{"id":70710,"date":"2022-11-08T17:17:54","date_gmt":"2022-11-08T16:17:54","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-julian-xhengo-i-papershtatshem-profesionalisht-cenoi-besimin-e-publikut\/2022\/11\/08\/"},"modified":"2023-04-06T14:52:14","modified_gmt":"2023-04-06T12:52:14","slug":"kpk-julian-xhengo-i-papershtatshem-profesionalisht-cenoi-besimin-e-publikut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-julian-xhengo-i-papershtatshem-profesionalisht-cenoi-besimin-e-publikut\/2022\/11\/08\/","title":{"rendered":"KPK: Julian Xhengo i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm profesionalisht, c\u00ebnoi besimin e publikut"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Tiran\u00ebs, Julian Xhengo u shkarkua nga detyra prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK m\u00eb 14 shtator 2022 pasi u konkludua i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr profesionalizmin, nd\u00ebrsa gjetjet n\u00eb kriterin pasuror dhe at\u00eb t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs u konsideruan n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Xhengo i kund\u00ebrshtoi barrat e prov\u00ebs n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit, por pa mundur t\u2019i p\u00ebrmbys\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tyre q\u00eb soll\u00ebn dhe penalizimin e tij.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb subjekti ka shfaqur mang\u00ebsi profesionale t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura, nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb n\u00eb dukje interesi n\u00eb gjykimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Komisioni vler\u00ebson se mosdeklarimi i prind\u00ebrve si persona t\u00eb lidhur dhe dyshimet p\u00ebr fshehje t\u00eb vler\u00ebs reale t\u00eb blerjes s\u00eb nj\u00eb automjeti n\u00ebp\u00ebrmjet deklarimeve t\u00eb pasakta dhe kontradiktore \u00ebsht\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>Subjektit gjithashtu iu kaluar barra e proves p\u00ebr mos deklarimin e t\u00eb emrit t\u00eb pronarit t\u00eb nj\u00eb makine me t\u00eb cil\u00ebn kishte udh\u00ebtuar, i cili rezultonte i proceduar penalisht.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto probleme sipas KPK-s\u00eb jan\u00eb vler\u00ebsuar n\u00eb c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut.<\/p>\n<p>Procesi i rivler\u00ebsimit p\u00ebr prokurorin Xhengo u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Firdes Shulin dhe an\u00ebtar Olsi Komicin.<\/p>\n<p>Julian Xhengo i p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2007 dhe punoi fillimisht n\u00eb Prokurorin\u00eb e Vlor\u00ebs dhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb Fierit. Prej vitit 2008 dhe deri n\u00eb largimin nga detyra, ai e ushtroi funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>C\u00ebnimi besimit<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb KPK konkludohet se dy balanca negative t\u00eb konstatuara n\u00eb rivler\u00ebsimin e pasuris\u00eb, nj\u00ebra n\u00eb shum\u00ebn 397 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2016 dhe pamund\u00ebsia 735 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve dhe investimeve gjat\u00eb periudh\u00ebs kur Xhengo ka qen\u00eb n\u00eb detyr\u00eb, nuk mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr penalizim, n\u00ebse do t\u00eb ishte vler\u00ebsuar si konstatim i vet\u00ebm i vler\u00ebsimit pasuror.<\/p>\n<p>\u201cPor, k\u00ebto balanca, vler\u00ebsuar n\u00eb raport me rrethana t\u00eb tjera t\u00eb evidentuara gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb si: deklarime t\u00eb pasakta e kontradiktore n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb fshehur vler\u00ebn reale t\u00eb paguar p\u00ebr blerjen e automjetit apo mosdeklarimi i prind\u00ebrve si persona t\u00eb lidhur n\u00eb deklarat\u00ebn Vetting, jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, duke u konsideruar si elemente q\u00eb cenojn\u00eb besimin e publikut te figura e subjektit si pjes\u00eb e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, \u00e7mon Komisioni dhe analizon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detajuar k\u00ebto gjetje n\u00eb kriterin pasuror.<\/p>\n<p>Konkretisht, subjekti ka deklaruar se n\u00eb vitin 2016 ka bler\u00eb automjetin e llojit \u201cMercedes Benz\u201d n\u00eb vler\u00ebn 980 mij\u00eb lek\u00eb, me burim t\u00eb ardhura nga shitja e automjetit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm dhe nj\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ndryshe nga Inspektorati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesave, ILDKPKI q\u00eb nuk ka konstatuar probleme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, Komisioni ka gjetur se pala shit\u00ebse kishte shpenzuar p\u00ebr blerjen e mjetit vet\u00ebm nj\u00eb muaj e gjysm\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb Itali dhe zhdoganimin, shum\u00ebn totale 1 milion e 779 mij\u00eb lek\u00eb, nj\u00eb vler\u00eb rreth 1.8 her\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb nga sa ka paguar Xhengo.<\/p>\n<p>Subjekti ka shpjeguar se nuk e njeh personalisht pal\u00ebn shit\u00ebse dhe se kontrat\u00ebn tek noteri nuk e ka n\u00ebnshkruar n\u00eb prani t\u00eb saj. Lidhur me blerjen e mjetit m\u00eb lir\u00eb ai ka pohuar se makina ishte nxjerr\u00eb n\u00eb shitje p\u00ebr shum\u00ebn 1.2 milion\u00eb lek\u00eb nga vajza e pal\u00ebs shit\u00ebse, pasi kjo e fundit ishte s\u00ebmurur dhe i nevojiteshin t\u00eb holla p\u00ebr q\u00ebllime kurimi &#8211; duke u dakort\u00ebsuar n\u00eb p\u00ebrfundim p\u00ebr shum\u00ebn 980 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Xhengo ka paraqitur edhe dokumente p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar se pronarja e mjetit ishte shtruar n\u00eb spital n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, por ka rezultuar se ajo ka dal\u00eb rreth 25 dit\u00eb para se t\u00eb shiste makin\u00ebn dhe se ishte kuruar n\u00eb spital shtet\u00ebror.<\/p>\n<p>Po ashtu, deklarimet e Xhengos se shitja e mjetit \u00ebsht\u00eb kryer p\u00ebr shkak t\u00eb s\u00ebmundjes s\u00eb pal\u00ebs shit\u00ebse, e cila ishte 74 vje\u00e7e n\u00eb momentin e blerjes s\u00eb k\u00ebsaj pasurie, konsiderohen prej KPK-s\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me vet\u00eb kontrat\u00ebn e shit-blerjes. Kjo, pasi n\u00eb kontrat\u00eb parashikohet se shit\u00ebsja i ka propozuar Xhengos shitjen e mjetit, dy dit\u00eb para se ajo ta blinte vet\u00eb &#8211; propozim q\u00eb subjekti e ka pranuar n\u00eb dit\u00ebn e lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimit paraprak, KPK e ka konsideruar t\u00eb pajustifikuar financiarisht dhe objektivisht blerjen e mjetit nga subjekti rreth dy her\u00eb m\u00eb ul\u00ebt se vlera e paguar nga pala shit\u00ebse nj\u00eb muaj e gjysm\u00eb p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>Komisioni sjell n\u00eb v\u00ebmendje dhe faktin se pala shit\u00ebse n\u00eb mosh\u00ebn 74 vje\u00e7are ka qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr ta drejtuar vet\u00eb mjetin dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb b\u00ebhet i pabesuesh\u00ebm fakti i blerjes s\u00eb makin\u00ebs n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Edhe pas shpjegimeve t\u00eb subjektit, Komisioni ka vler\u00ebsuar se nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb kund\u00ebrshtohet barra e prov\u00ebs, duke i \u00e7muar pretendimet e tij n\u00eb nivel deklarativ.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna, trupa e KPK shprehet se ka krijuar bindjen se \u00e7mimi real i paguar nga subjekti p\u00ebr blerjen e mjetit ka qen\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb vler\u00ebn e paguar nga pala shit\u00ebse.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, KPK vler\u00ebson se Xhengo ka kryer deklarime t\u00eb pasakta dhe kontradiktore n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb fshehur vler\u00ebn reale t\u00eb paguar p\u00ebr blerjen e automjetit, duke i \u00e7muar ato si elemente q\u00eb c\u00ebnojn\u00eb besimin e publikut.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2006, n\u00eb deklarat\u00ebn para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, prokurori Xhengo ka pasqyruar nj\u00eb sht\u00ebpi banimi me sip\u00ebrfaqe 120 m2, n\u00eb proces legalizimi t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 1999 n\u00eb vler\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb, me burim t\u00eb ardhurat e pirnd\u00ebrve. N\u00eb deklarimet e m\u00ebvonshme dhe n\u00eb at\u00eb \u201cveting\u201d, subjekti nuk ka kryer sh\u00ebnime p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri. Nd\u00ebrkoh\u00eb, gjat\u00eb hetimit administrativ ka shpjeguar se kjo banes\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb t\u00eb atit dhe se n\u00eb 2006-\u00ebn ka deklaruar pjes\u00eb takuese 25% p\u00ebr shkak t\u00eb moskuptimit t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb deklarat\u00ebs.<\/p>\n<p>Xhengo ka pretenduar se prind\u00ebrit e tij nuk kan\u00eb qen\u00eb persona t\u00eb lidhur pasi nuk ishin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn p\u00ebrb\u00ebrje familjare gjat\u00eb plot\u00ebsimit t\u00eb deklarat\u00ebs \u201cveting\u201d dhe se kjo kishte qen\u00eb arsyeja e mos pasyqrimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie. Por sipas KPK, ky pretendim \u00ebsht\u00eb i pabazuar, pasi sipas legjislacionit t\u00eb vetingut, prind\u00ebrit e subjektit kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb persona t\u00eb lidhur p\u00ebr shkak se ishin pjes\u00eb e familjes s\u00eb tij gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb rivler\u00ebsimit tetor 2013 \u2013 tetor 2016.<\/p>\n<p>\u201cShk\u00ebputja nga trungu familjar tre muaj m\u00eb par\u00eb se t\u00eb plot\u00ebsohej deklarata Vetting, nuk e p\u00ebrjashtonte subjektin nga detyrimi q\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn Vetting t\u00eb deklaronte personat q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin trung me t\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb vler\u00ebsimit, e cila ka p\u00ebrfunduar 10 dit\u00eb m\u00eb par\u00eb se subjekti t\u00eb shk\u00ebputej nga trungu familjar\u201d, vler\u00ebson KPK dhe e cil\u00ebson k\u00ebt\u00eb gjetje si pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, q\u00eb e ka \u00e7muar si element q\u00eb c\u00ebnon besimin e publikut te figura e subjektit si pjes\u00eb e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Nga hetimi p\u00ebr figur\u00ebn, ka rezultuar se Xhengo ka udh\u00ebtuar me nj\u00eb automjet n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetasit S.Sh., t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar.<\/p>\n<p>KPK konstaton se subjekti ka deklaruar si pronar t\u00eb mjetit me t\u00eb cilin ka udh\u00ebtuar nj\u00eb tjet\u00ebr person dhe jo shtetasit S.Sh..<\/p>\n<p>Subjekti ka theksuar se vet\u00ebm gjat\u00eb hetimit administrativ ka m\u00ebsuar se mjeti me t\u00eb cilin kishte udh\u00ebtuar n\u00eb vitin 2013 i p\u00ebrkishte shtetasit S.Sh.. Por, Komisioni vler\u00ebson se Xhengo mundej dhe duhej t\u00eb verifikonte pronarin e mjetit gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb udh\u00ebtimit, ashtu sikurse me sakt\u00ebsi ka verifikuar dhe deklaruar emrat e pronar\u00ebve t\u00eb mjeteve t\u00eb tjer\u00eb me t\u00eb cil\u00ebt ka udh\u00ebtuar.<\/p>\n<p>Komisioni ngre dyshime se ngat\u00ebrresa \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb fshehur faktin se mjeti ka qen\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetasit S.Sh., person me precedent penal. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb figur\u00ebs, KPK vler\u00ebson se nuk mund t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se Xhengo \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm, por nga hetimi administrativ n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb kriter ka \u00e7muar se ka elemente q\u00eb c\u00ebnojn\u00eb besimin e publikut.<\/p>\n<p><strong>I pap\u00ebrshtatsh\u00ebm profesionalisht<\/strong><\/p>\n<p>Nga t\u00eb dh\u00ebnat arkivore ka rezultuar se Prokuroria e P\u00ebrgjithshme, me urdh\u00ebr t\u00eb tetorit 2014 ka vendosur dh\u00ebnien e mas\u00ebs disiplinore \u201cv\u00ebrejtje\u201d ndaj Xhengos, me argumentin se nga ana e tij jan\u00eb kryer shkelje p\u00ebr shkak t\u00eb zvarritjeve t\u00eb theksuara dhe t\u00eb pajustifikuara t\u00eb proceseve gjyq\u00ebsore p\u00ebr shkaqe t\u00eb pap\u00ebrligjura n\u00eb ligj.<\/p>\n<p>Ndaj subjektit ka pasur 6 kall\u00ebzime t\u00eb cilat jan\u00eb trajtuar nga prokurorit\u00eb kompetente dhe n\u00eb p\u00ebrfundim \u00ebsht\u00eb vendosur mosfillimi i procedimit penal. Po ashtu, jan\u00eb konstatuar edhe 18 praktik\u00eb-ankesa trajtuar nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme. Nisur nga k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna, KPK v\u00ebren se tet\u00eb praktika jan\u00eb ankesa t\u00eb paraqitura edhe si denoncime nga publiku.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb prej \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb trajtuara \u00ebsht\u00eb konstatuar se subjekti, pa arsye ligjore, ka regjistruar procedimin penal pas nj\u00eb kohe relativisht t\u00eb gjat\u00eb prej 7 muaj e gjysm\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb udh\u00ebzimit t\u00eb Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, k\u00ebrkohet kryerja e nj\u00eb minimumi verifikimesh dhe afati i regjistrimit t\u00eb procedimit \u00ebsht\u00eb maksimumi 30 dit\u00eb.<\/p>\n<p>Pas regjistrimit t\u00eb procedimit subjekti nuk ka kryer asnj\u00eb veprim hetimor p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb mbi 7 muaj dhe pas urdh\u00ebrimit t\u00eb Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm nuk ka kryer asnj\u00eb veprim hetimor p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb mbi 3 muaj. KPK e vler\u00ebson si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pune jo efektive q\u00eb nuk pajtohet me pozicionin e tij. N\u00eb vendim thuhet se k\u00ebto lloj shkeljesh jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura dhe jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor dhe p\u00ebrfundimtar t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Nj\u00eb denoncim ka evidentur se Xhengo nuk \u00ebsht\u00eb paraqitur n\u00eb 22 seanca gjyq\u00ebsore, nga t\u00eb cilat vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb rast rezulton se ka v\u00ebrtetuar shkakun e mosparaqitjes dhe n\u00eb nj\u00eb rast tjet\u00ebr ka rezultuar se nuk \u00ebsht\u00eb formuar trupi gjykues, duke mbetur t\u00eb pajisutifikuara shtyrjet e 20 seancave.<\/p>\n<p>T\u00eb pandehurit kan\u00eb ngritur pretendime p\u00ebr nj\u00ebanshm\u00ebri t\u00eb prokurorit Xhengo n\u00eb hetimin e nj\u00eb personi q\u00eb ishte kush\u00ebri i tij. Sipas KPK, subjekti nuk ka provuar pretendimin se \u00ebsht\u00eb konsultuar me epror\u00ebt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pretendim t\u00eb ngritur nga t\u00eb pandehurit.<\/p>\n<p>\u201cNisur nga fakti q\u00eb shtetasi D. Xh. ka qen\u00eb drejtor i faturimeve n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb \u2018CEZ Shp\u00ebrndarje\u2019 dhe t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb akuzuarit kan\u00eb qen\u00eb faturist\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb tij, subjekti i ka pasur mund\u00ebsit\u00eb dhe duhet t\u00eb verifikonte \u00e7far\u00ebdolloj lidhje gjinore me k\u00ebt\u00eb shtetas p\u00ebr shkak t\u00eb mbiemrit t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb\u201d, vler\u00ebson KPK.<\/p>\n<p>Sipas trup\u00ebs, edhe n\u00ebse subjekti nuk do t\u00eb kishte pasur njohje, pas pretendimeve t\u00eb ngritura nga t\u00eb pandehurit e tjer\u00eb n\u00eb seancat gjyq\u00ebsore, ai duhej t\u00eb jepte dor\u00ebheqjen p\u00ebr t\u00eb shmangur \u00e7do situat\u00eb konflikti interesi, duke e paraqitur me shkrim ku mund t\u00eb vendoste m\u00eb pas drejtuesi i prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>KPK konkludon se Xhengo n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb n\u00eb kushtet e nj\u00eb konflikti n\u00eb dukje t\u00eb interesit, fakt q\u00eb \u00ebsht\u00eb mbajtur n\u00eb konsiderat\u00eb gjat\u00eb vler\u00ebsimit p\u00ebrfundimtar t\u00eb aft\u00ebsive profesionale t\u00eb subjektit, n\u00eb drejtim t\u00eb etik\u00ebs profesionale.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, n\u00eb rivler\u00ebsimin profesional \u00ebsht\u00eb konstatuar se Xhengo ka zvarritur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur hetimin e \u00e7\u00ebshtjeve penale pasi, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur ka kryer regjistrimin e procedimit penal tej afateve ligjore pa shkaqe t\u00eb justifikuara ligj\u00ebrisht; p\u00ebr periudha t\u00eb gjata nuk ka kryer asnj\u00eb veprim hetimore; n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur ka zgjatur afatet e hetimeve pa shkaqe ligjore dhe me t\u00eb nj\u00ebjtin arsyetim t\u00eb marr\u00eb me \u2018copy paste\u2019 nga vendimet e para\u2019; si dhe nuk ka kryer asnj\u00eb veprim hetimor pas edhe marrjes s\u00eb k\u00ebtyre vendimeve.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto gjetje, KPK konkludon se Xhengo nuk ka treguar aft\u00ebsi t\u00eb mira profesionale e organizative; si dhe ka cenuar etik\u00ebn e prokurorit jo vet\u00ebm n\u00eb gjendjen n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit duke ushtruar detyr\u00ebn, por edhe p\u00ebr shkak t\u00eb mang\u00ebsive t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura. K\u00ebto gjetje jan\u00eb vler\u00ebsuar shkarkuese prej Komisionit.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Tiran\u00ebs, Julian Xhengo u shkarkua nga detyra prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK m\u00eb 14 shtator 2022 pasi u konkludua i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr profesionalizmin, nd\u00ebrsa gjetjet n\u00eb kriterin pasuror dhe at\u00eb t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs u konsideruan n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb. [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70711,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,115],"tags":[251,118,149,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/Jualian-Xhengo-ne-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Jualian Xhengo n\u00eb KPK | Foto: LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70710"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70710"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70710\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70712,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70710\/revisions\/70712"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70711"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70710"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70710"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70710"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}