{"id":70600,"date":"2022-11-30T18:58:48","date_gmt":"2022-11-30T17:58:48","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-gjyqtarja-blerta-marku-fshehu-nje-apartament-ne-emer-te-nenes\/2022\/11\/30\/"},"modified":"2023-04-06T14:47:04","modified_gmt":"2023-04-06T12:47:04","slug":"kpk-gjyqtarja-blerta-marku-fshehu-nje-apartament-ne-emer-te-nenes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-gjyqtarja-blerta-marku-fshehu-nje-apartament-ne-emer-te-nenes\/2022\/11\/30\/","title":{"rendered":"KPK: Gjyqtarja Blerta Marku fshehu nj\u00eb apartament n\u00eb em\u00ebr t\u00eb n\u00ebn\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi m\u00eb 26 shtator 2022 t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra gjyqtaren e Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Gjirokast\u00ebr, Blerta Marku (\u00c7ibuku) pasi konkludoi se ajo kishte fshehur nj\u00eb apartament n\u00eb em\u00ebr t\u00eb n\u00ebn\u00ebs, se kishte munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme n\u00eb vlera t\u00eb konsiderueshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurit\u00eb dhe shpenzimet, si dhe kishte c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Marku e kund\u00ebrshtoi barrwn e prov\u00ebs p\u00ebr pasurit\u00eb si t\u00eb pabazuar dhe k\u00ebrkoi ri\u00e7eljen e hetimit p\u00ebr dy kriteret e tjer\u00eb, figur\u00ebn dhe profesionalizmin \u2013 por kjo k\u00ebrkes\u00eb nuk u pranua pasi u konkludua se gjetjet p\u00ebr pasurin\u00eb ishin t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb nj\u00eb konkluzion p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr Markun u krye nga trupa e Komisionit e kryesuar nga Etleda \u00c7iftja, me relatore Pamela Qirkon dhe an\u00ebtare Suela Zhegun. Blerta Marku e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1998 dhe punoi\u00a0prej m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjirokast\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Fshehja e apartamentit<\/strong><\/p>\n<p>Nga verifikimi i dokumentacionit bankar, pjes\u00eb e dosjes s\u00eb hetimit administrativ, Komisioni ka konstatuar disa transaksione t\u00eb kryera nga bashk\u00ebshorti i subjektit p\u00ebr llogari t\u00eb nj\u00eb pasurie n\u00eb em\u00ebr t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj. Konkretisht, ka rezultuar se n\u00eb vitin 2007 ai ka transferuar n\u00eb nj\u00eb llogari t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie nd\u00ebrtuese vlerat 31 mij\u00eb euro dhe 25 mij\u00eb euro, duke p\u00ebrshkruar se po shlyente k\u00ebstet e nj\u00eb sht\u00ebpie n\u00eb kryeqytet.<\/p>\n<p>E pyetur m\u00eb par\u00eb nga ILDKPKI mbi pagesat e kryera n\u00eb favor t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese, arsyet e mosdeklarimit t\u00eb apartamentit, si edhe burimin e krijimit t\u00eb k\u00ebtyre shumave t\u00eb transferuara, subjekti i rivler\u00ebsimit ka deklaruar se apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb porositur nga bashk\u00ebshorti n\u00eb vitin 2007, p\u00ebr llogari t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb saj. Marku ka sqaruar se aktualisht apartamenti \u00ebsht\u00eb i regjistruar n\u00eb emrin e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj.<\/p>\n<p>Lidhur me burimet e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, subjekti ka pohuar se me sa mban mend ka kontribuar edhe ajo n\u00eb shum\u00ebn rreth 2 milion\u00eb lek\u00eb. Nd\u00ebrsa, mbi mund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb saj p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij aseti, subjekti i rivler\u00ebsimit ka deklaruar se \u201cprind\u00ebrit pa dyshim kan\u00eb patur kursimet e tyre nga puna nd\u00ebr vite, por p\u00ebrve\u00e7 saj, kan\u00eb kontribuar edhe dy motrat, t\u00eb cilat punojn\u00eb dhe jetojn\u00eb n\u00eb Greqi, qysh para vitit 1996\u201d.<\/p>\n<p>Po ashtu, Marku ka deklaruar se p\u00ebr shkak t\u00eb gjendjes sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb babait, B.\u00c7, prind\u00ebrit e saj shfaq\u00ebn d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr arsye se kujdesi sh\u00ebndet\u00ebsor atje ishte m\u00eb i mir\u00eb. Sipas shpjegimeve t\u00eb subjektit, babai ka pasur miq\u00ebsi me nd\u00ebrtuesin dhe kan\u00eb r\u00ebn\u00eb dakort p\u00ebr blerjen e apartamentit kundrejt shum\u00ebs 56 mij\u00eb euro. Por, duke qen\u00eb se babai nuk kishte nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb till\u00eb financiare, ajo dhe bashk\u00ebshorti kan\u00eb vendosur t\u00eb kontribuonin dhe si shenj\u00eb respekti p\u00ebr kujdesjen q\u00eb prind\u00ebrit kan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb rritjen e dy f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre dhe gadishm\u00ebrin\u00eb e tyre p\u00ebr t&#8217;i plot\u00ebsuar d\u00ebshir\u00ebn.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00ebren se nga hetimi ka rezultuar se babai i subjektit ka pasur llogari bankare aktive n\u00eb periudh\u00ebn kur jan\u00eb kryer pagesat dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb jap\u00eb shpjegime se p\u00ebrse k\u00ebto transferta nuk jan\u00eb realizuar nga ato llogari.<\/p>\n<p>Marku ka pretenduar se pagesat jan\u00eb kryer nga bashk\u00ebshorti p\u00ebr shkak t\u00eb gjendjes sh\u00ebndet\u00ebsore dhe mosh\u00ebs s\u00eb madhe t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb saj dhe faktit q\u00eb nuk ishin t\u00eb familjarizuar me k\u00ebto lloj transaksionesh.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim t\u00eb verifikimeve, Komisioni ka gjetur se bashk\u00ebshorti i subjektit ka kryer edhe pagesa p\u00ebr shpenzimet e ujit t\u00eb energjis\u00eb elektrike, fakte q\u00eb jan\u00eb pranuar edhe nga vet\u00eb Marku.<\/p>\n<p>Nga rethanat e konstatuara Komisioni vler\u00ebson se subjekti ka pasur lidhje intresi me prind\u00ebrit dhe i ka konsideruar si persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur, duke kryer analiz\u00ebn financiare edhe p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e tyre p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se bashk\u00ebshorti i subjektit nuk ka pasur t\u00eb ardhura nga burime financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar plot\u00ebsisht depozitimin dhe transferimin n\u00eb vitin 2007 t\u00eb vler\u00ebs monetare n\u00eb shum\u00ebn prej 56 mij\u00eb euro n\u00eb favor t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese, pasi nuk jan\u00eb provuar me dokumentacion t\u00eb ardhurat e tij nga puna n\u00eb emigracion.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ka rezultuar se prind\u00ebrit e Markut kan\u00eb pasur t\u00eb ardhura vet\u00ebm nga pensioni i pleq\u00ebris\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb vler\u00eb kontributi i motrave t\u00eb saj \u2013 t\u00eb referuara si t\u00eb dh\u00ebna babait, si dhe as periudha kur i jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb k\u00ebto shuma me q\u00ebllim mund\u00ebsimin e kryerjes s\u00eb analiz\u00ebs financiare.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Komisioni konstaton se subjekti dhe bashk\u00ebshorti i saj nuk kan\u00eb deklaruar sakt\u00ebsisht shtesat dhe pak\u00ebsimet e gjendjeve t\u00eb llogariave bankare p\u00ebr vitet 2004 \u2013 2007. \u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim rezulton se subjekti nuk ka deklaruar plot\u00ebsisht pasurit\u00eb e llojit \u201clikuiditete\u201d, t\u00eb materializuara n\u00eb llogari t\u00eb ndryshme bankare t\u00eb saj dhe personit t\u00eb lidhur, me gjendje totale n\u00eb fund t\u00eb vitit 2006, n\u00eb shum\u00ebn rreth 5,5 milion\u00eb lek\u00eb, pak\u00ebsimi i t\u00eb cilave rezulton t\u00eb ket\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr likuidimin e pages\u00ebs s\u00eb \u00e7mimit t\u00eb apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb\u201d, v\u00ebren trupa e KPK dhe shton se nga ana tjet\u00ebr, Marku nuk ka qen\u00eb e qart\u00eb dhe koherente n\u00eb deklarimin e b\u00ebr\u00eb mbi kontributin e dh\u00ebn\u00eb prej saj dhe personit t\u00eb lidhur, e konkretisht mbi shum\u00ebn e t\u00eb ardhurave t\u00eb tyre, t\u00eb cilat kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr likuidimin e \u00e7mimit t\u00eb pasuris\u00eb objekt vler\u00ebsimi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga hetimi ka rezultuar se babai i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit ka shpenzuar n\u00eb total shum\u00ebn rreth 11 mij\u00eb e 700 euro p\u00ebr apartamentin, nd\u00ebrsa ajo dhe bashk\u00ebshorti kan\u00eb qen\u00eb financuesit kryesor\u00eb p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb pamund\u00ebsin\u00eb financiare p\u00ebr investimin e k\u00ebsaj pasurie si nga familja e subjektit, ashtu edhe nga prind\u00ebrit e saj, si dhe n\u00eb rrethanat e tjera t\u00eb konstatuara lidhur me kryerjen e pagesave p\u00ebr apartamentin dhe likujdimin e shpenzimeve t\u00eb ujit dhe energjis\u00eb, Komisioni ka ngritur dyshime p\u00ebr se kjo pron\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb pasuri e fshehur e Markut.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Trupi gjykues \u00e7mon se dyshimet e ngritura mbi k\u00ebt\u00eb pasuri nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb vet\u00ebm me faktin se jan\u00eb kryer pagesa p\u00ebr likuidimin e \u00e7mimit t\u00eb saj me t\u00eb ardhura nga burime financiare t\u00eb subjektit dhe\/apo personit t\u00eb lidhur, pasi \u00ebsht\u00eb e drejta e tyre t\u00eb p\u00ebrdorin sipas d\u00ebshir\u00ebs kursimet, porse ato kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me faktin e mosdeklarimit n\u00eb koh\u00eb t\u00eb vlerave t\u00eb depozituara dhe t\u00eb krijuara n\u00eb llogari bankare, transfertave t\u00eb kryera n\u00eb vitin 2007 dhe q\u00ebllimin e kryerjes s\u00eb tyre\u201d, shprehet Komisioni dhe vler\u00ebosn se jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr shmangien e verifikimit t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb krijimit t\u00eb gjendjeve t\u00eb llogarive bankare deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2006 dhe depozitimeve t\u00eb kryera n\u00eb vitin 2007.<\/p>\n<p>Komisioni e ka rr\u00ebzuar si t\u00eb pabazuar petendimin e subjektit se prind\u00ebrit e saj nuk mund t\u00eb jen\u00eb persona t\u00eb lidhur dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk kan\u00eb detyrimin p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurit\u00eb. Sipas KPK-s\u00eb, n\u00eb kushtet kur ka pasur lidhje t\u00eb vazhdueshme interesi me prind\u00ebrit, pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, ata kategorizohen n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e \u201cpersonave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur\u201d e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb duhet t\u00eb justifikojn\u00eb burimet e ligjshme q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e apartamentit.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Nisur nga fakti i konstatimit t\u00eb pagesave t\u00eb kryera nga personi i lidhur p\u00ebr likuidimin e \u00e7mimit t\u00eb blerjes s\u00eb k\u00ebsaj pasurie, vet\u00ebdeklarimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb mbi kontributin e dh\u00ebn\u00eb n\u00eb pages\u00ebn e kryer, si edhe nisur nga t\u00eb dh\u00ebnat e provuara dhe indiciet t\u00eb tjera q\u00eb e lidhin subjektin e rivler\u00ebsimit me k\u00ebt\u00eb pasuri, Komisioni vler\u00ebsoi se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me situat\u00eb t\u00eb dyshuar se personat e tjer\u00eb t\u00eb lidhur mund t\u00eb mbajn\u00eb pasuri t\u00eb fshehur t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d, konstaton KPK dhe konkludon se bazuar n\u00eb k\u00ebto indicia t\u00eb besueshme ka krijuar bindjen se apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb pasuri e fshehur e subjektit n\u00eb em\u00ebr t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj, me q\u00ebllim shmangien e kontrollit t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb burimeve financiare t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie<\/p>\n<p><strong>C\u00ebnimi i besimit<\/strong><\/p>\n<p>Nga verifikimi i deklaratave t\u00eb interesave privat\u00eb t\u00eb depozituara nd\u00ebr vite n\u00eb ILDKPKI, Komisioni ka konstatuar se Marku n\u00eb vitet 2013 dhe 2014 ka deklaruar si vendq\u00ebndrim nj\u00eb adres\u00eb banimi tjet\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb. Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Gjendjes Civile ka informuar KPK-n\u00eb se m\u00eb dat\u00eb 5 dhjetor 2012, subjekti i rivler\u00ebsimit dhe bashk\u00ebshorti i saj, D.M, kan\u00eb ndryshuar vendbanimin nga Bashkia Gjirokast\u00ebr dhe jan\u00eb vendosur n\u00eb Tiran\u00eb. n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb 2014-\u00ebs kan\u00eb ndryshuar s\u00ebrish vendbanim duke u rikthyer n\u00eb Gjirokast\u00ebr.<\/p>\n<p>Nga shqyrtimi i dokumentacionit t\u00eb adminsitruar gjat\u00eb hetimit ka rezultuar se n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2012, subjekti ka marr\u00eb me qira nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb, me qira mujore 20 mij\u00eb lek\u00eb dhe me afat nj\u00eb vje\u00e7ar, me t\u00eb drejt\u00eb rip\u00ebrt\u00ebritje.<\/p>\n<p>Kur KPK e ka pyetur Markun q\u00eb t\u00eb shpjegoj\u00eb rrethanat q\u00eb lidhen me k\u00ebt\u00eb adres\u00eb banimi n\u00eb Tiran\u00eb si dhe mospasqyrimin n\u00eb deklarimet vjetore, ajo nd\u00ebr t\u00eb tjera ka pohuar se nuk e ka deklaruar kontrat\u00ebn e qira pasi realisht as kan\u00eb paguar qira dhe as banuar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb at\u00eb adres\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, arsyeja e hartimit t\u00eb k\u00ebsaj kontrate ishte n\u00eb funksion t\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkese t\u00eb b\u00ebr\u00eb pran\u00eb KLD nga ana e saj n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb p\u00ebr transferim n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs. Si qiradh\u00ebn\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb paraqitet z. D.A, i cili \u00ebsht\u00eb i af\u00ebrmi i saj. Marku ka shpjeguar se bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb mund\u00ebsohej t\u00eb provohej p\u00ebr KLD-n\u00eb vendbanimi n\u00eb Tiran\u00eb, kusht pa t\u00eb cilin transferimi i mundsh\u00ebm n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs formalisht nuk mund t\u00eb realizohej.<\/p>\n<p>Po ashtu, ajo ka shpjeguar se transferimi i t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb gjendjes civile, n\u00eb Tiran\u00eb u b\u00eb p\u00ebr po t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebllim dhe formalisht ka qen\u00eb banore e Tiran\u00ebs deri n\u00eb 2014, nd\u00ebrsa faktikisht ka vijuar jetes\u00ebn dhe pun\u00ebn n\u00eb qytetin e Gjirokastr\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00ebren se subjekti i rivler\u00ebsimit ka pranuar kryerjen e veprimeve simuluese n\u00eb lidhjen e marr\u00ebdh\u00ebnies kontraktuale dhe, si rrjedhoj\u00eb ka pranuar edhe deklarimin e rrethanave t\u00eb rreme n\u00eb formular\u00ebt e ILDKPKI-s\u00eb p\u00ebr vitet 2012 \u2013 2014, mbi vendq\u00ebndrimin e saj, adres\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb banimit.<\/p>\n<p>\u201cNga ana tjet\u00ebr rezulton se lidhja e k\u00ebsaj kontrate qiraje me nj\u00eb person tjet\u00ebr, e pranuar si e lidhur fiktivisht, n\u00eb kushtet kur n\u00ebna e saj dispononte apartament banimi n\u00eb Tiran\u00eb, tregon edhe nj\u00eb her\u00eb se subjekti i rivler\u00ebsimit ka dashur t\u00eb shmang\u00eb lidhjet e saj me pasurin\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe mund\u00ebsin\u00eb e verifikimit t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb burimeve financiare me t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb krijuar, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Komisioni krijoi bindjen se \u00ebsht\u00eb pasuri e fshehur e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d, i rikthehet Komisioni analiz\u00ebs p\u00ebr apartamentin e bler\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Trupi gjykues \u00e7mon se Marku me veprimet e saj n\u00eb n\u00ebnshkrimin e nj\u00eb kontrate qiraje fiktive ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><strong>Balancat negative <\/strong><\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb arsyetuar t\u00eb KPK, subjekti \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr t\u00eb paguar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb Gjirokast\u00ebr n\u00eb vitin 2003; p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2006; p\u00ebr krijimin e nj\u00eb depozite n\u00eb shum\u00ebn rreth 21 mij\u00eb euro; p\u00ebr pagesat e kryera p\u00ebr apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb; si dhe p\u00ebr kryerjen e shpenzimeve t\u00eb tjera nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e Komisionit sqarohet se, bazuar n\u00eb dokumentacionin e administruar n\u00eb dosje, n\u00eb deklarimet e subjektit dhe n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyet\u00ebsor\u00ebve t\u00eb d\u00ebrguar gjat\u00eb procesit t\u00eb vetingut, prej analiz\u00ebs paraprake \u00ebsht\u00eb konkluduar nj\u00eb balanc\u00eb negative totale n\u00eb vler\u00ebn 13.2 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 2004-2016.<\/p>\n<p>Pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, subjekti ka dor\u00ebzuar prova dhe shpjegime, por s\u00ebrish pamund\u00ebsia financiare p\u00ebr gjith\u00eb periudh\u00ebn e rivler\u00ebsimit ka mbetur n\u00eb shum\u00ebn 11 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi m\u00eb 26 shtator 2022 t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra gjyqtaren e Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Gjirokast\u00ebr, Blerta Marku (\u00c7ibuku) pasi konkludoi se ajo kishte fshehur nj\u00eb apartament n\u00eb em\u00ebr t\u00eb n\u00ebn\u00ebs, se kishte munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme n\u00eb vlera t\u00eb konsiderueshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurit\u00eb dhe shpenzimet, si [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70601,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,115],"tags":[230,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/IMG_0862-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Blerta Marku dhe avokatja Irena Reso, gjat\u00eb seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto:Edmond Hoxhaj\/BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70600"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70600"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70600\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70602,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70600\/revisions\/70602"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70601"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70600"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70600"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70600"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}