{"id":70893,"date":"2022-10-05T11:07:55","date_gmt":"2022-10-05T09:07:55","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-alfred-sali-cenoi-besimin-e-publikut-me-pjesemarrjen-ne-lojerat-e-fatit\/2022\/10\/05\/"},"modified":"2023-04-06T15:07:19","modified_gmt":"2023-04-06T13:07:19","slug":"kpk-alfred-sali-cenoi-besimin-e-publikut-me-pjesemarrjen-ne-lojerat-e-fatit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-alfred-sali-cenoi-besimin-e-publikut-me-pjesemarrjen-ne-lojerat-e-fatit\/2022\/10\/05\/","title":{"rendered":"KPK: Alfred Sali c\u00ebnoi besimin e publikut me pjes\u00ebmarrjen n\u00eb loj\u00ebrat e fatit"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi m\u00eb 22 korik 2022 t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra prokurorin e Vlor\u00ebs, Alfred Sali, pasi u konkludua se kishte kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb, duke rezultuar me balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 8.7 milion\u00eb lek\u00eb. Balanca negative ka ardhur p\u00ebr shkak t\u00eb moskonsiderimit t\u00eb shumave t\u00eb p\u00ebrfituara nga loj\u00ebra fati online si burime p\u00ebr krijimin e kursimeve dhe dh\u00ebnien e nj\u00eb huaje.<\/p>\n<p>Po ashtu, p\u00ebrfshirja e prokurorit n\u00eb loj\u00ebra fati \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar se ka sjell\u00eb c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Sali mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe u konsiderua i aft\u00eb profesionalisht. Procesi i vetingut p\u00ebr prokurorin Sali u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Xhensila Pine, me relator Olsi Komicin dhe an\u00ebtare Valbona Sanxhaktarin.<\/p>\n<p>Alfred Sali p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2004 dhe u em\u00ebrua prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Gjirokastr\u00ebs, Prej vitit 2011 dhe deri n\u00eb shkarkimin e tij nga detyra, Sali e ushtroi funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Vlor\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Deklarim i pamjaftuesh\u00ebm<\/strong><\/p>\n<p>Prokurori Sali ka deklaruar se n\u00eb vitin 2016 i ka dh\u00ebn\u00eb hua babait t\u00eb tij vler\u00ebn 58 mij\u00eb euro me q\u00ebllim p\u00ebrfundimin e nd\u00ebrtimeve n\u00eb nj\u00eb banese n\u00eb Sarand\u00eb. Si burim t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua, ka deklaruar t\u00eb ardhurat e siguruara nga loj\u00ebrat e fatit online n\u00eb vitin 2014. Po ashtu, ai ka deklaruar se ka krijuar likujditete cash n\u00eb vler\u00ebn 9000 euro, po nga t\u00eb ardhurat nga loj\u00ebrat e fatit online.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2014 dhe n\u00eb at\u00eb \u201cveting\u201d, subjekti ka sh\u00ebnuar se ka siguruar t\u00eb ardhura nga loj\u00ebrat e fatit online n\u00eb shum\u00ebn 79 mij\u00eb euro, fakt q\u00eb \u00ebsht\u00eb konklduar si i v\u00ebrtet\u00eb nga hetimi administrativ.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse ai ka pretenduar se ka paguar detyrimet tatimore n\u00eb shum\u00ebn 7900 euro, KPK v\u00ebren se shlyerja e detyrimeve tatimore nuk \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb koh\u00ebn e p\u00ebrfitimit t\u00eb shum\u00ebs nga loj\u00ebrat e fatit.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Subjekti s\u00ebrish nuk e pa paguar detyrimin tatimor n\u00eb momentin e llogaritjes nga sistemi me justifikimin se nuk e kishte kuptuar ligjin, por Komisioni v\u00ebren se nisur nga fakti q\u00eb subjekti e kuptoi ligjin pas 3 vjet\u00ebsh dhe fillon pagimin e detyrimit tatimor, pik\u00ebrisht n\u00eb dat\u00ebn e dor\u00ebzimit t\u00eb deklarat\u00ebs Vetting, prap\u00ebsimet e subjektit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pik\u00eb t\u00eb konkluzionit nuk jan\u00eb bind\u00ebse\u201d, vler\u00ebson KPK.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim Komisioni v\u00ebren se subjekti nuk ka deklaruar nd\u00ebr vite destinacionin e shum\u00ebs 75 mij\u00eb euro t\u00eb t\u00ebrhequr prej llogaris\u00eb s\u00eb tij n\u00eb mars t\u00eb vitit 2014, si dhe nuk jan\u00eb deklaruar gjendje cash nga loj\u00ebrat e fatit, shtesa apo pak\u00ebsime t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>I pyetur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb nga ILDKPKI, subjekti ka sqaruar se shuma e fituar nga lotaria online disponohej cash dhe ruhej e paprekur nga familja me q\u00ebllim kryerjen e ndonj\u00eb investimi t\u00eb m\u00ebvonsh\u00ebm. Sali ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin shpjegim edhe n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyet\u00ebsorit nr.2 n\u00eb KPK.<\/p>\n<p>Por, Komisioni evidenton se subjekti dhe bashk\u00ebshortja e tij, n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb kan\u00eb qen\u00eb duke shlyer nj\u00eb kredi, si dhe kan\u00eb marr\u00eb nj\u00eb kredi t\u00eb re p\u00ebr nevoja familjare.<\/p>\n<p>T\u00ebrheqja menj\u00ebher\u00eb e shum\u00ebs s\u00eb fituar n\u00eb loj\u00ebrat e fatit, e analizuar n\u00eb harmoni me mosdeklarimin e k\u00ebsaj vlere si gjendje cash nd\u00ebr vite, si dhe vijimi i shlyerjes s\u00eb k\u00ebsteve t\u00eb dy kredive kur pretendohet zot\u00ebrimi i vlerave t\u00eb konsiderueshme, sipas KPK krijojn\u00eb dyshimin se subjekti nuk e ka disponuar n\u00eb vazhdim\u00ebsi vler\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u2026N\u00ebse kjo shum\u00eb \u00ebsht\u00eb mbajtur cash prej tij n\u00eb banes\u00eb, sikurse ka pretenduar, at\u00ebher\u00eb duhej t\u00eb ishte deklaruar prej vitit 2014 e n\u00eb vijim, p\u00ebr sa koh\u00eb e dispononte at\u00eb\u201d, arsyeton KPK dhe shprehet se nuk e gjen bind\u00ebs pretendimin e subjektit se burimi i vler\u00ebs 58 mij\u00eb euro dh\u00ebn\u00eb babait ishin t\u00eb ardhurat e siguruara nga loj\u00ebrat e fatit.<\/p>\n<p>Nisur nga k\u00ebto konstatime, si edhe nga fakti se Sali nuk e ka deklaruar n\u00eb vitin 2016 huadh\u00ebnien, koh\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn pretendohet se \u00ebsht\u00eb kryer ky transaksion, Komisioni vler\u00ebson se\u00a0 shuma e p\u00ebrfituar nga loj\u00ebrat e fatit nuk \u00ebsht\u00eb disponuar dhe nuk ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr t\u2019iu dh\u00ebn\u00eb babait p\u00ebr kryerjen e punimeve n\u00eb banes\u00ebn n\u00eb Sarand\u00eb.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta situat\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar edhe p\u00ebr krijimin e gjendjes cash n\u00eb vler\u00ebn 9000 euro dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ka rezultuar pamund\u00ebsi financoiare p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj shume si dhe p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb 58 mij\u00eb euro babait t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Prokurori Sali ka deklaruar t\u00eb drejt\u00ebn e p\u00ebrdorimit t\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb Vlor\u00eb me kontrat\u00eb qiraje verbale 20 mij\u00eb lek\u00eb, prej vitit 2014 e n\u00eb vijim. N\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d ka deklaruar \u201cpages\u00eb p\u00ebr qira banese n\u00eb Vlor\u00eb, n\u00eb shum\u00ebn 200 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj\u201d, nd\u00ebrsa n\u00eb 2016-\u00ebn, \u201ct\u00eb drejta reale si qiramarr\u00ebs bazuar n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje berbale\u201d.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00ebren se nga viti 2014 e n\u00eb vijim subjekti ka deklaruar apartamentin si adres\u00eb banimi, por nuk ka pasqyruar ndonj\u00eb marr\u00ebveshje apo kontrat\u00eb qiraje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri. Sipas KPK, Sali e ka deklaruar marr\u00ebdh\u00ebnien e qiras\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, si dhe n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2016, t\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb ILDKPKI pas asaj n\u00eb funksion t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb konstatuar situat\u00eb konflikti interesi, Komisioni vler\u00ebson se nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr marrdh\u00ebnie qiraje, por p\u00ebr huap\u00ebrdorje pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se marr\u00ebdh\u00ebnia e subjektit me shoq\u00ebrin\u00eb \u201c***\u201d sh.p.k., p\u00ebr periudh\u00ebn 2014 \u2212 1.1.2017, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie qiraje, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie huap\u00ebrdorjeje pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim. Veprimet e nd\u00ebrmarra nga subjekti i rivler\u00ebsimit me plot\u00ebsimin e deklarat\u00ebs Vetting e n\u00eb vijim\u00ebsi, duken t\u00eb tilla p\u00ebr t\u00eb fshehur k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie huap\u00ebrdorje midis subjektit dhe shoq\u00ebris\u00eb tregtare \u201c***\u201d sh.p.k.\u201d, arsyeton KPK.<\/p>\n<p>Situata t\u00eb ngjashme jan\u00eb evidentuar edhe p\u00ebr vendbanimet e tjera t\u00eb deklaruara prej subjektit. N\u00eb vijim, Komisioni vler\u00ebson se Sali nuk ka deklaruar dhe provuar marr\u00ebdh\u00ebniet e qiras\u00eb p\u00ebr banesat e p\u00ebrdorura, pavar\u00ebsisht se n\u00eb DIPP-t\u00eb e viteve 2004 \u2013 2015 i ka deklaruar si adresa banimi. P\u00ebrjashtim \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb nj\u00eb rast, kur ka provuar pages\u00ebn e qiras\u00eb mujore vet\u00ebm p\u00ebr periudh\u00ebn maj 2010 \u2013 n\u00ebntor 2011.<\/p>\n<p>Kjo situat\u00eb \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar si nj\u00eb pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarim, e cila e ve\u00e7uar nuk konsiderohet e mjaftueshme p\u00ebr shkarkim.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016, ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 8.7 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve dhe krijimin e pasurive.<\/p>\n<p><strong>C\u00ebnimi i besimit t\u00eb publikut<\/strong><\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Sali \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar i aft\u00eb profesioalisht, p\u00ebrfshirja e tij n\u00eb loj\u00ebra fati \u00ebsht\u00eb analizuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb etik\u00ebs dhe angazhimit ndaj vlerave profesionale. Konkluzioni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb konstatim \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00ebren se bazuar n\u00eb deklarimet e subjektit n\u00eb deklarat\u00ebn Vetting, n\u00eb DIPP-t\u00eb vjetore dhe n\u00eb dokumentacionin e administruar gjat\u00eb hetimit, duket q\u00eb subjekti p\u00ebr vite me radh\u00eb q\u00eb nga viti 2012 e n\u00eb vijim ka investuar n\u00eb loj\u00ebra fati ku dhe ka p\u00ebrfituar shuma monetare. \u201cP\u00ebrfshirja n\u00eb k\u00ebto loj\u00ebra, mbart rrezikun e var\u00ebsis\u00eb ndaj tyre dhe, si rrjedhoj\u00eb, edhe cenimin e imazhit t\u00eb subjektit p\u00ebrball\u00eb publikut\u201d, konstaton KPK dhe sjell n\u00eb v\u00ebmendje legjislacionin p\u00ebr sjelljen e prokuror\u00ebve n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, lidhur me p\u00ebrcaktimet e sjelljes s\u00eb tyre n\u00eb jet\u00ebn private.<\/p>\n<p>\u201cDuket se n\u00eb drit\u00ebn e dispozitave dhe akteve ligjore si m\u00eb lart, subjekti i rivler\u00ebsimit ka kryer veprime q\u00eb cenojn\u00eb integritetin, figur\u00ebn e subjektit, si dhe shkall\u00ebn e besueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb publikut te drejt\u00ebsia\u201d, ka vler\u00ebsuar KPK dhe i ka kaluar subjektit barr\u00ebn e proves p\u00ebr k\u00ebt\u00eb konstatim.<\/p>\n<p>Sali ka pretenduar se aktet kan\u00eb parashikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme respektimin e rregullave t\u00eb etik\u00ebs, nderit dhe dinjitetit, t\u00eb cilat diskreditojn\u00eb figur\u00ebn e magjistratit ose d\u00ebmtojn\u00eb besimin e publikut te drejt\u00ebsia. Por, sipas tij, nuk parashikohen konkretisht se cilat jan\u00eb rregullat etike q\u00eb duhen zbatuar apo t\u00eb evidentohen sjelljet.<\/p>\n<p>Ai ka pretenduar se rregullimi i vet\u00ebm p\u00ebr prokuror\u00ebt \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me urdhrin e vitit 2014 t\u00eb Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, \u201cMbi miratimin e Rregullave mbi etik\u00ebn dhe sjelljen e prokuror\u00ebve\u201d. Sali ka shpjeguar se veprimet i ka kryer n\u00eb ambiente private t\u00eb banes\u00ebs. Sipas tij, n\u00eb urdh\u00ebrin e Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm nuk ka asnj\u00eb parashikim n\u00eb lidhje me konstatimin e KPK.<\/p>\n<p>KPK v\u00ebren se n\u00eb k\u00ebt\u00eb urdh\u00ebr t\u00eb Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, parashikohet se prokuror\u00ebt nuk duhet t\u00eb frekuentojn\u00eb ambiente ose lokale, t\u00eb cilat do t\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb imazhin e tyre si prokuror. Megjith\u00ebse Sali pretendon se i ka kryer veprimet vet\u00ebm n\u00eb ambiente private t\u00eb banes\u00ebs duke mos e ekspozuar n\u00eb ambiente publike faktin se ka qen\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb loj\u00ebra fati, KPK konstaton se ai ka kryer deklarime t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave n\u00eb institucione q\u00eb kan\u00eb akses nga publiku.<\/p>\n<p>\u201cSigurisht q\u00eb \u00ebsht\u00eb e kuptueshme gjendja psikologjike dhe emocionale q\u00eb ka p\u00ebrjetuar subjekti p\u00ebr shkak t\u00eb situatave t\u00eb r\u00ebnda sociale-ekonomike, por kjo nuk e justifikon var\u00ebsin\u00eb e tij nga loj\u00ebrat e fatit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme, \u00e7do muaj, p\u00ebr vite me radh\u00eb q\u00eb nga viti 2012 deri n\u00eb gusht 2018, duke shp\u00ebrfillur k\u00ebshtu edhe ligjin nr. 84\/2016 dhe at\u00eb nr. 96\/2016\u201d, arsyeton KPK dhe konsideron se luajtja e loj\u00ebrave t\u00eb fatit online n\u00eb vazhdim\u00ebsi, \u201cr\u00ebndon dhe zbeh n\u00eb mas\u00eb t\u00eb konsiderueshme at\u00eb perceptim dhe at\u00eb besim t\u00eb publikut se si duhet apo nuk duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb magjistrat n\u00eb ushtrimin e detyr\u00ebs s\u00eb tij edhe jasht\u00eb saj n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim KPK vler\u00ebson se, nj\u00eb prokuror q\u00eb shpenzon para duke q\u00ebndruar n\u00eb faqet e loj\u00ebrave t\u00eb fatit dhe fiton para nga k\u00ebto loj\u00ebra, duhet t\u00eb mbaj\u00eb parasysh q\u00eb ngre dyshime te publiku dhe cenon besimin tek ai si p\u00ebrfaq\u00ebsues i drejt\u00ebsis\u00eb, n\u00eb lidhje me burimin dhe vler\u00ebn e parave q\u00eb investon dhe q\u00eb fiton n\u00eb k\u00ebto loj\u00ebra.<\/p>\n<p>Po ashtu, ngrihen dyshime edhe lidhur me menaxhimin e koh\u00ebs produktive t\u00eb pun\u00ebs dhe detyrave t\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Duke investuar para n\u00eb k\u00ebto loj\u00ebra nga t\u00eb cilat ka krijuar var\u00ebsi se shum\u00ebn e fituar n\u00eb loj\u00ebra fati prej 75.854 euro subjekti e ka t\u00ebrhequr menj\u00ebher\u00eb nga llogaria bankare dhe nuk ka deklaruar as destinacionin e saj, as gjendjen cash t\u00eb saj n\u00eb asnj\u00eb DIPP, duke ngritur k\u00ebshtu dyshimin se k\u00ebto para mund t\u2019i ket\u00eb investuar n\u00eb loj\u00ebra t\u00eb tjera fati, arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti i rivler\u00ebsimit ka kryer veprime q\u00eb cenojn\u00eb etik\u00ebn, integritetin, figur\u00ebn e subjektit, si dhe shkall\u00ebn e besueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb publikut te drejt\u00ebsia\u201d, konkludon KPK.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi m\u00eb 22 korik 2022 t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra prokurorin e Vlor\u00ebs, Alfred Sali, pasi u konkludua se kishte kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb, duke rezultuar me balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 8.7 milion\u00eb lek\u00eb. Balanca negative ka ardhur p\u00ebr shkak t\u00eb moskonsiderimit t\u00eb shumave t\u00eb p\u00ebrfituara [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70894,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117],"tags":[118,119,275],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/Alfred-Sali-ne-seance-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Alfred Sali n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Vladimir Karaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70893"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70893"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70893\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70895,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70893\/revisions\/70895"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70894"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70893"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70893"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70893"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}