{"id":70899,"date":"2022-10-03T19:08:47","date_gmt":"2022-10-03T17:08:47","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/albert-meca-e-bindi-kpk-ne-per-nje-hua-te-deklaruar-gjate-hetimit-administrativ\/2022\/10\/03\/"},"modified":"2023-04-06T15:07:39","modified_gmt":"2023-04-06T13:07:39","slug":"albert-meca-e-bindi-kpk-ne-per-nje-hua-te-deklaruar-gjate-hetimit-administrativ","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/albert-meca-e-bindi-kpk-ne-per-nje-hua-te-deklaruar-gjate-hetimit-administrativ\/2022\/10\/03\/","title":{"rendered":"Albert Me\u00e7a e bindi KPK-n\u00eb p\u00ebr nj\u00eb hua t\u00eb deklaruar gjat\u00eb hetimit administrativ"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi m\u00eb 18 korrik 2022 t\u00eb konfirmoj\u00eb n\u00eb detyr\u00eb gjyqtarin e Tiran\u00ebs, Albert Me\u00e7a, pasi u bind p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb huaje afatshkurt\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nga daja e tij, nd\u00ebrsa nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb t\u00eb ardhurat e deklaruara si t\u00eb p\u00ebrfituara nga honoraret dhe dietat nuk u konsiderua penalizuese. Me\u00e7a u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr profesionalizimin dhe past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Albert Me\u00e7a e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2000 dhe punon prej gati dy dekadash si gjyqtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Me\u00e7a ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 105 m2 n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2004 kundrejt \u00e7mimit 45 mij\u00eb euro, me burim t\u00eb ardhurat nga paga e tij dhe e bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2004, n\u00eb rubrik\u00ebn \u201cdetyrime financiare\u2026\u201d ka deklaruar nj\u00eb kredi n\u00eb vler\u00ebn 20 mij\u00eb euro dhe detyrim financiar ndaj v\u00ebllait E.M. n\u00eb shum\u00ebn 10 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyet\u00ebsorit standard t\u00eb KPK-s\u00eb, Me\u00e7a ka deklaruar si burim huan\u00eb e marr\u00eb nga v\u00ebllai n\u00eb shum\u00ebn 10 mij\u00eb euro si dhe nj\u00eb hua tjet\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nga daja n\u00eb vler\u00ebn 20 mij\u00eb euro dhe t\u00eb ardhurat nga paga e tij dhe e bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>Lidhur me huat\u00eb, subjekti ka shpjeguar se nuk kan\u00eb hartuar ndonj\u00eb akt t\u00eb shkruar, p\u00ebr shkak t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb posa\u00e7me.<\/p>\n<p>P\u00ebr huan\u00eb e marr\u00eb nga v\u00ebllai, Me\u00e7a ka deklaruar se e ka shlyer gjat\u00eb viteve 2004-2005, me t\u00eb ardhurat e tij dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes nga pagat. Lidhur me huan\u00eb e marr\u00eb nga daja, ai ka deklaruar se e ka shlyer brenda nj\u00eb periudhe shum\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr kohore, duke p\u00ebrdorur vler\u00ebn 20 mij\u00eb euro t\u00eb marr\u00eb kredi po n\u00eb vitin 2004.<\/p>\n<p>Referuar deklarimeve t\u00eb subjektit, KPK ka konsideruar dhe analizuar huan\u00eb e marr\u00eb nga v\u00ebllai n\u00eb shum\u00ebn 10 mij\u00eb euro, at\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga daja n\u00eb vler\u00ebn 20 mij\u00eb euro, si dhe kredin\u00eb p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebsaj huaje. Komisioni v\u00ebren se kredia \u00ebsht\u00eb marr\u00eb pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb blerjes s\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar t\u00eb ardhurat e ligjshme t\u00eb v\u00ebllait nga puna n\u00eb Itali, subjekti ka depozituar gjat\u00eb hetimit administrativ dokumentacion q\u00eb \u00ebsht\u00eb konsideruar prej Komisionit i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb provuar mund\u00ebsin\u00eb e huadh\u00ebnies s\u00eb vler\u00ebs 10 mij\u00eb euro. KPK konkludon se edhe gjyqtari Me\u00e7a ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebsaj huaje, 4000 euro n\u00eb vitin 2004 dhe 6000 euro n\u00eb 2005-\u00ebn.<\/p>\n<p>Lidhur me huan\u00eb e marr\u00eb prej daj\u00ebs n\u00eb vler\u00ebn 20 mij\u00eb euro, subjekti ka deklaruar si burim t\u00eb ardhurat nga biznesi dhe kursimet e familjes s\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit. Me\u00e7a ka shpjeguar se k\u00ebt\u00eb shum\u00eb e ka shlyer brenda dy muajve, duke p\u00ebrdorur si burim kredin\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimit paraprak, KPK nuk ka arritur t\u00eb siguroj\u00eb informacion nga bankat e nivelit t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb lidhje me llogarit\u00eb bankare t\u00eb daj\u00ebs s\u00eb subjektit dhe shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb ai zot\u00ebron p\u00ebr periudh\u00ebn p\u00ebrpara vitit 2004. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar se nuk mund t\u00eb evidentohej sakt\u00ebsisht aft\u00ebsia huadh\u00ebn\u00ebse e familjes s\u00eb daj\u00ebs s\u00eb Me\u00e7\u00ebs dhe shuma 20 mij\u00eb euro nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare fillestare, duke rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 2.8 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e apartamentit. P\u00ebr k\u00ebto gjetje, KPK i ka kaluar subjektit barr\u00ebn e prov\u00ebs.<\/p>\n<p>Lidhur me mosp\u00ebrputhjen e n\u00eb deklarimin e burimeve financiare q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie, Me\u00e7a ka sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje se n\u00eb 2004-\u00ebn, n\u00eb seksionin e detyrimeve financiare jan\u00eb evidentuar detyrimet n\u00eb fund t\u00eb atij viti, q\u00eb ishin kredia dhe huaja ndaj v\u00ebllait. Ai ka shtuar se ky fakt provohet edhe nga kontrata e kredis\u00eb, ku pasqyrohet se q\u00ebllimi ka qen\u00eb blerja e apartamentit, ku t\u00eb ardhurat nga pagat k\u00ebrkohen si kusht thelb\u00ebsor p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e k\u00ebtij detyrimi dhe dh\u00ebnien e kredis\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti ka pretenduar se n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d \u00ebsht\u00eb deklaruar sakt\u00ebsisht pasuria, pasi deri n\u00eb at\u00eb moment nuk ka pasur asnj\u00eb detyrim, t\u00eb cil\u00ebt ishin shlyer me t\u00eb ardhurat e tij dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>Lidhur me huan\u00eb e marr\u00eb nga daja, subjekti ka parashtruar fillimisht kushtet n\u00eb t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb detyruar t\u00eb marr\u00eb shum\u00ebn 20 mij\u00eb euro. Ai ka shpjeguar se pasi ka nisur procedurat p\u00ebr marrjen e nj\u00eb kredie, banka i ka k\u00ebrkuar q\u00eb apartamenti q\u00eb do t\u00eb blihej ose nj\u00eb pasuri tjet\u00ebr e paluajtshme t\u00eb vendosej si kolateral. Sipas tij, pala shit\u00ebse k\u00ebrkonte pagimin e shum\u00ebs cash, ose n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt do t\u2019ia shisnin apartamentin nj\u00eb bler\u00ebsi tjet\u00ebr dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye duhej nj\u00eb zgjidhje e shpejt\u00eb.<\/p>\n<p>Me\u00e7a ka pretenduar se fakti se shit\u00ebsit jan\u00eb larguar jasht\u00eb shtetit nj\u00eb dit\u00eb pas shitjes s\u00eb banes\u00ebs, konfirmohet me shkres\u00eb t\u00eb Drejtoris\u00eb Vendore t\u00eb Policis\u00eb Vlor\u00eb, bazuar n\u00eb regjistrin e hyrje-daljeve t\u00eb shtetasve shqiptar\u00eb n\u00eb vitin 2004.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, subjekti ka deklaruar se kur \u00ebsht\u00eb ndodhur n\u00eb k\u00ebto kushte, u ka k\u00ebrkuar ndihm\u00eb familjar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb siguruar shum\u00ebn 20 mij\u00eb euro, q\u00eb i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga daja dhe bashk\u00ebshortja e tij.<\/p>\n<p>\u201cKjo shum\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb hua vet\u00ebm p\u00ebr disa dit\u00eb,\u201d ka deklaruar Me\u00e7a dhe ka k\u00ebrkuar q\u00eb kjo situat\u00eb t\u00eb mos konsiderohej si marr\u00ebdh\u00ebnie huaje.<\/p>\n<p>\u201cFaktikisht, si burim financiar p\u00ebr blerjen e pasuris\u00eb \u2018apartament\u2019 ka sh\u00ebrbyer shuma 20,000 euro e marr\u00eb kredi nga banka, nd\u00ebrsa shuma 20,000 euro e marr\u00eb nga familja \u00c7, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur vet\u00ebm disa dit\u00eb si mjet p\u00ebr realizimin e disbursimit\/l\u00ebvrimit fizik t\u00eb kredis\u00eb,\u201d ka argumentuar Me\u00e7a dhe ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb ndiqet jurispudenca e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit n\u00eb tre vendime.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb provuar aft\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb familjes s\u00eb daj\u00ebs, subjekti ka paraqitur n\u00eb prap\u00ebsimet e tij mandate t\u00ebrheqje p\u00ebr periudhat qershor \u2013 n\u00ebntor 2003 dhe janar \u2013 prill 2004, t\u00eb t\u00ebrhequra cash, n\u00eb vler\u00ebn 29 mij\u00eb euro; nj\u00eb shkres\u00eb t\u00eb vitit 2020 t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Doganave q\u00eb sipas tij v\u00ebrteton se shoq\u00ebria e familjes s\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit ka zhvilluar import-eksport p\u00ebr periudh\u00ebn 1997-2020; deklaratat e eksportit me an\u00eb t\u00eb s\u00eb cilave rezulton se vet\u00ebm p\u00ebr periudh\u00ebn janar-prill 2004 shoq\u00ebria e daj\u00ebs ka pasur aktivitet eksporti me shuma t\u00eb konsiderueshme n\u00eb vler\u00eb totale rreth 86 mij\u00eb euro. Ai ka theksuar se shoq\u00ebria e daj\u00ebs ka realizuar t\u00eb ardhura totale prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb milion eurosh dhe se vlera 20 mij\u00eb euro q\u00eb i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua p\u00ebrb\u00ebn rreth 2% t\u00eb xhiros.<\/p>\n<p>Ai ka v\u00ebrejtur se bashk\u00ebshortja e daj\u00ebs \u00ebsht\u00eb ortake e vetme e shoq\u00ebris\u00eb dhe administratore e saj, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar t\u00eb kishte mund\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrdorimit p\u00ebr nj\u00eb afat 35 dit\u00eb t\u00eb nj\u00eb shume sa 2% t\u00eb xhiros s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb vite.<\/p>\n<p>Subjekti ka pretenduar se, edhe n\u00eb qoft\u00eb se do t\u00eb pranohet se fitimi i shoq\u00ebris\u00eb \u201cE\u201d sh.p.k. n\u00eb vitet 2001 &#8211; 2004 \u00ebsht\u00eb riinvestuar apo p\u00ebrdorur nga shoq\u00ebria, p\u00ebrs\u00ebri rezulton se fitimi i shoq\u00ebris\u00eb p\u00ebr vitet 1996 &#8211; 2000 \u00ebsht\u00eb rreth 7 milion\u00eb lek\u00eb, shum\u00eb q\u00eb sipas tij ka qen\u00eb e mjaftueshme dhe n\u00eb dispozicion t\u00eb administratores s\u00eb vetme.<\/p>\n<p>Po ashtu, Me\u00e7a v\u00ebren se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb operohej me cash dhe subjektet tregtare mbanin gjendje arke shuma t\u00eb konsiderueshme q\u00eb i vinin n\u00eb p\u00ebrdorim p\u00ebr periudha t\u00eb shkurtra kohore.<\/p>\n<p>Subjekti ka pretenduar se e ka t\u00eb pamundur t\u00eb sakt\u00ebsoj\u00eb n\u00ebse shuma q\u00eb i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua ishte plot\u00ebsisht apo pjes\u00ebrisht pjes\u00eb e fitimit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, e xhiros s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, gjendjes s\u00eb ark\u00ebs apo kursimeve t\u00eb familjes s\u00eb daj\u00ebs, por ka k\u00ebmb\u00ebngulur se cilido t\u00eb jet\u00eb burimi i shum\u00ebs q\u00eb i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua, \u00ebsht\u00eb i ligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar pretendimi i Me\u00e7\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mos e konsideruar si marr\u00ebdh\u00ebnie huaje, Komisioni i ka gjetur bind\u00ebse provat e reja dhe ka konkluduar se marr\u00ebdh\u00ebnia e huas\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni vler\u00ebson se veprimet financiare t\u00eb huamarrjes jan\u00eb kryer midis personave q\u00eb gjendeshin n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdhenie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb duke e konsideruar k\u00ebt\u00eb fakt si nj\u00eb rrethan\u00eb mir\u00ebbesimi dhe bind\u00ebse, lidhur me munges\u00ebn e n\u00ebnshkrimit t\u00eb nj\u00eb deklarate noteriale n\u00eb momentin e dh\u00ebnies dhe kthimit t\u00eb huas\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, \u00ebsht\u00eb quajtur mb\u00ebshtet\u00ebs edhe fakti se pala shit\u00ebse \u00ebsht\u00eb larguar nga territori shqiptar vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb pasi \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar kontrata e shitjes.<\/p>\n<p>Duke ju referuar dy vendimeve t\u00eb Kolegjit, KPK merr n\u00eb konsiderat\u00eb pretendimin se huaja \u00ebsht\u00eb deklaruar \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb afat 35-ditor dhe menj\u00ebher\u00eb pas marrjes s\u00eb kredis\u00eb \u00ebsht\u00eb shlyer. Po ashtu, Komisioni argumenton se subjekti nuk ka pasur detyrimin ligjor p\u00ebr t\u00eb pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb vitit 2004 marrjen dhe kthimin e k\u00ebsaj huaje, p\u00ebr sa koh\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer brenda vitit kalendarik.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa deklarimi n\u00eb pyet\u00ebsorin standard \u00e7mohet si korrigjim i deklarimit t\u00eb subjektit n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, ku nuk e ka pasqyruar huan\u00eb dhe bazuar n\u00eb rrethanat dhe shpjegimet e provat e depozituara nga Me\u00e7a, vler\u00ebsohet se \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb provohet ekzistenca formale e marr\u00ebdh\u00ebnies 35-ditore t\u00eb huas\u00eb, si dhe aft\u00ebsia financiare e familjes s\u00eb daj\u00ebs p\u00ebr dh\u00ebnien e vler\u00ebs 20 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb sa m\u00eb sip\u00ebr, p\u00ebr sa koh\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrjashtohet p\u00ebrdorimi i p\u00ebrkohsh\u00ebm nga subjekti i vler\u00ebs 20.000 euro, i mjeteve monetare t\u00eb provuara si t\u00eb mjaftueshme, t\u00eb disponuara nga daja dhe aktiviteti i tij n\u00eb mars 2004, \u00e7mon se kjo rrethan\u00eb n\u00eb vetvete nuk mund t\u00eb mjaftoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb passjell\u00eb penalizimin e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit,\u201d \u00e7mon KPK n\u00eb vendimin e konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi m\u00eb 18 korrik 2022 t\u00eb konfirmoj\u00eb n\u00eb detyr\u00eb gjyqtarin e Tiran\u00ebs, Albert Me\u00e7a, pasi u bind p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb huaje afatshkurt\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nga daja e tij, nd\u00ebrsa nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb t\u00eb ardhurat e deklaruara si t\u00eb p\u00ebrfituara nga honoraret dhe dietat nuk u konsiderua penalizuese. Me\u00e7a [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70900,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,115],"tags":[111,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/Albert-Meca-pas-vendimit-ne-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Albert Me\u00e7a pas vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Foto: Vladimir Karaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70899"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70899"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70899\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70901,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70899\/revisions\/70901"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70900"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70899"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70899"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70899"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}