{"id":70857,"date":"2022-10-13T11:51:31","date_gmt":"2022-10-13T09:51:31","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpa-roli-i-terheqjes-se-ankimit-ne-ceshtjen-e-irena-gjokes\/2022\/10\/13\/"},"modified":"2023-04-06T15:00:21","modified_gmt":"2023-04-06T13:00:21","slug":"vendimi-i-kpa-roli-i-terheqjes-se-ankimit-ne-ceshtjen-e-irena-gjokes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpa-roli-i-terheqjes-se-ankimit-ne-ceshtjen-e-irena-gjokes\/2022\/10\/13\/","title":{"rendered":"Vendimi i KPA: Roli i t\u00ebrheqjes s\u00eb ankimit n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Irena Gjok\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA i vler\u00ebsoi bind\u00ebse provat dhe shpjegimet e gjyqtares Irena Gjoka p\u00ebr burimet e pasurive q\u00eb zot\u00ebron, duke i rr\u00ebzuar si t\u00eb pabazuara shkaqet e ngritura n\u00eb ankimin e ish-Komisionerit Publik, Darjel Sina, i cili k\u00ebrkoi shkarkimin e k\u00ebtij subjekti rivler\u00ebsimi. Z\u00ebvend\u00ebsuesja e Sin\u00ebs, komisionerja Irena Nino ndryshoi q\u00ebndrim gjat\u00eb shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb Kolegj dhe e konsideroi hetimin shterues e t\u00eb gjithansh\u00ebm, si dhe k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimarrjes s\u00eb Komisionit p\u00ebr konfirmimin e Gjok\u00ebs.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e trupit gjykues t\u00eb KPA u bashkuan n\u00eb konkluzionin se konfirmimi i Gjok\u00ebs duhej t\u00eb lihej n\u00eb fuqi, ata u ndan\u00eb n\u00eb aspektin e natyr\u00ebs procedurale dhe zbatimin e legjislacionit procedural, si pasoj\u00eb e q\u00ebndrimit p\u00ebrfundimtar t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb komisoneres Nino nga ai i Sin\u00ebs n\u00eb ankim.<\/p>\n<p>Relatorja Natasha Mulaj dhe an\u00ebtaret Mimoza Tasi e Rezarta Schuetz analizuan shkaqet e ngritura nga Komisioneri Publik duke paraqitur vler\u00ebsimin dhe arsyetimin e tyre, nd\u00ebrsa kryesuesi Sokol \u00c7omo dhe an\u00ebtarja Albana Shtylla \u00e7mojn\u00eb se pas ndryshimit t\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb Ninos, nuk duhej t\u00eb ishte gjykuar mbi themelin e \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Gjoka, e cila mban edhe funksionin e kryetares s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb nga Komisioni m\u00eb 22 shkurt 2020, por \u00e7\u00ebshtja e saj kaloi n\u00eb Kolegj p\u00ebrmes ankimit t\u00eb Sin\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrmbysja e shkaqeve t\u00eb ankimit<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 71 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, Komisioneri Publik ngriti fillimisht pretendime p\u00ebr deklarime kontradiktore q\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit ka b\u00ebr\u00eb lidhur me burimin e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, me mund\u00ebsin\u00eb financiare p\u00ebr krijimin e kursimeve dhe depozitave q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti si dhe lidhur me mund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb Gjok\u00ebs p\u00ebr dh\u00ebnien nj\u00eb huaje n\u00eb shum\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb shtator t\u00eb 2005-\u00ebs.<\/p>\n<p>Sina ka ngritur edhe pretendimin se kursimet e subjektit n\u00eb sistemin bankar n\u00eb vler\u00ebn 4.3 milion\u00eb lek\u00eb, jan\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se t\u00eb ardhurat e saj deri n\u00eb prill t\u00eb vitit 2002, n\u00eb shum\u00ebn 2.4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjoka pretendoi se depozita \u00ebsht\u00eb krijuar edhe me t\u00eb ardhura t\u00eb familjes s\u00eb origjin\u00ebs. Ajo deklaroi se prind\u00ebrit zot\u00ebrojn\u00eb ullishte me 125 rr\u00ebnj\u00eb ullinj, nga t\u00eb cil\u00ebt 25 shekullor\u00eb. Sipas subjektit, babai ka pasur \u00e7do vit prodhim nga ullishtja dhe se e ka p\u00ebrpunuar n\u00eb vaj ulliri pran\u00eb nj\u00eb punishteje t\u00eb modelit t\u00eb vjet\u00ebr q\u00eb shtypej me gur\u00eb. Si prova p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar t\u00eb adhurat nga ullishtja gjat\u00eb periudh\u00ebs 1994-2002, subjekti dor\u00ebzoi akte vler\u00ebsimi, deklarata noteriale, flet\u00eb nga blloqet e sh\u00ebnimeve, etj.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Kolegji ka vendosi t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb n\u00eb analiz\u00eb financiare t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga ullishtat, duke argumentuar se dokumentet\u00a0 dhe shpjegimet e paraqitura nga subjekti, provojn\u00eb bindsh\u00ebm se familja e saj ka p\u00ebrfituar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme dhe t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb t\u00eb ardhura nga shfryt\u00ebzimi i ullishtave.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb konstatuar se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u2019 lidhur me burimet e apartamentit, pasi ka sh\u00ebnuar t\u00eb ardhurat nga pagat nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer edhe t\u00eb ardhurat e familjar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, Kolegji vler\u00ebson se pasakt\u00ebsit\u00eb e pa shoq\u00ebruara me munges\u00eb burimesh, nuk mund t\u00eb sjellin penalizim.<\/p>\n<p>Kolegji i rr\u00ebzon pretendimet e ankimit t\u00eb kryer nga Sina edhe lidhur me pamund\u00ebsin\u00eb e v\u00ebllait t\u00eb subjektit p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb asj nj\u00eb hua 2 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb ka sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr apartamentin. Sipas Sin\u00ebs, Gjoka nuk provoi mund\u00ebsin\u00eb e v\u00ebllait nga t\u00eb ardhurat e siguruara nga puna n\u00eb emigracion, n\u00eb Greqi.<\/p>\n<p>Por, sipas KPA, komisioneri ka gabuar n\u00eb p\u00ebrllogaritjen e t\u00eb ardhurave, duke konsideruar n\u00eb analiz\u00eb nj\u00eb vler\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. Po ashtu, jan\u00eb konsideruar pretendimet e Gjok\u00ebs se edhe v\u00ebllai ka krijuar t\u00eb ardhura nga ullishtat.<\/p>\n<p>Situat\u00eb e ngjashme \u00ebsht\u00eb konstatuar edhe p\u00ebr burimet e nj\u00eb automjeti tip \u201cBenz\u201d n\u00eb vitin 2014, kundrejt shum\u00ebs 6557 euro. Gjoka ka deklaruar se kjo makin\u00eb \u00ebsht\u00eb bler\u00eb me kursimet nga t\u00eb ardhurat nga pagat dhe me nj\u00eb hua 5000 euro t\u00eb marr\u00eb nga babai.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb dokumentacionin e dor\u00ebzuar nga subjekti p\u00ebr t\u00eb ardhurat e babait nga ullishtja si dhe nga shitja e disa pronave disa vite m\u00eb par\u00eb, Kolegji ka vendosur dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ti konsideroj\u00eb duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi bilancin pozitiv.<\/p>\n<p>Sina pretendoi se Gjoka nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb pasur burime financiare t\u00eb ligjshme edhe p\u00ebr blerjen e dy garazheve me sip\u00ebrfaqe 14 m2 secili. Ai argumentoi se subjekti nuk ka deklaruar n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin kthimin e nj\u00eb huaje 1 milion lek\u00eb n\u00eb vitin 2011 dhe posedimin e cash-it n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit, nga p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk justifikohej me t\u00eb ardhura nga burime t\u00eb ligjshme shuma e depozituar n\u00eb bank\u00eb p\u00ebr blerjen e dy garazheve.<\/p>\n<p>Por Kolegji vler\u00ebson ndryshe duke mos i dh\u00ebn\u00eb pesh\u00eb mosdeklarimit t\u00eb disponimit t\u00eb gjendjes cash dhe duke u bazuar n\u00eb deklarimet e bashk\u00ebshortit p\u00ebr burimet e garazheve, ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00eb edhe shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji vler\u00ebson si t\u00eb pabazuara pretendimet e tjera t\u00eb ngritura n\u00eb ankim q\u00eb lidhen kryesisht me t\u00eb ardhurat apo interesat e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb transaksion 12 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2007 n\u00eb llogarin\u00eb e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit, Sina ka v\u00ebrejtur se nuk jan\u00eb deklaruar kursime cash n\u00eb vitet 2005 dhe 2006.<\/p>\n<p>Duke ju referuar hetimit n\u00eb Komision, Kolegji konstaton se subjekti ka sqaruar se kjo shum\u00eb e ka burimin nga t\u00eb ardhurat e krijuara e t\u00eb kursyera nd\u00ebr vite, nga qiraja dhe shitja e pasurive t\u00eb paluajtshme e t\u00eb luajtshme t\u00eb bashk\u00ebshortit. Ajo ka pretenduar se kursimet jan\u00eb mbajtur cash nga bashk\u00ebshorti, por nuk jan\u00eb deklaruar prej tij p\u00ebr shkak t\u00eb pakujdesis\u00eb dhe moskuptimit t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ligjit, duke shpjeguar se ishte viti i par\u00eb i deklarimit t\u00eb personit t\u00eb lidhur p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjes s\u00eb martes\u00ebs.<\/p>\n<p>Kolegji ka mbajtur n\u00eb konsiderat\u00eb faktin se likuiditetet n\u00eb vler\u00ebn 12 mij\u00eb euro jan\u00eb krijuar nga bashk\u00ebshorti para regjimit martesor dhe nuk mund t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit t\u00eb Gjok\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim Kolegji ka mbajtur edhe p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb 10 mij\u00eb euro, q\u00eb nga hetimi n\u00eb KPK ka rezultuar se subjekti e ka depozituar n\u00eb nj\u00eb llogari bankare t\u00eb bashk\u00ebshortit n\u00eb vitin 2002.<\/p>\n<p>Gjoka ka shpjeguar se nuk ka lidhje me k\u00ebt\u00eb veprim bankar, pasi shuma ka qen\u00eb e bashk\u00ebshortit dhe ka kaluar p\u00ebr llogari t\u00eb tij. \u00a0Ajo \u00ebsht\u00eb mbrojtur duke pretenduar se i vetmi hamend\u00ebsim se p\u00ebrse rezulton si depozituese e shum\u00ebs 10 mij\u00eb euro, \u201cmund t\u00eb jet\u00eb se veprimet jan\u00eb kryer n\u00eb Deg\u00ebn Fier, njiheshin n\u00eb komunitet dhe ndoshta mund t\u00eb ket\u00eb shoq\u00ebruar z. Gj. pran\u00eb sportelit t\u00eb bank\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar n\u00eb Kolegj se komisioneri nuk ka dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb argument apo pretendim n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb transaksion, q\u00eb t\u00eb ket\u00eb lidhje me deklarimet e saj n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d. Sipas saj, objekti i procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit jan\u00eb vet\u00ebm pasurit\u00eb e deklaruara n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb \u201cveting\u201d, s\u00eb bashku me burimin e tyre dhe se ky transaksion nuk mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>KPA i ka gjetur bind\u00ebse k\u00ebto shpjegime, si dhe nisur nga fakti se ky transaksion i kryer n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit p\u00ebr llogari t\u00eb bashk\u00ebshortit \u00ebsht\u00eb kryer para regjimit martesor, ka \u00e7muar se nuk mund t\u00eb ket\u00eb ndikim.<\/p>\n<p>Sina ka ngritur dyshime edhe p\u00ebr dy hua t\u00eb dh\u00ebna nga bashk\u00ebshorti i subjektit n\u00eb vitet 2008 dhe 2012, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb vlerat 16 mij\u00eb USD dhe 34 mij\u00eb e 500 USD, transaksione q\u00eb nuk jan\u00eb deklaruar. Lidhur me burimet e k\u00ebtyre shumave, Gjoka ka deklaruar se i kan\u00eb marr\u00eb nga babai i saj dhe nj\u00eb mik i bashk\u00ebshortit. Lidhur me mosdeklarimin, ajo ka pretenduar se jan\u00eb marr\u00eb dhe kthyer p\u00ebr periudha t\u00eb shkurtra kohore, brenda t\u00eb nj\u00ebjtit vit dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk kishte pse t\u2019i deklaronte.<\/p>\n<p>Por, Sina ka pretenduar se Gjoka nuk ka provuar as m\u00ebnyrat e marrjes s\u00eb shumave te huadh\u00ebn\u00ebsit dhe as kthimin e k\u00ebtyre shumave huamarr\u00ebsve, duke vler\u00ebsuar se b\u00ebhet i pamundur kontrollin financiar dhe ligjor t\u00eb k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve.<\/p>\n<p>Kolegji vler\u00ebson se babai i subjektit dhe miku i bashk\u00ebshortit kan\u00eb pasur mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr dh\u00ebnien e vlerave q\u00eb m\u00eb pas jan\u00eb huazuar tek persona t\u00eb tret\u00eb. Sipas KPA, nisur nga fakti se k\u00ebto hua nuk kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e ndonj\u00eb pasurie n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit apo t\u00eb bashk\u00ebshortit, nuk ndikojn\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, \u00ebsht\u00eb \u00e7muar se gjyqtarja Gjoka arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb dhe se duhet t\u00eb lihet n\u00eb fuqi konfirmimi i saj n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Mendimet paralele<\/strong><\/p>\n<p>Dy an\u00ebtar\u00ebt n\u00eb pakic\u00eb, gjyqtar\u00ebt Albana Shtylla dhe Sokol \u00c7omo, megjith\u00ebse shprehen dakord p\u00ebr l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Gjok\u00ebs, vler\u00ebsojn\u00eb se pas q\u00ebndrimit p\u00ebrfundimtar t\u00eb Komisioneres Nino se ishte dakord me vendimarjen e Komisionit, \u00e7\u00ebshtja nuk duhej t\u00eb ishte shqyrtuar n\u00eb themel.<\/p>\n<p><strong>\u201c\u2026<\/strong>Konstatoj se ankuesi, gjat\u00eb gjykimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, ndryshoi k\u00ebrkimin e parashtruar fillimisht n\u00eb ankim, duke k\u00ebrkuar p\u00ebrfundimisht nga Kolegji q\u00eb vendimi i kund\u00ebrshtuar n\u00ebp\u00ebrmjet ankimit, t\u00eb lihej n\u00eb fuqi\u201d, v\u00ebren \u00c7omo dhe arsyeton se ashtu si komisioneri ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb kryej\u00eb ankim, \u201cg\u00ebzon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ekskluzive edhe t\u00eb drejt\u00ebn e disponimit mbi ankimin e ushtruar prej tij, n\u00ebp\u00ebrmjet institutit t\u00eb \u2018heqjes dor\u00eb nga ankimi\u2019, n\u00eb \u00e7do faz\u00eb t\u00eb gjykimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb Kolegj\u201d.<\/p>\n<p>Ai sjell n\u00eb v\u00ebmendje se komisionerja Nino ka pranuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se shkaqet mbi t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb ushtruar ankimi, pas shqyrtimit t\u00eb tyre nga Kolegji n\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore publike, nuk mund ta c\u00ebnojn\u00eb vendimin e KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7omo vler\u00ebson se ky k\u00ebrkim i Ninos, pavar\u00ebsisht form\u00ebs s\u00eb paraqitjes dhe terminologjis\u00eb s\u00eb p\u00ebrdorur, p\u00ebrb\u00ebn n\u00eb thelb veprimin procedural t\u00eb heqjes dor\u00eb nga ankimi.<\/p>\n<p>Sipas tij, pas k\u00ebrkimit p\u00ebrfundimtar t\u00eb Komisioneres Publike, Kolegji nuk kishte m\u00eb l\u00ebnd\u00eb procedurale p\u00ebr t\u00eb vijuar kontrollin gjyq\u00ebsor t\u00eb vendimit objekt ankim. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, ndryshe nga shumica e trupit gjykues, \u00c7omo \u00e7mon t\u00eb mos analizoj\u00eb shkaqet e ngritura filimisht n\u00eb ankim.<\/p>\n<p>Edhe gjyqtarja Shtylla, ndryshe nga shumica vler\u00ebson se ndryshimi t\u00ebr\u00ebsisht i k\u00ebrkimit t\u00eb Ninos, duke k\u00ebrkuar l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb, passillte mosshqyrtimin dhe moskryerjen e nj\u00eb vler\u00ebsimi nga Kolegji t\u00eb fakteve juridike t\u00eb natyr\u00ebs materiale dhe m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit material lidhur me to.<\/p>\n<p>Por ndryshe dhe nga \u00c7omo, ajo \u00e7mon se k\u00ebrkimi i Ninos p\u00ebr l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimit t\u00eb Gjok\u00ebs nuk mund t\u00eb konsiderohet si heqje dor\u00eb nga ankimi.<\/p>\n<p>Ajo sjell n\u00eb v\u00ebmendje se heqja dor\u00eb paraqitet e n\u00ebnshkruar nga t\u00eb dy komisioner\u00ebt dhe se duet t\u00eb ket\u00eb t\u00eb referuar baz\u00ebn ligjore p\u00ebr heqjen dor\u00eb, t\u00eb bazuar n\u00eb Kodin e procedur\u00ebs Civile.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA i vler\u00ebsoi bind\u00ebse provat dhe shpjegimet e gjyqtares Irena Gjoka p\u00ebr burimet e pasurive q\u00eb zot\u00ebron, duke i rr\u00ebzuar si t\u00eb pabazuara shkaqet e ngritura n\u00eb ankimin e ish-Komisionerit Publik, Darjel Sina, i cili k\u00ebrkoi shkarkimin e k\u00ebtij subjekti rivler\u00ebsimi. Z\u00ebvend\u00ebsuesja e Sin\u00ebs, komisionerja Irena Nino ndryshoi q\u00ebndrim gjat\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70858,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114],"tags":[162,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/Irena-Gjoka-pas-seances.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Irena Gjoka dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e saj ligjore pas sean\u00ebs n\u00eb KPA. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70857"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70857"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70857\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70859,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70857\/revisions\/70859"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70858"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70857"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70857"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70857"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}