{"id":70579,"date":"2022-12-05T19:11:58","date_gmt":"2022-12-05T18:11:58","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-vendos-te-kryeje-analize-financiare-te-re-per-elona-toron\/2022\/12\/05\/"},"modified":"2023-04-06T14:37:56","modified_gmt":"2023-04-06T12:37:56","slug":"kpa-vendos-te-kryeje-analize-financiare-te-re-per-elona-toron","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-vendos-te-kryeje-analize-financiare-te-re-per-elona-toron\/2022\/12\/05\/","title":{"rendered":"KPA vendos t\u00eb kryej\u00eb analiz\u00eb financiare t\u00eb re p\u00ebr Elona Toron"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA vendosi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 5 dhjetor 2022 t\u00eb pranoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e Komisionerit Publik Florian Ballhysa, p\u00ebr kryerjen e nj\u00eb analize financiare lidhur me burimet e krijimit t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb gjyqtares s\u00eb Apelit Tiran\u00eb, Elona Toro. Vendimi u mor pasi Kolegji u njoh me parashtrimet e pal\u00ebve dhe \u00e7eli hetimin gjyq\u00ebsor duke administruar si prova aktet e dor\u00ebzuara nga subjekti i rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Komisioneri e konsideroi t\u00eb paplot\u00eb hetimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK lidhur me burimet financiare q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb, konkretisht p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur p\u00ebr nj\u00eb hua dhe dhurimet e kryera. Toro k\u00ebmb\u00ebnguli se analiza duhet t\u00eb kryhet vet\u00ebm p\u00ebr vler\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb hua apo ato t\u00eb dhuruara, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb renditi nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh aktesh dhe dokumentesh me t\u00eb cilat pretendoi se v\u00ebrteton ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve t\u00eb personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u b\u00eb me dije se ndaj subjektit i kishin mb\u00ebrritur 13 denoncime, por Komisioneri Publik u shpreh se nuk kishte gjetur t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ankimit. Po ashtu, edhe Kolegji \u00e7moi se nuk p\u00ebrmbushin kriteret p\u00ebr zhvillimin e hetimeve t\u00eb m\u00ebtejshme.<\/p>\n<p>Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Elona Toro u konfirmua me shumic\u00eb votash n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 17 qershor 2020, pasi kryesuesja e trup\u00ebs, Firdes Shuli dhe relatorja Pamela Qirko u bind\u00ebn nga shpjegimet e saj.<\/p>\n<p>An\u00ebtarja n\u00eb pakic\u00eb, Etleda \u00c7iftja arsyetoi n\u00eb favor t\u00eb shkarkimit, duke vler\u00ebsuar se Toro kishte kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Kontestimi kryesor lidhet me burimet financiare t\u00eb deklaruara p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 112.7 m2 n\u00eb Tiran\u00eb me vler\u00eb 135 mij\u00eb euro. N\u00eb deklarat\u00ebn veting, subjekti ka sh\u00ebnuar si burime shum\u00ebn 5.8 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e apartamentit n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me t\u00eb atin n\u00eb vitin 2009; hua n\u00eb vler\u00ebn 45 mij\u00eb euro t\u00eb marr\u00eb nga miku i bashk\u00ebshortit n\u00eb korrik 2008; 5 milion\u00eb lek\u00eb kredi t\u00eb marr\u00eb n\u00eb shkurt 2011 dhe 1 milion e 980 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituara nga nga ekzekutimi i nj\u00eb vendimi gjyq\u00ebsor n\u00eb mars 2006. N\u00eb vitin 2009 ka deklaruar si burim edhe shumat 6.000 euro dhe 4.000 USD t\u00eb t\u00ebrhequra nga llogaria bankare e babait t\u00eb saj.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e shumic\u00ebs n\u00eb KPK argumentohet se \u201cbazuar n\u00eb parimet e objektivitetit dhe proporcionalitetit si dhe n\u00eb munges\u00eb t\u00eb indicieve t\u00eb besueshme p\u00ebr fshehje t\u00eb pasuris\u00eb\u201d, u krijua bindja se babai i subjektit ka pasur burime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr krijimin e shumave 6 mij\u00eb euro dhe 4 mij\u00eb USD.<\/p>\n<p>Por Komisioneri Publik argumentoi n\u00eb ankim se ky p\u00ebrfundim nuk p\u00ebrputhet me aktet e dosjes dhe se metodologjia e ndjekur mbi llogaritjen e shpenzimeve t\u00eb jetes\u00ebs s\u00eb babait t\u00eb subjektit nuk mb\u00ebshtetet n\u00eb jurisprudenc\u00ebn e Kolegjit apo n\u00eb vendimet e m\u00ebparshme t\u00eb vet\u00eb Komisionit. Ballhysa ngriti pik\u00ebpyetje edhe mbi metodologjin\u00eb e ndjekur p\u00ebr t\u00eb analizuar mund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit \u2013 mik me bashk\u00ebshortin e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, duke argumentuar se nuk jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat dhe shpenzimet e dokumentuara.<\/p>\n<p>Edhe gjat\u00eb parashtrimeve t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, Ballhysa i q\u00ebndroi ankimit duke k\u00ebrkuar hetim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm p\u00ebr pasurit\u00eb e subjektit t\u00eb pasqyruara n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d. Ai k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb verifikohen mund\u00ebsit\u00eb e personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur p\u00ebr huadh\u00ebnien dhe dhurimet.<\/p>\n<p>Komisioneri k\u00ebrkoi q\u00eb ve\u00e7 p\u00ebr apartamentin, t\u00eb rikryhet analiza financiare lidhur me mund\u00ebsin\u00eb e babait t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit p\u00ebr dhurimin e nj\u00eb shume 10 mij\u00eb euro q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb vendparkimi, kundrejt \u00e7mimit 12 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p><strong>Parashtrimet p\u00ebr burimet<\/strong><\/p>\n<p>Sipas komisionerit, p\u00ebrllogaritja e KPK lidhur me mund\u00ebsit\u00eb e huadh\u00ebn\u00ebsit A.LL. nuk \u00ebsht\u00eb e rregullt dhe e qart\u00eb, pasi duheshin bazuar n\u00eb aktet e administruara. Sipas tij, t\u00eb ardhurat jan\u00eb p\u00ebrllogaritur prej vitit 1994, nd\u00ebrsa shpenzimet p\u00ebr periudh\u00ebn 2000-2009 dhe p\u00ebr nj\u00eb person, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb familja e huadh\u00ebn\u00ebsit ishte e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga disa individ\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr dhurimet nga babai i subjektit n\u00eb vlerat 6.000 euro dhe 4.000 USD Ballhysa v\u00ebrejti se KPK nuk e ka kryer verifikimin bazuar n\u00eb situat\u00ebn faktike. Komisioneri k\u00ebrkoi q\u00eb n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihen edhe investimet n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme dhe n\u00eb depozita bankare, pasi duket se nuk ka pasur burime financiare t\u00eb mjaftueshme.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr dhurimin e kryer nga babai i bashk\u00ebshortit t\u00eb gjyqtares Toro, u konstatua se nuk \u00ebsht\u00eb evidentuar analiza financiare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb person tjet\u00ebr t\u00eb lidhur. Ballhysa v\u00ebrejti se t\u00eb gjitha dhurimet e kryera nga vjehrri i subjektit arrij\u00eb n\u00eb shifr\u00ebn rreth 3.3 milion\u00eb lek\u00eb dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet analiza finaciare p\u00ebr mund\u00ebsit\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Lidhur me dhurimet e babait t\u00eb saj, Toro pretendoi se vlerat jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb hark kohor m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Ajo k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb verifikohet vet\u00ebm mund\u00ebsia e krijimit t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb dhuruar dhe jo analiza e gjith\u00eb t\u00eb ardhurave dhe shpenzimeve t\u00eb babait t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Toro deklaroi se babai ka pasur t\u00eb ardhura nga pensioni dhe qiradh\u00ebnia e nj\u00eb apartamenti. Sipas saj, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb ka dor\u00ebzuar dokumentacion se jan\u00eb paguar detyrimet p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga qiraja. P\u00ebr periudh\u00ebn e m\u00ebparshme ajo pretendoi si prova dokumentacionin q\u00eb v\u00ebrteton shpenzimet utilitare p\u00ebr ujin dhe energjin\u00eb elektrike n\u00eb apartamentin ku ka jetuarbabai dhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb me qira, q\u00eb sipas saj konfirmonte k\u00ebt\u00eb marrdh\u00ebnie.<\/p>\n<p>Ajo solli n\u00eb v\u00ebmendje ndryshimet e p\u00ebrllogaritjes s\u00eb INSTAT p\u00ebr shpenzimet jetike n\u00eb vitin 2007, duke i konsideruar jo reale dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohet 2\/3-at e k\u00ebtyre shpenzimeve. Toro paraqiti p\u00ebrllogaritje t\u00eb detajuar p\u00ebr t\u00eb ardhurat e pretenduara se jan\u00eb p\u00ebrfituar nga babai i saj, duke k\u00ebmb\u00ebngulur se ai rezulton me balanca pozitive dhe ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr dhurimet e kryera.<\/p>\n<p>Lidhur me depozitat bankare p\u00ebr t\u00eb cilat u k\u00ebrkuan verifikim nga ana e Ballhys\u00ebs, subjekti pretendoi se nuk i p\u00ebrkisnin babait t\u00eb saj. Ajo shpjegoi se i ati ishte kujdesuar p\u00ebr vajz\u00ebn e nipit t\u00eb tij. Sipas Toros, nipi t\u00eb atit ishte n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb madhe dhe jetonte n\u00eb Gjirokast\u00ebr, prej nga nuk mundej t\u00eb ndiqte vajz\u00ebn gjat\u00eb shkollimit t\u00eb saj universitar.<\/p>\n<p>Ajo pretendoi se vlerat n\u00eb depozita i p\u00ebrkisnin nipit t\u00eb babait, i cili ia kishte l\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u2019ia jepte vajz\u00ebs s\u00eb tij kur t\u2019i nevojiteshin. Subjekti deklaroi se kush\u00ebriri i saj kishte p\u00ebrfituar d\u00ebmshp\u00ebrblim n\u00eb vler\u00eb t\u00eb konsiderueshme si ish i persekutuar politik dhe nisur nga fakti se ishte b\u00ebr\u00eb me vajz\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb madhe, ishte kujdesur q\u00eb ajo t\u00eb mos dispononte likujditete n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha dhe pasurit\u00eb q\u00eb do t\u2019i trash\u00ebgonte, pa mbushur mosh\u00ebn 20 vje\u00e7.<\/p>\n<p>Toro pohoi se gjat\u00eb viteve t\u00eb studimeve nuk kishte pasur emergjenca dhe se ato vlera i ishin kaluar mbes\u00ebs pasi kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb babai i saj.<\/p>\n<p>Subjekti pretendoi se kishte arritur t\u00eb provonte se vjehrri kishte pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr dh\u00ebnien e shum\u00ebs 10 mij\u00eb euro p\u00ebr blerjen e garazhit. \u201cSikurse kam shpjeguar, babai i bashk\u00ebshortit ka trash\u00ebguar disa prona nga gjyshi, p\u00ebrfshi edhe nj\u00eb vil\u00eb nga m\u00eb t\u00eb d\u00ebgjuarat n\u00eb Tiran\u00eb, e dh\u00ebn\u00eb me qira dhe me pas \u00ebsht\u00eb shitur\u201d, sqaroi Toro dhe u shpreh se n\u00ebse do t\u00eb p\u00ebrllogariten t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat q\u00eb vjehrri ka p\u00ebrfituar nga qiradh\u00ebnia e pasurive q\u00eb zot\u00ebron si dhe nga tjet\u00ebrsimi i tyre, rezulton me bilanc pozitiv.<\/p>\n<p>Subjekti theksoi se huadh\u00ebn\u00ebsi i vler\u00ebs 45 mij\u00eb euro, shtetasi A.LL. kishte pasur nj\u00eb ekonomi t\u00eb sh\u00ebndetshme. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se familjar\u00ebt e tij nuk mund t\u00eb ishin persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk mund t\u00eb kryhej analiza e tyre. \u201cVet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb format jepet siguria juridike e duhur\u201d, pohoi Toro dhe sqaroi se huadh\u00ebn\u00ebsi ishte djal\u00eb i vet\u00ebm dhe menaxhonte gjith\u00eb pasurit\u00eb e familjes, p\u00ebr leht\u00ebsi veprimi.<\/p>\n<p>Toro deklaroi se prind\u00ebrit e huadh\u00ebn\u00ebsit pas viteve \u201990 kishin p\u00ebrfituar prona t\u00eb konsiderueshme n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e ish-trash\u00ebgimtar\u00ebve. Ajo v\u00ebrejti se p\u00ebr shkak t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb nuk disponohet nj\u00eb pjes\u00eb e dokumenteve p\u00ebr t\u00eb ardhurat e siguruara nga qiradh\u00ebnia e pronave dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye i kishte paraqitur me rezerv\u00eb n\u00eb analiz\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo pretendoi se huadh\u00ebn\u00ebsi ka pasur shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ardhura nga sa jan\u00eb dokumentuar dhe se kishte depozituar dokumente t\u00eb reja nga ato t\u00eb dor\u00ebzuara m\u00eb par\u00eb n\u00eb KPK, mes tyre edhe nj\u00eb kontrat\u00eb p\u00ebr qiradh\u00ebnien e nj\u00eb magazine. Toro shtoi se huadh\u00ebn\u00ebsi ka zot\u00ebruar pasuri n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb me qira, si dhe kishte pasur aktivitet tregtar nga kishte gjeneruar t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme.<\/p>\n<p>Subjekti i rivler\u00ebsimit pretendoi se gjendej n\u00eb pamund\u00ebsi objektive p\u00ebr sigurimin e nj\u00eb pjese t\u00eb dokumenteve q\u00eb v\u00ebrtetonin gjith\u00eb t\u00eb ardhurat e huadh\u00ebn\u00ebsit nd\u00ebr vite. \u201cNuk mund t\u00eb penalizohesh kur vet\u00eb shteti pranon t\u00eb meta dhe informalitet\u201d, argumentoi ajo dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se huadh\u00ebn\u00ebsi kishte pasur n\u00eb \u00e7do koh\u00eb burime t\u00eb ligjshme t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr dh\u00ebnien e shum\u00ebs 45 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim Toro dha sqarime lidhur me shpenzimet e familjes s\u00eb saj p\u00ebr udh\u00ebtimet. Ajo pohoi se kur kishin pasur shpenzime i kishin deklaruar, nd\u00ebrsa pretendoi se kishin q\u00ebndruar edhe tek t\u00eb af\u00ebrmit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Kolegji \u00e7eli hetimin gjyq\u00ebsor, administroi provat e dor\u00ebzuara nga subjekt dhe me shumic\u00eb votash vendosi t\u00eb kryej\u00eb analiz\u00eb financiare paraprake, rezultatet e s\u00eb cil\u00ebs do t\u2019u njoftohen pal\u00ebve brenda dat\u00ebs 15 dhjetor. Seanca e ardh\u00ebs u shty p\u00ebr m\u00eb dat\u00eb 21 dhjetor, n\u00eb or\u00ebn 10:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA vendosi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 5 dhjetor 2022 t\u00eb pranoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e Komisionerit Publik Florian Ballhysa, p\u00ebr kryerjen e nj\u00eb analize financiare lidhur me burimet e krijimit t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb gjyqtares s\u00eb Apelit Tiran\u00eb, Elona Toro. Vendimi u mor pasi Kolegji u njoh me parashtrimet e pal\u00ebve dhe \u00e7eli hetimin [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70580,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,115],"tags":[198,107,112,228],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Gjyqtarja-Elona-Toro.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Elona Toro | Foto: BIRN\/ Vladimir Karaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70579"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70579"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70579\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70581,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70579\/revisions\/70581"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70580"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70579"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70579"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70579"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}