{"id":70740,"date":"2022-11-02T17:41:23","date_gmt":"2022-11-02T16:41:23","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-kudusi-shahu-perballet-me-balanca-negative-ne-vlera-te-medha\/2022\/11\/02\/"},"modified":"2023-04-06T14:54:10","modified_gmt":"2023-04-06T12:54:10","slug":"prokurori-kudusi-shahu-perballet-me-balanca-negative-ne-vlera-te-medha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-kudusi-shahu-perballet-me-balanca-negative-ne-vlera-te-medha\/2022\/11\/02\/","title":{"rendered":"Prokurori Kudusi Shahu p\u00ebrballet me balanca negative n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Kudusi Shahu u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 2 n\u00ebntor 2022 me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u evidentuan mosp\u00ebrputhje e pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin e pasuris\u00eb, si dhe balanca negative n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr krijimin e tyre. Shahu paraqiti n\u00eb seanc\u00eb karrier\u00ebn e tij profesionale dhe dha shpjegime t\u00eb p\u00ebrmbledhura p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb gjetjeve, nd\u00ebrsa k\u00ebrkoi ri\u00e7eljen e hetimit n\u00eb dy kriteret e tjer\u00eb, past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>Procesi i rivler\u00ebsimit p\u00ebr prokurorin Shahu po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relatore Etleda \u00c7iftjan dhe an\u00ebtare Xhensila Pinen. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Gerrit Sprenger.<\/p>\n<p>Nga sa shpjegoi vet\u00eb prokurori Shahu n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore, ai e kishte filluar karrier\u00ebn n\u00eb vitin 1991 n\u00eb ish-hetuesin\u00eb e Kuk\u00ebsit e n\u00eb vijim n\u00eb ish-Hetuesin\u00eb e P\u00ebrgjithshme duke vijuar m\u00eb pas si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme. Sipas Shahut, n\u00eb vitin 1999 ai \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs, se ka punuar p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb n\u00eb ish-Prokurorin\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda dhe se aktualisht e ushtron funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>Sipas relatimit t\u00eb \u00c7iftes, prokurori Shahu kishte deklaruar kryerjen e disa investimeve n\u00eb pasuri gjat\u00eb periudh\u00ebs 1997-2004. Ai ka deklaruar blerjen nj\u00eb ngastre tok\u00eb-ar\u00eb me sip\u00ebrfaqe rreth 600 m2 n\u00eb vitin 2022, kundrejt vler\u00ebs 600 mij\u00eb lek\u00eb. Shahu ka deklaruar edhe blerjen e nj\u00eb trualli me sip\u00ebrfaqe 298 m2 n\u00eb vitin 2001 p\u00ebr shum\u00ebn 1.2 milion\u00eb lek\u00eb. Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebtyre pasurie ka deklaruat t\u00eb ardhurat nga pagat e tij e t\u00eb bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>\u00c7iftja sqaroi se subjekti ka deklaruar nj\u00eb sht\u00ebpi banimi me dy kate + papafingo + bodrum. Sipas Shahut, nd\u00ebrtimi ka filluar n\u00eb vitin 1997. Nd\u00ebrkoh\u00eb, trualli ku \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar banesa rezulton t\u00eb jet\u00eb bler\u00eb n\u00eb 2001-in.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se subjekti ka deklaruar shpenzime edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb rrug\u00ebn \u201cDon Bosko\u201d n\u00eb Tiran\u00eb, nga analiza paraprake e Komisionit ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 803 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e truallit dhe kryerjen e shpenzimeve gjat\u00eb periudh\u00ebs 1997-2001.<\/p>\n<p>Si burime krijimi p\u00ebr banes\u00ebn me dy kate + papafingo + bodrum, me vler\u00eb t\u00eb deklaruar rreth 4 milion\u00eb lek\u00eb, subjekti ka sh\u00ebnuar kursimet nga pagat dhe shitjen p\u00ebr \u00e7mimin 2 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb apartamentit n\u00eb rug\u00ebn \u201cDon Bosko\u201d n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb p\u00ebrfituar nga Enti Komb\u00ebtar i Banesave. Po ashtu, Shahu ka deklaruar se n\u00eb nd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj banese ka kontribuar edhe v\u00ebllai, me t\u00eb ardhurat e krijuara prej tij nga puna n\u00eb emigracion n\u00eb Greqi dhe n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar.<\/p>\n<p>\u00c7iftja sqaroi se subjekti ka deklaruar se v\u00ebllai ka kontribuar edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Golem, ku t\u00eb gjitha investimet e tij shkojn\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 27 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00ebren mosp\u00ebrputhje n\u00eb deklarimet e Shahut lidhur me periudh\u00ebn e nd\u00ebrtimit t\u00eb banes\u00ebs, pasi gjat\u00eb viteve ka sh\u00ebnuar se e ka nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 1997, n\u00eb pyet\u00ebsorin nr.1 ka deklaruar se punimet kan\u00eb filluar n\u00eb vitin 2001 dhe n\u00eb vijim ka pretenduar s\u00ebrish se ka kryer investime q\u00eb prej vitit 1997.<\/p>\n<p>Relatorja \u00c7iftja v\u00ebrejti se nga verifikimet e pamjeve imazherike p\u00ebr periudh\u00ebn 1999-2001 nuk dallohet nd\u00ebrtim n\u00eb proces, n\u00eb vitin 2002 v\u00ebrehet nj\u00eb imazh i leht\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb 2003-in duket \u00e7atia e objektit.<\/p>\n<p>Bazur n\u00eb k\u00ebto gjetje, Komisioni ka konsideruar si periudh\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtimit dhe investimit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb vitet 2003 dhe 2004. Nisur nga fakti se subjekti nuk ka provuar me dokumentacion kostot e nd\u00ebrtimit sipas deklarimit t\u00eb tij n\u00eb shum\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb, p\u00ebrllogaritja e shpenzimeve p\u00ebr investimet e kryera n\u00eb banes\u00eb \u00ebsht\u00eb realizuar bazuar n\u00eb referencat e Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banes\u00ebs p\u00ebr ato vite, nga ka rezultuar nj\u00eb vler\u00eb totale n\u00eb shum\u00ebn 10 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me arredimin, subjekti ka deklaruar se ka kryer shpenzime vit pas viti, por nuk ka deklaruar vler\u00eb konkrete p\u00ebr asnj\u00eb prej kat\u00ebr banesave.<\/p>\n<p>Komisioni ka konsideruar n\u00eb analiz\u00eb vler\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb nga shitja e apartamentit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm. Nd\u00ebrsa nuk \u00ebsht\u00eb justifikuar me dokumentacion ligjor shuma 1 milion lek\u00eb e deklaruar se i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga v\u00ebllai, pasi subjekti nuk ka dor\u00ebzuar dokumentacion ligjor p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar t\u00eb ardhurat e v\u00ebllait n\u00eb emigracion.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e kryer p\u00ebr investimet n\u00eb banes\u00ebn private dhe shpenzimet e tjera p\u00ebr periudh\u00ebn 1993-2003 ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn rreth 8 milion\u00eb lek\u00eb. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 600 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2004-\u00ebn.<\/p>\n<p>Subjekti ka bler\u00eb edhe nj\u00eb apartament tjet\u00ebr n\u00eb Golem n\u00eb vitin 2009 p\u00ebr \u00e7mimin 57 mij\u00eb euro, pasuri p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn shprehet se ka kontribut financiar edhe i v\u00ebllai, por pa specifikuar vler\u00ebn konkrete t\u00eb shpenzuar prej tij. Si burime krijimi t\u00eb tjera t\u00eb k\u00ebsaj pasurie ka deklaruar kursimet dhe nj\u00eb hua pa interes n\u00eb shum\u00ebn 30 mij\u00eb euro, t\u00eb marr\u00eb nga nj\u00eb i af\u00ebrm.<\/p>\n<p>\u00c7iftja v\u00ebrejti se, bazuar edhe n\u00eb deklarimet e Shahut, duket se marrdh\u00ebnia e tij dhe e v\u00ebllait n\u00eb k\u00ebto dy investime \u00ebsht\u00eb dhurim me kusht &#8211; n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast p\u00ebr shfryt\u00ebzimin e banesave edhe nga kontribuesi tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioni konstaton se subjekti nuk ka paraqitur dokumentacion p\u00ebr t\u00eb justifikuar shum\u00ebn 27 mij\u00eb euro, t\u00eb deklaruar si kontribut t\u00eb v\u00ebllait.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u relatua se Shahu nuk ka depozituar dokumentacion as p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar mund\u00ebsin\u00eb e huash\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr krijimin e vler\u00ebs 30 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 2009-2011 ka rezultuar balanz\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 10.8 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Shahu ka deklaruar blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 60 m2 n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2006, kundrejt shum\u00ebs 50 mij\u00eb euro. Si burim krijimi ka deklaruar t\u00eb ardhurat nga pagat, pak\u00ebsimet e kursimeve n\u00eb shum\u00ebn 800 mij\u00eb lek\u00eb dhe nj\u00eb hua n\u00eb vler\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb marr\u00eb nga nj\u00eb i njohuri tij, pa kontrat\u00eb dhe pa deklarat\u00eb.<\/p>\n<p>Huadh\u00ebn\u00ebsi ka rezultuar me mund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e shum\u00ebs 5 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka rezultuar bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 800 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr investimet nga t\u00eb ardhurat prej pagave dhe kursimeve.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ ka rezultuar pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 809 mij\u00eb lek\u00eb edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb garazhi p\u00ebr \u00e7mimin 10 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2015 me burim kursimet dhe nj\u00eb dhurim n\u00eb shum\u00ebn 2500 euro nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes. Sipas \u00c7iftjas, rezulton se subjekti nuk ka dor\u00ebzuar dokumentacion p\u00ebr t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortes me q\u00ebllim justifikimin e vler\u00ebs s\u00eb dhuruar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr kursimet e deklaruara si burimin tjet\u00ebr t\u00eb garazhit.<\/p>\n<p>Po ashtu, Shahu ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 300 mij\u00eb lek\u00eb dhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti p\u00ebr \u00e7mimin 600 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>KPK i ka gjetur deklarative pretendimet e subjektit se bashk\u00ebshortja ka p\u00ebrfituar rreth 3 milion\u00eb lek\u00eb nga m\u00ebsimdh\u00ebnia n\u00eb ambjentet e banes\u00ebs, aktivitet q\u00eb nuk ka qen\u00eb i regjistruar. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga t\u00eb ardhurat e deklaruara si t\u00eb p\u00ebrfituara nga qiradh\u00ebnia e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb, jan\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare vet\u00ebm ato p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb paguar detyrimet tatimore.<\/p>\n<p>Prokurori Shahu nuk ka sh\u00ebnuar kursime cash n\u00eb deklarat\u00ebn veting, por nga verifikimi deklarimeve periodike \u00ebsht\u00eb p\u00ebrllogaritur se ai duhej t\u00eb kishte 2.1 milion\u00eb lek\u00eb kursime jasht\u00eb sistemit bankar n\u00eb fund t\u00eb vitit 2016.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioni nuk ka gjetur probleme p\u00ebr nj\u00eb sip\u00ebrfaqe tok\u00eb-ar\u00eb n\u00eb Domje, n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me familjar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb dhe p\u00ebr dy depozita, nj\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 1.2 milion lek\u00eb dhe tjetra reth 1 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 pamund\u00ebsive financiare t\u00eb konstatuara p\u00ebr krijimin e pasurive t\u00eb verifikuara, KPK ka gjetur balanca negative p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve dhe investimeve edhe n\u00eb disa vite t\u00eb tjera, n\u00eb vler\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori Kudusi Shahu e fal\u00ebnderoi Komisionin p\u00ebr pun\u00ebn e kryer n\u00eb rivler\u00ebsimin e tij dhe p\u00ebr gjetjet e konstatuara. Ai parashtroi k\u00ebrkes\u00eb paraprake p\u00ebr \u00e7eljen e hetimit n\u00eb kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit.<\/p>\n<p>Subjekti detajoi t\u00eb gjith\u00eb karrier\u00ebn profesionale, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk u ndal n\u00eb gjith\u00eb konstatimet e Komisionit p\u00ebr t\u00eb cilat u evidentuan probleme.<\/p>\n<p>Shahu paraqiti rrethanat e blerjes s\u00eb tok\u00ebs dhe nd\u00ebrtimit t\u00eb banes\u00ebs private, duke shpjeguar se gjat\u00eb trazirave t\u00eb vitit 1997 kishte marr\u00eb edhe prind\u00ebrit n\u00eb Tiran\u00eb dhe kishte vendosur t\u00eb nd\u00ebrtonte sht\u00ebpin\u00eb. Ai u shpreh se nd\u00ebrtimet jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb-pjes\u00eb. Nd\u00ebrsa theksoi se kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb gjurm\u00ebt kontrat\u00ebs s\u00eb energjis\u00eb elektrike q\u00eb sipas tij, v\u00ebrtetonte se pagesat ishin kryer n\u00eb emrin e tij. \u201cDua t\u00eb them se banesa ka filluar t\u00eb nd\u00ebrtohet n\u00eb vitin 1997\u201d, deklaroi Shahu dhe shtoi se t\u00eb gjith\u00eb familjar\u00ebt kishin kontribuar p\u00ebr nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb.<\/p>\n<p>Relatorja \u00c7iftja e pyeti subjektin se kur kishin filluar realisht punimet, pasi prej deklarimeve t\u00eb tij dhe t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb konstatuara gjat\u00eb hetimit administrativ stituata mbeej e paqart\u00eb. Shahu tha se n\u00eb vitin 1997 kishte filluar p\u00ebrgatitja e sheshit t\u00eb nd\u00ebrtimit. Ai i cil\u00ebosi pamjet satelitore t\u00eb pasakta.<\/p>\n<p>Subjekti pohoi se t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara prej bashk\u00ebshortes nga m\u00ebsimdh\u00ebnia i kishte deklaruar gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs. Ai tha se nuk e kishin t\u00eb qart\u00eb se si paguheshin taksat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb aktivitet dhe se ishin qart\u00ebsuar vet\u00ebm pas daljes s\u00eb legjislacionit t\u00eb vetingut n\u00eb 2016-\u00ebn.<\/p>\n<p>Shahu v\u00ebrejti se nj\u00eb prej huadh\u00ebn\u00ebsve ishte i af\u00ebrm i familjes, i cili kishte emigruar n\u00eb Franc\u00eb para vitit \u201990. Sipas tij, marrdh\u00ebniet e ngushta mes tyre verifikoheshin edhe n\u00ebp\u00ebrmjet faktit se kishte udh\u00ebtuar shpesh n\u00eb Franc\u00eb, ku kishte q\u00ebndruar n\u00eb banes\u00ebn e kush\u00ebririt, dhe anasjelltas, ku i fundit q\u00ebndronte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e subjektit n\u00eb Shqip\u00ebri. Shahu pohoi se i af\u00ebrmi kishte gjasht\u00eb djem dhe dy vajza, t\u00eb cil\u00ebt zot\u00ebronin n\u00eb Franc\u00eb sht\u00ebpit\u00eb dhe kompanit\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Subjekti deklaroi se kishte pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e garazhit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb tha se ndihej i befasuar p\u00ebr gjetjen lidhur me automjetin duke theksuar se regjistrimi mjetit n\u00eb emrin e tij ishte kryer n\u00ebp\u00ebrmjet falsifikimit t\u00eb dokumenteve. Sipas Shahut, fillimisht kishte rezultuar se zot\u00ebronte autobus dhe n\u00eb vijim kishte dal\u00eb se ishte furgon. \u201cSi ka mund\u00ebsi q\u00eb paskam qen\u00eb pronar autobusi dhe pastaj furgoni?\u201d, pohoi Shahu dhe v\u00ebrejti se p\u00ebr shkak t\u00eb funksionit nuk i ishte dashur t\u00eb blinte makin\u00eb.<\/p>\n<p>Ai u shpreh se dosja e regjistrimit t\u00eb automjetit n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij ishte e falsifikuar. Shahu solli n\u00eb v\u00ebmendje se n\u00eb dosje gjendej edhe nj\u00eb v\u00ebrtetim i Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme i vitit 1996 q\u00eb ai p\u00ebrdorte p\u00ebr t\u00eb aplikuar n\u00eb viza n\u00eb ambasada.<\/p>\n<p>Subjekti shpjegoi se kishte kryer kall\u00ebzim penal, por se me t\u00eb drejt\u00eb ishte vendosur mosfillim hetimesh p\u00ebr shkak t\u00eb parashkrimit t\u00eb vepr\u00ebs penale. \u201cP\u00ebr shkak se jam i pafajsh\u00ebm. M\u00eb falni p\u00ebr shprehjen, por \u00ebsht\u00eb si ajo puna e \u2018gomarit n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr\u2019. Si ka mund\u00ebsi t\u00eb b\u00ebhesh pronar i mjetit n\u00ebp\u00ebrmjet v\u00ebrtetimit? B\u00ebhesh me kontrat\u00ebn\u201d, pohoi Shahu.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim subjekti deklaroi se kishte v\u00ebrtetuar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb d\u00ebrgesave t\u00eb v\u00ebllait me Wtestern Union.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurori Kudusi Shahu deklaroi se zot\u00ebron certifikat\u00eb sigurie t\u00eb nivelit tep\u00ebr sekret dhe viz\u00eb t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, viz\u00eb Kanadeze dhe t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar. Ai k\u00ebrkoi q\u00eb pas \u00e7eljes s\u00eb hetimit p\u00ebr dy kriteret e tjer\u00eb t\u00eb konfirmohet n\u00eb detyr\u00eb, me argumentin se kishte punuar gjithmon\u00eb me ndershm\u00ebri.<\/p>\n<p>Komisioni njoftoi se seanca e radh\u00ebs do t\u00eb zhvillohet me dat\u00eb 4 n\u00ebntor, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Kudusi Shahu u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 2 n\u00ebntor 2022 me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u evidentuan mosp\u00ebrputhje e pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin e pasuris\u00eb, si dhe balanca negative n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr krijimin e tyre. Shahu paraqiti n\u00eb seanc\u00eb karrier\u00ebn e tij profesionale [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70741,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,115],"tags":[118,225,149,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/Kudusi-Shahu-ne-seane-Degjimore-Foto-nga-BIRN-Edmond-Hoxhaj-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Kudusi Shahu n\u00eb sean\u00eb D\u00ebgjimore Foto nga BIRN\/ Edmond Hoxhaj ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70740"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70740"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70740\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70742,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70740\/revisions\/70742"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70741"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70740"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70740"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70740"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}