{"id":70890,"date":"2022-10-05T16:47:06","date_gmt":"2022-10-05T14:47:06","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-konkluzionet-perfundimtare-ne-ceshtjen-e-markelian-kuqos\/2022\/10\/05\/"},"modified":"2023-04-06T15:07:05","modified_gmt":"2023-04-06T13:07:05","slug":"kpa-njihet-me-konkluzionet-perfundimtare-ne-ceshtjen-e-markelian-kuqos","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-konkluzionet-perfundimtare-ne-ceshtjen-e-markelian-kuqos\/2022\/10\/05\/","title":{"rendered":"KPA njihet me konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Markelian Kuqos"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 5 tetor me konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e juridiksionit displinor p\u00ebr gjyqtarin e Kor\u00e7\u00ebs, Markelian Kuqo, ku ky i fundit k\u00ebrkoi ndryshimin e vendimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, KLGJ p\u00ebr shkarkimin e tij nga detyra, pasi liroi me kusht t\u00eb nj\u00eb d\u00ebnuar me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e KLGJ-s\u00eb dhe institucionit t\u00eb Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, ILD, k\u00ebrkuan rr\u00ebzimin e ankimit t\u00eb Kuqos si t\u00eb pabazuar dhe l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb shkarkimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Kolegji pezulloi m\u00eb 11 mars gjykimin e procesit p\u00ebr Kuqon, me argumentin se mungonte nj\u00eb praktik\u00eb e unifikuar nga Gjykata e Lart\u00eb lidhur me rastet e lirimit me kusht t\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarve me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm. Ky vendim u revokua m\u00eb 27 shtator, kur u njoftua se Gjykata e Lart\u00eb kishte marr\u00eb vendim lidhur me rekursin e t\u00eb d\u00ebnuarit Gerd Gjenerari ndaj vendimit t\u00eb Apelit Kor\u00e7\u00eb, q\u00eb e cil\u00ebsoi t\u00eb pabazuar e t\u00eb paligjsh\u00ebm vendimarrjen e Kuqos p\u00ebr lirimin e tij.<\/p>\n<p>Gjyqtari Markelian Kuqo u shkarkua m\u00eb 10 dhjetor 2020 nga KLGJ me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, Artur Metani, p\u00ebr shkelje t\u00eb r\u00ebnda dhe c\u00ebnim t\u00eb besimit te drejt\u00ebsia n\u00eb vendimin p\u00ebr lirimin me kusht \u201ct\u00eb d\u00ebnuarit me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm Gerd Gjenerari, i gjetur fajtor p\u00ebr nj\u00eb vrasje t\u00eb kryer n\u00eb vitin 1997\u201d.<\/p>\n<p>Vendimi i gjyqtarit Kuqo u rr\u00ebzua n\u00eb Apel, pas ankimit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, por Gjenerari nuk \u00ebsht\u00eb kthyer m\u00eb n\u00eb qeli dhe nuk \u00ebsht\u00eb gjetur dot nga policia. Nga relatimet e pal\u00ebve pas revokimit t\u00eb pezullimit t\u00eb procesit dhe n\u00eb bisedimet p\u00ebrfundimtare, u m\u00ebsua se Gjykata e Lart\u00eb e kishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi vendimin e Apelit, duke rr\u00ebzuar k\u00ebshtu arsyetimet dhe argumentet e gjyqtarit Kuqo p\u00ebr lirimin e Gjenerarit.<\/p>\n<p>Kuqo i nisi bisedimet p\u00ebrfundimtare t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn me pretendimet e tij kund\u00ebr vendimit t\u00eb Kolegjit p\u00ebr pezullimin e procesit. Ai e cil\u00ebsoi vendimarrjen e KPA-s\u00eb t\u00eb pabazuar n\u00eb ligj. Sipas tij, Kolegji nuk \u00ebsht\u00eb i autorizuar t\u00eb veproj\u00eb bazuar n\u00eb Kodin e Procedur\u00ebs Civile dhe shtoi se nuk kishte parashikim n\u00eb Kodin e Procedur\u00ebs Administrative p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Ai solli n\u00eb v\u00ebmendje konstatimin e Kolegjit n\u00eb seanc\u00ebn parardh\u00ebse se vendimi p\u00ebr pezullimin ishte i panakimuesh\u00ebm dhe pretendoi se nuk mund t\u00eb kishte revokim p\u00ebr vendimet e paankimueshme.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Kuqo v\u00ebrejti se nuk rezultonte q\u00eb KPA t\u2019i kishte k\u00ebrkuar Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtonte me gjykimin e rekursit dhe se nuk i ishte komunikuar vendimi i pezullimit. Kuqo shtoi se Gjykata e Lart\u00eb kishte p\u00ebshpejtuar kryesisht trajtimin e rekursit t\u00eb Gjenerarit, megjith\u00ebse kishte dy vjet q\u00eb e kishte l\u00ebn\u00eb pezull. Sipas tij, ky p\u00ebrshpejtim i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb dhe shqyrtimi n\u00eb themel i \u00e7\u00ebshtjes, dukej se kishin pasur si q\u00ebllim ndikimin n\u00eb procesin q\u00eb po zhvillohej n\u00eb KPA.<\/p>\n<p>Kuqo tha se i krijohej bindja se nuk ishte proceduar n\u00eb funksion t\u00eb zgjidhjes s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb drejt\u00ebsi dhe e cil\u00ebsoi si t\u00eb paragjykuar vendimarrjen e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb lidhur me rekursin e Gjenerarit.<\/p>\n<p>Ashtu si gjat\u00eb parashtrimeve, edhe n\u00eb konkluzionet p\u00ebrfundimtare, Kuqo pretendoi se zgjidhja e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb ishte n\u00eb funksion t\u00eb rekursit t\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarit Gjenerari. Sipas tij, rekursi i Gjenerarit nuk ka lidhje me argumentet e vendimarrjes s\u00eb tij p\u00ebr lirimin me kusht dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, vendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes disiplinore ndaj tij. \u201cKa mbetur e paargumentuar se cilat jan\u00eb shkeljet,\u201d pohoi Kuqo.<\/p>\n<p>Ai u ndal edhe n\u00eb vendimin e Apelit duke e cil\u00ebsuar n\u00eb funksion t\u00eb c\u00ebnimit t\u00eb figur\u00ebs s\u00eb tij dhe jo p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes. Sipas Kuqos, Apeli nuk kishte nd\u00ebrmarr\u00eb veprime p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes lidhur me lirimin e Gjenerarit dhe se ky mosveprim nuk i ishte n\u00ebnshtruar gjykimit n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Kuqo k\u00ebmb\u00ebnguli se vendimarrja e tij mbetej e pakontestuar me argumente nga Apeli dhe nga Gjykata e Lart\u00eb. \u201cGjykata e Apelit nuk jep argumente se p\u00ebrse duhej q\u00eb i d\u00ebnuari t\u00eb trajtohej si i d\u00ebnuar me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, kur nuk paraqitej i till\u00eb\u201d, pohoi Kuqo dhe i cil\u00ebsoi vendimet e dy shkall\u00ebve m\u00eb t\u00eb larta si t\u00eb pakuptueshme n\u00eb lidhje me zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim ai v\u00ebrejti se neni 64 i Kodit Penal nuk ka lidhje me nenin 65 q\u00eb ndalon lirimin e t\u00eb d\u00ebnuarit me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Po ashtu, Kuqo pretendoi se nuk i ishte ofruar nj\u00eb proces i regullt ligjor gjat\u00eb hetimit disiplinor n\u00eb ILD dhe KLGJ. Gjyqtari Kuqo k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb pranohet ankimi i tij dhe t\u00eb zhfuqizohet si e pabazuar vendimarrja e KLGJ-s\u00eb p\u00ebr shkarkimin.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e KLGJ-s\u00eb dhe ILD-s\u00eb rendit\u00ebn ecurin\u00eb e procesit nga k\u00ebrkesa p\u00ebr hetim e ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, deri n\u00eb vendimarrjen p\u00ebr shkarkimin e Kuqos. Ata parashtruan se, n\u00eb lirimin me kusht t\u00eb Gjenerarit, Kuqo kishte vepruar kund\u00ebr praktik\u00ebs s\u00eb unifikuar t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, si dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me legjislacionin n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Sipas institucioneve t\u00eb qeverisjes s\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, ashtu si KLGJ ka arsyetuar p\u00ebr vendimarrjen e Kuqos lidhur me lirimin e Gjenerarit, ashtu kishin argumentuar edhe Gjykata e Apelit Kor\u00e7\u00eb dhe Gjykata e Lart\u00eb. Ata e cil\u00ebsuan vendimin e Kuqos n\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb Gjenerarit dhe v\u00ebrejt\u00ebn se nuk ishte plot\u00ebsuar kushti i rrethanave t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr lirimin e k\u00ebtij t\u00eb d\u00ebnuari.<\/p>\n<p>\u201cKuqo e p\u00ebrmend vendimin unifikues, por nuk e analizon\u201d, v\u00ebrejti p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i KLGJ-s\u00eb.<\/p>\n<p>KLGJ dhe ILD kund\u00ebrshtuan edhe pretendimet p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb procesit t\u00eb rregullt ligjor. Ata theksuan se vendimi kishte qen\u00eb i arsyetuar dhe se Kuqos i ishin vendosur n\u00eb dispozcion gjith\u00eb rezultatet e hetimit administrativ, si dhe shkaqet e vendimarrjeve p\u00ebr k\u00ebrkesat e tij. Sipas tyre, Kuqo nuk kishte dor\u00ebzuar asnj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr p\u00ebrjashtim t\u00eb relatorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb tij, apo t\u00eb ndonj\u00eb an\u00ebtari tjet\u00ebr t\u00eb KLGJ-s\u00eb. \u201cNdryshe nga sa pretendon ankuesi, KLGJ i ka vendosur n\u00eb dispozicion t\u00eb gjitha aktet e ILD-s\u00eb\u201d, pohoi p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i KLGJ-s\u00eb dhe i cil\u00ebsoi veprimet e Kuqos n\u00eb c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e ILD-s\u00eb ritheksoi se Kuqo synonte t\u00eb injoronte praktik\u00ebn e unifikuar dhe se kishte kryer interpretim teorik n\u00eb vendimarrjen e tij. \u201cKa b\u00ebr\u00eb arsyetim t\u00eb pabazuar n\u00eb ligj lidhur me kushtet e jasht\u00ebzakonshme,\u201d pohoi ajo dhe v\u00ebrejti se Gjykata e Lart\u00eb arsyeton se i d\u00ebnuari nuk plot\u00ebsonte kushtet p\u00ebr koh\u00ebn e mas\u00ebs s\u00eb d\u00ebnimit, kushtin p\u00ebr t\u00eb mos qen\u00eb p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebs n\u00eb kryerjen e vepr\u00ebs penale, si dhe t\u00eb rrethanave t\u00eb jasht\u00ebzakonshme.<\/p>\n<p>\u201cFakti se d\u00ebnimet jan\u00eb bashkuar nuk p\u00ebrjashtojn\u00eb p\u00ebrs\u00ebritjen,\u201d arsyetoi p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e ILD-s\u00eb lidhur me moskonsiderimin e faktit se Gjenerari ishte d\u00ebnuar m\u00eb shum\u00eb se nj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo e cil\u00ebsoi jasht\u00eb logjik\u00ebs juridike q\u00eb, p\u00ebr lirimin me kusht, t\u00eb zbatohej legjislacioni i koh\u00ebs kur kishte ndodhur vepra penale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ishte d\u00ebnuar. \u201cPavar\u00ebsisht pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb magjistratit, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb ai t\u00eb respektoj\u00eb Kushtetut\u00ebn duke mos e c\u00ebnuar besimin e publikut\u201d, pohoi p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e ILD-s\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo kund\u00ebrshtoi edhe pretendimet se lidhur me shfuqizimin nga Gjykata Kushtetuese legjislacioni p\u00ebr shkeljet e magjistrat\u00ebve n\u00eb koh\u00ebn kur jan\u00eb kryer veprimet nga subjekti, i cili pretendon se p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, gjith\u00eb procedura ndaj tij \u00ebsht\u00eb e pabazuar n\u00eb ligj. Sipas saj, kjo situat\u00eb nuk mund t\u00eb passjell\u00eb mosmbajtjen e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb nga magjistrati. \u201cDo t\u00eb krijohej precedent i rreziksh\u00ebm\u201d, theksoi p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e ILD-s\u00eb dhe i cil\u00ebsoi t\u00eb pabazuara edhe pretendimet e Kuqos p\u00ebr munges\u00ebn e nj\u00eb procesi t\u00eb rregullt gjat\u00eb hetimit disiplinor.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e ILD-s\u00eb dhe t\u00eb KLGJ-s\u00eb konstatuan se Kuqo ka kryer shkelje disiplinore dhe k\u00ebrkuan rr\u00ebzimin e ankimit duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi shkarkimin e tij.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 5 tetor me konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e juridiksionit displinor p\u00ebr gjyqtarin e Kor\u00e7\u00ebs, Markelian Kuqo, ku ky i fundit k\u00ebrkoi ndryshimin e vendimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, KLGJ p\u00ebr shkarkimin e tij nga detyra, pasi liroi me kusht t\u00eb nj\u00eb d\u00ebnuar me [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70891,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114],"tags":[147,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/Markelian-Kuqo-ne-KPA.jpg","fifu_image_alt":"Markelian Kuqo n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70890"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70890"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70890\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70892,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70890\/revisions\/70892"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70891"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70890"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70890"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70890"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}