{"id":70770,"date":"2022-10-28T17:53:35","date_gmt":"2022-10-28T15:53:35","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/edina-kurti-jep-shpjegime-per-konstatimet-per-pamundesi-te-krijimit-te-pasurive\/2022\/10\/28\/"},"modified":"2023-04-06T14:55:40","modified_gmt":"2023-04-06T12:55:40","slug":"edina-kurti-jep-shpjegime-per-konstatimet-per-pamundesi-te-krijimit-te-pasurive","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/edina-kurti-jep-shpjegime-per-konstatimet-per-pamundesi-te-krijimit-te-pasurive\/2022\/10\/28\/","title":{"rendered":"Edina Kurti jep shpjegime p\u00ebr konstatimet p\u00ebr pamund\u00ebsi t\u00eb krijimit t\u00eb pasurive"},"content":{"rendered":"<p>Prokurorja Edina Kurti e Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Durr\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb premten m\u00eb 28 tetor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore ajo dha shpjegime p\u00ebr burimet dhe pamund\u00ebsit\u00eb financiare p\u00ebr dy apartamente dhe nj\u00eb automjet. Po ashtu, ajo dha shpjegime edhe p\u00ebr gjetjet n\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje profesionale.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr prokuroren Kurti po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relatore Xhensila Pinen dhe an\u00ebtar Olsi Komicin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte e pranishme Maria Tuma.<\/p>\n<p>Edina Kurti e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2002 si oficere e policis\u00eb gjyq\u00ebsore. Ajo u em\u00ebrua prokurore n\u00eb vitin 2012 dhe pasi e ushtroi funksionin p\u00ebr afro nj\u00eb dekad\u00eb n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Kavaj\u00eb, s\u00eb fundmi \u00ebsht\u00eb transferuar n\u00eb at\u00eb t\u00eb Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p>Kurti u paraqit n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore s\u00eb bashku me p\u00ebrfaq\u00ebsuesen e saj ligjore, avokaten Antoneta Sevdari.<\/p>\n<p><strong>Barrat e prov\u00ebs p\u00ebr pasurit\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni i ka kaluar barr\u00eb prove prokurores Kurti p\u00ebr burimet e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 127 m2 n\u00eb Durr\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrje n\u00eb vitin 2014 me nj\u00eb shoq\u00ebri nd\u00ebrtuese, kundrejt \u00e7mimit 9.7 milion\u00eb lek\u00eb. Relatorja Pine v\u00ebrejti se p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin apartament \u00ebsht\u00eb lidhur kontrat\u00eb porosie nga vjehrra e subjektit n\u00eb vitin 2011, p\u00ebr vler\u00ebn 101 mij\u00eb euro. Sipas Pines, n\u00eb kontrat\u00ebn e 2014-\u00ebs nuk pasqyrohen ndryshimet e p\u00ebrcaktimeve n\u00eb porosin\u00eb e vitit 2011.<\/p>\n<p>Si burime krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie t\u00eb deklaruar n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit dhe k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, subjekti ka shpjeguar se 5.2 milion\u00eb lek\u00eb jan\u00eb shlyer nga vjehrra n\u00eb vitin 2011, ku p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shum\u00eb ka kontribuar edhe kunata e cila jeton n\u00eb Kanada; kredi 2.4 milion\u00eb lek\u00eb e marr\u00eb nga vjehrra si e pastreh\u00eb n\u00eb vitin 2014; si dhe 2 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb sipas Kurtit p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb kursimet e saj familjare si dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit nga emigracioni n\u00eb Greqi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb deklarat\u00ebn noteriale t\u00eb sip\u00ebrmarrjes n\u00eb vitin 2014 \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar se \u00e7mimi \u00ebsht\u00eb likujduar n\u00ebp\u00ebrmjet tre k\u00ebsteve, ku shuma rreth 5.2 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2011-\u00ebn nga vjehrra; 2 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2014 nga kursimet e Kurtit dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb saj; si dhe nj\u00eb hua rreth 2.4 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb marr\u00eb prej vjehrr\u00ebs nga n\u00ebna e subjektit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar se do t\u00eb shlyhet me an\u00eb t\u00eb kredis\u00eb si e pastreh\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Pines, nga hetimi ka rezultuar se vjehrra e prokurores Kurti ka marr\u00eb edhe nj\u00eb hua n\u00eb vler\u00ebn 38 mij\u00eb e 600 euro n\u00eb vitin 2014 nga administratori shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese.<\/p>\n<p>Pine v\u00ebrejti se KPK konstaton deklarim t\u00eb pasakt\u00eb lidhur me burimin e t\u00eb ardhurave q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr shlyerjen e \u00e7mimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, pasi n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d nuk jan\u00eb sh\u00ebnuar dy huat\u00eb e marra nga vjehrra e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit. N\u00eb vijim, KPK konstaton se Kurti nuk ka provuar me dokumentacion ligjor koh\u00ebn e pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 5.2 milion\u00eb lek\u00eb nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit t\u00eb saj n\u00eb vitin 2011, si dhe nuk ka v\u00ebrtetuar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebsaj vlere.<\/p>\n<p>Sipas KPK, nuk \u00ebsht\u00eb provuar as burimi i ligjsh\u00ebm i huave, pasi prind\u00ebrit e subjektit kan\u00eb pasur n\u00eb llogarit\u00eb e tyre bankare t\u00eb nj\u00ebjtat vlera dhe nuk justifikohet shuma e dh\u00ebn\u00eb hua vjehrr\u00ebs, si dhe administratori i shoq\u00ebris\u00eb nuk ka padur likujditete t\u00eb mjaftueshme t\u00eb disponueshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr me kredin\u00eb me kushte leht\u00ebsuese t\u00eb p\u00ebrfituar nga vjehrra, subjektit i \u00ebsht\u00eb kaluar barr\u00eb prove p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar se nuk ka qen\u00eb n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit me Bashkin\u00eb Durr\u00ebs, gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Po ashtu, ka rezultuar se subjekti nuk ka deklaruar pak\u00ebsimin e gjendjes cash n\u00eb vitin 2014 dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb shuma 2 milion\u00eb lek\u00eb nuk mund t\u00eb konsiderohet se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur si burim.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi, prokurorja Kurti deklaroi se ka shpjeguar pagesat e kryera prej prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortit dhe ato t\u00eb kryera prej saj, duke specifikuar edhe burimet financiare p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Ajo deklaroi se prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit nuk i kishte konsideruar si persona t\u00eb lidhur dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk kishte pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d\u00a0 burimet specifike q\u00eb kishin sh\u00ebrbyer p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebsteve t\u00eb apartamentit nga ana e tyre. \u201cKur jam pyetur kam vendosur n\u00eb dispozicion dukumentacion p\u00ebr t\u00eb ardhurat dhe burimet\u201d, theksoi Kurti.<\/p>\n<p>Sipas saj, ishte provuar mund\u00ebsia e dh\u00ebnies s\u00eb shum\u00ebs 5.2 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2011, me t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortit dhe motr\u00ebs s\u00eb tij q\u00eb jeton dhe punon n\u00eb Kanada, p\u00ebr cil\u00ebn pohoi se kishte kontribuar me rreth 40 mij\u00eb dollar\u00eb kanadez\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo theksoi se gjith\u00eb procedura e p\u00ebrfitimit t\u00eb kredis\u00eb nga vjehrra si e pastreh\u00eb nga vjehrra kishte qen\u00eb ligjore, si dhe se nuk kishte pasur n\u00eb hetim asnj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ku pal\u00eb t\u00eb kishte qen\u00eb Bashkia e Durr\u00ebsit apo institucionet shtet\u00ebrore q\u00eb ishin pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb procedurat e p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb p\u00ebrfituesve t\u00eb kredive si t\u00eb pastreh\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim subjekti u ndal n\u00eb konstatimin p\u00ebr mosdeklarimin e pak\u00ebsimit t\u00eb gjendjes cash n\u00eb vitin 2014, q\u00eb sipas saj \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr pages\u00ebn e vler\u00ebs 2 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb kontributi i saj dhe i bashk\u00ebshortit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri. Ajo v\u00ebrejti se n\u00eb deklarat\u00ebn para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb vitin 2012 kishte pasqyruar kursimet cash nga t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit n\u00eb emigracion si dhe t\u00eb ardhurat e saj. Po ashtu, argumentoi se nuk kishte sh\u00ebnuar gjendje cash n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb kjo provonte shpenzimin e k\u00ebtyre likujditeteve n\u00eb 2014-\u00ebn, pavar\u00ebsisht mosdeklarimit t\u00eb pak\u00ebsimit t\u00eb shum\u00ebs 2 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb.<\/p>\n<p>Kurti shpjegoi se kishte arritur t\u00eb v\u00ebrtetonte t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit n\u00eb emigracion nga nj\u00eb kontrat\u00eb me nj\u00eb sht\u00ebpi diskografike n\u00eb vler\u00ebn totale rreth 70 mij\u00eb euro dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb njihen si t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Avokatja Antoneta Sevdari shpjegoi se kontrata e dyt\u00eb e vitit 2014 me shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtuese ishte n\u00ebnshkruar pasi kjo e fundit nuk i kishte zbatuar p\u00ebrcaktimet e kontrat\u00ebs s\u00eb 2011-\u00ebs. Sipas saj, \u00e7mimi m\u00eb i ul\u00ebt ishte dakort\u00ebsuar pasi punimet nuk ishin cil\u00ebsore. Sipas Sevdarit, fakti i n\u00ebnshkrimit t\u00eb nj\u00eb kontrate t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb vitin 2014, kur nd\u00ebrtimi apartamentit ishte vonuar dhe pritej t\u00eb vonohej p\u00ebr shkak t\u00eb problemeve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese, konfirmonte se ishte kyer pagesa e shum\u00ebs 5.2 milion\u00eb n\u00eb vitin 2011 &#8211; q\u00eb sipas saj ishte dhe arsyeja pse prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit ishin detyruar t\u00eb vijonin marrdh\u00ebnien me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>Sevdari dhe Kurti k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebn se, familja e k\u00ebsaj t\u00eb fundit kishte pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb vjehrr\u00ebs. Po ashtu, shpjeguan se kjo vler\u00eb ishte marr\u00eb hua pasi shoq\u00ebria kishte llogarit\u00eb bankare t\u00eb bllokuara, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk mund t\u00eb kalonte shuma e kredis\u00eb. N\u00eb k\u00ebto kushte ishte d\u00ebkord\u00ebsuar me sygjerimin e bank\u00ebs, q\u00eb t\u00eb merrej nj\u00eb hua me t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb shlyer k\u00ebsti p\u00ebr llogari t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb kur \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar akti noterial p\u00ebr marrjen e shum\u00ebn rreth 2.5 milion\u00eb lek\u00eb nga vjehrra prej prind\u00ebrve t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Subjekti v\u00ebrejti se megjith\u00ebse nuk e kishte pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d huan e marr\u00eb prej vjehrr\u00ebs nga n\u00ebna e saj, kishte dor\u00ebzuar bashk\u00ebngjitur dokumentacion q\u00eb v\u00ebrtetonte veprimin e kryer.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa u k\u00ebmb\u00ebngul se nuk q\u00ebndronte konstatimi p\u00ebr huan\u00eb e marr\u00eb nga shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese, si dhe se kjo shum\u00eb nuk ishte deklaruar apo p\u00ebrdorur ndonj\u00ebher\u00eb si burim p\u00ebr apartamentin.<\/p>\n<p>Avokatja Sevdari shpjegoi se shuma 38 mij\u00eb e 600 euro e sh\u00ebnuar si detyrim nuk ishte pjes\u00eb e \u00e7mimit t\u00eb apartamentit, por ishte dakor\u00ebt\u00ebsuar pas \u00e7mimit t\u00eb dyt\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, si garanci p\u00ebr punime m\u00eb cil\u00ebsore, gj\u00eb q\u00eb nuk ishte kryer prej shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese.<\/p>\n<p>\u201cNe pranojm\u00eb pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarime, por kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb paq\u00ebllimshme pasi jan\u00eb bashk\u00ebngjitur dokumentet\u201d, pohoi Sevdari dhe shtoi se sipas audituesit t\u00eb pajtuar nga subjekti, rezultonte se subjekti dhe familjar\u00ebt e saj kishin pasur burime financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr shlyerjen e pagesave p\u00ebr apartamentin me sip\u00ebrfaqe 127 m2 n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni konstatoi pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr pages\u00ebn vler\u00ebs s\u00eb nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 66 m2 n\u00eb zon\u00ebn e Plazhit n\u00eb Durr\u00ebs, t\u00eb bler\u00eb nga subjekti dhe bashk\u00ebshorti i saj n\u00eb vitin 2005, kundrejt \u00e7mimit 26 mij\u00eb euro. Si burime krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, Kurti ka deklaruar nj\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 16 mij\u00eb euro dhe 10 mij\u00eb euro nga t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit nga emigracioni, si dhe t\u00eb ardhurat e familjes s\u00eb saj.<\/p>\n<p>Pine tha se kishte rezultuar mosp\u00ebrputhje n\u00eb lidhje me koh\u00ebn e pages\u00ebs dhe me burimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb deklaruara nga subjekti p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti, krahasuar k\u00ebto me dokumentacionin e administruar.<\/p>\n<p>Sipas relatores, \u00e7mimi i apartamentit rezulton t\u00eb jet\u00eb paguar p\u00ebrp\u00ebra marjes s\u00eb kredis\u00eb dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb shuma 16 mij\u00eb euro nuk mund t\u00eb ket\u00eb sh\u00ebrbyer si burim. Megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb konstatuar se bashk\u00ebshorti dukej se kishte pasur mund\u00ebsi p\u00ebr kursimin e vler\u00ebs 5 mij\u00eb euro, familja e subjektit ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr kursimin e t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs shum\u00eb t\u00eb deklaruar nga prokurorja Kurti si burim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament.<\/p>\n<p>Subjekti theksoi se provohej me dokumentacion se shuma e disbursuar nga kredia kishte kaluar p\u00ebr llogari t\u00eb pal\u00ebs shit\u00ebse. Sipas saj, pavar\u00ebsisht se n\u00eb kontrat\u00eb ishte sh\u00ebnuar se vlera ishte shlyer e gjitha, ky p\u00ebrcaktim ishte b\u00ebr\u00eb pasi pasuria do t\u00eb vendosej si kolateral p\u00ebr kredin\u00eb. Ajo solli n\u00eb v\u00ebmendje edhe nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale t\u00eb n\u00ebnshkruar me pal\u00ebn shit\u00ebse p\u00ebr borxhin q\u00eb i kishin shoq\u00ebris\u00eb, q\u00eb ishte likujduar menj\u00ebher\u00eb sapo ishte marr\u00eb kredia.<\/p>\n<p>Kurti k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte provuar se edhe ajo e familja e saj e origjin\u00ebs, kishin pasur mund\u00ebsi p\u00ebr kursimin e vler\u00ebs 5000 euro.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton pamund\u00ebsi financiare edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip \u201cOpel Zafira\u201d n\u00eb vitin 2010 kundrejt shum\u00ebs 8000 euro. Pine pohoi se nj\u00eb kredi 1.2 milion lek\u00eb e deklaruar si burim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri t\u00eb luajtshme, rezultonte t\u00eb ishte marr\u00eb p\u00ebr financimin e nj\u00eb apartamenti dhe nuk mund t\u00eb provohej se kishte sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e makin\u00ebs.<\/p>\n<p>Kurti argumentoi se \u00e7mimi i makin\u00ebs ishte i nj\u00ebjt\u00eb me vler\u00ebn e kredis\u00eb dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb v\u00ebrtetohej se kishte sh\u00ebrbyer p\u00ebr automjetin. Ajo shtoi se kredia nuk mund t\u00eb kishte destinacionin p\u00ebr t\u00eb cilin ishte sh\u00ebnuar se merrej, pasi nuk kishin n\u00ebnshkruar asnj\u00eb kontrat\u00eb p\u00ebr porositjen apo blerjen e ndonj\u00eb banese n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb.<\/p>\n<p>Avokatja Sevdari argumentoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detajuar pretendimet e subjektit lidhur me barrat e prov\u00ebs si dhe variantin e analiz\u00ebs financiare t\u00eb saj, duke theksuar se balanca negative q\u00eb mbetej nuk mund t\u00eb ishte penalizuese. Por, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur i\u2019u t\u00ebrhoq v\u00ebmendja nga kryesuesja Sanxhaktari q\u00eb t\u00eb ishte e p\u00ebrmbledhur, pasi vet\u00eb prokurorja Kurti dha shpjegime, si dhe i sygjeroi t\u00eb kalonte n\u00eb kriterin profesional.<\/p>\n<p>Tre an\u00ebtar\u00ebt e trup\u00ebs s\u00eb KPK dhe v\u00ebzhguesja nd\u00ebrkomb\u00ebtare u shpreh\u00ebn se nuk kishin asnj\u00eb pyetje.<\/p>\n<p><strong>Profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Prokurorja Edina Kurti u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs. P\u00ebr profesionalizmin u evidentuan gjetje n\u00eb disa prej pes\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb shortuara, p\u00ebr 8 denoncime t\u00eb kryera nga publiku, si dhe p\u00ebr dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb trajtuara ne medie.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00ebr\u00ebn prej \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb trajtuara n\u00eb emisionin \u201cFiks Fare\u201d, q\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me nj\u00eb denoncim p\u00ebr moszbatimin e nj\u00eb vendimi t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Italis\u00eb p\u00ebr uljen e d\u00ebnimit t\u00eb nj\u00eb d\u00ebnuari, subjekti sqaroi se ashtu si vet\u00eb pala k\u00ebrkesuese, edhe ajo i ishte drejtuar gjykat\u00ebs p\u00ebr njohjen e atij vendimi. Sipas saj, fakti se vendimi i gjykat\u00ebs nuk ishte ankimuar prej saj, nuk kishte sjell\u00eb q\u00ebndrimin e t\u00eb d\u00ebnuarit n\u00eb burg tej afatit t\u00eb d\u00ebnimit t\u00eb rishikuar.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Kurti deklaroi se kishte punuar gjithmon\u00eb me ndershm\u00ebri dhe profesionaliz\u00ebm dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 1 n\u00ebntor, n\u00eb or\u00ebn 09:50.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurorja Edina Kurti e Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Durr\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb premten m\u00eb 28 tetor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore ajo dha shpjegime p\u00ebr burimet dhe pamund\u00ebsit\u00eb financiare p\u00ebr dy apartamente dhe nj\u00eb automjet. Po ashtu, ajo dha shpjegime edhe p\u00ebr gjetjet n\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje profesionale. Procesi i [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70771,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,115],"tags":[261,118,149,129],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/Edina-Kurti-prokuore-e-Prokurorise-Durres-Foto-Edmond-Hoxhaj.jpg","fifu_image_alt":"Edina Kurti, prokurore e Prokuroris\u00eb Durr\u00ebs: Foto Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70770"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70770"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70770\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70772,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70770\/revisions\/70772"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70771"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70770"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70770"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70770"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}