{"id":70845,"date":"2022-10-14T17:42:33","date_gmt":"2022-10-14T15:42:33","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-pellumb-zaimi-jep-shpjegime-per-gjykimet-ne-konflikt-interesi-ne-dukje\/2022\/10\/14\/"},"modified":"2023-04-06T14:59:49","modified_gmt":"2023-04-06T12:59:49","slug":"gjyqtari-pellumb-zaimi-jep-shpjegime-per-gjykimet-ne-konflikt-interesi-ne-dukje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-pellumb-zaimi-jep-shpjegime-per-gjykimet-ne-konflikt-interesi-ne-dukje\/2022\/10\/14\/","title":{"rendered":"Gjyqtari P\u00ebllumb Zaimi jep shpjegime p\u00ebr gjykimet n\u00eb \u2018konflikt interesi n\u00eb dukje\u2019"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari P\u00ebllumb Zaimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Beratit u p\u00ebrball t\u00eb premten m\u00eb 14 tetor 2022 me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u evidentuan balanca negative p\u00ebr kursimet n\u00eb dy vite, t\u00eb cilat ai i cil\u00ebsoi si modeste dhe t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb penalizim.<\/p>\n<p>Gjithashtu, n\u00eb seanc\u00eb u relatuan raste t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb dukje n\u00eb shqyrtimin e disa \u00e7\u00ebshtjeve, gjetje t\u00eb cilat u kund\u00ebrshtuan nga subjekti. Nj\u00eb raport i Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK p\u00ebr dyshime p\u00ebr veprime korruptive u relatuan prej Komisionit n\u00eb gjetjet e kriterit profesional, por nuk u evidentuan probleme.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtarin Zaimi po kryhet nga trupa e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Brunilda Bekteshin dhe an\u00ebtare Suela Zhegun. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Gerrit Sprenger.<\/p>\n<p>Relatorja Bekteshi sqaroi n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb gjyqtari P\u00ebllumb Zaimi e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1994 n\u00eb Skrapar dhe pas mbylljes s\u00eb asaj gjykate vitin 2007, u em\u00ebrua n\u00eb 2008-\u00ebn n\u00eb Gjykat\u00ebn e Beratit, ku dhe e ushtron aktualisht detyr\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Gjetjet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 86 m2 n\u00eb vler\u00ebn 48 mij\u00eb e 700 euro, gjyqtari Zaimi ka deklaruar si burim t\u00eb ardhurat e familjes nga puna t\u00eb kursyera n\u00eb vite dhe nga shitja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb \u00c7orovod\u00eb. Sipas Bekteshit, nga verifikimi dokumentacionit ka rezultuar se kjo pasuri \u00ebsht\u00eb porositur n\u00eb vitin 2007 dhe blerja \u00ebsht\u00eb realizuar n\u00eb 2016-\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u evidentua se Zaimi nuk e ka deklaruar n\u00eb 2007-\u00ebn porositjen e apartamentit, gjetje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ai deklaroi se kishte qen\u00eb nj\u00eb harres\u00eb dhe se ishte korrigjuar me deklarimin e vitit 2008.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se subjekti rezulton me balanca negative n\u00eb dy vite p\u00ebr kursimet e deklaruar, q\u00eb m\u00eb pas kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr t\u00eb paguar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb apartamentit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ka rezultuar i sakt\u00eb deklarimi p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebstit t\u00eb fundit n\u00eb shum\u00ebn 11 mij\u00eb e 700 euro n\u00eb vitin 2016, me t\u00eb ardhurat nga shitja e apartamentit n\u00eb \u00c7orovod\u00eb po at\u00eb vit, p\u00ebr vler\u00ebn 2.7 milion\u00eb lek\u00eb. Si pasoj\u00eb e balancave negative p\u00ebr kursimet, ka rezultuar pamund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb shum\u00ebn totale 649 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb ardhurat e analizuara nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb kontributet e vajz\u00ebs s\u00eb subjektit n\u00eb blerjen e k\u00ebsaj pasurie, t\u00eb krijuara me dhurimet q\u00eb i jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>KPK nuk ka gjetur probleme n\u00eb blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2010 p\u00ebr \u00e7mimin 200 mij\u00eb lek\u00eb; nj\u00eb gjendje n\u00eb llogarin\u00eb rrjedh\u00ebse t\u00eb krijuar nga t\u00eb ardhurat prej pages\u00ebs dhe pjes\u00ebs s\u00eb mbetur s\u00eb vler\u00ebs s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb shitur n\u00eb 2016-\u00ebn dhe p\u00ebr nj\u00eb llogari rrjedh\u00ebse n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb gjyqtarit Zaimi.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se subjekti ka qen\u00eb bashk\u00ebpronar me pjes\u00eb takuese 1\/6 n\u00eb nj\u00eb apartament t\u00eb p\u00ebrfituar nga familja n\u00ebp\u00ebrmjet privatizimit, por subjekti ka v\u00ebrtetuar me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb deklarate noteriale t\u00eb vitit 2006, se ka hequr dor\u00eb nga pjesa e tij. N\u00eb seanc\u00eb nuk u v\u00ebrejt\u00ebn probleme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Gjyqtari P\u00ebllumb Zaimi u shpreh se nuk kishte ndonj\u00eb kund\u00ebrshtim me metodologjin\u00eb e p\u00ebrdorur nga Komisioni p\u00ebr analizimin e pasuris\u00eb s\u00eb familjes s\u00eb tij. Balancat negative n\u00eb vitet 2005 dhe 2008 i konsideroi modeste krahasuar me periudh\u00ebn e ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai konsideroi jo t\u00eb sakta p\u00ebrllogaritjet e pagave t\u00eb tij dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes, duke k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshiheshin n\u00eb analiz\u00eb edhe sh\u00ebrbimet dhe dietat ushqimore. \u201cN\u00ebse Komisioni do t\u2019i marr\u00eb parasysh, p\u00ebrmbysen balancat negative,\u201d pretendoi ai.<\/p>\n<p>Bekteshi v\u00ebrejti se n\u00eb vitin 1994, jan\u00eb dor\u00ebzuar p\u00ebr blerje aksionesh n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb Albtelecom bono privatizimi me vler\u00eb 75 mij\u00eb lek\u00eb, pasi bashk\u00ebshortja e subjektit ka qen\u00eb punonj\u00ebse e k\u00ebsaj shoq\u00ebrie kur \u00ebsht\u00eb kryer privatizimi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ka rezultuar se Zaimi ka shqyrtuar rreth 19 \u00e7\u00ebshtje ku pal\u00eb ka qen\u00eb shoq\u00ebria Albtelecom. \u201cDuket se subjekti i rivler\u00ebsimit ka qen\u00eb n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit p\u00ebr shkak se ka shqyrtuar \u00e7\u00ebshtje ku pal\u00eb n\u00eb proces ka qen\u00eb kompania ku ka qen\u00eb aksioner,\u201d v\u00ebrejti Bekteshi.<\/p>\n<p>Subjekti u shpreh se nuk ka qen\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr zot\u00ebrimin e aksioneve n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb Albtelecom dhe se nuk kishte p\u00ebrfituar asnj\u00ebher\u00eb likujditete. Po ashtu, ai theksoi se vlera e aksioneve \u00ebsht\u00eb e pap\u00ebrfillshme. Sipas Zaimit, t\u00eb gjitha vendimet q\u00eb ai kishte dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet ku pal\u00eb kishte qen\u00eb shoq\u00ebria Albtelecom, ishin l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi nga gjykatat e shkall\u00ebve m\u00eb t\u00eb larta.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>DSIK ka dor\u00ebzuar fillimisht raport pozitiv p\u00ebr Zaimin, nd\u00ebrsa n\u00eb vijim ka ngritur dyshime p\u00ebr veprime korruptive dhe ka konstatuar pap\u00ebrshtatshm\u00ebri t\u00eb subjektit p\u00ebr t\u00eb vazhduar detyr\u00ebn. Bekteshi sqaroi se DSIK e ka p\u00ebrcjell\u00eb informacionin pran\u00eb ish-Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, por kall\u00ebzimi \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr kompetenc\u00eb n\u00eb Prokurorin\u00eb e Fierit, q\u00eb ka vendosur mosfillimin e \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Komisioni i trajtoi \u00e7\u00ebshtjet e referuara prej DSIK-s\u00eb n\u00eb aspektin profesional, por megjithat\u00eb nuk u relatuan probleme.<\/p>\n<p>Zaimi deklaroi se vet\u00eb raportet e DSIK-s\u00eb kund\u00ebrshtonin nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Subjekti tha se ndjehej i indinjuar p\u00ebr raportin e dyt\u00eb dhe e konsideroi at\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb. \u201cKam qen\u00eb i drejt\u00eb dhe profesional. Asnj\u00ebher\u00eb nuk jam intimiduar dhe prandaj g\u00ebzoj respektin e qytetar\u00ebve dhe t\u00eb koleg\u00ebve,\u201d deklaroi Zaimi.<\/p>\n<p>Bekteshi konstatoi se gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb rivler\u00ebsimit profesional, 2013-2016 ka rezultuar se ndaj subjektit jan\u00eb kryer dy ankesa, nj\u00eb prej t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb arkivuar, nd\u00ebrsa p\u00ebr tjetr\u00ebn \u00ebsht\u00eb vendosur mosfillimi. Nga verifikimi ka rezultuar se ndaj Zaimit nuk ka pasur ndonj\u00eb mas\u00eb apo procedim disiplinor gjat\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Kund\u00ebr gjyqtarit Zaimi jan\u00eb depozituar 21 denoncime n\u00eb KPK. Bekteshi sqaroi se pes\u00eb prej denoncuesve i kan\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur nga tre her\u00eb ankesat e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb prej denoncimeve nga publiku \u00ebsht\u00eb pretenduar se gjyqtari Zaimi ka paraqitur komunikim jasht\u00eb etik\u00ebs s\u00eb gjyqtarit. Bekteshi evidentoi se nga d\u00ebgjesa e regjistrimit audio t\u00eb seanc\u00ebs dukej se komunikimi i subjektit ishte jasht\u00eb etik\u00ebs.<\/p>\n<p>I pyetur nga kryesuesja Shuli lidhur me k\u00ebt\u00eb gjetje, Zaimi shpjegoi n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb tij ligjor se subjekti nuk u ishte drejtuar pal\u00ebve apo personave n\u00eb sall\u00eb. Ai shtoi se personi q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb denoncimin nuk kishte qen\u00eb pjes\u00eb e procesit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Zaimi deklaroi se kishte shfletuar fjalorin p\u00ebr t\u00eb gjetur kuptimin e fjal\u00ebs \u201ckamare\u201d t\u00eb p\u00ebrdorur prej tij dhe pretendoi se p\u00ebrdorimi i k\u00ebsaj fjale nuk shkaktonte fyerje. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk kishte pasur komunikim jasht\u00eb etik\u00ebs.<\/p>\n<p>Bekteshi evidentoi nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb shqyrtuar prej Zaimit, ku rezultonte q\u00eb t\u00eb kishte qen\u00eb pjes\u00eb e procesit edhe ASHK-ja Berat, kur ky institucion drejtohej prej vajz\u00ebs s\u00eb tij. Subjekti v\u00ebrejti se nuk e kishte thirrur ndonj\u00ebher\u00eb ASHK-n\u00eb si pal\u00eb n\u00eb proces dhe se ky institucion kishte qen\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personit t\u00eb tret\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPal\u00ebt n\u00eb proces e dinin se vajza ime ishte drejtoresh\u00eb n\u00eb at\u00eb institucion dhe nuk kan\u00eb ngritur pretendime p\u00ebr konflikt interesi. E ka ngritur vet\u00ebm denoncuesi A.D. pasi iu rr\u00ebzua padia,\u201d shpjegoi Zaimi dhe v\u00ebrejti se denoncimet ndaj tij ishin kryer nga personat q\u00eb kishin humbur gjyqet, pas p\u00ebrfundimit t\u00eb proceseve.<\/p>\n<p>Ashtu si p\u00ebr pasurin\u00eb, ai u shpreh dakord edhe me konstatimet e Komisionit n\u00eb kriterin profesional.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs, gjyqtari Zaimi vler\u00ebsoi pun\u00ebn e KPK-s\u00eb dhe shprehu besim se rivler\u00ebsimi ndaj tij do t\u00eb ishte objektiv. Ai k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb, duke shpjeguar se pas nj\u00eb viti e disa muajve mbushte mosh\u00ebn e pensionit.<\/p>\n<p>KPK u t\u00ebrhoq p\u00ebr vendim q\u00eb u njoftua se do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 18 tetor, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari P\u00ebllumb Zaimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Beratit u p\u00ebrball t\u00eb premten m\u00eb 14 tetor 2022 me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u evidentuan balanca negative p\u00ebr kursimet n\u00eb dy vite, t\u00eb cilat ai i cil\u00ebsoi si modeste dhe t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb penalizim. Gjithashtu, n\u00eb seanc\u00eb u relatuan raste t\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70846,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,115],"tags":[124,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/Pellumb-Zaimi-pas-seances-ne-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari P\u00ebllumb Zaimi pas seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70845"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70845"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70845\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70847,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70845\/revisions\/70847"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70846"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70845"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70845"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70845"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}