{"id":70725,"date":"2022-11-04T17:42:33","date_gmt":"2022-11-04T16:42:33","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-etleva-gjamo-perballet-me-vetingun\/2022\/11\/04\/"},"modified":"2023-04-06T14:53:12","modified_gmt":"2023-04-06T12:53:12","slug":"gjyqtarja-etleva-gjamo-perballet-me-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-etleva-gjamo-perballet-me-vetingun\/2022\/11\/04\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja Etleva Gjamo p\u00ebrballet me vetingun"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja Etleva Gjamo e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb premten m\u00eb 4 n\u00ebntor 2022 me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr konstatimet e Komisionit n\u00eb kriterin pasuror, p\u00ebr t\u00eb cilat u evidentuan deklarime t\u00eb pasakta dhe mosp\u00ebrputhje. P\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin, nuk u evidentuan n\u00eb seanc\u00eb gjetje me probleme.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtaren Etleva Gjamo po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relatore Brunilda Bekteshin dhe an\u00ebtare Firdes Shulin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Tonci Petkovic.<\/p>\n<p>Etleva Gjamo e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1998 dhe ka punuar si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Kor\u00e7\u00ebs. Prej vitit 2013, ajo e ushtron funksionin pran\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb n\u00eb Kor\u00e7\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Gjetjet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Relatorja Bekteshi u shpreh se Komisioni nuk ka gjetur probleme n\u00eb nj\u00eb depozit\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 300 mij\u00eb lek\u00eb dhe nj\u00eb gjendje n\u00eb bank\u00eb prej 355 mij\u00eb lek\u00ebsh, t\u00eb krijuara nga pagat.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, jan\u00eb konstatuar dy nd\u00ebrtesa t\u00eb padeklaruara q\u00eb gjenden n\u00eb tok\u00ebn e p\u00ebrfituar nga familja e origjin\u00ebs prej Ligjit \u201cP\u00ebr Tok\u00ebn\u201d n\u00eb vitin 1991, ku ajo rezulton t\u00eb jet\u00eb de jure bashk\u00ebpronare. Sipas Bekteshit, subjekti ka shpjeguar gjat\u00eb hetimit se nj\u00eb prej godinave \u00ebsht\u00eb sht\u00ebpia e nd\u00ebrtuar prej babait n\u00eb vitin 1965. P\u00ebr objektin tjet\u00ebr ka shpjeguar, se pas shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb ish-kooperativ\u00ebs bujq\u00ebsore, godina e zyrave \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga babai dhe dy v\u00ebllez\u00ebrit e tij dhe se aktualisht \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje thuajse t\u00eb rr\u00ebnuar.<\/p>\n<p>Edhe bashk\u00ebshorti i subjektit ka rezultuar t\u00eb mos ket\u00eb pasqyruar nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb q\u00eb gjendet n\u00eb tok\u00ebn e p\u00ebrfitur nga familja e tij e origjin\u00ebs nga ligji \u201cP\u00ebr Tok\u00ebn\u201d, ku ai sipas ligjit g\u00ebzon pjes\u00eb takuese. Subjekti ka shpjeguar se objekti \u00ebsht\u00eb sht\u00ebpia e nd\u00ebrtuar nga babai i bashk\u00ebshortit t\u00eb saj n\u00eb vitin 1955. Po ashtu, ajo ka theksuar se as ajo dhe as bashk\u00ebshorti nuk kan\u00eb t\u00ebrhequr t\u00eb drejta pron\u00ebsie mbi k\u00ebto prona.<\/p>\n<p>Gjamo k\u00ebmb\u00ebnguli edhe n\u00eb seanc\u00eb se ajo dhe bashk\u00ebshorti nuk kan\u00eb t\u00ebrhequr t\u00eb drejta pron\u00ebsie nga k\u00ebto pasuri dhe se kjo kishte qen\u00eb arsyeja e mosdeklarimit. P\u00ebr objektin e bler\u00eb nga babai dhe dy xhaxhallar\u00ebt sqaroi se kishte dor\u00ebzuar foto q\u00eb v\u00ebrtetonin gjendjen e rr\u00ebnuar.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Gjamo ka deklaruar p\u00ebrdorimin e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 60 m2 + shtes\u00eb rreth 108.9 m2, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb bashk\u00ebshortit, pasuri sipas saj e krijuar para martes\u00ebs dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2006 p\u00ebr shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb. Si burime krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, bashk\u00ebshorti i subjektit ka deklaruar kursimet familjare t\u00eb tij nga puna e tij dhe t\u00eb prind\u00ebrve nga pensionet n\u00eb Shqip\u00ebri e n\u00eb Greqi.<\/p>\n<p>Bekteshi sqaroi se bashk\u00ebshorti i subjektit rezulton se e ushtron profesionin e noterit prej vitit 2005 e n\u00eb vijim. Nga instituciont vendore \u00ebsht\u00eb konfirmuar se ai \u00ebsht\u00eb regjistruar si person fizik me xhiro vjetore 2 deri n\u00eb 3 milion\u00eb lek\u00eb dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb Komisioni ka vendosur t\u00eb konsideroj\u00eb t\u00eb ardhura vler\u00ebn mesatare 2.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e kryer edhe p\u00ebr t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit duke filluar nga viti 1995 deri n\u00eb 2006-\u00ebn, \u00ebsht\u00eb konkluduar se ai dhe prind\u00ebrit kan\u00eb pasur mund\u00ebsi t\u00eb kursenin shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e apartamentit dhe t\u00eb shtes\u00ebs. Kjo e fundit rezulton t\u00eb jet\u00eb legalizuar n\u00eb 2012-\u00ebn.<\/p>\n<p>M\u00ebgjithat\u00eb, Komisioni v\u00ebren se nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb vitin 2010 investimi p\u00ebr adoptimin e shtes\u00ebs. Sipas Bekteshit, gjyqtarja Gjamo ka shpjeguar se kjo pasuri \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb \u00e7mimin 1 milion, lek\u00eb pasi edhe pala shit\u00ebse e ka p\u00ebrfituar n\u00ebp\u00ebrmjet privatizimit.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Etleva Gjamo theksoi n\u00eb fillim t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj se t\u00eb gjitha konkluzionet jan\u00eb evidentuar prej Komisionit n\u00eb deklarimin e bashk\u00ebshortit t\u00eb vitit 2010, q\u00eb ka qen\u00eb edhe deklarimi i par\u00eb pas lidhjes s\u00eb martes\u00ebs. \u201cPasuria ime pas martese \u00ebsht\u00eb ajo e krijuar me kredi dhe legalizimi i shtes\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtuar para martes\u00ebs. Edhe hetimi i Komisionit ka konfirmuar pretendimet dhe shpjegimet e mia\u201d, pohoi Gjamo.<\/p>\n<p>Ajo v\u00ebrejti se, megjith\u00ebse analiza financiare e nxjerr familjen e bashk\u00ebshortit me bilanc pozitiv, duhej q\u00eb t\u00eb konsideroheshin edhe t\u00eb ardhurat e tij nga puna si avokat. Gjamo pohoi se kishte v\u00ebrtetuar me dokumentacion p\u00ebrfaq\u00ebsimet gjyq\u00ebsore t\u00eb bashk\u00ebshortit n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e avokatit, p\u00ebrpara se ai t\u00eb merrte licens\u00ebn e noterit. Po ashtu, k\u00ebrkoi t\u00eb zbriteshin shpenzimet e jetes\u00ebs kur ata jetonin n\u00eb fshat, duke argumentuar se ekonomia bujq\u00ebsore e blegtorale mbulonte nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb nevojave.<\/p>\n<p>\u201cKjo pasuri \u00ebsht\u00eb bler\u00eb para martese n\u00eb vitin 2006 s\u00eb bashku me apartamentin\u201d, sqaroi Gjamo lidhur me shtes\u00ebn.<\/p>\n<p>Lidhur me mosdeklariminn e burimit nga bashk\u00ebshorti p\u00ebr investimet e kryera n\u00eb periudh\u00ebn 2006-2010, subjekti pretendoi se kishte t\u00eb b\u00ebnte me m\u00ebnyr\u00ebn e konceptimit t\u00eb deklarimit t\u00eb bashk\u00ebshortit. Ajo u shpreh se investimet e brendshme n\u00eb shtes\u00eb ishin kryer gradualisht deri n\u00eb 2010-\u00ebn dhe se n\u00eb at\u00eb vit nuk ishin pasqyruar p\u00ebr shkak se ishin n\u00eb vler\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl se 300 mij\u00eb lek\u00eb, q\u00eb detyronte deklarimin.<\/p>\n<p>Gjamo pohoi se leja e nd\u00ebrtimit t\u00eb shtes\u00ebs ishte nxjerr\u00eb ne em\u00ebr t\u00eb shit\u00ebsit, i cili kishte kryer edhe vet\u00ebdeklarimin 2006-\u00ebn pran\u00eb ALUIZNI-t, p\u00ebr shkak se punimet kishin dal\u00eb nga projekti i miratuar.<\/p>\n<p>An\u00ebtarja Firdes Shuli e pyeti subjektin se p\u00ebrse nuk kishte dor\u00ebzuar q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb hetimit administrativ nj\u00eb preventiv t\u00eb punimeve t\u00eb vitit 2006, por e kishte depozituar n\u00eb KPK s\u00eb fundmi, kur ishte pyetur lidhur me investimet. Gjamo deklaroi se shpjegimet i kishte dh\u00ebn\u00eb bazuar n\u00eb k\u00ebrkesat e pyet\u00ebsor\u00ebve, ku k\u00ebrkoheshin faturat e pagesave.<\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar marrjen e nj\u00eb kredie n\u00eb shum\u00ebn 10 milion\u00eb lek\u00eb nga bashk\u00ebshorti p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti, por nga hetimi ka rezultuar se kjo vler\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr destinacionin fillestar. Bekteshi sqaroi se kredia kishte sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e dy pasurive t\u00eb tjera n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me nj\u00eb person tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>KPK v\u00ebren se banka e ka konfirmuar kredin\u00eb dhe detyrim e mbetur, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb gjetur probleme p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebsteve. Subjekti ka deklaruar se gjysma e kredis\u00eb shlyhet nga bashk\u00ebpronari n\u00eb dy objektet e blera, shtetasi E.G.<\/p>\n<p>Prej hetimit ka rezultuar se disa k\u00ebste t\u00eb kredis\u00eb jan\u00eb paguar nga shtetasi K.P, por subjekti ka shpjeguar se ky person ka kontakte t\u00eb p\u00ebrditshme me bank\u00ebn dhe se i ka kryer k\u00ebto veprime p\u00ebr llogari t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, bashk\u00ebshorti ka deklaruar pasurit\u00eb q\u00eb jan\u00eb bler\u00eb me kredin\u00eb 10 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb Devoll, konkretisht nj\u00eb truall 200 m2 + 110 m2 nd\u00ebrtes\u00eb n\u00eb vitin 2012, si dhe nj\u00eb truall tjet\u00ebr 520 m2 n\u00eb 2013-\u00ebn, bashk\u00ebngjitur pasuris\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb nuk u evidentuan probleme p\u00ebr burimin e krijimit t\u00eb k\u00ebtyre pasurive q\u00eb rezultojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb ushtrimit t\u00eb aktivitetit t\u00eb shitjes s\u00eb karburanteve. Bekteshi sqaroi se bashk\u00ebshorti i subjektit dhe bashk\u00ebpronari i pik\u00ebs s\u00eb karburantit, e kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb objektin n\u00eb huap\u00ebrdorim pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb kryheshin inestime. Pasi jan\u00eb kryer investimet dhe shoq\u00ebria q\u00eb e ka marr\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim ka dal\u00eb me fitim, \u00ebsht\u00eb lidhur kontrat\u00eb qiraje me dy bashk\u00ebpronar\u00ebt.<\/p>\n<p>Sipas Bekteshit, hetimi i KPK nuk ka zbuluar ndonj\u00eb situat\u00eb konflikti interesi apo trajtimi preferencial n\u00eb k\u00ebto transaksione.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur probleme edhe n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb shtese 60 m2 n\u00eb objektin e pik\u00ebs s\u00eb shp\u00ebrndarjes s\u00eb karburanteve, me funksion ushtrimin e aktivitetit bar-kafe.<\/p>\n<p>Po ashtu, sipas KPK nuk jan\u00eb konstatuar probleme n\u00eb blerjen e nj\u00eb automjeti nga bashk\u00ebshorti n\u00eb vitin 2009 kundrejt shum\u00eb 250 mij\u00eb lek\u00eb; p\u00ebr blerjen e nj\u00eb zyre 14 m2 n\u00eb qytetin e Kor\u00e7\u00ebs para martese dhe dy llogari bankare.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, KPK konstaton mosp\u00ebrputhje mes vler\u00ebs s\u00eb deklaruar p\u00ebr blerjen nga bashk\u00ebshorti t\u00eb nj\u00eb automjeti tip \u201cMerzedes Benz\u201d n\u00eb vitin 2009 n\u00eb Bullgari kundrejt vler\u00ebs 4500 euro, pasi \u00e7mimi i pasyqruar n\u00eb kontrat\u00eb figuron n\u00eb mas\u00ebn rreth 500 euro.<\/p>\n<p>Subjekti pranoi se q\u00ebndronte mosp\u00ebrputhja mes \u00e7mimit t\u00eb deklaruar nga bashk\u00ebshorti me at\u00eb n\u00eb kontrat\u00eb. Sipas saj, bashk\u00ebshorti ka pasqyruar vler\u00ebn reale q\u00eb ka paguar cash p\u00ebr mjetin, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk i ka dh\u00ebn\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi shum\u00ebs s\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb kontrat\u00ebn e shit-blerjes n\u00eb Bullgari. Ajo shtoi se vlera 4500 \u00ebsht\u00eb deklaruar edhe n\u00eb funksion t\u00eb zhdoganimit t\u00eb mjetit, q\u00eb paraqiste vler\u00ebn reale t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nga analizimi i gjendjes cash n\u00eb shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb me burim t\u00eb ardhurat e subjektit nga puna si gjyqtare dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj si noter, KPK ka konstatuar balanca negative n\u00eb vitet 2010 dhe 2012 n\u00eb vler\u00ebn totale rreth 320 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u evidentua edhe deklarimi nga bashk\u00ebshorti i nj\u00eb gjendje cash 30 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2010. Subjekti ka shpjeguar se cashi n\u00eb at\u00eb vit ka qen\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 800 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebson t\u00eb ardhurat dhe dhurime q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb bashk\u00ebshortit prind\u00ebrit e tij.<\/p>\n<p>Bekteshi v\u00ebrejti se gjendje cash n\u00eb shum\u00ebn 30 mij\u00eb euro nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb vijim dhe as destinacioni i saj. Sipas relatores, megjith\u00ebse Gjamo nuk ka pranuar se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr gjendje cash n\u00eb at\u00eb vler\u00eb, KPK e ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare, prej nga ka rezultuar se bashk\u00ebshorti dhe prind\u00ebrit e tij kan\u00eb pasur burime p\u00ebr krijimin e asaj shume dhe mbulimin e shpenzimeve.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se p\u00ebr periudh\u00ebn 1995-2010, gjyqtarja Gjamo ka jetuar s\u00eb bashku me prind\u00ebrit e saj, Komisioni ka kryer analiz\u00eb financiare edhe p\u00ebr familjen e saj t\u00eb origjin\u00ebs, nga nuk jan\u00eb konstatuar probleme.<\/p>\n<p>Lidhur me mosdeklarimin e dhurimit t\u00eb shum\u00ebs 25 mij\u00eb euro nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit, subjekti ka deklaruar se nuk e kan\u00eb disponuar at\u00eb vler\u00eb n\u00eb 2010-\u00ebn kur kan\u00eb lidhur martes\u00eb.<\/p>\n<p>Gjamo pranoi se bashk\u00ebshorti ka pasur pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin e par\u00eb n\u00eb vitin 2010 kur kan\u00eb lidhur martes\u00eb, por q\u00eb sipas saj nuk kan\u00eb pasur pasoja.<\/p>\n<p>Ajo shpjegoi se dhurimi i shum\u00ebs 25 mij\u00eb euro nuk ishte formalizuar p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjes s\u00eb posa\u00e7me mes bashk\u00ebshortit dhe prind\u00ebrve t\u00eb tij, si dhe p\u00ebr faktin se para vitit 2010 kur ishin kryer k\u00ebto veprime, ai nuk ishte subjekt rivler\u00ebsimi.<\/p>\n<p>Subjekti k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsideroheshin t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit si avokat, edhe n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr krijimin e shum\u00ebs 30 mij\u00eb euro. Po ashtu, ajo k\u00ebrkoi t\u00eb uleshin shpenzimet e udh\u00ebtimeve jasht\u00eb shtetit me argumentin se kishin p\u00ebrdor mjet personal dhe kishin shkuar n\u00eb vendet fqinje.<\/p>\n<p>Duke ju referuar balancave negative n\u00eb vitet 2010 dhe 2011, subjekti solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb komisionit raportet e kontrollit tatimor p\u00ebr bashk\u00ebshortin, q\u00eb sipas saj rezultonin me shtes\u00eb t\u00eb ardhurash. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ajo k\u00ebrkoi rishikimin e shpenzimeve t\u00eb udh\u00ebtimeve jasht\u00eb shtetit dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se balancat negative zvog\u00eblohen n\u00ebse do t\u00eb konsiderohen provat dhe shpjegimet e saj.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Gjamo ritheksoi se konstatimet kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb vet\u00ebm me bashk\u00ebshortin dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 8 n\u00ebntor, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja Etleva Gjamo e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb premten m\u00eb 4 n\u00ebntor 2022 me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr konstatimet e Komisionit n\u00eb kriterin pasuror, p\u00ebr t\u00eb cilat u evidentuan deklarime t\u00eb pasakta dhe mosp\u00ebrputhje. P\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin, nuk u evidentuan n\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70726,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,115],"tags":[254,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/Gjamo-pas-seances.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Etleva Gjamo pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70725"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70725"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70725\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70727,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70725\/revisions\/70727"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70726"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70725"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70725"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70725"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}