{"id":70698,"date":"2022-11-10T18:48:34","date_gmt":"2022-11-10T17:48:34","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-teuta-hoxha-jep-shpjegime-per-balancat-negative-te-pasurive\/2022\/11\/10\/"},"modified":"2023-04-06T14:51:30","modified_gmt":"2023-04-06T12:51:30","slug":"gjyqtarja-teuta-hoxha-jep-shpjegime-per-balancat-negative-te-pasurive","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-teuta-hoxha-jep-shpjegime-per-balancat-negative-te-pasurive\/2022\/11\/10\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja Teuta Hoxha jep shpjegime p\u00ebr balancat negative t\u00eb pasurive"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja Teuta Hoxha e Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Tiran\u00eb u p\u00ebrball t\u00eb enjten m\u00eb 10 n\u00ebntor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore q\u00eb zgjati rreth tre or\u00eb e gjysm\u00eb kund\u00ebrshtoi barrat e prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb, kriterin e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb cilin ishte p\u00ebrmbyllur hetimi paraprak, si dhe k\u00ebrkoi \u00e7eljen e hetimit p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin. Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore subjekti u paraqit me p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e saj ligjor, avokatin Viktor Gumi.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtaren Hoxha po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relatore Xhensila Pinen dhe an\u00ebtar Olsi Komicin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Steven Kessler.<\/p>\n<p>Teuta Hoxha ka nj\u00eb karrier\u00eb 22-vje\u00e7are n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb. Q\u00eb prej vitit 2000 ajo kryen funksionin si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor, Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Problemet kryesore me t\u00eb cilat u p\u00ebrball Hoxha kishin t\u00eb b\u00ebnin me pamund\u00ebsi t\u00eb v\u00ebrtetimit t\u00eb burimeve p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb p\u00ebrdorim n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb babait t\u00eb bashk\u00ebshortit; nj\u00eb apartament n\u00eb Golem; t\u00eb nj\u00eb zyre dhe t\u00eb dy automjeteve. Po ashtu, u konstatua gjykimi i tre \u00e7\u00ebshtjeve n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p><strong>Apartamenti dhe pasuria n\u00eb Golem<\/strong><\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar p\u00ebrdorimin e nj\u00eb apartamenti n\u00eb rrug\u00ebn \u201cMyslym Shyri\u201d n\u00eb Tiran\u00eb, pasuri n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb babait t\u00eb bashk\u00ebshortit, i cili e ka bler\u00eb n\u00eb vitin 2001 p\u00ebr \u00e7mimin 1 milion e 950 mij\u00eb lek\u00eb. Subjekti ka deklaruar se si burim p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie kan\u00eb sh\u00ebrbyer t\u00eb ardhurat e familjes s\u00eb bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Komisioni ka verifikuar t\u00eb ardhurat e familjes s\u00eb vjehrrit t\u00eb subjektit, ato t\u00eb deklaruara se jan\u00eb p\u00ebrfituar nga marrja e kaparit n\u00eb shum\u00ebn 1.2 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr shitjen e nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke dhe nga qiradh\u00ebnia e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Pine sqaroi se k\u00ebto t\u00eb ardhura nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare, pasi nuk \u00ebsht\u00eb finalizuar shitja e tok\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga qiradh\u00ebnia nuk jan\u00eb paguar detyrimet p\u00ebrkat\u00ebse. Bazuar n\u00eb k\u00ebto konstatime, KPK i ka kaluar subjektit barr\u00eb prove p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar burimet e ligjshme t\u00eb familjes s\u00eb vjehrrit p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb 2001-in.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Hoxha dhe avokati Gumi i kund\u00ebrshtuan gjith\u00eb gjetjet e KPK-s\u00eb. P\u00ebr apartamentin n\u00eb p\u00ebrdorim, Hoxha k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohen t\u00eb ardhurat e vjehrrit nga kund\u00ebrshp\u00ebrblim si i p\u00ebrndjekur politik dhe nga nj\u00eb pension i posa\u00e7\u00ebm q\u00eb e kishte p\u00ebrfituar p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn arsye.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte v\u00ebrtetuar me dokumentacion marr\u00ebdh\u00ebnien e qiradh\u00ebnies s\u00eb tok\u00ebs, nd\u00ebrsa p\u00ebr pages\u00ebn e detyrimeve pretendoi se i takonin qiramarr\u00ebsit. Po ashtu, Hoxha theksoi se v\u00ebrtetohej ark\u00ebtimi gjendjes s\u00eb kaparit dhe sqaroi se shitja nuk ishte realizuar sipas parashikimeve p\u00ebr shkak t\u00eb mosregjistrimit t\u00eb tok\u00ebs dhe jo p\u00ebr ndonj\u00eb arsye t\u00eb vjehrrit.<\/p>\n<p>Ajo tha se regjistrimi pasuris\u00eb ishte realizuar n\u00eb vitin 2019, nd\u00ebrsa shitja pas p\u00ebrfundimit t\u00eb pandemis\u00eb COVID-19, kur ishte b\u00ebr\u00eb e mundur q\u00eb t\u00eb mblidheshin t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebpronar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshkruar.<\/p>\n<p>Sipas Hoxh\u00ebs, n\u00eb t\u00eb ardhurat e familjes b\u00ebnin pjes\u00eb edhe ato t\u00eb bashk\u00ebshortit, si dhe t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb tij. Ajo pohoi se v\u00ebllai i bashk\u00ebshortit kishte qen\u00eb kontribuuesi m\u00eb i madh p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti, q\u00eb edhe e kishte vendosur si kolateral p\u00ebr blerjen e nj\u00eb tjet\u00ebr pasurie nga ana e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb prap\u00ebsimeve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, Hoxha solli n\u00eb v\u00ebmendje jurispudenc\u00ebn e KPA-s\u00eb, q\u00eb sipas saj, vjehrri nuk mund t\u00eb konsiderohej person i lidhur. \u201cMegjith\u00ebse e kam kaluar testin e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs p\u00ebr burimet\u201d, pohoi ajo.<\/p>\n<p>P\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Golem kundrejt \u00e7mimit 2.1 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2007, subjekti ka deklaruar se jan\u00eb paguar 700 mij\u00eb lek\u00eb, kurse pjesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb shlyer n\u00ebp\u00ebrmjet sh\u00ebrbimeve juridike t\u00eb dh\u00ebna prej bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Nga analiza e burimeve ka rezultuar se Hoxha ka deklaruar kursime n\u00eb shum\u00ebn 1.4 milion\u00eb n\u00eb vitet 2005 dhe 2006, por nuk ka deklaruar pak\u00ebsimin e tyre n\u00eb 2007-\u00ebn. Nd\u00ebrkoh\u00eb, k\u00ebto kursime i ka deklaruar si burim p\u00ebr blerjen e nj\u00eb zyre n\u00eb vitin 2008.<\/p>\n<p>Nisur nga k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna, Komisioni i ka kaluar Hoxh\u00ebs barr\u00eb prove p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb e v\u00ebrtetimit t\u00eb burimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb konstatuar deklarim i pasakt\u00eb p\u00ebr vler\u00ebn e pasuris\u00eb, pasi pala shit\u00ebse e ka p\u00ebrfituar apartamentin p\u00ebr \u00e7mimin 30 mij\u00eb euro, nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb dakort\u00ebsuar p\u00ebr ta shitur kundrejt shum\u00ebs 2.1 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti sqaroi se aktmarr\u00ebveshja e vitit 2007 nuk ishte noteriale dhe se aty nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00ebse \u00ebsht\u00eb shlyer ndonj\u00eb shum\u00eb p\u00ebr \u00e7mimin e apartamentit n\u00eb Golem. Sipas saj, n\u00eb vitin 2007 ishte paguar nj\u00eb shum\u00eb 700 mij\u00eb lek\u00eb cash dhe pjesa tjet\u00ebr ishte shlyer nga sh\u00ebrbimet e konsulenc\u00ebs juridike prej bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Lidhur me mosp\u00ebrputhjen e \u00e7mimit t\u00eb blerjes nga pala shit\u00ebse me at\u00eb t\u00eb deklaruar, subjekti shpjegoi se shit\u00ebsi kishte bler\u00eb dy apartamente me sip\u00ebrfaqe t\u00eb ndryshme dhe \u00e7mime t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrta. Sipas saj, pala shit\u00ebse duket se \u00ebsht\u00eb dakort\u00ebsuar me nd\u00ebrtuesin p\u00ebr vler\u00ebn totale t\u00eb dy apartamenteve, por pa i ndar\u00eb sipas vler\u00ebs s\u00eb tyre &#8211; pasi nj\u00eb prej apartamenteve ishte me sip\u00ebrfaqe m\u00eb t\u00eb madhe dhe nuk kishte logjik\u00eb q\u00eb t\u00eb ishin bler\u00eb p\u00ebr \u00e7mime t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrta.<\/p>\n<p>Kessler i k\u00ebrkoi subjektit t\u00eb argumentonte se p\u00ebrse pala shit\u00ebse duhej t\u00eb merrte sh\u00ebrbime ligjore t\u00eb premtuara q\u00eb mund t\u00eb kushtonin \u201czero qindark\u00eb ose 1 milion euro, pasi nuk dihej\u201d.<\/p>\n<p>Hoxha shpjegoi nd\u00ebr t\u00eb tjera se shit\u00ebsi i apartamentit dhe bashk\u00ebshorti kishin qen\u00eb miq prej rinis\u00eb s\u00eb tyre dhe se kjo marr\u00ebdh\u00ebnie kishte qen\u00eb pak a shum\u00eb nj\u00eb lloj ftese q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb kalonin koh\u00eb bashk\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Zyra n\u00eb Tiran\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2008, bashk\u00ebshorti i subjektit ka bler\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb me sip\u00ebrfaqe 74.5 m2 n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr vler\u00ebn 8 milion\u00eb e 940 mij\u00eb lek\u00eb. Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie jan\u00eb deklaruar t\u00eb ardhurat nga aktiviteti i bashk\u00ebshortit, gjendje cash dhe tre huamarrje n\u00eb vler\u00eb totale rreth 45 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Nga analizimi burimeve t\u00eb deklaruara, KPK ka konstatuar pamund\u00ebsi n\u00eb krijimin e nj\u00eb depozite rreth 9 mij\u00eb euro nga t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit, si dhe p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb gjendjes cash n\u00eb shum\u00ebn 600 mij\u00eb lek\u00eb. \u201cSi p\u00ebrfundim nuk provohet krijimi i vler\u00ebs 21 mij\u00eb euro me burime nga t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit dhe kursimet\u201d, v\u00ebrejti Pine.<\/p>\n<p>P\u00ebr marrjen e nj\u00eb huaje n\u00eb shum\u00ebn 10 mij\u00eb euro nga shtetasi K.\u00c7. \u00ebsht\u00eb deklaruar se do t\u00eb shlyhej n\u00ebp\u00ebrmjet sh\u00ebrbimeve t\u00eb avokatis\u00eb nga bashk\u00ebshorti i subjektit. Nga hetimi i kryer prej KPK-s\u00eb ka rezultuar se shoq\u00ebria e administruar nga K.\u00c7. nuk kishte shp\u00ebrndar\u00eb dividend dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar se nuk provohej burimi i ligjsh\u00ebm i huas\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr huan\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb vler\u00eb totale rreth 25 mij\u00eb euro t\u00eb marr\u00eb prej bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit nga v\u00ebllai i tij, A.K, Pine tha se dukej se nuk provoheshin t\u00eb ardhurat e deklaruara si burim p\u00ebr shum\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb. Po ashtu, Komisioni konstaton se nuk \u00ebsht\u00eb provuar mund\u00ebsia e huadh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb tret\u00eb p\u00ebr krijimin e shum\u00ebs rreth 10 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Pine tha se nga analiza e kryer p\u00ebr burimet financiare q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e zyr\u00ebs, \u00ebsht\u00eb konstatuar nj\u00eb bilanc negativ total n\u00eb shum\u00ebn rreth 7.6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti dhe avokati i saj u ndal\u00ebn gjat\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn e burimeve t\u00eb huave q\u00eb kishin sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e \u00e7mimit t\u00eb zyr\u00ebs. Ata shpjeguan se pala shit\u00ebse do t\u00eb largohej p\u00ebr t\u00eb emigruar n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe prandaj kishin marr\u00eb hua, pasi procedurat e kredis\u00eb vononin. Hoxha theksoi se huat\u00eb ishin marr\u00eb dhe kthyer n\u00ebp\u00ebrmjet sistemin bankar.<\/p>\n<p>Lidhur me huamarrjen 10 mij\u00eb euro nga K.\u00c7., subjekti shpjegoi se kishin dor\u00ebzuar si prova se bashk\u00ebshorti kishte p\u00ebrfaq\u00ebsuar shoq\u00ebrin\u00eb e huadh\u00ebn\u00ebsit n\u00eb disa procese dhe v\u00ebrejti se ai kishte deklaruar se shuma n\u00eb fjal\u00eb ishte dh\u00ebn\u00eb si paradh\u00ebnie. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se shoq\u00ebria e shtetasit K.\u00c7. kishte pasur likujditete t\u00eb mjaftueshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr huamarjen n\u00eb shum\u00ebn totale rreth 25 mij\u00eb euro marr\u00eb prej bashk\u00ebshortit nga v\u00ebllai i tij, subjekti sqaroi se ai kishte punuar n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar, ku dhe kishte siguruar t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme. \u00a0Hoxha v\u00ebrejti se p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb, kishin sh\u00ebrbyer edhe t\u00eb ardhurat e siguruara prej kunatit nga puna n\u00eb bank\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs 2005-2008, pasi ishte kthyer nga emigrimi.<\/p>\n<p>Subjekti kund\u00ebrshtoi edhe barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb e huadh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb tret\u00eb, shtetasit A.M.. Ajo shpjegoi se bashk\u00ebshorti i saj, e kishte marr\u00eb vler\u00ebn 10 mij\u00eb euro nga bashk\u00ebshorti i mbes\u00ebs s\u00eb tij, q\u00eb n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb nuk ishin t\u00eb martuar, por t\u00eb fejuar dhe jetonin n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar.<\/p>\n<p>Sipas Hoxh\u00ebs, p\u00ebr dh\u00ebnien e shum\u00ebs 10 mij\u00eb euro kishin sh\u00ebrbyer edhe t\u00eb ardhurat e motr\u00ebs s\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit, e cila paguhej me rrog\u00eb t\u00eb mir\u00eb pasi punonte si punonj\u00ebse policie n\u00eb Lond\u00ebr.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Steven Kessler u ndal n\u00eb k\u00ebt\u00eb marrdh\u00ebnie huaje duke ngritur pik\u00ebpyetje mbi faktet e konstatuara. Kessler solli n\u00eb v\u00ebmendje faktin se huadh\u00ebn\u00ebsi, megjith\u00ebse punonte si postier dhe jetonte n\u00eb nj\u00eb vend me kosto t\u00eb lart\u00eb jetese si \u00ebsht\u00eb Londra, ishte kujdesur q\u00eb t\u2019i jepte hua v\u00ebllait t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb t\u00eb fejuar\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb n\u00eb kryeqytetin shqiptar.<\/p>\n<p>Hoxha argumentoi se kjo kishte t\u00eb b\u00ebnte me shprehje t\u00eb kultur\u00ebs s\u00eb shqiptarit, q\u00eb kur dikush kishte nevoj\u00eb, t\u00eb af\u00ebrmit kontribuonin. Ajo pohoi se bashk\u00ebshorti e kishte konsideruar si okazion rastin e shitjes s\u00eb zyr\u00ebs dhe kishte nxituar q\u00eb t\u00eb gjente vlerat monetare p\u00ebr ta bler\u00eb. Ajo shtoi se bashk\u00ebshorti e kishte kthyer k\u00ebt\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Hoxha k\u00ebrkoi gjithashtu korrigjimin e p\u00ebrllogaritjeve lidhur me kursimet dhe depozit\u00ebn e krijuar me t\u00eb ardhurat familjare, duke pretenduar se rezultonte me balanc\u00eb pozitive p\u00ebr pages\u00ebn e vler\u00ebs 21 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Hoxha dhe bashk\u00ebshorti i saj kan\u00eb rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi financiare edhe p\u00ebr blerjen e dy automjeteve, nj\u00eb n\u00eb vitin 2004 kundrejt shum\u00ebs 10 mij\u00eb euro dhe tjetrin n\u00eb 2013-\u00ebn n\u00eb shum\u00ebn 850 mij\u00eb lek\u00eb. Sipas Pines, t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit t\u00eb deklaruara si burim p\u00ebr blerjen e makin\u00ebs n\u00eb 2004-\u00ebn nuk p\u00ebrmbushin kriteret p\u00ebr t\u2019u konsideruar si burime t\u00eb ligjshme dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Hoxha u shpreh se bashk\u00ebshorti kishte pasur marrdh\u00ebnie konsulence me shoq\u00ebrit\u00eb dhe jo avokatie. Sipas saj, shoq\u00ebrit\u00eb i kishin mbajtur nga pagesat vlerat p\u00ebr shlyerjen e detyrimeve dhe kjo provonte ligjshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortit p\u00ebr blerjen e makin\u00ebs n\u00eb vitin 2004. P\u00ebr mjetin e dyt\u00eb, Hoxha pretendoi se shpenzimet e jetes\u00ebs ishin p\u00ebrllogaritur gabimisht dyfish.<\/p>\n<p>Subjektit i \u00ebsht\u00eb kaluar barr\u00eb prove edhe p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar mund\u00ebsin\u00eb e djalit t\u00eb xhaxhait t\u00eb bashk\u00ebshortit p\u00ebr t\u2019i dhuruar k\u00ebtij t\u00eb fundit nj\u00eb shum\u00eb 300 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2014. Hoxha shpjegoi se kjo shum\u00eb ishte dh\u00ebn\u00eb n\u00eb shenj\u00eb mir\u00ebnjohje, pasi bashk\u00ebshorti kishte zgjidhur nj\u00eb konflikt pron\u00ebsie q\u00eb kishte pasur kush\u00ebriri.<\/p>\n<p>Hetimi administrativ i Komisionit ka evidentuar tre \u00e7\u00ebshtje t\u00eb gjykuara nga Hoxha, ku pal\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri me t\u00eb cilat bashk\u00ebshorti i saj ka bashk\u00ebpunuar dhe siguruar t\u00eb ardhura q\u00eb jan\u00eb pasqyruar edhe n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d. Hoxha shpjegoi se kishte k\u00ebrkuar dor\u00ebheqjen duke paraqitur edhe arsyen, por nuk i ishte pranuar nga kryetari i gjykat\u00ebs dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb kishte qen\u00eb e detyruar t\u00eb vijonte gjykimin.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, gjyqtarja Teuta Hoxha deklaroi se konsideronte se e kishte kaluar testin e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb dhe k\u00ebrkoi \u00e7eljen e hetimit n\u00eb dy kriteret e tjer\u00eb, at\u00eb t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 22 n\u00ebntor, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja Teuta Hoxha e Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Tiran\u00eb u p\u00ebrball t\u00eb enjten m\u00eb 10 n\u00ebntor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore q\u00eb zgjati rreth tre or\u00eb e gjysm\u00eb kund\u00ebrshtoi barrat e prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb, kriterin e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb cilin ishte p\u00ebrmbyllur hetimi paraprak, si dhe k\u00ebrkoi \u00e7eljen e hetimit [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70699,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,115],"tags":[111,103,118,237],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/IMG_2011-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Teuta Hoxha dhe avokati Viktor Gumi pas seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto:Edmond Hoxhaj.","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70698"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70698"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70698\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70700,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70698\/revisions\/70700"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70699"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70698"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70698"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70698"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}