{"id":70666,"date":"2022-11-18T16:41:21","date_gmt":"2022-11-18T15:41:21","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-me-tre-mendime-te-ndryshme-per-rivleresimin-e-rilinda-selimit\/2022\/11\/18\/"},"modified":"2023-04-06T14:49:58","modified_gmt":"2023-04-06T12:49:58","slug":"kpa-me-tre-mendime-te-ndryshme-per-rivleresimin-e-rilinda-selimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-me-tre-mendime-te-ndryshme-per-rivleresimin-e-rilinda-selimit\/2022\/11\/18\/","title":{"rendered":"KPA me tre mendime t\u00eb ndryshme p\u00ebr rivler\u00ebsimin e Rilinda Selimit"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Administrativ, Rilinda Selimi u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK m\u00eb 14 dhjetor 2020, por pas ankimit t\u00eb Institucionit t\u00eb Komisioner\u00ebve Publik\u00eb, nuk arriti t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA testin p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs. M\u00eb her\u00ebt, Komisioni dhe Kolegji larguan nga detyra bashk\u00ebshortin subjektit, ish-gjyqtarin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, po p\u00ebr shkak t\u00eb kontakteve t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me nj\u00eb person t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar.<\/p>\n<p>Trupa e Kolegjit e kryesuar nga Sokol \u00c7omo, me relatore Rezarta Schuetz dhe an\u00ebtar\u00eb Albana Shtylla, Natasha Mulaj e Mimoza Tasi jan\u00eb bashkuar n\u00eb vendimarrjen p\u00ebrfundimtare p\u00ebr ndryshimin e vendimit t\u00eb Komisionit dhe shkarkimin e gjyqtares Rilinda Selimi p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin e figur\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jan\u00eb ndar\u00eb lidhur me pasurin\u00eb dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>Mulaj dhe Tasi kan\u00eb paraqitur mendime paralel ku kund\u00ebrshtojn\u00eb konkluzionin e shumic\u00ebs se vjehrri i subjektit, me t\u00eb cilin rezultojn\u00eb bashk\u00ebpronar\u00eb n\u00eb nj\u00eb aset nuk \u00ebsht\u00eb person tjet\u00ebr i lidhur. Ato argumentojn\u00eb se shumica nuk i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbajtur legjislacionit dhe jurispudenc\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb Kolegjit, kur ka dal\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb konkluzion.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pasi Komisioni konfirmimoi n\u00eb detyr\u00eb Rilinda Selimin, Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit, ONM rekomandoi apelimin e vendimit, duke arsyetuar se KPK nuk kishte hetuar apo kishte hetuar sip\u00ebrfaq\u00ebsisht disa prej problemeve t\u00eb gjyqtares q\u00eb preknin t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit. Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rekomandim, ish-komisioneri Darjel Sina kreu ankimin n\u00eb Kolegj duke k\u00ebrkuar l\u00ebninen n\u00eb fuqi ose ndryshimin e vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb Kolegj, z\u00ebvend\u00ebsuesja e Sin\u00ebs, komisionerja Irena Nino k\u00ebrkoi shkarkimin e Selimit me pretendimin se subjekti nuk arrinte nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb dhe t\u00eb figur\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Shkarkimi p\u00ebr figur\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb ankim k\u00ebrkohej q\u00eb t\u00eb analizoheshin rrethanat ligjore q\u00eb cil\u00ebsojn\u00eb ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb kontakti t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm n\u00eb kushtet kur n\u00eb rivler\u00ebsimin e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit, Shk\u00eblzen Selimi, kishte rezultuar i provuar kontakti i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb me krimin e organizuar.<\/p>\n<p>Komisioni nuk gjeti probleme n\u00eb figur\u00ebn e gjyqtares Selimi pasi vendosi t\u00eb mos administronte materiale t\u00eb dosjes s\u00eb procesit t\u00eb vetingut t\u00eb kryer p\u00ebr bashk\u00ebshortin e saj.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb Kolegj, ish-gjyqtarja Rilinda Selimi i kund\u00ebrshtoi si t\u00eb pabazuara shkaqet e ankimit duke theksuar se \u201crrethanat e hetuara dhe provuara gjat\u00eb hetimit, d\u00ebshmojn\u00eb integritetin e saj t\u00eb pacenuar\u201d.<\/p>\n<p>Duke analizuar pretendimet e Komisioner\u00ebve Publik\u00eb, akteve n\u00eb fashikull, provave t\u00eb sjella dhe pretendimeve t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, trupi gjykues i Kolegjit konkludon se Selimi nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb kontrollin e figur\u00ebs, p\u00ebr shkak se ka kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme t\u00eb personit t\u00eb lidhur dhe t\u00eb asaj vet\u00eb, me nj\u00eb person t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar, shtetasin F.D..<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb Kolegjit evidentohet se kur bashk\u00ebshorti i subjektit, ish-gjyqtari Shk\u00eblzen Selimi kur \u00ebsht\u00eb pyetur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb direkte nga Komisioni, e ka karakterizuar lidhjen e tij me shtetasin F. D. si miq\u00ebsi familjare, afatgjat\u00eb, t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb e q\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera, p\u00ebrfshinte udh\u00ebtime me familjet, festa familjare e p\u00ebrvjetor\u00eb. \u201cN\u00eb disa raste, kemi udh\u00ebtuar jasht\u00eb shtetit t\u00eb dy, dhe n\u00eb nj\u00eb rast, me familjet, n\u00eb Gjermani, n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2013 [&#8230;]\u201d, ka deklaruar nd\u00ebr t\u00eb tjera ish-gjyqtari Selimi.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, KPA sjell n\u00eb v\u00ebmendje faktin se udh\u00ebtimi n\u00eb Gjermani n\u00eb vitin 2013 me familjet e F.D. \u00ebsht\u00eb deklaruar edhe nga vet\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit, ndon\u00ebse n\u00eb nj\u00eb kontekst tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, trupi gjykues i Kolegjit i cil\u00ebson jo bind\u00ebse pretendimet e subjektit p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie q\u00eb nuk e ka p\u00ebrfshir\u00eb at\u00eb dhe se p\u00ebr rrjedhoj\u00eb p\u00ebrmbush testin e standardit t\u00eb komunikimit \u201crast\u00ebsor\u201d.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto konstatime, KPA e cil\u00ebson konkluzionin e Komisionit t\u00eb bazuar mbi nj\u00eb interpretim arbitrar t\u00eb fakteve t\u00eb pakontestueshme dhe t\u00eb gabuar dhe ka \u00e7muar se ish-gjyqtarja Selimi rezultoi me probleme serioze gjat\u00eb kontrollit t\u00eb figur\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb kontaktit t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm me nj\u00eb person t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar.<\/p>\n<p><strong>Mendimet ndryshe p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Lidhur me burimet e krijimit t\u00eb nj\u00eb pike sh\u00ebrndarjesh karburanti n\u00eb Vlor\u00eb, Komisioni ka konkluduar se familja e Selimit ka pasur balanc\u00eb negative prej 179 mij\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb vitin 2013 p\u00ebr t\u00eb kryer pagesat p\u00ebr pjes\u00ebn takuese prej 50% t\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsis\u00eb, si dhe p\u00ebr shpenzimet e tjera, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb gjetur penalizuese. P\u00ebr vjehrrin e subjektit bashk\u00ebpronar n\u00eb k\u00ebt\u00eb asset, ka vler\u00ebsuar se nuk \u00ebsht\u00eb person tjet\u00ebr i lidhur, meqen\u00ebse nuk paraqitet n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e huadh\u00ebn\u00ebsit apo dhuruesit. Megjithat\u00eb, KPK ka kryer llogaritje t\u00eb vjehrrit, prej nga i ka rezultuar mjaftueshm\u00ebri financiare p\u00ebr gjysm\u00ebn e tij t\u00eb investimit.<\/p>\n<p>Komisioneri Sina pretendoi n\u00eb ankim se KPK nuk ka kryer hetim t\u00eb plot\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb dy burimeve t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi t\u00eb familjes s\u00eb subjektit dhe vjehrrit t\u00eb saj \u2013 konkretisht p\u00ebr t\u00eb ardhurat q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn 101 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2013 nga ana e babait t\u00eb bashk\u00ebshortit, shtetasit K.S., si dhe p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e familjes s\u00eb subjektit p\u00ebr kursimin e shum\u00ebs 10 mij\u00eb euro t\u00eb paguar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pron\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Komisioner\u00ebve, vjehrri \u00ebsht\u00eb person i lidhur me Selimin p\u00ebr shkak t\u00eb shtat\u00eb element\u00ebve, konkretisht p\u00ebr bashk\u00ebinvestimin n\u00eb pik\u00ebn e shp\u00ebrndarjes s\u00eb karburanteve; dy hua, nj\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 5140 euro dhe tjetr\u00ebn n\u00eb vler\u00ebn 42 mij\u00eb e 500 euro q\u00eb bashk\u00ebshorti i subjektit i ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb atit; vendosja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Kruj\u00eb nga vjehrri si kolateral p\u00ebr nj\u00eb kredi bankare t\u00eb p\u00ebrfituar nga bashk\u00ebshort\u00ebt Selimi n\u00eb vitin 2008; fakti se vjehrri paraqitet n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebdebitorit n\u00eb kontrat\u00ebn e nj\u00eb huaje t\u00eb marr\u00eb p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie; bashk\u00ebshorti i subjektit dhe babai i tij kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb me qira pik\u00ebn e karburanteve dhe t\u00eb ardhurat e gjeneruara jan\u00eb depozituar n\u00eb llogarin\u00eb e tyre t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt; si dhe p\u00ebr faktin se gjyqtarja Selimi e ka pasqyruar vjehrrin si person t\u00eb lidhur n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb parashtrimet e saj n\u00eb Kolegj, Selimi kund\u00ebrshtoi arsyetimin e Komisionerit, q\u00eb u gjet i drejt\u00eb edhe nga shumica e Kolegjit e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kryesuesi Sokol \u00c7omo, relatorja Rezarta Schuetz dhe an\u00ebtarja Albana Shtylla.<\/p>\n<p>\u201cTrupi gjykues i Kolegjit sjell n\u00eb v\u00ebmendje se leximi harmonik i dispozitave ligjore, zbatuar n\u00eb rrethanat faktike konkrete, tregon se z. K. S., pavar\u00ebsisht nga cil\u00ebsia e nd\u00ebrmarr\u00eb si bashkinvestitor me personin e lidhur me subjektin, nuk p\u00ebrmbush kushtet p\u00ebr t\u2019u cil\u00ebsuar si person tjet\u00ebr i lidhur me subjektin e rivler\u00ebsimit. Z. K. S. nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb dhurues apo huadh\u00ebn\u00ebs n\u00eb krijimin e k\u00ebsaj pasurie\u201d, argumenton shumica dhe e ka rr\u00ebzuar k\u00ebt\u00eb shkak t\u00eb ankimit. Shumica, ashtu si edhe Komisioni nuk kan\u00eb gjetur shkaqe penalizuese gjat\u00eb analizimit t\u00eb burimeve t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Natasha Mulaj n\u00eb mendimin e saj ndryshe, \u00e7mon se procedura p\u00ebr procesin e rivler\u00ebsimit duhej t\u00eb kishte vazhduar konform ligjit p\u00ebr vler\u00ebsimin e kriterit t\u00eb pasuris\u00eb, sipas shkaqeve t\u00eb ankimit t\u00eb ngritura nga Komisioneri Publik.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00ebndrimi im kund\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, s\u00eb pari \u00ebsht\u00eb logjika absurde e p\u00ebrdorur nga shumica, lidhur me interpretimin q\u00eb ata i b\u00ebjn\u00eb n\u00eb rastin konkret personit tjet\u00ebr t\u00eb lidhur. Nga aktet n\u00eb dosjen gjyq\u00ebsore, konstatoj marr\u00ebdh\u00ebnie interesi pasuror t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, znj. Rilinda Selimi, dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, me vjehrrin e subjektit z. K. S., duke e klasifikuar k\u00ebshtu, k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e \u2018personit tjet\u00ebr t\u00eb lidhur\u2019\u201d, konstaton Mulaj.<\/p>\n<p>Sipas saj, lidhja e interesit pasuror dhe e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb tjera t\u00eb biznesit rezultojn\u00eb t\u00eb provuara p\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave faktike t\u00eb evidentuara qart\u00ebsisht n\u00eb ankimin e depozituar nga Komisioneri Publik dhe rendit t\u00eb shtat\u00eb element\u00ebt e evidentuar n\u00eb ankim.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]T\u00eb gjitha k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie interesi mes subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, znj. Rilinda Selimi, dhe vjehrrit t\u00eb saj, z. K. S., e kualifikojn\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit automatikisht sipas ligjit, n\u00eb person tjet\u00ebr t\u00eb lidhur, fakte q\u00eb nuk u konsideruan t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr shumic\u00ebn\u201d, vler\u00ebson Mulaj dhe v\u00ebren se shumica \u201cnuk mund t\u00eb mohoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e interesit mes tyre, t\u00eb deklaruara n\u00eb deklaratat periodike dhe deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb \u2018veting\u2019, nga vet\u00eb subjekti, t\u00eb provuara me dokumentacion ligjor\u201d. Sipas Mulajt, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rqast shumica nuk i ka q\u00ebndruar as jurispudenc\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb Kolegjit.<\/p>\n<p>Edhe an\u00ebtarja Mimoza Tasi ndan t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim si Mulaj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. \u201c[\u2026]P\u00ebr sa koh\u00eb nga aktet e depozituara n\u00eb fashikullin e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb ardhur nga Komisioni, si dhe nga provat e administruara n\u00eb Kolegj, rezulton e provuar q\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnia e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe e personit t\u00eb lidhur (bashk\u00ebshortit), me personin e lidhur (vjehrrin), \u00ebsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie investimi q\u00eb ka si q\u00ebllim krijimin e fitimit dhe t\u00eb t\u00eb ardhurave, e konsideroj si nj\u00eb lidhje p\u00ebr interesa pasuror\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb merr cil\u00ebsimin e personit tjet\u00ebr t\u00eb lidhur dhe, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, edhe vjehrri i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit duhej t\u00eb justifikonte ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb krijimit t\u00eb pasurive\u201d, arsyeton Tasi dhe vler\u00ebson se babai i bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit duhej t\u00eb konsiderohej edhe si person i lidhur, edhe si person tjet\u00ebr i lidhur dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb n\u00eb t\u00eb dyja rastet, duhet t\u00eb justifikonte ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve dhe t\u00eb krijimit t\u00eb pik\u00ebs s\u00eb karburanteve n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Tasit, n\u00ebse do t\u00eb ishte kryer vler\u00ebsimi i t\u00eb gjitha akteve t\u00eb ndodhura n\u00eb dosje dhe fakteve e provave t\u00eb depozituara nga subjekti i rivler\u00ebsimit gjat\u00eb gjykimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes si n\u00eb Komision, edhe n\u00eb Kolegj, duke u konsideruar vjehrri si person tjet\u00ebr i lidhur, Selimi nuk do t\u00eb arrinte nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb vler\u00ebsimin e kriterit t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Q\u00ebndrimi p\u00ebr profesionalizmin<\/strong><\/p>\n<p>Tasi ka dal\u00eb me q\u00ebndrim t\u00eb ndrysh\u00ebm nga shumica edhe n\u00eb vler\u00ebsimin e af\u00ebsive profesionale t\u00eb Selimit.<\/p>\n<p>Komisioneri Sina ka ngritur n\u00eb ankim pretendime mbi ekzistenc\u00ebn e disa rrethanave q\u00eb lidhen me \u00e7\u00ebshtje t\u00eb profesionalizmit dhe etik\u00ebs, konkretisht me mospages\u00ebn e detyrimeve tatimore mbi qirat\u00eb dhe mbi t\u00eb ardhurat nga shitja e makinave; trajtimit preferencial t\u00eb pabarazis\u00eb ndaj ligjit n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ku subjekti ka qen\u00eb pal\u00eb padit\u00ebse; si dhe t\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse komisionerja Nino \u00ebsht\u00eb shprehur se p\u00ebr kriterin e aft\u00ebsive profesionale Selimi kishte arritur t\u00eb provonte se nuk gjendej n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit, gjyqtarja Tasi ve\u00e7on shkakun e ankimit q\u00eb lidhet me trajtim preferencial n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ku ishte pal\u00eb, duke vler\u00ebsuar se duhej t\u00eb ishte trajtuar m\u00eb thell\u00ebsisht n\u00eb drejtim t\u00eb pasojave q\u00eb ai sjell n\u00eb raport me d\u00ebmtimin e imazhit dhe cenimin e besimit t\u00eb publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]Gjykoj se m\u00ebnyra e trajtimit t\u00eb saj, duke pasur cil\u00ebsin\u00eb e gjyqtares dhe koh\u00ebzgjatja e procesit civil t\u00eb iniciuar prej saj, ku rezulton e provuar se n\u00eb periudh\u00ebn 4-mujore, shkurt \u2013 qershor 2017, u zhvilluan 2 procese gjyq\u00ebsore n\u00eb dy shkall\u00eb gjykimi, provojn\u00eb pa asnj\u00eb dyshim nj\u00eb trajtim preferencial nga koleg\u00ebt gjyqtar\u00eb q\u00eb e vendos subjektin e rivler\u00ebsimit n\u00eb kushtet e ushtrimit t\u00eb ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm\u201d, vler\u00ebson Tasi dhe shton se n\u00eb\u00a0 ndryshim nga Komisioni do t\u00eb konsideronte \u201cndikim\u201d nga ana e subjektit, shpejt\u00ebsin\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn u zgjidh n\u00eb gjykat\u00eb mosmarr\u00ebveshja civile ku ajo kishte qen\u00eb pal\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Tasit, rezulton e provuar se ushtrimi i ndikimit t\u0451 subjektit t\u0451 rivler\u0451simit p\u0451r k\u0451t\u0451 rast, \u00e7oi n\u0451 shkelje e tejkalim t\u0451 procedurave p\u0451r zgjidhjen e \u00e7\u0451shtjes brenda nj\u00eb kohe shum\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, jo vet\u0451m n\u0451 shkall\u0451n e par\u0451 t\u0451 gjykimit, por edhe n\u0451 shkall\u0451n e dyt\u0451.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, gjyqtarja Tasi \u00e7mon se Selimi nuk arrin nivel t\u00eb mjaftuesh\u00ebm n\u00eb asnj\u00eb nga kriteret e rivlere\u00ebsimit dhe se ka c\u00ebnuar besimin e publikut te drejt\u00ebsia.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Administrativ, Rilinda Selimi u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK m\u00eb 14 dhjetor 2020, por pas ankimit t\u00eb Institucionit t\u00eb Komisioner\u00ebve Publik\u00eb, nuk arriti t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA testin p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs. M\u00eb her\u00ebt, Komisioni dhe Kolegji larguan nga detyra [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70667,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,115],"tags":[145,107,112,239],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/Rilinda-Selimi-ne-KPA-1.jpg","fifu_image_alt":"Rilinda Selimi n\u00eb KPA | Foto: BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70666"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70666"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70666\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70668,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70666\/revisions\/70668"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70667"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70666"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70666"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70666"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}