{"id":70633,"date":"2022-11-22T18:39:05","date_gmt":"2022-11-22T17:39:05","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/erion-pano-jep-shpjegime-per-pasurine-dhe-shpenzimet-e-nje-nderhyrje-kirurgjikale\/2022\/11\/22\/"},"modified":"2023-04-06T14:48:47","modified_gmt":"2023-04-06T12:48:47","slug":"erion-pano-jep-shpjegime-per-pasurine-dhe-shpenzimet-e-nje-nderhyrje-kirurgjikale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/erion-pano-jep-shpjegime-per-pasurine-dhe-shpenzimet-e-nje-nderhyrje-kirurgjikale\/2022\/11\/22\/","title":{"rendered":"Erion Pano jep shpjegime p\u00ebr pasurin\u00eb dhe shpenzimet e nj\u00eb nd\u00ebrhyrje kirurgjikale"},"content":{"rendered":"<p>K\u00ebshilltari ligjor pran\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, KLP, Erion Pano u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 22 n\u00ebntor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr balancat negative t\u00eb konstatuara p\u00ebr kursimet q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e nj\u00eb pjese t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb nj\u00eb apartamenti, si dhe p\u00ebr situat\u00ebn n\u00eb dukje t\u00eb trajtimit preferencial nga shoq\u00ebria e sigurimeve SIGAL n\u00eb mbulimin e shpenzimeve p\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebrhyrje kirurgjikale n\u00eb Itali, bazuar n\u00eb nj\u00eb polic\u00eb sigurimi p\u00ebr aksidente, t\u00eb paguar prej tij vet\u00ebm dy dit\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb aksidentohej.<\/p>\n<p>Pano pranoi se kishte pasur pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin e kursimeve deri n\u00eb vitin 2010, por ai pretendoi se i kishte korrigjuar n\u00eb deklarat\u00ebn &#8220;veting&#8221; dhe n\u00eb shpjegimet e dh\u00ebna gjat\u00eb hetimit administrativ, si dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se, kishte arritur q\u00eb me argumentet dhe provat e depozituara t\u00eb kishte p\u00ebrmbysur barr\u00ebn e prov\u00ebs. Lidhur me pages\u00ebn e polic\u00ebs s\u00eb sigurimit p\u00ebr aksidente vet\u00ebm dy dit\u00eb para se t&#8217;i ndodhte aksidenti, subjekti u shpreh se kjo ishte nj\u00eb koicidenc\u00eb, por q\u00eb pasqyronte rrethanat faktike.<\/p>\n<p>Trupa e KPK q\u00eb po kryen procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr prokurorin Pano kryesohet nga Firdes Shuli, me relatore Suela Zhegun dhe an\u00ebtare Brunilda Bekteshin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nderkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Francesco Ciardi.<\/p>\n<p>Erion Pano e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2001 si oficer i policis\u00eb gjyq\u00ebsore dhe \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2005. Prej vitit 2013 deri n\u00eb 2018-\u00ebn ai ka ushtruar funksionin e z\u00ebvend\u00ebsdrejtuesit n\u00eb k\u00ebt\u00eb prokurori dhe nga viti 2020 \u00ebsht\u00eb komanduar si k\u00ebshilltar ligjor pran\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Barra e prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 83 m2 n\u00eb vitin 2011 kundrejt \u00e7mimit 61 mij\u00eb euro, Pano ka deklaruar dy hua n\u00eb shumat 10 mij\u00eb euro dhe 3 milion\u00eb lek\u00eb, bono thesari me burim kursimet e tij dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes, si dhe gjendjen cash n\u00eb vite.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se apartamenti \u00ebsht\u00eb porositur n\u00eb vitin 2010 nga bashk\u00ebshortja e subjektit dhe shlyerja e \u00e7mimit \u00ebsht\u00eb kryer me dy k\u00ebste, 25 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2010 dhe 36 mij\u00eb euro n\u00eb 2011-\u00ebn.<\/p>\n<p>Relatorja Zhegu sqaroi se huadh\u00ebn\u00ebsit kishin rezultuar me mund\u00ebsi financiare p\u00ebr dh\u00ebnien e shumave 10 mij\u00eb euro dhe 3 milion\u00eb lek\u00eb. Por, \u00ebsht\u00eb konstatuar balanc\u00eb negative p\u00ebr krijimin e bonove si dhe mosp\u00ebrputhje t\u00eb kursimeve cash t\u00eb deklaruara n\u00eb vite nga subjekti me shpjegimet q\u00eb ai ka dh\u00ebn\u00eb gjat\u00eb hetimit administrativ. Zhegu nuk b\u00ebri t\u00eb ditur vler\u00ebn totale t\u00eb balancave negative, por nga sa u shpjegua prej subjektit, u m\u00ebsua se ishte n\u00eb shum\u00ebn rreth 3.2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Zhegut, subjekti i ka pranuar pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarimet e gjendjes cash dhe ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb konsiderohen shpjegimet e dh\u00ebna s\u00eb fundmi. Bazuar n\u00eb p\u00ebrllogaritjen e deklarimeve t\u00eb gjendjeve cash n\u00eb vite, Komisioni ka gjetur pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 383 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr krijimin e tyre n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk jan\u00eb konstatuar probleme n\u00eb blerjen e dy garazheve n\u00eb Tiran\u00eb dhe t\u00eb nj\u00eb trualli po n\u00eb kryeqytet, ku subjekti rezulton p\u00ebrfitues i 1\/3-\u00ebs pjes\u00eb takuese n\u00ebp\u00ebrmjet trash\u00ebgimis\u00eb ligjore.<\/p>\n<p>Prokurori Pano u ndal gjat\u00eb n\u00eb shpjegimet e tij lidhur me deklarimet n\u00eb vite t\u00eb gjendjeve cash dhe t\u00eb kursimeve. \u201cJam i vet\u00ebdijsh\u00ebm se n\u00eb deklarimet vjetore deri n\u00eb vitin 2010 ka pasur pasakt\u00ebsi p\u00ebr gjendjen cash. Por pasakt\u00ebsit\u00eb jan\u00eb pasoj\u00eb e nj\u00eb konteksti t\u00eb caktuar q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me t\u00eb kuptuarin e m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb deklarimit,\u201d pohoi Pano dhe theksoi se nuk ka pasur q\u00ebllim p\u00ebr shmangie apo fshehje nga verifikimi. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se n\u00ebse do t\u00eb analizohen t\u00eb gjith\u00eb deklarimet vjetore p\u00ebr kursimet, ato do t\u00eb rezultojn\u00eb n\u00eb harmoni me deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d.<\/p>\n<p>Pano paraqiti shpjegimet e tij n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detajuar p\u00ebr deklarimet e cash-it dhe kursimeve n\u00eb \u00e7do vit. Subjekti v\u00ebrejti se nj\u00eb sh\u00ebnim n\u00eb shpjegimin e dh\u00ebn\u00eb n\u00eb ILDKPKI n\u00eb vitin 2013 p\u00ebr mbetjen e nj\u00eb gjendje cash n\u00eb vitin 2011 kishte t\u00eb b\u00ebnte me nj\u00eb gabim formal t\u00eb personit q\u00eb kishte hartuar procesverbalin, nd\u00ebrsa se ai vet\u00eb ishte treguar i pakujdessh\u00ebm p\u00ebr ta lexuar me v\u00ebmendje. Sipas Panos, n\u00eb vitin 2013 kishte deklaruar pak\u00ebsimin e gjendjes cash n\u00eb shum\u00ebn 1.3 milion lek\u00eb, nd\u00ebrsa nuk kishte deklaruar mbetjen e vler\u00ebs 1.5 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb ishte sh\u00ebnuar gabimisht. Subjekti argumentoi se nuk mund t\u00eb mbetej gjendje cash n\u00eb 2011-\u00ebn, pasi ishte paguar k\u00ebsti i dyt\u00eb p\u00ebr apartamentin n\u00eb shum\u00ebn 36 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Ai vijoi se nuk kishte pasqyruar n\u00eb deklarimet periodike t\u00ebrheqjen e bonove t\u00eb thesarit, pasi nuk i kishte konsideruar si shtim pasurie, por si nj\u00eb l\u00ebvizje fizike t\u00eb kursimeve q\u00eb dispononte. Pano theksoi se ishte provuar se bonot e thesarit nuk ishin p\u00ebrdorur p\u00ebr krijimin e ndonj\u00eb pasurie tjet\u00ebr, por vet\u00ebm p\u00ebr apartamentin.\u00a0 Subjekti v\u00ebrejti se n\u00eb analiz\u00eb financiare nuk ishte p\u00ebrfshir\u00eb paga e bashk\u00ebshortes si pedagoge dhe nj\u00eb shp\u00ebrblim i marr\u00eb prej tij. \u201cKemi pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e bonove t\u00eb thesarit n\u00eb vler\u00ebn 1.9 milion\u00eb lek\u00eb. Pasakt\u00ebsit\u00eb jan\u00eb korrigjuar n\u00eb deklarat\u00ebn \u2018veting\u2019 dhe n\u00eb shpjegime. Nuk kam pasur q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb fsheh pasuri,\u201d deklaroi Pano dhe solli n\u00eb v\u00ebmendje jurispudenc\u00ebn e KPA-s\u00eb sipas t\u00eb cil\u00ebs, pasakt\u00ebsit\u00eb e pashoq\u00ebruara me munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme nuk mund t\u00eb sillnin penalizim.<\/p>\n<p>Pano theksoi se kishte arritur t\u00eb v\u00ebrtetonte se nuk q\u00ebndronte balanca negative e konstatuar nga Komisioni n\u00eb vler\u00ebn rreth 3.2 milion\u00eb lek\u00eb, pasi ai dhe bashk\u00ebshortja kishin pasur burime financiare t\u00eb ligjshme nga pagat e tyre dhe interesat e bonove t\u00eb thesarit p\u00ebr t\u00eb krijuar gjith\u00eb kursimet q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e nj\u00eb pjese t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb apartamentit dhe shlyerjen e huave.<\/p>\n<p>Po ashtu, Pano kund\u00ebrshtoi edhe balanc\u00ebn negative t\u00eb konstatuar p\u00ebr gjendjen e cash-it n\u00eb vitin 2016. sipas tij, kishin pasur mbartje t\u00eb gjendjes cash nga vitet e m\u00ebparshme dhe rezultonin me balanc\u00eb pozitive n\u00eb 2016-\u00ebn.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkoi q\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin e burimeve q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb zbatohej jurispudenca e KPA-s\u00eb lidhur me parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit.<\/p>\n<p><strong>Trajtimi preferencial<\/strong><\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar mbulimin e shpenzimeve sh\u00ebndet\u00ebsore n\u00eb mas\u00ebn 20 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2017 n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb police sigurimi t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb sigurimeve SIGAL. Zhegu tha se nga hetimi nuk ka rezultuar q\u00eb t\u00eb jet\u00eb konstatuar ndonj\u00eb rast konflikti interesi me shoq\u00ebrin\u00eb, por jan\u00eb ngritur dyshime p\u00ebr trajtim t\u00eb mundsh\u00ebm preferencial. Sipas relatores, subjekti ka shpjeguar se gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb polic\u00ebn e sigurimeve q\u00eb parashikonte mbulimin e shpenzimeve sh\u00ebndet\u00ebsore n\u00eb rast aksidenti.<\/p>\n<p>Prokurori Pano shpjegoi se m\u00eb 1 prill t\u00eb vitit 2017 kishte paguar nj\u00eb polic\u00eb p\u00ebr sigurimin e sh\u00ebndetit n\u00eb rast aksidenti pran\u00eb shoq\u00ebris\u00eb SIGAL. Sipas tij, dy dit\u00eb m\u00eb von\u00eb ishte aksidentuar r\u00ebnd\u00eb duke d\u00ebmtuar femurin dhe se i nevojitej nj\u00eb nd\u00ebrhyrje kirurgjikale e specilizuar jasht\u00eb shtetit, pasi mjek\u00ebt i kishin shpjeguar se nuk mund t\u00eb realizohej n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Subjekti pohoi se nuk mund t\u00eb kishte dyshime p\u00ebr trajtim preferencial dhe se shoq\u00ebria nuk kishte ngritur ndonj\u00eb pretendim p\u00ebr rastin e tij. \u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie kontraktore sipas legjislacionit n\u00eb fuqi\u201d, theksoi Pano.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb situat\u00eb ai u pyet nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar Francesco Ciardi, i cili v\u00ebrejti se policia e sigurimit ishte n\u00ebnshkruar m\u00eb dat\u00eb 1 prill 2017, se m\u00eb dat\u00eb 3 prill kishte ndodhur aksidenti dhe gjasht\u00eb dit\u00eb pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb policis\u00ebs s\u00eb sigurimit ishte marr\u00eb trajtimi sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb Itali. Chiardi e pyeti subjektin n\u00ebse zot\u00ebronte dokumentacion t\u00eb vizitave mjek\u00ebsore t\u00eb kryera n\u00eb Shqip\u00ebri, pas aksidentit.<\/p>\n<p>Pano e cil\u00ebsoi situat\u00ebn si nj\u00eb rast\u00ebsi interesante.<\/p>\n<p>\u201cPor \u00ebsht\u00eb fakt i ndodhur. Edhe n\u00eb rrethin shoq\u00ebror e familjar p\u00ebrdoret si \u2018anektod\u00eb\u2019. Nuk e di n\u00ebse ka qen\u00eb fati i keq apo fati i mir\u00eb. Por isha brenda afatit t\u00eb siguruar dhe kam paraqitur v\u00ebrtetim nga shoq\u00ebria se nga kontrollet e ushtruara nuk \u00ebsht\u00eb gjetur di\u00e7ka specifike p\u00ebr rastin tim\u201d, pohoi Pano dhe shtoi se nuk e di se \u00e7far\u00eb dokumentesh mund t\u00eb ket\u00eb lidhur me kryerjen e ekzaminimeve.<\/p>\n<p>Subjekti v\u00ebrejti se do ta kishte gjetur nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u kuruar. \u201cB\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr sh\u00ebndetin dhe jo p\u00ebr shpenzim luksi\u2019, pohoi ai.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Prokurori Pano mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs. Po ashtu, nga tre dosjet e p\u00ebrzgjedhura nga subjekti dhe nga pes\u00eb t\u00eb shortuarat n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb rivler\u00ebsimit profesional, KPK nuk ka gjetur probleme.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Zhegu relatoi se ndaj subjektit jan\u00eb depozituar n\u00eb tre prokurori t\u00eb ndryshme tre kall\u00ebzime penale p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre dhe veprime arbitrare, por \u00ebsht\u00eb vendosur mosfillimi i hetimeve. Nj\u00eb prej kall\u00ebzimeve t\u00eb depozituara n\u00eb SPAK \u00ebsht\u00eb pushuar me vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me dhe aktualisht \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjykim n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ \u00ebsht\u00eb evidentuar nj\u00eb vendimarrje e prokurorit Pano p\u00ebr pushim hetimesh q\u00eb \u00ebsht\u00eb rikthyer nga gjykata dy here, me arsyetimin se nuk jan\u00eb kryer hetime t\u00eb plota.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta situat\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar edhe n\u00eb nj\u00eb prej tre \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb denoncuara nga publiku. Zhegu tha se p\u00ebr nj\u00eb prej \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb hetuara nga subjekti, duket se nuk jan\u00eb kryer veprimet hetimore t\u00eb urdh\u00ebruara nga gjykata.<\/p>\n<p>Prokurori Pano sqaroi se n\u00eb trajtimin e k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve kishte urdh\u00ebruar policin\u00eb gjyq\u00ebsore q\u00eb t\u00eb kryente veprimet hetimore dhe se pas mbledhjeve t\u00eb provave kishte konkluduar se nuk kishte vep\u00ebr penale e duhej t\u00eb pushoheshin.<\/p>\n<p>Ai v\u00ebrejti se gjykata e kishte shfuqizuar nj\u00eb prej vendimeve t\u00eb pushimit se nuk ishte kryer ballafaqimi i personit t\u00eb kall\u00ebzuar me kall\u00ebzuesin. \u201cPavar\u00ebsisht se pyetja e k\u00ebtij shtetasi nuk \u00ebsht\u00eb kryer, nuk ka l\u00ebn\u00eb asnj\u00eb pasoj\u00eb\u201d, pohoi Pano dhe pretendoi se nuk q\u00ebndronte vendimarrja e gjykat\u00ebs p\u00ebr hetime t\u00eb paplota, pasi n\u00eb vendimin e tij kishte interpretuar vler\u00ebn e provave.<\/p>\n<p>Subjekti u shpreh se kishte pasur bindjen se ballafaqimi nuk do t\u00eb sillte risi dhe se k\u00ebshtu kishte ndodhur. Sipas tij, n\u00eb vijim gjykata e ka pranuar k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr pushim, edhe pse nuk ka paraqitur arsyetim ligjor p\u00ebr dh\u00ebnien e nj\u00eb vendimi ndryshe nga hera e m\u00ebparshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen tjet\u00ebr, Pano sqaroi se personat e kall\u00ebzuar ishin marr\u00eb t\u00eb pandehur dhe se ishte kryer bashkim me nj\u00eb dosje q\u00eb po hetohej nga nj\u00eb prokuror tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurori Pano k\u00ebrkoi konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 24 n\u00ebntor, n\u00eb or\u00ebn 09:30.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebshilltari ligjor pran\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, KLP, Erion Pano u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 22 n\u00ebntor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr balancat negative t\u00eb konstatuara p\u00ebr kursimet q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e nj\u00eb pjese t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb nj\u00eb apartamenti, si dhe p\u00ebr situat\u00ebn [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70634,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,115],"tags":[234,118,119],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/erion-Pano-pas-seances.jpg","fifu_image_alt":"K\u00ebshilltari ligjor i KLP, Erion Pano pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj.","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70633"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70633"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70633\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70635,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70633\/revisions\/70635"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70634"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70633"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70633"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70633"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}