{"id":70707,"date":"2022-11-09T18:15:31","date_gmt":"2022-11-09T17:15:31","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-konstaton-shkelje-te-renda-ne-vendimin-e-kpk-per-gjyqtaren-hajrie-mucmata\/2022\/11\/09\/"},"modified":"2023-04-06T14:51:55","modified_gmt":"2023-04-06T12:51:55","slug":"kpa-konstaton-shkelje-te-renda-ne-vendimin-e-kpk-per-gjyqtaren-hajrie-mucmata","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-konstaton-shkelje-te-renda-ne-vendimin-e-kpk-per-gjyqtaren-hajrie-mucmata\/2022\/11\/09\/","title":{"rendered":"KPA konstaton shkelje t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb vendimin e KPK p\u00ebr gjyqtaren Hajrie Mu\u00e7mata"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 9 n\u00ebntor 2022 me shkaqet e ankimit t\u00eb ngritura prej gjyqtares s\u00eb Apelit Shkod\u00ebr, Hajrie Mu\u00e7mata kund\u00ebr vendimarrjes s\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr shkarkimin e saj nga detyra p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. Kryesuesja e trupit gjykues t\u00eb Kolegjit, Ina Rama shpjegoi se kalimi p\u00ebr shqyrtim i ankimit t\u00eb Mu\u00e7mat\u00ebs n\u00eb seanc\u00eb publike u krye me q\u00ebllim korrigjimin e shkelje t\u00eb r\u00ebnda procedurale t\u00eb kryera prej KPK-s\u00eb, t\u00eb konstatuara gjat\u00eb shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi.<\/p>\n<p>Mu\u00e7amataj e cila u p\u00ebrfaq\u00ebsua n\u00eb seanc\u00eb edhe me avokaten Irena Reso doli me dy k\u00ebrkime, nj\u00eb p\u00ebr shpalljen e vendimit t\u00eb Komisionit si absulutisht t\u00eb pavlefsh\u00ebm me pretendimin se arsyetimi nuk ishte kryer nga relatorja e \u00e7\u00ebshtjes, ashtu si e ngarkon ligji, nd\u00ebrsa n\u00eb rast t\u00eb rr\u00ebzimit t\u00eb k\u00ebtij varianti, u k\u00ebrkua ri\u00e7elja e hetimit dhe kryerja e analiz\u00ebs financiare bazuar edhe n\u00eb provat e reja t\u00eb depozituara prej subjektit s\u00eb bashku me ankimin dhe me parashtrimet. K\u00ebrkesa e dyt\u00eb u pranua nga Kolegji q\u00eb \u00e7eli dhe mbylli hetimin gjyq\u00ebsor gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs dhe u t\u00ebrhoq p\u00ebr vendimarrje p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Hajrie Mu\u00e7mata u shkarkua m\u00eb 11 n\u00ebntor 2019, pasi trupa e Komisionit e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Alma Faskajn dhe an\u00ebtare Pamela Qirkon, konkludoi pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e dy pasurive t\u00eb paluajtshme dhe mosdeklarim t\u00eb nj\u00eb huaje.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb arsyetuar t\u00eb KPK, Mu\u00e7mata nuk arriti t\u00eb justifikonte rreth 6.4 milion\u00eb lek\u00eb, se kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb n\u00eb lidhje me destinacionin e nj\u00eb kredie, si dhe u konstatuan nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh dhe pasakt\u00ebsish n\u00eb deklarimet vjetore.<\/p>\n<p>Mu\u00e7mata i kund\u00ebrshtoi gjetjet e KPK-s\u00eb dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb rivler\u00ebsohej n\u00eb t\u00eb tre kriteret. Ajo ngriti pretendime mbi anshm\u00ebrin\u00eb e trup\u00ebs gjykuese duke k\u00ebrkuar p\u00ebrjashtimin e saj, por kjo k\u00ebrkes\u00eb u rr\u00ebzua prej Komisionit.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb KPA, avokatja Reso v\u00ebrejti se vendimi i KPK-s\u00eb \u00ebsht\u00eb arsyetuar rreth 7 muaj me vones\u00eb dhe se n\u00eb procesverbal sh\u00ebnohej se relatorja Alma Faskaj nuk kishte n\u00ebnshkruar p\u00ebr arsye objektive. Sipas saj, fakti se relatorja Faskaj nuk e kishte n\u00ebnshkruar vendimin, v\u00ebrtetonte se nuk e kishte kryer ajo arsyetimin dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb kjo vendimarje ishte absolutisht e pavlefshme. \u201cLegjislacioni ngarkon relatorin e \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr arsyetimin e vendimit\u201d, v\u00ebrejti Reso dhe shtoi se n\u00eb asnj\u00eb rast tjet\u00ebr gjat\u00eb procesit t\u00eb vetingut nuk kishte ndodhur q\u00eb relatori t\u00eb mos kishte arsyetuar vendimin.<\/p>\n<p>Po ashtu u ngrit\u00ebn prtendime edhe lidhur me procesin e rregullt ligjor, konkretisht p\u00ebr gjykimin nga nj\u00eb trup\u00eb e krijuar me ligj. Reso pohoi se kishin depozituar vendime gjyq\u00ebsore q\u00eb v\u00ebrtetonin shkarkimin nga detyra t\u00eb ish-relatores Faskaj prej ish-K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor koh\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb em\u00ebrohej si komisionere. Sipas Resos, kjo rrethan\u00eb kishte egzistuar n\u00eb koh\u00ebn e em\u00ebrimit t\u00eb Faskajt, duke e konsideruar p\u00ebrzgjedhjen e saj t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>Nga sa u relatua n\u00eb seanc\u00eb u m\u00ebsua se, bazuar n\u00eb nj\u00eb kall\u00ebzim t\u00eb kryer ndaj Faskajt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb konstatim, Mu\u00e7mata ka k\u00ebrkuar pezullimin e gjykimit n\u00eb Kolegj, deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Reso solli n\u00eb v\u00ebmendje edhe edhe jurispudenc\u00ebn e Gjykat\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejttat e Njeriut n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e ish-prokurorit Cani, ku u konstatuan shkelje p\u00ebr sa i p\u00ebrket \u201ct\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb nj\u00eb gjykate t\u00eb krijuar me ligj\u201d, p\u00ebr shkak t\u00eb zgjedhjes s\u00eb paligjshme t\u00eb ish-an\u00ebtarit t\u00eb KPA-s\u00eb, Luan Daci.<\/p>\n<p>\u201cVendimi i aryetuar i Komisionit ka n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi gabime dhe referenca t\u00eb gabuara ligjore. M\u00eb krijohet bindja se \u00ebsht\u00eb punuar mbi nj\u00eb vendim tjet\u00ebr. K\u00ebto gabime e mang\u00ebsi c\u00ebnojn\u00eb vendimin n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi\u201d, deklaroi n\u00eb vijim Reso.<\/p>\n<p>Avokatja cil\u00ebsoi si t\u00eb pabazuar dhe t\u00eb padrejt\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb Komisionit p\u00ebr Mu\u00e7mat\u00ebn, duke pretenduar se balancat negative kishin ardhur si pasoj\u00eb e konsiderimit t\u00eb shpenzimeve jetike n\u00eb vlera shum\u00eb t\u00eb larta. \u201cVendimi duket i paracaktuar\u201d, tha ajo dhe pretendoi diskriminim t\u00eb Mu\u00e7mat\u00ebs p\u00ebr shkak se ishin konsideruar shpenzime m\u00eb t\u00eb larta jetike t\u00eb saj si gjyqtare n\u00eb Kuk\u00ebs, se p\u00ebr gjyqtar\u00ebt e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cShpenzimet nuk jan\u00eb bazuar n\u00eb prova e dokumente, por sipas d\u00ebshir\u00ebs\u201d, vijoi Reso duke theksuar se nuk ishin p\u00ebrllogaritur t\u00eb ardhurat e dokumentuara.<\/p>\n<p>Edhe gjyqtarja Mu\u00e7mata v\u00ebrejti se ankimi \u00ebsht\u00eb fokusuar n\u00eb dy pjes\u00eb, nj\u00ebra q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me pavlefshm\u00ebrin\u00eb absolute dhe tjetra me shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb themel.<\/p>\n<p>Mu\u00e7amata v\u00ebrejti se kishte k\u00ebrkuar rikryerjen e nj\u00eb analize t\u00eb re financiare, pasi Komisioni nuk kishte argumentuar se si i kishte konkluduar balancat negative.<\/p>\n<p>Ajo tregoi se gjat\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb saj 25 vje\u00e7are kishte arritur t\u00eb krijonte vet\u00ebm tre pasuri, nj\u00eb apartament n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi; nj\u00eb nj\u00ebsi sh\u00ebrbimi n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me pjes\u00eb takuese \u00bc &#8211; at dhe nj\u00eb garazh.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, n\u00eb vitin 2004 bashk\u00ebshorti kishte porositur nj\u00eb apartamet p\u00ebr t\u00eb cilin kishte kryer n\u00eb vijim edhe disa shpenzime. Sipas saj, kjo ishte arsyeja p\u00ebrse kishte ndryshime dhe k\u00ebrkoi q\u00eb p\u00ebr shpenzimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri duhen konsideruar deklarimet e saj dhe kontrata e shitjes. \u201cE vetmja pasakt\u00ebsi mund t\u00eb ket\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb me deklarimin n\u00eb 2004 t\u00eb gjith\u00eb sip\u00ebrfaqes s\u00eb apartamentit, q\u00eb n\u00eb veting \u00ebsht\u00eb ve\u00e7uar sip\u00ebrfaqja e brendshme e apartamentit me at\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt\u201d, sqaroi Mu\u00e7mata dhe pretendoi se kjo rrethan\u00eb nuk mund ta ngarkoj\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/p>\n<p>Subjekti vijoi se p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar pretendimin e KPK-s\u00eb se \u00e7mimi i apartamentit ka qen\u00eb tjet\u00ebr nga ai i deklaruar, kishte dor\u00ebzuar pes\u00eb kontrata t\u00eb tjera shitje ku rezultonte se \u00e7mimi p\u00ebr m2 ishte m\u00eb i ul\u00ebt se ai i banes\u00ebs s\u00eb saj. \u201cKjo vler\u00eb i p\u00ebrket faktit se n\u00eb vitin 2005 kam deklaruar disa punime shtes\u00eb\u201d, ritheksoi ajo dhe solli n\u00eb v\u00ebmendje nj\u00eb vendimarrje t\u00eb Kolegjit p\u00ebr nj\u00eb rast t\u00eb ngjash\u00ebm sipas saj.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim Mu\u00e7mata deklaroi se kishte arritur t\u00eb v\u00ebrtetonte burimin e nj\u00eb huaje t\u00eb marr\u00eb nga bashk\u00ebshorti. Sipas saj, huadh\u00ebn\u00ebsit kishin ushtruar aktiviteti privat dhe kishin zot\u00ebruar pasuri. \u201cUn\u00eb i shikoja \u00e7do dit\u00eb q\u00eb punonin e sfiliteshin dhe nuk kisha menduar t\u2019u k\u00ebrkoja n\u00ebse kishin paguar taksat\u201d, pohoi Mu\u00e7amata dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohen edhe t\u00eb ardhurat e huadh\u00ebn\u00ebsve nga ish-firmat piramidale. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ajo i k\u00ebrkoi trup\u00ebs t\u00eb bazohej n\u00eb nj\u00eb vendimarrje t\u00eb KPA, ku vlerat e disponuara n\u00eb ish-skemat priamidale ishin vler\u00ebsuar si burime financiare t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Sipas Mu\u00e7mat\u00ebs, pavlefshm\u00ebria e vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb rezulton edhe nga konkluzioni matematik p\u00ebr balanc\u00ebn financiare. Subjekti theksoi se balancat negative t\u00eb konstatuara nuk p\u00ebrputhen me t\u00eb ardhurat dhe deklarimet e saj.<\/p>\n<p>Mu\u00e7mata u ndal edhe n\u00eb nj\u00ebsin\u00eb e sh\u00ebrbimit p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb konstatuar probleme prej Komisionit. Sipas saj, nj\u00ebsia e sh\u00ebrbimit ishte bler\u00eb me iniciativ\u00ebn e bashk\u00ebpronarit, i cili u kishte propozuar t\u00eb kryenin investim s\u00eb bashku dhe se kishte qen\u00eb ai q\u00eb i kishte paguar k\u00ebstet e para.<\/p>\n<p>Subjekti deklaroi se bashk\u00ebpronari kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2022 dhe pas disa muajve kishte marr\u00eb dijeni prej bashk\u00ebshortes s\u00eb t\u00eb ndjerit p\u00ebr gjetjen e disa mandatpagesave t\u00eb koh\u00ebs kur ishte bler\u00eb lokali.<\/p>\n<p>\u201cPo t&#8217;u referohemi mandat-pagesave q\u00eb jan\u00eb t\u00eb zhubrosura nga koha e gjat\u00eb, v\u00ebrtetohet pretendimi im se pagesa e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb ber\u00eb nga bashk\u00ebpronari, se ne nuk kishim para\u201d, pohoi Mu\u00e7mata dhe shpjegoi se bashk\u00ebpronari e dinte q\u00eb familja e bashk\u00ebshortit kishte toka n\u00eb zon\u00ebn ku do t\u00eb nd\u00ebrtohej aeroporti i Kuk\u00ebsit dhe mendonte se kishin burime financiare p\u00ebr shkak t\u00eb shpron\u00ebsimit. .<\/p>\n<p>Mu\u00e7mata k\u00ebmb\u00ebnguli se provat e reja q\u00eb kishte siguruar s\u00eb fundmi v\u00ebrtetonin se pagesat e para n\u00eb shum\u00ebn rreth 30 mij\u00eb euro ishin kryer nga bashk\u00ebpronari, nd\u00ebrsa dy pagesat e fundit n\u00eb vler\u00eb totale 29 mij\u00eb euro prej bashk\u00ebshortit. Ajo deklaroi se p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebsaj shume kishte sh\u00ebrbyer dhurimi i kryer nga babai i bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebt\u00eb pasuri bashk\u00ebshorti e ka fituar me dhurim dhe mund edhe t\u00eb mos e deklaroja. Por p\u00ebr transparenc\u00eb e kam deklaruar\u201d, pohoi subjekti. P\u00ebr mosdeklarimin e nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimit n\u00eb vitet 2003 dhe 2004, Mu\u00e7amta k\u00ebmb\u00ebnguli se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb nuk g\u00ebzonin asnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb reale pasi nuk kishin shlyer asnj\u00eb vler\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj pasurie. Ajo deklaroi se pas pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebsteve nga bashk\u00ebshorti ishin b\u00ebr\u00eb bashk\u00ebpronar\u00eb dhe e kishin deklaruar.<\/p>\n<p>Subjekti e cil\u00ebsoi t\u00eb pabazuar konkluzionin e Komisionit p\u00ebr deklarim t\u00eb rrem\u00eb p\u00ebr destinacionin e nj\u00eb kredie. Ajo e cil\u00ebsoi si lapsus sh\u00ebnimin n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d se si burime t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb kishin sh\u00ebrbyer nj\u00eb pjes\u00eb e dhurimit dhe nj\u00eb pjes\u00eb prej kredis\u00eb. Ajo pohoi se bashk\u00ebshortit i kishte dhuruar i ati 4 milion\u00eb lek\u00eb, q\u00eb mjaftonin p\u00ebr shlyerjen e pjes\u00ebs takuese.<\/p>\n<p>Po ashtu, kund\u00ebrshtoi konstatimin e Komisionit p\u00ebr mosdeklarimin e nj\u00eb huaje 3 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb bashk\u00ebshorti kishte marr\u00eb n\u00eb vitin 2005. Sipas Mu\u00e7mat\u00ebs huaja ishte marr\u00eb dhe shlyer brenda dy muajve t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit vit kalendarik, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk kishte pasur detyrim ligjor p\u00ebr ta deklaruar.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb vjen habi me vendimin e KPK, se pranohet shlyerja e borxhit me kredi dhe nuk pranohet borxhi. Me duket me keqadash\u00ebsi. Nuk di \u00e7fare logjike ekonomike \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur\u201d, pohoi Mu\u00e7mata.<\/p>\n<p>Ajo pretendoi se konkluzioni i KPK p\u00ebr balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00eb mbi 6 milion\u00eb lek\u00eb, nuk p\u00ebrkonte me vet\u00eb analiz\u00ebn e kryer n\u00eb raportin p\u00ebrfundimtar. \u201cKa diferenc\u00eb 2 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb mendoj se \u00ebsht\u00eb lapsus, por q\u00eb ka efekt financiar\u201d, pohoi Mu\u00e7amata dhe v\u00ebrejti se prej k\u00ebtyre gabimeve ridhte edhe balanca negative.<\/p>\n<p>\u201cStandarti i p\u00ebrdorur n\u00eb vler\u00ebsimin e provave nuk \u00ebsht\u00eb ligjor dhe i drejt\u00eb, por \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb nj\u00eb balanc\u00eb negative\u201d, theksoi subjekti.<\/p>\n<p>Ajo pretendoi se kishte dor\u00ebzuar prova pas vendimarrjes s\u00eb Komisionit, q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb ajo kishte deklaruar. Po ashtu, n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs subjekti dhe avokatja Reso v\u00ebrejt\u00ebn se kishin dor\u00ebzuar si prova foto q\u00eb v\u00ebrtetonin se nj\u00eb pjes\u00eb e sip\u00ebrfaqes s\u00eb nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimit p\u00ebrb\u00ebhej nga ballkone.<\/p>\n<p>Mu\u00e7amata k\u00ebrkoi n\u00eb p\u00ebrfundim q\u00eb vendimi i Komisionit t\u00eb shpallej absolutisht i pavlefsh\u00ebm dhe n\u00eb rast t\u00eb mospranimit t\u00eb k\u00ebsaj k\u00ebrkese, t\u00eb ri\u00e7elej hetimi gjyq\u00ebsor e t\u00eb rikryhej analiza financiare.<\/p>\n<p>Pasi u t\u00ebrhoq, trupi gjykues i KPA, i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Rezarta Schuetz dhe an\u00ebtar\u00eb Albana Shtyll\u00ebn, Natasha Mulajn e Sokol \u00c7omon, vendosi t\u00eb \u00e7eli hetimin gjyq\u00ebsor dhe administroi t\u00eb gjitha provat e dor\u00ebzuara nga subjekti s\u00eb bashku me ankimin dhe parashtrimet; si dhe t\u00eb kryej\u00eb analiz\u00eb financiare n\u00eb funksion t\u00eb vendimarrjes p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, rr\u00ebzoi k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr shpalljen e vendimit t\u00eb KPK absolutisht t\u00eb pavlefsh\u00ebm, si dhe refuzoi k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr pezullimin e gykimit deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e shqyrtimit n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes penale ndaj Faskajt.<\/p>\n<p>Kolegji, po n\u00eb seanc\u00ebn e t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs, ftoi Mu\u00e7mat\u00ebn p\u00ebr k\u00ebrkimet p\u00ebrfundimtare, e cila p\u00ebrfundimisht k\u00ebrkoi prishjen e vendimit t\u00eb Komisionit dhe konfirmimin e saj n\u00eb detyr\u00eb. KPA mbylli shqyrtimin gjyq\u00ebsor dhe u t\u00ebrhoq n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi p\u00ebr marrjen e vendimit q\u00eb u njoftua se do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 15 n\u00ebntor, n\u00eb or\u00ebn 14:30.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 9 n\u00ebntor 2022 me shkaqet e ankimit t\u00eb ngritura prej gjyqtares s\u00eb Apelit Shkod\u00ebr, Hajrie Mu\u00e7mata kund\u00ebr vendimarrjes s\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr shkarkimin e saj nga detyra p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. Kryesuesja e trupit gjykues t\u00eb Kolegjit, Ina [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70708,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[2],"tags":[144,107,250,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/Gjyqtarja-Hajrie-Mucmata-ne-KPA-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Hajrie Mu\u00e7mata n\u00eb KPA. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70707"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70707"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70707\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70709,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70707\/revisions\/70709"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70708"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70707"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70707"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70707"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}