{"id":70681,"date":"2022-11-15T12:06:52","date_gmt":"2022-11-15T11:06:52","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpk-demiraj-nuk-justifikoi-plotesisht-investimet-per-ndertimin-e-nje-shtepie\/2022\/11\/15\/"},"modified":"2023-04-06T14:50:39","modified_gmt":"2023-04-06T12:50:39","slug":"vendimi-i-kpk-demiraj-nuk-justifikoi-plotesisht-investimet-per-ndertimin-e-nje-shtepie","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpk-demiraj-nuk-justifikoi-plotesisht-investimet-per-ndertimin-e-nje-shtepie\/2022\/11\/15\/","title":{"rendered":"Vendimi i KPK: Demiraj nuk justifikoi plot\u00ebsisht investimet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sht\u00ebpie"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi m\u00eb 28 shtator 2022 t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra gjyqtaren e Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, Shefkie Mataj (Demiraj), pasi konkludoi pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb burimeve q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer n\u00eb krijimin e dy pasurive, nj\u00eb sht\u00ebpie banimi me 3 kate + papafingo n\u00eb Tiran\u00eb dhe p\u00ebr nj\u00eb automjet. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Demiraj u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe p\u00ebr profesionalizmin.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtaren Demiraj u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Pamela Qirkon dhe an\u00ebtare Valbona Sanxhaktarin.<\/p>\n<p>Shefkie Demiraj e nisi karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1992 dhe punoi p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Tropoj\u00eb. Prej vitit 2006, ajo e ushtroi funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pamund\u00ebsit\u00eb financiare<\/strong><\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb arsyetuar t\u00eb KPK-s\u00eb, Demiraj ka deklaruar nj\u00eb sht\u00ebpi banimi me tre kate + papafingo, t\u00eb nd\u00ebrtuar vet\u00eb n\u00eb vitet 1998 -2012 si dhe truall me sip\u00ebrfaqe 461 m2, n\u00eb Tiran\u00eb. Ajo ka shpjeguar se parcela e tok\u00ebs me sip\u00ebrfaqe 710 m2 ku \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar sht\u00ebpia, \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 1998 nga bashk\u00ebshorti dhe ka dor\u00ebzuar si prov\u00eb kontrat\u00ebn e shbitblerjes s\u00eb asaj periudhe.<\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar se p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb jan\u00eb shpenzuar 20 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb total gjat\u00eb gjith\u00eb viteve, ku 5 milion\u00eb lek\u00eb jan\u00eb investuar nga kunati i ndjer\u00eb, familja e t\u00eb cilit zot\u00ebron katin e par\u00eb.<\/p>\n<p>Si burime krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, Demiraj ka deklaruar shum\u00ebn 800 mij\u00eb lek\u00eb nga shitja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Bajram Curri n\u00eb vitin 2001; t\u00eb ardhurat n\u00eb shum\u00ebn 15 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituara nga ushtrimi i aktivitetit privat nga bashk\u00ebshorti p\u00ebr periudh\u00ebn 1994 \u2013 2000, n\u00eb Tropoj\u00eb, me fush\u00eb veprimtarie \u201ctregtim i artikujve ushqimor\u00eb dhe industriale me shumic\u00eb dhe pakic\u00eb\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr vitet 1997 \u2013 2001 ka ushtruar dhe aktivitetin e grumbullimit dhe shitjeve t\u00eb bim\u00ebve medicinale; t\u00eb ardhura n\u00eb shum\u00ebn 200 mij\u00eb lek\u00eb nga shitja e dyqanit n\u00eb qytetin e Bajram Currit n\u00eb vitin 1999; nga kompensimi i nj\u00eb parcele toke n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb vendimi qeverie t\u00eb vitit 2013 n\u00eb vler\u00ebn rreth 4.7 dhe kompesimin e mbetur 1 milion lek\u00eb n\u00eb 2016-\u00ebn.<\/p>\n<p>Komisioni \u00ebsht\u00eb bindur nga provat dhe shpjegimet e subjektit se kati i par\u00eb i banes\u00ebs n\u00eb vler\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb investuar nga familja e kunatit, q\u00eb aktualisht e zot\u00ebron edhe de jure k\u00ebt\u00eb pasuri. Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb konkluzion, analiza financiare \u00ebsht\u00eb kryer p\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb shpenzimeve n\u00eb shum\u00ebn 15 milion\u00eb lek\u00eb, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson edhe vler\u00ebn e investimit t\u00eb deklaruar nga subjekti.<\/p>\n<p>Sipas KPK, subjekti ka d\u00ebshtuar t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb me dokumentacion ligjor burimin kryesor t\u00eb deklaruar p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie, konkretisht t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit nga aktiviteti tregtar n\u00eb shum\u00ebn 15 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar sqarohet se, bazuar n\u00eb dokumentacionin e administruar rezulton se p\u00ebr periudh\u00ebn mars 1994 \u2013 prill 1997, bashk\u00ebshorti i subjektit ka ushtruar aktivitetin e tij tregtar si person fizik n\u00eb Bajram Curri, Tropoj\u00eb. Por, sipas KPK, nuk provohen me dokumentacion justifikues ligjor t\u00eb ardhurat e deklaruara si t\u00eb realizuara nga ushtrimi i aktivitetit privat, q\u00eb jan\u00eb deklaruar si burim p\u00ebr banes\u00ebn.<\/p>\n<p>Nga analiza paraprake e KPK ka rezultuar balanc\u00eb negative p\u00ebr blerjen e truallit n\u00eb vitin 1998, si dhe p\u00ebr shpenzimet e kryera p\u00ebr nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn deri n\u00eb vitin 2003, si dhe n\u00eb vitet 2007, 2008, 2009 dhe 2011.<\/p>\n<p>Demiraj ka v\u00ebrejtur se shkak p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb konstatuar n\u00eb krijimin e dy pasurive q\u00eb zot\u00ebron lidhet kryesisht me dokumentimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb deklaruara dhe t\u00eb pretenduara si t\u00eb realizuara nga aktiviteti tregtar i bashk\u00ebshortit n\u00eb qytetin e Bajram Currit.<\/p>\n<p>Subjekti \u00ebsht\u00eb fokusuar n\u00eb parashtrimin e rrethanave dhe fakteve mbi kryerjen e aktivitetit tregtar nga bashk\u00ebshorti i saj, si dhe provueshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb ardhurave t\u00eb p\u00ebrfituara nga ky aktivitet. Ajo ka depozituar prova t\u00eb reja dhe duke referuar jurispudenc\u00ebn e institucioneve t\u00eb vetingut, ka argumentuar se duhen zbatuar dispozitat e Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Civile, lidhur me fuqin\u00eb provuese t\u00eb provave shkresore.<\/p>\n<p>Sipas Demirajt, fuqia e provave shkresore p\u00ebrcaktohet drejtp\u00ebrdrejt nga ligji q\u00eb \u00ebsht\u00eb Kodi i Procedur\u00ebs Civile dhe se ndryshe nga proceset e tjera, nuk \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb interpretimi n\u00eb diskrecionin e Komisionit apo t\u00eb Kolegjit. Ajo ka argumentuar se nj\u00eb prov\u00eb shkresore mund t\u00eb kund\u00ebrshtohet n\u00ebse ajo \u00ebsht\u00eb e falsifikuar.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto argumente, Demiraj ka pretenduar se ka fuqi t\u00eb plot\u00eb provuese nj\u00eb shkres\u00eb e d\u00ebrguar nga institucionet tatimore, ku shpjegohet se bashk\u00ebshorti subjektit \u201cnuk ka pasur deklarime t\u00eb ardhurash dhe shpenzimesh, por ato jan\u00eb tatuar me tarifa fikse apo me p\u00ebrqindje xhiroje dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ishte e pamundur t\u00eb p\u00ebrcaktohej sakt\u00eb fitimi neto i realizuar sipas viteve kalendarike\u201d.<\/p>\n<p>Demiraj ka arsyetuar se fakti q\u00eb legjislacioni i koh\u00ebs nuk parashikonte deklarimin e t\u00eb ardhurave dhe shpenzimeve, por vet\u00ebm pagimin e nj\u00eb tarife fikse q\u00eb t\u00eb mund\u00ebsohej nga organet tatimore p\u00ebrllogaritja e fitimit neto, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt juridik q\u00eb nuk mund ta ngarkoj\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi at\u00eb si subjekt rivler\u00ebsimi. Ajo ka sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje edhe jurispudenc\u00ebn e Kolegjit p\u00ebr nj\u00eb rast q\u00eb e ka referuar si t\u00eb ngjash\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, subjekti ka argumentuar se \u00ebsht\u00eb provuar me dokumentacion se bashk\u00ebshorti ka ushtruar aktivitet p\u00ebr periudh\u00ebn 1994 \u2013 1997, kur ai ka k\u00ebrkuar n\u00eb gjykat\u00eb mbylljen e aktivitetit t\u00eb tij p\u00ebr shkak t\u00eb situat\u00ebs shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb q\u00eb ishte krijuar n\u00eb Bajram Curri.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb ka pretenduar se meqen\u00ebse dyqani kishte inventar t\u00eb trash\u00ebguar nga periudhat e m\u00ebparshme, bashk\u00ebshorti ka vijuar p\u00ebrpjekjet e tij p\u00ebr t\u00eb shitur mallin duke marr\u00eb t\u00eb ardhura.<\/p>\n<p>Lidhur me mossigurimin e informacionit t\u00eb plot\u00eb, subjekti ka pretenduar se pavar\u00ebsisht t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjeve t\u00eb bashk\u00ebshortit, ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me nj\u00eb munges\u00eb t\u00eb informacionit, sikurse edhe vet\u00eb Komisioni n\u00eb hetimet e tij &#8211; duke u gjendur k\u00ebshtu n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb objektive p\u00ebr t\u00eb provuar me dokumentacion shuma konkrete t\u00eb ardhurash nga aktiviteti i tij.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim t\u00eb arsyetimit t\u00eb saj, subjekti ka dor\u00ebzuar si prov\u00eb t\u00eb re edhe nj\u00eb aktekspertim privat lidhur me t\u00eb ardhurat e pretenduara nga aktiviteti i bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Pas njohjes me prap\u00ebsimet e subjektit, KPK e vler\u00ebson bind\u00ebs pretendimin e saj se gjendet n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb objektive p\u00ebr t\u00eb siguruar dokumentacion p\u00ebr shumat konkrete t\u00eb p\u00ebrfituara prej bashk\u00ebshortit nga aktiviteti i tij privat.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni v\u00ebren se subjekti i rivler\u00ebsimit ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb siguruar informacion mbi t\u00eb ardhurat e realizuara nga zhvillimi i aktivitetit tregtar t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj p\u00ebr vitet 1994 \u2013 1997, n\u00eb qytetin e Bajram Currit, por se nuk ka mundur t\u00eb disponoj\u00eb t\u00eb dh\u00ebna konkrete p\u00ebr shkak t\u00eb informacionit t\u00eb cunguar t\u00eb d\u00ebrguar nga DRT-ja Kuk\u00ebs. Gjithashtu rezulton se subjekti ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb siguruar informacion edhe nga institucione t\u00eb tjera, me t\u00eb cilat pretendon se bashk\u00ebshorti i saj ka pasur marr\u00ebdh\u00ebnie financiare n\u00eb funksion t\u00eb zhvillimit t\u00eb aktivitetit tregtar\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Nga kryerja e analiz\u00ebs financiare p\u00ebrmes p\u00ebrllogaritjeve hipotetike p\u00ebr t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga bashk\u00ebshorti i subjektit nga aktiviteti privat, Komisioni ka konkluduar se jan\u00eb disponuar fonde financiare t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr blerjen e truallit.<\/p>\n<p>Por nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb p\u00ebrmbysen balancat e tjera negative.<\/p>\n<p>\u201cMegjith\u00ebse rezulton se p\u00ebrmbyset balanca negative e fondeve n\u00eb momentin e blerjes s\u00eb truallit, rezulton se subjekti i rivler\u00ebsimit dhe personi i lidhur nuk kan\u00eb pasur t\u00eb ardhura nga burime financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar plot\u00ebsisht investimet e kryera n\u00eb nd\u00ebrtimin e pjes\u00ebs takuese n\u00eb godin\u00ebn e banimit, t\u00eb ndodhur n\u00eb rrug\u00ebn \u201c***\u201d, Tiran\u00eb, duke u gjendur n\u00eb kushtet e nenit 33, pika 5, germa \u201cb\u201d e ligjit nr. 84\/2016\u201d, konkludon KPK lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri, ku sipas analiz\u00ebs financiare t\u00eb paraqitur n\u00eb vendimin e arsyetuar rezultojn\u00eb balanca negative n\u00eb disa vite n\u00eb vler\u00eb totale rreth 5.4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>KPK ka konkluduar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 449 mij\u00eb lek\u00eb edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2014 p\u00ebr \u00e7mimin 950 mij\u00eb lek\u00eb, duke \u00e7muar se Demiraj ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi m\u00eb 28 shtator 2022 t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra gjyqtaren e Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, Shefkie Mataj (Demiraj), pasi konkludoi pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb burimeve q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer n\u00eb krijimin e dy pasurive, nj\u00eb sht\u00ebpie banimi me 3 kate + papafingo n\u00eb Tiran\u00eb dhe p\u00ebr nj\u00eb automjet. Nd\u00ebrkoh\u00eb, [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70682,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117],"tags":[111,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/Shefkie-Demiraj-ne-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Shefkie Demiraj gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70681"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70681"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70681\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70683,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70681\/revisions\/70683"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70682"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70681"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70681"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70681"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}