{"id":70645,"date":"2022-11-21T18:35:44","date_gmt":"2022-11-21T17:35:44","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-markelian-koca-perballet-me-vetingun\/2022\/11\/21\/"},"modified":"2023-04-06T14:49:13","modified_gmt":"2023-04-06T12:49:13","slug":"gjyqtari-markelian-koca-perballet-me-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-markelian-koca-perballet-me-vetingun\/2022\/11\/21\/","title":{"rendered":"Gjyqtari Markelian Ko\u00e7a p\u00ebrballet me vetingun"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari Markelian Ko\u00e7a i Gjykat\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit u p\u00ebrballet t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 21 n\u00ebntor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb nga familja e origjin\u00ebs n\u00eb vitin 1999, pasuri q\u00eb ai e ka p\u00ebrdorur deri n\u00eb krijimin e familjes s\u00eb tij, p\u00ebr nj\u00eb automjet si dhe nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb gjykuar prej tij.<\/p>\n<p>Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Xhensila Pinen dhe an\u00ebtare Suela Zhegun. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Francesco Ciardi.<\/p>\n<p>Markelian Ko\u00e7a e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb si ndihm\u00ebsgjyqtar n\u00eb vitin 1995 dhe prej vitit 2000 ai e ushtron funksionin si gjyqtar pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur probleme p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 130 m2 n\u00eb Durr\u00ebs n\u00eb vitin 2016 p\u00ebr vler\u00ebn 75 mij\u00eb euro, paguar me kursimet e tij dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb shumat 14 mij\u00eb euro dhe 21 mij\u00eb euro, si dhe t\u00eb nj\u00eb kredie 40 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, KPK ka konstatuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 291 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2008, me burime krijimi t\u00eb deklaruara kursimet e tij dhe t\u00eb familjes s\u00eb origjin\u00ebs. Pine konstatoi mosp\u00ebrputhje dhe n\u00eb \u00e7mimin e deklaruar n\u00eb vitin 2003 n\u00eb shum\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb, me at\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d n\u00eb vler\u00ebn 470 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtari Ko\u00e7a e cil\u00ebsoi mosp\u00ebrputhjen n\u00eb deklarimin e vler\u00ebs s\u00eb automjetit si nj\u00eb gabim material t\u00eb tijin. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai pretendoi se kishte pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie me kursimet nga t\u00eb ardhurat nga pagat e tij, q\u00eb ishin administruar nga n\u00ebna e tij. Ko\u00e7a tha se familja e tij e ka pasur mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj shume.<\/p>\n<p>\u201cMakina \u00ebsht\u00eb pasuria ime e par\u00eb. Kam filluar pun\u00eb si ndihm\u00ebsgjyqtar n\u00eb vitin 1995 dhe si gjyqtar n\u00eb vitin 2000. Un\u00eb nuk kam deklaruar kursime, por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se n\u00ebna nuk mund t\u00eb kishte kursyer,\u201d v\u00ebrejti ai dhe theksoi se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb jetonte me prind\u00ebrit dhe nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb ardhurave t\u00eb tij administroheshin nga ata.<\/p>\n<p>Po ashtu, Ko\u00e7a pohoi se kjo ishte e vetmja balanc\u00eb negative e konstatuar gjat\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb rivler\u00ebsimit, 2003-2016.<\/p>\n<p>Komisioni i ka kaluar subjektit barr\u00eb prove p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve financiare t\u00eb nj\u00eb apartamenti t\u00eb porosituar nga babai i tij n\u00eb vitin 1999, banes\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur prej gjyqtarit Ko\u00e7a deri n\u00eb krijimin e familjes s\u00eb tij. Po ashtu, iu evidentua se kjo pasuri nuk ishte pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri, Ko\u00e7a sqaroi se kishte hequr dor\u00eb nga e drejta e trash\u00ebgimis\u00eb ligjore. Ai pretendoi se nuk e kishte sh\u00ebnuar k\u00ebt\u00eb apartament n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, pasi nuk kishte asnj\u00eb lloj t\u00eb drejte mbi t\u00eb. Ko\u00e7a v\u00ebrejti se k\u00ebt\u00eb pasuri nuk e kishte shmangur nga kontrolli pasi e kishte deklaruar prej vitit 2003 e n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>Ai shpjegoi se kishte jetuar n\u00eb at\u00eb apartament disa vite me prind\u00ebri dhe pretendoi se ishte vet\u00ebm p\u00ebrdorim i pasuris\u00eb dhe jo huap\u00ebrdorje, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk i lindnin t\u00eb drejta. Sipas Ko\u00e7\u00ebs, nuk b\u00ebhej fjal\u00eb as p\u00ebr pasuri t\u00eb dhuruar dhe n\u00eb kushtet q\u00eb kishte hequr dor\u00eb nga pjesa e trash\u00ebgimis\u00eb ligjore, nuk mund t\u2019i kalohej barr\u00eb prove p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar burimet e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie. Ko\u00e7a i bazoi argumentet e tij n\u00eb jurispudenc\u00ebn e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht k\u00ebtij q\u00ebndrimi, ai tha se familja e origjin\u00ebs kishte pasur burime financiare t\u00eb ligjshme t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 1999 apartamentin n\u00eb Durr\u00ebs kundrejt shum\u00ebs rreth 25,400 USD. Ai v\u00ebrejti se kishte dor\u00ebzuar si prova mandat pagesat p\u00ebr likujdimin e k\u00ebtij apartamenti t\u00eb prind\u00ebrve si dhe dokumentacion p\u00ebr t\u00eb ardhurat e tyre dhe t\u00eb v\u00ebllait emigrant n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>Ko\u00e7a theksoi se kishte vendosur n\u00eb dispozicion t\u00eb Komisionit dokumentacion ligjor q\u00eb v\u00ebrtetonte pun\u00ebsimin e v\u00ebllait n\u00eb Itali p\u00ebr periudh\u00ebn 1996-2000 dhe t\u00eb ardhurat e tij. Sipas subjektit, v\u00ebllai ka pasur mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb kursente shum\u00ebn 4.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ai shtoi se prind\u00ebrit kishin p\u00ebrdorur si burim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri edhe t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr n\u00eb shum\u00ebn 1.4 milion\u00eb lek\u00eb si dhe pagat e tyre. \u201cFamilja ime ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti,\u201d theksoi gjyqtari.<\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Kasifikuar, DSIK ka dor\u00ebzuar fillimisht raport pozitiv p\u00ebr gjyqtarin Ko\u00e7a, por n\u00eb vijim i ka p\u00ebrcjell\u00eb Komisionit informacione ku ngriheshin dyshime se subjekti mund t\u00eb kishte favorizuar nj\u00eb pal\u00eb nd\u00ebrgjyq\u00ebse.<\/p>\n<p>Pine v\u00ebrejti se nga verifikimi i \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb fjal\u00eb ishte konstatuar se subjekti kishte pushuar \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr shkak t\u00eb mosparaqitjes n\u00eb gjykim t\u00eb pal\u00ebs padit\u00ebse dhe se vendimarrja e tij kishte marr\u00eb form\u00eb t\u00eb prer\u00eb. \u201cNuk v\u00ebrtetohen informacionet e DSIK-s\u00eb\u201d, pohoi relatorja Pine.<\/p>\n<p>KPK nuk ka gjetur probleme n\u00eb tre dosjet e dor\u00ebzuara nga subjekti dhe n\u00eb pes\u00eb t\u00eb shortuarat. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Ko\u00e7\u00ebs iu k\u00ebrkuan shpjegime p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb denoncuar nga publiku lidhur me dyshimet p\u00ebr favorizimin e sekretarit t\u00eb tij, shtetasit G.Gj si pal\u00eb n\u00eb gjykim.<\/p>\n<p>Gjyqtari Ko\u00e7a shpjegoi se kishte vler\u00ebuar se n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje nuk ishte gjendur n\u00eb kushtet e heqjes dor\u00eb, as sipas kritereve t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb legjislacion, as n\u00eb ato t\u00eb paparashikuara p\u00ebr konfliktin n\u00eb dukje t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Subjekti shpjegoi se nuk ka nxjerr\u00eb asnj\u00eb dokument n\u00eb lidhje me shtetasin G.Gj., pasi nuk ka qen\u00eb kryetar i gjykat\u00ebs n\u00eb periudh\u00ebn kur ai person \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar apo larguar nga detyra. Sipas Ko\u00e7\u00ebs, kur ishte regjistruar \u00e7\u00ebshtja me pal\u00eb shtetasin G.Gj, ky i fundit nuk punonte m\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb. Po ashtu, subjekti theksoi se G.Gj. nuk kishte qen\u00eb sekretar gjyq\u00ebsor i asnj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb kishte shqyrtuar dhe se nuk kishin pasur miq\u00ebsi. \u201cV\u00ebrtetoj se nuk ka pasur marr\u00ebdh\u00ebnie var\u00ebsie me k\u00ebt\u00eb shtetas,\u201d deklaroi ai.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, gjyqtari Markelian Ko\u00e7a k\u00ebrkoi konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 22 n\u00ebntor, n\u00eb or\u00ebn 13:45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari Markelian Ko\u00e7a i Gjykat\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit u p\u00ebrballet t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 21 n\u00ebntor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb nga familja e origjin\u00ebs n\u00eb vitin 1999, pasuri q\u00eb ai e ka p\u00ebrdorur deri n\u00eb krijimin e familjes s\u00eb tij, [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70646,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,115],"tags":[180,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/Markelian-Koca-pas-seances-degjimore.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Markelian Ko\u00e7a pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70645"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70645"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70645\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70647,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70645\/revisions\/70647"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70646"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70645"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70645"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70645"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}