{"id":70609,"date":"2022-11-25T14:16:35","date_gmt":"2022-11-25T13:16:35","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/astrit-shema-nuk-i-permbysi-dot-balancat-negative-ne-kpa\/2022\/11\/25\/"},"modified":"2023-04-06T14:47:46","modified_gmt":"2023-04-06T12:47:46","slug":"astrit-shema-nuk-i-permbysi-dot-balancat-negative-ne-kpa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/astrit-shema-nuk-i-permbysi-dot-balancat-negative-ne-kpa\/2022\/11\/25\/","title":{"rendered":"Astrit Shema nuk i p\u00ebrmbysi dot balancat negative n\u00eb KPA"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA i gjeti t\u00eb drejta nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pretendimeve t\u00eb ish-gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Vlor\u00eb, Astrit Shema, t\u00eb ngritura ndaj konkluzioneve t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK q\u00eb \u00e7uan n\u00eb shkarkimin e tij, megjithat\u00eb nuk u gjet\u00ebn t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr ndryshimin e vendimit n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>Komisioni vendosi m\u00eb 21 shkurt 2020 t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra gjyqtarin Shema, pasi vler\u00ebsoi se kishte kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, se kishte kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe kishte fshehur burimin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb krijimit t\u00eb pasurive n\u00ebp\u00ebrmjet deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb. Po ashtu, u konkludua munges\u00eb e burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e pasurive n\u00eb vler\u00ebn totale 7.7 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ish-gjyqtari Shema ushtroi ankim n\u00eb Kolegj, duke pretenduar se vendimi \u00ebsht\u00eb i pabazuar n\u00eb ligj, se vendimarrja ka qen\u00eb e paragjykuar dhe paracaktuar, si dhe se \u00ebsht\u00eb rezultat i c\u00ebnimit dhe shkeljes s\u00eb normave p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb rregullt ligjor e n\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb gabuar t\u00eb rrethanave faktike p\u00ebr vler\u00ebsimin e kriterit t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Ai i k\u00ebrkoi Kolegjit q\u00eb pasi t\u00eb shqyrtoj\u00eb shkaqet e ankimit, t\u00eb kaloj\u00eb shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore publike duke \u00e7elur hetimin edhe p\u00ebr dy kriteret e tjer\u00eb, at\u00eb t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit. N\u00eb p\u00ebrfundim, Shema k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>KPA i ka gjetur t\u00eb pamb\u00ebshtetura pretendimet e subjektit lidhur me procesin e rregullt ligjor. Nd\u00ebrkoh\u00eb, konsiderimi si i drejt\u00eb i disa prej shkaqeve t\u00eb ngritura lidhur me vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb, nuk kan\u00eb sjell\u00eb ndryshimin e vendimit t\u00eb Komisionit.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit e cil\u00ebson n\u00eb kund\u00ebrshtim me logjik\u00ebn e ligjit dhe metodologjin\u00eb e zbatuar gjat\u00eb procesit t\u00eb vetingut, pretendimin e subjektit se vendimi i Komisionit \u00ebsht\u00eb i pabazuar dhe alogjik, pasi nxjerr nj\u00eb diferenc\u00eb t\u00eb pambuluar t\u00eb pasuris\u00eb, pothuajse sa vlera e pasuris\u00eb, edhe pse kjo vler\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm sa 29% e t\u00eb ardhurave t\u00eb tij t\u00eb ligjshme. KPA sjell n\u00eb v\u00ebmendje se metodologjia e analiz\u00ebs financiare p\u00ebr vler\u00ebsimin e mjaftueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e pasurive dhe p\u00ebrballimin e shpenzimeve, i referohet momentit t\u00eb krijimit t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me blerjen e nj\u00eb trualli me sip\u00ebrfaqe 500 m2 n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2002, KPK ka konkluduar munges\u00eb burimesh financiare t\u00eb ligjshme n\u00eb shum\u00ebn 899 mij\u00eb lek\u00eb, si dhe ka konstatuar se nuk \u00ebsht\u00eb paraqitur dokumentacion ligjor justifikues p\u00ebr burimet e tre bashk\u00ebpronar\u00ebve, duke i konsideruar ata si persona t\u00eb lidhur.<\/p>\n<p>Shema ka pretenduar se nuk \u00ebsht\u00eb kryer llogaritje e drejt\u00eb p\u00ebr shpenzimet e jetes\u00ebs p\u00ebr periudh\u00ebn 1998-2002 dhe ato p\u00ebr arredimin e nj\u00eb apartamenti n\u00eb P\u00ebrmet; p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga pagat e tij dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes; si dhe ka k\u00ebmb\u00ebngulur se KPK ka b\u00ebr\u00eb interpretim t\u00eb gabuar t\u00eb ligjit n\u00eb konsiderimin e dy bashk\u00ebpronar\u00ebve t\u00eb truallit si persona t\u00eb lidhur.<\/p>\n<p>Kolegji i vler\u00ebson pa pesh\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb k\u00ebsaj pasurie t\u00eb ardhurat e subjektit dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes deri n\u00eb vitin 1992, duke konsideruar se nuk kan\u00eb lidhje me krijimin e ndonj\u00eb kursimi.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Shema ka pretenduar se shuma prej 5000 eurosh si shpenzim p\u00ebr arredimin e apartamentit n\u00eb P\u00ebrmet, \u00ebsht\u00eb deklaruar prej tij si llogaritje t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt e mobilieve q\u00eb ndodhen n\u00eb banes\u00eb, referuar \u00e7mimeve n\u00eb momentin e kthimit t\u00eb p\u00ebrgjigjes, pasi p\u00ebr shkak t\u00eb periudh\u00ebs mbi 20 vjet nga momenti i blerjes, nuk mban mend \u00e7mimet reale.<\/p>\n<p>Kolegji thekson se p\u00ebr qart\u00ebsimin e situat\u00ebs faktike p\u00ebr k\u00ebto shpenzime, sakt\u00ebsia dhe konsistenca e deklarimeve mbetet e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e vet\u00eb subjektit, nd\u00ebrsa ndryshimi i deklarimeve ka ngritur dyshime se \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb funksion t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb situat\u00ebs financiare.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, KPA e gjen t\u00eb bazuar shkakun e ankimit, se bashk\u00ebpronar\u00ebt e truallit nuk duhej t\u00eb ishin konsideruar prej Komisionit si persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Kur nga hetimi administrativ nuk rezulton asnj\u00eb gjetje mbi baz\u00ebn e s\u00eb cil\u00ebs mund t\u00eb ngriheshin dyshime t\u00eb arsyeshme n\u00eb lidhje me p\u00ebrfshirjen reale t\u00eb k\u00ebtyre personave n\u00eb investim, d.m.th. dyshime p\u00ebr fshehje nga ana e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb tij n\u00eb em\u00ebr t\u00eb k\u00ebtyre bashk\u00ebinvestitor\u00ebve, kualifikimi si persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur i bashk\u00ebinvestitor\u00ebve, nuk \u00ebsht\u00eb i bazuar n\u00eb ligj\u201d, arseyton KPA<\/p>\n<p>N\u00eb vijim t\u00eb k\u00ebtij q\u00ebndrimi, bazuar n\u00eb konstatimet se vlera e investimit t\u00eb subjektit n\u00eb nd\u00ebrtimin e godin\u00ebs mbi truall e deklaruar prej tij \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjes\u00ebtimore me pjes\u00ebn e pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij ideale dhe e p\u00ebraf\u00ebrt me vlerat e investimit t\u00eb deklaruara p\u00ebr bashk\u00ebpronar\u00ebt e tjer\u00eb; n\u00eb faktin se Komisioni nuk evidenton asnj\u00eb gjetje nga mund t\u00eb ngriheshin dyshime p\u00ebr fshehje t\u00eb pasuris\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebinvestitor\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt g\u00ebzojn\u00eb pjes\u00ebt e tyre takuese, KPA vler\u00ebson se shtetasit F.B., K.B. dhe Sh.M., nuk konsiderohen si persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur q\u00eb t\u00eb lindte detyrimi p\u00ebr t\u00eb justifikuar burimet e ligjshme t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Kolegji konkludon se p\u00ebr pasurin\u00eb truall me sip\u00ebrfaqe 500 m2 t\u00eb ndodhur n\u00eb qytetin e Tiran\u00ebs, n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me shtetasit K. B. , F. B. dhe Sh. M., pas analiz\u00ebs financiare t\u00eb kryer duke reflektuar disa nga pretendimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit lidhur me shpenzimet e jetes\u00ebs, s\u00ebrish rezulton balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 481 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Shema ka kund\u00ebrshtuar konkluzionin e Komisionit p\u00ebr deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb fshehur fakte t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr nj\u00eb banes\u00eb pes\u00eb kate n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi t\u00eb nd\u00ebrtuar mbi turallin 500 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, si dhe se ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb n\u00eb lidhje me dat\u00ebn e fillimit t\u00eb punimeve t\u00eb godin\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai ka pretenduar n\u00eb ankim se ka deklaruar me p\u00ebrgjegj\u00ebsi pagesat dhe investimin p\u00ebr pjes\u00ebn e tij takuese, sipas vlerave t\u00eb pasqyruara po me v\u00ebrtet\u00ebsi n\u00eb deklaratat periodike vjetore t\u00eb pasuris\u00eb. Po ashtu, ka theksuar se investimi fillestar p\u00ebr nd\u00ebrtimin e objektit \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb vitin 2005 dhe nuk ka lidhje me fillimin e punimeve.<\/p>\n<p>Duke iu referuar akteve t\u00eb administruara n\u00eb dosjen e legalizimit t\u00eb objektit, nga vet\u00ebdeklarimet e subjektit dhe t\u00eb bashk\u00ebinvestitor\u00ebve, p\u00ebrcaktohet se punimet kan\u00eb filluar n\u00eb maj t\u00eb vitit 2002. Komisioni ka vler\u00ebsuar si koh\u00eb t\u00eb fillimit t\u00eb punimeve vitin 2003, duke qen\u00eb se nga pamjet q\u00eb vijn\u00eb nga ortophoto e k\u00ebtij viti, gjenden gjurm\u00eb t\u00eb hedhjes s\u00eb themeleve t\u00eb objektit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk ka pamje t\u00eb tilla q\u00eb t\u00eb konfirmojn\u00eb se punimet kan\u00eb filluar n\u00eb 2002-in. Ky fakt \u00ebsht\u00eb konfirmuar edhe nga vet\u00eb subjekti n\u00eb p\u00ebrgjigjet e dh\u00ebna n\u00eb KPK p\u00ebrgjat\u00eb hetimit administrativ.<\/p>\n<p>Kolegji vler\u00ebson se, mosdeklarimi i koh\u00ebs s\u00eb fillimit t\u00eb punimeve n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, si dhe shpjegimet kontradiktore n\u00eb pyet\u00ebsor\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, passjell q\u00eb deklarimi i subjektit t\u00eb jet\u00eb jo i plot\u00eb dhe i sakt\u00eb.<\/p>\n<p>Shema ka kund\u00ebrshtuar edhe konkluzionin tjet\u00ebr t\u00eb Komisionit p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb lidhje me vler\u00ebn e investimeve t\u00eb kryera n\u00eb godin\u00eb; se nuk ka deklaruar sakt\u00eb fakte t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr k\u00ebto prona t\u00eb tij; si dhe p\u00ebr balanc\u00ebn negative n\u00eb vler\u00ebn 3.7 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Duke k\u00ebmb\u00ebngulur se investimi p\u00ebr nd\u00ebrtimin e godin\u00ebs \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb vitet 2005-2008, dhe jo n\u00eb vitet 2003-2006; ai ka pretenduar se se n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d ka p\u00ebrfshir\u00eb vler\u00ebn e truallit n\u00eb at\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs duke p\u00ebrdorur lidh\u00ebsen \u201cdhe\u201d, duke argumentuar se trualli dhe nd\u00ebrtesa jan\u00eb trup\u00ebzuar n\u00eb nj\u00eb pasuri t\u00eb vetme.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Shema ka pretenduar se vlera e investimit nuk \u00ebsht\u00eb llogaritur sakt\u00eb nga Komisioni, pasi nuk \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar si duhet kostoja e punimeve n\u00eb pjes\u00ebn takuese t\u00eb katit t\u00eb par\u00eb dhe kostot e nd\u00ebrtimit t\u00eb kryer n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb informale. Ai ka v\u00ebrejtur se bashk\u00ebpronar\u00ebt nuk i kan\u00eb dhuruar pjes\u00ebt e tyre takuese n\u00eb katin p\u00ebrdhe, por kan\u00eb deklaruar se n\u00eb pjes\u00ebt takuese nuk \u00ebsht\u00eb investuar prej tyre, por prej subjektit. Po ashtu, Shema ka pretenduar se q\u00ebllimi i marrjes s\u00eb nj\u00eb kredie 30 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2006 ka qen\u00eb p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve t\u00eb nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Kolegji shprehet se ka analizuar gjith\u00eb aktet e fashikullit nga ka rezultuar se subjekti n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d ka sh\u00ebnuar zot\u00ebrimin n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi t\u00eb nj\u00eb trualli me sip\u00ebrfaqe 500 m2, ku \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar banes\u00eb me pes\u00eb kate, edhe kjo pasuri n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi. Si burim krijimi ka deklaruar pagat, shp\u00ebrblimet nd\u00ebr vite t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes, hua n\u00eb shum\u00ebn 10 mij\u00eb euro dhe kredi bankare. Shema ka deklaruar se ka shpenzuar p\u00ebr nd\u00ebrtimin e pjes\u00ebs takuese t\u00eb banes\u00ebs informale 60 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Rezulton se shuma prej 60.000 eurosh \u00ebsht\u00eb deklaruar qart\u00eb prej subjektit si vler\u00eb e shpenzuar p\u00ebr nd\u00ebrtimin e pjes\u00ebs takuese t\u00eb banes\u00ebs informale\u201d, konstaton Kolegji dhe v\u00ebren se vlerat e pasurive truall dhe banes\u00eb jan\u00eb deklaruar t\u00eb ndara dhe bazuar n\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna ka rr\u00ebzuar pretendimin e subjektit se Komisioni ka gabuar n\u00eb p\u00ebrllogaritjen e vler\u00ebs s\u00eb dy pasurive.<\/p>\n<p>Duke pranuar si t\u00eb drejt\u00eb konkluzionin e KPK se nd\u00ebrtimi informal \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb periudh\u00ebn 2003-2006, n\u00eb Kolegj \u00ebsht\u00eb kryer analiza financiare n\u00eb dy opsione, duke reflektuar edhe nj\u00eb version garantisht sipas pretendimeve t\u00eb subjektit p\u00ebr gjendjen karabina t\u00eb katit p\u00ebrdhe. N\u00eb versionin e par\u00eb ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 3.6 milion\u00eb lek\u00eb dhe n\u00eb opsionin e dyt\u00eb, duke p\u00ebrllogaritur shpenzimet e nd\u00ebrtimit t\u00eb katit p\u00ebrdhe n\u00eb faz\u00ebn karabina n\u00eb mas\u00ebn 40%, p\u00ebrkundrejt 50% t\u00eb p\u00ebrllogaritur n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb paraqitur prej subjektit n\u00eb Komision, ka rezultuar pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 2.3 milion\u00eb lek\u00eb. Kolegji konstaton se n\u00eb t\u00eb dy versionet, Shema gjendet me munges\u00eb financiare n\u00eb vlera t\u00eb larta.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Nga analiza financiare e kryer n\u00eb Kolegj, edhe n\u00eb versionin m\u00eb garantist, sipas t\u00eb cilit do t\u00eb pranoheshin pretendimet e tij lidhur me faz\u00ebn e nd\u00ebrtimit t\u00eb katit p\u00ebrdhe me kosto m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt p\u00ebr shkak t\u00eb gjendjes karabina, subjekti rezulton se gjendet n\u00eb kushtet e munges\u00ebs t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar vler\u00ebn e investimit\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Komisioni \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar prej KPA-s\u00eb edhe n\u00eb nj\u00eb rast tjet\u00ebr lidhur me konsiderimin si person t\u00eb lidhur t\u00eb pronarit t\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs q\u00eb subjekti ka deklaruar se p\u00ebrdor n\u00eb dit\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb pun\u00ebs, kur i nevojitet.<\/p>\n<p>Kolegji v\u00ebren se subjekti i rivler\u00ebsimit e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb marrdh\u00ebnie p\u00ebrdorimi duke lejuar organet e rivler\u00ebsimit, por edhe ILDKPKI-n\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb viteve 2011-2015, t\u00eb verifikojn\u00eb dhe kontrollojn\u00eb t\u00eb drejtat e subjektit mbi k\u00ebt\u00eb pasuri, n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb detyrimeve t\u00eb tij ligjore.<\/p>\n<p>Referuar situat\u00ebs faktike dhe gjetjeve t\u00eb Komisionit, t\u00eb cilat nuk hedhin dyshime p\u00ebr t\u00eb drejta t\u00eb tjera t\u00eb subjektit, t\u00eb ndryshme nga ajo e p\u00ebrdorimit, si edhe moskonstatimin e konfliktit t\u00eb interesit, Kolegji e gjen t\u00eb pabazuar dhe n\u00eb tejkalim t\u00eb ligjit, q\u00ebndrimin e Komisionit se pronari i apartamentit duhet t\u00eb konsiderohet si person tjet\u00ebr i lidhur e p\u00ebr rjedhoj\u00eb t\u00eb provohen burimet e ligjshme p\u00ebr at\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>KPA ka gjetur t\u00eb pabazuar edhe konkluzionin tjet\u00ebr t\u00eb Komisionit se Shema duhej t\u00eb kishte deklaruar pasurin\u00eb e pritshme truall me sip\u00ebrfaqe 4000 m2 n\u00eb P\u00ebrmet, n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi, si nj\u00eb e drejt\u00eb reale e fituar nga d\u00ebshmia e trash\u00ebgimis\u00eb, pavar\u00ebsisht koh\u00ebs kur e zot\u00ebron k\u00ebt\u00eb pron\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Trupi gjykues vler\u00ebson se konkluzioni i Komisionit lidhur me mosdeklarimin n\u00eb deklarat\u00ebn vetting t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, si pasuri e pritshme, p\u00ebrderisa subjekti nuk g\u00ebzon t\u00eb drejta pron\u00ebsie mbi k\u00ebt\u00eb pron\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e p\u00ebrpilimit t\u00eb deklarat\u00ebs vetting, nuk \u00ebsht\u00eb i mb\u00ebshtetur n\u00eb ligj\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse nga analiza financiare e kryer n\u00eb Kolegj, balanca negative e konstatuar prej Komisionit \u00ebsht\u00eb reduktuar, pamund\u00ebsit\u00eb financiare jan\u00eb konsideruar si deklarim i pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin pasuror dhe \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi Shkarkimi i Shem\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA i gjeti t\u00eb drejta nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pretendimeve t\u00eb ish-gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Vlor\u00eb, Astrit Shema, t\u00eb ngritura ndaj konkluzioneve t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK q\u00eb \u00e7uan n\u00eb shkarkimin e tij, megjithat\u00eb nuk u gjet\u00ebn t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr ndryshimin e vendimit n\u00eb shkall\u00ebn [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70610,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,115],"tags":[231,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Astrit-Shema-para-kpk.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Astrit Shema n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore para KPK. Foto: LSA ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70609"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70609"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70609\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70611,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70609\/revisions\/70611"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70610"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70609"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70609"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70609"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}