{"id":70863,"date":"2022-10-12T14:16:32","date_gmt":"2022-10-12T12:16:32","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-del-me-raporte-pozitive-per-prokurorin-erjon-imeraj\/2022\/10\/12\/"},"modified":"2023-04-06T15:00:38","modified_gmt":"2023-04-06T13:00:38","slug":"kpk-del-me-raporte-pozitive-per-prokurorin-erjon-imeraj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-del-me-raporte-pozitive-per-prokurorin-erjon-imeraj\/2022\/10\/12\/","title":{"rendered":"KPK del me raporte pozitive p\u00ebr prokurorin Erjon Imeraj"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Erjon Imeraj u p\u00ebrball leht\u00ebsisht t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 12 tetor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u relatuan gjetje q\u00eb ishin thuajse t\u00eb gjitha pozitive. Imeraj fal\u00ebnderoi Komisionin p\u00ebr \u2018hetimin objektiv\u2019 dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr prokurorin Erjon Imeraj po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relator Roland Ilian dhe an\u00ebtare Etleda \u00c7iftjan. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte e pranishme Marie Tuma.<\/p>\n<p>Relatori Ilia sqaroi n\u00eb seanc\u00eb se Erjon Imeraj e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb si oficer i policis\u00eb gjyq\u00ebsore n\u00eb vitin 2005 me urdh\u00ebr t\u00eb Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb asaj kohe. Pasi ka punuar p\u00ebr shtat\u00eb vjet si oficer i policis\u00eb gjyq\u00ebsore n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme, n\u00eb vitin 2012 ai u em\u00ebrua si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs, ku e ushtron dhe aktualisht funksionin e tij.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, Inspektorati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesave, ILDKPKI ka dor\u00ebzuar raport pozitiv p\u00ebr Imerajn.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, relatori Ilia shpjegoi se kur subjekti \u00ebsht\u00eb pyetur p\u00ebr ndryshimet familjare, ai ka shpjeguar se p\u00ebr periudh\u00ebn 2012 kur ka filluar detyr\u00ebn deri n\u00eb vitin 2019 ka jetuar me prind\u00ebrit dhe motr\u00ebn. Nga relatimi u kuptua q\u00eb babai i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb ish-gjyqtari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Besnik Imeraj dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u00ebsht\u00eb administruar edhe dosja e hetimit administrativ t\u00eb kryer n\u00eb procesin e vetingut ndaj tij.<\/p>\n<p>Besnik Imeraj u largua me dor\u00ebheqje nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb m\u00eb 31 janar 2018 dhe KPK vendosi pushimin e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb tij, por nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb e referoi \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb Prokurori p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar n\u00ebse prej hetimit administrativ kishin dal\u00eb ose jo fakte q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin vep\u00ebr penale.<\/p>\n<p>SPAK k\u00ebrkoi pushimin e hetimeve p\u00ebr 7 gjyqtar\u00eb, mes s\u00eb cil\u00ebve edhe Besnik Imeraj, por kjo k\u00ebrkes\u00eb u rr\u00ebzua Gjykata e Posa\u00e7me, e cila i riktheu aktet p\u00ebr hetime t\u00eb m\u00ebtejshme n\u00eb prokurori.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore t\u00eb prokurorit Erjon Imeraj nuk u relatua asnj\u00eb problem lidhur me procesin e hetimit administrativ t\u00eb kryer p\u00ebr babain e tij.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se subjekti ka pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb autoveture n\u00eb vitin 2010 p\u00ebr \u00e7mimi 700 mij\u00eb lek\u00eb, por KPK v\u00ebren se subjekti e ka bler\u00eb m\u00eb lir\u00eb nga sa kishte paguar koh\u00eb m\u00eb par\u00eb pala shit\u00ebse, q\u00eb kishte shpenzuar 6000 euro p\u00ebr makin\u00ebn dhe 203 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr zhdoganimin.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb gjetje, subjekti sqaroi se nuk kishte qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb shum\u00ebs q\u00eb kishte paguar pala shit\u00ebse. Ai v\u00ebrejti se e kishte bler\u00eb makin\u00ebn sipas vler\u00ebs s\u00eb tregut, kat\u00ebr muaj pasi kishte hyr\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Po ashtu, Imeraj theksoi se kjo pasuri \u00ebsht\u00eb bler\u00eb dy vjet para se ai t\u00eb fillonte detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>Sipas KPK, edhe bashk\u00ebshortja e subjektit ka rezultuar se ka pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip \u201cSmart\u201d n\u00eb vitin 2012, p\u00ebr shum\u00ebn 3000 euro.<\/p>\n<p>Ilia tha se KPK nuk ka gjetur probleme p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb 523 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb llogarin\u00eb rrjedh\u00ebse t\u00eb pages s\u00eb subjektit dhe p\u00ebr nj\u00eb depozit\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb djalit n\u00eb vler\u00ebn 336 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d t\u00eb ardhurat nga paga e tij si oficer i policis\u00eb gjyq\u00ebsore, si prokuror dhe nga m\u00ebsimdh\u00ebnia, si dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes si oficere e policis\u00eb gjyq\u00ebsore dhe pedagoge, nga nuk jan\u00eb gjetur probleme.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse KPK nuk ka konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb ardhurat para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs dhe as disa dhurime nga familjar\u00ebt q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb depozit\u00ebs n\u00eb em\u00ebr t\u00eb djalit, kjo metodologji nuk ka sjell\u00eb balanca negative.<\/p>\n<p>Komisioni konkludon se subjekti dhe bashk\u00ebshortja kan\u00eb pasur mjaftueshm\u00ebri p\u00ebr krijimin e nj\u00eb depozite n\u00eb shum\u00ebn 1.2 milion\u00eb lek\u00eb dhe p\u00ebr nj\u00eb gjendje 128 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb nj\u00eb llogari rrjedh\u00ebse.<\/p>\n<p>Imeraj ka deklaruar nga viti 2014 si adres\u00eb nj\u00eb apartament n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb xhaxhait t\u00eb tij. Ilia sqaroi se p\u00ebr t\u00eb hequr \u00e7do dyshim lidhur me pron\u00ebsin\u00eb e k\u00ebsaj pasurie \u00ebsht\u00eb hetuar mund\u00ebsia e xhaxhait p\u00ebr kryerjen e investimit, i cili ka rezultuar me balanc\u00eb pozitive.<\/p>\n<p>Imeraj ka deklaruar se prind\u00ebrit kan\u00eb paguar shpenzimet p\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebrhyrje kirurgjikale q\u00eb ai ka kryer n\u00eb nj\u00eb spital privat n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb shum\u00ebn totale 2500 euro. Sipas Ilias, nga analiza financiare ka rezultuar se prind\u00ebrit e subjektit kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr kryerjen e k\u00ebsaj pagese.<\/p>\n<p>Analiza financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 2012-2016 ka rezultuar me balanc\u00eb pozitive. Imeraj mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe p\u00ebr profesionalizmin, pasi Komisioni u shpreh se nuk i ka kaluar barr\u00eb prove n\u00eb k\u00ebto dy kritere dhe as p\u00ebr tet\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e denoncuara nga publiku.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, ai u pyet vet\u00ebm nga an\u00ebtarja Etleda \u00c7iftja lidhur me nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb denoncuar nga publiku. \u00c7iftja v\u00ebrejti se kat\u00ebr prej denoncimeve lidhen me pretendime p\u00ebr zvarritje t\u00eb hetimeve. Ajo ve\u00e7oi nj\u00eb prej \u00e7\u00ebshtjeve, ku denoncuesi petendon se subjekti nuk ka kryer veprimet hetimore t\u00eb urdh\u00ebruara nga gjykata p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, duke zvarritur \u00e7\u00ebshtjen.<\/p>\n<p>Imeraj deklaroi se nuk mendonte q\u00eb kishte pasur zvarritje. Ai argumentoi se i kall\u00ebzuari nuk mund t\u00eb merrej i pandehur apo t\u00eb d\u00ebnohej p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin fakt penal. Dy an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb trup\u00ebs gjykuese dhe v\u00ebzhguesja nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Marie Tuma deklaruan se nuk kishin asnj\u00eb pyetje p\u00ebr subjektin e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurori Erjon Imeraj fal\u00ebnderoi Komisionin p\u00ebr hetimin administrativ q\u00eb e cil\u00ebsoi t\u00eb plot\u00eb dhe objektiv. Ai k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb duke theksuar se kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb t\u00eb tre kriteret.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Erjon Imeraj u p\u00ebrball leht\u00ebsisht t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 12 tetor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u relatuan gjetje q\u00eb ishin thuajse t\u00eb gjitha pozitive. Imeraj fal\u00ebnderoi Komisionin p\u00ebr \u2018hetimin objektiv\u2019 dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. Procesi i vetingut p\u00ebr prokurorin Erjon Imeraj po kryhet [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70864,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,115],"tags":[118,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/Erjon-Imeraj-pas-seances-degjimore.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Erjon Imeraj pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70863"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70863"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70863\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70865,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70863\/revisions\/70865"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70864"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70863"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70863"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70863"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}