{"id":70648,"date":"2022-11-21T17:27:26","date_gmt":"2022-11-21T16:27:26","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/bashkeshorti-i-gjyqtares-viola-canaj-jep-shpjegime-per-burimet-e-nje-apartamenti\/2022\/11\/21\/"},"modified":"2023-04-06T14:49:18","modified_gmt":"2023-04-06T12:49:18","slug":"bashkeshorti-i-gjyqtares-viola-canaj-jep-shpjegime-per-burimet-e-nje-apartamenti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/bashkeshorti-i-gjyqtares-viola-canaj-jep-shpjegime-per-burimet-e-nje-apartamenti\/2022\/11\/21\/","title":{"rendered":"Bashk\u00ebshorti i gjyqtares Viola Canaj jep shpjegime p\u00ebr burimet e nj\u00eb apartamenti"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja Viola Canaj e Gjykat\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs nuk u paraqit n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 21 n\u00ebntor n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK. Ajo u p\u00ebrfaq\u00ebsua nga bashk\u00ebshorti i saj, avokati Kreshnik Ziaj, i cili sqaroi se gjyqtarja Canaj nuk ishte paraqitur p\u00ebr arsye sh\u00ebndet\u00ebsore. Ziaj dha shpjegime dhe kund\u00ebrshtoi barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb si dhe dha shpjegime t\u00eb p\u00ebrmbledhura p\u00ebr gjetjet p\u00ebr profesionalizmin. Gjyqtarja Canaj u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Trupa e KPK q\u00eb po kryen procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr gjyqtaren Canaj kryesohet nga Roland Ilia, me relatore Brunilda Bekteshin dhe an\u00ebtare Pamela Qirkon. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhgueses nd\u00ebrkomb\u00ebtare ishte e pranishme Marie Tuma.<\/p>\n<p>Viola Canaj p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2006 dhe pas nj\u00eb periudhe stazhi n\u00eb Gjykat\u00ebn e Durr\u00ebsit, u em\u00ebrua n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Vlor\u00eb, ku vazhdon ta ushtroj\u00eb edhe aktualisht funksionin.<\/p>\n<p>P\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti\u00a0 me sip\u00ebrfaqe 78 m2 n\u00eb Vlor\u00eb kundrejt vler\u00ebs 32 mij\u00eb euro, Canaj ka deklaruar si burime krijimi kursimet e t\u00eb fejuarit (bashk\u00ebshorti aktual) n\u00eb vler\u00ebn 10 mij\u00eb euro, kursimet e saj n\u00eb shum\u00ebn 2500 euro dhe kredi 20 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Nga hetimi Komisionit ka rezultuar se vlera 10 mij\u00eb euro \u00ebsht\u00eb shlyer nga bashk\u00ebshorti i subjektit n\u00eb vitin 2007, para lidhjes ligjore t\u00eb martes\u00ebs. Canaj ka shpjeguar se burim i shum\u00ebs 10 mij\u00eb euro jan\u00eb t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit dhe familjes s\u00eb tij t\u00eb origjin\u00ebs.<\/p>\n<p>Relatorja Bekteshi sqaroi se KPK nuk ka konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn e burimeve t\u00eb shum\u00ebs 10 mij\u00eb euro t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit nga nj\u00eb shoqat\u00eb e minifutbollit, pasi nuk kan\u00eb rezultuar kreditime p\u00ebr pag\u00ebn apo honoraret. Po ashtu, nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb ardhurat e deklaruara si t\u00eb p\u00ebrfituara nga shitja e nj\u00eb automjeti prej bashk\u00ebshortit, pasi nuk \u00ebsht\u00eb depozituar kontrata e blerjes s\u00eb asaj makine.<\/p>\n<p>KPK i ka kaluar Canajt barr\u00eb prove p\u00ebr pamund\u00ebsi t\u00eb bashk\u00ebshortit p\u00ebr t\u00eb kursyer vler\u00ebn 10 mij\u00eb euro para lidhjes s\u00eb martes\u00ebs mes tyre dhe p\u00ebr pasoj\u00eb pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb t\u00eb apartamentit n\u00eb vitin 2007. Si pasoj\u00eb e mosp\u00ebrfshirjes s\u00eb vler\u00ebs 10 mij\u00eb euro, ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn rreth 700 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr kursimin e shum\u00ebs 2500 euro nga ana e gjyqtares Canaj. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioni nuk ka gjetur probleme n\u00eb shlyerjen e pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb apartamentit me an\u00eb t\u00eb kredis\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 20 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Komisioni ka gjetur mosp\u00ebrputhje lidhur me vler\u00ebn dhe sip\u00ebrfaqen e apartamentit t\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb kontrat\u00ebn e porosis\u00eb me at\u00eb n\u00eb kontrat\u00ebn e shitjes. Bekteshi deklaroi se n\u00eb vitin 2017 kur \u00ebsht\u00eb lidhur kontrata e shitjes, \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar me pal\u00ebn shit\u00ebse nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale ku p\u00ebrcaktohet se \u00e7mimi \u00ebsht\u00eb ndryshuar p\u00ebr shkak t\u00eb ndryshimit t\u00eb sip\u00ebrfaqes s\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 166 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2012 p\u00ebr \u00e7mimin 3000 euro. Si burime krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie subjekti ka deklaruar t\u00eb ardhurat nga pagat e saj e t\u00eb bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme paraprake, Komisioni ka konstatuar balanc\u00eb negative totale n\u00eb vler\u00ebn 1.6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Avokati Kreshnik Ziaj e kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn financiare t\u00eb Komisionit. Ai u shpreh se n\u00eb analizat e viteve 2007, 2009 dhe 2013 kur ishin konstatuar balanca negative, kishte disa pasakt\u00ebsi. Sipas Ziajt, shpenzimet jetike t\u00eb bashk\u00ebshortes n\u00eb vitin 2007 duhet t\u00eb konsiderohen n\u00eb mas\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, pasi ajo ka filluar bashk\u00ebjetes\u00ebn kur ka lidhur martes\u00ebn, n\u00eb vitin 2008. Po ashtu, k\u00ebrkoi t\u00eb mos p\u00ebrllogariten shpenzimet e tij p\u00ebr studimet deri n\u00eb vitin 2007, pasi ishte b\u00ebr\u00eb subjekt deklarues n\u00eb 2008-\u00ebn, kur kishte filluar bashk\u00ebsia ligjore.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Ziaj k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb mos i kalohej bashk\u00ebshortes barr\u00eb prove p\u00ebr pages\u00ebn 10 mij\u00eb euro t\u00eb kryer prej tij p\u00ebrpara martes\u00ebs dhe si argument p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pretendim solli n\u00eb v\u00ebmendje praktik\u00ebn e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA. \u201cK\u00ebshtu q\u00eb analiza financiare del pozitive 705 mij\u00eb lek\u00eb\u201d, deklaroi Ziaj.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb uleshin shpenzimet e vitit 2008, pasi n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb s\u00eb bashku me bashk\u00ebshorten dhe djalin kishin jetuar tek prind\u00ebrit e tij, t\u00eb cil\u00ebt kishin mbuluar shpenzimet jetike. P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i subjektit tha se, duhej q\u00eb Komisioni t\u00eb shp\u00ebrndante n\u00eb vite n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb proporcionale shpenzimet p\u00ebr mobilimin e apartamentit.<\/p>\n<p>Sipas avokatit, Komisioni duhet t\u00eb rishikoj\u00eb edhe shpenzimet e p\u00ebrllogaritura n\u00eb periudh\u00ebn kur kan\u00eb udh\u00ebtuar dhe q\u00ebndruar jasht\u00eb vendit. Ai theksoi se nuk mund t\u00eb p\u00ebrllogariten dy shpenzime, edhe ato jetike n\u00eb Shqip\u00ebri, edhe ato t\u00eb TIMS-it.<\/p>\n<p>\u201cDiferencat negative jan\u00eb si pasoj\u00eb e mosllogaritjes s\u00eb vler\u00ebs 10 mij\u00eb euro p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk duhet ngarkuar subjekti me barr\u00eb prove, pasi nuk kishte lindur bashk\u00ebsia ligjore. Shpenzimet jasht\u00eb shtetit, ato jetike dhe p\u00ebr mobilimin duhet t\u00eb rishikohen. Nuk ka shkaqe objektive p\u00ebr t\u00eb ngarkuar me mas\u00eb disiplinore subjektin p\u00ebr pasurit\u00eb e krijuara nga bashk\u00ebshorti para martese\u201d, deklaroi Ziaj duke theksuar se rezultonte me balanc\u00eb pozitive.<\/p>\n<p>I pyetur nga Bekteshi lidhur me mosp\u00ebrputhjet e konstatuara p\u00ebr \u00e7mimin dhe sip\u00ebrfaqen e apartamentit, Ziaj shpjegoi se kur e kishin marr\u00eb banes\u00ebn n\u00eb dor\u00ebzim kishin konstatuar se sip\u00ebrfaqja ishte 78 m2 dhe jo 84 m2, sa ishte p\u00ebrcaktuar fillimisht. Sipas tij, konflikti kishte zgjatur p\u00ebr 7 vjet.<\/p>\n<p>Canaj u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs. Po ashtu, K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor ka depozituar raport pozitiv p\u00ebr aspektin profesional t\u00eb gjyqtares Viola Canaj. KPK nuk ka gjetur probleme edhe n\u00eb tre \u00e7\u00ebshtjet e p\u00ebrzgjedhura nga subjekti dhe n\u00eb pes\u00eb t\u00eb shortuarat.<\/p>\n<p>N\u00eb Komision jan\u00eb depozituar pes\u00eb denoncime nga publiku, nga t\u00eb cilat tre raste kan\u00eb rezultuar pa probleme, nd\u00ebrsa subjekti \u00ebsht\u00eb pyetur p\u00ebr pretendimet e dy prej denoncimeve.<\/p>\n<p>Bekteshi evidentoi se bazuar n\u00eb informacionet e b\u00ebra publike n\u00eb emisionin \u201cStop\u201d, \u00ebsht\u00eb administruar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me nj\u00eb t\u00eb pandehur p\u00ebr \u201cngacmim seksual\u201d, p\u00ebr t\u00eb cilin subjekti ka z\u00ebvend\u00ebsuar mas\u00ebn e siguris\u00eb, nga \u201carrest n\u00eb burg\u201d n\u00eb \u201carrest sht\u00ebpie\u201d.<\/p>\n<p>Lidhur me denoncimet publiku, Ziaj k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb mbahet parasysh numri i ul\u00ebt i tyre, krahasuar me koh\u00ebn e gjat\u00eb t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb subjektit. \u201cNuk mund t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb rivler\u00ebsimin profesional\u201d, pohoi ai.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, avokati Ziaj k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, gjyqtares Viola Canaj. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 23 n\u00ebntor, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja Viola Canaj e Gjykat\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs nuk u paraqit n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 21 n\u00ebntor n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK. Ajo u p\u00ebrfaq\u00ebsua nga bashk\u00ebshorti i saj, avokati Kreshnik Ziaj, i cili sqaroi se gjyqtarja Canaj nuk ishte paraqitur p\u00ebr arsye sh\u00ebndet\u00ebsore. Ziaj dha shpjegime dhe kund\u00ebrshtoi barr\u00ebn e prov\u00ebs [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70649,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,115],"tags":[148,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/Ziaj-ne-seance.jpg","fifu_image_alt":"P\u00ebrfaq\u00ebsuesi ligjor i gjyqtares Viola Canaj, nj\u00ebherazi bashk\u00ebshorti i saj, Kreshnik Ziaj n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70648"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70648"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70648\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70650,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70648\/revisions\/70650"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70649"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70648"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70648"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70648"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}