{"id":70794,"date":"2022-10-25T16:03:03","date_gmt":"2022-10-25T14:03:03","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/eglantina-mikani-jep-shpjegime-per-te-ardhurat-e-bashkeshortit\/2022\/10\/25\/"},"modified":"2023-04-06T14:57:08","modified_gmt":"2023-04-06T12:57:08","slug":"eglantina-mikani-jep-shpjegime-per-te-ardhurat-e-bashkeshortit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/eglantina-mikani-jep-shpjegime-per-te-ardhurat-e-bashkeshortit\/2022\/10\/25\/","title":{"rendered":"Eglantina Mikani jep shpjegime p\u00ebr t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja Eglantina Mikani e Gjykat\u00ebs s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 25 tetor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, ku gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr balancat negative n\u00eb disa vite dhe p\u00ebr dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb gjykuara prej saj, p\u00ebr t\u00eb cilat i ishte kaluar barr\u00eb prove.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtaren Mikani po kryhet nga trupa e KPK-s\u00eb e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Pamela Qirkon dhe an\u00ebtare Brunilda Bekteshin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Francesco Ciardi.<\/p>\n<p>Eglantina Mikani e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1998 dhe punon prej m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash si gjyqtare e Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Kor\u00e7\u00eb.<\/p>\n<p>Relatorja Qirko sqaroi se Inspektorati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesave, ILDKPKI ka konstatuar se deklarimi i pasuris\u00eb nga Mikani nuk \u00ebsht\u00eb i sakt\u00eb dhe se nuk disponon dokumentacion t\u00eb plot\u00eb ligjor p\u00ebr t\u00eb ardhurat e deklaruara si t\u00eb p\u00ebrfituara nga bashk\u00ebshorti. Edhe gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, subjekti u pyet dhe dha shpjegime lidhur me t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit t\u00eb deklaruara prej saj se jan\u00eb p\u00ebrfituar nga nj\u00eb aktivitet privat dhe nga pun\u00ebsimi.<\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar nj\u00eb depozit\u00eb bankare t\u00eb bashk\u00ebshortit n\u00eb vler\u00ebn rreth 3.3 milion\u00eb lek\u00eb, me pjes\u00eb takuese 50% secili. Qirko shpjegoi se Mikani ka pasqyruar prej deklarat\u00ebs s\u00eb vitit 2006 e n\u00eb vijim ecurin\u00eb e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj depozite t\u00eb \u00e7elur n\u00eb janar t\u00eb 2007-\u00ebs, me shum\u00ebn 200 mij\u00eb lek\u00eb, e shtuar \u00e7do vit deri sa ka mb\u00ebrritur n\u00eb vler\u00ebn 3.3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, subjekti ka deklaruar edhe gjendje cash n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 150 mij\u00eb lek\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson vlera t\u00eb shtuara prej vitit 2006, kur ka deklaruar kursime jasht\u00eb sistemit bankar.<\/p>\n<p>Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebtyre pasurive jan\u00eb deklaruar t\u00eb ardhurat familjare. Por nga analiza financiare paraprake e Komisionit ka rezultuar balanc\u00eb negative fondesh n\u00eb mas\u00ebn 1.1 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr kursimin e likujditeteve, kryerjen e shpenzimeve dhe investimet e kryera prej vitit 2006 e n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Eglantina Mikani u ndal gjat\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detajuar n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortit, q\u00eb i ka deklaruar si burime p\u00ebr krijimin e likujditeteve. Ajo u shpreh se n\u00eb analiz\u00ebn e KPK-s\u00eb duhej t\u00eb ishin konsideruar t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit nga aktiviteti i kompjuterave p\u00ebr loj\u00ebra p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb n\u00eb vitet 2006 dhe 2007; nga nj\u00eb aktivitet bastesh sportive; si dhe nga pun\u00ebsimi i tij n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri ku p\u00ebr rreth 6 muaj rezulton se nuk jan\u00eb shlyer kontributet.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb ardhurat nga pun\u00ebsimi, subjekti pretendoi se mospasja e list\u00ebpagesave lidhet me mosplot\u00ebsimin e detyrimeve t\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ajo k\u00ebrkoi q\u00eb p\u00ebr aktivitetitn e lotarive t\u00eb regjistruar nga bashk\u00ebshorti s\u00eb bashku me nj\u00eb ortak t\u00eb tijin, shpenzimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb veprimtari duhet t\u00eb llogariten p\u00ebr secilin investitor dhe t\u00eb mos i atribuohen vet\u00ebm personit t\u00eb lidhur me t\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Mikanit, edhe n\u00ebna e bashk\u00ebshortit ka qen\u00eb e pun\u00ebsuar dhe ka pasur aktivitet t\u00eb sajin me kompjutera p\u00ebr loj\u00ebra p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, prej nga ka siguruar t\u00eb ardhura nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb t\u00eb cilave i\u2019a ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb birit, pasi n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb jetonin me qira. Po ashtu, ajo pretendoi se n\u00eb vitin 2008 kishte pasur shpenzime jetike minimale.<\/p>\n<p>Subjekti k\u00ebmb\u00ebnguli se t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit nga aktivitetet dhe pun\u00ebsimi jan\u00eb t\u00eb ligjshme. Sipas saj, n\u00ebse do t\u00eb korrigjohen shpenzimet dhe t\u00eb sakt\u00ebsohet se investimi n\u00eb pajisjet e loj\u00ebrave \u00ebsht\u00eb kryer para martes\u00ebs, duke e konsideruar si kapital paramartesor, at\u00ebher\u00eb balanca pozitive e vitit 2005 kur ka filluar bashk\u00ebjetesa do t\u00eb shkonte n\u00eb vler\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb do t\u00eb ndikonte edhe n\u00eb p\u00ebrllgaritjet e viteve n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>Qirko e pyeti subjektin se si v\u00ebrtetohej ligjshm\u00ebria e t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb deklaruara prej saj. Mikani argumentoi se bashk\u00ebshorti kishte hyr\u00eb n\u00eb martes\u00eb pa likujditete, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai ka qen\u00eb pjes\u00eb e familjes s\u00eb tij duke pasur kontribut. Pas insistimit t\u00eb Qirkos lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn e dh\u00ebnies s\u00eb nj\u00eb shume bashk\u00ebshortit nga n\u00ebna e tij, Mikani u shpreh se kishin qen\u00eb n\u00eb form\u00ebn e dhurimit. \u201cKa qen\u00eb vullneti i n\u00ebn\u00ebs q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb kontributit t\u00eb tij,\u201d pohoi Mikani.<\/p>\n<p>Relatorja Qirko solli n\u00eb v\u00ebmendje pretendimin e subjektit se konstatimi i Komisionit p\u00ebr moskonsiderimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortit p\u00ebr t\u00eb cilat nuk jan\u00eb paguar detyrimet nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi, nuk \u00ebsht\u00eb i sakt\u00eb. Qirko e pyeti subjektin se kur kishte marr\u00eb dijeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb dhe n\u00ebse kishte nd\u00ebrmarr\u00eb veprime ligjore q\u00eb detyrojn\u00eb kompanin\u00eb t\u00eb shlyej\u00eb detyrimet karshi bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Mikani sqaroi se kishte marr\u00eb dijeni rreth dy vjet m\u00eb par\u00eb gjat\u00eb hetimit administrativ n\u00eb KPK, por sipas saj nuk i ishin drejtuar gjykat\u00ebs edhe p\u00ebr faktin se bashk\u00ebshorti kishte mjaftuesh\u00ebm vjet\u00ebrsi pune. Sipas saj, provohej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb indirekte pun\u00ebsimi i bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Mikani ka rezultuar me balanc\u00eb pozitive p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip Benz n\u00eb vitin 2009, kundrejt \u00e7mimit 800 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur probleme n\u00eb dy pasuri t\u00eb gjendura n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, ku subjekti rezulton bashk\u00ebpronare, t\u00eb trash\u00ebguara nga babai &#8211; konkretisht p\u00ebr nj\u00eb truall me sip\u00ebrfaqe 102.5 m2 + nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb me sip\u00ebrfaqe rreth 75 m2 t\u00eb ndodhur aty ku Mikani zot\u00ebron 1\/3 pjes\u00eb takuese; si dhe nj\u00eb truall me sip\u00ebrfaqe 103 m2 me pjes\u00eb takuese 1\/12-at.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u konstatua se subjekti kishte deklaruar adresa t\u00eb ndryshme p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb Kor\u00e7\u00eb t\u00eb prenotuar n\u00eb vitin 2019 dhe t\u00eb bler\u00eb n\u00eb 2021-in. Subjekti shpjegoi n\u00eb seanc\u00eb se kjo kishte ndodhur p\u00ebr shkak t\u00eb ndryshimit t\u00eb em\u00ebrtimit t\u00eb rrug\u00ebs ku gjendet objekti ku ka bler\u00eb apartamentin.<\/p>\n<p>Raporti i par\u00eb i Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK p\u00ebr gjyqtaren Mikani ka qen\u00eb pozitiv. Por pas p\u00ebrdit\u00ebsimit jan\u00eb ngritur dyshime se subjekti, n\u00eb form\u00ebn e shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs, ka favorizuar nj\u00eb t\u00eb proceduar n\u00eb caktimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb. Megjithat\u00eb, DSIK e ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb Komisionit k\u00ebt\u00eb gjetje duke mos dal\u00eb me nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p>Qirko shpjegoi se nga verifikimi i dosjes n\u00eb fjal\u00eb jan\u00eb evidentuar disa indicie q\u00eb kan\u00eb lidhje me profesionalizmin. \u201cNuk ka indicie p\u00ebr kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d, pohoi relatorja Qirko dhe vijoi gjetjet e konstatuara n\u00eb kriterin profesional.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e konstatuar nga DSIK, Komisioni evidenton munges\u00eb t\u00eb arsyetimit t\u00eb subjektit lidhur me nevoj\u00ebn e caktimit t\u00eb nj\u00eb mase sigurie me garanci pasurore p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb proceduar, kundrejt mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb \u201carrest n\u00eb burg\u201d.<\/p>\n<p>Mikani pohoi se legjislacioni parashikon pranimin e garancive pasurore n\u00eb raste t\u00eb tilla. Sipas saj, vendimarrja e saj p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb \u201ccaktim garancie pasurore\u201d, kishte marr\u00eb form\u00eb t\u00eb prer\u00eb pasi nuk ishte ankimuar nga prokuroria.<\/p>\n<p>Sipas saj, edhe gjykimi n\u00eb themel i kryer nga nj\u00eb tjet\u00ebr trup\u00eb gjykuese, e ka pezulluar d\u00ebnimin e atij t\u00eb pandehuri, duke pasur parasysh rrezikshm\u00ebrin\u00eb e ul\u00ebt dhe vepr\u00ebn penale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn akuzohej.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, KLGJ ka dor\u00ebzuar raport pozitiv p\u00ebr gjyqtaren Mikani. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga verifikimi t\u00eb dh\u00ebnave arkivore \u00ebsht\u00eb konstatuar se ndaj saj jan\u00eb depozituar gjasht\u00eb ankesa pran\u00eb ish-K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, KLD. P\u00ebr nj\u00eb prej k\u00ebtyre ankesave ku jan\u00eb pretenduar shkelje procedurale nj\u00eb nj\u00eb mas\u00eb sigurimi padie, ish- KLD ka k\u00ebrkuar fillimin e hetimit disiplinor, por Ministri i Drejt\u00ebis\u00eb i asaj kohe nuk \u00ebsht\u00eb shprehur.<\/p>\n<p>Qirko v\u00ebrejti se subjekti nuk ka respektuar procedur\u00ebn si dhe nuk ka arsyetuar lidhur me nevoj\u00ebn e vendosjes s\u00eb nj\u00eb garancie t\u00eb k\u00ebrkuar nga pala padit\u00ebse n\u00eb procesin me objekt caktim mas\u00eb sigurimi padie. Sipas Komisionit, Mikani ka zgjidhur themelin e \u00e7\u00ebshtjes duke vepruar n\u00eb kund\u00ebrshtim me nj\u00eb vendim unifikues t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti pretendoi se n\u00eb vendimin e arsyetuar prej saj gjenden jo vet\u00ebm p\u00ebrcaktimet ligjore ku \u00ebsht\u00eb bazuar, por se jan\u00eb analizuar edhe kriteret dhe kushtet e vendosjes s\u00eb mas\u00ebs s\u00eb sigurimit t\u00eb padis\u00eb. Sipas saj, vendimarrja nuk ka asnj\u00eb kund\u00ebrshti me vendimin unifikues dhe se nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb themel.<\/p>\n<p>Ajo deklaroi se nuk \u00ebsht\u00eb c\u00ebnuar interesi i padit\u00ebsit ashtu si ai pretendon. Mikani shtoi se Ministri i Dej\u00ebsis\u00eb nuk ishte shprehur dhe ish-KLD kishte vendosur mbylljen e verifikimit.<\/p>\n<p>Ngaj gjyqtares Eglantina Mikani jan\u00eb depozituar gjithsej 10 denoncime nga publiku, nga t\u00eb cilat i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime subjektit p\u00ebr kat\u00ebr prej tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, gjyqtarja Mikani k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 26 tetor, n\u00eb or\u00ebn 13:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja Eglantina Mikani e Gjykat\u00ebs s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 25 tetor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, ku gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr balancat negative n\u00eb disa vite dhe p\u00ebr dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb gjykuara prej saj, p\u00ebr t\u00eb cilat i ishte kaluar barr\u00eb prove. Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtaren Mikani [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70795,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,115],"tags":[147,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/eglantina-mikani-pas-seamces.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Eglantina Mikani pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70794"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70794"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70794\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70796,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70794\/revisions\/70796"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70795"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70794"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70794"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70794"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}