{"id":70785,"date":"2022-10-26T16:15:27","date_gmt":"2022-10-26T14:15:27","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-edvan-vecani-perballet-me-vetingun\/2022\/10\/26\/"},"modified":"2023-04-06T14:56:37","modified_gmt":"2023-04-06T12:56:37","slug":"gjyqtari-edvan-vecani-perballet-me-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-edvan-vecani-perballet-me-vetingun\/2022\/10\/26\/","title":{"rendered":"Gjyqtari Edvan Ve\u00e7ani p\u00ebrballet me vetingun"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari Edvan Ve\u00e7ani i Gjykat\u00ebs s\u00eb Dibr\u00ebs u p\u00ebrball pa telashe me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 26 tetor 2022 nuk u evidentuan gjetje p\u00ebr t\u00eb cilat t\u2019i ishte kaluar barr\u00eb prove.<\/p>\n<p>Hetimi administrativ p\u00ebr gjyqtarin Ve\u00e7ani po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relator Lulzim Hamitajn dhe an\u00ebtare Valbona Sanxhaktarin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Theo Jacobs.<\/p>\n<p>Edvan Ve\u00e7ani ka kryer stazhin profesional pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn 2011-2012 kur ka fituar titullin \u201cMagjistrat Gjyqtar\u201d dhe n\u00eb janar t\u00eb 2014 \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Dib\u00ebr, ku dhe e ushtron funksionin aktualisht.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur probleme p\u00ebr tre pasuri t\u00eb pasqyruara nga Ve\u00e7ani n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, konkretisht p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim, t\u00eb bler\u00eb nga prind\u00ebrit e tij n\u00eb vitin 2013 p\u00ebr vler\u00ebn 145 mij\u00eb euro; p\u00ebr nj\u00eb automjet t\u00eb mark\u00ebs BMW, bler\u00eb n\u00eb 2011-\u00ebn p\u00ebr 5000 euro dhe nj\u00eb automjet t\u00eb llojit Volkswagen n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2012 kundrejt \u00e7mimit 145 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Relatori Hamitaj sqaroi se subjekti e ka deklaruar apartamentin n\u00eb p\u00ebrdorim q\u00eb prej vitit 2013, si dhe ka deklaruar nj\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 80 mij\u00eb euro q\u00eb ka marr\u00eb s\u00eb bashku me n\u00ebn\u00ebn p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie. Ai ka shpjeguar se k\u00ebstet e kredis\u00eb t\u00eb marr\u00eb p\u00ebr apartamentin shlyhen nga prind\u00ebrit e tij.<\/p>\n<p>Nisur nga p\u00ebrdorimi i k\u00ebsaj pasurie, Komisioni ka verifikuar mund\u00ebsin\u00eb e prind\u00ebrve t\u00eb subjektit p\u00ebr blerjen e apartamentit me burime t\u00eb ligjshme. Nga hetimi \u00ebsht\u00eb konstatuar se p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 65 mij\u00eb euro \u00ebsht\u00eb disponuar nga prind\u00ebrit vlera e p\u00ebrfituar prej shitjes n\u00eb vitin 2013 t\u00eb nj\u00eb apartamenti t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm p\u00ebr \u00e7mimin 8.7 milion\u00eb lek\u00eb. Nd\u00ebrsa k\u00ebsti i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb paguar me kredin\u00eb 80 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Gjithashtu ka rezultuar se, p\u00ebr sigurimin e k\u00ebsaj kredie \u00ebsht\u00eb vendosur barr\u00eb hipotekore apartamenti q\u00eb \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2013 dhe q\u00eb p\u00ebrdoret prej subjektit. Hamitaj theksoi se nuk kan\u00eb rezultuar probleme lidhur me burimet e ligjshme t\u00eb k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Prind\u00ebrit e subjektit kan\u00eb rezultuar me burime t\u00eb ligjshme edhe p\u00ebr blerjen n\u00eb vitin 2011 t\u00eb nj\u00eb automjeti tip BMW n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb gjyqtarit Ve\u00e7ani p\u00ebr shum\u00ebn totale rreth 6700 euro, ku p\u00ebrfshihen \u00a0edhe detyrimet doganore.<\/p>\n<p>Sipas KPK, nuk jan\u00eb gjetur probleme edhe p\u00ebr blerjen e automjetit nga bashk\u00ebshortja n\u00eb vitin 2012, ku si burim jan\u00eb deklaruar t\u00eb ardhurat e familjes s\u00eb saj t\u00eb origjin\u00ebs. Nga hetimi ka rezultuar se prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019i dhuruar asaj shum\u00ebn 145 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Hamitaj konstatoi se nga analiza financiare ka rezultuar se Ve\u00e7ani paraqitet \u00e7do vit me balanc\u00eb pozitive.<\/p>\n<p>Ve\u00e7ani mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs si dhe nuk u evidentuan gjetje dometh\u00ebn\u00ebse p\u00ebr profesionalizmin.<\/p>\n<p>Hamitaj relatoi gjetjet p\u00ebr pes\u00eb denoncime nga publiku si dhe t\u00eb nj\u00eb fakti t\u00eb b\u00ebr\u00eb publik n\u00eb media. Sipas tij, Komisioni \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni nga mjetet e informimit publik lidhur me nj\u00eb shkrim t\u00eb botuar n\u00eb median online, n\u00eb p\u00ebrmbajtjen e t\u00eb cilit, p\u00ebrshkruhej se, Gjyqtari A. K., i cili po shqyrtonte nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb \u201cDosjes 184\u201d, kishte th\u00ebn\u00eb n\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore se ishte p\u00ebrjashtuar nga \u00e7\u00ebshtja me vendim t\u00eb zevend\u00ebskryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Dibr\u00ebs, Edvan Ve\u00e7ani. Po ashtu, n\u00eb artikull evidentohej se gjyqtari A.K. ishte p\u00ebrjashtuar me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb avokat\u00ebve, sepse kishte vendosur ndarjen e dosjes dhe gjobitjen e tyre n\u00eb munges\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Hamitajt, nga verifikimi i dosjes dhe vendimarrjes s\u00eb Ve\u00e7anit p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e kolegut t\u00eb tij nga gjykimi \u00e7\u00ebshtjes t\u00eb quajtur si \u201cDosja 184\u201d, ka rezultuar q\u00eb subjekti t\u00eb jet\u00eb shprehur se\u00a0 gjyqtari A.K. nuk ka treguar nj\u00ebanshm\u00ebri n\u00eb pun\u00ebn e tij, por meq\u00ebn\u00ebse pala k\u00ebrkuese ka humbur besimin, duke shfaqur dyshime mbi \u00e7\u00ebshtjen, ka \u00e7muar se k\u00ebrkesa p\u00ebr p\u00ebrjashtimin duhej pranuar me q\u00ebllim ruajtjen e objektivitetit.<\/p>\n<p>Ve\u00e7ani nuk dha ndonj\u00eb shpjegim p\u00ebr sa u relatua n\u00eb seanc\u00eb. Ai fal\u00ebnderoi Komisionin p\u00ebr hetimin administrativ q\u00eb e konsideroi objektiv. Por, relatori Hamitaj i k\u00ebrkoi shpjegime p\u00ebr nj\u00eb prej \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb denoncuara nga publiku q\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me nj\u00eb l\u00ebshim urdh\u00ebri ekzekutimi.<\/p>\n<p>Hamitaj sqaroi n\u00eb seanc\u00eb se vendimarrja e subjektit \u00ebsht\u00eb trajtuar edhe nga emisioni \u201cFiks Fare\u201d, ku prej denoncuesit \u00ebsht\u00eb pretenduar se nga ana e gjyqtarit Ve\u00e7ani nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr t\u00eb verifikuar n\u00ebse vendimi p\u00ebr t\u00eb cilin ka l\u00ebshuar urdh\u00ebrin e ekzekutimit, ka qen\u00eb ose jo i form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka administruar fashikullin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb fjal\u00eb nga ka rezultuar se gjyqtari para se t\u00eb l\u00ebshonte urdh\u00ebrin e\u00a0 ekzekutimit, ka konstatuar se n\u00eb vendimin p\u00ebrkat\u00ebs ishte sh\u00ebnuar nga kancelaria se vendimi kishte marr\u00eb form\u00eb t\u00eb prer\u00eb, pasi nuk ishte ushtruar ankim. Hamitaj v\u00ebrejti se ky fakt \u00ebsht\u00eb cituar dhe argumentuar edhe n\u00eb vendimin e subjektit p\u00ebr pranimin e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr l\u00ebshimin e urdh\u00ebrit t\u00eb ekzekutimit.<\/p>\n<p>Pas nxjerrjes s\u00eb k\u00ebtij urdh\u00ebri nga subjekti, n\u00eb vitin 2017 \u00ebsht\u00eb ngritur nj\u00eb padi n\u00eb Gjykat\u00ebn e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Dib\u00ebr duke k\u00ebrkuar pavleshm\u00ebrin\u00eb e titullit ekzekutiv t\u00eb vendimit gjyq\u00ebsor t\u00eb subjektit. Kjo padi \u00ebsht\u00eb pranuar duke deklaruar t\u00eb pavlefsh\u00ebm titullin ekzekutiv t\u00eb p\u00ebrfituar n\u00ebp\u00ebrmjet vendimarrjes s\u00eb Ve\u00e7anit.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr deklarimin t\u00eb pavlefsh\u00ebm t\u00eb titullit ekzekutiv \u00ebsht\u00eb ankimuar n\u00eb Apelin e Tiran\u00ebs, por ende nuk \u00ebsht\u00eb shqyrtuar nga kjo gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Hamitaj v\u00ebrejti gjat\u00eb relatimit se dukej e paqart\u00eb dinamika dhe procedura administrativo-ligjore mbi t\u00eb cil\u00ebn fillimisht \u00ebsht\u00eb pranuar e regjistruar k\u00ebrkesa p\u00ebr nj\u00eb urdh\u00ebr ekzekutimi, nga Kancelaria e Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Dib\u00ebr, si dhe roli verifikues e vendimarr\u00ebs i subjektit.<\/p>\n<p>Pasi relatori i k\u00ebrkoi t\u00eb jepte shpjegime, Ve\u00e7ani deklaroi se \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb sh\u00ebnimet q\u00eb gjendeshin n\u00eb vendim. Ai tha se ishte sh\u00ebnuar se vendimi p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar l\u00ebshimi urdh\u00ebrit t\u00eb ekzekutimit ishte i form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb. N\u00eb vijim, subjekti sqaroi se k\u00ebrkesa ishte dor\u00ebzuar n\u00eb koh\u00ebn kur ai kishte filluar detyr\u00ebn dhe se nuk kishte pasur ndonj\u00eb arsye q\u00eb t\u00eb dyshonte se nuk ishte vendim i form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim gjyqtari Edvan Ve\u00e7ani k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 28 tetor, n\u00eb or\u00ebn 09:30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari Edvan Ve\u00e7ani i Gjykat\u00ebs s\u00eb Dibr\u00ebs u p\u00ebrball pa telashe me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 26 tetor 2022 nuk u evidentuan gjetje p\u00ebr t\u00eb cilat t\u2019i ishte kaluar barr\u00eb prove. Hetimi administrativ p\u00ebr gjyqtarin Ve\u00e7ani po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Genta [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70786,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,115],"tags":[263,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/EDvan-Vecani-pas-seances.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Edvan Ve\u00e7ani pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70785"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70785"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70785\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70787,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70785\/revisions\/70787"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70786"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70785"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70785"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70785"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}