{"id":70854,"date":"2022-10-13T18:28:42","date_gmt":"2022-10-13T16:28:42","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-e-shkarkoi-bajram-brecanin-per-deklarim-te-pamjaftueshem-te-pasurise\/2022\/10\/13\/"},"modified":"2023-04-06T15:00:14","modified_gmt":"2023-04-06T13:00:14","slug":"kpk-e-shkarkoi-bajram-brecanin-per-deklarim-te-pamjaftueshem-te-pasurise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-e-shkarkoi-bajram-brecanin-per-deklarim-te-pamjaftueshem-te-pasurise\/2022\/10\/13\/","title":{"rendered":"KPK e shkarkoi Bajram Bre\u00e7anin p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli m\u00eb 6 shtator 2022 vendimin p\u00ebr shkarkimin e prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Bajram Bre\u00e7ani p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin pasuror, q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin m\u00eb s\u00eb shumti me pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarimin e investimeve t\u00eb kryera gjat\u00eb periudh\u00ebs 1996-1998 n\u00eb nj\u00eb banes\u00eb trekat\u00ebshe n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me nj\u00eb prej v\u00ebllez\u00ebrve, si dhe me munges\u00eb burimesh financiare.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, gjetjet p\u00ebr pushimin e hetimit ndaj Gjergj Cukalit, i proceduar p\u00ebr vrasjen e nj\u00eb ish-efektivit t\u00eb policis\u00eb, Arben Bilali, nuk u vler\u00ebsuan penalizuese. Bre\u00e7ani u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Procesi i rivler\u00ebsimit p\u00ebr prokurorin Bre\u00e7ani u krye nga trupa e KPK-s\u00eb e kryesuar nga Pamela Qirko, me relator Roland Ilian dhe an\u00ebtare Etleda \u00c7iftjan.<\/p>\n<p>Bre\u00e7ani e ka filluar karrier\u00ebn si prokuror n\u00eb vitin 1995 dhe e ka ushtruar k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb deri n\u00eb vitin 2000 pasi u shkarkua nga Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i at\u00ebhersh\u00ebm. Ai fitoi me vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb rikthimin n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe n\u00eb vitin 2013 u caktua n\u00eb Prokurorin\u00eb e Kruj\u00ebs. Nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb u transferua n\u00eb Prokurorin\u00eb e Elbasanit ku sh\u00ebrbeu deri n\u00eb vitin 2016, kur u caktua n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Problemet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb arsyetuar t\u00eb KPK-s\u00eb, Bre\u00e7ani ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d se disponon nj\u00eb sht\u00ebpi banimi me sip\u00ebrfaqe nd\u00ebrtimi 145 m2 dhe truall me sip\u00ebrfaqe m 460 m2, si dhe nj\u00eb pjes\u00eb shpati rreth 300 m2 n\u00eb pjes\u00ebn lindore t\u00eb objektit. Ai ka sqaruar se trualli \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 1995 p\u00ebr shum\u00ebn 368 mij\u00eb lek\u00eb s\u00eb bashku me dy v\u00ebllez\u00ebrit dhe se \u00ebsht\u00eb formalizuar n\u00eb vitin 1998.<\/p>\n<p>Si burim krijimi p\u00ebr pages\u00ebn e kryer jan\u00eb deklaruar t\u00eb ardhurat e tij dhe dy v\u00ebllez\u00ebrve, secili nga 123 mij\u00eb lek\u00eb. P\u00ebr nd\u00ebrtimin e banes\u00ebs ka deklaruar se jan\u00eb shpenzuar gjithsej 8 milion\u00eb lek\u00eb, q\u00eb sipas tij rrjedhin nga kontributet e t\u00eb tre v\u00ebllez\u00ebrve, nj\u00ebri prej t\u00eb cil\u00ebve ka qen\u00eb n\u00eb emigrim prej vitit 1993. Sipas subjektit, objekti trekat\u00ebsh \u00ebsht\u00eb i ndar\u00eb me pjes\u00eb t\u00eb barabarta p\u00ebr secilin prej v\u00ebllez\u00ebrve.<\/p>\n<p>Bre\u00e7ani ka deklaruar se ai vet\u00eb ka shpenzuar 3 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb dhe 2.5 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr rregullimin dhe arredimin. Subjekti ka pretenduar se nd\u00ebrtimi banes\u00ebs ka filluar n\u00eb fundin e vitit 1996, fillimviti i \u201997-\u00ebs.<\/p>\n<p>Si burime p\u00ebr t\u00eb ardhurat e investuara prej tij n\u00eb pjes\u00ebn takuese, Bre\u00e7ani ka deklaruar ato t\u00eb p\u00ebrfituara nga shitja e nj\u00eb banese n\u00eb vitin 1997 n\u00eb shum\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb, pasuri q\u00eb e ka pasur n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me nj\u00eb prej v\u00ebllez\u00ebrve. Sipas subjektit, ai ka p\u00ebrfituar 1 milion lek\u00eb nga shitja e banes\u00ebs q\u00eb i ka p\u00ebrdorur p\u00ebr nd\u00ebrtimin e pjes\u00ebs s\u00eb tij takuese n\u00eb sht\u00ebpis\u00eb trekat\u00ebshe.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Bre\u00e7ani ka sqaruar se banes\u00ebn e shitur n\u00eb \u201997-\u00ebn e ka bler\u00eb s\u00eb bashku me v\u00ebllan\u00eb n\u00eb vitin 1996 p\u00ebr \u00e7mimin 1 milion e 650 mij\u00eb lek\u00eb. P\u00ebr pjes\u00ebn e tij takuese 825 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb investim, subjekti ka deklaruar se buronte nga t\u00eb ardhurat e siguruara nga depozita n\u00eb ish-fondacionin \u201cXhaferri\u201d n\u00eb shum\u00eb 675 mij\u00eb lek\u00eb dhe se pjes\u00ebn tjet\u00ebr 149 mij\u00eb lek\u00eb e kishte paguar nj\u00eb prej v\u00ebllez\u00ebrve. Bre\u00e7ani ka deklaruar se k\u00ebt\u00eb shum\u00eb ia ka kthyer v\u00ebllait pas shitjes s\u00eb apartamentit, ku kishin rezultuar me fitim n\u00eb vler\u00ebn 350 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Bre\u00e7ani ka deklaruar si pjes\u00eb t\u00eb burimeve p\u00ebr investimin e pjes\u00ebs takuese edhe t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb banese n\u00eb Lushnj\u00eb n\u00eb vitin 2001; rreth 500 mij\u00eb lek\u00eb nga i nj\u00ebjti fondacion dhe nj\u00eb hua nga v\u00ebllai n\u00eb shum\u00ebn 600 mij\u00eb lek\u00eb, q\u00eb shpjegon se e ka kthyer n\u00eb vitin 2003.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00ebren se kjo pasuri rezulton t\u00eb jet\u00eb krijuar n\u00eb periudh\u00ebn kur Bre\u00e7ani ushtronte detyr\u00ebn e prokurorit dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye hetimit i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtuar edhe sakt\u00ebsia e deklarimeve dhe ligjshm\u00ebria e burimeve t\u00eb krijimit.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i deklarat\u00ebs para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb vitin 2013, subjekti ka pasqyruar sht\u00ebpin\u00eb trekat\u00ebshe me vler\u00eb totale 8 milion\u00eb lek\u00eb, t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me v\u00ebllain n\u00eb vitin 1996, me t\u00eb ardhura nga shitja e apartamenteve t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm n\u00eb Bajram Curri dhe Lushnj\u00eb, si dhe t\u00eb ardhurat e v\u00ebllait emigrant n\u00eb Itali. Bre\u00e7ani ka deklaruar se pjesa e tij takuese ishte 50%.<\/p>\n<p>KPK v\u00ebren se trualli i bler\u00eb n\u00eb vitin 1998 \u00ebsht\u00eb regjistruar vet\u00ebm n\u00eb emrin e subjektit dhe t\u00eb nj\u00eb prej v\u00ebllez\u00ebrve dhe jo n\u00eb emrin e t\u00eb tre v\u00ebllez\u00ebrve, ashtu si ka deklaruar Bre\u00e7ani.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti, deri m\u00eb sot, nuk ka kryer ndonj\u00eb veprim p\u00ebr t\u00eb provuar pretendimet e tij se pasuria n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar me kontributin e tre v\u00ebllez\u00ebrve dhe as nuk jan\u00eb kryer veprime p\u00ebr ndarjen e pasuris\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tyre respektiv\u201d, konstaton KPK dhe e ka kryer analiz\u00ebn financiare bazuar n\u00eb dokumentacionin sipas t\u00eb cilit subjekti rezulton bashk\u00ebpronar vet\u00ebm me nj\u00eb prej v\u00ebllez\u00ebrve.<\/p>\n<p>Po ashtu, Komisioni ka konstatuar se nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb v\u00ebrtetohet periudha e nd\u00ebrtimit t\u00eb objektit dhe kostot e tij.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto gjetje, KPK vler\u00ebson se kontributi i subjektit \u00ebsht\u00eb p\u00ebr gjysm\u00ebn e investimit t\u00eb kryer n\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri. Nisur nga fakti se ka qen\u00eb e pamundur q\u00eb t\u00eb konstatohen kostot e investimeve sipas periudhave, n\u00eb analiz\u00ebn financiare paraprake Komisioni \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb referncat e Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave, EKB t\u00eb viteve 1996-1998, kur \u00ebsht\u00eb kryer nd\u00ebrtimi objektit &#8211; ku pjesa e subjektit \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar n\u00eb shum\u00ebn 4.9 milion\u00eb lek\u00eb. Po ashtu, n\u00eb analiz\u00eb \u00ebsht\u00eb konsideruar edhe shuma 2.5 milion\u00eb lek\u00eb e deklaruar nga subjekti se ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr rregullimet dhe mobilimin.<\/p>\n<p>Duke iu referuar burimeve t\u00eb deklaruara nga subjekti se kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr kryerjen e k\u00ebtij investimi, ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb vler\u00ebn 4.6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Trupa e KPK sjell n\u00eb v\u00ebmendje edhe faktin se z\u00ebnia e truallit n\u00eb vitin 1995 dhe nd\u00ebrtimi i sht\u00ebpis\u00eb pa leje n\u00eb vitet n\u00eb vijim \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs kur subjekti ushtronte detyr\u00ebn e prokurorit.<\/p>\n<p>Subjektit i \u00ebsht\u00eb kaluar barr\u00eb prove p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto konstatime, konkretisht p\u00ebr mosp\u00ebrputhje n\u00eb deklarime lidhur me personat q\u00eb kan\u00eb kontribuar n\u00eb blerjen e truallit dhe nd\u00ebrtimin e pasuris\u00eb; se nuk arrinte t\u00eb provonte me dokumentacion vler\u00ebn e investimit dhe kontributin e secilit nga v\u00ebllez\u00ebrit sipas pretendimeve t\u00eb tij; se k\u00ebto pasuri jan\u00eb regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit dhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb prej v\u00ebllez\u00ebrve; p\u00ebr faktin se ka b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrtim pa leje dhe z\u00ebnie trualli n\u00eb periudh\u00ebn kur ushtronte detyr\u00ebn si prokuror; si dhe p\u00ebr balanc\u00ebn negative n\u00eb shum\u00ebn 4.6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse subjekti ka k\u00ebmb\u00ebngulur n\u00eb q\u00ebndrimet e tij lidhur me pjes\u00ebn dhe m\u00ebnyr\u00ebn e investimit, Komisioni vler\u00ebson se ai nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb dhe t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb plot\u00ebsisht barr\u00ebn e prov\u00ebs, duke i konsideruar prap\u00ebsimet n\u00eb nivel deklarativ.<\/p>\n<p>Sipas KPK, subjekti nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb me dokumentacion ligjor p\u00ebrfshirjen e v\u00ebllait tjet\u00ebr A.B. dhe kontributin e tij si bashk\u00ebpronar n\u00eb pasurin\u00eb truall dhe objekt, si dhe nuk paraqiti asnj\u00eb dokument p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar se ishte nd\u00ebrmarr\u00eb ndonj\u00eb veprim ligjor p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e atij v\u00ebllai n\u00eb procesin e legalizimit dhe regjistrimit m\u00eb pas t\u00eb k\u00ebsaj prone.<\/p>\n<p>\u201cDeklarata se shtetasi A.B ka qen\u00eb posedues i katit t\u00eb tret\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb bie n\u00eb kund\u00ebrshtim me deklarimet e subjektit. Sipas p\u00ebrgjigjes s\u00eb subjektit n\u00eb pyet\u00ebsorin nr. 2 \u00ebsht\u00eb deklaruar se z. A.B ka banuar dhe banon n\u00eb qytetin e Bajram Currit dhe kati i tret\u00eb i objektit, p\u00ebr t\u00eb cilin ai mund t\u00eb k\u00ebt\u00eb kontribuuar, \u00ebsht\u00eb i pabanuesh\u00ebm\u201d, konstaton KPK dhe ka konkluduar p\u00ebrfundimisht se vlera e investimit t\u00eb subjektit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri do t\u00eb konsiderohet 50% e shum\u00ebs totale t\u00eb sh\u00ebnuar prej tij n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d dhe para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, n\u00eb shum\u00ebn 8 milion\u00eb lek\u00eb ku pjesa takuese p\u00ebrllogaritet 4 milion\u00eb lek\u00eb,<\/p>\n<p>N\u00eb vijim KPK konkludon se Bre\u00e7ani nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e rezultateve t\u00eb hetimit lidhur me kostot e nd\u00ebrtimit. \u201cRaporti i ekspertit i kontraktuar (aktekspertimi i nj\u00ebansh\u00ebm) nga subjekti nuk paraqet situat\u00ebn reale t\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb ato vite p\u00ebr vet\u00eb faktin se ky raport \u00ebsht\u00eb hartuar n\u00eb vitin 2022 dhe ekspertja nuk ka qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb konstatoj\u00eb situat\u00ebn nd\u00ebrtimore reale n\u00eb ato vite\u201d, vler\u00ebson KPK dhe shton se ekspertja e kontraktuar nga subjekti shkon p\u00ebrtej misionit t\u00eb saj duke b\u00ebr\u00eb edhe vler\u00ebsim juridik n\u00eb p\u00ebrcaktimin e ndarjes s\u00eb pasuris\u00eb n\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr tre bashk\u00ebpronar\u00eb dhe jo p\u00ebr dy, ashtu si p\u00ebrcaktohet n\u00eb dokumentacionin ligjor.<\/p>\n<p>Komisioni ka konsideruar n\u00eb analiz\u00eb edhe shpenzimin 2.5 milin\u00eb lek\u00eb p\u00ebr regullimt dhe arredimin.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn p\u00ebrfundimtare jan\u00eb konsideruar t\u00eb ardhurat e subjektit t\u00eb p\u00ebrfituara nga fondacioni \u201cXhaferri\u201d n\u00eb shumat 500 mij\u00eb lek\u00eb dhe 825 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb konsideruar kursimet nd\u00ebr vite t\u00eb pretenduara gjat\u00eb hetimit administrativ, pasi nuk jan\u00eb pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d &#8211; si dhe p\u00ebr arsye se nga verifikimi i kryer p\u00ebr periudh\u00ebn 1995-1998, Bre\u00e7ani ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr realizimin e kursimeve.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, Bre\u00e7ani nuk ka mundur ta p\u00ebrmbys\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb balanc\u00ebs negative dhe bazuar n\u00eb k\u00ebto konkluzione, KPK vler\u00ebson se ai kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d dhe se \u00ebsht\u00eb munduar t\u00eb pasqyroj\u00eb fakte t\u00eb pav\u00ebrteta lidhur me koston e nd\u00ebrtimit dhe personat e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb blerjen e pasuris\u00eb truall dhe nd\u00ebrtimin e objektit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, KPK vler\u00ebson se subjekti ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb, t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe ka munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar blerjen e truallit dhe kryerjen e investimeve p\u00ebr nd\u00ebrtimin e objektit.<\/p>\n<p>KPK ka hetuar edhe p\u00ebr periudh\u00ebn kur Bre\u00e7ani nuk ka ushtruar detyr\u00ebn e prokurorit, nga ku jan\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e dy automjeteve.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, analiza financiare p\u00ebrfundimtare \u00ebsht\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb periudhat 1995 &#8211; 2000 dhe 2013-2016, kur subjekti e ka mbajtur funksionin e prokurorit. Gjat\u00eb viteve 2013-2016, Bre\u00e7ani ka rezultuar me bilanc pozitiv, nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb penalizuar p\u00ebr periudh\u00ebn 1995-2000, koh\u00eb kur \u00ebsht\u00eb kryer investimi n\u00eb banes\u00ebn trekat\u00ebshe, kur ka rezultuar me balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn totale 2.4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli m\u00eb 6 shtator 2022 vendimin p\u00ebr shkarkimin e prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Bajram Bre\u00e7ani p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin pasuror, q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin m\u00eb s\u00eb shumti me pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarimin e investimeve t\u00eb kryera gjat\u00eb periudh\u00ebs 1996-1998 n\u00eb nj\u00eb banes\u00eb trekat\u00ebshe n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me nj\u00eb prej v\u00ebllez\u00ebrve, si dhe [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70855,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,115],"tags":[118,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/Bajram-brecani.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Bajram Bre\u00e7ani pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70854"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70854"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70854\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70856,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70854\/revisions\/70856"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70855"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70854"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70854"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70854"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}