{"id":70603,"date":"2022-11-30T18:37:25","date_gmt":"2022-11-30T17:37:25","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/argumentet-e-kolegjit-per-shkarkimin-e-prokurores-natasha-prifti\/2022\/11\/30\/"},"modified":"2023-04-06T14:47:08","modified_gmt":"2023-04-06T12:47:08","slug":"argumentet-e-kolegjit-per-shkarkimin-e-prokurores-natasha-prifti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/argumentet-e-kolegjit-per-shkarkimin-e-prokurores-natasha-prifti\/2022\/11\/30\/","title":{"rendered":"Argumentet e Kolegjit p\u00ebr shkarkimin e prokurores Natasha Prifti"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA vendosi m\u00eb 4 korrik 2022 t\u00eb ndryshoj\u00eb vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr konfirmimion n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurores s\u00eb Lushnj\u00ebs, Natasha Prifti (Shallapi) dhe e shkarkoi at\u00eb p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr shkarkimin e Priftit u mor me votat e shumic\u00ebs s\u00eb trupit gjykues t\u00eb Kolegjit, t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kryesuesja Rezarta Schuetz dhe an\u00ebtaret Natasha Mulaj, Ina Rama dhe Albana Shtylla, q\u00eb konkludoi se pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarimin e likujditeteve cash e b\u00ebnin t\u00eb pamundur verifikimin e burimeve t\u00eb pasurive t\u00eb rrjedhura prej tyre. Nd\u00ebrsa relatorja Mimoza Tasi doli kund\u00ebr shkarkimit, duke arsyetuar se shumica ka tejkaluar q\u00ebllimin e ligjit dhe se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast duhej l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi vendimi i Komisionit p\u00ebr konfirmimin e Priftit, duke zbatuar parimin e objektivitetit dhe t\u00eb proporcionalitetit.<\/p>\n<p>Natasha Prifti (Shallapi) u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb nga KPK m\u00eb 28 maj 2021, pasi mungesat financiare dhe deklarimet e pasakta n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb nuk u konsideruan penalizuese. Komisioni argumentoi se balanca negative p\u00ebrfshin kursime t\u00eb krijuara nga bashk\u00ebshorti n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb para lidhjes s\u00eb martes\u00ebs dhe p\u00ebrpara se subjekti t\u00eb fillonte detyr\u00ebn, duke e konfirmuar Priftin n\u00eb aplikim t\u00eb parimit t\u00eb objektivitetit dhe proporcionalitetit.<\/p>\n<p>Por, vendimi i Komisionit nuk u gjet i drejt\u00eb dhe i bazuar prej Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, ONM, q\u00eb vler\u00ebsoi se kishte mang\u00ebsi serioze logjike n\u00eb pjes\u00ebn arsyetuese dhe i k\u00ebrkoi institucionit t\u00eb Komisioner\u00ebve Publik\u00eb q\u00eb ta ankimonin at\u00eb. Objekti i rekomandimit lidhej me rezultatet e dala nga hetimi administrativ n\u00eb raport me p\u00ebrfundimet e arritura nga Komisioni p\u00ebr kursimet cash n\u00eb vler\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb deklaruara nga bashk\u00ebshorti i subjektit n\u00eb vitin 2013 pas fillimit t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs &#8211; ku dhe u bazua ankimi.<\/p>\n<p>Si ish-komisioneri Darjel Sina, ashtu dhe z\u00ebvend\u00ebsuesja e tij, komisionerja Irena Nino, k\u00ebrkuan shkarkimin e prokurores Prifti p\u00ebr deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm lidhur me gjendjen cash t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, si dhe p\u00ebr p\u00ebrdorimin e k\u00ebsaj vlere p\u00ebr krijimin pasurive gjat\u00eb martes\u00ebs.<\/p>\n<p>Prifti e cil\u00ebsoi t\u00eb pabazuar k\u00ebt\u00eb pretendim, duke argumentuar se pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarimet e gjendjes cash ishin korrigjuar gjat\u00eb deklarimeve t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb ILDKPKI dhe i konsideroi gjetjet t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb pasoj\u00eb, duke k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb aplikohej parimi i objektivitetit dhe proporcionalitetit.<\/p>\n<p>Natasha Prifti (Shallapi) p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2008 dhe pas nj\u00eb periudhe stazhi n\u00eb Fier u em\u00ebrua prokurore n\u00eb Prokurorin\u00eb e Gjirokastr\u00ebs. Prej vitit 2012 deri n\u00eb shkarkimin nga detyra, ajo e ushtroi funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Lushnj\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Q\u00ebndrimet ndryshe <\/strong><\/p>\n<p>Kolegji v\u00ebren se prokurorja Prifti ka deklaruar kursime cash n\u00eb shum\u00ebn 600 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2007, para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs. N\u00eb momentin e k\u00ebtij deklarimi, ajo ka qen\u00eb me status gjendjeje civile \u201ce pamartuar\u201d. N\u00eb vitin 2013, p\u00ebrve\u00e7 subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, ka deklaruar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb edhe bashk\u00ebshorti i saj, i cili ka sh\u00ebnuar kursime cash n\u00eb shum\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Si prokurorja Prifti, ashtu edhe bashk\u00ebshorti i saj nuk kan\u00eb deklaruar pak\u00ebsim t\u00eb kursimeve cash n\u00eb deklaratat periodike vjetore p\u00ebr periudh\u00ebn 2008-2014. N\u00eb vitet 2015 dhe 2016 deklarohet pak\u00ebsimi i likuiditeteve cash, n\u00eb total n\u00eb shum\u00ebn 3.2 milion\u00eb lek\u00eb dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb gjendja e k\u00ebtyre likuiditeteve n\u00eb fund t\u00eb vitit 2016 \u00ebsht\u00eb llogaritur prej Kolegjit n\u00eb vler\u00ebn 1.4 milion\u00eb lek\u00eb, nga t\u00eb cilat 800 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb mbetura nga cash-i i bashk\u00ebshortit dhe 600 mij\u00eb lek\u00eb, kursimet e vet\u00eb subjektit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar kursim cash. Gjithashtu, n\u00eb deklaratat periodike pasardh\u00ebse t\u00eb viteve 2017 dhe 2018, nuk jan\u00eb deklaruar shtesa apo pak\u00ebsime t\u00eb likuiditeteve cash.<\/p>\n<p>E pyetur nga KPK p\u00ebr destinacionin e shum\u00ebs 800 mij\u00eb lek\u00eb, subjekti ka deklaruar se \u00ebsht\u00eb shpenzuar n\u00eb vitin 2014, por se \u00ebsht\u00eb harruar t\u00eb deklarohet at\u00eb vit si shpenzim.<\/p>\n<p>Kolegji konstaton se n\u00eb dosjen e Komisionit, gjendet i administruar nj\u00eb procesverbal i mbajtur pran\u00eb ILDKPKI-s\u00eb, dat\u00eb 29 janar 2016, kur Prifti ka deklaruar se gjendja cash e bashk\u00ebshortit n\u00eb shum\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb gjendej ende n\u00eb banes\u00eb dhe se do ta depozitonin k\u00ebt\u00eb vler\u00eb n\u00eb bank\u00eb e do t\u00eb dor\u00ebzonin dokumentacion p\u00ebr k\u00ebt\u00eb veprim. Ajo ka sqaruar se kjo shum\u00eb \u00ebsht\u00eb akumuluar me t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit nga veprimtaria private shitje me pakic\u00eb, e ushtruar me prind\u00ebrit e tij dhe, m\u00eb pas, nga vet\u00eb bashk\u00ebshorti, si dhe pun\u00eb t\u00eb ndryshme private.<\/p>\n<p>Pas afro nj\u00eb muaji, m\u00eb 23 shkurt 2016 subjekti ka dh\u00ebn\u00eb s\u00ebrish shpjegime n\u00eb ILDKPKI, kur k\u00ebt\u00eb her\u00eb ka deklaruar se gjendja cash e bashk\u00ebshortit n\u00eb vler\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb pak\u00ebsuar nd\u00ebr vite. Sipas deklarimit t\u00eb saj n\u00eb at\u00eb procesverbal, deri n\u00eb fund t\u00eb dhjetorit 2014 gjendja cash ka qen\u00eb 3.2 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa gjat\u00eb vitit 2015 ka pasur s\u00ebrish pak\u00ebsim. N\u00eb vijim, Prifti ka sqaruar se n\u00eb momentin e deklarimit n\u00eb procesverbal, gjendja cash \u00ebsht\u00eb depozituar n\u00eb bank\u00eb, n\u00eb shum\u00ebn 1.3 milion\u00eb lek\u00eb dhe ka paraqitur dokumentacion bankar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb transaksion.<\/p>\n<p>Kur \u00ebsht\u00eb pyetur n\u00eb KPK p\u00ebr mosp\u00ebrputhjet, Prifti ka sqaruar se n\u00eb momentin q\u00eb kishin p\u00ebrpiluar deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, nuk kishin pasur gjendje cash. Ajo ka theksuar se deklarimi i sakt\u00eb \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb ILDKPKI n\u00eb shkurt t\u00eb 2016-\u00ebs, pasi \u00ebsht\u00eb konsultuar edhe me bashk\u00ebshortin.<\/p>\n<p>Mosdeklarimin e pak\u00ebsimit t\u00eb gjendjes cash, ajo e ka cil\u00ebsuar si nj\u00eb pakujdesi t\u00eb bashk\u00ebshortit, por pa pasur si q\u00ebllim fshehjen e pasuris\u00eb apo t\u00eb burimit t\u00eb saj. Prifti ka pretenduar se kjo pasakt\u00ebsi nuk mund ta penalizonte dhe Komisioni i ka gjetur bind\u00ebse k\u00ebto argumente.<\/p>\n<p>Por, k\u00ebto shpjegime nuk jan\u00eb vler\u00ebsuar t\u00eb besueshme prej Kolegjit. \u201cSubjekti \u00ebsht\u00eb kontradiktor edhe mes deklarimeve n\u00eb procesverbalet e dh\u00ebna brenda nj\u00eb kohe shum\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe deklaratat periodike dhe q\u00ebndrimin e subjektit gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb Komision e n\u00eb Kolegj, prandaj ato jan\u00eb t\u00eb pabesueshme dhe e humbin vler\u00ebn provuese\u201d, citohet n\u00eb vendimin e KPA.<\/p>\n<p>Nisur nga q\u00ebndrimet kontradiktore p\u00ebr gjendjen cash, Kolegji ka \u00e7muar ti p\u00ebrllogaris\u00eb duke vler\u00ebsuar deklarimet e subjektit dhe t\u00eb personave t\u00eb lidhur me t\u00eb n\u00eb deklaratat periodike. Nga analiza e p\u00ebrgjithshme ka rezultuar se k\u00ebto pasakt\u00ebsi q\u00eb subjekti i justifikon me harres\u00eb, shoq\u00ebrohen dhe me munges\u00ebn e burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurin\u00eb. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar se Prifti ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm, si dhe ka munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurit\u00eb.<\/p>\n<p>Duke u bazuar edhe n\u00eb pamund\u00ebsit\u00eb financiare p\u00ebr krijimin e pasurive, shumica e Kolegjit \u00e7mon se r\u00ebnd\u00ebsia e shkeljes \u00ebsht\u00eb e till\u00eb q\u00eb nuk e lejon zbatimin e parimit t\u00eb proporcionalitetit ashtu si ka vepruar Komisioni. Sipas shumic\u00ebs, pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarim t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb deklaratat periodike t\u00eb konstatuara nd\u00ebr vite, si dhe n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, pamund\u00ebsuan kontrollin e kriterit t\u00eb pasuris\u00eb p\u00ebr subjektin e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb \u00e7do version t\u00eb analiz\u00ebs financiare t\u00eb kryer n\u00eb Kolegj, duke konsideruar si kursim t\u00eb mundsh\u00ebm shum\u00ebn prej 2.351.358 lek\u00ebsh, t\u00eb konstatuar nga Komisioni, si dhe t\u00eb pranuar n\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore n\u00eb Kolegj nga subjekti i rivler\u00ebsimit, znj. Natasha Prifti (Shallapi), ajo rezultoi me pamund\u00ebsi financiare t\u00eb till\u00eb, q\u00eb nuk mund t\u00eb lejonte zbatimin e parimit t\u00eb proporcionalitetit dhe, p\u00ebr pasoj\u00eb, t\u00eb sillte konfirmimin e saj n\u00eb detyr\u00eb\u201d, konstaton shumica dhe pasi ka konkluduar se Prifti ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb, ka vendosur ndryshimin e vendimit t\u00eb Komisionit duke e shkarkuar nga detyra prokuroren e Lushnj\u00ebs.<\/p>\n<p>Relatorja Mimoza Tasi n\u00eb pakic\u00eb, megjith\u00ebse v\u00ebren se q\u00ebndrojn\u00eb pasakt\u00ebsit\u00eb e konstatuara n\u00eb deklarimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit, vler\u00ebson ndryshe, duke \u00e7muar se Prifti duhej t\u00eb ishte l\u00ebn\u00eb t\u00eb vijonte detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb ndryshim nga shumica e trupit gjykues, vler\u00ebsoj se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk duhej t\u00eb ishte ngarkuar me p\u00ebrgjegj\u00ebsi disiplinore \u2026 dhe t\u2019i jepej masa e shkarkimit nga detyra, p\u00ebr sa koh\u00eb provohet se subjekti i rivler\u00ebsimit ka mbajtur t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim konstant sqarues dhe plot\u00ebsues lidhur me shpjegimet dhe argumentet p\u00ebr likuiditetet cash prej 4 milion\u00eb lek\u00ebsh\u2026,\u201d shprehet ajo.<\/p>\n<p>Tasi sjell n\u00eb v\u00ebmendje se pyetjet q\u00eb i ishin drejtuar subjektit n\u00eb janar t\u00eb 2016-\u00ebs kishin t\u00eb b\u00ebnin me deklarimet e bashk\u00ebshortit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ky i fundit nuk kishte qen\u00eb i pranish\u00ebm. Sipas relators, procesverbali i dyt\u00eb i mbajtur n\u00eb ILDKPKI n\u00eb shkurt t\u00eb 2016-\u00ebs \u00ebsht\u00eb dokument zyrtar mbi baz\u00ebn e t\u00eb cilit shpjegimet e subjektit kan\u00eb korrigjuar objektivisht pasakt\u00ebsit\u00eb e deklarimeve t\u00eb m\u00ebparshme. Tasi thekson se sqarimi q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb subjekti n\u00eb k\u00ebt\u00eb procesverbal n\u00eb muajin shkurt 2016, \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me deklaratat e pasuris\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilat bashk\u00ebshorti i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit shpjegon shtesat dhe pak\u00ebsimet e gjendjes cash t\u00eb deklaruar prej tij.<\/p>\n<p>Duke ju referuar konkluzioneve t\u00eb nxjerra n\u00eb vendim nga shumica e trupit gjykues, realtorja Tasi \u00e7mon se mungesa e burimeve financiare t\u00eb ligjshme nuk ka rezultuar p\u00ebr t\u00eb gjitha pasurit\u00eb e pretenduara nga Komisioneri Publik t\u00eb krijuara nga likuiditeti cash n\u00eb shum\u00ebn prej 4 milion\u00eb lek\u00ebsh, por vet\u00ebm p\u00ebr dy prej tyre.<\/p>\n<p>Sipas Tasit, balanca negative n\u00eb vler\u00ebn rreth 1.5 milion\u00eb lek\u00eb e konstatuar nga analiza n\u00eb Kolegj, nuk duhej t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte shkak p\u00ebr shkarkim pasi gjendja cash n\u00eb shum\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nga bashk\u00ebshorti n\u00eb vitin 2013, si kursime t\u00eb krijuara nga aktiviteti i tij p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb kohore p\u00ebrpara martes\u00ebs.<\/p>\n<p>Pakica v\u00ebren se ankimi i Komisionerit Publik ka pasur si objekt vet\u00ebm nj\u00eb pasuri, nd\u00ebrsa n\u00eb Komision \u00ebsht\u00eb analizuar e gjith\u00eb pasuria. Sipas relatores, trajtimi i pasurive t\u00eb krijuara nga likuiditetet cash prej 4 milion\u00eb lek\u00ebsh, si pasuri t\u00eb shk\u00ebputura e t\u00eb ve\u00e7uara dhe duke ia n\u00ebnshtruar analiz\u00ebs financiare si n\u00eb momentin e krijimit t\u00eb tyre, ashtu edhe t\u00eb analiz\u00ebs vjetore, e kan\u00eb r\u00ebnduar situat\u00ebn e subjektit.<\/p>\n<p>\u201cKonstatoj se shumica e trupit gjykues\u2026ka shkelur standardet objektive t\u00eb vendosura n\u00eb jurisprudenc\u00ebn e Kolegjit e q\u00eb duhet t\u00eb zbatohen rast pas rasti, pasi: (i) masa disiplinore e shkarkimit nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb raport t\u00eb drejt\u00eb me shkeljen e kryer nga subjekti i rivler\u00ebsimit; (ii) gjykimi nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe shkelja e kryer nuk e pengon zbatimin e k\u00ebtij parimi; (iii) dh\u00ebnia e mas\u00ebs disiplinore nuk \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb standarde objektive dhe nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb proporcion me shkeljet e konstatuara, duke tejkaluar q\u00ebllimin e ligjit nr. 84\/2016\u201d, vler\u00ebson Tasi.<\/p>\n<p>Pakica sjell n\u00eb v\u00ebmendje se Prifti kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizmin dhe se n\u00eb k\u00ebto rrethana duhej t\u00eb ishte aplikuar zbatimi i parimeve t\u00eb objektivitetit dhe t\u00eb proporcionalitetit, duke e l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi konfirmimin e saj n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA vendosi m\u00eb 4 korrik 2022 t\u00eb ndryshoj\u00eb vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr konfirmimion n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurores s\u00eb Lushnj\u00ebs, Natasha Prifti (Shallapi) dhe e shkarkoi at\u00eb p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. Vendimi p\u00ebr shkarkimin e Priftit u mor me votat e shumic\u00ebs s\u00eb trupit [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70604,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,115],"tags":[112,119,196],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/Prifti-foto-kpk-scaled.jpeg","fifu_image_alt":"Prokurorja Natasha Prifti pas vendimit t\u00eb KPK. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70603"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70603"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70603\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70605,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70603\/revisions\/70605"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70604"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70603"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70603"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70603"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}