{"id":70695,"date":"2022-11-11T15:36:19","date_gmt":"2022-11-11T14:36:19","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/pamundesia-per-te-provuar-burimet-e-dy-apartamenteve-penalizuan-edmond-shytkon\/2022\/11\/11\/"},"modified":"2023-04-06T14:51:22","modified_gmt":"2023-04-06T12:51:22","slug":"pamundesia-per-te-provuar-burimet-e-dy-apartamenteve-penalizuan-edmond-shytkon","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/pamundesia-per-te-provuar-burimet-e-dy-apartamenteve-penalizuan-edmond-shytkon\/2022\/11\/11\/","title":{"rendered":"Pamund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb provuar burimet e dy apartamenteve penalizuan Edmond Shytkon"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Kor\u00e7\u00ebs, Edmond Shytko u shkarkua nga detyra prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK m\u00eb 28 shtator 2022, pasi nga hetimi administrativ u konstatuan pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin e pasurive dhe burimeve t\u00eb krijimit t\u00eb tyre, si dhe balanca negative p\u00ebr dy apartamente, nj\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve i dhuruar. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe se kishte arritur nivel kualifisikues n\u00eb aspektin profesional.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr shkarkimin e Shytkos u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Brunilda Bekteshin, me relatore Suela Zhegun dhe an\u00ebtare Firdes Shulin.<\/p>\n<p>Edmond Shytko e nisi karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1995 dhe punoi prej gati dy dekadash si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Kor\u00e7\u00eb.<\/p>\n<p>Shytko ka deklaruar zot\u00ebrimin e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 54.5 m\u00b2 n\u00eb Pogradec, n\u00eb vler\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me bashk\u00ebshorten &#8211; pasuri e fituar me dhurim nga v\u00ebllai i k\u00ebsaj t\u00eb fundit. Inspektorati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesave, ILDKPKI ka konstatuar munges\u00eb dokumentacioni justifikues ligjor p\u00ebr burimin e krijimit t\u00eb shum\u00ebs 2.5 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen n\u00eb vitin 2007 t\u00eb k\u00ebtij apartamenti nga kunati i subjektit, shtetasi M.Gj.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00ebren se n\u00eb vitin 2007, pasuria \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bler\u00ebsit M.Gj, sipas certifikat\u00ebs s\u00eb pron\u00ebsis\u00eb. N\u00eb vijim, n\u00eb vitin 2009 ai i\u2019a ka dhuruar motr\u00ebs dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb saj Edmond Shytko, \u201cn\u00eb shenj\u00eb mir\u00ebnjohjeje dhe respekti p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb kujdesin ndaj n\u00ebn\u00ebs dhe ndihm\u00ebn e tyre t\u00eb dh\u00ebn\u00eb deri n\u00eb at\u00eb moment, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb tij\u201d.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se dhuruesi M.Gj. nuk disponon pasuri t\u00eb tjera n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ka rezultuar se deri n\u00eb momentin e blerjes s\u00eb apartamentit n\u00eb janar t\u00eb vitit 2007, ka pasur llogari n\u00eb euro dhe lek\u00eb ku jan\u00eb kryer disa transaksione gjat\u00eb periudh\u00ebs 2003-2004, n\u00eb total tri transferta n\u00eb vitin 2003 n\u00eb shum\u00ebn totale 265 mij\u00eb lek\u00eb dhe depozitime cash po n\u00eb shuma t\u00eb vogla, 121 mij\u00eb lek\u00eb lek\u00eb dhe 1950 euro.<\/p>\n<p>\u201cNga hetimi i Komisionit n\u00eb lidhje me dhuruesin e apartamentit M.Gj rezultoi se ky shtetas nuk ka kryer investime n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme, automjete, depozita apo \u00e7do investim tjet\u00ebr. N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, p\u00ebr Komisionin rezultoi e dyshimt\u00eb dhe e paqart\u00eb arsyeja e dhurimit t\u00eb apartamentit subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe bashk\u00ebshortes\u201d, ka konstatuar KPK gjat\u00eb hetimit paraprak dhe i ka k\u00ebrkuar Shytkos q\u00eb t\u00eb provoj\u00eb me dokumentacion ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie nga dhuruesi.<\/p>\n<p>Subjekti ka shjeguar se kunati ka studiuar n\u00eb Turqi dhe pas mbarimit t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb lart\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb Shqip\u00ebri ku ka punuar n\u00eb programe t\u00eb Komeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Zhvillimin dhe si konsulent p\u00ebr disa shoq\u00ebri. Ai ka vendosur n\u00eb dispozicion t\u00eb Komisionit nj\u00eb mesazh t\u00eb kunatit, duke pretenduar se aty sqaroheshin t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara prej tij nga puna p\u00ebrpara blerjes s\u00eb apartamentit n\u00eb Pogradec.<\/p>\n<p>Po ashtu ka shpjeguar se kontratat e pun\u00ebsimit nuk i disponon, pasi nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e tyre t\u00eb lidhura 15 apo 20 vjet m\u00eb par\u00eb, kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb formate t\u00eb ndryshme &#8211; n\u00eb disa raste pa kopje p\u00ebr pun\u00ebmarr\u00ebsin ose t\u00eb depozituara pran\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit. Sipas subjektit, pagesat n\u00eb sektorin privat nuk b\u00ebheshin n\u00eb bank\u00eb, por n\u00eb ark\u00ebn e shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto shpjegime, Komisioni i ka kaluar Shytkos barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb e v\u00ebrtetimit t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie nga dhuruesi n\u00eb shum\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2007. Po ashtu, i \u00ebsht\u00eb kaluar barr\u00eb prove p\u00ebr paqart\u00ebsi t\u00eb arsyes s\u00eb dhurimit t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb vetme q\u00eb kunati dispononte.<\/p>\n<p>Sipas KPK, subjekti ka arritur t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave nga pun\u00ebsimi kunatit dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb konkluduar se nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb burimet e ligjshme q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb shum\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>KPK nuk e ka pranuar si t\u00eb bazuar pretendimin e subjektit se ndodhet n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb objektive p\u00ebr t\u00eb provuar t\u00eb ardhurat e ligjshme t\u00eb kunatit pasi ka kaluar nj\u00eb koh\u00eb shum\u00eb e gjat\u00eb, rreth 20 vjet, dhe dokumentacioni \u00ebsht\u00eb p\u00ebrtej afateve t\u00eb ruajtjes n\u00eb arkiva. K\u00ebt\u00eb konkluzion Komisioni e argumenton me faktin se Shytko arriti q\u00eb pjes\u00ebrisht t\u00eb depozitonte dokumentacion provues mbi pun\u00ebsimet e kunatit. \u201c[\u2026]Pra rezultoi q\u00eb k\u00ebto institucione i kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion personit t\u00eb interesuar aktet edhe ndon\u00ebse dokumentet ishin arkivuar koh\u00eb m\u00eb par\u00eb\u201d, v\u00ebren KPK.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, sipas KPK, subjekti nuk ka arritur n\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb provoj\u00eb as pun\u00ebsimin e kunatit n\u00eb nj\u00eb insitucion, si dhe as pamund\u00ebsin\u00eb objektive t\u00eb k\u00ebtij institucioni p\u00ebr t\u00eb disponuar aktet dhe arsyet e mosdisponimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb pun\u00ebsimit t\u00eb shtetasit M.Gj n\u00eb Tiran\u00eb, ai ka banuar n\u00eb qytetin e Mamurrasit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb blen nj\u00eb apartament n\u00eb Pogradec, qytet n\u00eb t\u00eb cilin nuk e lidhte asgj\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 af\u00ebrsis\u00eb me Kor\u00e7\u00ebn ku banonte e motra bashk\u00eb me subjektin e rivler\u00ebsimit\u201d, v\u00ebren KPK.<\/p>\n<p>N\u00eb analizim t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb situat\u00ebs, Komisioni ka vler\u00ebsuar edhe mund\u00ebsin\u00eb e blerjes s\u00eb k\u00ebtij apartamenti nga ana e subjektit n\u00eb vitin 2007, prej nga ka rezultuar pamund\u00ebsi e prokurorit Shytko p\u00ebr t\u00eb paguar \u00e7mimin 2.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Komisioni vler\u00ebson se subjekti nuk provoi bindsh\u00ebm burimet e ligjshme t\u00eb dhuruesit p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Si burime krijimi p\u00ebr nj\u00eb apartament tjet\u00ebr me sip\u00ebrfaqe 91.88 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2012 p\u00ebr shum\u00ebn 8 milion\u00eb e 450 mij\u00eb lek\u00eb, Shytko ka deklaruar kursime n\u00eb shum\u00ebn 2.9 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb mbledhura nd\u00ebr vite; hua pa interes n\u00eb shumat 25 mij\u00eb USD dhe 5.700 euro marr\u00eb kunatit M.Gj; si dhe hua pa interes n\u00eb shum\u00ebn 15 mij\u00eb euro, marr\u00eb nga v\u00ebllai i tij, L.Sh.. Shytko ka pasqyruar t\u00eb nj\u00ebjtat burime edhe n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d.<\/p>\n<p>Nga analiza e burimeve t\u00eb krijimit t\u00eb deklaruara nga subjekti ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 678 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr krijimin e kursimeve 2.9 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 2005-2012.<\/p>\n<p>Por, pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, trupa ka vler\u00ebsuar t\u00eb drejt\u00eb pretendimin e subjektit n\u00eb lidhje me p\u00ebrfshirjen n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr krusimet, shumat e p\u00ebrfituara nga pensioni i prind\u00ebrve t\u00eb tij deri n\u00eb vitin 2012 kur \u00ebsht\u00eb bler\u00eb apartamenti, pasi ka rezultuar se ata kan\u00eb jetuar gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs me prokurorin Shytko. Pas konsiderimit t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave ka rezultuar bilanc pozitiv p\u00ebr krusimet n\u00eb shum\u00ebn 2.9 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga hetimi p\u00ebr burimin e dyt\u00eb, ka rezultuar se bashk\u00ebshortja ka marr\u00eb n\u00eb llogarin\u00eb e saj shumat 25 mij\u00eb USD dhe 5000 euro nga v\u00ebllai i saj. Po ashtu, ka rezultuar se kunati M.Gj. ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme nga pun\u00ebsime dhe likuiditete n\u00eb bank\u00eb n\u00eb shuma t\u00eb konsiderueshme, t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb huan n\u00eb shumat 25 mij\u00eb USD dhe 5700 euro n\u00eb vitin 2012.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa v\u00ebllai i subjektit ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin me burime t\u00eb ligjshme t\u00eb shum\u00ebs 15 mij\u00eb n\u00eb vitin 2012 dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb kjo vler\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financare.<\/p>\n<p>Edhe pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, Shytko nuk ka arritur t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb t\u00eb ardhurat e v\u00ebllait nga puna n\u00eb emigracion n\u00eb Greqi. Megjith\u00ebse ka dor\u00ebzuar prova t\u00eb reja, mes tyre edhe nj\u00eb kompesim t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga shteti grek n\u00eb shum\u00ebn totale 16 mij\u00eb e 859 euro, nga analiza financiare e famijes s\u00eb v\u00ebllait t\u00eb subjektit p\u00ebr periudh\u00ebn 2005-2011 ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb sum\u00ebn 21 mij\u00eb euro. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb ka mbetur e pajustifikuar me burime t\u00eb ligjshme shuma 15 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb vler\u00ebsimit gt\u00eb k\u00ebsaj pasurie, KPK konkludon se nuk jan\u00eb provuar bindsh\u00ebm t\u00eb ardhurat q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>ILDKPKI-ja ka konstatuar mosdeklarim t\u00eb t\u00eb ardhurave n\u00eb shum\u00ebn 34 mij\u00eb USD, t\u00eb p\u00ebrfituara nga puna e prokurorit Shytko n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, SHBA p\u00ebr periudh\u00ebn 2008 \u2013 2015. Komisioni vler\u00ebson se subjekti ka pasur detyrim ligjor p\u00ebr t\u2019i deklaruar t\u00eb plota shumat e p\u00ebrfituara prej pun\u00ebsimit t\u00eb tij, t\u00eb bashk\u00ebshortes dhe vajz\u00ebs n\u00eb SHBA nga viti 2008 e n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d Shytko ka korrigjuar pasakt\u00ebsit\u00eb p\u00ebr mospasqyrimin e k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave n\u00eb vitet e m\u00ebparshme. Nisur nga fakti se nuk \u00ebsht\u00eb gjetur munges\u00eb burimesh, pasakt\u00ebsit\u00eb nuk jan\u00eb vler\u00ebsuar penalizuese. I nj\u00ebjti konkluzion \u00ebsht\u00eb arritur edhe p\u00ebr pasakt\u00ebsit\u00eb e konstatuara n\u00eb lidhje me shpenzimet e shkollimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve dhe shpenzimet e jetes\u00ebs n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb gjetur problem p\u00ebr nj\u00eb apartament t\u00eb p\u00ebrfituar n\u00ebp\u00ebrmjet privatizimit n\u00eb vitin 1993 n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, si dhe p\u00ebr nj\u00eb shtes\u00eb an\u00ebsore 34.8 m2 t\u00eb nd\u00ebrtuar me leje.<\/p>\n<p>Po ashtu, Komisioni konstaton se subjekti ka deklaruar sakt\u00eb edhe nj\u00eb garazh me sip\u00ebrfaqe 24. M2 n\u00eb Kor\u00e7\u00eb t\u00eb bler\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 400 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2002, si dhe ka pasur burime p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb 2014-\u00ebn, p\u00ebr \u00e7mimin 300 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Komisioni konkludon se Shytko ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb pasurive dhe burimeve t\u00eb ligjshme t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, si dhe ka qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e tyre. Bazuar n\u00eb k\u00ebto rrethana \u00ebsht\u00eb \u00e7muar se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe \u00ebsht\u00eb vendosur shkarkimi i tij.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Kor\u00e7\u00ebs, Edmond Shytko u shkarkua nga detyra prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK m\u00eb 28 shtator 2022, pasi nga hetimi administrativ u konstatuan pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin e pasurive dhe burimeve t\u00eb krijimit t\u00eb tyre, si dhe balanca negative p\u00ebr dy apartamente, nj\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve i dhuruar. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai u vler\u00ebsua pozitivisht [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70696,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117],"tags":[247,118,149,120],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/Prokurori-Edmodn-Shytko-Foto-LSA.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Edmodn Shytko Foto LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70695"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70695"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70695\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70697,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70695\/revisions\/70697"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70696"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70695"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70695"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70695"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}