{"id":70905,"date":"2022-10-01T07:47:49","date_gmt":"2022-10-01T05:47:49","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ariana-caco-jep-shpjegime-per-balancat-negative-ne-vlera-te-medha\/2022\/10\/01\/"},"modified":"2023-04-06T15:07:56","modified_gmt":"2023-04-06T13:07:56","slug":"ariana-caco-jep-shpjegime-per-balancat-negative-ne-vlera-te-medha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ariana-caco-jep-shpjegime-per-balancat-negative-ne-vlera-te-medha\/2022\/10\/01\/","title":{"rendered":"Ariana Caco jep shpjegime p\u00ebr balancat negative n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Tiran\u00ebs, Ariana Gumbardhi Caco dhe bashk\u00ebshorti i saj n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsuesit ligjor, avokati Artur Gumbardhi, dhan\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr barrat e prov\u00ebs t\u00eb kaluara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe profesionalizmit gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb zhvilluar t\u00eb premten m\u00eb 30 shtator 2022, q\u00eb s\u00eb bashku me nd\u00ebprerjet p\u00ebr pushim, zgjati rreth gjasht\u00eb or\u00eb e gjysm\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Caco mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Seanca parardh\u00ebse e zhvilluar m\u00eb 28 shtator d\u00ebshtoi t\u00eb zhvillohej pasi Komisioni u t\u00ebrhoq p\u00ebr trajtimin e tre k\u00ebrkesave t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit. E para kishte t\u00eb b\u00ebnte me p\u00ebrjashtimin e an\u00ebtares s\u00eb trup\u00ebs Etelda \u00c7iftja p\u00ebr shkak t\u00eb marrjes s\u00eb saj t\u00eb pandehur nga SPAK p\u00ebr \u201cfalsifikim t\u00eb dokumenteve\u201d dhe \u201cdeklarim t\u00eb rrem\u00eb\u201d, vepra penale p\u00ebr t\u00eb cilat u shpall e pafajshme n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me. Po ashtu, Caco k\u00ebrkoi p\u00ebr t\u2019u njohur me emrat e k\u00ebshilltar\u00ebve ligjor\u00eb dhe financiar\u00eb t\u00eb KPK-s\u00eb q\u00eb kishin hartuar raportet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e saj me pretendime p\u00ebr konflikt t\u00eb mundsh\u00ebm interesi, si dhe q\u00eb seanca d\u00ebgjimore t\u00eb zhvillohej me dyer t\u00eb mbyllura me justifikimin e mbrojtjes s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb nj\u00eb familje, pronat e s\u00eb cil\u00ebs administrohen nga bashk\u00ebshorti, avokati Gumbardhi.<\/p>\n<p>Kryesuesja e trup\u00ebs s\u00eb KPK-s\u00eb, Pamela Qirko njoftoi n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs se trupa tjet\u00ebr q\u00eb kishte shqyrtuar k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e \u00c7iftjas e kishte rr\u00ebzuar at\u00eb. Po ashtu, Komisioni ka vendosur t\u00eb mospranoj\u00eb edhe dy k\u00ebrkesat e tjera t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, gjyqtarja Caco ngriti pretendim p\u00ebr konflikt t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb interesit t\u00eb an\u00ebtares Etleda \u00c7iftja n\u00eb rivler\u00ebsimin e saj, me argumentin se kishte pasur marrdh\u00ebnie pune me v\u00ebllain e bashk\u00ebshortit. Ajo paraqiti si prova dy email-e q\u00eb tha se v\u00ebllai i bashk\u00ebshortit i kishte d\u00ebrguar mesnat\u00ebn e 29 shtatorit, q\u00eb sipas subjektit i ishin d\u00ebrguar m\u00eb par\u00eb kunatit nga \u00c7iftja. Caco u shpreh se nuk po b\u00ebnte k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb re p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e \u00c7iftjas, por theksoi se e linte n\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb komisioneres q\u00eb t\u00eb konsideronte n\u00ebse ishte ose jo n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Kryesuesja Qirko v\u00ebrejti se t\u00eb tre an\u00ebtar\u00ebt ishin shprehur p\u00ebr munges\u00ebn e konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe i dha fjal\u00ebn relatorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, Roland Ilia i cili paraqiti n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur raportet e gjetjeve t\u00eb Komisionit n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u evidentuan balanca negative n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr kryerjen e investimeve, krijimin e likuiditeteve dhe mbulimin e shpenzimeve, q\u00eb u kund\u00ebrshtuan prej bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit, i cili p\u00ebr rreth pes\u00eb or\u00eb dha sqarime me detaje duke treguar historikun e familjes. Pjesa m\u00eb e madhe e t\u00eb ardhurave sipas tij buronin nga puna si avokat dhe administrator i pronave t\u00eb nj\u00eb familje hebreje q\u00eb nuk jeton prej 30 vitesh n\u00eb Shqip\u00ebri; si dhe nga nj\u00eb sip\u00ebrfaqe e konsiderueshme toke t\u00eb pretenduar si t\u00eb p\u00ebrfituar n\u00ebp\u00ebrmjet shk\u00ebmbimit n\u00eb natyr\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb gjith\u00eb seanc\u00ebs kryesuesja Qirko i t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen avokatit Gumbardhi, duke i k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb ishte m\u00eb i p\u00ebrmbledhur dhe t\u00eb jepte shpjegime p\u00ebr barrat e prov\u00ebs. Ajo v\u00ebrejti se q\u00ebndrimi i tij do t\u00eb mbahej n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb subjektit. Gumbardhi i konsideroi shpjegimet e tij t\u00eb zgjatura lidhur me historikun e familjeve t\u00eb tij e t\u00eb bashk\u00ebshortes, si dhe p\u00ebr familjen hebreje, n\u00eb funksion t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs. Ai vijoi t\u00eb paraqiste pretendimet e tij duke dominuar seanc\u00ebn d\u00ebgjimore t\u00eb bashk\u00ebshortes, e cila dha shpjegime p\u00ebr gjetjet n\u00eb aspektin profesional.<\/p>\n<p>N\u00eb kriterin profesional, KPK evidentoi gjetje q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin kryesisht me tejkalim t\u00eb afateve n\u00eb arsyetimin e vendimeve dhe njoftimin e tyre pal\u00ebve. Giyqtarja Caco i cil\u00ebsoi pretendimet e denoncuesve p\u00ebr vonesat n\u00eb arsyetimin e vendimeve t\u00eb egzagjeruara dhe jorealiste, megjith\u00ebse pranoi se kishte tejkalim t\u00eb afatit. Ajo u justifikua me ngarkes\u00ebn e madhe n\u00eb pun\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr pretendimet lidhur me vonesa t\u00eb njoftimeve t\u00eb vendimeve, u shpreh se i dor\u00ebzon n\u00eb sekretarin\u00eb gjyq\u00ebsore q\u00eb ka detyrimin t\u00eb b\u00ebj\u00eb njoftimin p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Problemet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Relatori Ilia v\u00ebrejti se nuk jan\u00eb gjetur probleme n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi me sip\u00ebrfaqe 191 m2 + truall 880 m2, t\u00eb p\u00ebfituar nga subjekti n\u00ebp\u00ebrmjet trash\u00ebgimis\u00eb n\u00eb vitin 2011. Po ashtu, kan\u00eb rezultuar t\u00eb sakta deklarimet e gjytares Caco p\u00ebr nj\u00eb depozit\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 1 milion lek\u00eb dhe nj\u00eb llogari rrjedh\u00ebse ku \u00ebsht\u00eb gjendur shuma 195 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb momentin e deklarimit p\u00ebr rivler\u00ebsimin kalimtar, me burim t\u00eb ardhurat nga pagat e subjektit.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur probleme edhe n\u00eb dy apartamente t\u00eb p\u00ebrfituara n\u00ebp\u00ebrmjet privatizimit n\u00eb vitet 1993 dhe 1994, nj\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb me sip\u00ebrfaqe 39 m2 nga familja e origjin\u00ebs s\u00eb gjyqtares Caco dhe tjetri n\u00eb Vlor\u00eb me sip\u00ebrfaqe 54 m2, nga familja Gumbardhi \u2013 ku subjekti dhe bashk\u00ebshorti i saj rezultojn\u00eb bashk\u00ebpronar\u00eb.<\/p>\n<p>Por, KPK konstaton pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr nd\u00ebrtimin e shtesave n\u00eb secil\u00ebn prej k\u00ebtyre banesave, ajo bashk\u00ebngjitur apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb me sip\u00ebrfaqe 68 m2 dhe 70 m2 n\u00eb Vlor\u00eb. Nisur nga mungesa e dokumentacionit p\u00ebr k\u00ebto dy investime, Komisioni i ka p\u00ebrllogaritur shpenzimet sipas referencave t\u00eb Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave, EKB, nga kan\u00eb rezultuar vlera q\u00eb nuk jan\u00eb mbuluar nga t\u00eb ardhurat e subjektit dhe t\u00eb personave t\u00eb lidhur.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Ilia u ndal n\u00eb pasurit\u00eb e bashk\u00ebshortit t\u00eb Cacos. Komisioni ka administruar nj\u00eb kontrat\u00eb shitblerje t\u00eb vitit 2013, ku p\u00ebrcaktohet blerja e nj\u00eb sip\u00ebrfaqe tok\u00eb 20 mij\u00eb m2 n\u00eb Lezh\u00eb nga avokati Gumbardhi, kundrejt \u00e7mimit 2.5 milion\u00eb lek\u00eb. Dy vjet para n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb shitblerjes, pal\u00ebt jan\u00eb dakord\u00ebsuar p\u00ebr nj\u00eb kontrat\u00eb porosie shk\u00ebmbimi, konstatim p\u00ebr t\u00eb cilin subjektit i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime.<\/p>\n<p>Gumbardhi ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d disa troje me sip\u00ebrfaqe mij\u00ebra metra katror\u00eb, me burim trash\u00ebgim ligjore nga babai i tij, me pjes\u00eb takuese 2%. Ilia v\u00ebrejti se nga dokumentet e administruara ka rezultuar se ka figuruar nj\u00eb em\u00ebr Arben dhe bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjetje Komisioni i konstaton jo bind\u00ebse shpjegimet e subjektit lidhur me arsyet e mosregjistrimit t\u00eb k\u00ebtyre pasurive.<\/p>\n<p>Po ashtu, jan\u00eb deklaruar edhe depozita t\u00eb krijuara me t\u00eb ardhura nga puna e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit si avokat, si dhe nga administrimi i pronave t\u00eb nj\u00eb familje, me vler\u00eb totale rreth 42 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga angazhimi si avokat, Gumbardhi ka deklaruar t\u00eb ardhura n\u00eb vler\u00ebn 24 milion\u00eb lek\u00eb. Po ashtu ai ka deklaruar se ka qen\u00eb i pun\u00ebsuar n\u00eb nj\u00eb projekt p\u00ebr sistemin e ujitjes t\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb zbatuar n\u00eb bashk\u00ebpunim me Ministrin\u00eb e Bujq\u00ebsis\u00eb, prej nga pretendon se \u00ebsht\u00eb paguar n\u00eb vler\u00ebn totale 40 mij\u00eb USD; si dhe ka deklaruar t\u00eb ardhura nga pun\u00ebsimi n\u00eb tre shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>Sipas KPK, Gumbardhi ka provuar se prej projektit t\u00eb sistemit t\u00eb ujitjes ka p\u00ebrfituar rreth 34 mij\u00eb USD, nd\u00ebrsa nuk ka provuar shlyerjen e detyrimeve p\u00ebr sh\u00ebrbimet e dh\u00ebna n\u00eb tre shoq\u00ebrit\u00eb me t\u00eb cilat ka bashk\u00ebpunuar. Po ashtu, relatori Ilia tha se nuk jan\u00eb provuar t\u00eb ardhurat nga administrimi i pronave t\u00eb familjes M..<\/p>\n<p>Ilia v\u00ebrejti se Komisioni ka konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare si burime financiare t\u00eb ligjshme vet\u00ebm ato t\u00eb ardhura p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb paguar detyrimet tatimore, q\u00eb kan\u00eb rezultuar n\u00eb shum\u00ebn 17.6 milion\u00eb lek\u00eb. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar munges\u00eb e burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e depozitave n\u00eb vler\u00ebn 42 milion\u00eb lek\u00eb dhe mbulimin e shpenzimeve.<\/p>\n<p>KPK ka gjetur pamjaftueshm\u00ebri edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip Benz n\u00eb vitin 2006, kundrejt shum\u00ebs 350 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni e ka ndar\u00eb n\u00eb dy pjes\u00eb analiz\u00ebn financiare, ku p\u00ebr periudh\u00ebn 1993-2002 ka rezultuar pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 7 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr vitet 2003-2016 \u00ebsht\u00eb konstatuar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 36 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Avokati Gumbardhi deklaroi se konstatimet e Komisionit kishin t\u00eb b\u00ebnin kryesisht me t\u00eb ardhurat dhe pronat e p\u00ebrfituara e t\u00eb administruara prej tij dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye do t\u00eb jepte ai shpjegime n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Ai e cil\u00ebsoi si t\u00eb pabazuar analiz\u00ebn financiare t\u00eb Komisionit, duke petenduar se duhej t\u00eb ishte hetuar edhe gjendja familjare e subjektit dhe e tij. Gumbardhi renditi historikun e familjeve q\u00eb para viteve \u201990, duke treguar se me bashk\u00ebshorten, babain dhe motr\u00ebn e saj, pas viteve \u201990 kishin jetuar edhe halla dhe bashk\u00ebshorti i saj, pasi ishin rikthyer nga internimi \u2013 q\u00eb sipas tij nuk kishin pasur f\u00ebmij\u00eb. Ai k\u00ebrkoi q\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn e atyre viteve t\u00eb konsideroheshin edhe t\u00eb ardhurat e tyre, p\u00ebrfshi nj\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblim si t\u00eb persekutuar n\u00eb shum\u00ebn 1.2 milion lek\u00eb dhe nga kompesimi p\u00ebr nj\u00eb objekt n\u00eb vler\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gumbardhi deklaroi se dhe ai vet\u00eb rridhte nga nj\u00eb familje e pasur t\u00eb cil\u00ebs i ishin sekuestruar kilogram\u00eb me flori gjat\u00eb diktatur\u00ebs komuniste. Ai tha se kishte dor\u00ebzuar si prova gazeta t\u00eb koh\u00ebs ku evidentohej sekuestrimi i pasuris\u00eb s\u00eb familjes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Sipas avokatit t\u00eb subjektit, ata asnj\u00ebher\u00eb nuk kishin pasur q\u00ebllim pasurimin n\u00ebp\u00ebrmjet paligjshm\u00ebris\u00eb, pasi zot\u00ebronin prona t\u00eb paluajtshme t\u00eb trash\u00ebguara nga st\u00ebrgjysh\u00ebrit n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs e t\u00eb Vlor\u00ebs, ku jetonin f\u00ebmijt\u00eb e tyre. \u201cNe nuk kemi mundur t\u00eb zot\u00ebrojm\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb pronave t\u00eb trash\u00ebgiml\u00ebn\u00ebsve. Pronat e mia n\u00eb Vlor\u00eb jan\u00eb t\u00eb pap\u00ebrfillshme me ato q\u00eb kemi pasur\u201d, deklaroi ai n\u00eb seanc\u00eb dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se pasakt\u00ebsia n\u00eb dokumentacionin e trojeve n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt deklaron se \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpronar, ishte p\u00ebr faj t\u00eb noterit q\u00eb n\u00eb vitin 1993 kishte sh\u00ebnuar Arben n\u00eb vend t\u00eb emrit Artur.<\/p>\n<p>Ai shpjegoi se praktika e p\u00ebrfitimit t\u00eb troje figuron n\u00eb em\u00ebr t\u00eb babait dhe se korrigjimi ishte kryer n\u00eb interes t\u00eb disa personave q\u00eb do blinin nj\u00eb pjes\u00eb toke.<\/p>\n<p>Gumbardhi pretendoi se kishin kryer deklarime t\u00eb pasurive q\u00eb n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, pasi prej vitit 1995 legjislacioni e parashikonte nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb p\u00ebr zyrtar\u00ebt e nivelit t\u00eb lart\u00eb, p\u00ebrfshi dhe magjistrat\u00ebt. Por, Gumbardhi u justifikua p\u00ebr mosdor\u00ebzimin e provave p\u00ebr sigurimin e k\u00ebtyre deklarimeve me faktin se organet e tatimeve kishin shpjeguar n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrgjigjeve zyrtare se nuk i dispononin.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim ai pretendoi se kishte konvertuar pas viteve \u201990 monedha ari q\u00eb i kishte trash\u00ebguar nga familja dhe solli n\u00eb v\u00ebmendje faktin se ekonomia kishte qen\u00eb informale n\u00eb ato vite.<\/p>\n<p>Gumbardhi deklaroi se ve\u00e7 trash\u00ebgimis\u00eb nga babai, kishte pasur t\u00eb ardhura nga n\u00ebna. Sipas tij, n\u00ebna kishte trash\u00ebguar dyqane, troje dhe pyje. Ai u shpreh se deri n\u00eb vitin 2014 kishte administruar pyjet e trash\u00ebguara nga n\u00ebna, q\u00eb m\u00eb pas i kan\u00eb kaluar v\u00ebllait tjet\u00ebr. Po ashtu, ai k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte v\u00ebrtetuar edhe t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme t\u00eb v\u00ebllait nga puna n\u00eb emigracion.<\/p>\n<p>Gumbardhi shpjegoi se kishte punuar si ndihm\u00ebsgjyqtar dhe si gjyqtar p\u00ebr periudh\u00ebn 1993-1996, nd\u00ebrsa shkarkimin e tij e cil\u00ebsoi si t\u00eb paligjsh\u00ebm, duke sqaruar se Gjykata Kushtetuese e kishte \u00e7muar si antikushtetues, por se ende nuk e kishin rikthyer n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Ai kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn financiare t\u00eb bazuar n\u00eb p\u00ebrllogaritjen e vler\u00ebs s\u00eb investimeve n\u00eb shtesat e apartamenteve sipas referencave t\u00eb EKB-s\u00eb, duke k\u00ebrkuar konsiderimin e deklarimeve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Sipas subjektit dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, ata dhe familjar\u00ebt e tyre kishin pasur burime financiare t\u00eb ligjshme t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb kryer investimet n\u00eb shtesat e apartamenteve, si dhe p\u00ebr t\u00eb mbuluar shpenzimet e tjera, duke pretenduar se rezultonin me balanc\u00eb pozitive p\u00ebr gjith\u00eb periudh\u00ebn para vitit 2003.<\/p>\n<p>Lidhur me tok\u00ebn e bler\u00eb n\u00eb Lezh\u00eb, Gumbardhi k\u00ebmb\u00ebnguli se n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kontrat\u00eb shk\u00ebmbimi me fitim t\u00eb caktuar n\u00eb rast suksesi, q\u00eb ishte dakord\u00ebsuar sip\u00ebrfaqa 20 mij\u00eb m2. Ai deklaroi se p\u00ebr vite me radh\u00eb kishte ndjekur proceset gjyq\u00ebsore t\u00eb pronar\u00ebve t\u00eb tok\u00ebs derisa ata i kishin regjistruar n\u00eb emrin e tyre, pa marr\u00eb asnj\u00eb pages\u00eb.<\/p>\n<p>Ai e cil\u00ebsoi si t\u00eb pabazuar konstatimin p\u00ebr pamjaftueshm\u00ebri t\u00eb blerjes s\u00eb Benz-it n\u00eb 2006-\u00ebn, duke v\u00ebrjetur se vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb muaj kishte p\u00ebrfituar tre paga dhe se kishin pasur t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme p\u00ebr nj\u00eb investim t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Gumbardhi pretendoi se kishte provuar se kishte paguar detyrimet tatimore nga puna si avokat p\u00ebr fash\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb ardhura n\u00eb vit dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb konsiderohet ky fakt.<\/p>\n<p>Po ashtu, ai e cil\u00ebsoi t\u00eb pabazuar konstatimin e KPK-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb konsideruar si t\u00eb ligjshme t\u00eb ardhurat nga avokatia vet\u00ebm p\u00ebr periudh\u00ebn 2007 e n\u00eb vijim kur ai ishte regjistruar. Ai argumentoi se cil\u00ebsimi si avokat nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me regjistrimin n\u00eb Qendr\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit dhe v\u00ebrejti se kishte dor\u00ebzuar vendime, si dhe v\u00ebrejti se aktualisht figuron se ofron sh\u00ebrbime juridike dhe jo si avokat.<\/p>\n<p>Sipas Gumbardhit, ai e kishte fituar me gjyq t\u00eb drejt\u00ebn e ushtrimit t\u00eb profesionit t\u00eb avokatit, pasi nuk e regjistronte Dhoma e Avokatis\u00eb.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se nga avokatia kishte p\u00ebrfituar t\u00eb ardhura n\u00eb vler\u00ebn 30 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 2007-2016 dhe e cil\u00ebsoi t\u00eb gabuar shum\u00ebn 24 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d.<\/p>\n<p>Po ashtu, Gumbardhi e kund\u00ebrshtoi konstatimin e KPK-s\u00eb p\u00ebr mospagimin e detyrimeve tatimore p\u00ebr t\u00eb ardhurat e siguruara nga bashk\u00ebpunimi me tre shoq\u00ebri. Ai tha se ka qen\u00eb detyrim i tyre p\u00ebr t\u00eb shlyer detyrimet tatimore dhe shtoi se \u00ebsht\u00eb paguar gjithmon\u00eb n\u00eb vler\u00eb neto.<\/p>\n<p>I pyetur nga Qirko n\u00ebse kishte nd\u00ebrmarr\u00eb ndonj\u00eb veprim p\u00ebr t\u00eb detyruar k\u00ebto shoq\u00ebri q\u00eb t\u00eb shlyenin detyrimet p\u00ebrkat\u00ebse, Gumbardhi deklaroi se asnj\u00ebher\u00eb nuk kishte nd\u00ebrmarr\u00eb nisma ligjore kund\u00ebr klient\u00ebve t\u00eb tij. Ai k\u00ebkroi q\u00eb t\u00eb konsiderohet si i pun\u00ebsuar n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e individit natyror n\u00eb k\u00ebto shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>Gumbardhi kund\u00ebrshtoi konstatimet p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga puna n\u00eb projektin e sistemit t\u00eb ujitjes duke e konsideruar t\u00eb gabuar p\u00ebrllogaritjen e KPK-s\u00eb. Gjithashtu, ai k\u00ebrkoi q\u00eb shpenzimet p\u00ebr shkollimin e f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb nj\u00eb kolegj privat t\u00eb konsideroheshin me kosto sipas viteve p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim bashk\u00ebshorti i subjektit k\u00ebrkoi q\u00eb konvertimet e monedhave t\u00eb depozituara n\u00eb ban\u00eb t\u00eb p\u00ebrllogariteshin me kursin e k\u00ebmbimit t\u00eb koh\u00ebs kur ishin kryer si transaksione dhe jo me at\u00eb t\u00eb vitit 2016. \u201cVet\u00ebm nga kjo del nj\u00eb diferenc\u00eb 6 milion\u00eb lek\u00eb\u201d, pohoi ai.<\/p>\n<p>Avokati Gumbardhi u pyet dhe dha shpjegime t\u00eb detajuara p\u00ebr prona t\u00eb shumta t\u00eb nj\u00eb familje hepreje q\u00eb ka deklaruar se i administron bazuar nj\u00eb nj\u00eb prokur\u00eb t\u00eb posa\u00e7me t\u00eb vitit 2011, ku me t\u00eb ardhurat e krijuara prej tyre ka krijuar depozita. Sipas tij, bashk\u00ebpronar\u00ebt i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb tag\u00ebr q\u00eb jo vet\u00ebm t\u2019i administroj\u00eb ato pasuri, por edhe ti tjet\u00ebrsoj\u00eb.<\/p>\n<p>Ai deklaroi se gjith\u00e7ka kishte lindur bazuar n\u00eb marrdh\u00ebnie besimi t\u00eb ngusht\u00eb mes tij dhe bashk\u00ebpronar\u00ebve, pasi v\u00ebllai i tyre dhe gjyshi i tij kishin qen\u00eb t\u00eb dy n\u00eb kampin e p\u00ebrq\u00ebndrimit nazist n\u00eb Mauthausen t\u00eb Austris\u00eb, ku dhe kishin nd\u00ebrruar jet\u00eb. Gumbardhi theksoi se kishte administruar k\u00ebto pasuri n\u00eb t\u00eb cilat ishin kryer investime dhe ishin siguruar t\u00eb ardhura prej qirave, prej nga kishte krijuar depozita q\u00eb nuk i kishte prekur &#8211; megjith\u00ebse sipas tij, kishte pasur gjith\u00eb mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrdorur apo shpenzuar.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebshorti i subjektit k\u00ebrkoi q\u00eb k\u00ebto t\u00eb ardhura t\u00eb mos ndikojn\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb bashk\u00ebshortes. \u201cJo m\u00eb kot kam deklaruar zot\u00ebrimin e 100% t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave p\u00ebr veten time dhe jo 50% un\u00eb e 50% bashk\u00ebshortja\u201d, pohoi Gumbardhi.<\/p>\n<p>I pyetur nga relatori Ilia se kush i kishte administruar m\u00eb par\u00eb k\u00ebto pasuri, Gumbardhi shpjegoi se kishte qen\u00eb nj\u00eb prej bashk\u00ebpronar\u00ebve q\u00eb kishte vijuar t\u00eb jetonte n\u00eb Shqip\u00ebri. Sipas avokatit, pas mosmarr\u00ebveshjeve mes tyre, bashk\u00ebpronar\u00ebt e kishin revokuar prokur\u00ebn e posa\u00e7me. Gumbardhi deklaroi se n\u00eb vitin 2001 i ishte besuar administrimi i pronave.<\/p>\n<p>Avokati shpjegoi se nj\u00eb prej bashk\u00ebpronar\u00ebve q\u00eb kishte pasur mosmarr\u00ebveshje me t\u00eb tjer\u00ebt, kishte inicuar nj\u00eb proces duke k\u00ebrkuar fillimisht 60 mij\u00eb USD + interesat, nd\u00ebrsa aktualisht k\u00ebrkonte katin e tret\u00eb t\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtese t\u00eb restauruar, kostot e s\u00eb cil\u00ebs, sipas tij, kishin shkuar n\u00eb vler\u00ebn 100 mij\u00eb USD. Gumbardhi pohoi se ky bashk\u00ebpronar q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi gjith\u00eb katin e tret\u00eb t\u00eb banes\u00ebs, pasuri p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn shpjegoi se \u00ebsht\u00eb shpallur monument kulture, zot\u00ebron vet\u00ebm 1\/18 pjes\u00eb takuese.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb po t\u00eb kisha dashur t\u00eb b\u00ebja transaksione do t\u2019i kisha b\u00ebr\u00eb, se m\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb p\u00ebrdori. Mund t\u2019i kisha p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb m\u00eb lir\u00eb e shitur m\u00eb shtrenjt\u00eb, ose mund t\u2019i kisha shitur apo kaluar edhe vetes time se i kam gjith\u00eb tagrat. Por \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje besimi\u201d, theksoi Gumbardhi dhe shtoi se kishte kryer veprime me t\u00eb ardhurat vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, kur kishin qen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm edhe bashk\u00ebpronar\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs gjyqtarja Ariana Gumbardhi Caco k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 7 tetor, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Tiran\u00ebs, Ariana Gumbardhi Caco dhe bashk\u00ebshorti i saj n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsuesit ligjor, avokati Artur Gumbardhi, dhan\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr barrat e prov\u00ebs t\u00eb kaluara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe profesionalizmit gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb zhvilluar t\u00eb premten m\u00eb 30 shtator 2022, q\u00eb s\u00eb bashku [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70906,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,115],"tags":[280,111,107,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/Gjyqtarja-Arjana-Caco-dhe-bashkeshorti-duke-dale-nga-KPK-Foto-Edmond-Hoxhaj.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Arjana Caco dhe bashk\u00ebshorti, Artur Gumbardhi duke dal\u00eb nga KPK | Foto Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70905"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70905"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70905\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70907,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70905\/revisions\/70907"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70906"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70905"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70905"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70905"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}