{"id":70606,"date":"2022-11-26T14:46:37","date_gmt":"2022-11-26T13:46:37","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/komisioneri-publik-kerkon-shkarkimin-e-gjyqtarit-pellumb-zaimi\/2022\/11\/26\/"},"modified":"2023-04-06T14:47:33","modified_gmt":"2023-04-06T12:47:33","slug":"komisioneri-publik-kerkon-shkarkimin-e-gjyqtarit-pellumb-zaimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/komisioneri-publik-kerkon-shkarkimin-e-gjyqtarit-pellumb-zaimi\/2022\/11\/26\/","title":{"rendered":"Komisioneri Publik ankimon vendimin e gjyqtarit P\u00ebllumb Zaimi"},"content":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi t\u00eb premten m\u00eb 25 n\u00ebntor vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Beratit, P\u00ebllumb Zaimi. Bazuar n\u00eb dokumentacionin e administruar gjat\u00eb hetimit administrativ n\u00eb KPK, Ballhysa vler\u00ebson se Zaimi nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm dhe i k\u00ebrkon Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA q\u00eb t\u00eb vendosi shkarkimin e tij nga detyra.<\/p>\n<p>Gjyqtari P\u00ebllumb Zaimi u konfirmua m\u00eb 18 tetor 2022 nga Komisioni, i cili nuk i gjeti penalizuese balancat negative p\u00ebr dy vite, t\u00eb cilat u cil\u00ebsuan gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore nga vet\u00eb subjekti si modeste.<\/p>\n<p>Po ashtu, KPK nuk gjeti probleme shkarkuese edhe gjetjet p\u00ebr raste t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb dukje n\u00eb shqyrtimin e disa \u00e7\u00ebshtjeve, si dhe n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e nj\u00eb raporti t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK p\u00ebr dyshime p\u00ebr veprime korruptive, dosje q\u00eb u trajtuan n\u00eb aspektin profesional.<\/p>\n<p>P\u00ebllumb Zaimi e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1994 n\u00eb Skrapar dhe pas mbylljes s\u00eb asaj gjykate vitin 2007, u em\u00ebrua n\u00eb 2008-\u00ebn n\u00eb Gjykat\u00ebn e Beratit, ku dhe e ushtron aktualisht detyr\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Etika dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Sipas komisionerit Florian Ballhysa, nga \u00e7\u00ebshtjet gjyq\u00ebsore t\u00eb analizuara p\u00ebr shkak t\u00eb denoncimeve t\u00eb paraqitura n\u00eb Komision, nd\u00ebr t\u00eb tjera jan\u00eb evidentuar rrethana n\u00eb t\u00eb cilat duket se subjekti ka ushtruar detyr\u00ebn n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb denoncues ka pretenduar p\u00ebr vendimmarrje t\u00eb padrejt\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga subjekti i rivler\u00ebsimit lidhur me procesin gjyq\u00ebsor p\u00ebr konflikt pron\u00ebsie, duke e lidhur vendimmarrjen edhe me pozit\u00ebn e vajz\u00ebs s\u00eb subjektit, si drejtuese e Agjencis\u00eb Shtet\u00ebrore t\u00eb Kadastr\u00ebs, ASHK Berat. Sipas denoncuesit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje ka qen\u00eb pal\u00eb si person i tret\u00eb institucioni i drejtuar nga vajza e Zaimit, ku sipas padis\u00eb k\u00ebrkohej nd\u00ebr t\u00eb tjera q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej edhe regjistrimi i nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke.<\/p>\n<p>Edhe nj\u00eb tjet\u00ebr denoncues ka pretenduar se n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rip\u00ebrs\u00ebritur ka k\u00ebrkuar p\u00ebrjashtimin e gjyqtarit Zaimi nga procesi gjyq\u00ebsor, pasi pal\u00eb e paditur prej tij ishte edhe ASHK Berat dhe se subjekti kishte konflikt interesi. Po ashtu, denoncuesi ka pretenduar p\u00ebr zvarritje t\u00eb procesit gjyq\u00ebsor, si dhe p\u00ebr shkelje t\u00eb etik\u00ebs nga subjekti, duke sqaruar se \u00ebsht\u00eb refuzuar mbajtja e seancave n\u00eb audio.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto denoncime, Komisioni i ka kaluar subjektit barr\u00eb prove, nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe p\u00ebr gjendjen e tij n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit. Zaimi ka argumentuar se n\u00eb t\u00eb gjitha rastet, ASHK Berat q\u00eb drejtohej prej vajz\u00ebs s\u00eb tij, nuk ka pasur ndonj\u00eb rol n\u00eb gjykim dhe asnj\u00eb interes t\u00eb ligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Komisioni ka konkluduar se konflikti i interesit, n\u00eb raport me pozit\u00ebn e pal\u00ebs s\u00eb tret\u00eb nd\u00ebrgjyq\u00ebse n\u00eb proces, mbetet n\u00eb nivel t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe nuk i ka konsideruar k\u00ebto gjetje me pasoj\u00eb.<\/p>\n<p>Ndryshe nga KPK, Komisioneri Publik vler\u00ebson se t\u00eb drejtat procedurale t\u00eb personit t\u00eb tret\u00eb jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta me ato t\u00eb pal\u00ebve n\u00eb proces, p\u00ebrve\u00e7 atyre t\u00eb drejtave q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb disponim t\u00eb objektit t\u00eb padis\u00eb. \u201c\u2026Arsyet e nj\u00ebanshm\u00ebris\u00eb nuk lidhen me rolin dhe pasojat e pal\u00ebve nd\u00ebrgjygj\u00ebse n\u00eb proces, pasi nuk p\u00ebrjashtohet ligj\u00ebrisht asnj\u00eb \u00e7\u00ebshtje, q\u00eb t\u00eb justifikoj\u00eb qenien e gjyqtarit n\u00eb vendimmarrje, duke u ndodhur n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit\u201d, arsyeton Ballhysa.<\/p>\n<p>Po ashtu, komisioneri vler\u00ebson t\u00eb pabazuar pretendimin e subjektit se \u00e7\u00ebshtjet jan\u00eb regjistruar n\u00eb gjykat\u00eb para se vajza e tij t\u00eb em\u00ebrohej si drejtuese e ASHK-s\u00eb Berat. \u201c\u2026Duket nj\u00eb argument i pabazuar, jo vet\u00ebm n\u00eb drejtim t\u00eb garantimit t\u00eb paan\u00ebsis\u00eb s\u00eb trupit gjykues, q\u00eb do t\u00eb gjykonin \u00e7\u00ebshtjet e k\u00ebsaj natyre, por edhe t\u00eb garantimit t\u00eb perceptimit t\u00eb publikut, se drejt\u00ebsia jo vet\u00ebm po jepej, por edhe t\u00eb dukej se po jepej\u201d, v\u00ebren Ballhysa dhe thekson se Zaimi kishte detyrimin t\u00eb tregonte nj\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb shtuar n\u00eb drejtim t\u00eb trajtimit me objektivitet t\u00eb t\u00eb gjitha situatave t\u00eb mundshme t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit, edhe atij n\u00eb dukje.<\/p>\n<p>Sipas komisionerit, k\u00ebto raste pasqyrojn\u00eb munges\u00ebn e kujdesit t\u00eb pritsh\u00ebm t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr trajtimin e rasteve t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit, qoft\u00eb dhe n\u00eb dukje. Ballhysa arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se k\u00ebto situata duhen trajtuar e konsideruar brenda indikatorit t\u00eb etik\u00ebs dhe angazhimit ndaj vlerave profesionale.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr penalizim t\u00eb Zaimit edhe nj\u00eb gjetje p\u00ebr situat\u00eb t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb gjykimin e 15 \u00e7\u00ebshtjeve ku pal\u00eb nd\u00ebrgjyq\u00ebse ka qen\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri ku bashk\u00ebshortja dhe subjekti rezultojn\u00eb aksioner\u00eb, me p\u00ebrqindje minimale.<\/p>\n<p>Subjekti ka shpjeguar se ka dor\u00ebzuar bonot e thesarit p\u00ebr blerjen e aksioneeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri pasi bashk\u00ebshortja ka qen\u00eb punonj\u00ebse dhe i kishte lindur e drejta p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb aksionere. Ai ka shtuar se nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb statusit aktual t\u00eb k\u00ebtij veprimi dhe se nuk ka p\u00ebrfituar asnj\u00ebher\u00eb dividend.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim KPK ka vler\u00ebsuar nisur nga fakti se Zaimi dhe bashk\u00ebshortja e tij kan\u00eb zot\u00ebruar aksione pran\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie, duket se subjekti gjendet n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit, por kjo shkelje \u00ebsht\u00eb \u00e7muar se nuk mund t\u00eb sillte shkarkimin.<\/p>\n<p>Komisioneri Ballhysa vler\u00ebson se prap\u00ebsimet e subjektit, si dhe q\u00ebndrimi i Komisionit nuk mb\u00ebshteten n\u00eb jurisprudenc\u00ebn dhe q\u00ebndrimet e Kolegjit n\u00eb trajtimin e rasteve t\u00eb ngjashme lidhur me konstatimin e gjendjes s\u00eb konfliktit t\u00eb interesit. \u201cN\u00eb rastin konkret, ekzistenca e konfliktit t\u00eb interesit sipas nenit 72, pika 1, dhe nenit 73 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Civile, rezulton e provuar nga shqyrtimi dhe finalizimi i rreth 15 \u00e7\u00ebshtjeve gjyq\u00ebsore, me pal\u00eb padit\u00ebse shoq\u00ebrin\u00eb \u201c***\u201d sh.a., nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit dhe personi i lidhur me t\u00eb zot\u00ebrojn\u00eb aksione pran\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie, ashtu sikurse dhe Kolegji \u00ebsht\u00eb shprehur n\u00eb vendimin nr. 35\/2021\u201d, konstaton komisioneri dhe megjith\u00ebse vler\u00ebson se kjo gjendje e konfliktit t\u00eb interesit nuk mund t\u00eb prodhoj\u00eb efektet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm, k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsohet n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kumulative.<\/p>\n<p>Lidhur me aspektin profesional, Ballhysa ve\u00e7on fashikujt penal\u00eb t\u00eb administruar nga Gjykata e Beratit n\u00eb funksion t\u00eb verifikimit t\u00eb DSIK-s\u00eb n\u00eb kontrollin e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Duke u bazur n\u00eb jurispudenc\u00ebn e Kolegjit, Komisioneri Publik vler\u00ebson se shkeljet e konstatuara n\u00eb dosjet penale q\u00eb administrohen n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb aft\u00ebsive profesionale, marrin kuptim e tjet\u00ebr pesh\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb informacioneve q\u00eb rezultojn\u00eb nga agjencit\u00eb ligjzbatuese.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebto rrethana, Komisioneri Publik vler\u00ebson se k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje, n\u00eb kuptim t\u00eb k\u00ebtij procesi, duhen trajtuar si pjes\u00eb e rezultateve administrative mbi kontrollin e figur\u00ebs dhe Kolegji i merr parasysh ato n\u00eb vler\u00ebsimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, n\u00eb zbatim t\u00eb nenit 4, pika 2, t\u00eb ligjit nr. 84\/2016\u201d, argumenton Ballhysa.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur probleme profesionale t\u00eb subjektit n\u00eb nj\u00eb vendimarrje t\u00eb vitit 2019 p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb pandehur p\u00ebr \u201cvjedhje duke shp\u00ebrdoruar detyr\u00ebn\u201d, p\u00ebr t\u00eb cilin subjekti ka vendosur t\u00eb pranoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e prokuroris\u00eb p\u00ebr pushim t\u00eb hetimit duke arsyetuar se i pandehuri ka qen\u00eb i d\u00ebnuar p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vep\u00ebr penale me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Komisioneri Publik konstaton se subjekti i rivler\u00ebsimit ka treguar mang\u00ebsi profesionale n\u00eb trajtimin e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje, n\u00eb drejtim t\u00eb treguesit t\u00eb njohurive ligjore. Ballhysa vler\u00ebson se nuk q\u00ebndron disponimi nga gjyqtari se i pandehuri \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vep\u00ebr penale dhe rendit t\u00eb dh\u00ebnat e konstatuara n\u00eb aktet e administruara prej KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Nga aktet n\u00eb dosjen e Komisionit, rezulton se ndaj subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit jan\u00eb depozituar 25 denoncime nga publiku. KPK ka vler\u00ebsuar se ato nuk p\u00ebrmbajn\u00eb fakte apo rrethana konkrete q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb prova n\u00eb lidhje me kriterin e rivler\u00ebsimit n\u00eb aspektin profesional. Por, Ballhysa ndan q\u00ebndrim t\u00eb ndrysh\u00ebm mbi rrethanat e konstatuara, duke v\u00ebrjetur se pretendimet e disa prej denoncuesve gjejn\u00eb mb\u00ebshtetje n\u00eb aktet n\u00eb dosje.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej denoncuesve ka pretenduar se Zaimi ka kryer shkelje t\u00eb etik\u00ebs profesionale t\u00eb gjyqtarit, duke p\u00ebrdorur nj\u00eb fjalor arrogant, aspak etik dhe joprofesional, si dhe ka shtuar se subjekti ka p\u00ebrjashtuar disa her\u00eb nga seanca nj\u00eb person t\u00eb interesuar n\u00eb proces. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb pretenduar p\u00ebr shkelje procedurale t\u00eb subjektit lidhur me mosparaqitjen e t\u00eb akuzuarit si rezultat i mosnjoftimit.<\/p>\n<p>Komisioni, ka konstatuar se hera-her\u00ebs ka shprehje drejtuar pal\u00ebs nd\u00ebrgjyq\u00ebse, t\u00eb cilat duken joetike p\u00ebr figur\u00ebn e magjistratit, tej komunikimit zyrtar. Pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, Zaimi i ka kund\u00ebrshtuar konstatimet e Komisionit duke iu referuar kuptimit t\u00eb fjal\u00ebve t\u00eb p\u00ebrdorura sipas Fjalorit t\u00eb Gjuh\u00ebs s\u00eb Sotme Shqipe dhe rrethanave t\u00eb zhvillimit t\u00eb seanc\u00ebs gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto shpjegime, KPK i \u00ebsht\u00eb referuar rrethan\u00ebs mbi t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur kjo shprehje nga subjekti dhe duke e konsideruar k\u00ebt\u00eb mang\u00ebsi si rast t\u00eb ve\u00e7uar, ka konkluduar se nuk mund t\u00eb ngrihet n\u00eb nivelin e nj\u00eb shkaku shkarkues.<\/p>\n<p>Ndryshe nga Komisioni, Ballhysa vler\u00ebson se gjuha e p\u00ebrdorur nga subjekti p\u00ebrb\u00ebn\u00eb sjellje q\u00eb nuk i sh\u00ebrben q\u00ebllimit p\u00ebr rikthimin e besimit t\u00eb publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb dhe k\u00ebrkon trajtimin e k\u00ebsaj gjetje n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb dy denoncime t\u00eb tjera, komisioneri konstaton probleme t\u00eb subjektit n\u00eb treguesin e njohurive ligjore, konkretisht mbi interpretimin e parimeve ligjore. Megjith\u00ebse nj\u00eb prej vendimarrjeve t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi nga gjykatat me t\u00eb larta, Ballhysa sjell n\u00eb v\u00ebmendje jurispudenc\u00ebn e Kolegjit q\u00eb nuk e konsideron si nj\u00ebsi mat\u00ebse n\u00eb vler\u00ebsimin profesional nj\u00eb rast t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Gjetjet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Ashtu si Komisioni, edhe Ballhysa vler\u00ebson se balancat negative n\u00eb vlera t\u00eb vogla t\u00eb konstatuara n\u00eb vite nuk jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr shkarkim, por ai k\u00ebrkon t\u00eb trajtohen n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor. Ndryshe nga KPK q\u00eb ka konstatuar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb vitet 2005 dhe 2008, Komisioneri Publik konstaton balanc\u00eb negative dhe n\u00eb vitin 2007.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Ballhysa v\u00ebren se subjekti nuk ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d nj\u00eb apartament n\u00eb p\u00ebrdorim n\u00eb Berat. Komisioneri evidenton faktin se Zaimi dhe familja e tij kan\u00eb banuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament p\u00ebr rreth 10 vite dhe se t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri jan\u00eb depozituar prej tij pas konstatimit t\u00eb faktit nga ana e Komisionit. Po ashtu, komisioneri konstaton se aktet e dor\u00ebzuara nga subjekti paraqesin t\u00eb dh\u00ebna kontradiktore nd\u00ebrmjet tyre, lidhur me t\u00eb drejtat reale t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb dhe vler\u00ebson se krijohen kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb objektive p\u00ebr t\u00eb kontrolluar k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Ballhysa k\u00ebrkon ndryshimin e vendimit t\u00eb Komisionit dhe shkarkimin nga detyra t\u00eb gjyqtarit P\u00ebllumb Zaimi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi t\u00eb premten m\u00eb 25 n\u00ebntor vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Beratit, P\u00ebllumb Zaimi. Bazuar n\u00eb dokumentacionin e administruar gjat\u00eb hetimit administrativ n\u00eb KPK, Ballhysa vler\u00ebson se Zaimi nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm dhe i k\u00ebrkon Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70607,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[121,115],"tags":[124,103,101],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/Zaimi-pas-konfirmimit.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari P\u00ebllumb Zaimi pas vendimit t\u00eb konfirmimit. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70606"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70606"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70606\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70608,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70606\/revisions\/70608"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70607"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70606"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70606"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70606"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}