{"id":70809,"date":"2022-10-21T15:28:55","date_gmt":"2022-10-21T13:28:55","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-me-dy-qendrime-per-selami-zallin\/2022\/10\/21\/"},"modified":"2023-04-06T14:57:56","modified_gmt":"2023-04-06T12:57:56","slug":"kpa-me-dy-qendrime-per-selami-zallin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-me-dy-qendrime-per-selami-zallin\/2022\/10\/21\/","title":{"rendered":"KPA me dy q\u00ebndrime p\u00ebr Selami Zallin"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit vendosi m\u00eb 17 qershor 2022 t\u00eb l\u00ebr\u00eb n\u00eb fuqi vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr ish-ndihm\u00ebsin ligjor t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Selami Zalli, p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e vetingut dhe ndalimin e rikthimit t\u00eb tij n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr 15 vjet. Vendimi u mor me shumic\u00eb votash, ku shumica e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb relatorja Ina Rama dhe an\u00ebtar\u00ebt Albana Shtylla, Mimoza Tasi e Sokol \u00c7omo i rr\u00ebzuan si t\u00eb pabazuara pretendimet e Zallit t\u00eb ngritura n\u00eb ankim lidhur me procesin e rregullt ligjor, nd\u00ebrsa kryesuesja Natasha Mulaj n\u00eb pakic\u00eb vler\u00ebson si t\u00eb drejt\u00eb k\u00ebrkimin e subjektit p\u00ebr t\u2019iu n\u00ebnshtruar procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb t\u00eb tre kriteret.<\/p>\n<p>Selami Zalli ka ushtruar funksionin e ndihm\u00ebsit ligjor t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb prej 22 korrikut 2009 deri m\u00eb 28 mars 2017 dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ndaj tij ka nisur procesi i rivler\u00ebsimit ex officio prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK. N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb vetingut, Zalli ka plot\u00ebsuar dhe d\u00ebrguar pran\u00eb institucioneve kompetente deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb, deklarat\u00ebn p\u00ebr kontrollin e figur\u00ebs, si dhe formularin p\u00ebr vet\u00ebvler\u00ebsimin profesional.<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 24 mars 2017, ai ka paraqitur para Kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr lirimin nga detyra e ndihm\u00ebsit ligjor, pasi ishte shpallur fitues n\u00eb konkurrimin e zhvilluar p\u00ebr pozicionin e Drejtorit t\u00eb Informacionit pran\u00eb Autoritetit p\u00ebr Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Mbi baz\u00ebn e k\u00ebsaj k\u00ebrkese, kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb ka vendosur lirimin e tij nga detyra dhe prej asaj date Zalli ushtron veprimtarin\u00eb e tij profesionale pran\u00eb Autoritetit p\u00ebr Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Kur \u00ebsht\u00eb njoftuar prej Komisionit n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2021 p\u00ebr procesin e rivler\u00ebsimit t\u00eb filluar ndaj tij, Zalli ka pretenduar nd\u00ebr t\u00eb tjera se ai nuk \u00ebsht\u00eb subjekt i legjislacionit p\u00ebr vetingun e magjistrat\u00ebve, me argumentin se procedurat p\u00ebr kalimin n\u00eb detyr\u00ebn e re, kan\u00eb nisur prej tij para hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>Po ashtu, ka vendosur n\u00eb dispozicion t\u00eb KPK-s\u00eb dokumentacion me t\u00eb cilin v\u00ebrteton se nuk ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb testimin e kryer nga Shkolla e Magjistratur\u00ebs, pasi nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb prej saj n\u00eb list\u00ebn e personave q\u00eb duhej t\u00eb kryenin k\u00ebt\u00eb testim.<\/p>\n<p>Subjekti ka k\u00ebrkuar pushimin e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit duke pretenduar se ai nuk e ushtron prej koh\u00ebsh detyr\u00ebn e ndihm\u00ebsit ligjor n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, si dhe ka theksuar se nga ky funksion \u00ebsht\u00eb larguar me dor\u00ebheqje dhe jo sipas nenit G t\u00eb Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs, por p\u00ebr shkak t\u00eb largimit n\u00eb nj\u00eb detyr\u00eb tjet\u00ebr, me nj\u00eb status m\u00eb t\u00eb mir\u00eb nga ai q\u00eb kishte m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>KPK ka vler\u00ebsuar se Zalli ka pasur statusin e magjistratit n\u00eb momentin e hyrjses n\u00eb fuqi t\u00eb legjislacionit p\u00ebr rivler\u00ebsimin e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve.<\/p>\n<p>Zalli ka k\u00ebmb\u00ebngulur se nuk kishte qen\u00eb subjekt rivler\u00ebsimi, por KPK e ka ftuar n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore. N\u00eb vijim, m\u00eb dat\u00eb 1 janar 2021 subjekti ka k\u00ebrkuar p\u00ebrjashtimin e gjith\u00eb trup\u00ebs s\u00eb KPK-s\u00eb, k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar nga nj\u00eb tjet\u00ebr trup\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti ka rimarr\u00eb koh\u00eb shtes\u00eb p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e mbrotjes dhe n\u00eb parashtrime ka rik\u00ebrkuar pushimin e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, me argumentin se nuk ishte pjes\u00eb e ligjit, nd\u00ebrsa si k\u00ebrkim alternative ka parashtruar q\u00eb n\u00ebse do t\u00eb konsiderohej si subjekt rivler\u00ebsimi, at\u00ebher\u00eb t\u00eb \u00e7elej hetimi p\u00ebr t\u00eb tre kriteret, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe p\u00ebr profesionalizmin \u2013 duke shprehur gatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr nj\u00eb hetim t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb gjithansh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore t\u00eb zhvilluar n\u00eb KPK m\u00eb 22 dhjetor 2021, relatori i \u00e7\u00ebshtjes, Olsi Komici v\u00ebrejti se Zalli nuk e kishte kryer k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr lirim sipas ligjit, pasi nuk ia kishte drejtuar Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb vijonte t\u00eb ishte subjekt rivler\u00ebsimi.<\/p>\n<p>KPK konstatoi se Zalli gjendej n\u00eb kushtet e parashikuara n\u00eb nenin G t\u00eb Anksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs, ku n\u00eb rastet e dor\u00ebheqjes nga detyra p\u00ebrcaktohet q\u00eb nd\u00ebprerja e vetingut t\u00eb shoq\u00ebrohet me ndalimin e em\u00ebrimit t\u00eb subjektit n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb gjat\u00eb 15 viteve t\u00eb ardhshme.<\/p>\n<p>Vendimarrja e Komisionit p\u00ebr shoq\u00ebrimin nd\u00ebrprerjes s\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar me sanksionin 15-vje\u00e7ar, u ankimua nga Zalli i cili pretendoj se vendimi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb c\u00ebnim t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb rregullt ligjor si dhe si pasoj\u00eb e interpretimit t\u00eb gabuar t\u00eb statusit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, atij i ishte c\u00ebnuar e drejta p\u00ebr hetim efektiv, parimi i barazis\u00eb s\u00eb arm\u00ebve, standarti i arsyetimit t\u00eb vendimit, parimi i siguris\u00eb juridike, si dhe i s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb private n\u00eb lidhje me veprimtarin\u00eb me natyr\u00eb profesionale.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto pretendimet jan\u00eb rr\u00ebzuar sit \u00eb pabazuara nga Kolegji q\u00eb argumenton se Komisioni i ka kryer n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin procedurat e zhvilluara dhe shton se subjekti aktualisht ushtron detyr\u00ebn e Drejtorit t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Informacionit pran\u00eb institucionit shtet\u00ebror t\u00eb Autoritetit p\u00ebr Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit, duke mos ju c\u00ebnuar e drejta private q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me aspektin profesional.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim KPA analizon situat\u00ebn e statusit t\u00eb magjistratit t\u00eb Zallit. Kolegji sjell n\u00eb v\u00ebmendje se Zalli nuk ishte votuar n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2016 nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb lidhur me procedur\u00ebn e vitit 2015 ku ai kishte aplikuar p\u00ebr nj\u00eb pozicion si an\u00ebtar i Autoritetit p\u00ebr Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>\u201cVullneti i tij i pafinalizuar me em\u00ebrimin n\u00eb ndonj\u00eb detyr\u00eb tjet\u00ebr para hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb ndryshimeve kushtetuese dhe ligjit nr. 84\/2016, por edhe para se ai t\u00eb plot\u00ebsonte deklarat\u00ebn vetting, nuk e zhveshin subjektin nga pasja e statusit t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit sipas k\u00ebtij legjislacioni\u201d, vler\u00ebson shumica e KPA.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese e KPA konstaton se, si nga aktet e administruara n\u00eb Komision, ashtu dhe nga shpjegimet e subjektit, nuk evidentohet koha se kur ai ka aplikuar p\u00ebr pozicionin e pun\u00ebs q\u00eb mban, por evidentohet vet\u00ebm koha e nd\u00ebrprerjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb pun\u00ebs me Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb dhe fillimi i k\u00ebsaj marr\u00ebdh\u00ebnieje me Autoritetin p\u00ebr Informimin mbi Dokumentet t\u00eb ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit, n\u00eb dat\u00ebn 30 mars 2017.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti n\u00eb koh\u00ebn e hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb ndryshimeve kushtetuese dhe ligjit nr. 84\/2016, ushtronte funksionet e ndihm\u00ebsit ligjor n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, duke plot\u00ebsuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrcaktimin e pik\u00ebs 4 t\u00eb nenit 179\/b t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr t\u2019iu n\u00ebnshtruar procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit ex officio\u201d, vler\u00ebson Kolegji dhe sjell n\u00eb v\u00ebmendje se vet\u00eb Zalli e ka konsideruar dhe trajtuar veten n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb, p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb n\u00eb janar t\u00eb vitit 2017 ka plot\u00ebsuar deklaratat sipas shtojcave t\u00eb ligjit t\u00eb vetingut t\u00eb magjistrat\u00ebve.<\/p>\n<p>Lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn e largimit nga detyra, Zalli ka pretenduar se ajo duhet gjykuar thjesht si nj\u00eb shprehje vullneti p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb nj\u00eb detyr\u00eb tjet\u00ebr dhe jo si mekaniz\u00ebm p\u00ebr t\u2019iu shmangur rivler\u00ebsimit kalimtar, p\u00ebr t\u00eb cilin ai thekson se ka k\u00ebrkuar nga Komisioni rivler\u00ebsim t\u00eb t\u00eb tria kritereve.<\/p>\n<p>Por, KPA v\u00ebren se n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vetingut jan\u00eb analizuar kushtet dhe rrethanat specifike t\u00eb rastit q\u00eb kan\u00eb \u00e7uar drejt vendimit se procesi duhej nd\u00ebrprer\u00eb, pasi nuk \u00ebsht\u00eb gjetur i drejt\u00eb pretendimi subjektit p\u00ebr kryerjen e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>\u201cPretendimi i subjektit se Komisioni nuk ka analizuar e arsyetuar lidhur me k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb tij, shihet i lidhur me faktin q\u00eb q\u00ebndrimi i Komisionit ka qen\u00eb i orientuar drejt nj\u00eb vendimmarrjeje me natyr\u00eb procedurale dhe pa i hyr\u00eb thelbit t\u00eb procesit, q\u00ebndrim i cili i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me dije edhe subjektit p\u00ebrgjat\u00eb procedur\u00ebs administrative. Fakti q\u00eb subjekti e ka kontestuar k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim dhe nuk \u00ebsht\u00eb dakord me t\u00eb, nuk afekton procedur\u00ebn e zhvilluar prej Komisionit n\u00eb drejtim t\u00eb procesit t\u00eb rregullt ligjor\u201d, vler\u00ebson KPA dhe e gjen t\u00eb pamb\u00ebshtetur n\u00eb dispozita ligjore k\u00ebrkimin p\u00ebr prishjen e vendimit t\u00eb Komisionit dhe urdh\u00ebrimin e k\u00ebtij t\u00eb fundit p\u00ebr kryerjen e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, shumica e trup\u00ebs s\u00eb KPA \u00e7mon se Komisioni me t\u00eb drejt\u00eb ka vendosur nd\u00ebrprerjen e vetingut p\u00ebr Zallin dhe i ka hequr atij t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u2019u rikthyer n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr 15 vjet.<\/p>\n<p>An\u00ebtarja n\u00eb pakic\u00eb, Natasha Mulaj paraqet q\u00ebndrim t\u00eb ndrysh\u00ebm duke vler\u00ebsuar se duhej t\u00eb ishte vijuar me procesin e rivler\u00ebsimit, ashtu si ka k\u00ebrkuar subjekti. Mulaj vler\u00ebson se ky rast nuk \u00ebsht\u00eb i ngjash\u00ebm me ato t\u00eb magjistrat\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen me q\u00ebllim shmangien e vetingut.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit Selami Zalli k\u00ebrkon rivler\u00ebsimin e tij si n\u00eb Komision, ashtu dhe n\u00eb Kolegj\u201d, konstaton Mulaj dhe sjell n\u00eb v\u00ebmendje se subjekti ka shprehur vullnet p\u00ebr t\u2019u pun\u00ebsuar diku tjet\u00ebr q\u00eb prej vitit 2015. Ajo shton se Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ka parashikuar qart\u00eb se procesit t\u00eb vetingut mund t\u2019i n\u00ebnshtrohen me k\u00ebrkes\u00eb e n\u00ebse plot\u00ebsojn\u00eb kriteret sipas ligjit, edhe ish-gjyqtar\u00ebt, ish-prokuror\u00ebt, ish-k\u00ebshilltar\u00ebt ligjor\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb punuar n\u00eb k\u00ebto pozicione t\u00eb pakt\u00ebn tre vjet.<\/p>\n<p>Pakica vler\u00ebson se ligjv\u00ebn\u00ebsi nuk ka pasur si q\u00ebllim t\u00eb privoj\u00eb subjektet e rivler\u00ebsimit nga ky proces, pasi ata duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb lir\u00eb t\u00eb kryejn\u00eb detyra t\u00eb ndryshme edhe p\u00ebr periudh\u00ebn e rivler\u00ebsimit. \u201cNeni G, pika 2 e Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs, n\u00eb vler\u00ebsimin tim, \u00ebsht\u00eb i zbatuesh\u00ebm vet\u00ebm n\u00eb ato raste kur subjekti i rivler\u00ebsimit b\u00ebn p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019iu shmangur k\u00ebtij procesi me an\u00eb t\u00eb dor\u00ebheqjes\u201d, arsyeton Mulaj.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij arsyetimi, Mulaj \u00e7mon se aplikimi i sanksionit 15-vje\u00e7ar t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb nenin G t\u00eb Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs nuk gjen mb\u00ebshtetje n\u00eb rastin e Zallit, pasi nuk provohet se ai ka k\u00ebrkuar dor\u00ebheqjen me q\u00ebllim shmangien e tij nga procesi i rivler\u00ebsimit. N\u00eb p\u00ebrfundim, ajo \u00e7mon se vendimi i KPK-s\u00eb duhej t\u00eb ishte prishur, p\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00eb k\u00ebshtu procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb subjektit Selami Zalli.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit vendosi m\u00eb 17 qershor 2022 t\u00eb l\u00ebr\u00eb n\u00eb fuqi vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr ish-ndihm\u00ebsin ligjor t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Selami Zalli, p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e vetingut dhe ndalimin e rikthimit t\u00eb tij n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr 15 vjet. Vendimi u mor me shumic\u00eb votash, ku [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70810,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114],"tags":[272,112,174],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/DSC_6045.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtaret e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit gjat\u00eb nj\u00eb seance. Foto: Nensi Bogdani\/ BIRN. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70809"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70809"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70809\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70811,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70809\/revisions\/70811"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70810"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70809"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70809"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70809"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}