2004. \u201cKam qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb sektor q\u00eb hetonin \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Kam hetuar dosje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe pasi u nd\u00ebrruan drejtuesit e prokuroris\u00eb u krijua nj\u00eb tension p\u00ebr t\u00eb me larguar. Se nga nj\u00ebra an\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb mas\u00eb disiplinore dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr promovohem. Mu k\u00ebrkua t\u00eb hiqja dor\u00eb nga ato dosje dhe nuk pranova se nuk kisha arsye procedurale. Prandaj u fillua dhe kuptohet se ka pasur nj\u00eb lloj tendence. Po kjo prokurori, i ka k\u00ebrkuar Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb sektor p\u00ebr ekzekutimin e vendimeve dhe e kaloi but\u00eb se m\u00eb vendosi shef t\u00eb asaj zyr\u00eb dhe m\u00eb paguhej edhe telefoni. E kaluan but\u00eb pastaj\u201d, argumentoi ai nd\u00ebr t\u00eb tjera lidhur me mas\u00ebn disiplinore.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u relatua lidhur me p\u00ebrdrimin nga subjekti t\u00eb nj\u00eb automjeti n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetasit N.P. Shahu ka deklaruar se ka pasur miq\u00ebsi me pronarin e mjetit, shtetasin N.P., me t\u00eb cilin rezulton t\u00eb ken\u00eb kryer dy udh\u00ebtime.<\/p>\n<p>Nga hetimi i KPK ka rezultuar se ndaj pronarit t\u00eb k\u00ebtij mjeti, ka pasur n\u00eb at\u00eb koh\u00eb t\u00eb regjustruara 26 procedime penale p\u00ebr mashtrim, falsifikim dokumentesh, vjedhje, pastrim i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale, etj. \u00c7iftja pohoi se subjekti ka p\u00ebrdorur mjetin N.P. kur ai ka qen\u00eb i proceduar p\u00ebr mashtrim. Sipas KPK, Shahu n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk ka p\u00ebrdorur kujdesin e duhur.<\/p>\n<p>Prokurori Shahu deklaroi se kishte nj\u00eb histori t\u00eb trisht\u00eb me shtetasin N.P. Ai shpjegoi se n\u00eb vitin 2014 i ishte s\u00ebmurur babai dhe ishte shtruar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dhom\u00eb me vjehrrin e shtetasit N.P.. Subjekti pohoi se kishte konstatuar se familjar\u00ebt e N.P. punonin n\u00eb spital dhe se n\u00eb at\u00eb moment kishte pasur nevoj\u00eb p\u00ebr njohje me mjek\u00ebt p\u00ebr shkak t\u00eb gjendjes sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb r\u00ebnduar t\u00eb t\u00eb atit.<\/p>\n<p>\u201cKjo ka qen\u00eb njohja ime si fillim\u201d, pohoi Shahu dhe shtoi se N.P. ka qen\u00eb biznesmen, nd\u00ebrsa aktualisht \u00ebsht\u00eb n\u00eb pension. Ai deklaroi se t\u00eb 26 procedimet e filluara ndaj tij kishin t\u00eb b\u00ebnin me nj\u00eb konflikt me pronar\u00ebt e tok\u00ebs p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb objektit. Sipas Shahut, kall\u00ebzimi penal p\u00ebr vjedhje ishte kryer nga shtetasi N.P. dhe jo e kund\u00ebrta si u relatua prej Komisionit.<\/p>\n<p>Subjekti k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk kishte pasur ndonj\u00eb ndikim n\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje dhe se kjo v\u00ebrtetohej ng fakti se prokuroria kishte mbajtur gjithmon\u00eb q\u00ebndrim m\u00eb t\u00eb rrept\u00eb se gjykat ndaj shtetasit N.P. Ky person nuk \u00ebsht\u00eb hetuar p\u00ebr vepra t\u00eb r\u00ebnda penale dhe nuk \u00ebsht\u00eb shpallur asnj\u00ebher\u00eb fajtor\u201d, pohoi Shahu.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurori Kudusi Shahu u shpreh se kishte qen\u00eb dhe vazhdonte t\u00eb ishte \u201cstoik\u201d n\u00eb bindjen e tij se do t\u00eb konfirmohej. \u201cNga ku dhe e besoj. Ju fal\u00ebnderoj!\u201d, deklaroi ai. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 12 dhjetor n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Kudusi Shahu u p\u00ebrball p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 7 dhjetor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, pas ri\u00e7eljes s\u00eb hetimit administrativ p\u00ebr dy kriteret e tjer\u00eb, figur\u00ebn dhe profesionalizmin. N\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb m\u00eb 2 n\u00ebntor u evidentuan mosp\u00ebrputhje e pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin e pasuris\u00eb, si [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70565,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,115],"tags":[118,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Shahu-pas-seances.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Kudusi Shahu pas seanc\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb d\u00ebgjimore me KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70564"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70564"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70564\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70566,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70564\/revisions\/70566"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70565"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70564"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70564"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70564"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}