{"id":70731,"date":"2022-11-03T18:40:22","date_gmt":"2022-11-03T17:40:22","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-ilir-turja-perballet-me-dyshime-per-fshehjen-e-nje-vile-ne-plazh\/2022\/11\/03\/"},"modified":"2023-04-06T14:53:36","modified_gmt":"2023-04-06T12:53:36","slug":"prokurori-ilir-turja-perballet-me-dyshime-per-fshehjen-e-nje-vile-ne-plazh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-ilir-turja-perballet-me-dyshime-per-fshehjen-e-nje-vile-ne-plazh\/2022\/11\/03\/","title":{"rendered":"Prokurori Ilir Turja p\u00ebrballet me dyshime p\u00ebr fshehjen e nj\u00eb vile n\u00eb plazh"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, Ilir Turja u p\u00ebrball t\u00eb enjten m\u00eb 3 n\u00ebntor 2022 me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn financiare q\u00eb e kishte nxjerr\u00eb me mungesa t\u00eb m\u00ebdha financiare p\u00ebr nd\u00ebtimin e nj\u00eb objekti t\u00eb regjistruar n\u00eb emrin e babait t\u00eb tij n\u00eb vendin e quajtur \u201cPlazhi i Durr\u00ebsit\u201d, si dhe dyshimet p\u00ebr fshehje t\u00eb k\u00ebsaj pasurie n\u00eb em\u00ebr t\u00eb familjar\u00ebve.<\/p>\n<p>Komisioni nuk konstatoi probleme p\u00ebr aspektin profesional, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk u njoftua ndonj\u00eb gjetje n\u00eb kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs, lidhur me informacionet e siguruara prej Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK pas p\u00ebrdit\u00ebsimit t\u00eb raportit, ku ngriheshin dyshime p\u00ebr veprime korruptive n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr prokurorin Turja po kryhet nga trupa e KPK-s\u00eb e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Pamela Qirkon dhe an\u00ebtar Roland Ilian. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Steven Kessler.<\/p>\n<p>Ilir Turja e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1995 dhe punon prej m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Durr\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Balanca negative dhe dyshime p\u00ebr fshehje<\/strong><\/p>\n<p>Relatimi p\u00ebr prokurorin Ilir Turja u fokusua gjat\u00eb n\u00eb nj\u00eb banes\u00eb n\u00eb plazhin e Durr\u00ebsit, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb babait t\u00eb subjektit dhe n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit. Si burime krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, Turja ka deklaruar kursimet familjare dhe nj\u00eb kredi n\u00eb vler\u00ebn 6 milion\u00eb t\u00eb marr\u00eb prej tij vitin 2010 p\u00ebr nj\u00eb apartament &#8211; por pas revokimit t\u00eb asaj porosie, shuma n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb shpenzuar p\u00ebr shtesa n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb private n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb atit. Banesa n\u00eb plazh \u00ebsht\u00eb vendosur si kolatral p\u00ebr kredin\u00eb e marr\u00eb.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se babai i subjektit ka bler\u00eb n\u00eb vitin 2002 truallin ku \u00ebsht\u00eb ngritur banesa, nd\u00ebrsa n\u00eb 2003-shin ka nxjerr\u00eb leje p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sht\u00ebpie trekat\u00ebshe. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb vitin 2010, KRT Durr\u00ebs ka miratuar leje p\u00ebr nj\u00eb shtes\u00eb an\u00ebsore me tre kate + papafingo, ku investitor ka qen\u00eb po i ati. Qirko tha se dukej se nd\u00ebrtimet e shtes\u00ebs nuk jan\u00eb p\u00ebrputhur me lejen e nd\u00ebrtimit dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar procesit t\u00eb legalizimit.<\/p>\n<p>Sipas relatores, jan\u00eb kryer dhe dy nd\u00ebrtime nj\u00ebkat\u00ebshe dhe duket se n\u00eb em\u00ebr t\u00eb babait t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit figurojn\u00eb tre objekte t\u00eb lidhura me nj\u00ebra \u2013 tjetr\u00ebn, me sip\u00ebrfaqe totale nd\u00ebrtimi rreth 503 m2.<\/p>\n<p>Qirko v\u00ebrejti se Turja nuk ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d vler\u00ebn dhe burimin e krijimit t\u00eb objektit 3 kate + papafingo + bodrum + 2 objekte nj\u00ebkat\u00ebshe. Duke ju referuar kostove t\u00eb Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave, vlera e investimit deri n\u00eb vitin 2003 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrllogaritur prej Komisionit n\u00eb shum\u00ebn 7.5 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa investimi i shtesave n\u00eb 2010-\u00ebn sipas preventivit n\u00eb vler\u00ebn rreth 12 milion\u00eb lek\u00eb dhe 2.2 milion\u00eb lek\u00eb kostoja e dy objekteve nj\u00ebkat\u00ebshe.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00ebren se subjekti ka deklaruar si adres\u00eb banimi m\u00eb s\u00eb shumti sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb atit, ku rezulton se n\u00eb preventiv evidentohet edhe si investitor.<\/p>\n<p>\u201cDuket se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me situat\u00ebn se persona t\u00eb tjer\u00eb mund t\u00eb mbajn\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tyre pasuri t\u00eb subjektit\u201d, u shpreh Qirko dhe shtoi se megjith\u00ebse nuk rezulton q\u00eb prind\u00ebrit t\u00eb jen\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e dhuruesit apo huadh\u00ebn\u00ebsit, \u00ebsht\u00eb kryer analiza e burimeve t\u00eb tyre financiare p\u00ebr kryerjen e investimeve n\u00eb banes\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas relatores, burimet kryesore p\u00ebr shtes\u00ebn jan\u00eb kredia n\u00eb shum\u00ebn 6 milion\u00eb lek\u00eb e marr\u00eb nga subjekti n\u00eb vitin 2010 dhe vlera 4.9 milion\u00eb lek\u00eb e p\u00ebrfituar nga babai i tij n\u00eb vitin 2006 nga shitja e nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb, Turja nuk ka deklaruar n\u00eb vitin 2010 porositjen e apartamentit p\u00ebr t\u00eb cilin ka marr\u00eb kredin\u00eb, megjith\u00ebse ka kryer pages\u00ebn. Nd\u00ebrkoh\u00eb, pagesa me vler\u00ebn e p\u00ebrfituar nga disbursimi kredis\u00eb rezulton t\u00eb jet\u00eb kryer n\u00eb llogarin\u00eb personale t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsueses ligjore t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese. Po ashtu, subjekti nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb deklaruar kthimin e nj\u00eb pjese t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb paguar nga shoq\u00ebria brenda vitit 2010. Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, relatorja u shpreh se dukej se shuma 3 milion\u00eb lek\u00eb e kthyer nga shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese n\u00eb vitin 2010, nuk ka burim pages\u00ebn e kryer me vler\u00ebn e p\u00ebrfituar prej kredis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDuket se q\u00ebllimi i v\u00ebrtet\u00eb i marrjes s\u00eb kredis\u00eb ka qen\u00eb p\u00ebr kryerjen e shtesave n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e babait\u201d, pohoi Qirko.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i transaksionit t\u00eb kryer prej babait t\u00eb subjektit me tok\u00ebn, ka rezultuar se ai e ka bler\u00eb n\u00eb 2005-\u00ebn p\u00ebr shum\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb dhe e ka shitur nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb p\u00ebr afro 10 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb, n\u00eb vler\u00ebn 4.9 milion\u00eb lek\u00eb. Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb fakt, KPK ka ngritur dyshime mbi v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e vlerave.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Qirko tha se p\u00ebr t\u00eb kryer nj\u00eb analiz\u00eb financiare garantiste \u00ebsht\u00eb konsideruar si e ardhur shuma e plot\u00eb 4.9 milion\u00eb lek\u00eb e p\u00ebrfituar nga shitja e tok\u00ebs. Sipas relatores, analiza financiare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri \u00ebsht\u00eb kryer me rezerv\u00eb, me q\u00ebllim verifikimin e mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb prind\u00ebrve p\u00ebr krijimin e burimeve q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e truallit dhe kryerjen e investimit, duke u bazuar n\u00eb deklarimet e subjektit dhe dokumentacionin e administruar gjat\u00eb hetimit.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare p\u00ebr gjith\u00eb investimet e kryera p\u00ebr banes\u00ebn n\u00eb plazh, ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn totale 14 milion\u00eb lek\u00eb. Bazuar n\u00eb faktin se subjekti shfaqet n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e investitorit, Komisioni i ka kaluar subjektit barr\u00eb prove p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>\u201cNgrihen dyshime konkrete p\u00ebr pasuri t\u00eb fshehur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb prind\u00ebrve me q\u00ebllim shmangien e verifikimit t\u00eb k\u00ebsaj prone,\u201d pohoi Qirko.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme p\u00ebr t\u00eb ardhurat dhe shpenzimet e subjektit dhe bashk\u00ebshortes s\u00eb tij p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016 ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn rreth 2 milion\u00eb lek\u00eb gjat\u00eb viteve 2010-2014.<\/p>\n<p>Prokurori Turja theksoi se nuk g\u00ebzonte tagrin e bashk\u00ebpronarit n\u00eb banes\u00ebn n\u00eb plazh, por vet\u00ebm at\u00eb t\u00eb p\u00ebrdoruesit t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb objektit. \u201cGjith\u00eb veprimet juridike jan\u00eb kryer nga babai dhe me burime financiare t\u00eb krijuara gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs son\u00eb,\u201d shpjegoi Turja dhe v\u00ebrejti se e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb banes\u00eb rregullisht si adres\u00eb. Sipas tij, vet\u00ebm dy vite kur \u00ebsht\u00eb transferuar t\u00eb jetoj\u00eb me bashk\u00ebshorten n\u00eb Tiran\u00eb, nuk e ka deklaruar si adres\u00eb.<\/p>\n<p>Turja v\u00ebrejti se Komisioni nuk i ka p\u00ebrfshir\u00eb gjith\u00eb burimet financiare t\u00eb deklaruara prej tij dhe t\u00eb disponuara n\u00eb vite nga prind\u00ebrit. Subjekti shpjegoi se i ati ka qen\u00eb ushtarak dhe pas vitit 1992 kur ka dal\u00eb n\u00eb rezerv\u00eb, \u00ebsht\u00eb trajtuar financiarisht duke pasur t\u00eb ardhura n\u00eb total rreth 760 mij\u00eb lek\u00eb deri n\u00eb vitin 2003. Po ashtu, pohoi se n\u00ebna ka pasur t\u00eb ardhura nga puna e saj n\u00eb shum\u00ebn rreth 939 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb. \u201cT\u00eb dy prind\u00ebrit p\u00ebr periudh\u00ebn 1995-2003 kan\u00eb pasur t\u00eb ardhura afro 1.7 milion lek\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb llogaritur. Mbuloin\u00eb shpenzimet jetike n\u00eb vler\u00ebn rreth 1.5 milion\u00eb lek\u00eb dhe balanca del pozitive n\u00eb shum\u00ebn 200 mij\u00eb lek\u00eb\u201d, deklaroi Turja duke e cil\u00ebsuar t\u00eb gabuar analiz\u00ebn e KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti shtoi se prej vitit 1995 ka pasur edhe t\u00eb ardhurat e tij nga paga dhe i renditi p\u00ebr \u00e7do vit, duke v\u00ebrejtur se familja ka pasur nj\u00eb ekonomi t\u00eb vetme me t\u00eb ardhura t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta rreth 6.5 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 1995-2003 \u2013 q\u00eb sipas tij jan\u00eb menaxhuar nga babai n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kryefamiljarit.<\/p>\n<p>Turja tha se babai kishte marr\u00eb dhe nj\u00eb hua rreth 980 mij\u00eb lek\u00eb dhe sipas tij, n\u00ebse do t\u00eb konsiderohej edhe nj\u00eb shum\u00eb e kthyer nga nj\u00eb shoq\u00ebri, at\u00ebher\u00eb mbulohej vlera e p\u00ebrcaktuar n\u00eb preventivin e banes\u00ebs.<\/p>\n<p>Subjekti v\u00ebrejti se n\u00eb kolaudimin e banes\u00ebs ishte konsideruar se vlera e objektit ishte po aq sa ishte p\u00ebrcaktuar n\u00eb preventive, n\u00eb shum\u00ebn 5.5 milion\u00eb lek\u00eb dhe jo 7.5 milion\u00eb lek\u00eb sa e kishte p\u00ebrllogaritur Komisioni. \u201cGodina e nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 2003 \u00ebsht\u00eb krijuar me burime t\u00eb ligjshme\u201d, deklaroi Turja dhe shtoi se si djali i vet\u00ebm i familjes, nuk mund t\u00eb k\u00ebrkonte pjes\u00eb n\u00eb banes\u00ebn e nd\u00ebrtuar me t\u00eb ardhurat e gjith\u00eb familjes.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkoi gjithashtu q\u00eb vlera e punimeve p\u00ebr shtes\u00ebn t\u00eb mos p\u00ebrllogaritej n\u00eb vler\u00ebn 12.3 milion\u00eb lek\u00eb sipas preventivit, por 7.5 milion\u00eb lek\u00eb &#8211; me argumentin se punimet e katit t\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb dyt\u00eb kishin p\u00ebrfunduar vet\u00ebm nga jasht\u00eb kur babai kishte aplikuar p\u00ebr legalizimin. \u201cVlera e punimeve nuk \u00ebsht\u00eb 12.3 milion\u00eb lek\u00eb sipas preventivit, por mbeti 7.5 milio\u00eb lek\u00eb. Edhe pse kan\u00eb kaluar 10 vite ka ende punime t\u00eb preventuara q\u00eb nuk jan\u00eb p\u00ebrfunduar,\u201d pohoi Turja.<\/p>\n<p>P\u00ebr arredimin me pajisje t\u00eb nj\u00eb aktiviteti bar-restorant t\u00eb bashk\u00ebshortes n\u00eb katin e par\u00eb t\u00eb objektit, subjekti shpjegoi se kishin p\u00ebrdorur pajisje t\u00eb p\u00ebrdorua t\u00eb nj\u00eb t\u00eb af\u00ebrmi.<\/p>\n<p>Sipas tij, n\u00ebse reflektohen k\u00ebto rrethana at\u00ebher\u00eb balanca financiare rezulton pozitive. \u201cNuk e kam fshehur marr\u00ebdh\u00ebnien me k\u00ebt\u00eb pron\u00eb, por babai im \u00ebsht\u00eb pronari i ligjsh\u00ebm,\u201d theksoi Turja.<\/p>\n<p>Lidhur me balanc\u00ebn negative rreth 2 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb konstatuar p\u00ebr t\u00eb ardhurat dhe shpenzimet e tij dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes gjat\u00eb periudh\u00ebs 2010-2014, Turja pretendoi se nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb ardhurave. Sipas tij, KPK nuk ka konsideruar t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes nga paga, aktiviteti privat dhe ato nga leja e lindjes. \u201cT\u00eb ardhurat nga aktiviteti tregtar e zerojn\u00eb balanc\u00ebn negative\u201d, pretendoi Turja dhe v\u00ebrejti se n\u00eb kushtet kur nuk ishin konstatuar probleme p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizmin, duhej t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, relatorja Qirko solli n\u00eb v\u00ebmendje faktin se analiza financiare ishte bazuar n\u00eb deklarimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit. \u201cNuk jan\u00eb deklaruar kursime dhe Komisioni nuk ka se si t\u2019i dij\u00eb\u201d, v\u00ebrejti ajo dhe shtoi se ishte i paqart\u00eb aktiviteti q\u00eb ushtrohej n\u00eb banes\u00ebn n\u00eb plazh.<\/p>\n<p>Turja tha se kati i par\u00eb p\u00ebrdorej nga bashk\u00ebshortja si bar-restorant, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr nuk p\u00ebrdorej p\u00ebr asnj\u00eb lloj aktiviteti. N\u00eb vijim, Qirko i tregoi subjektit foto t\u00eb banes\u00ebs, ku sipas saj dukej se \u00e7do dhom\u00eb e \u00e7do kati, p\u00ebrfshi edhe \u00e7do dhom\u00eb e papafingos, ishte e pajisura me kondicioner dhe perde.<\/p>\n<p>Subjekti deklaroi se kondicioner\u00ebt e vendosur kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorur. Sipas tij, q\u00ebllimi ka qen\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrdorur p\u00ebr hoteleri, por se deri tanim\u00eb nuk ishte ushtruar nj\u00eb aktivitet i till\u00eb.<\/p>\n<p>Turja u pyet nga v\u00ebzhguesi i ONM-s\u00eb, Kessler lidhur me rrethanat e shitjes s\u00eb tok\u00ebs nga babai n\u00eb vitin 2006 p\u00ebr nj\u00eb \u00e7mim rreth 10 her\u00eb m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb. Subjekti shpjegoi se toka e bler\u00eb nga babai gjendjej pran\u00eb autostrad\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb bler\u00ebsi zot\u00ebronte gjith\u00eb sip\u00ebrfaqen prapa dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye toka e t\u00eb atit merrte vler\u00eb t\u00eb shtuar. \u201cNuk kemi pasur asnj\u00eb lidhje me at\u00eb person\u201d, ju p\u00ebrgjigj ai pyetjes s\u00eb Kessler, n\u00ebse kishin pasur njohje me bler\u00ebsin e tok\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, nga hetimi duket se subjekti ka qen\u00eb kontribues edhe n\u00eb blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb nga bashk\u00ebshortja para martese, si burime krijimi t\u00eb t\u00eb cilit jan\u00eb deklaruar t\u00eb ardhurat e saj nga pagat, nga puna n\u00eb shtetin italian, si dhe nga t\u00eb ardhurat e familjar\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>KPK konstaton mosp\u00ebrputhje n\u00eb deklarimin e \u00e7mimit t\u00eb nj\u00eb automjeti, pasi n\u00eb 2010-\u00ebn \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb vler\u00ebn 150 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa m\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar p\u00ebr \u00e7mimin 11 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, prokuori Turja k\u00ebrkoi q\u00eb mos e p\u00ebrmbyll\u00eb shqyrtimin gjyq\u00ebsor pa reflektuar provat dhe shpjegimet e tij. KPK njoftoi se seanca p\u00ebr shpalljen e vendimarrjes do t\u00eb zhvillohet m\u00eb 7 n\u00ebntor, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, Ilir Turja u p\u00ebrball t\u00eb enjten m\u00eb 3 n\u00ebntor 2022 me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn financiare q\u00eb e kishte nxjerr\u00eb me mungesa t\u00eb m\u00ebdha financiare p\u00ebr nd\u00ebtimin e nj\u00eb objekti t\u00eb regjistruar n\u00eb emrin e babait t\u00eb tij n\u00eb vendin e quajtur [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70732,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,115],"tags":[118,119,129],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/turja-3.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Ilir Turja pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70731"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70731"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70731\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70733,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70731\/revisions\/70733"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70732"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70731"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70731"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70731"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}