{"id":70818,"date":"2022-10-20T16:36:07","date_gmt":"2022-10-20T14:36:07","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-luljeta-kole-perballet-me-vetingun\/2022\/10\/20\/"},"modified":"2023-04-06T14:58:40","modified_gmt":"2023-04-06T12:58:40","slug":"gjyqtarja-luljeta-kole-perballet-me-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-luljeta-kole-perballet-me-vetingun\/2022\/10\/20\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja Luljeta Kole p\u00ebrballet me vetingun"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja Luljeta Kole e Gjykat\u00ebs s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb enjten m\u00eb 20 tetor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore ajo dha shpjegime m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr nj\u00eb vendimarrje t\u00eb rr\u00ebzuar nga Apeli dhe p\u00ebr nj\u00eb proces disiplinor t\u00eb nisur ndaj saj, por t\u00eb pezulluar nga Inspektoriati deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e shqyrtimit n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb gjykuar nga subjekti. P\u00ebr pasurin\u00eb u evidentuan pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarime, p\u00ebr t\u00eb cilat Kole shpjegoi se kan\u00eb ardhur si pasoj\u00eb e m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb kuptimit t\u00eb formularit t\u00eb deklarimit.<\/p>\n<p>Hetimi administrativ p\u00ebr gjytaren Kole po kryhet nga trupa e kryesuar nga Firdes Shuli, me relator Olsi Komicin dhe an\u00ebtare Valbona Sanxhaktarin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Ferdinando Buatier.<\/p>\n<p>Luljeta Kole e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1992 dhe punon prej m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash si gjyqtare pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Kor\u00e7\u00eb.<\/p>\n<p>Relatori Komici konstatoi se subjekti dhe bashk\u00ebshorti i saj nuk kan\u00eb deklaruar gjat\u00eb periudh\u00ebs 2003-2007, pjes\u00ebn takuese t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit n\u00eb nj\u00eb apartament t\u00eb p\u00ebrfituar n\u00ebp\u00ebrmjet privatizimit nga familja e tij e origjin\u00ebs n\u00eb vitin 1993. Komisioni nuk ka gjetur probleme t\u00eb tjera p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, ku bashk\u00ebshorti i Koles rezulton bashk\u00ebpronar me prind\u00ebrit dhe familjar\u00ebt e tij, me pjes\u00eb takuese 25%.<\/p>\n<p>Subjekti shpjegoi se mosdeklarimi ka ardhur si pasoj\u00eb e m\u00ebnyr\u00ebs hartimit t\u00eb formularit t\u00eb deklarimit. Sipas saj, n\u00eb formular ishte e paqart\u00eb n\u00ebse duhej t\u00eb deklaroheshin edhe pasurit\u00eb e krijuara nga bashk\u00ebshorti para martes\u00ebs. \u201cBanesa \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar nga familja e bashk\u00ebshortit prej privatizimit dhe nuk ka pasur asnj\u00eb interes p\u00ebr fshehje,\u201d deklaroi gjyqtarja Kole dhe shtoi se kjo pasakt\u00ebsi ishte korrigjuar n\u00eb vitin 2008, kur ishte sqaruar prej ILDKPKI-s\u00eb.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ ka rezultuar se subjekti dhe bashk\u00ebshorti i saj kan\u00eb pasur burime financiare t\u00eb ligjshme t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr krijimin e nj\u00eb gjendje cash n\u00eb shum\u00ebn 1.2 milion\u00eb lek\u00eb dhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb autoveture n\u00eb vitin 2011 p\u00ebr \u00e7mimin 300 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komici v\u00ebrejti se subjekti nuk ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2011 dhe n\u00eb at\u00eb \u201cveting\u201d burimin e krijimit t\u00eb autovetur\u00ebs. Kole u shpreh se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb harres\u00eb dhe solli n\u00eb v\u00ebmendje faktin se vet\u00eb Komisioni kishte konstatuar se familja e saj kishte pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016, Kole ka rezultuar me balanc\u00eb pozitive.<\/p>\n<p>Lidhur me past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, DSIK ka dor\u00ebzuar n\u00eb Komision raport pozitiv p\u00ebr gjyqtaren Kola. Por, relatori Komici sqaroi se bazuar n\u00eb nj\u00eb informacion t\u00eb organeve informuese, \u00ebsht\u00eb verifikuar nj\u00eb vendimarrje e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Ai sqaroi se Kola ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb mas\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb d\u00ebnimi nga sa ka k\u00ebrkuar prokuroria p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb pandehur t\u00eb akuzuar p\u00ebr kund\u00ebshtim me dhun\u00eb t\u00eb forcave t\u00eb policis\u00eb. Prokuroria, n\u00eb aplikim t\u00eb gjykimit t\u00eb shkurtuar, ka k\u00ebrkuar d\u00ebnimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb pandehuri me 8 muaj burgim, nd\u00ebrsa Kole ka vendosur ta deklaroj\u00eb fajtor, por e ka d\u00ebnuar me gjob\u00eb.<\/p>\n<p>Apeli e ka rr\u00ebzuar vendimin e subjektit, duke pranuar k\u00ebrkes\u00ebn e prokuroris\u00eb dhe d\u00ebnimin e t\u00eb pandehurit me 8 muaj burgim. Relatori Komici v\u00ebrejti se n\u00eb vendimin e Apelit konstatohet se subjekti nuk ka marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb faktin se i pandehuri kishte qen\u00eb i d\u00ebnuar dhe m\u00eb par\u00eb dhe n\u00eb nj\u00eb rast p\u00ebr mbajtje pa leje t\u00eb arm\u00ebve dhe kanosje. Sipas Apelit, masa e d\u00ebnimit e dh\u00ebn\u00eb nga gjyqtarja Kole, nuk p\u00ebrshtatet me shkall\u00ebn e fajit t\u00eb t\u00eb pandehurit dhe rrezikshm\u00ebrin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Subjekti u shpreh se nuk e dinte se kush e kishte referuar n\u00eb Komision k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Kole theksoi se gjith\u00eb shkaqet e ngritura nga Apeli ishin t\u00eb argumentuara edhe n\u00eb vendimarrjen e saj. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se i kishte vler\u00ebsuar rrethanat e konstatuara nga Apelit, por kishte marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb edhe rrethana t\u00eb tjera. \u201cVler\u00ebsoj se vendimi im \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb dhe objektiv,\u201d pohoi Kole dhe shtoi se ndaj vendimarrjes s\u00eb Apelit nuk ishte ushtruar rekurs, pasi ishte b\u00ebr\u00eb ekzkekutimi i menj\u00ebhersh\u00ebm i ndalimit t\u00eb t\u00eb pandehurit.<\/p>\n<p>Ajo sqaroi rrethanat e \u00e7\u00ebshtjes, duke treguar se i pandehuri kishte parkuar makin\u00ebn mbi vijat e baradha t\u00eb k\u00ebmb\u00ebsor\u00ebve dhe kishte shkuar n\u00eb farmaci t\u00eb blinte barna p\u00ebr nj\u00eb familjar t\u00eb s\u00ebmur\u00eb. Sipas subjektit, kur i pandehuri \u00ebsht\u00eb kthyer, ka gjetur t\u00eb rrethuar makin\u00ebn nga disa punonj\u00ebs policie q\u00eb i kan\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb mjeti t\u00eb shoq\u00ebrohej p\u00ebr n\u00eb ambjentet e komisariatit. Ai nuk ka pranuar dhe kur \u00ebsht\u00eb larguar, ka xhiruar gomat nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb prej punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb ka tentuar t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb makin\u00eb, por \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar.<\/p>\n<p>Kole deklaroi se nuk rezultonte q\u00eb punonj\u00ebsi policis\u00eb t\u00eb ishte t\u00ebrhequr zvarr\u00eb ashtu si pretendohej, por vet\u00ebm ishte rr\u00ebzuar dhe se i pandehuri nuk e kishte par\u00eb q\u00eb ai po tentonte t\u00eb hynte n\u00eb makin\u00eb. Ajo pohoi se vepra penale ishte kualifikuar si kund\u00ebrshtim i punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb me dhun\u00eb, duke konsideruar arroganc\u00ebn dhe largimin me mjet duke xhiruar gomat, si dhun\u00eb verbale. Por, Kole v\u00ebrejti se kishte konsideruar edhe rrethan\u00ebn se i pandehuri kishte vepruar n\u00eb situat\u00eb t\u00eb r\u00ebnduar psikologjike, pasi kishte nj\u00eb familjar t\u00eb s\u00ebmur\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti pohoi se m\u00eb par\u00eb i pandehuri ishte d\u00ebnuar p\u00ebr deklarim t\u00eb rrem\u00eb para oficerit t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore, pasi ishte shprehur se nuk e njihte nj\u00eb person nga i cili ishte q\u00eblluar me thik\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb autori kishte pohuar se njiheshin dhe kishin pasur konflikt p\u00ebr nj\u00eb fem\u00ebr.<\/p>\n<p>Sipas saj, edhe ngjarja e dyt\u00eb p\u00ebr veprat penale \u201ckanosje\u201d dhe \u201cmbajtje pa leje e arm\u00ebve\u2026\u201d kishte t\u00eb b\u00ebnte me vijim\u00ebsin\u00eb e konfliktit me t\u00eb nj\u00ebjtin person. Kole pohoi se vet\u00eb prokuroria kishte konkluduar se i pandehuri e kishte q\u00eblluar me pistolet\u00eb tek gomat e makin\u00ebs vet\u00ebm p\u00ebr ta kanosur, pasi n\u00ebse do kishte pasur t\u00eb tjera q\u00ebllime mund t\u2019i kishte arritur.<\/p>\n<p>N\u00eb hetimin e aspektit profesional, KPK ka evidentuar nj\u00eb rast kur Kole e ka p\u00ebrfunduar gjykimin tej afatit 6-mujor. Lidhur me k\u00ebt\u00eb konstatim, subjekti sqaroi se kishte ardhur si pasoj\u00eb e lejes n\u00eb muajin gusht dhe kompleksitetit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, q\u00eb k\u00ebrkonte kryerjen e ekspertimeve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga verifikimi i burime arkivore \u00ebsht\u00eb konstatuar se ndaj subjektit ka filluar nj\u00eb proces disiplinor, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pezulluar nga Inspektoriati i ish-K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2017, deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb gjykimit n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes objekt shqyrtimi.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb proces, Kole shpjegoi se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn ankuese, q\u00eb kishte kryer n\u00eb Komision 5 prej 8 denoncimeve t\u00eb adresuara ndaj saj.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfiundim, gjyqtarja Luljeta Kole fal\u00ebnderoi trup\u00ebn e KPK duke e konsideruar hetimin administrativ n\u00eb procesin e saj t\u00eb rivler\u00ebsimit, t\u00eb plot\u00eb, korrekt dhe objektiv. Ajo k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet t\u00eb premten, m\u00eb 21 tetor, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja Luljeta Kole e Gjykat\u00ebs s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb enjten m\u00eb 20 tetor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore ajo dha shpjegime m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr nj\u00eb vendimarrje t\u00eb rr\u00ebzuar nga Apeli dhe p\u00ebr nj\u00eb proces disiplinor t\u00eb nisur ndaj saj, por t\u00eb pezulluar nga Inspektoriati deri n\u00eb p\u00ebrfundimin [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70819,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,115],"tags":[147,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/Luljeta-Kole-pas-seances-degjimore.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Luljeta Kole pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70818"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70818"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70818\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70820,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70818\/revisions\/70820"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70819"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70818"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70818"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70818"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}