{"id":70914,"date":"2022-09-29T14:55:49","date_gmt":"2022-09-29T12:55:49","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-dritan-banushi-nuk-provoi-kursimet-dhe-dhurimet\/2022\/09\/29\/"},"modified":"2023-04-06T15:08:24","modified_gmt":"2023-04-06T13:08:24","slug":"kpa-dritan-banushi-nuk-provoi-kursimet-dhe-dhurimet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-dritan-banushi-nuk-provoi-kursimet-dhe-dhurimet\/2022\/09\/29\/","title":{"rendered":"KPA: Dritan Banushi nuk provoi kursimet dhe dhurimet"},"content":{"rendered":"<p>Ish-kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Gjirokast\u00ebr, Dritan Banushi u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit m\u00eb 28 janar 2020, por institucioni i Komisioner\u00ebve Publik\u00eb e ankimoi si t\u00eb pabazuar duke \u00e7muar se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka arritur t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>Ish-Komisionieri Darjel Sina k\u00ebrkoi shkarkimin e Banushit p\u00ebr disa probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. Konkretisht, p\u00ebr pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr t\u00eb mbuluar me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme pasurit\u00eb e disponuara, shpenzimet e deklaruara dhe kursimet e krijuara n\u00eb form\u00ebn e likuiditeteve n\u00eb depozita bankare dhe n\u00eb cash, t\u00eb deklaruara gjat\u00eb viteve n\u00eb deklarimet periodike vjetore.<\/p>\n<p>Po ashtu, u pretendua se ka pasakt\u00ebsi dhe pamjaftueshm\u00ebri n\u00eb deklarimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 85.5 m2 n\u00eb Gjirokast\u00ebr, mosjustifikimin e v\u00ebrtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb deklarimeve mbi gjendjen faktike t\u00eb k\u00ebsaj pasurie t\u00eb bler\u00eb nga babai i subjektit, si dhe t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb burimit t\u00eb krijimit t\u00eb t\u00eb ardhurave q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj prone.<\/p>\n<p>Banushi i \u00ebsht\u00eb drejtua Kolegjit me kund\u00ebrankim, duke i kund\u00ebrshtuar shkaqet e ngritura si t\u00eb pabazuara. Por n\u00eb qershor t\u00eb k\u00ebtij viti, Kolegji vendosi shkarkimin e tij nga detyra.<\/p>\n<p><strong>Analiza e pasurive<\/strong><\/p>\n<p>Lidhur me nj\u00eb depozit\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 3 milion\u00eb lek\u00eb, t\u00eb krijuar n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2014, Komisioni ka konkluduar se deklarimet e subjektit p\u00ebrputhen me gjendjen cash t\u00eb akumuluar jasht\u00eb sistemit bankar p\u00ebr vitet 2007-2014, si dhe se ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e likujditeteve cash t\u00eb deklaruara n\u00eb vite, q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj depozite.<\/p>\n<p>KPK nuk ka gjetur probleme dhe p\u00ebr dy depozita t\u00eb tjera, nj\u00eb me vler\u00eb 2 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2015 dhe tjetra 700 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2016, si dhe p\u00ebr gjendjen cash n\u00eb 2017-\u00ebn n\u00eb vler\u00ebn 5000 USD &#8211; duke konkluduar se subjekti dhe bashk\u00ebshortja kan\u00eb pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar krijimin e tyre.<\/p>\n<p>Po ashtu, trupa e KPK i ka gjetur bind\u00ebse dokumentet e dor\u00ebzuara nga subjekti p\u00ebr mjaftueshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb ardhurave t\u00eb v\u00ebllait nga pun\u00ebsimi n\u00eb Greqi, i cili i ka dhuruar nj\u00eb shum\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn Banushi ka \u00e7elur nj\u00eb depozit\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vajz\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisionerja Publike i kund\u00ebrshtoi k\u00ebto konkluzione duke e bazuar analiz\u00ebn financiare n\u00eb deklarimet periodike t\u00eb subjektit. Sipas Komisioneres Nino, deklarimet nd\u00ebr vite t\u00eb subjektit p\u00ebr t\u00eb ardhurat dhe shpenzimet, nuk p\u00ebrputhen me pretendimet e tij.\u00a0 Ajo konstaton se bazuar n\u00eb analiz\u00ebn e deklarimeve periodike, ka rezultuar se Banushi nuk ka pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr t\u00eb mbuluar me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme kursimet e tij dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk mbulon shpenzimet e deklaruara, si dhe kursimet n\u00eb form\u00ebn e likuiditeteve n\u00eb depozitat bankare.<\/p>\n<p>Banushi parashtroi n\u00eb kund\u00ebrankim, se n\u00eb kushtet kur n\u00eb ankim paraqitej asnj\u00eb tabel\u00eb, asnj\u00eb sqarim p\u00ebr p\u00ebrllogaritjet e kryera, si dhe asnj\u00eb referenc\u00eb krahasuese me tabelat e analiz\u00ebs s\u00eb Komisionit, i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e pamundur paraqitja e argumenteve p\u00ebr kund\u00ebrshtimin e shkaqeve t\u00eb ankimit.<\/p>\n<p>N\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebtij pretendimi t\u00eb subjektit, Kolegji i k\u00ebrkoi Komisionerit Publik kryerjen e nj\u00eb analize financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016, ku t\u00eb reflektoheshin t\u00eb gjitha pretendimet e parashtruara n\u00eb ankim, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb qart\u00ebsohej e t\u00eb mbrohej lidhur me metodologjin\u00eb e p\u00ebrdorur n\u00eb arritjen e rezultatit financiar t\u00eb pretenduar.<\/p>\n<p>Kjo analiz\u00eb u debatua gjat\u00eb shqyrtimit n\u00eb seanca gjyq\u00ebsore dhe Kolegji e vler\u00ebson t\u00eb zgjidhur pretendimin e subjektit lidhur me c\u00ebnimin e parimit t\u00eb barazis\u00eb s\u00eb arm\u00ebve, t\u00eb parashtruara n\u00eb kund\u00ebrankim dhe gjat\u00eb gjykimit.<\/p>\n<p>KPA sqaron se ka kontrolluar analiz\u00ebn e Komisionerit Publik p\u00ebr vitin 2007, duke kryer nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe p\u00ebrdit\u00ebsimin e z\u00ebrave t\u00eb saj, nga ka rezultuar munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme t\u00eb subjektit p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip \u201cAudi A4\u201d, krijimin e kursimeve cash n\u00eb shum\u00ebn 400 mij\u00eb lek\u00eb lek\u00eb dhe kryerjen e shpenzimeve. \u201cEdhe n\u00ebse n\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim garantist n\u00eb raport me pretendimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb kryer n\u00eb Kolegj, do t\u00eb p\u00ebrfshihej n\u00eb gjendjen e kursimeve n\u00eb cash shuma prej 450.000 lek\u00ebsh, e p\u00ebrfituar nga shitja e automjetit tip \u2018Nissan Patrol\u2019 dhe shpenzimet e jetes\u00ebs do t\u00eb reduktoheshin n\u00eb shum\u00ebn 696.288 lek\u00eb, t\u00eb pretenduar nga subjekti, p\u00ebrs\u00ebri rezultati do t\u00eb ishte nj\u00eb balanc\u00eb negative e burimeve t\u00eb ligjshme\u201d, konkludon KPA.<\/p>\n<p>Ndryshe nga KPK, komisionerja konstaton balanca negative edhe p\u00ebr krijimin e kursimeve n\u00eb vitet 2008 dhe 2009, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb shumat 130 mij\u00eb lek\u00eb dhe 155 mij\u00eb lek\u00eb. Subjekti e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb rezultat duke pretenduar se t\u00eb ardhurat e tij e t\u00eb bashk\u00ebshortes nuk jan\u00eb p\u00ebrllogaritur sakt\u00eb sipas t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb rezultojn\u00eb nga sistemi bankar dhe se kursimet n\u00eb cash nuk jan\u00eb p\u00ebrllogaritur sipas deklarimeve periodike p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Por, analiza e Kolegjit e ka p\u00ebrkeq\u00ebsuar situat\u00ebn, duke konkluduar pamund\u00ebsi n\u00eb shumat 154 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr vitin 2008 dhe 169 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr 2009-\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim komisionerja v\u00ebrejti se subjekti nuk ka deklaruar n\u00eb vitin 2013 nj\u00eb dhurim nga prind\u00ebrit e tij p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve t\u00eb vajz\u00ebs n\u00eb Angli n\u00eb shum\u00ebn 290 mij\u00eb lek\u00eb dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk e ka konsideruar k\u00ebt\u00eb vler\u00eb si t\u00eb ardhur n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse ky vler\u00ebsim i Ninos \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar nga Kolegji p\u00ebr shkak se subjekti ka dor\u00ebzuar si prov\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale t\u00eb vitit 2013 p\u00ebr dhurimin e shum\u00ebn 290 mij\u00eb lek\u00eb, pamudn\u00ebsia e prind\u00ebrve p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb shum\u00eb e ka konfirmuar balanc\u00ebn negative.<\/p>\n<p>KPA e ka verifikuar mund\u00ebsin\u00eb e dhuruesve p\u00ebr kursimin e shum\u00ebs 290 mij\u00eb lek\u00eb, duke e kryer analiz\u00ebn n\u00eb dy versione, ku edhe n\u00eb rastin kur jan\u00eb konsideruar pretendimet e subjektit ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare e prind\u00ebrve p\u00ebr dhurimin e deklaruar.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, \u00ebsht\u00eb konstatuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 290 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve t\u00eb udh\u00ebtimit t\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb subjektit n\u00eb vitin 2013.<\/p>\n<p>P\u00ebr vitin 2014, Komisioneri Publik ka pretenduar se ka mosp\u00ebrputhje mes deklarimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga vajza e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb vitit 2014 p\u00ebr vlerat 3500 euro dhe 100 mij\u00eb lek\u00eb &#8211; si shuma t\u00eb dhuruara p\u00ebr fillimin e shkoll\u00ebs s\u00eb lart\u00eb, q\u00eb jan\u00eb disponuar cash n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij viti. Sipas Ninos, n\u00ebse k\u00ebto shuma nuk merren n\u00eb konsiderat\u00eb, at\u00ebher\u00eb rezulton balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 564 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti n\u00eb kund\u00ebrankim ka argumentuar se deklarimi k\u00ebtyre dhuratave \u00ebsht\u00eb kryer q\u00eb n\u00eb vitin 2014 kur nuk ishte iniciuar procesi i rivler\u00ebsimit dhe se shumat jan\u00eb derdhur m\u00eb pas nga vajza e tij n\u00eb llogarin\u00eb e saj bankare.<\/p>\n<p>Kolegji v\u00ebren se Banushi nuk ka paraqitur asnj\u00eb dokumentacion provues lidhur me dhuruesit, konfirmimin prej tyre t\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb shumave dhe p\u00ebr burimin e krijimit, prej nga \u00ebsht\u00eb konkluduar balanc\u00eb negative n\u00eb vitin 2014, n\u00eb vler\u00ebn 590 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr vitet 2015 dhe 2016, Nino pretendoi se subjekti ka munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme financiare p\u00ebr t\u00eb justifikuar krijimin e depozitave bankare, kursimeve n\u00eb cash dhe shpenzimeve, duke rezultuar me balanca negative n\u00eb shumat 822 mij\u00eb lek\u00eb dhe 867 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Banushi e kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn e komisioneres, duke argumentuar se t\u00eb ardhurat e tij dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes nuk jan\u00eb p\u00ebrllogaritur sakt\u00eb sipas t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb rezultojn\u00eb nga sistemi bankar dhe likuiditetet nuk jan\u00eb p\u00ebrllogaritur sipas deklarimit t\u00eb tij n\u00eb deklarimet periodike p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit vler\u00ebson se deklarimi i subjektit duhet lexuar e kuptuar n\u00eb linj\u00ebn logjike q\u00eb ai deklaron lidhur me p\u00ebrshkrimin e ekzistenc\u00ebs s\u00eb shumave t\u00eb pretenduara dhe desinacionit t\u00eb p\u00ebrdorimit. Pas korrektimit t\u00eb analiz\u00ebs finaciare t\u00eb komisioneres, Banushi ka rezultuar s\u00ebrish me pamund\u00ebsi p\u00ebr k\u00ebto dy vite, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb shumat 348 mij\u00eb lek\u00eb dhe 663 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb konstatimet p\u00ebr vlerat e likuiditeteve n\u00eb form\u00ebn e depozitave bankare t\u00eb krijuara nga subjekti gjat\u00eb viteve, me burim krijimi kursimet n\u00eb cash, Kolegji vler\u00ebson se Banushi nuk mund t\u00eb kishte kursime t\u00eb tjera t\u00eb akumuluara n\u00eb cash n\u00eb fund t\u00eb vitit 2016. P\u00ebr pasoj\u00eb, \u00ebsht\u00eb konkluduar se subjekti nuk ka pasur mund\u00ebsi q\u00eb n\u00eb momentin e plot\u00ebsimit t\u00eb deklarat\u00ebs \u201cveting\u201d n\u00eb janar t\u00eb vitit 2017, t\u00eb kishte gjendje cash n\u00eb shumat 5000 dollar\u00eb dhe 642 mij\u00eb lek\u00eb, ashtu si ai ka deklaruar.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, KPA vler\u00ebson se p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016, pamjaftueshm\u00ebria e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr t\u00eb mbuluar me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme blerjen e nj\u00eb automjeti tip \u201cAudi A4\u201d, kursimet e krijuara n\u00eb form\u00ebn e likuiditeteve n\u00eb depozita bankare dhe n\u00eb cash, si dhe shpenzimet e deklaruara, rezulton n\u00eb vler\u00ebn negative 3.4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMungesa e burimeve t\u00eb ligjshme q\u00ebndron edhe n\u00ebse n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr periudh\u00ebn e shqyrtuar, do t\u00eb shtoheshin n\u00eb z\u00ebrin e t\u00eb ardhurave shumat e konsideruara t\u00eb krijuara nga burime jo t\u00eb ligjshme dhe shpenzimet e jetes\u00ebs p\u00ebr vitin 2007 do t\u00eb konsideroheshin n\u00eb vler\u00ebn e pretenduar nga subjekti i rivler\u00ebsimit, duke rezultuar n\u00eb vler\u00ebn negative prej 1.780.438 lek\u00ebsh, nj\u00eb vler\u00eb kjo q\u00eb nuk mund t\u2019i n\u00ebnshtrohet parimit t\u00eb proporcionalitetit\u201d, arsyeton KPA.<\/p>\n<p>Shumica e trup\u00ebs s\u00eb KPA e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga relatorja Albana Shtylla dhe an\u00ebtar\u00ebt Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz e Sokol \u00c7omo, e ka rr\u00ebzuar shkakun e ankimit t\u00eb komisioneres p\u00ebr apartamentin me sip\u00ebrfaqe 85.5 m2 n\u00eb Gjirokast\u00ebr n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb babait t\u00eb subjektit, t\u00eb deklaruar nga ky i fundit n\u00eb p\u00ebrdorim. Ndryshe nga KPK q\u00eb ka konkluduar se babai i Banushit ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie, Nino vler\u00ebson se subjekti gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb, t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Shumica v\u00ebren se Komisioni dhe komisionerja, e kan\u00eb justifikuar kontrollin dhe verifikimin e k\u00ebtij apartamenti vet\u00ebm me faktin e deklarimit t\u00eb subjektit se ndodhet n\u00eb kushtet e p\u00ebrdorimit, duke mos i dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb cil\u00ebsim marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb krijuar mes Banushit dhe prind\u00ebrve tij.<\/p>\n<p>\u201c\u2026P\u00ebrdorimi i pasuris\u00eb apartament, si nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie huap\u00ebrdorjeje del jasht\u00eb kategoris\u00eb s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb cilat do ta vendosnin babain e subjektit n\u00eb statusin e personit tjet\u00ebr t\u00eb lidhur\u201d, vler\u00ebson KPA dhe konkludon se p\u00ebrdorimi i pasuris\u00eb s\u00eb prind\u00ebrve nga subjekti i rivler\u00ebsimit nuk p\u00ebrmbush kriteret e parashikuara p\u00ebr t\u2019u ngarkuar me p\u00ebrgjegj\u00ebsi disiplinore lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse kryesuesja e trup\u00ebs, Natasha Mulaj \u00ebsht\u00eb dakord\u00ebsuar p\u00ebr ndryshimin e vendimit t\u00eb Komisionit p\u00ebr Banushin dhe shkarkimin e tij, ajo paraqet mendim ndryshe lidhur me konsiderimin e prind\u00ebrve t\u00eb subjektit n\u00eb marrdh\u00ebnien e p\u00ebrdorimit t\u00eb apartamentit prej vitit 2005 e n\u00eb vijim,<\/p>\n<p>\u201c\u2026P\u00ebrve\u00e7 detyrimit p\u00ebr t\u00eb evidentuar sakt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien juridike q\u00eb e lidh me pasurin\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim, n\u00eb drejtim t\u00eb verifikimit t\u00eb \u00e7do fakti apo rrethane q\u00eb mund t\u00eb ngrej\u00eb dyshime p\u00ebr fshehjen apo paraqitjen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb pasurive n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb tij, subjekti i rivler\u00ebsimit ngarkohet dhe me detyrimin p\u00ebr t\u00eb justifikuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb krijimit t\u00eb pasuris\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim, i cili urdh\u00ebrohet nga dispozita kushtetuese\u2026, si dhe parashikimet e nenit 3, pika 14 e ligjit nr. 84\/2016, i cili p\u00ebrkufizon si person tjet\u00ebr t\u00eb lidhur edhe at\u00eb q\u00eb ka nj\u00eb interes pasuror me subjektin e rivler\u00ebsimit\u201d, arsyeton Mulaj dhe \u00e7non se babai i subjektit duhet t\u00eb klasifikohet n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personit tejt\u00ebr t\u00eb lidhur dhe t\u00eb kalohet barra e prov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb justifikuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Gjirokast\u00ebr, Dritan Banushi u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit m\u00eb 28 janar 2020, por institucioni i Komisioner\u00ebve Publik\u00eb e ankimoi si t\u00eb pabazuar duke \u00e7muar se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka arritur t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb. Ish-Komisionieri Darjel Sina k\u00ebrkoi shkarkimin e Banushit [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70915,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114],"tags":[214,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Dritan-Banushi-ne-KPA-111.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Dritan Banushi pas seanc\u00ebs n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: Vladimir Karaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70914"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70914"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70914\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70916,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70914\/revisions\/70916"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70915"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70914"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70914"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70914"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}