{"id":70887,"date":"2022-10-07T10:57:19","date_gmt":"2022-10-07T08:57:19","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-elsa-kareci-e-permbysi-balancen-negative-ne-kpk\/2022\/10\/07\/"},"modified":"2023-04-06T15:06:43","modified_gmt":"2023-04-06T13:06:43","slug":"prokurorja-elsa-kareci-e-permbysi-balancen-negative-ne-kpk","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-elsa-kareci-e-permbysi-balancen-negative-ne-kpk\/2022\/10\/07\/","title":{"rendered":"Prokurorja Elsa Kare\u00e7i e p\u00ebrmbysi balanc\u00ebn negative n\u00eb KPK"},"content":{"rendered":"<p>Prokurorja e Tiran\u00ebs, Elsa Kare\u00e7i u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 18 korrik 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK u bind prej shpjegimeve t\u00eb saj se bashk\u00ebjetesa me ish-bashk\u00ebshortin kishte filluar dy vjet m\u00eb von\u00eb nga vler\u00ebsimi i trup\u00ebs gjykuese, q\u00eb solli p\u00ebr rrjedhoj\u00eb p\u00ebrmbysjen e analiz\u00ebs financiare dhe konfirmimin e saj n\u00eb detyr\u00eb. Komisioni nuk gjeti probleme p\u00ebr Kare\u00e7in n\u00eb kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit.<\/p>\n<p>Rivler\u00ebsimi kalimtar p\u00ebr prokuroren Kare\u00e7i u krye nga trupa e KPK-s\u00eb, e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Firdes Shulin dhe an\u00ebtare Suela Zhegun.<\/p>\n<p>Elsa Kare\u00e7i p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2004 dhe u em\u00ebrua si prokurore n\u00eb Prokurorin\u00eb e Kavaj\u00ebs. Ajo e ushtron funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs prej vitit 2007.<\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar se e ka filluar bashk\u00ebjetes\u00ebn me ish-bashk\u00ebjetuesin n\u00eb vitin 2012, por n\u00eb p\u00ebrmbyllje t\u00eb hetimit paraprak, Komisioni ka konsideruar se bashk\u00ebjetesa ka nisur n\u00eb vitin 2009, pasi jan\u00eb evidentuar kontakte e udh\u00ebtime t\u00eb subjektit n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb provat e administruara gjat\u00eb hetimit administrativ, Komisioni ka analizuar fillimisht pasurit\u00eb e ish-bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit, t\u00eb krijuara deri n\u00eb fund t\u00eb 2008-\u00ebs, q\u00eb kan\u00eb rezultuar n\u00eb vler\u00ebn totale rreth 335 milion\u00eb lek\u00eb. Komisioni v\u00ebren se ka qen\u00eb e pamundur q\u00eb prej Kare\u00e7it t\u00eb v\u00ebrtetohen burimet e ligjshme t\u00eb ish-bashk\u00ebjetuesit p\u00ebr krijimin e pasurive q\u00eb ai zot\u00ebron, konkretisht p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga emigracioni n\u00eb Austri dhe Gjermani; bono privatizimi; shitja e anijeve n\u00eb vitin 1996; shitja e nj\u00eb fabrike n\u00eb 2006-\u00ebn; t\u00eb ardhura nga investime t\u00eb kryera n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme, p\u00ebrfshir\u00eb investimin n\u00eb natyr\u00eb; si dhe t\u00eb ardhura nga angazhime dhe veprimtari private.<\/p>\n<p>Subjekti i ka k\u00ebrkuar KPK-s\u00eb q\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb mbaj\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb rrethanat se po analizohet p\u00ebr deklarime e pasuri t\u00eb ish-bashk\u00ebshortit t\u00eb p\u00ebrfituara me trash\u00ebgimi, p\u00ebr t\u00eb cilat nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituese ligjore; si dhe p\u00ebr ato t\u00eb p\u00ebrfituara n\u00eb koh\u00ebn e fejes\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cilat nuk ka ndikuar dhe as \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituese.<\/p>\n<p>Ajo ka theksuar se nuk ka asnj\u00eb p\u00ebrfitim financiar nga pasurit\u00eb e ish-bashk\u00ebshortit, p\u00ebrkundrazi ka pretenduar se nuk p\u00ebrfiton as detyrimin ushqimor p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb vler\u00eb fare minimale.<\/p>\n<p>Subjekti i referohet marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb nd\u00ebrlikuar dhe t\u00eb paq\u00ebndrueshme me ish-bashk\u00ebshortin dhe ka shpjeguar se po vijojn\u00eb procedurat p\u00ebr ekzekutimin e detyruesh\u00ebm t\u00eb vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs p\u00ebrsa i takon detyrimit ushqimor t\u00eb tij p\u00ebr vajzat e tyre t\u00eb mitura, pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb mosp\u00ebrmbushjes nga ana e tij t\u00eb k\u00ebtij detyrimi.<\/p>\n<p>Po ashtu, ajo ka k\u00ebrkuar q\u00eb KPK t\u2019i referohet edhe jurispudenc\u00ebs s\u00eb Kolegjit lidhur me problemet q\u00eb lidhen me pasurit\u00eb e ish-bashk\u00ebshortit, t\u00eb krijuara para martese.<\/p>\n<p>P\u00ebr pasurit\u00eb e ish-bashk\u00ebshortit t\u00eb krijuara p\u00ebrpara bashk\u00ebjetes\u00ebs, n\u00eb vler\u00ebsimin p\u00ebrfundimtar, Komisioni i \u00ebsht\u00eb referuar Kodit t\u00eb Familjes dhe jurisprudenc\u00ebs s\u00eb Kolegjit. N\u00eb vendim evidentohen p\u00ebrcaktimet ligjore sipas t\u00eb cilave pasurit\u00eb e krijuara para bashk\u00ebjetes\u00ebs vler\u00ebsohen si vetjake. Po ashtu, citohet konkluzioni i Kolegjit, sipas t\u00eb cilit problemet q\u00eb lidhen me pasurit\u00eb e personit t\u00eb lidhur t\u00eb krijuara para martes\u00ebs me subjektin e rivler\u00ebsimit, nuk konsiderohen se mjaftojn\u00eb si shkaqe objektive e proporcionale p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb penalizim.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Komisioni konstaton se nuk u v\u00ebrtetua n\u00eb asnj\u00eb rast blerja e pasurive apo investimeve t\u00eb \u00e7do lloji, t\u00eb kryera nga subjekti dhe ish-bashk\u00ebshorti i saj gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs. Po ashtu, nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar asnj\u00eb lidhje e Kare\u00e7it me pasuri t\u00eb p\u00ebrfituara nga ish-bashk\u00ebshorti p\u00ebrpara bashk\u00ebjetes\u00ebs, nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme t\u00eb t\u00eb cilave ai e ka fituar me trash\u00ebgimi ligjore.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioni ka analizuar edhe pasurit\u00eb e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit duke i ndar\u00eb n\u00eb dy periudha. Ato kur jetonte me familjen prind\u00ebrore nga viti 2003 kur ka filluar detyr\u00ebn dhe deri n\u00eb 2008-\u00ebn, si dhe p\u00ebr periudh\u00ebn 2009-2016 kur \u00ebsht\u00eb konsideruar fillimisht se ka vijuar bashk\u00ebjetesa.<\/p>\n<p>Nga analiza e periudh\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 12.4 milion\u00eb lek\u00eb, konstatim q\u00eb \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar si i pabazuar prej prokurores Kare\u00e7i. Sipas saj, kjo pamjaftueshm\u00ebri ka ardhur p\u00ebr shkak t\u00eb konsiderimit nga ana e Komisionit t\u00eb fillimit t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs q\u00eb n\u00eb vitin 2009 dhe jo n\u00eb 2012-\u00ebn, ashtu sikurse ajo deklaruar gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Kare\u00e7i ka ritheksuar faktin se bashk\u00ebjetesa e saj me ish-bashk\u00ebshortin ka nisur n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2011, kur \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrngulur fizikisht nga sht\u00ebpia prind\u00ebrore dhe \u00ebsht\u00eb konsoliduar n\u00eb janar t\u00eb vitit 2012 kur ka b\u00ebr\u00eb edhe ndryshimin e adres\u00ebs n\u00eb gjendjen civile.<\/p>\n<p>Sipas saj, fakti i udh\u00ebtimit me ish-bashk\u00ebshortin n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut n\u00eb vitin 2008 dhe nj\u00eb transaksion i kryer prej saj n\u00eb llogarin\u00eb e tij n\u00eb shum\u00ebn 300 euro po at\u00eb vit, tregojn\u00eb njohjen dhe shoq\u00ebrin\u00eb me k\u00ebt\u00eb person, por jo se ata bashk\u00ebjetonin.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, sipas subjektit, dh\u00ebnia e shum\u00ebs 800 mij\u00eb lek\u00eb nga ish-bashk\u00ebshorti p\u00ebr mbylljen e nj\u00eb kredie nuk tregon se ata kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb bashk\u00ebjetes\u00eb. Kare\u00e7i ka argumentuar se hua mund t\u2019i marr\u00ebsh nj\u00eb shoku, t\u00eb dashurit, nj\u00eb miku apo t\u00eb fejuarit.<\/p>\n<p>P\u00ebr deklarimin e adres\u00ebs s\u00eb t\u00eb fejuarit si adres\u00eb dyt\u00ebsore n\u00eb vitet 2009 &#8211; 2011, apo edhe p\u00ebr deklarimin p\u00ebrdorimit t\u00eb nj\u00eb automjeti, subjekti ka pretenduar se i ka kryer k\u00ebto deklarime p\u00ebr t\u2019u treguar sa m\u00eb e sinqert\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar pretendimin e saj se bashk\u00ebjetesa me ish-bashk\u00ebshortin nga nisur n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2011 dhe \u00ebsht\u00eb konsoliduar n\u00eb janar t\u00eb 2012-\u00ebs, subjekti ka paraqitur disa rrethana dhe prova. Ajo ka shpjeguar se fejesa ka ndodhur n\u00eb periudh\u00ebn maj-qershor 2009, kur \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb prezantimi familjeve.<\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar se prej muajit gusht 2010 shoq\u00ebria e administruar prej ish-bashk\u00ebshortit kishte fituar ankandin e zhvilluar nga flota detare p\u00ebr shitjen e n\u00ebndet\u00ebseve dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ai ka q\u00ebndruar me qira n\u00eb Vlor\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb shtatorit 2011, me q\u00ebllim zbatimin e kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>Kare\u00e7i ka pretenduar se gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb fejes\u00ebs ajo shkonte dhe vinte nga fshati ku banonte familja prind\u00ebrore p\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb dhe anasjelltas, nd\u00ebrsa me dit\u00eb t\u00eb caktuara ose fundjavave q\u00ebndronte n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb banes\u00ebn e t\u00eb fejuarit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai ishte n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas prokurores, pas konfirmimit t\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb s\u00eb f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb gusht 2011, ka kryer shk\u00ebputjen nga mjeku i familjes p\u00ebr t\u2019u transferuar n\u00eb Tiran\u00eb, kur dhe ka nisur bashk\u00ebjetes\u00ebn faktike n\u00eb 13 n\u00ebntor 2011. Me konsolidimin e bashk\u00ebjetes\u00ebs n\u00eb janar t\u00eb vitit 2012, ajo ka kryer edhe regjistrimin n\u00eb Gjendjen Civile n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr argument q\u00eb ka paraqitur Kare\u00e7i, \u00ebsht\u00eb regjistrimi i saj n\u00eb qendrat e votimit n\u00eb fshatin e lindjes p\u00ebr zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb 2009-\u00ebs dhe ato vendore t\u00eb vitit 2011.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur pretendimet e saj, subjekti ka paraqitur si prova nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm dokumentesh shkresore, p\u00ebrfshir\u00eb foto t\u00eb vjetra nga fejesa e saj dhe martesa e v\u00ebllait apo dy motrave si dhe p\u00ebrgjigje nga institucionet publike.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb t\u00eb gjitha faktet e parashtruara, subjekti ka pretenduar se konsiderimi i fillimit t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs n\u00eb vitin 2009 nga ana e Komisionit \u00ebsht\u00eb i padrejt\u00eb dhe ka k\u00ebrkuar q\u00eb analiza financiare deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2011 duhet t\u00eb kryhet e ndar\u00eb nga ajo e ish-bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto prova e shpjegime, Komisioni ka vler\u00ebsuar se subjekti ka arritur t\u00eb heq\u00eb dyshimet n\u00eb lidhje me fillimin e bashk\u00ebjetes\u00ebs n\u00eb vitin 2009. \u201cKa v\u00ebrtetuar bindsh\u00ebm se pavar\u00ebsisht elementeve q\u00eb i krijonin k\u00ebto dyshime, bashk\u00ebjetesa me z. Sh., n\u00eb kuptim t\u00eb nenit 163 t\u00eb Kodit t\u00eb Familjes, ka filluar de facto n\u00eb fund t\u00eb vitit 2011 dhe de jure n\u00eb janar t\u00eb vitit 2012, kur \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe ndryshimi i gjendjes civile prej subjektit. Gjithashtu, subjekti ka v\u00ebrtetuar se z. Sh. ka qen\u00eb i angazhuar dhe ka banuar jasht\u00eb Tiran\u00ebs deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2011, q\u00eb tregon pamund\u00ebsin\u00eb objektive t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs fizike t\u00eb tyre\u201d, vler\u00ebson KPK dhe shton se subjekti ka qen\u00eb konsistente n\u00eb deklarimet e saj lidhur me periudh\u00ebn e nisjes s\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb procesit, Komisioni ka vler\u00ebsuar t\u00eb konsideroj\u00eb si periudh\u00eb t\u00eb fillimit t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs muajin janar t\u00eb vitit 2012, \u00e7\u2019ka ka afektuar analiz\u00ebn financiare. P\u00ebr shkak t\u00eb mosp\u00ebrfshirjes se pasurive dhe likuiditeteve t\u00eb ish-bashk\u00ebshortit t\u00eb krijuara gjat\u00eb viteve 2010 &#8211; 2011, balanca negative p\u00ebr periudh\u00ebn deri n\u00eb vitin 2016 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbysur, nga 12.4 milion\u00eb lek\u00eb, n\u00eb 1.3 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00ebren se kjo shum\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb gjendje cash prej 10 mij\u00eb euro t\u00eb pasqyruar nga ish-bashk\u00ebshorti i subjektit n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, t\u00eb p\u00ebrfituar prej tij nga shitja e nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke q\u00eb e kishte p\u00ebrfituar p\u00ebrpara bashk\u00ebjetes\u00ebs.<\/p>\n<p>Fakti se subjekti nuk e ka sh\u00ebnuar k\u00ebt\u00eb vler\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka rezultuar e sakt\u00eb n\u00eb deklarimet e veta si nd\u00ebr vite ashtu dhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar, \u00ebsht\u00eb konsiderur nga Komisioni si nj\u00eb rrethan\u00eb q\u00eb mb\u00ebshtet situat\u00ebn e pretenduar prej Kare\u00e7it, p\u00ebr mosrakordim t\u00eb plot\u00eb me bashk\u00ebshortin p\u00ebr shkak t\u00eb marrdh\u00ebnieve t\u00eb tyre jo normale.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto fakte krijojn\u00eb bindjen se likuiditeti prej 10.000 euro i p\u00ebrkiste t\u00ebr\u00ebsisht z. Sh. dhe nuk \u00ebsht\u00eb krijuar me t\u00eb ardhura t\u00eb paligjshme t\u00eb subjektit p\u00ebr shkak t\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs, dhe jo vet\u00ebm,\u201d konkludon KPK, e cila vendosi konfirmimit e Kare\u00e7it n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurorja e Tiran\u00ebs, Elsa Kare\u00e7i u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 18 korrik 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK u bind prej shpjegimeve t\u00eb saj se bashk\u00ebjetesa me ish-bashk\u00ebshortin kishte filluar dy vjet m\u00eb von\u00eb nga vler\u00ebsimi i trup\u00ebs gjykuese, q\u00eb solli p\u00ebr rrjedhoj\u00eb p\u00ebrmbysjen e analiz\u00ebs financiare dhe konfirmimin e saj n\u00eb detyr\u00eb. [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70888,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117],"tags":[118,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/Kareci-ne-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Elsa Kare\u00e7i n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70887"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70887"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70887\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70889,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70887\/revisions\/70889"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70888"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70887"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70887"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70887"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}