{"id":70588,"date":"2022-12-02T17:40:57","date_gmt":"2022-12-02T16:40:57","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-arber-cela-perballet-me-balanca-negative-ne-blerjen-e-nje-apartamenti\/2022\/12\/02\/"},"modified":"2023-04-06T14:46:37","modified_gmt":"2023-04-06T12:46:37","slug":"gjyqtari-arber-cela-perballet-me-balanca-negative-ne-blerjen-e-nje-apartamenti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-arber-cela-perballet-me-balanca-negative-ne-blerjen-e-nje-apartamenti\/2022\/12\/02\/","title":{"rendered":"Gjyqtari Arb\u00ebr \u00c7ela p\u00ebrballet me balanca negative n\u00eb blerjen e nj\u00eb apartamenti"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkodr\u00ebs, Arb\u00ebr \u00c7ela u p\u00ebrball t\u00eb premten m\u00eb 2 dhjetor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr balanca negative n\u00eb vlera t\u00eb konsiderueshme p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti, dyshime p\u00ebr formalizimin e blerjes s\u00eb nj\u00eb automjeti dy vjet me vones\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme, si dhe p\u00ebr gjetjet n\u00eb kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs lidhur me indicie p\u00ebr leht\u00ebsimin e disa pal\u00ebve n\u00eb proceset gjyq\u00ebsore q\u00eb ka shqyrtuar.<\/p>\n<p>\u00c7ela i kund\u00ebrshtoi konkluzionet paraprake t\u00eb KPK-s\u00eb p\u00ebr pasurin\u00eb, duke pretenduar se kishte arritur t\u00eb provonte burimet e ligjshme t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb vetme q\u00eb zot\u00ebron, nd\u00ebrsa e cil\u00ebsoi fyes dhe t\u00eb padrejt\u00eb raportin e Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK, q\u00eb ngrinte dyshime p\u00ebr figur\u00ebn.<\/p>\n<p>Procesi i rivler\u00ebsimit kalimtar p\u00ebr gjyqtarin Arb\u00ebr \u00c7ela po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe an\u00ebtare Genta Tafa (Bungo). N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Gerrit Sprenger.<\/p>\n<p>Arb\u00ebr \u00c7ela p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2011 dhe punon prej nj\u00eb dekade si gjyqtar pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Shkod\u00ebr. Ai ushtron gjithashtu funksionin e kryetarit n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Balancat negative<\/strong><\/p>\n<p>KPK i ka kaluar gjyqtarit \u00c7ela barr\u00eb prove p\u00ebr balancat negative t\u00eb konstatuara gjat\u00eb analiz\u00ebs p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 91.91 m2 n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2013, kundrejt \u00e7mimit 73 mij\u00eb e 528 euro, n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me kush\u00ebrir\u00ebn e tij me pjes\u00eb takuese 50% secili. N\u00eb vitin 2018, prind\u00ebrit e subjektit kan\u00eb bler\u00eb pjes\u00ebn takuese t\u00eb bashk\u00ebpronares p\u00ebr vler\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Relatorja Sanxhaktari shpjegoi se subjekti ka deklaruar si burime p\u00ebr pages\u00ebn e vler\u00ebs s\u00eb pjes\u00ebs takuese nj\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 30 mij\u00eb euro, 4000 euro t\u00eb dhuruara nga prind\u00ebrit dhe rreth 2700 euro kursime nga puna e tij si gjyqtar. Nga hetimi ka rezultuar se prind\u00ebrit e \u00c7el\u00ebs kan\u00eb pasur burime p\u00ebr vler\u00ebn e dhuruar. Po ashtu, edhe subjekti ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr kursimin e shum\u00ebs 2700 euro.<\/p>\n<p>Sipas KPK, subjekti rezulton ta ket\u00eb p\u00ebrdorur apartamentin, p\u00ebrfshi edhe pjes\u00ebn takuese t\u00eb ish-bashk\u00ebpronares pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim, derisa prind\u00ebrit e kan\u00eb bler\u00eb gjysm\u00ebn e k\u00ebsaj pasurie n\u00eb 2018-\u00ebn.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga verifikimi i dokumentacionit bankar lidhur me pagesat e kryera p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, ka rezultuar se subjekti ka shlyer rreth 77% t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb \u00e7mimit t\u00eb apartamentit, kurse pjes\u00ebn tjet\u00ebr e ka paguar bashk\u00ebpronarja, shtetasja E.Zh..<\/p>\n<p>Nga verifikimi i kryer prej KPK-s\u00eb, ka rezultuar se kredia n\u00eb vler\u00ebn 30 mij\u00eb euro e marr\u00eb nga subjekti, pas disbursimit \u00ebsht\u00eb transferuar n\u00eb llogarin\u00eb e nj\u00eb shtetasi q\u00eb nuk ka lidhje me shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtuese, me p\u00ebrshkrimin \u201ckthim borxhi\u201d.<\/p>\n<p>Nisur dhe nga fakti se kredia \u00ebsht\u00eb disbursuar rreth 5 muaj pas kryerjes s\u00eb pages\u00ebs p\u00ebr apartamentin, KPK vler\u00ebson paraprakisht se nuk mund t\u00eb ket\u00eb sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimit administrative, \u00c7ela ka sqaruar se p\u00ebr pages\u00ebn e kyer p\u00ebr banes\u00ebn, ve\u00e7 kursimeve t\u00eb tij dhe dhurimit t\u00eb prind\u00ebrve, ka sh\u00ebrbyer edhe nj\u00eb hua e marr\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr deri n\u00eb disbursimin e kredis\u00eb.<\/p>\n<p>Sanxhaktari v\u00ebrejti se nuk jan\u00eb gjetur t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr deklarimet periodike t\u00eb subjektit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb hua. Nisur nga fakti se jan\u00eb gjetur gjurm\u00eb t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj marrdh\u00ebnie p\u00ebr shkak t\u00eb transferimit t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb kredis\u00eb me sh\u00ebnimin \u201ckthim huaje\u201d, KPK ka vler\u00ebsuar t\u00eb konsideroj\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsin e pretenduar prej subjektit si person tjet\u00ebr t\u00eb lidhur dhe ka kryer analiz\u00ebn financiare p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se huadh\u00ebn\u00ebsi ushtron prej vitesh aktivitet tregtar. Relatorja Sanxhaktari sqaroi se huadh\u00ebn\u00ebsi F.H. rezulton t\u00eb ket\u00eb n\u00ebnshkruar kontrat\u00eb premtim shitje t\u00eb nj\u00eb objekti + mall stok p\u00ebr nj\u00eb vler\u00eb rreth 100 mij\u00eb euro, por nuk ka rezultuar q\u00eb t\u00eb kishte kontrat\u00eb t\u00eb m\u00ebvonshme q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetonte n\u00ebse ishte p\u00ebrmbyllur apo anuluar ai transaksion. I paqart\u00eb p\u00ebr Komisionin ka mbetur edhe deklarimi i subjektit se huadh\u00ebn\u00ebsi kishte marr\u00eb si paradh\u00ebnie nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb konsiderueshme.<\/p>\n<p>Subjekti ka k\u00ebrkuar q\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsi F.H. t\u00eb mos konsiderohet si person tjet\u00ebr i lidhur, pasi huaja \u00ebsht\u00eb marr\u00eb dhe kthyer brenda disa muajve, duke mos pasur sipas tij marr\u00ebdh\u00ebnie interesi.<\/p>\n<p>Por, KPK ka vendosur t\u00eb hetoj\u00eb mund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb F.H., prej nga ka rezultuar se nuk mund t\u00eb provohet n\u00ebse ai ka disponuar vler\u00ebn 30 mij\u00eb euro n\u00eb momentin e huadh\u00ebnies.<\/p>\n<p>Po ashtu, nga hetimi ka rezultuar se n\u00eb periudh\u00ebn kur pretendohet se \u00ebsht\u00eb marr\u00eb huaja nga N.H., prind\u00ebrit e subjektit kan\u00eb disponuar likujditete n\u00eb vlera t\u00eb konsiderueshme n\u00eb llogarit\u00eb e tyre bankare. Sipas Sanxhaktarit, subjekti ka deklaruar se nuk ka dashur t\u00eb prish\u00eb depozitat e prind\u00ebrve, prandaj dhe ka marr\u00eb hua diku tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Komisioni e konsideron bashk\u00ebinvestuesen fillestare n\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri si person tjet\u00ebr t\u00eb lidhur dhe ka kryer analiz\u00ebn e burimeve financare q\u00eb ajo ka disponuar p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar kryerjen e pagesave nga ana e saj. Subjekti ka deklaruar se bashk\u00ebpronarja e ka shlyer gjysm\u00ebn e vler\u00ebs s\u00eb apartamentit me kursimet e saj nga pagat + hua.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ ka rezultuar se nuk jan\u00eb v\u00ebrtetuar me dokumentacion justifikues ligjor nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb ardhurave nga pagat e ish-bashk\u00ebpronares s\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>Po ashtu sipas Sanxhaktarit, nj\u00eb hua e marr\u00eb nga ish-bashk\u00ebpronarja nuk \u00ebsht\u00eb pasqyruar n\u00eb deklarimet e subjektit dhe shpjegimet e tij t\u00eb m\u00ebvonshme jan\u00eb konsideruar n\u00eb nivel deklarativ. \u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit duket se ka paraqitur burime t\u00eb reja gjat\u00eb hetimit administrativ dhe duket se ky pretendim \u00ebsht\u00eb kryer p\u00ebr t\u00eb justifikuar gjendjen financiare t\u00eb bashk\u00ebinvesuteses E.Zh. p\u00ebr k\u00ebto pagesa\u201d, pohoi Sanxhaktari dhe v\u00ebrejti se prej analiz\u00ebs financiare duket se ish-bashk\u00ebpronares s\u00eb subjektit n\u00eb apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb i mungojn\u00eb burimet financiare p\u00ebr t\u00eb shlyer pjes\u00ebn e saj takuese.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Komisioni ka konsideruar se kontributi i subjektit n\u00eb krijimin e k\u00ebsaj pasurie ka qen\u00eb n\u00eb mas\u00ebn 77% t\u00eb vler\u00ebs totale t\u00eb paguar dhe i ka kaluar barr\u00eb prove p\u00ebr mosp\u00ebrputhje t\u00eb gjendjes faktive me at\u00eb t\u00eb deklaruar, p\u00ebr ndryshim t\u00eb burimeve gjat\u00eb hetimit administrativ dhe nj\u00eb balanc\u00eb negative totale n\u00eb shum\u00ebn rreth 7 milion\u00eb lek\u00eb, ku jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb dhe pamund\u00ebsit\u00eb e ish-bashk\u00ebpronares.<\/p>\n<p>Subjekti e pranoi si t\u00eb drejt\u00eb konstatimin e KPK-s\u00eb p\u00ebr mospasqyrimin e huamarrjes, por ai k\u00ebmb\u00ebnguli se kjo marr\u00ebdh\u00ebnie kishte qen\u00eb afatshkurt\u00ebr. \u201cAshtu e kam interpretuar dhe interpretoj ligjin, q\u00eb t\u00eb deklaroj \u00e7do detyrim t\u00eb mbetur n\u00eb fund t\u00eb vitit dhe jo at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb shlyer\u201d, argumentoi ai dhe v\u00ebrejti se kishte konsideruar si burim p\u00ebr apartamentin kredin\u00eb dhe jo huan\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar marr\u00ebdh\u00ebnien e huas\u00eb, \u00c7ela solli n\u00eb v\u00ebmendje se dokumentacioni bankar i paraqitur prej tij v\u00ebrtetonte se kredia ishte marr\u00eb p\u00ebr t\u00eb shlyer huan\u00eb dhe jo p\u00ebr apartamentin. Po ashtu, v\u00ebrejti se n\u00eb mandat-pages\u00ebn p\u00ebr apartamentin ishin sh\u00ebnuar si burim kursimet dhe huadh\u00ebnia.<\/p>\n<p>Subjekti k\u00ebmb\u00ebnguli se huan\u00eb e kishte marr\u00eb p\u00ebr disa dit\u00eb, por sipas tij, kishin qen\u00eb procedurat bankare q\u00eb e kishin vonuar p\u00ebr disa muaj disbursimin e kredis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, \u00c7ela v\u00ebrejti se huadh\u00ebn\u00ebsi kishte pasur t\u00eb ardhura n\u00eb vler\u00eb disa her\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb nga sa i kishte dh\u00ebn\u00eb hua. Sipas tij, ishte e provuar se huadh\u00ebn\u00ebsi kishte t\u00ebrhequr nga t\u00eb ardhurat e aktivitetit rreth 13 milion\u00eb lek\u00eb deri n\u00eb vitin 2013 dhe kishte marr\u00eb kaparin n\u00eb vler\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7ela theksoi se bashk\u00ebinvestuesja E.Zh. nuk mund t\u00eb konsiderohej si person tjet\u00ebr i lidhur. Megjithat\u00eb, ai pohoi se kishte depozituar dokumentacion q\u00eb v\u00ebrtetonte t\u00eb ardhurat reale nga paga e saj prej vitit 2009 q\u00eb mbulonin vler\u00ebn e paguar nga kursimet.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, nuk ishte detyrim i E.ZH. n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e pun\u00ebmarr\u00ebses p\u00ebr paguante detyrimet dhe se nuk mund t\u00eb penalizohej ai p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. \u00c7ela shtoi se ish-bashk\u00ebpronarja kishte hapur edhe nj\u00eb gjyq ndaj pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit lidhur me shmangien e detyrimeve.<\/p>\n<p>Gjyqtari \u00c7ela pretendoi se E.Zh. kishte pasur mund\u00ebsi t\u00eb kursente rreth 25 mij\u00eb euro dhe kishte marr\u00eb dy hua, ku t\u00eb treja k\u00ebto burime sipas tij ishin t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr shlyerjen e pjes\u00ebs s\u00eb saj takuese.<\/p>\n<p>I pyetur n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs lidhur me pages\u00ebn e pjes\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb \u00e7mimit nga ana e tij, subjekti sqaroi se pasi kishin n\u00ebnshkruar kontrat\u00ebn tek noteri, s\u00eb bashku me bashk\u00ebinvestuesen kishin shkuar n\u00eb bank\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer pages\u00ebn. Subjekti tha se ishte afruar ai tek arka dhe kishte kryer pages\u00ebn e shum\u00ebs rreth 57 mij\u00eb euro q\u00eb dispononin at\u00eb dit\u00eb t\u00eb dy me vete, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr ishte ark\u00ebtuar m\u00eb von\u00eb p\u00ebr llogari t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese nga ish-bashk\u00ebpronarja.<\/p>\n<p>\u201cNuk mund t\u00eb c\u00ebnohet karriera ime p\u00ebrse derdhja e vler\u00ebs \u00ebsht\u00eb kryer vet\u00ebm nga un\u00eb n\u00eb ark\u00eb. Po t\u00eb vler\u00ebsojm\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, n\u00ebse do t\u00eb ishte afruar ajo tek arka dhe do t\u00eb kishte kryer gjith\u00eb pages\u00ebn, do t\u00eb ishte shmangur kjo pasuri nga hetimi?\u201d, pohoi subjekti dhe theksoi se gjithmon\u00eb kishte deklaruar se zot\u00ebronte \u00bd pjes\u00eb takuese, si dhe se babai kishte bler\u00eb gjysm\u00ebn e apartamentit.<\/p>\n<p>Ai v\u00ebrejti se babai kishte pasur likujditete t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr ta bler\u00eb at\u00eb pasuri q\u00eb n\u00eb 2013-\u00ebn dhe se nuk mund t\u00eb ngrihej asnj\u00eb dyshim se marr\u00ebdh\u00ebnia e bashk\u00ebpron\u00ebsis\u00eb me shtetasen E.Zh. mund t\u00eb kishte qen\u00eb fiktive.<\/p>\n<p>Gjyqtari Arb\u00ebr \u00c7ela ka deklaruar blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2016, kundrejt \u00e7mimit 4000 euro. Nd\u00ebrkoh\u00eb, rezulton se kjo makin\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga pala shit\u00ebse n\u00eb 2014-\u00ebn p\u00ebr shum\u00ebn totale 840 mij\u00eb lek\u00eb, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur nga subjekti p\u00ebr t\u00eb kryer 17 udh\u00ebtime jasht\u00eb shtetit, p\u00ebrpara se ai vet\u00eb ta blinte. Nd\u00ebrsa pala shit\u00ebse e ka p\u00ebrdorur vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebtim gjat\u00eb periudh\u00ebs 2014-2016 dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ka qen\u00eb s\u00eb bashku me gjyqtarin \u00c7ela.<\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar se e ka shok pal\u00ebn shit\u00ebse, por Komisioni konstaton se duket q\u00eb gjyqtari \u00c7ela t\u00eb ket\u00eb shmangur kontrollin p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij mjeti n\u00eb vitin 2014, pasi nuk ka disponuar burime financiare t\u00eb ligjshme t\u00eb mjaftueshme.<\/p>\n<p>\u00c7ela e kund\u00ebrshtoi edhe k\u00ebt\u00eb konstatim t\u00eb Komisionit. Ai argumentoi se dhe n\u00eb 2016-\u00ebn nuk kishte pasur burime financiare t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb mjetin, prandaj dhe kishte marr\u00eb hua. \u201cUn\u00eb e kam deklaruar dhe m\u00eb pas e kam bler\u00eb, nuk e kam fshehur. Nuk ka asnj\u00eb indicie se ai automjet ka qen\u00eb i imi deri n\u00eb momentin q\u00eb e kam bler\u00eb,\u201d tha \u00c7ela.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme, kan\u00eb rezultuar balanca negative n\u00eb tre vite, ku n\u00eb total kap shifr\u00ebn rreth 8.2 milion\u00eb lek\u00eb<\/p>\n<p>Sanxhaktari v\u00ebrejti se nga hetimi ka rezultuar se \u00c7ela ka udh\u00ebtuar jasht\u00eb shtetit me disa shtetas dhe \u00ebsht\u00eb pyetur p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet q\u00eb ka pasur me ata persona.<\/p>\n<p><strong>Gjetjet p\u00ebr figur\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb raportin e dyt\u00eb t\u00eb rishikuar, DSIK ka referuar se duhej t\u00eb merreshin n\u00eb konsiderat\u00eb informacionet p\u00ebr p\u00ebrfshirje t\u00eb subjektit n\u00eb veprime t\u00eb kund\u00ebrligjshme, duke e konsideruar q\u00ebndrimin n\u00eb aspektin profesional t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm edhe p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, \u00ebsht\u00eb sqaruar se \u00c7ela ka deklaruar d\u00ebnimin e nj\u00eb t\u00eb af\u00ebrmi me 25 vjet burgim nga ish-Gjykata e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, pasi \u00ebsht\u00eb gjetur fajtor si an\u00ebtar i nj\u00eb organizate kriminale q\u00eb vepronte n\u00eb qytetin e Lushnj\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka konstatuar problem p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjetje, pasi ka rezultuar se subjekti e ka deklaruar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb 16 vje\u00e7 n\u00eb koh\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar i af\u00ebrmi i tij dhe nuk ka rezultuar q\u00eb t\u00eb ken\u00eb pasur kontakte me nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n<p>KPK e ka shtrir\u00eb hetimin n\u00eb informacionet e DSIK-s\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfshirje t\u00eb mundshme t\u00eb subjektit n\u00eb korrupsion. Sanxhaktari deklaroi se n\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebtyre informacioneve jan\u00eb verifikuar disa dosje nga jan\u00eb konstatuar disa situata n\u00eb dukje, ku veprimet e subjektit mund t\u00eb ken\u00eb sjell\u00eb rrethana leht\u00ebsuese p\u00ebr disa pal\u00eb n\u00eb proces.<\/p>\n<p>Gjyqtari \u00c7ela e cil\u00ebsoi raportin e DISIK-s\u00eb fyes. \u201cNuk jam ajo karikatur\u00eb q\u00eb nxjerr DSIK. Jam djali i dy mjek\u00ebve q\u00eb kan\u00eb rritur dy magjistrat\u00eb,\u201d pohoi subjekti dhe i kund\u00ebrshtoi si t\u00eb pabazuara t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet p\u00ebr t\u00eb cilat ngriheshin dyshime n\u00eb raportin e DSIK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, informacionet e DSIK-s\u00eb binin n\u00eb kund\u00ebrshtim me situat\u00ebn faktike, pasi n\u00eb nj\u00eb rast kishte dh\u00ebn\u00eb d\u00ebnim alternativ p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb mitur, pasi k\u00ebshtu e p\u00ebrcaktone ligji; n\u00eb nj\u00eb rast kishte rr\u00ebzuar k\u00ebrkes\u00ebn e prokurorit p\u00ebr pushim duke e rikthyer p\u00ebr hetim; se n\u00eb nj\u00eb rast kishte rr\u00ebzuar k\u00ebrkes\u00ebn e pal\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ngriheshin dyshime se mund ta kishte favorizuar; si dhe n\u00eb nj\u00eb rast e kishte d\u00ebnuar t\u00eb pandehurin p\u00ebr arm\u00ebmbajtje pa leje, ndryshe nga sa pretendohej nga DSIK, se e kishte harruar ta shqyrtonte k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr penale.<\/p>\n<p>Nga hetimi p\u00ebr profesionalizmin, ka rezultuar se ish-K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb i ka t\u00ebrhequr v\u00ebrejtje me shkrim gjyqtarit \u00c7ela p\u00ebr zvarritje t\u00eb nj\u00eb gjykimi. Sipas relatores, subjektit i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime p\u00ebr 7 denoncime dhe nj\u00eb denoncim publik n\u00eb media lidhur me nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ku subjekti rezulton t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb kryesues i nj\u00eb trupe gjykuese q\u00eb ka pranuar gjykimin e shkurtuar p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb pandehur p\u00ebr vrasje. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk jan\u00eb gjetur probleme n\u00eb pes\u00eb dosjet e shortuara dhe n\u00eb tre t\u00eb p\u00ebrzgjedhura nga subjekti n\u00eb funksion t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, gjyqtari Arb\u00ebr \u00c7ela k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 7 dhjetor, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkodr\u00ebs, Arb\u00ebr \u00c7ela u p\u00ebrball t\u00eb premten m\u00eb 2 dhjetor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr balanca negative n\u00eb vlera t\u00eb konsiderueshme p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti, dyshime p\u00ebr formalizimin e blerjes s\u00eb nj\u00eb automjeti dy vjet me vones\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70589,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,115],"tags":[132,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Arber-Cela-pas-seances--scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari i Shkodr\u00ebs, Arb\u00ebr \u00c7ela pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70588"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70588"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70588\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70590,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70588\/revisions\/70590"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70589"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70588"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70588"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70588"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}